Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Gjeologji & Gjeografi > Historiku i studimeve gjeologjike (i detajuar) > 3.III. Kërkimet dhe Punimet Gjeologjike të kryera nga shteti Shqiptar (1945-2000)
Gjithsej 7 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

• Me ngritjen e statcionit sizmologjik u bë i mundur vrojtimi, regjistrimi dhe interpretimi i tërmeteve që goditnin vendin tonë. Me studimin e tyre janë marrë L. Lubonja, E. Sulstarova, S. Koçia etj., L. Lubonja, E. Sulstarova “Disa mendime mbi sizmitetin e Shqipërisë dhe thellësia e vatrave të disa tërmeteve” Bul. USHT, ser. Shk. Nat. Nr.3, 1964; T. Biçoku “Gjendja dhe mundësitë e studimit të sizmicitetit në Shqipëri” referuar në maj 1966 në Shkup të simpoziumit mbi sizmicitetin e Ballkanit organizuar nga UNESCO. S. Koçiaj “Mbi stacionin sizmologjik të Tiranës” Bul. USHT, ser. Shk. Nat. Nr.4, 1968, E. Sulstarova, S. Kçiaj në “Disa të dhëna makrosizmike mbi pasojat dhe natyrën e goditjeve të viti 1966 në Shqiperinë Jugperëndimore” Bul. USHT, ser. Shk. Nat. Nr.4, 1967, “Tërmeti i 30 Nëntorit 1967 dhe brezi sizmogjen Vlorë –Dibër” Bul.USHT.ser.Shk.Nat.Nr.2, 1969 dhe E. Sulstarova “Një vepër e rëndësishme për studime sizmologjike” Ndërtuesi Nr.1, 1970.

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 11 Prill 2003 04:20
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

• Punimet për kërkim-zbulimin e qymyrit në sinklinalin e Tiranës janë kryer në disa objekte dhe me kalimin e kohës ato morën zgjerim e jasht tij. Siç është përmendur dhe më lart, me zbulimin e vendburimit të Mëzezit është marrë M. Ylli, i cili disa rezultate i ka paraqitur në “Relacion mbi dhënien e punimeve suplementare të shpimeve për të plotësuar zbulimin e detajuar të vendburimit të qymyrit Mëzez” më pas ai është ndihmuar edhe nga Dh. Bendo, duke i zgjeruar edhe më tepër punimet e zbulimit, dhe “Zbulimi i detajuar i vendburimit Yzberish Mëzez-Domë” Tiranë 1962. Ndërsa E. Koshuta (Vllaho) ka bërë punime kërkim zbulimi në rajonin e Babrusë dhe kërkime në atë të Fush Krujës, “Relacion mbi punimet e kërkim-zbulimit në zonën qymyrmbajtëse Babru dhe kërkimi paraprak në zonën qymyrmbajtëse Fush Krujë” Tiranë 1963. K. Plaku, duke ndjekur shpimet strukturore që bëheshin për kërkimin e naftës, ka kombinuar kryerjen e tyre edhe me kërkimin e shtresave të qymyrit, “Relacion mbi rezultatet e puseve strukturale dhe për kërkimin e qymyreve në rajonin Thumanë-Milot gjatë viteve 1960-1963-1964”. V. Liko ka bërë zbulimin e vendburimit të Priskës, i cili rezultoi me përmbajtje galiumi, “Raport mbi zbulimin e vendburimit të qymyreve me përmbajtje të lartë galiumi Priskë-zona Shkozet” Tiranë 1964; më pas punimet i ka vazhduar S. Guranjaku “Raport mbi zbulimin e vendburimit te galiumit të përmbajtur në formacionet qymyrore të helvecianit të sipërm të Priskës (zona Mollaj), sipas rezultateve të punimeve të viteve 1964-1966” Tiranë 1967. H. Uzuni, Th. Godello kanë bërë kërkime për qymyr në pjesën juglindore të sinklinalit të Tiranës, “Relacion mbi punimet e kërkim revizionimit në zonën qymyrmbajtëse të krahut juglindor të sinklinalit të Tiranës viti 1965” Tiranë 1966, kurse S. Guranjaku i ka përshkruar në artikullin “Rezultatet e studimeve përgjithësuese kërkimore për qymyr të kryer në zonën Kërrabë-Erzen” Përmb.Stud. Nr.6, 1967. Dh. Bendo, H. Uzuni, etj. kanë vazhduar kërkim-zbulimin në rajonin Domë-Bërxull “Raport mbi kërkim zbulimin e qymyrit brun në pellgun qymyror të Tiranës, zona Domë-Bërxull me gjëndje rezervash 5.6.1967” Tiranë 1968. Në zbulimin e vendburimit të Valiasit kanë marrë pjesë S. Guranjaku, Dh. Bendo, etj., “Raport mbi zbulimin e detajuar të vendburimit të qymyrit brun të Valiasit” Tiranë 1969. S. Guranjaku, H. Uzuni edhe në artikullin “Kriteret e bashkëlidhjes së shtresave të qymyrit në vendburimet e fushës së Tiranës” Përmb.Stud. Nr.2(15), 1970. S. Guranjaku, H. Uzuni kanë bërë punime zbulimi në rajonin Kërrabë-Mushqeta-Bërzhitë, të cilët duke shfrytëzuar edhe punimet e mëparëshme i kanë pasqyruar në “Raport i punimeve të zbulimit të vendburimit të qymyrit Krabë-Mushqeta-Bërzhitë (me rezultatet e punimeve të viteve 1963-1964 dhe 1966-1969” Tiranë 1970, dhe në “Shtojcë raporti i punimeve të zbulimit të vendburimit të qymyrit Krabë-Mushqeta-Bërzhitë me rezultatet e punimeve të viteve 1963-1964, 1966-1969” Tiranë 1970. Për vendburimin e Kërrabës N. Çovani, S. Muçko, Ll. Langora disa të dhëna i kanë përshkruar në artikullin “Tektonika dhe qymyrmbajtja e zonësverilindore të vendburimit të Kërrabës” Përmb.Stud. Nr.7, 1967.
Punimet e kërkim zbulimit në Manzë të rrethit të Durrësit i ka filluar Y. Leka, “Raport informativ mbi punimet e kërkim zbulimit të kryer në vendburimin e qymyreve brun Manzë dhe llogaritja e rezervave me gjëndje 31.7.1965” 1966; ndërsa zbulimin e detajuar e kanë vazhduar P. Bibaja, D. Shkupi, “Raport mbi punimet e zbulimit të detajuar të kryer në vendburimin e qymyreve brun Manzë dhe llogaritja e rezervave gjendje 1.1.1967” Tiranë 1967. V. Heba ka bërë kërkim zbulimin në Mamël, që “Relacion mbi punimet e kërkim-zbulimit në vendburimin e qymyreve Mamël” Tiranë 1968.
P. Bibaja ka bërë kërkim-zbulimin e vendburimit Galush, “Raport mbi punimet e kërkim-zbulimit me punime të rënda minerare me llogaritjen e rezervave me gjendje 1.3.1969 në vendburimin e qymyrit brun Galush” Tiranë 1969. P. Bibaja, D. Shkupi vlerësime për qymyrmbajtjen e ultësirës Tiranë-Ishëm i kanë paraqitur në artikullin “Mendime bmi qymyrmbajtjen e Ultësirës në veri të lumit Shkumbin” Përmb.Stud. Nr.3(16), 1970. A. Nurja ka bërë punime të zbulimit të detajuar në Manzë-Gërdec “Raport mbi punimet e zbulimit të kryer në vendburimin e qymyreve brun Manzë-Gërdec (fusha minerare Gërdec) dhe llogaritja e rezervave gjëndje 1.1.1970” Tiranë 1971 dhe bashkë me P. Bibaja “Shtojcë raporti i punimeve të zbulimit të detajuar të kryer në vendburimin e qymyreve brun Manzë me llogaritjen e rezervave me gjëndje 1.1.1970” Tiranë 1971.
Sh. Begaj ka bërë punime gjeologo-zbuluese në vendburimet e qymyreve Verçun dhe Pretush të rrethit të Pogradecit “Relacion gjeologjik mbi rezultatet e punimeve gjeologo-zbuluese dhe llogaritjen e rezervave të vendburimit të qymyrgurit Verçun gjëndje 30.6.1967” Pogradec 1967, “Relacion mbi punimet e zbulimit në vendburimin e qymyreve Pretush me llogaritjen e rezervave me gjëndje 1.8.1968” Pogradec 1968; kurse në tërësi mendimet për rajonin Pogradec-Maliq-Lozhan i ka shfaqur në artikullin “Të dhëna bmi ndërtimin gjeologjik dhe qymyrmbajtjen e rajonit Pogradec-Maliq-Lozhan” Përmb.Stud. Nr.8, 1968; më pas punimet e zbulimit në Pretush i ka vazhduar M. Xhangolli, i cili i ka pasqyruar në “Raport mbi punimet e zbulimit dhe llogaritjen e rezervave me gjëndje 31.12.1970 të vendburimit të qymyrit brun Pretush” Pogradec 1971.
I. Vinjau ka bërë punime kërkim zbulimi në rrethinat e minierës së Mborje-Drenovës për zgjerimin dhe zbulimin e rezervave te reja , “Relacion mbi rezultatet e punimeve të kryera në fushën e katërt (Mborje – Ddrenovë) dhe llogaritjen e rezervave” Korçë 1968, “Raport i punimeve të zbulimit me llogaritjen e rezervave për fushën e tretë të vendburimit qymyrit Mborje-Drenovë” Korçe 1969, “Raport shtojcë me llogaritjen e rezervave për pjesën jugore (fusha a), dhe veriore fusha 2 të fushës së tretë vendburimi Mborje –Drenovës” Korçë 1970. Ndërsa Xh. Lavdari ka bërë punime zbulimi në vendburimin e qymyreve Kuç të rrethit të Devollit “Raport përfundimtar mbi punimet gjeologo-zbuluese të kryera në vendburimin e qymyreve brun Kuç dhe llogaritjen e rezervave “ Korçë 1970.
Gjatë vitit 1969 Th.Petro, P.Jani, N.Premti krahas punimeve të kërkim-zbulimit të vendburimit të qymyrit Bezhan kanë bërë edhe kërkime gjeologjike në shkallën 1:25000 të rajonit të Kolonjës “Raport mbi punimet gjeologo zbuluese të kryera në vendburimin e qymyrit brun Bezhan gjatë vitit 1969 me llogaritjen e rezervave dhe perspektivën e qymyrmbajtjes të rajonit të Kolonjës” Korçë 1970.
G.Shameti, A.Papa etj. për vlerësimin e perspektivës qymyrmbajtëse të rajonit Memaliaj dhe e kanë përshkruar në “Të dhëna të reja mbi ndërtimin gjeologjik dhe perspektivën e qymyrmbajtjes së sinklinalit të Memaliajt” 1969. L.Vinjau dhe P.Qafoku kanë bërë studimin e pasurimit të qymyrit të Memaliaj, “Studim teknologjik i pasurimit laboratorik e gjysëm industrial të qymyrit Memaliaj shtresa 6 e 7” Tiranë 1965, “ Raport mbi studimin e pasurimit të qymyrgurit Memaliaj” Tiranë 1965. Probleme metodike për qymyret janë trajtuar nga S. Guranjaku “Çështje metodike në kërkimin dhe zbulimin e vendburimeve të qymyreve” Përmb.Stud. Nr.3, 1966; dhe nga I. Meçule, R. Kuka “Gjetja e barazimeve dhe lidhja e përbërësve të dobishëm në një shtesë qymyri në njërin nga vendburimet e qymyrit të vendit tonë” Bul.USHT.ser.Shk.Nat.Nr.2, 1967.

