Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Gjeologji & Gjeografi > Historiku i studimeve gjeologjike (i detajuar) > 3.III. Kėrkimet dhe Punimet Gjeologjike tė kryera nga shteti Shqiptar (1945-2000)
Gjithsej 7 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

• Kërkime për magnezite në rajonin Gomziqe - Dushk ka bërë gjeologu kinez Ma Juan Tao “Rekomendacia po napravelniju dalneishih rabot v Dushskom rajone magnezitogo orudenenija” Tiranë 1963
I. Turku, A. Tërshana kanë studiuar granitet e Levrushkut, duke bërë edhe rilevimin gjeologjik në shkallën 1: 2000 “Raport granitet e Levrushkut, mbi rezultatet e rivelimit gjeologjik 1: 2000, në zonën e malit të Levrushkut gjatë 1966 – 1967” Tiranë 1968, si dhe në “Granitet e Levrushkut dhe vlera e tyre praktike” 1968. I. Turku, A. Tërshana, Xh. Konçi, E. Koshi, M. Kuka, Y. Selenica: “Granitet e Levrushkut-lëndë e parë feldshpatike-kuarcore” Përmb. Stud. Nr.6, 1967. A. Tërshana ka bërë punime kërkim-zbulimi për minerale bariti “Raport mbi punimet e kërkim-zbulimit në shfaqjet e mineralizuara te baritit në malin e Levrushkut-Pukë gjatë viteve 1968-1969” Tiranë 1969, si dhe “Premisat e kerkimit të baritit në Shqipëri”(Referuar në Institutin e Kërkimeve Gjeologjike në prill 1969, dhe “Mbi mineralizimin e baritit të malit të Levrushkut” Përmb. Stud. Nr.3, 1971.). Ndërsa E. Koshi, M. Kuka kanë bërë studimin për pasurimin e graniteve “Raport mbi studimin teknologjik të pasurimit laboratorik të graniteve të Levrushkut” 1968. I. Turku, A. Tërshana kanë studiuar abitofiret e xhamet vullkanike “Mbi kompleksin vullkanogjeno-sedimentar të zonës Guri i Zi (Shkodër)” Bul.USHT. ser.Shk.Nat. Nr.2, 1964; “Albitofiret e Gurit të Zi (Shkodër)” Përmb. Stud. Nr.1, 1965; “Mbi vlerën praktike të qelqeve vullkanike mesataro-acid të Mirditës” Përmb. Stud. Nr.5, 1967 (në këtë të fundit është bashkëautor edhe H. Caslli), dhe autori I. Turku “Llavat jastekore të Mirditës” Bul.USHT. ser.Shk.Nat. Nr.4, 1965.

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Prill 2003 04:23
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

• A. Tërshana ka bërë punime kërkim – zbulimi për xhama vullkanik “Xhamet vullkanik të Lumbardhës”; “Raport mbi punimet gjeologjike të kërkim-zbulimit dhe vlersimit praktik” Tiranë 1970. “Relacion mbi punimet gjeologjike që duhet të kryhen nga ndërmarrjet gjeologjike Pukë e Rubik për xhamat vullkanikë” Tiranë 1970.

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Prill 2003 04:23
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

• Punime kërkim – zbulimi për gjips në rajonin e Kavajës ka bërë S. Elhakim që i ka paraqitur në “Raport mbi rezultatet e punimeve të zbulimit paraprak të kryera në vendburimin e gipseve Gipsar Mengaj, Kavajë gjatë viteve 1966 – 1967” Tiranë 1968. Kurse kabineti i përgjithësimit të Instutit të Naftës ka bërë përgjithësimin e materialeve gjeologjike të rajonit të Dumresë përfshi edhe gjipset “Përgjithësimi i materialeve gjeologo-gjeofizike të rajonit Dumre në kompleks me shfaqjet e gipseve në pjesën jugore të rajonit” 1969.

