Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Besimi Fetar > Feja Islame > Unė ‘jam musliman’ por nuk e besoj ‘Ditėn e Gjykimit'
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Erudit
Anetar i ri

Regjistruar: 02/12/2012
Vendbanimi:
Mesazhe: 1

Post

Unė ‘jam musliman’ por nuk e besoj ‘Ditėn e Gjykimit'

Thonë: Unë ‘jam musliman’ por nuk e besoj ‘Ditën e Gjykimit’, nuk besoj se do të kete ‘Botë Tjetër’. Akoma nuk ka ardhur dikush nga ajo ‘Botë’ të na tregojë e që të besojmë. Si ka mundësi që pasi të vdesim e të bëhemi dhe të ringjallemi përsëri dhe të fillojë një jetë e re? Absurde!”

Së pari o njeri dije se që ta quash veten ‘musliman’ është kusht i pashmangshëm ta besosh Allahun dhe Ditën e Gjykimit. Nëse për pjesët e tjera të fesë nuk ke dijeni dhe nuk ti ka shpjeguar dikush akoma dhe i mohon nga padija jote, Allahun dhe Ditën e Gjykimit nuk mund ti mohosh sepse janë dije nga natyrshmëria e njeriut. Sado i padijshëm e jo inteligjent të jetë njeriu arrin ta kuptojë dhe të besojë ekzistencen e Allahut dhe Ditën e Gjykimit. Kjo është arsyeja pse nuk ka arsyetim me padije për atë që mohon Allahun ose Ditën e Gjykimit dhe kjo është arsyeja pse këto njerëz(ata që e mohojnë Allahun ose Ditën e Gjykimit) nuk janë muslimanë dhe nuk mund ti quash të tillë dhe nuk mund ti trajtosh si të tillë. Allahu kur ka folur në Kuran për të shpëtuarit (muslimanët) ka përmendur si cilësi të tyre besimin në Allah dhe Ditën e Gjykimit kurse kur ka folur për të shkatërruarit dhe miqtë e shejtanit (jomuslimanët-kafirat) ka përmendur si cilësi të tyre mosbesimin në Allahun dhe Ditën e Gjykimit.

Allahu thotë në Kuran: Ata besojnë në Allahun dhe në Ditën e Fundit; ata urdhërojnë Ma’rufin (Islamin dhe ndjekin Muhammedin a.s si i Dërguar i Allahut) dhe ndalojnë Munkerin (mosbesimin, mohimin dhe luftimin e Islamit) dhe shpejtojnë në të gjitha punët e mira dhe vërtet këta janë prej të drejtëve (Ali Imran 114). (Gjithashtu) edhe ata që shpenzojnë nga pasuria e tyre për t’u parë nga njerëzit dhe që nuk besojnë në Allahun dhe as Ditën e Fundit, (këta janë miq të Shejtanit) dhe kushdo që zgjedh Shejtanin për mik, vërtet, sa mik të tmerrshëm ka ai! (Nisa 38)

Së dyti, në besim hyjnë ato gjëra që ty të janë treguar nga Zoti yt dhe nga Pejgamberi i Tij alejhiselam. Besimtar quhet ai që i beson ato sepse ia ka thënë Zoti i tij edhe pse nuk i ka parë dhe nuk kërkon ta shohë apo ta prekë dicka që ta besojë. Allahu na ka thënë që do të ketë Ditë Gjykimi ku do të ringjallen njerëzit. Kaq të mjafton ty që ta besosh. Nëse se beson edhe pse e ka pohuar Allahu këtë gjë, kush mund të thotë më të vërtetën se Allahu? Allahu thotë në Kuran: La ilahe il-la Huve (Askush nuk ka të drejtë, nuk meriton dhe nuk duhet të adhurohet përveç Atij). Padyshim që Ai do t’ju mbledhë të gjithë ju bashkë në Ditën e Ringjalljes për të cilën nuk ka pikë dyshimi. Dhe kush mund të jetë më i vërtetë në fjalë se Allahu? (Nisa 87)

Ti nuk e beson Ditën e Gjykimit dhe Botën Tjeter sepse se ke parë akoma, kurse Zotin e beson megjithëse se ke parë akoma…?! The që ska ardhur kush nga ajo Botë që të të tregojë dhe ta besosh, po kush të erdhi ty nga Arshi i Allahut dhe të tha ty që e ka parë Krijuesin e Botërave të Lartësuar mbi Arsh…?! Pra o njeri të mjafton që të ka njoftuar ty Allahu në Kuran për Ditën e Gjykimit dhe Botën Tjetër që ta besosh. Subhanallah edhe sikur të ishte besimi i tillë që “duhet të vijë dikush nga ajo Botë” që ta besosh, Allahu ka sjellë një njeri nga ajo Botë dhe ai e ka përshkruar atë Botë dhe ka konfirmuar vërtetësinë e saj. Ai i njeri është Pejgamberi Muhammedi a.s. Ai e vizitoi atë Botë natën e Israsë dhe Miraxhit dhe u kthye dhe na e vërtetoi dhe përshkroi atë Botë. Allahu thotë në Kuran: Lavdia dhe Madhështia i takon Atij (Allahut) i Cili e mori robin e Tij (Muhammedin a.s.) për udhëtim natën nga Mesxhidi Haram (Kaba në Mekë) në Mesxhidi Aksa (Xhamia në Kuds, Jerusalem), rrethinat e së cilës Ne i bekuam me qëllim që t’i tregojmë atij (Muhammedit a.s.) nga Ajetet (shenjat, treguesit, mësimet) Tona. Me të vërtetë që Ai është Gjithëdëgjuesi, Gjithëvëzhguesi. (Isra 1)