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 11 Prill 2003 04:20
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

• Për mineralin e kromit gjatë viteve 1967-1970 gjeologë të ndryshëm kanë bërë punime kërkim-zbulimi, zbulimi të detajuar dhe studime tematike në vendburime konkrete, apo në masivët ultrabazike. Kështu H. Maliqi ka bërë punime zbulimi në vendburimin e Vlahnës dhe të Kepenekut “Raport gjeologjik mbi zbulimin e vendburimit të Vlahnës” Kukës 1962, “Relacion mbi llogaritjen e rezervave të trupave Nr.1 dhe 7 vendburimi Kepenek dhe trupit Nr.1 pika e mineralizuar Mjekërbardhë”. S. Dede, M. Shallo kanë bërë punime tematike në masivin e Kukësit “Raport paraprak mbi rezultatet e punimeve tematike në masivin ultrabazik të Kukësit” Tiranë 1962. R. Sulejmani ka punuar për zbulimin e vendburimit Kalimash-1 “Raport gjeologjik për vendburimin Kalimash-1” Kukes 1962;më pas punimet gjeologjike në Kalimash-1, i ka vazhduar A. Serjani, “Raport mbi rezultatet e punimeve gjeologjike të kryer në vendburimin kromifer Kalimash-1 gjatë periudhës prill 1962-maj 1963” Kukës 1963, “Raport gjeologjik mbi llogaritjen e rezervave të vendburimit Kalimash-1 me gjëndje 1.1.1966” Kukës 1966; ai gjithashtu ka bërë kërkime në shfaqjen e mineralizuar të Proi Runës, “Relacion mbi rezultatet e punimeve gjeologjike në pikën e mineralizuar Proi Runës” Kukës 1966. A. Serjani duke punuar në masivin ultrabazik të Tropojës dhe të Kukësit, disa mendime mbi trupat mineral kromifer të tyre, mbi ndërtimin e masivëve etj. i ka paraqitur edhe në disa artikuj: “Ndryshueshmëria e trupave minerale kromiferë të Kukësit e Tropojës dhe zgjedhja e rrjetës për konturimin e rezervave industriale” Përmb. Stud. Nr.3, 1966, “Stratifikimi i masivit ultrabazik të Kukësit dhe perspektiva e tij për kromite të pasura” Bul.USHT.ser.Shk.Nat.Nr.4, 1967. “Përcaktimi i peshës vëllimore të xeherorëve kromifer në varësi të përmbjatjes së Cr2O3 dhe të shkallës së serpentizimit” Përmb. Stud. Nr.5, 1967, dhe bashkë me M. Tophana “Marrëdhëniet bashkëlidhëse të disa përbërsave në xeherorët e kromit të vendburimeve të vendit tonë” Përmb. Stud. Nr.1, 1970; kurse Xh. Dyca ka bërë punime kërkim zbulimi në vendburimin Kalimash-2 të shoqëruar me rilevimin gjeologjik të detajuar në shkallën 1:2 000, të cilin e ka ndihmuar R. Shehu, rezultatet i kanë pasqyruar në raportin e shkruar bashkërisht “Raport mbi punimet e rilevimit 1:2 000 dhe të kërkim zbulimit të vendburimit Kalimash-2” Kukës 1962. Studimin mineralogjik të xeherorëve e kanë bërë A. Çina, A. Tërshana “Përbërja minerale ndërtimi dhe morfogranulometria e xeherorëve të kromit të vendburimit Kalimash-2” Tiranë 1963. S. Bushi ka bërë punime kërkim zbulimi në disa shfaqje minerale të rajonit Surroj që i ka përshkruar në “Relacion gjeologjik mbi rezultatet e punimeve të revizionim zbulimit të kryer në pikat e mineralizuara Kodërluç, Leshnicë, Aralerë, Aratror të zonës Surroj” Kukës 1965. I. Babarama ka bërë punime kërkim zbulimi në disa shfaqje të mineralizuara të Helshanit, Vau spasit, etj., “Relacion gjeologjik mbi rezultatet e punimeve të rilevimit dhe kërkim zbulimit të kryer në pikën e mineralizuar Helshan (Gzhimë)” Kukës 1966, “Relacion gjeologjik mbi rezultatet e punimeve të kryera në pikat e mineralizuara të Camit, Petkaj, Vau spasit dhe Shpatit të Sukës” Kukës 1967. L. Goci, S. Bushi kanë bërë punime në shfaqjen e mineralizuar Aratror “Relacion gjeologjik mbi rezultatet e punimeve të revizionim zbulimit të kryer në shfaqjen e mineralizuar Aratrorit “ Kukës 1968. Punime gjeologo-zbuluese në masivin e Tropojës dhe në vendburimin e Rragamit ka bërë edhe S. Bisha “Raport mbi rezultatet e punimeve gjeologo-zbuluese (Tropojë)” 1967, “Raport mbi rezultatet e punimeve gjeologo-zbuluese në vendburimin e Rragamit” B. Curri 1970.
Punonjësit e Institutit të Kërkimeve Gjeologjike S. Dede, H. Caslli, A. Dobi kanë bërë punime tematike në masivin ultrabazik të Tropojës, “Raport mbi rezultatet e studimeve tematike në masivin e shkëmbinjve ultrabazikë të Kam-Tropojës” Tiranë 1966. A. Çina, M. Mustafaj kanë bërë studimet mineralogjike “Përbërja kimike e kromshpinelideve të disa vendburimeve dhe shfaqjeve të mineralizuara të masivit ultrabazik Kam-Tropojë” Përmb. Stud. Nr.4, 1966. H. Caslli disa mendime mbi ndërtimin gjeologo-strukturor dhe përhapjen e mineralizimit i ka shtjelluar në artikullin “Ndërtimi gjeologo-strukturor i masivit të shkëmbinjve ultrabazike të Tropojës dhe përhapja e mineralizimit të kromit” Përmb. Stud. Nr.7, 1967. Në masivin ultrabazik të Tropojës kanë bërë studime edhe I. Ndoja, A. Vranaj, Dh. Kote, K. Gjata, “Ndërtimi strukturor dhe marrëdhëniet gjenetike në masivin e Kam-Tropojës” Tiranë 1967. Disa prej tyre, ndonjë problem e kanë trajtuar në artikujt “Seria damarore në masivin e Kam-Tropojës” Bul. USHT, ser. Shk. Nat. Nr.2, 1965 shkruar nga I. Ndoja, A. Vranaj. K. Gjata dhe “Mbi kontaktin intruziv të ultrabazikëve të vendit tonë” Bul. USHT, ser. Shk. Nat. Nr.1, 1966 shkruar nga I. Ndoja e K. Gjata. I. Ndoja etj., gjithashtu kanë studiuar problemet e ndryshme të ultrabazikëve; për masivin e Gomsiqes “Proçeset e shndërimit të ultrabazikëve të masivit të Gomsiqe-Dushit” Bul. USHT, ser. Shk. Nat. Nr.1, 1961; kurse Dh. Kote, I. Ndoja “Gjeologjia e masivit ultrabazik të Gomsiqe-Dushit dhe petrologjia e tij” Stud. Gjeol.Vol.I, 1962; ndërsa I. Ndoja, T. Haxhiymeri, A. Pasholli kanë studiuar olivinitet “Olivinitet lëndë e parë refraktare” Bul. USHT, ser. Shk. Nat. Nr.4, 1964; dhe vetëm I. Ndoja “Mbi problemin e duniteve dhe lidhja e tyre gjenetike me vendburimet e kromit” Bul.USHT.ser.Shk.Nat.Nr.2, 1962; “Mbi disa probleme të magmatizmit të vendit tonë” Bul.USHT.ser.Shk.Nat.Nr.2, 1963; “Bashkësia ofiolitike në krahinën e Shkodrës” Bul.USHT.ser.Shk.Nat.Nr.4, 1965; “Mbi disa çështje lidhur me diferencimin magmatik të masivit të Korabit dhe strukturën e tij” Stud. Gjeol.Vol.III, 1966. S. Burri, Dh. Kote “Varësia e peshës specifike nga grada e serpentizimit në shkëmbinjtë ultrabazikë” Bul.USHT.ser.Shk.Nat.Nr.1, 1963; Dh. Kote “Mbi disa veçori të përbërjes petrografike të masivit ultrabazik të Korabit” Stud. Gjeol.Vol.III, 1966. A. Tërshana, K. Zeqja “Mbi një veçori petrografike të shkëmbinjve ultrabazikë të Shqipërisë” Përmb. Stud. Nr.4, 1966. K. Zeqja “Disa vërejtje mbi llojet ultrabazike kokrrizimeta në masivin e Kaçinarit” Bul.USHT.ser.Shk.Nat.Nr.4, 1967. A. Vranaj dhe K. Zeqja “Mbi përbërjen kimike të disa shfaqjeve kromitike në masivët e Tropojës dhe në atë të Martaneshit” Përmb. Stud. Nr.7, 1967. H. Caslli, A. Tërshana, L. Goci, M. Mustafaj, A. Çina kanë bërë punime kërkimore e përgjithësuese për masivin ultrabazik të Kukësit, “Studimi dhe përgjithësimi i materialeve ekzistuese, sqarimi i mëtejshëm i strukturës së masivit ultrabazik të Kukësit lidhur me perspektivën krombajtëse dhe orientimi i mëtejshëm i punimeve për xeherorët e pasur të kromit” Tiranë 1968; ndërsa L. Goci, H. Caslli, A. Tërshana edhe në artikullin “Ndërtimi gjeologjik i masivit të shkëmbinjve ultrabazikë të Kukësit” Përmb. Stud. Nr.9-10, 1968. Disa të dhëna mbi mineralogjinë dhe gjenezën e xehrorëve A. Çina i ka paraqitur “Të dhëna mineralogjike mbi xehrorët e masivit ultrabazik të Kukësit dhe mendime mbi gjenezën e tyre” Permb. Stud. Nr.3, 1970. Edhe H. Nokadisa mendime i ka paraqitur në “Impulse apo diferencime magmatike” Përmb. Stud. Nr.3, 1970.
M.Hido ka bërë studime për pasurimin e kromiteve të varfër të Kalimashit dhe të Bulqizës,“Pasurimi i kromiteve të vëndburimit Kalimash” Permb. Stud. Nr 1, 1965 dhe në “Studim plotësues për pasurimin e disa lloj kromitesh të rajoneve të Bulqizës e të Kalimashit” Tiranë 1967.