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Prill 2003 04:24
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

• Për zbulimin e kriprave në rajonin e Dumresë ka punuar Th. Nasto “Relacion mbi dhënien e një pusi në jug të Dumresë për studimin e Silvinës” Q. Stalin 1966. Ndërsa I. Bajo, Ll. Korini kanë punuar për zbulimin e vendburimit Dhrovjan “Raport gjeologjik mbi llogaritjen e rezervave për punimet e zbulimit të kryer në vendburimin Dhrovjan gjatë periudhës 1. V. 1970 deri 20. 1. 1971” Gjirokaster 1971
Për zbulimin e gelqerorëve S. Ohri ka punuar në objektet Zall (Fushë Krujë), Letan (Elbasan), Derçan, Biranje, Tarabosh, Shishtufinë, Bërxellë, si dhe të argjilave e ranorëve, që i ka paraqitur në “Raport mbi zbulimin e detajuar të vendburimit të gëlqerorëve Zall, të argjilave Zalldushk si lëndë e parë për prodhimin e çimentos portland për fabrikën e re Fush Krujë” Tiranë 1962; “Raport mbi zbulimin e detajuar të vendburimit të gëlqerorëve Letan, dhe të vendburimit të argjilave Zamurraj si lëndë e parë për prodhimin e çimentos portland në Elbasan” Tiranë 1962; “Raport mbi zbulimin paraprak të vendburimit të ranorëve Metan” Tiranë 1963; “Raport mbi zbulimin e detajuar të vendburimit të gëlqerorëve Derviçan, të argjilave Halltepe si lëndë e parë për prodhimin e çimentos portland” Tiranë 1966; “Raport mbi zbulimin e detajuar të vendburimit të gëlqerorëve Biranje, të argjilave Inonisht si lëndë e parë për prodhimin e çimentos portland (1963-1964)” Tiranë 1966; “Raport mbi zbulimin e detajuar të vendburimit të gëlqerorëve Tarabosh, të argjilave Tarabosh si lëndë e parë për prodhimin e çimentos portland për fabrikën e çimentos Shkodër (1965-1966)” Tiranë 1967; “Raport i shkurtër mbi punimet e kryera në vendburimin e gëlqerorëve Shishtufinë, të argjilave Paskuqan si lëndë e parë për prodhimin e çimentos Tiranë” Tiranë 1967; “Relacion mbi punimet plotësuese të kryera në vendburimin e gëlqerorëve Metaj gjatë vitit 1969 për shtimin e rezervave të gëlqerorëve të përshtatshëm për tu përdorur si flus në metalurgjinë e zezë” Tiranë 1969; “Relacion mbi punimet gjeologjike të etapës së zbulimit paraprak të kryer në vendburimin Bërxellë(Elbasan) gjatë vitit 1968” Tiranë 1970; F. Arkaxhiu, S. Ohri “Studime gjeologjike për sigurimin e lëndëve të para për industrinë e material ndërtimit” Përmb. Stud. Nr.13, 1969. S. Ohri gjithashtu ka punuar për zbulimin e dolomiteve në Dukat të Vlorës “Raport mbi punimet e zbulimit gjeologjik të kryer në vendburimin e dolomiteve Dukat gjatë vitit 1967” Tiranë 1969. me studimin e dolomiteve është marrë edhe F. Diamanti “Kimizmi, përhapja dhe rëndësia ekonomike e dolomiteve në strukturat e Shqipërisë Jugore e Jugperëndimore” Përmb. Stud. Nr.4, 1966. V. Noçka ka bërë punime për zbulimin e gelqerorëve në Pobreg dhe Bicaj “Relacion mbi sigurimin e gëlqerorëve në Pobreg dhe Bicaj për përdorimin e tyre si flus në metalurgjinë e bakrit Kukës” Tiranë 1964; S. Guranjaku ka bërë punime në vendburimin e gëlqerorëve Fush Krujë, “Relacion gjeologjik mbi plotësimin e detyrës së shpimit nr. 5, të kryer në karrierrën e gëlqerorëve të fabrikës së çimentos Fushë Krujë” Tiranë 1970.
L. Hajnaj ka bërë punime për zbulimin e mermerëve në Muhur, e gurëve dekorativ Qafë Prisk, e gëlqerorëve brekçiozë në Tepë – Shkodër “Relacion mbi punimet e kryera me llogaritjen e rezervave në vendburimin e mermerevë dolomitikë të Muhurit” Tiranë 1967; “Relacion mbi punimet e zbulimit të gurëve dekorativë Qafë Prisk” Tiranë 1968; “Relacion mbi punimet e kryera me llogaritjen e rezervave në vendburimin e gëlqerorëve brekçiozë të memerizuar Tepë – Shkodër”Tiranë 1968; si dhe në artikullin e shkruar bashkë me A. Dukaj “Gurët dekorativë të vendit tonë dhe perspektiva e kërkim – zbulimit të vendburimeve të tyre” Përmb.Stud. Nr.9 – 10,1968; kurse bashkë me S. Elhakim kanë bërë punime për zbulimin e gëlqerorëve në Lis “Raport mbi punimet e zbulimit paraprak të kryer në vendburimin e gelqerorëve të mermerizuar Lis – Burrel gjatë viteve 1967 – 1970” Tiranë 1970. K. Imami ka bërë kërkim zbulimin e gëlqerorëve të memerizuar Kovashicë “Raport mbi punimet e zbulimit të detajuar me llogaritjen e rezervave të vendburimit të gëlqerorëve të memerizuar Kovashicë, gjendje 1. 1. 1969” Tiranë 1969.
Z. Sinoimeri, B. Ostrosi, S. Burri kanë studiuar travertinat në rrethin e Korçës “Mbi disa lloj travertinash në rrethin e Korçës” Bul. USHT, Ser.Shk.Nat.N.4, 1963.