Së treti, të duket absurde se si mund të ringjallemi pasi që kemi vdekur e jemi bërë dhe? I njëjti dyshim që kishin mushrikët-idhujtarët (politeistët) e Mekës në lidhje me ringjalljen… Ata i thonin të njëjtën gjë Pejgamberit a.s. dhe Allahu ju përgjigj atyre me ajete kuranore nga surja Saffat ajetet 16-18. Kur ne të kemi vdekur dhe të jemi bërë dhe e eshtra, a vërtet që (atëherë) do të ringjallemi? Po kështu edhe baballarët tanë të parë?” Thuaju: “Po dhe atëherë do të poshtëroheni.” Subhanallah! A nuk ishte Allahu Ai që na krijoi nga dheu dhe na dha jetë? Në këtë mënyrë u krijuam dhe të duket absurde nëse Allahu do të na rikrijojë si herën e parë? Përderisa na krijoi një herë në këtë mënyrë mund ta bëjë këtë edhe herën e dytë.

Allahu thotë në Kuran: O njerëz! Nëse dyshoni në Ringjallje, atëherë, sigurisht që Ne ishim që ju krijuam prej dheut, pastaj nga Nutfah (lëngu i ngjizur nga bashkimi i vezëve mashkullore me ato femërore), pastaj nga një copë gjaku e mpiksur, pastaj nga një sa kafshatë mishi, që është krijesë disi e formuar dhe disi e pa formuar, në mënyrë që Ne t’jua sqarojmë juve. Dhe jemi Ne që bëjmë të mbetet në mitër për një kohë të caktuar kë të duam Ne, pastaj Ne ju nxjerrim jashtë si foshnja, pastaj ju japim rritje që të mund të arrini pjekurinë tuaj, ndërsa ka prej jush që vdes (i ri) dhe po prej jush është edhe ai që jeton deri në pleqëri të mjerë, aq sa ai nuk di më asgjë nga dija që ka pasur. E shihni edhe tokën të shkretë e shterpë, por kur Ne zbresim mbi të shiun, ajo gjallërohet, fryhet dhe lëshon filiza, çift nga cdo lloj i mrekullueshëm. Kjo ngaqë Allahu është Ai i Vërteti, i Përhershmi dhe është Ai i Cili i jep jetë të vdekurës dhe është po Ai i Cili është i Zoti të bëjë gjithçka. Dhe është e sigurt! Ora (Çasti i Fundit) po vjen, nuk ka pikë dyshimi për të dhe nuk ka dyshim se Allahu do t’i ringjallë ata që janë në varre. (Haxhxh 5-7) Të duket absurde që pasi të na rikrijojë nga dheu të ringjallemi pasi që kemi vdekur? Po a nuk ishim ne të pajetë dhe Ai na krijoi dhe na dha jetë? Allahu thotë në Kuran:Si e mohoni e nuk e besoni Allahun? Duke parë se ishit të vdekur dhe Ai ju dha jetë, pastaj Ai do të bëj që ju të vdisni dhe Ai përsëri do t’ju sjellë në jetë (në Ditën e Ringjalljes) e atëherë Atij do ti ktheheni. (Bekare 28) A nuk e sheh njeriu se Ne e kemi krijuar atë nga Nutfah (lëngu i ngjizur i krijuar nga bashkimi i farës së vezëve mashkullore me ato femërore)? Kur ja! Ai kundërshtar i hapur. Dhe na solli Neve shembull, ndërsa e harron krijimin e vet. (Një i tillë) thotë: “Kush do t’u japë jetë këtyre kockave kur të jenë kalbur e të jenë bërë pluhur?”Thuaj: “Ai do t’u japë jetë atyre, i Cili i krijoi ato për herë të parë! Dhe Ai është për çdo krijesë i Gjithëditur!” (Jasin 77-79)

Përderisa ka krijuar Qiejt dhe Tokën që janë shumë më të vështira për tu krijuar Ai mund të na krijojë përsëri. Allahu thotë në Kuran: Pra, pyeti ata (politeistët-idhujtarët, O Muhammed): “A janë më të vështirë ata për t’u krijuar, apo ato (të tjerat, si krijimi i qiejve dhe i tokës) të cilat Ne i kemi krijuar?” Sigurisht që Ne i krijuam ata nga balta ngjitëse (Saffat 11). Krijimi i qiejve dhe i tokës është padyshim më madhështor se krijimi i njerëzimit e megjithatë shumica e njerëzve nuk e dinë. (Gafir 57) Ai që krijoi cdo gjë nuk qenka i zoti të krijojë përsëri? Allahu thotë në Kuran: A nuk është Ai i Cili krijoi qiejt dhe tokën, i Zoti të krijojë (përsëri) si ata? Po, nuk ka pikë dyshimi dhe Ai është Gjithëkrijuesi, i Gjithëdituri. (Jasin 81) Cfarë do Allahu mjafton ti thotë “Bëhu” dhe ajo bëhet. Sigurisht që Urdhëri i Tij, kur Ai dëshiron një gjë, është vetëm se Ai t’i thotë asaj: “Bëhu!” - dhe ajo është e bërë (në çast)! (Jasin 82)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Dhjetor 2012 19:38
Erudit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Erudit Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Erudit (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Erudit Shto Erudit nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Erudit nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 11:55 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Besimi Fetar > Feja Islame > Unė ‘jam musliman’ por nuk e besoj ‘Ditėn e Gjykimit'

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.