S.Dede në disa raste vetëm ka bërë punime kërkimore-tematike për vlerësimin e krombajtjes të masivëve ultrabazikë të ndryshëm, duke i përshkruar në raportet përkatës ose në artikujt, si në “Përhapja e shkëmbinjëve ultrabazik në Shqipëri dhe lidhja gjenetike e mineralizimit me to” Permb. Stud. Nr.2, 1965, “Raport mbi studimet tematike të kryera në disa vëndburime e shfaqe të mineralizuaratë kromiteve në masivin ultrabazik të Bulqizës” Tirane1966, “Mbi mënyrën magmatiko- metasomatike të formimit të duniteve, pirokseniteve e xehrorëvë të kromit” Permb.Stud. Nr.6, 1967, “Mbi karakterin impulsiv të intruzioneve të magmës ultrabazike” Përmb. Stud. Nr.7, 1967; “Të dhëna të reja faktike për mënyrën magmatiko metasomatike të formimit të duniteve” Bul.USHT.ser.Shk.Nat.Nr.1, 1968; “Mbi problemin e metallogjenisë së shkëmbinjëve ultrabazik”Tiranë 1968, “Mbi ligjësinë e përhapjes së mineralizimeve kromifere në shkëmbinjtë ultrabazik”Bul. USHT, ser. Shk. Nat. Nr.2, 1969; “Mbi tw ashtuquajturin stratigrafim jo i zakonshwm i masivit ultrabazik tw Kukwsit” Bul.USHT.ser.Shk.Nat.Nr.3, 1970. Në rastet e tjera i ka bërë në grup me gjeologë të tjerë, kështu S.Dede, R.Shehu, M.Shallo, “Magmatizmi intruziv në Shqipëri dhe lidhja e mineralizimit me të “Permb. Stud. Nr.3, 1966, S.Dede, P.Çili, R.Sulejmani, I. Zyka kanë bërë gjate disa viteve punime tematike në masivin e Bulqizës dhe “Mbi ndërtimin gjeologo- struktural dhe ligjësitë e përhapjes së mineralizimit të kromit në masivin ultrabazik të Bulqizës” Tiranë1968, “Studim ndërtimi gjeologo-struktural i pjesës qëndrore të masivit te Bulqizes dhe mundësia e vazhdimit verior dhe e krahëve të strukturës se fushes xeherore të vendburimit të kromit Bulqize”, Tirane 1969 (në këtë studim ka marre pjesë dhe Gj. Myrtezaj); “Raport i studimeve tematike pergjithësuese mbi ndërtimin struktural dhe sqarimin e prespektives së krombajtjes në masivin ultrabazik Bulqizë (1967-1970)” Tirane 1971.
Me zbulimin dhe studimin e dukurive të ndryshme të vendburimeve të Bulqizës (që përfaqëson një vendburim unikal me përmasa botërore), si dhe të vendburimeve të tjerë që shtrihen në masivin ultrabazik të Bulqizës, janë marrë mjaft gjeologë të ndërmarjes gjeologjike, te minierës, të Institutit dhe të Drejtorisë së Përgjithshme Gjeologjike. Rezultatet e punimeve i kanë paraqitur në raporte, relacione apo artikuj. Kështu S. Qorlaze, M. Spiru, K. Gusho, J. Kola, I. Zyka “Raport gjeologjik me llogaritje rezervash me gjendje 1,1,1964” Bulqize 1964. R. Shehu, Xh. Karkanaqe “Relacion mbi disa mendime dhe propozime për zonen Bulqize-Batër-Lugu i Gjatë të masivit ultrabazik te Bulqizës” Tiranë prill 1965, “Studim mbi mundësinë e lidhjes së vendburimit Bulqizë-Batër”Tiranë 1965, Xh. Karkanaqe “Studim disa mendime dhe propozime për prespektiven e mëtejshme të vendburimeve të Theknës” Tiranë 1965. (Në shtator 1965 nga ana e minieres qe ngritur problemi i mbylljes së vendburimit të Theknës, me preteksin se rezervat e mineralit të kromit kishin mbaruar dhe nuk kishte ndonje prespektive. Kërkimet me shpime të filluara në atë kohë zbuluan rezerva të reja që miniera vazhdoi te punojë dhe për 30-40 vjet të tjera). Xh. Karkanaqe, S. Qorlaze “Mendime mbi përhapjen e mineralizimit te kromit ne lindje të brezit qëndror të masivit të shkëmbinjve ultrabazikë te Bulqizës”. Përmb. Stud. Nr.9-10, 1968. Gj. Toto, R. Sulejmani, I. Zyka “Disa mendime mbi strukturën e vendburimit te kromit Bulqizë”, Bulqizë 1965. dhe në artikullin “Disa veçori të marrëdhënieve të kromiteve me shkëmbinjtë anësorë në vendburimin e Bulqizës” Përmb. Stud. Nr.1(14), 1970. K. Gusho, Gj. Myrtezaj, N. Nano “Mbi kërkimin e fushave të reja të mineralit të kromit në periferi të vendburimit ekzistues të Bulqizës” Bulqiza 1968, K. Gusho “Raport gjeologjik i llogaritjes së rezervave 1.1.1968 në vendburimin e Bulqizës” Bulqizë 1970. J. Kola, G. Toto “Shfaqjet e përkuljeve fleksurore ne vëndburimin e kromit Bulqizë” Bulqizë 1967J. Kola, T. Sema, Gj. Myrtezaj, K. Karabina “Problemi i rrallimit te rrjetës së zbulimit me shpime nga sipërfaqja dhe i përdorimit të shpimeve nëntokësore për kërkim-zbulimin dhe për ngritjen në kategori të rezervave industriale në vendburimin e kromit Bulqizë” Bulqizë 1967, J. Kola, G. Toto, N. Myrtezaj “Mbi shfaqjen e përkuljeve dhe rrudhosjeve në vendburimin e kromit Bulqizë”. Permb. Stud. Nr.8, 1968. J. Kola “Varesia e peshes vellimore nga lloji i olivinës, nga shkalla e serpentinizimit dhe nga përbërsit kimik të dobishëm në vendburimin e kromit Bulqize” Permb.stud.Nr.2, 1970, T.Sema, J. Kola “Perspektiva e vendburimit Almarinë në bazë të dhënave të punimeve minerale” Bulqizë 1967 H. Nika, J. Kola, T. Sema “Mbi disa veçori të tektonikës shkëputese pas xeherore në vendburimin e kromit Bulqizë” Bulqizë 1969.
Në vendburimet Krastë Luguthellë punimet gjeologjike i ka vazhduar S. Canko, “Raport gjeologjik i punimeve gjeologo-zbuluese të kryera gjatë viteve 1958-1962 në vendburimet kromifer Krastë Luguthellë”1963. Mbi bazën e ekipit Lugugjatë, në vitin 1963 u krijua ekspedita gjeologjike e Batrës, në të cilën në fillim kanë punuar Sh. Stërmasi më vonë edhe gjeologë të tjerë (S. Duni, V. Muka etj). Rezultatet e punimeve gjeologjike të kërkim zbulimit i ka përshkruar Sh. Stërmasi në “Raport i punimeve të kryera në vendburimin e Batres në periudhën 1964-1967” Burrel 1968.
Në kërkim zbulimin e vendburimit të Batrës është edhe jeta e flijuar e 11 heronjve të Batrës: Abdyl Verlaku, Skënder Tomja, Dilaver Rubla, Nexhat Rubla, Emin Pershaku, Hysen Toska, Munir Nurçja, Shaban Hoxha, Myslym Mazari, Sabri Kadria dhe Nexhat Qoku, të cilët me 25 shkurt 1965 orteku i dëbores i përfshu nën vete, dhjetë të parët kishin dalë për të kërkuar shokun e tyre Nexhat Qoku, që një ditë më parë kishte humbur në shpatin e Batrës.
I. Ndojaj, A. Vranaj, Dh. Kote, K. Gjata, K. Zeqja kane studiuar marrëdheniet e ofioliteve me shkëmbinjte gëlqerore në krahun lindor të masivëve ultrabazikë të Lurës dhe Bulqizës “Marrëdhëniet e shkëmbinjve të bashkësisë ofiolitike me shkëmbinjtë gëlqerore në krahun lindor të Lurës dhe të Bulqizës” Bul. UshT, Shk. Nat Nr.3, 1964, kurse Dh. Kote, K. Gjata, A. Vranaj kane bërë studime edhe në rajonin e Martaneshit, “Mbi marëdhëniet gjenetike dhe strukturore në masivin e Martaneshit” Bul.UshT, ser Shk. Nat Nr.1, 1969. S. Duni, V. Muka disa nga rezultatet e kërkimeve në shfaqjen e mineralizuar te Fushkaltit i kanë paraqitur “Mendime mbi strukturën dhe prespektivën e pikës së mineralizuar të kromit Fushkalt” Përmb. Stud. Nr2, 1970.
S. Bushi ka bërë punime kërkim zbulimi në vend burimin Instituti Politeknik (Shkallë) dhe Maja Kunores “Relacion gjeologjik per vendburimin e kromit Instituti Politeknik-Shkallë, Maja Kunorës”, Burrel 1970. Ndersa P. Papadhima ka punuar ne Manazdren “Relacionin gjeologjik i punimeve të kryera në vendburimin e Manazdrenit Lindor e Perëndimor “ Burrel 1970.
Në masivin ultrabazik të Lurës kane bërë kërkime A. Dobi, B. Lleshi “Ndërtimi gjeologjik dhe krombajtja e pjesës qëndrore dhe veriore të masivit ultrabazik të Lurës” 1969; dhe “Tipet e shfaqjeje të mineralizuara të kromit dhe kushtet e vendosjes së tyre në pjesët qëndrore e veriore të masivit të Lurës” Përmb.Stud. Nr.2,1971. P. Çili disa mendime të tij i ka paraqitur “Shkëmbinj ultrabazikë të masivit të Bukonikut” Stud.Gjeol. Vëll. III, 1966; dhe “Mbi rolin e metasomatozës në formimin e disa duniteve e përqëndrimin e kromiteve në disa masivë ultrabazikë të Shqipërisë” Përmb.Stud. Nr.6,1967. S. Dede ka bërë kërkime në masivin ultrabazik të Shebenikut “Mbi vlerësimin e zonave të mineralizuara dhe të vendburimeve të kromit në masivin ultrabazik të Shebenik-Pogradecit”1963.
Gjithashtu S. Dede, V. Popllo, I. Zyka, R. Sulejmani kanë bërë punime kërkimi e përgjithësimi “Raport i studimeve kërkimore-përgjithësuese për masivin e shkëmbinjve ultrabazik të Shebenik-Pogradecit dhe veçimi i shesheve perspektiv krombajtës” Tirane 1970; kurse V. Popllo ka bërë punime kërkim-zbulimi në Memlisht “Mbi punimet dhe zbulimet me anë shpimesh në shfaqjen kromifere Memlisht” Pogradec 1970. Për kërkimin e kromiteve T. Biçoku, R. Shehu, Xh. Karkanoqe kanë bërë studimin “Gjendja dhe perspektivat e kërkimit dhe zbulimit të mineralit të kromit” që e referuan në sesionin shkencor për kromitet të organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjeologjisë në vitin 1968 në Bajram Curri.