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Prill 2003 04:24
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

• Punime për kërkim – zbulimin e rërave kuarcore në rajonin e Mëzezit e Priskës dhe për kuarcite në rajonin e Shishtavecit si dhe për kaolina dhe argjila ka bërë V. Noçka që i ka pasqyruar në “Raport informativ mbi rezultatet e punimeve të revizionim, kërkim – zbulimit të kuarceve, rërave kuarcore, kaolinave dhe argjilave refraktare gjatë vitit 1961” Tiranë 1963; ”Raport mbi rezultatet e zbulimit të detajuar të rërave kuarcore për qelq Mëzez”Tiranë 1962; “ Shtojcë raporti mbi rezultatet e zbulimit të detajuar të rërave kuarcore për qelq Mëzez”Tiranë 1962; ”Raport mbi rezultatet e zbulimit të detajuar të rërave kuarcore për tulla silikat të vendburimit Mëzez”Tiranë 1962; “ Shtojcë raporti mbi rezultatet e zbulimit të detajuar të rërave kuarcore për tulla silikat të vendburimit Mëzez”; “Raport mbi zbulimin e vendburimit të kuarciteve flus Kroi i Bardhë” Tiranë 1963; “Raport gjeologjik mbi kuarcet, e rajonit të Shishtavecit, vendburimit Kodra e Noçit, vendburimi Guri Derdhur, vendburimit Kodra e Alis, vendburimit Kodra Zajës, sipas punimeve të revizionim kërkim – zbulimit të kryer gjatë viteve 1963 – 1965 dhe 1967 në këtë rajon” Tiranë 1968; ”Raport mbi rezultatet e punimeve gjeologo – zbuluese për rëra kuarcore si lëndë e parë për forma të derdhjes së gizës në vendbburimin e rërave të Priskës gjatë viti 1966” Tiranë 1968. Th. Godello ka bërë punime gjeologjike për zbulimin e rërave kuarcore në Visokë “Raport mbi rezultatet e zbulimit të detajuar të rërave kuarcore për tulla silikat të vendburimit Visokë (Patos)” Tiranë 1962; kurse studimin e pasurimit të tyre se ka bërë E. Koshi “Raport mbi studimin e pasurimit të rërave kuarcore bituminoze të Patosit”.