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 11 Prill 2003 04:21
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

• Punime gjeologjike për kërkimin dhe zbulimin e vendburimeve dhe shfaqjeve te mineralizuar të sulfideve të bakrit janë kryer në rrethet Kukës, Tropojë, Pukë, Mirditë dhe Korçë.
Q.Çaku, J.Vllaho gjatë viteve 1961-1962 kanë bërë punime kërkim-zbulimi në vendburimin e bakrit Gjegjan dhe shfaqjeve përreth, ndërsa I. Tafilaj ka studiuar kushtet hidrogjeologjike të vendburimit dhe A.Çina mineralogjine e tij, që i kanë paraqitur”Raport paraprak gjeologjik me llogaritjen e rezervave më 1.1.1962 për vendburimin e Gjegjanit” Kukës 1962. I.Babarama ka bërë punime kërkim-revizionimi në objektin e Mirnit “Relacion mbi punimet e kerkim-revizionimit të kryera në vendburimin e Mirnit” Kukës 1967. Në vitet 1966-1970 I.Bajo dhe N.Konomi kanë kryer punime kërkim-zbulimi në rajonin e Fanit, “Raport mbi punimet e kërkim-zbulimit të kryera në vendburmin Thire dhe llogaritja e rezervave me gjendje 1.1.1967“ Kukës 1967; dhe “Raport i zbulimit gjeologjik të vendburimit të Thirës” Kukës 1970. V.Aleksi, N.Konomi, A.Çina në referatin “Karakteri i shpërndarjes së komponentëve të dobishëm dhe morfologjia e trupave xeherorë në vendburimet e bakrit të zonës së Fanit” Kukës 1968, dhe në artikullin “Karakteristikat morfologjike dhe mineralogjike të trupave xeherorë në një vendburim bakri të zonës së Fanit” Përmb.stud. Nr.12,1969. R.Çaushi dhe J.Vllaho gjatë disa vjetëve kanë bërë kërkime për bakër në rajonin e Helshanit dhe të Shëmërisë dhe disa rezultate bashkë me A.Çina, D.Gjokuta, Zh.Çili i kanë shtjelluar në artikullin “Ndërtimi gjeologjik i zonës së kontaktit ndërmjet shkëmbinjve bazikë dhe ultrabazikë në rajonin e Helshanit si dhe lidhja e mineralizimit sulfid të bakrit me të” Përmb. Stud. Nr.9-10,1968; kurse Dh. Kote, K. Gjata në artikullin “Disa veçori të kompleksit mesoacid-acid në rajonin e Shënmërisë” Bul.USHT. ser.Shk.Nat. Nr.2, 1968. Edhe M. Dhima disa rezultate të punimeve të kryera i ka paraqitur në “Prishjet tektonike shkëputëse të pasmineralizimit në një vendburim bakri të krahut lindor të suitës efuzivo-sedimentarë të triasikut të poshtëm e të mesëm” Përmb. Stud. Nr.9 -10,1968. M.Shallo disa rezultate të kërkimeve të bëra në masivin e Kukësit i ka pasqyruar “Mbi marrëdhëniet e kontaktit midis shkëmbinjve ultrabazikë të masivit të Kukësit dhe formimeve efuzivo-sedimentare të rajonit Surraj” Përmb.Stud. Nr.1,1965; dhe bashkë me P. Kati “Mauherit dhe kemerit-kaçubeit nga masivi ultrabazik i Kukësit” Bul.USHT. ser.Shk.Nat. Nr.1, 1965;
A.Spiro (Qirinxhi) kanë bërë studime në rajone të gjera për vlersimin e perspektivës për xeheror bakri “Vlesimi i perspektivës për xeherorë të pasur bakri në brezin e përhapjes së formacionit vullkanogjeno-sedimentar Morinë-Selisht” Tiranë 1968; dhe “Raport mbi punimet kërkimore, tematike, vlersimi i perspektivës së xeherorëve të pasur me sulfide bakri në formacionin efuzino-sedimentar” Tiranë 1968, ndërsa bashkë edhe me A.Çina, Dh.Kote, N.Konomi, R.Çaushi gjatë viteve 1968-1970 punimet kërkimore tematike i kanë vazhduar në masivin gabror të Kaptenës duke paraqitur edhe hartat gjeologjike 1: 25000 për 6 sektorë (Krumë, Moçaj, Dugagjin, Lajthizë, M.Kuqe, Domgjon)dhe 1:10000 për 3 sektorë (Thirre, Shëmri – Pistë, Trun), rezultatet e të cilave i kanë përshkruar në “Vlersimi i perspektivës për xeheror kuarc - sulfidë në masivin gabror të Kaptenës” Tiranë 1970.
K. Gjata për disa vjet me rradhë ka bërë kërkime për bakër e polimetale në zonën e Gashit, “Ndërtimi gjeologjik dhe mineralet e dobishme të pjesës veriore të krahinës së Gashit” B-Curri 1970.
Në rajonin e Berishës gjatë viteve 1968 – 1970 ka bërë punime kërkim vlersimi për bakër B.Kodra.

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 11 Prill 2003 04:21
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

• Në vitet 1962-1963 V. Heba ka bërë kërkime për bakër në rrethin e Pukës, sidomos në rajonin Tuç-Qafbari “Relacion mbi punimet e kryera nga ekipi i revizionimit gjatë viteve 1962-1963” Pukë 1966; ndërsa punimet e kërkim-zbulimit në vendburimin e Tuçit i ka kryer B.Gucia, “Raport paraprak mbi llogaritjen e rezervave të vendburimit Tuç zona Nr.2 gjatë viteve 1959-1964” Pukë 1965; më pas punimet e zbulimit i kanë vazhduar Dh. Mëhilli, D.Vaska, “Raport mbi rezultatet e kërkim-zbulimit, zbulimit dhe llogaritjen e rezervave të vendburimit Tuç (gjatë 1959-1970)” Pukë 1970. Rifillimi i punimeve të kërkim zbulimit në vitin 1966 ne Qafbari u bë me inisiativën e specialistëve të Drejtorisë së Përgjithshme të Gjeologjisë, të cilët projektuan edhe shpimet e galeritë ; më tej punimet i ka vazhduar P. Kokona “Raport mbi rezultatet e kërkim-zbulimit të vendburimit të Qafbarit dhe të zonave përreth tij” Pukë 1971. Ndërsa në Munellë kërkimet i ka vazhduar D. Tafili.

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 11 Prill 2003 04:21
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

• Me largimin e gjeologeve rus vendburimin e Spaçit e kishin nënpatronazh R. Bulaj e Xh.Lesha, të cilët përgatitën edhe raportin gjeologjik “Llogaritja e rezervave në vendburimin e Spaçit më 1.1.1962” Rubik 1962 ; më tej punimet e zbulimit i ka drejtuar F. Bakalli, “Raport me llogaritje rezervash me gjendje 1.1.1966 të vend burimit te bakrit të Spaçit” Rubik 1966; dhe pas tij punimet i ka vazhduar G.Shima, “Raport gjeologjik i vendburimit Spaç” Rubik 1968, në Spaç ka punuar edhe F. Mustafa. G.Shima ka bërë kërkime edhe në Nershen, “Relacion i pikës së mineralizuar Nershen” Rubik 1968. Për kërkimin e bakrit në Erz-Velaj ka punuar V. Duka, ndërsa V. Bezhani në Rubik dhe Lurth; disa mendime mbi mineralizimin e bakrit të rajonit të Rubik-Shënmëri, V. Bezhani, V. Duka i kanë pershkruar në “Të dhëna mbi mineralizimin sulfid të bakrit në rajonin Rubik-Shënmëri” Përmb. Stud. Nr.2 1965. B. Ostrosi, Z. Sinoimeri kanë studiuar list-venitizimin në shfaqjen minerale të Rejes “ Mbi list-venitizimin në vendburimin e bakrit të Rejës së Velës” Stud. Gjeol. Vëll.III, 1966. A. Spiro rezultatet e punimeve tematike i ka paraqitur në “Relacion mbi punimet tematike për bakër në rajonin Rubik-Qafkingjel” Tiranë 1966. L. Hoxha ka punuar në zbulimin e vendburimit të Dervenit që i ka pasqyruar në “Llogaritja e rezervave në vendburimin Derven më 01.07. 1964” Rubik 1965,më pas zbulimin e Dervenit e ka drejtuar P. Lulo “Llogaritja e rezervave në vendburimin Derven më 01.01.1969” Rubik 1969; dhe “Raport i llogaritjes së rezervave të vendburimit të Dervenit me gjendje 01.04.1971” Rubik 1971. V. Jarjani ka bërë punime për vazhdimin e zbulimit të vendburimmit të Kurbneshit dhe më pas për kërkimin në Perlat e rrethinat, “Raport mbi llogaritjen e rezervave të vendburimit të bakrit të Kurbneshit me gjendje 01.01.1966” Rubik 1966, dhe në “Mbi rezultatet e kryera në rajonin e Perlatit e rreth tij në vitet 1960-1962 dhe 1967-1969” Rubik 1969. Pas Dervenit, me fillimin e punimeve të kërkim zbulimit në Kaçinar L.Hoxha u ngarkua me kryerjen e tyre, ku ka punuar dhe M. Zaçaj, përfundimet i ka paraqitur në “Raport mbi rezultatet e punimeve gjeologo-zbuluese për zbulimin e vendburimit të Kaçinarit dhe llogaritja e rezervave” Rubik 1970; më pas L.Hoxha e M.Zaçaj kanë bërë punime tematike, “Rezultatet e punimeve tematike të kryera në rajonin e Kaçinarit” Rubik 1971. Kërkime për bakër në rajonin Mbasdejë-Murrë ka bërë V.Grillo, i cili disa nga rezultatet bashke me A. Qirinxhi, M. Shallo, i kanë pasqyruar në “Të dhëna të reja mbi ndërtimin gjeologjik të rajonit Mbasdejë-Murrë” Permb. Stud. Nr.1 1970 M. Shallo, A. Qirinxhi, P. Luloj, P. Belishova në masivin gabror të Bulsharit kanë bërë punime tematiko-përgjithsuese të shoqëruar edhe me rilevimin gjeologjik me shkallë 1 : 10000, në “Relacion mbi punimet tematiko-përgjithsuese për vlersimin e perspektivës për xeheror kuarc-sulfid në masivin gabror të Bulsharit” Tiranë 1971. Në vendburimin Gurth Spaç punimet e kërkim zbulimit i kanë bërë B. Llubani, B. Kodra, “ Raport gjeologjik i vendburimit Gurth Spaç” Rubik 1971.

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 11 Prill 2003 04:21
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

• Në rrethin e Korçës punimet e kërkim zbulimit për bakër janë kryer nga K. Zeqo, P. Kalina në vendburimin e Rehovës dhe në shfaqjet minerale përreth, “Raport mbi punimet e zbulimit në vendburimin e bakrit Rehovë me llogaritjen e rezervave me gjendje 01.01.1964” Pogrdec 1964, dhe “Raport mbi ndërtimin gjeologjik dhe llogaritjen e rezervave për vendburimin e Rehovës” Korçë 1969 ; ndërsa më tej punimet i ka drejtuar P. Kalina, “Raport mbi ndërtimin gjeologjik dhe llogaritjen e rezervave të xeherorit të bakrit të vendburimeve Rehovë, Dushku i trashë me gjendje 1. 1. 1971” Korçë 1971.
R.Shehu, M. Shallo disa rezultate të studimeve të bëra për bakrin i kanë paraqitur në “Ligjshmëria e përhapjes së mineralizimit sulfid të bakrit në Shqipëri” Përmb. Stud. Nr. 2, 1965; R.Shehu i ka pasqyruar edhe në broshurën “Bakri” Tiranë 1965.
Gjatë disa vjetëve M.Shallo ka bërë kërkime dhe studime tematiko-përgjithsuese për mineralin e bakrit për rajone dhe zona të ndryshme që i ka paraqitur në raporte, relacione dhe artikuj, si në “Disa mendime mbi vendburimin bakër kalçedon të Rubikut dhe rajonin xeherormbajtës Rubik-Shënmëri” Tiranë 1965, “Gjeologjia dhe mineralizimi sulfid i rajonit Qafbari-Munellë” Tiranë 1966, “Mbi mineralizimin sulfid dhe lidhjen e tij gjenetike me magmatizmin në pjesën veriore të zonës së Mirditës” Tiranë 1966, “Disa të dhëna të reja mbi magmatizmin masiv në rajoonin e Munellës” Bul.USHT. ser.Shk.Nat. Nr.4, 1966; “Shkëmbinjtë ceolitikë ndërmjet keratofireve kuarcore të rajonit të Munellës” Përmb.Stud. Nr.6,1967; “Vështrim i shkurtër mbi magmatizmin dhe mineralizimin sulfid lidhur me të në pjesën veriore të zonës së Mirditës” Përmb. Stud. Nr.5, 1967, “Mbi mundësinë e rajonizimit metalogjenik për bakër të zonave të brendshme të Shqipërisë” (referuar në konsultën e bakrit Pukë 1968). “Disa të dhëna të reja mbi magmatizimin efuziv të rajonit të Munellës” Bul. USHT, ser.Shk. Nat. Nr. 4, 1968, “Disa veçori të ndërtimit gjeologjik dhe të mineralizimit sulfid të rajonit të Munellës » Përmb – Stud Nr. 12 1969, “Disa aspekte të gjeologjisë dhe të gjenezës së vendburimeve kalçedone vullkanogjeno-sedimentare të vendit tonë” Përmb. Stud. Nr. 2 (15), 1970; “Mbi problemin e magmatizmit acid në Shqipëri” Bul.USHT. ser.Shk.Nat. Nr.4, 1970; dhe bashkë me P. Kati “Ekoglite midis shkëmbinjve ultrabazikë të Dervenit” Bul.USHT. ser.Shk.Nat. Nr.2, 1968.
T.Biçoku, F.Bakalli mendimet e tyre për kërkimin e bakrit i kanë paraqitur në referatin “Disa drejtime të kërkimit të bakrit në vendin tonë” 1968 mbajtur në konsultën për bakrin të organizuar në qytetin e Pukës nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjeologjisë me gjeologët që merreshin me kërkimin e bakrit.
Studimet petrografike, mineralogjike dhe gjeokimike të xeherorëve të bakrit janë bërë nga specialistët e Institutit të Kërkimeve Gjeologjike. Kështu I.Turku analizat petrografike i ka përshkruar në “Raport petrografik i vendburimit të Kurbneshit” Tiranë 1961. Ai ka studiuar edhe paleovullkanizmin “Mbi paleovullkanizmin në Shqipëri” Përmb.Stud. Nr.2,1965. A.Tërshana në “Karakteristika petrografike e shkëmbinjve të vendburimit Gjegjan” Tiranë 1965, dhe “Karakteristika petrografike e shkëmbinjve të vendburimit Rehovë” Tiranë 1965. P. Çili, P. Kati në artikullin “Pektoliti dhe të dhëna të tjera të kontaktit të ultrabazikëve dhe efuzivëve në rajonin e Rubikut” Përmb.Stud. Nr.1,1965.
Zh. Kotmila, M.Tophana studimet gjeokimike i kanë paraqitur “Disa të dhëna mbi sjelljen e nikelit dhe kobaltit në vendburimin e bakrit Kurbnesh” Tiranë 1962
Ndërsa P. Kati, Zh. Kotmila rezultatet e studimeve mineralogjike e gjeokimike i kanë pasqyruar në “Disa të dhëna mbi mineralogjinë dhe gjeokiminë e vendburimit të bakrit Spaç” Tiranë 1964, “Të dhëna mbi mineralogjinë dhe gjeokiminë e vendburimit Derven” Tiranë 1965; dhe “Të dhëna mbi mineralizimin dhe gjeokiminë e vendburimeve piritoze të Tuçit dhe Spaçit” Permb. Stud. Nr.2, 1965, dhe vetëm P. Kati “Disa të dhëna mbi mineralogjinë e vendburimit të Tuçit” Tiranë 1963, “Ceolitizmi i shkëmbinjve plagjiogranite në rajonin e Tuçit” Përmb.Stud. Nr.1,1965; “Disa të dhëna mbi mineralogjinë dhe gjeokiminë e shfaqjeve të mineralizuar të bakrit Munellë-Qafbari” Tiranë 1966, “Fluorit dhe barit në zonën e mineralizuar të Qafbarit” Përmb. Stud. Nr.7, 1967; “Sfalerit nga zona e Munellës” Përmb.Stud. Nr.9-10,1968.
A.Çina rezultatet e analizave mineralogjike e mineragrafike i ka pasqyruar “Mbi sjelljen e kobaltit në xeherorët e vendburimit të Kurbneshit” Bul. USHT, ser. Shk. Nat. Nr. 2, 1962, “Mbi veçimet kolomorfe të xeherorit piritoz në pjesën siperfaqsore të vendburimit të Dervenit” Bul.USHT, ser.Shk.Nat. Nr.3, 1963, “Disa të dhëna mbi mineralogjinë dhe karakterin e xeherorit të vendburimit të bakrit Gjegjan” Tiranë 1968, “Mineralogjia e xeherorëve damarorë kuarc – sulfurë të bakrit të masivit gabror të Kaptencës” Tiranë 1970. S. Deda “Mbi problemin e shkëmbinjve gabroide të zonës së Mirditës” Bul.USHT. ser.Shk.Nat. Nr.1, 1970. V. Shehu “Mbi gjenezën e granofireve të Fierzës” Bul.USHT. ser.Shk.Nat. Nr.1, 1970.
Studime metodike për marrjen e provave në vendburimin e bakrit kanë bërë H. Çaslli, P. Bërxhiku, R. Shehu, V. Aleksi “Raport paraprak mbi studimin e metodës së marrjes së provave në vendburimin Thirrë” Tiranë 1970.
Z. Gera ka studiuar pasurimin e mineralit të bakrit Spaç “Studim teknologjik i pasurimit laboratorik të bakrit Spaç”
B. Mehmeti ka bërë kërkime për zink në Malin me Gropa “Relacion mbi punimet e kryera në Malin me Gropa për kërkimin e shfaqjeve të zinkut” Tiranë 1968.