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Prill 2003 04:24
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

• Kërkime për trepele kanë bërë K. Poga, S. Pano, që i kanë pasqyruar në “Relacion mbi punimet e kërkim – zbulimit të trepeleve në vendburimin e Muzinës” Tiranë 1966.
Punime gjeologjike për zbulimin e argjilave ka bërë Th. Godello në rajonin e Shkodrës dhe të Vorës, “Raport mbi rezultatet e zbulimit të detajuar të vendburimit të argjilave Bregu i Ranës-Shkodër” Tiranë 1964 dhe “Raport mbi zbulimin e detajuar të vendburimit të argjilave për tulla e tjegulla Marqinet (Vorë)” Tiranë 1965; N. Osmani ka punuar në Polovine (Kuçovë) dhe Bradashesh (Elbasan) “Raport mbi zbulimin e detajuar të vendburimit të argjilave për tulla e tjegulla Polovine (Kuçovë)” Tiranë 1965, dhe “Raport mbi zbulimin e detajuar të vendburimit të argjilave për tulla e tjegulla Bradashesh (Elbasan) viti 1966” Tiranë 1966. H. Balla ka bërë punime në Shënavlash e Currila “Raport mbi zbulimin e detajuar të vendburimit të argjilave për tulla e tjegulla Shënavlash dhe në vendburimin e argjilave për solucione shpimi Currila, në rajonin e Durresit” Tiranë 1966. S. Canko, H. Balla në Alarup “Raport mbi zbulimin e argjilave me zor të shkrishme të vendburimit Alarup gjatë viteve 1966 – 1967” Tiranë 1968. Me studimin e argjilave dhe të mineralogjisë së tyre është marrë S. Burri “Vetitë fiziko-mineralogjike të disa argjilave të vlefshme për prodhimin e keramzitit” Bul.USHT. ser.Shk.Nat. Nr.1, 1965; “Disa të dhëna mbi përhapjen dhe përbërjen minerale të argjilave të Shqipërisë”Stud.Gjeol. Vëll.II, 1966; S. Burri, V. Qendro “Të dhëna mbi mineralogjinë e argjilave të Alarupit” Bul.USHT. ser.Shk.Nat. Nr.1, 1966; S. Burri, Dh. Deçi “Të dhëna mbi vlerësimin e disa argjilave të Shqipërisë që përdoren për Shpimin e puseve” Bul.USHT. ser.Shk.Nat. Nr.3, 1968. S. Burri “Përcaktimi i temperaturës së gresifikimit të argjilave me ana e përçueshmërisë elektrike” Përmb. Stud. Nr.3, 1971.

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Prill 2003 04:24
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