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 11 Prill 2003 04:22
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

• Kerkime për ar dhe minerale të rënda të ralla në shkrifërimet deri në fund të vitit 1966 janë bërë si nga ndermarrja gjeologjike e Tiranës, dhe nga sektori shkencor i Fakultetit Gjeologji Miniera. Duke filluar nga viti 1967 sektori shkencor i Fakultetit u shkri dhe disa nga specialistët e tij, kaluan në Institutin dhe ndërmarrjen gjeologjike të Tiranës. Kërkimet që ka bërë sektori shkencor i Fakultetit drejtoheshin nga Z. Sinoimeri dhe kanë marrë pjesë A. Grazhdani, Dh. Paparisto, R. Kurupi, B. Ostrosi, A. Kaltani, K. Aleksi; këta kanë bërë kërkime në luginat e lumenjve Kërnajë, Urak, Mat etj, si dhe në shkrifërimet bregdetare. Disa nga rezultatet e studimeve Z. Sinoimeri i ka paraqitur në artikujt “Mbi përbërjen e rërave të bregdetit të Adriatikut” Stud. Gjeol. Vëll.I, 1962; “Mbi një tip të ri të shkrifërimeve në bregdetin Adriatik” Stud. Gjeol. Vëll.III, 1966; ”Kushtet e formimit të tipeve kryesorë të shkrifërimeve, perspektiva për vendin tonë” Bul. USHT, ser. Shk. Nat. Nr. 2, 1970; ndërsa për leverdinë ekonomike të shfrytëzimit të shkrifërimeve , ai bashkë me V. Mullaraj “Shkrifërimet bregdetare dhe leverdia ekonomike e shfrytëzimit të tyre” Ekonomia Popullore, Nr. 3, 1962; dhe në studimin e përgatitur bashkë me specialistët e tjerë “Kërkimi i burimeve rrënjësore të arit” 1967.
A. Grazhdani ka bërë punime për kërkimin e arit shtresor në Gropën e Burrelit dhe në luginat e lumenjve Mat e Fand “Studim mbi shkrifërimet e arit shtresor të burimeve sekondare të ultësirës së Burrelit” Tiranë 1966; “Studim mbi mundësinë e formimit të arit shtresor nga burimet mëmë primare në pellgun Mat e Fand.” Tiranë 1967; “Shkrifërimet e vjetra të mineraleve të rënda në rajonin e Tiranës” Bul.USHT. ser.Shk.Nat. Nr.2, 1968; dhe bashkë me P.Pauliqi “Disa shfaqje xeherore në zonën Pogradec (Progër)” Bul.USHT. ser.Shk.Nat. Nr.4, 1970. Kurse V. Buda ka bërë studime mbi kërkimin e burimeve mëmë primare të arit “Ndërtimi dhe karakteristikat gjeomorfologjike të luginave të rrjetit kryesor ujor të pellgjeve të lumenjve Mat e Fand” Tiranë 1967; dhe “Studim mbi burimet mëmë primare të arit në R.P.Sh” Tiranë 1967.
V. Qirici ka bërë kërkime për minerale të rënda në shkrifërimet e Semanit “Raport mbi studimin e shkrifërimeve të mineraleve të rënda të vendburimit Seman” Tiranë 1963; ndërsa më vonë ka bërë kërkime për burimet sekondare të arit “Studim mbi burimet mëmë sekondare të arit në Republikën Popullore të Shqipërisë” Tiranë 1967.
Kërkime për arin shtresor në lumin e Kërvajës, dhe atij notnjes në lumin e Matit ka bërë Dh. Paparisto, “Raport mbi rezultatet e studimeve tematike për arin shtresor në lumin e Kërvajës” Tiranë 1967, dhe “Studime paraprake mbi mundësinë e shkrifërimit të arit notnjës në pellgun e Matit” Tiranë 1967.
B. Ostrosi ka bërë studime për shkrifërimet bregdetare, të cilat i ka paraqitur “Mbi kërkimin e shkrifërimeve bregdetare të Adriatikut” Bul. USHT, ser. Shk. Nat. Nr. 4, 1968
Dh. Karanxha ka bërë kërkime për ar në luginën e lumit Devoll, ndërsa për zirkon, rutill etj në shkrifërimet bregdetare dhe në shkrifërimet e vjetra që i ka përshkruar “Raport mbi punimet e rilevimit gjeomorfologik dhe ato të kërkimit në rajonin e taracave të fushës së Devollit” Tiranë 1963; “Disa të dhena mbi zirkonin e shkrifërimeve tona bregdetare” Stud. Gjeol. Vëll.III, 1966; “Mbi shkrifërimet e vjetra zirkon-rutil-ilmenitmbartëse” Përmb. Stud. Nr.7, 1967; ndërsa kërkimet që ka bërë bashkë me B. Mehmeti “Raport mbi punimet për kërkimin e shkrifërimeve aluviale në rrjedhjen e sipërme të lumit Devoll në vitet 1963-1964-1965-1966” Tiranë 1968. Gjithashtu ata kanë bërë punime kërkim-zbulimi për ar në përroin e Çerravës; kurse Dh. Karanxha ka bërë edhe studimin e ranorëve të Shishtavecit.
R.Kurupi ka bërë shfytëzimin eksperimental të shtresave armbajtëse në lumin e Kërvajës dhe të shkrifërimeve në përroin e Rushkullit “Shfytëzimi eksperimental i shtresave të arit Kërvajë” Tiranë 1967, dhe “Studim mbi mundësinë e ripërtëritjes së shfrytezimit në përroin e Rushkullit dhe karakterin e shpërndarjes së arit me ndihmën e provave gjeologo-teknologjike” Tiranë 1967.
Rezultatet dhe studimet mineralogjike të shkrifërimeve janë paraqitur D. Gjokuta, P. Kati “Disa të dhëna mbi granatet e shkrifërimëve bregdetare të zonës së Rrushkullit” Përmb.Stud. Nr.3,1966. F. Mullaj “Disa njohuri mbi studimin përhapja e mineraleve të rënda në shkrifërimin e rrjetit ujor të pellgut të Vjosës” Bul.USHT. ser.Shk.Nat. Nr.3, 1962; “Mineralet e rënda dhe shkrifërimet e pellgut të Drimit në pjesët jugore e lindore të rajonit të Kukësit” Përmb.Stud. Nr.1,1965; “Mbi granatet e shkrifërimeve lumore të pellgut të Devollit” Përmb.Stud. Nr.9-10,1968; “Mbi zirkonin e sedimenteve të shkrifta lumore të pellgut të Devollit” Bul.USHT. ser.Shk.Nat. Nr.1, 1970 dhe “Mbi mineralet e rënda në sedimentet e aluvioneve të ujore të pellgut të Drinit të Zi (pjesa jugore e rajonit të Peshkopisë)” Përmb.Stud. Nr.3(16),1970.
B. Mehmeti ka bërë punime kërkim-zbulimi në lumenjt Vërdovë e Rremenj “Raport mbi kërkim-zbulimin e shkrifërimeve aluviale të arit në lumenjt Vërdonë e Rremenj gjatë viteve 1968-1970” Tiranë 1970. Kurse S. Canko ka punuar për zbuimin e vendburimit Çaushli “Raport i punimeve gjeologo-zbuluese në rajonin Korçë, vendburimi i shkrifërimeve aluviale të arit Çaushli, gjatë viteve 1968 – 1969 me llogaritje rezervash me gjendje 1.1.1970” Tiranë 1971.
Punime kerkim zbulimi për zirkon, rutill, leukoksen etj në shkriferimet e reja bregdetare dhe në shkrifërimet e vjetra janë bërë gjerësisht nga disa gjeologë K. Imami ka punuar për zbulimin e vendburimit Rushkull “Raport gjeologjik mbi punimet e kërkim zbulimit të kryera gjatë viteve 1962-963 dhe 1964 në shkrifërimet e vendburimit Rrushkull me llogaritjet e rezervave” Tiranë 1965. S. Canko ka bërë punime kërkim zbulimi në shkrifërimet e Semanit “Raport gjeologjik mbi punimet e kërkim zbulimit kryer gjate vitit 1964 në shkrifërimet S1, S2 dhe D të vendburimit Seman me llogaritjen e rezervave” Tiranë 1965. Ndërsa K. Imami bashkë me S. Canko kanë vazhduar kërkim – zbulimin e vendburimit Seman Pishe “Raport gjeologjik mbi punimet e kërkim-zbulimit të kryer më 1965 në shkrifërimet e vendburimit Seman Pishe me llogaritjen rezervave gjendje 1.1.1966” Tiranë 1966. D Shkupi ka bërë punime gjeologo-zbuluese në zonën Golem-Kavajë dhe Divjakë-Pishë “Raport mbi rezultatet e punimeve gjeologo-zbuluese të vendburimit të shkriferimeve të rutil cirkon, leukoksenit dhe mineraleve të tjera të dobishëm për zonën Golem Kavajë me gjendje 1.1.1965” Tiranë 1965 dhe “Raport mbi rezultatet e punimeve gjeologo-zbuluese të vendburimit të shkriferimeve të rutil cirkon, leukoksenit dhe mineraleve të tjera të dobishëm për zonën Divjakë-Pishë me gjendje 1.1.1966” Tiranë 1966. R. Cara, F. Mullaj kanë bërë punime gjeologo-zbuluese në rajonin Jub-Berlakë, Karavasta-Ndërnenas, Vjosë dhe Mat-Fush Kuqe të shoqëruar edhe me studimin mineralogjik, “Raport mbi rezultatet e punimeve gjeologo-zbuluese të rërave të pasur me rutil-zirkon leukoksen dhe minerale të tjera për zonën Jub-Berlakë (Durrës) me gjendje 1.1.1966” Tiranë 1966; “Raport mbi rezultatet e punimeve gjeologo-zbuluese të vendburimit të shkrifërimit të rutil-zirkon leukoksen dhe minerale të tjera për zonën Karavasta-Ndërnenas me gjendje 1.1.1967” Tiranë 1967; “Raport mbi rezultatet e punimeve gjeologo- zbuluese të vendburimit të shkrifërimit të rutil-zirkon leukoksen dhe minerale të tjera të dobishëm për zonën e Vjosës (Poro Dëllinje) me gjendje 1.1.1968” Tiranë 1968; “Raport mbi rezultatet e punimeve gjeologo-zbuluese të vendburimeve bregdetare të mineraleve të rëndë për zonën Mat-Fush Kuqe me gjendje 1.1.1969” Tiranë 1969.
N. Çili, Y. Dhrami kanë bërë përgjithesimin e kërkimeve të bëra në shkrifërimet e vjetra “Studim mbi shkrifërimet e vjetra të vendit tonë” Tiranë 1967. Kurse N. Çili bashkë me gjeologun kinez Li Sun Sin në rajonin Manez-Marikaj-Rumanat kanë bërë kërkime për shkriferime të vjetra në depozitimet e tortonianit “Raport mbi rrezultatet e punimeve të shkrifërimeve të vjetra në rajonin Manez – Marikaj – Rumanat gjatë vitit 1970” Tiranë 1970.
Studimin mineralogjik të shkriferimeve e ka bërë A. Çina “Veçorite e ndërtimit të kokrizave të mineraleve të vendburimeve të shkrifta të bregdetit Adriatik” Tiranë 1967, dhe në “Disa veçori të ndërtimit të brendshëm dhe përbërjes së kokrrizave të mineraleve metalor të shkrifërimeve të bregdetit tonë” Përmb.Stud. Nr.5,1967.
Studimet për pasurimin e rerave bregdetare dhe shkrifërimeve të vjetra janë bërë nga A. Kaltani, L. Vinjau, K. Aleksi “Studim mbi pasurimin laboratorik të rërave bregdetare” Tiranë 1966; “Raport mbi rezultatet e provave të pasurimit të rërave bregdetare të kryera në impiantin eksperimental në Durrës” Tiranë 1967; “Raport studimi teknologjik i pasurimit laboratorik të ranorëve mineralmbajtes të Shishtavecit” Tiranë 1968; “Raport mbi pasurimin e provës të shkrifërimeve të vendburimit të Çeranës (shfrytezimi eksperimental)” Tiranë 1969; “Raport mbi pasurimin shkrifërimeve të vjetra të vendburimit Marikaj” Tiranë 1970.