• Kërkimet hidrogjeologjike janë bërë në disa rajone të vendit për sigurimin me ujë të pijshëm të qyteteve e qëndrave të banuara, me ujë industrial të uzinave e fabrikave, si dhe janë bërë edhe rilevime hidrogjeologjike.
A Gjata ka bërë punime kërkimi dhe shfrytëzimi në Kavajë, Laç, Fushëkuqe, Gore, si dhe rilevim hidrogjeologjik të rajoneve Shkumbin-Berat dhe Tiranë-Koplik “Raport mbi punimet hidrogjologjike të kryera gjatë viteve 1961-1962 dhe punimeve të shfrytëzimit të kryera gjatë 1963-1964 në zonën e qytetit të Kavajës” Tiranë 1964. “Raport mbi konditat hidrogjeologjike të rajonit të Laçit si dhe rekomandime mbi mundësinë e furnizimit me ujë të uzinës së prodhimit të superfosfatit” Tiranë 1964; “Raport hidrogjeologjik të pellgut artezian Fushëkuqe-Gore dhe prespektiva e madhe e tij” Tiranë 1968; “Raport i rilevimit hidrogjeologjik në shkallën 1: 50 000 për zonën Shkumbin Berat” Tiranë 1969. Bashkë me A. Lako etj, kanë rilevuar rajonin Tiranë-Koplik “Raport mbi punimet e rilevimit hidrogjeologjik të shkallës 1: 50 000 për rajonin Tiranë – Koplik” Tiranë 1965. S. Mitro ka bërë punime hidrogjeologjike kërkimi e shfrytëzimi në rajonin e Elbasanit dhe kërkimeve Pukë “Raport mbi punimet hidrogjeologjike të kryera në zonën e Elbasanit gjatë vitit 1961” Tiranë 1963; “Raport mbi punimet e kërkim – shfrytëzimit të kryera në Krastë e Madhe Elbasan në vitin 1963”Tiranë 1964; dhe “Raport i shkurtër mbi punimet e kërkimit të kryera në Pukë në vitin 1963” Tiranë 1964. Ai gjithashtu ka studiuar edhe fushën e Starovës “Relacion në lidhje me përcaktimin e koeficientit të filtrimit në rërat liqenore të fushës së Starovës” Tiranë 1964; më pas punimet në Pukë i ka vazhduar S. Bushi që i ka përshkruar në “Relacion teknik mbi mundësinë e furnizimit me ujë të qytetit Pukë”1965. I. Tafilaj ka bërë kërkime hidrogjeologjike në Novoselë, Lushnjë, Vrinë dhe Kuçovë “Raport mbi punimet hidrogjeologjike në rajonin Novoselë (Vlorë)” Tiranë 1963; “Raport mbi punimet hidrogjeologjike të shfrytëzimit të kryera në rajonin Novoselë (Vlorë) gjatë vitit 1963” Tiranë 1964; “Raport mbi punimet hidrogjeologjike të kryera në pellgun artezian të Lushnjës për furnizimin e Lushnjës me ujë të pijshëm e industrial” Tiranë 1965; “Relacion mbi konditat hidrogjeologjike të rajonit të Vrinës dhe mundësia e sigurimit me ujë të fshatrave Mursi, Xarë, Vrinë” Tiranë 1964; “Raport i shkurter hidrogjeologjik mbi furnizimin suplementar të Q. Stalin me ujë të pijshëm dhe industrial nga zona Poshnjë – Pashalli” Tiranë 1968. Ai gjithashtu ka studiuar konditat hidrogjeologjike të minierës së Mëzezit “Relacion mbi konditat hidrogjeologjike të pusit të minierës së Mëzezit” Tiranë 1964. A. Lako ka bërë punime hidrogjeologjike në rajonin e Beratit, Dobraçit, Kamzës, Elbasanit dhe rilevim hidrogjeologjik në rajonin Nartë Libofsh “Raport mbi punimet hidrogjeologjike të kryera në periferi të Beratit” Tirane 1962, “Raport mbi punimet hidrogjeologjike të shfrytëzimit në zonën e Dobraçit (Shkodër)” Tiranë 1963, “Relacion i shkurtër mbi punimet hidrogjeologjike te kryera ne Kamëz” Tiranë 1965, “Raport mbi punimet hidrogjeologjike të kërkimit në zonën Elbasan-Labinot fushe” Tiranë 1966, “Raport mbi punimet hidrogjeologjike ne shkallë 1:50000 në zonën perëndimore Nartë-Libofsh” Tiranë 1968, “Raport mbi punimet hidrogjeologjike të kërkim-shfrytëzimit në Vidhas Elbasan”Tiranë 1970.
Hidrogjeologu kinez Cin Kai Nun ka bërë kërkime hidrogjeologjike për gjetjen e burimeve të ujit për furnizimin e qytetit të Durrësit, që i ka përshkuar në “Otçet o gidrogeologiçeskish isledovania po iziskania istoçnikov vedosnobzhenia goroda Durrës” Tiranë 1963.
Z. Keta, S. Mitro kanë bërë kërkime hidrogjeologjike në rajonin Ferras-Çerven-Novoselë për sigurimin me ujë të pijshëm dhe industrial të qytetit të Fierit “Raport mbi punimet hidrogjeologjike të kryera në pellgun subartezian të lumit Vjosa në rajonin Ferras-Çerven-Novoselë” Tiranë 1964, më pas Z. Keta ka vazhduar punimet ne rrethin e Durresit në Pezë dhe në Novoselë “Relacion i shkurtër mbi punimet hidrogjeologjike të kërkim-shfrytëzimit në rajonin Fllagë-Durrës” Tirane 1964, “Relacion mbi furnizimin me uje të sektorit Shkallmuer –Shenavlash” Tirane 1965, “Relacion mbi rikonjicionin për furnizimin me ujë të fshatit Pezë e Madhe”Tirane 1965, “Raport (plotësues) mbi punimet hidrogjeologjike të kërkim-shfrytëzimit të kryer në rajonin e Novoselës (Vlorë)” Tirane 1965. F.Sara ka bere punime hidrogjeologjike në Bulgarec “Raport mbi kërkimet hidrogjeologjike në zonën e Bulgarecit (Korçë) gjate vitit 1962” Tiranë 1963. Punime hidrogjeologjike të kërkimit dhe të shfrytëzimit në rajonin e Fushë Krujes dhe në Turanov-Korçë ka bërë N. Tyli “Raport mbi kërkimet hidrogjeologjike në zonën Fushe Krujë viti 1963” Tirane 1963,“Raport mbi punimet hidrogjeologjike të shfrytëzimit në zonën e Fushë Krujës”Tiranë 1964, “Raport mbi punimet e shfrytëzimit në Turan- Korçe viti 1963-1964” Tiranë 1964. Xh.Shehanaku ka bërë kërkime hidrogjeologjike në Ishullin e Sazanit “Relacion i shkurter mbi mundesinë e furnizimit me ujë të Ishullit të Sazanit” Tiranë 1965. P.Shtrepi ka studjuar rajonin e Konizbaltës “Raport mbi punimet hidrogjeologjike të kryera në Konizbaltë-Berat” 1965, si dhe vrojtimet në puset e naftës që i ka pasqyruar në artikujt “Mbi vrojtimet hidrogjeologjike në puset e kërkimit të naftës dhe të gazit” Teknika Nr.4, 1970; dhe “Disa mendime lidhur me studimet hidrogjeologjike, roli dhe rëndësia e tyre në kërkimin e naftës e gazit”Nafta dhe Gazi, Nr.4, 1970.
A. Babameto ka bërë rilevimin hidrogjeologjik të rajonit Erzen-Shkumbin, që e ka paraqitur ne “Raport rilevimi hidrogjeologjik per rajonin ndërmjet lumenjve Erzen-Shkumbin shkalla 1:50000” Tiranë 1966. R. Eftimi ka bërë punime hidrogjeologjike të kërkim –shfrytëzimit në rajonin e Peqinit, rilevime hidrogjeologjike në rajonin e Lushnjes, të Vlorës-Sarandë-Tepelenë, si dhe studime të fushës aluviale të Matit dhe të Ultesires Pranadriatike “Raport mbi punimet hidrogjeologjike të kërkim-shfrytëzimit në rajonin e përroit Karinës për furnizimin me uje të qytetit Peqin” Tirane 1966, “Raport mbi punimet e rilevimit hidrogjeologjik shkalla 1:50000 të kryera në zonën e Lushnjes gjatë vitit 1965” Tiranë 1967; “Raport mbi punimet e itinerareve të rilevimit hidrogjeologjik në shkallë 1:50000 në zonën Vlorë-Himarë-Sarandë-Tepelenë” Tiranë 1969, si dhe në artikujt “Veshtrim mbi hidrogjeologjinë e fushes aluviale të lumit Mat” Përmbledhje studimesh Nr. 4, 1966; “Grupimi i vendburimeve të ujërave nëntokësore të Ultësirës Pranadriatike dhe disa karakteristika të tyre”. Përmb.Stud. Nr. 9-10, 1968; “Temperatura e ujërave nëntokësore të burimeve natyrore” Përmb Stud. Nr. 12, 1969; Disa nga studimet e gjeologjisë inxhinierike janë pasqyruar nga V. Shehu, T. Rambi në “Raport mbi gjeologjinë e Vaut të Dejës” Tiranë 1966, A. Lubonja, A. Zeqo, V. Shehu etj “Raport mbi kushtet inxhiniero-gjeologjike të hidrocentralit të Vaut të Dejës” Tiranë 1967; A. Zeqo, V. Shehu, “Veshtrim inxhiniero-gjeologjik mbi luginën e lumit Drin” Përmb. Stud. Nr.11, 1969; dhe “Problemi i karstit në nyjën hidroenergjitike të hidrocentralit të Vaut të Dejës” Përmb. Stud. Nr.2(15), 1970.