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 11 Prill 2003 04:22
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

• Për kërkimin e zbulimin e mineralit të hekur-nikelit janë kryer punime gjeologo zbuluese si dhe studime tematiko-pergjithesuese. V. Llazo ka drejtuar punimet e zbulimit ne vendburimin e hekur nikelit Gurikuq (Pogradec) “Raport paraprak mbi zbulimin e kryer ne vitet 1960 – 1961 dhe llogaritja e rezervave ne vendburimin Fe-Ni-Co Gurikuq” Memlisht 1962. Më pas punimet e zbulimit i ka vazhduar V. Pine “Raport mbi punimet e zbulimit kryer ne vitet 1960 – 1965 ne vendburimin e hekur nikelit Gurikuq” Pogradec 1966.
E. Pumo gjate shume viteve ka bere studime tematiko – pergjithesuese për xeherorët e hekurnikelit të rretheve Librazhd – Pogradec – Korçë,të cilat i ka përshkruar në disertacionin “Ligjshmeria e përhapjes së vendburimeve të hekurnikelit në Shqipërinë Qëndrore – Lindore dhe drejtimi i metejshem i punimeve gjeologjike “Tiranë 1967; si dhe “Disa mendime mbi gjenezen e xeheroreve të vendburimeve të hekurnikelit të Shqipërisë Qëndrore – Lindore” Bul.USHT, ser.Shk.Nat. Nr.2, 1962, “Vendburimet e hekurit dhe nikelit qe lidhen me proceset e prishjes lateritike ne bote” Përmb. Stud. Nr.1, 1965, dhe bashke me F. Arkaxhiun “Zhvillimi paleogjeografik i produkteve te kores se vjeter ne rajonin Librazhd – Pogradec” Bul. USHT, ser.Shk.Nat.N.3, 1970.
F. Arkaxhiu krahas detyres se kryegjeologut te ndermarrjes gjeologjike te Pogradecit e me pas specialist per kerkim zbulimin e mineralit te hekur nikelit ne Drejtorine e Pergjithshme te Gjeologjise ka bere edhe studime pergjithesuese qe i ka paraqitur “Kushtet e formimit te vendburimeve te xeheroreve te hekur – nikelit te kores se prishjes te rajoneve Librazhd – Pogradec – Bilisht”1964, ne broshuren “Hekuri dhe xeheroret e tij” Tirane 1966, dhe në artikujt “Kushtet e formimit te vendburimeve te xeheroreve te hekur – nikelit te kores se prishjes dhe perspektiva e zbulimit te tyre ne rajonet Librazhd – Pogradec e Bilisht” Përmb. Stud. Nr.3, 1966, dhe bashke me E. Bushi “Ndertimi gjeologjik, tektonika dhe perspektiva e perhapjes së xeherorëve te hekur – nikelit në zonën Bushtrice – Pishkash” Përmb. Stud. Nr.6, 1967.
P. Jani ka bërë punime gjeologo – zbuluese në vendburimet e hekur – nikelit Xhumagë dhe Liqenikuq duke paraqitur edhe harten gjeologjike 1: 10000 të rajonit, pas plotesimeve të bëra prej tij rilevimeve gjeologjike te kryera nga specialistët çekosllovake por që nuk i kishin përfunduar, “Raport përfundimtar mbi zbulimin e kryer në vitet 1959 – 1963 dhe llogaritjen e rezervave ne vendburimin e Fe – Ni Xhumagë” Memlisht 1964,dhe “Raport përfundimtar mbi zbulimin e kryer në vitet 1959 – 1963 dhe llogaritjen e rezervave ne vendburimin e Fe – Ni Liqenikuq ” Memlisht 1964.
Punimet gjeologo-zbuluese për hekur-nikel ne vendburimin e Debrovës i ka bërë L.Vinjau, “Raport përfundimtar mbi zbulimin e kryer në vitet 1961– 1963 me llogaritjen e rezervave ne vendburimin e Fe – Ni Debrovë” Pogradec 1970. I. Janku ka bërë punime kërkim – zbulimi në disa objekte si në Hudenisht, Radokal, Guri i Përgjegjur, Katiel e Gradishte, “Raport mbi punimet e zbulimit të kryer gjate viteve 1956-1957 dhe 1961-1962 ne vendburimin e Fe-Ni Hudenisht” Memlisht 1963, “Raport përfundimtar mbi punimet e zbulimit të kryer në vitet 1960– 1962 ne vendburimin e Fe – Ni Radokal” Memlisht 1965, “Raport përfundimtar mbi zbulimin e kryer gjate viteve 1956 – 1963 e ne vendburimin e Fe – Ni Guri i Përgjegjur” Memlisht 1965, “Raport përfundimtar mbi punimet e zbulimit të kryer në vitet 1966 – 1969 ne vendburimin e Fe – Ni Katiel” Pogradec 1970, “Raport përfundimtar mbi punimet e zbulimit të kryer në vitet 1969 – 1970 ne vendburimin e Fe – Ni Gradisht” Pogradec 1972.
E. Bushi ka bërë punime kërkim – zbulimi në rajonet Bushtrice – Berzeshte dhe Përrenjas, që bashkë me F. Arkaxhiun i kanë paraqitur “Raport mbi punimet gjeologo – zbuluese të kryer në vendburimet e hekur – nikelit Bushtrice e sipërme” Pogradec 1967 dhe “Të dhëna mbi ndërtimin gjeologo – strukturor të zonës Përrenjas, Bushtrice e Berzeshte” Përmb. Stud. Nr.4, 1971; ndërsa E. Bushi, L. Sinani “Raport paraprak mbi sqarimin e ndertimit gjeologo – struktural të zonës Bushtrice – Berzeshte dhe orientimi i mëtejshëm i punimeve të kërkim – zbulimit” Pogradec 1970.
Punime kërkim – zbulimi për hekur – nikel e nikel – silikat në vendburimet Bitinckes e Kapshtice ka bërë gjatë disa vjeteve B. Hyseni, “Raport mbi zbulimin e vendburimit të Bitinckes”1966, dhe “Raport mbi punime gjeologjike të kërkim – zbulimit për hekur – nikel në vendburimet Bitineke e Kapshtice ne viteve 1959 – 1964” Korçë 1972.
Disa punime për hekur-nikel dhe nikel-silikat në rrethin e Kukesit ka bërë H. Noka, “Premisat kryesore të kërkimit të mineraleve të nikelit silikat të pasur në rrethin e Kuksit” Përmb. Stud. Nr.8, 1968. Ndërsa Dh. Kote, A. Vranaj “Mbi shkëmbinjtë silicorë hematitmbajtës” Bul.USHT. ser.Shk.Nat. Nr.4, 1965