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Prill 2003 04:25
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

• Nje kontribut te rëndësishëm në plotësimin e detyrave gjeologjike dhe zhvillimin e mëtejshëm të tyre kanë dhënë edhe grupet topografike të organizuar që në vitin 1956 në ekspeditë topografike prane ndërmarjes gjeologjike të Tiranës, dhe topografët pranë ndërmarjeve të tjera gjeologjike. Gjithashtu punonjësit e shpimit e të galerive si dhe ato te laboratoreve kimike pranë ndërmarjeve gjeologjike.

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Prill 2003 04:25
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

• Gjate viteve 1961-1965 niveli i vëllimit të shpimeve nuk pati ndonjë rritje te madhe, nga 90000 ml ne 1960 arriti me 96700 ml në vitin 1966, kjo për dy arsye: nga kufizimi i punimeve të kërkimit dhe nga mungesa e bazes materialo-teknike. Në marreveshjen e nënshkruar midis Qeverise shqiptare dhe asaj kineze në 18 nentor 1968 nga kredia që kjo e fundit dha për Shqipërinë, sektorit të gjeologjisë ju dha nje kredi prej 10 milion rublash, me të cilën u blenë makineri, paisje, aparatura e materiale. Me forcimin e bazes materialo-teknike u shtuan dhe volumet e punimeve, keshtu që në vitin 1970 u shpua rreth 18000 ml.

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Prill 2003 04:25
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

• Në fillim të vitit 1962 nga ana e Drejtorise së Përgjithshme të Gjeologjisë u vendos të krijohej me specialiste shqiptarë grupi për përpilimin e hartës gjeologjike te Shqipërisë në shkallën 1:200000. Meqenëse pedagoget e Fakultetit të Gjeologjise e Minierave ishin te zënë me dhenien e leksioneve dhe përgatitjen e teksteve mësimore, nuk mund te angazhoheshin me punë në ndërtimin e hartës gjeologjike, atëhere grupi për përpilimin e hartës gjeologjike të Shqipërisë u ngrit me një numër të kufizuar specialistësh i përbërë nga T. Biçoku, E. Pumo, A. Xhomo, A. Spiro (Qininxhi), A. Papa dhe P. Çili, me pjesëmarjen e P. Pashko e S. Dede (dy të fundit për çështje të caktuara). Grupi i hartës përveç përgjithësimit të rilevimeve gjeologjike, gjate kater viteve (1963-1966) ka bërë në fushë vrojtime, ka kryer itinerare gjeologjike, rilevime dhe punime të redaktim-revizionimit, është marrë me përpilimin e hartës, përgatitjen për botim të saj dhe shkrimin e tekstit shpjegues Gjeologjia e Shqiperisë.
Në shkrimin e tekstit, për pjesë të veçanta u aktivizuan edhe Ismail Turku (për metamorfizmin) e S. Basho (për pliocenin).
Harta Gjeologjike e Shqipërisë 1:200000 si maket përfundoi në nëntor 1964 dhe në këtë kohë rezultatet u paraqitën në Sesionin Shkencor të Institutit të Studimeve e Projektimeve të Gjeologjisë e Minierave, ku T. Biçoku referoi “Mbi rezultatet e punimeve për përpilimin e hartës së re gjeologjike të Shqipërisë”; P. Çili “Depozitimet e paleozoit”, A. Spiro, A. Xhomo “Sistemi triasik në Shqipëri”, A. Xhomo, P. Çili “Stratigrafia e sistemeve jurasik dhe kretak ne Shqipëri”; A. Papa “Depozitimet paleogjenike në hartën e re gjeologjike të Shqipërisë”; A. Papa, P. Pashko, S. Pasho “Sistemi neogjenik ne Shqipëri”; S. Dede “Perhapja e shkëmbinjve ultrabazike në Shqipëri dhe lidhja gjenetike e mineralizimit të kromit” A. Papa, T. Biçoku “Skemë e re e zonave tektonike të Shqipërisë” dhe F. Geci “Mbi përgatitjen e bazes topografike për hartën e re gjeologjike të Shqipërisë”.
Pas kësaj gjatë vitit 1965 u bë paraqitja e diskutimi i hartës në Drejtorinë e Përgjithshme të kërkimeve të naftës në Kuçovë, në Fakultetin e Gjeologjisë e Minierave, si dhe në ndermarjet gjeologjike të vendit. Gjate vitit 1966 u bënë korigjimet e plotesimet dhe u pergatit harta per botim. Ne vitin 1967 harta gjeologjike doli nga shtypi në shqip dhe në frengjisht. Shtypi u bë në NISH Mjete Mesimore e Sportive “Hamid Shijaku” ne Tirane. Ajo u shoqerua me tekstet shpjegues perkates “Gjeologjia e Shqipërisë” Tiranë 1970 dhe “La Gjeologia de l’Albania” Tiranë 1974.
Krahas hartes gjeologjike është punuar per përpilimin e hartës tektonike të Shqipërisë në shkallën 1:500000, për të cilën u aktivizuan T. Biçoku, A. Papa, A. Xhomo, P. Çili, S. Dede, E. Pumo, A. Qirinxhi, M. Shallo. Harta doli nga shtypi më 1969, dhe u botua në NISH Mjete Mësimore Sportive “Hamid Shijaku” Tirane.
Ndersa për ndërtimin e hartës së mineraleve të dobishme të Shqipërisë në shkallën 1:200000 u angazhua një kolektiv i gjerë prej 33 vetësh: T. Biçoku, R. Shehu, P. Çili, N. Alikaj, F. Arkaxhiu, F. Bakalli, E Bushi, H. Caslli, N. Çili, G. Çomo, S. Dede, R. Eftimi, S. Guranjaku, L. Hajnaj, Dh. Ikonomi, V. Meko, Z. Meko, P. Murataj, I. Ndoja, N. Osmani, B. Ostrosi, A. Papa, L.H. Peza, E. Pumo, A. Seriani, A. Qirinxhi, M. Shallo, N. Shkodrani, A. Tashko, A. Tërshana, H. Uzuni, A. Xhomo. Harta u shoqërua me “Regjistër i vendburimeve dhe I shfaqeve te mineraleve të dobishme të Shqipërisë” dhe doli nga shtypi më 1971. Ajo gjithashtu u shtyp në NISH Mjete Mësimore Sportive “Hamid Shijaku” Tirane. Gjithashtu ishte përgatitur në dorëshkrim edhe teksti shpiegues “Mineralet e dobishme te Shqipërisë” (1974), por që nuk u botua.

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Prill 2003 04:25
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 12:35 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 7 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Gjeologji & Gjeografi > Historiku i studimeve gjeologjike (i detajuar) > 3.III. Kėrkimet dhe Punimet Gjeologjike tė kryera nga shteti Shqiptar (1945-2000)

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.