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 11 Prill 2003 04:22
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

• Për kërkim – zbulimin e fosforiteve janë bërë punime gjeologo zbuluese në disa objekte në fillim nga gjeologet e ndërmarrjes gjeologjike të Tiranës. Kështu F. Konomi ka bërë punime kërkimi dhe zbulimi në rajonet Dukaj, Nivicë, Vërnik, Tatzat dhe Zhulat – Kalase, “Relacion mbi punimet e kryera gjate vitit1963 ne zonën e vendburimit Dukaj – Tepelenë për sqarimin e gëlqeroreve fosfotikë” Tiranë 1964. “Relacion mbi punimet e kërkim – revizionimit në objektet e gelqerorëve fosfatikë të Nivicës, Vërnikut dhe Tatzatit gjate vitit 1964” Tiranë 1965. “Raport mbi punimet gjeologo zbuluese të kryera në vendburimin e gelqeroreve fosfatikë të Nivicës (Tepelenë) gjate viteve 1965 – 1968“1970; “Raport mbi ndërtimin gjeologjik dhe fosfatmbajtjen e rajonit Zhulat – Kalase” Gjirokaster 1969.
N. Alikaj ka bere punime zbulimi në vendburimin e Bularatit dhe kërkime në rajonin e Kurveleshit “Raport mbi zbulimin e detajuar të kryer në vendburimin e gelqerorëve fosfatikë të Bularatit me llogaritjen e rezervave gjate viteve 1962– 1967“ Tiranë 1967; “Relacion mbi rezultatet e marshruteve të kryer në vitin 1967 për kërkim – revizionimin e fosforiteve në zonën e Kurveleshit” Tiranë 1967.
F. Diamanti probleme të fosforiteve ka trajtuar në artikullin “Mbi një horizont fosfatik në strukturën e Kremenarës” Bul.USHT. ser.Shk.Nat. Nr.1, 1966.
Më pas punimet në rajonin e Kurveleshit i ka vazhduar N. Ceka “Relacion mbi punimet e revizionimit në zonën e Kurveleshit për vitin 1969“ Tiranë 1970;
V. Liko, K. Imami kanë bërë zbulimin e detajuar të vendburimit Fushebardhe “Raport mbi zbulimin e detajuar të vendburimit të fosforitit Fushë bardhë me gjendje të rezervave 31. XII. 1967” Tiranë 1968. V. Nasi, Sh. Cane, N. Koka kanë bërë rivelim radiometrik dhe kërkime në vendburimin e fosforiteve Bogaz, “Relacion mbi punimet e rivelimit gamma dhe punimeve të tjera kërkimore të kryera në vendburimin e Bogazit (shtator 1967 – janar 1968)” Tiranë 1968.
Me krijimin e ndermarrjes gjeologjike të Gjirokastrës punimet e kërkim zbulimit për fosforite i kanë vazhduar nga gjeologët e saj. J. Cako, M. Qilleri, kanë bërë kërkime në Plloçë “Relacion mbi punimet e kryera në vendburimin e fosforiteve Plloçë gjatë vitit 1968” Gjirokaster 1969; kurse R. Hysi ka bërë punime gjeologjike në vendburimin e Tatzatit “Relacion i shkurtër mbi punimet e kryera në vendburimin e fosforiteve Tatzat gjatë vitit 1968” Gjirokaster 1968. Th. Nika ka bërë kërkime për mineralet e dobishme si dhe për pushimet stratigrafike dhe lidhja e mineralizimit fosfatik me to “Relacion gjelogjik mbi rezultatet e punimeve të kërkimit të mineraleve të dobishme të kryera gjatë vitit 1968” Gjirokaster 1969; “Relacion i punimeve të kryera gjatë vitit 1969 mbi pushimet stratigrafike dhe lidhja e mineralizimit fosfatik me to” Gjirokaster 1970. I. Bajo karakteristikat e horizontit fosfatik i ka paraqitur “Karakteristikat litologo-fasiale të horizontit fosfortik të kretakut të sipërm në vargun strukturor të Kurveleshit” Përmb. Stud. Nr.1, 1971. J. Pano ka bërë kërkime për vlersimin e horizontit fosfatik në vargmalet Borsh-Ftere “Relacion mbi punimet e kryera për vlersimin e horizontit fosfatik Cr2 në vargmalet Borsh-Ftere për vitin 1969” Gjirokaster 1970. M. Gjonçaj, H. Çumani në rajonin Përmet-Kelcyrë kanë bërë kërkime për fosforitet e kretakut të sipërm, qymyre dhe për shkrifërime “Relacion gjeologjik mbi studimet e kërkimit në zonën Përmet-Kelcyrë për qymyret, fosforitet e Cr2 dhe vlerësimi i shkrifërimeve lumore në zonën e Këlcyrës si dhe shkriferimeve të vjetra në strukturën e Memaliajt” Gjirokaster 1970.
Punimet e kërkim zbulimit per bokside janë bërë nga E. Koshi në rajonin e Skunjelit “Raport mbi punimet e kërkim zbulimit të boksideve të kryera gjatë viteve 1960 – 1961 në zonën e vendburimeve të boksideve të malit të Skunjellit” Tiranë 1961. Gjatë viteve 1964 – 1969 A. Duraj ka bërë punime kërkim – zbulimi per bokside në rajonin e Tropojës, duke ndërtuar edhe hartën gjeologjike skematike në shkallen 1:50000 “Të dhëna paraprake mbi shfaqjen e boksideve në rajonin qëndror të Alpeve Shqiptare” Përmb. Stud. Nr.4, 1966; dhe në raportin “Boksidet e Alpeve të Shqipërisë së Veriut - rajoni Tropojë” B. Curri 1972. A. Duraj, T. Pano, V. Qendro “Përbërja minerale e kimike dhe llojet e xeherorëve të boksideve të vendit tonë” Përmb. Stud. Nr.11, 1969. Ndersa studimin mineralogjik e ka bërë M. Mustafaj “Studim mineralogjia e xeherorëve të boksideve të rajonit të Valbones”Tiranë 1970. Z. Toska, Sh. Bushati “Horizonti i argjilave boksidbartëse jurasike në pjesën veriperëndimore të Alpeve Shqiptare” Përmb. Stud. Nr.2(15), 1970.
Për zbulimin e mineralit te asbestit në rajonin e Pukës kanë punuar K. Poga, I. Ndojaj “Raport mbi gjeologjinë dhe zbulimin paraprak të vendburimit të asbestit në kodrat e Pukës” Tiranë 1967, dhe “Problemi i azbestit në përgjithësi në vendin tonë” Përmb. Stud. Nr.12, 1969. Më pas kanë vazhduar zbulimin N. Osmani, A. Dibra “Raport mbi llogaritjen e rezervave në vendburimin e asbestit Pukë me gjendje 1. 1. 1967 deri më 1. XII. 1967” Tiranë 1969, dhe në artikullin “Mundësia e përdorimit të koeficientit të xeherorizimit në llogaritjen e rezervave të vendburimeve të azbestit me përqëndrime heterogjene të mineralizimit” Përmb. Stud. Nr.3(16), 1970. Ndërsa në rajonin e Korthpulës punime zbulimi kanë bërë V. Liko, H. Balla, K. Imami “Raport mbi zbulimin e detajuar të vendburimit të asbestit Korthpulës me llogaritjen e rezervave me gjendje 31. XII. 1970” Tiranë 1971, “Shtojcë e llogaritjes së përmbajtjes mesataree të ponderuar të azbestit sipas kategorive të veçanta dhe rezervave të raportit mbi zbulimin e detajuar të vendburimit të azbestit Korthpulë me gjendje 31.12.1970”. Ndërsa S. Dede për azbestin ka shkruar “Mbi mundësinë e formimit të azbestit për efekt të veprimtarisë aktive të magmës bazike mbi shkëmbinjtë ultrabazikë” Përmb. Stud. Nr.13, 1969; N. Shkodrani “Shfaqje të azbestit në masivin ultrabazik të Krrabit (Pukë) Përmb. Stud. Nr.3, 1966. Q. Çoku, P. Vaso “Azbesti” Teknika Nr.2, 1968.

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 11 Prill 2003 04:23
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 08:36 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 7 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Gjeologji & Gjeografi > Historiku i studimeve gjeologjike (i detajuar) > 3.III. Kërkimet dhe Punimet Gjeologjike të kryera nga shteti Shqiptar (1945-2000)

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.