Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Figura tė shquara > Rilindasit > Sami Frashėri
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
volter
shpirt artisti

Regjistruar: 19/11/2003
Vendbanimi: Moscow
Mesazhe: 4646

Sami Frashėri

Sami Frashëri
Sami Frashëri (1850-1904)

Filozof dhe ideolog i shquar i Rilindjes Kombëtare. Lindi në Frashër më 1850 në familjen e një Spahiu të vogël. Mësimet e para i mori në Frashër, kurse ato të mesme në gjimnazin "Zosimea" të Janinës.
Më 1871 u vendos në Stamboll, ku filloi punën krijuese letraro-shkencore dhe veprimtarinë në të mirë të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Atje ra në kontakt dhe u lidh me lëvizjen përparimtare politiko-shoqërore dhe u njoh me patriot shqiptarë si Pashko Vasën, Jani Vreton, Ismail Qemalin, Kristoforidhin, Hoxha Tasinin etj.

Gjatë viteve në vazhdim edhe më vonë, shquhet si mbrojtës i vendosur i të drejtave të popullit shqiptar, si një organizator e udhëheqës i lëvizjes politike e kulturore kombëtare shqiptare.
Samiu ishte një nga themeluesit e kulturës në gjuhën shqipe që lulëzoi në gjysmën e dytë të shek. XIX kur shkruajti 5 tekste për shkollën e parë shqipe, midis të cilave "Abetare e gjuhës shqipe„ (1886), "Shkronjëtore e gjuhës shqipe„(gramatikë e shqipes,1886) dhe "Shkronja„(gjeografia, 1888). Një vlerë të veçantë ka "Shkronjëtorja e gjuhësë shqip" (1886), një nga gramatikat më të mira, hartuar në të kaluarën.
Samiu dallohet edhe në fushën e letërsisë e të shkencës, fusha në të cilat botoi në turqisht mbi 40 vepra, shumica orgjinale, disa përkthime, një pjesë të të cilave mbetën të pabotuara. Në listën e gjatë të veprave të Samiut ka shkrime letrare, novela e drama, fjalorë e tekste shkollore, broshura për popullarizimin e njohurive shkencore, studime mbi gjuhësinë e letërsinë turke e arabe. Samiu i dha popullit turk të parin fjalor normativ dhe etimologjik të turqishtes dhe të parën enciklopedi të historisë e të gjeografisë në 6 vëllime.Ai drejtoi gjithashtu disa organe shtypi, gazeta e revista, si "Feneri" (1873), "Kopështi" (1873), "Mëngjesi" (1876), "Zëdhënësi i Lindjes" (1878) dhe "Java" (1881).
Në gjithë pasurinë letrare e publicistike dallohet kryevepra e tij në gjuhën shqipe "Shqipëria ç’ka qënë ç’është e ç’do të bëhetë?" (1899), e cila me të drejtë është çmuar edhe si manifesti politik i Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Idetë e orientimet e kësaj vepre, së bashku me ato të fjalëve të urta të botuara në turqisht dhe të të gjithë veprës së tij të gjerë shkencore, e bëjnë Samiun një nga dijetarët më në zë që ka nxjerrë historia e popullit shqiptar, atdhetarin e madh dhe humanistin e shquar të kulturës kombëtare shqiptare. Samiu vinte në bazë të zhvillimit shoqëror mendjen dhe inteligjencën. Po të merren parasysh kushtet historike në të cilat jetoi e punoi, botëkuptimi filozofik i Samiut duhet vlerësuar si botëkuptimi më i përparuar i asaj kohe në Shqipëri dhe në Perandorinë Osmane. Në emër "të arsyes", Samiu u ngrit kundër rendit të paarsyeshëm feudalo-despotik, si edhe kundër paditurisë e obskurantizmit, kërkoi lirinë për popullin e vet, barazinë dhe mirëqenien të mbështetur në punën për të gjithë. Në qoftë se në rrjedhjen e ngjarjeve nuk ndërhyn vullneti i zotit, në qoftë se ato ecin sipas ligjeve të tyre të brendshme, atëherë, sipas Samiut, forca vendimtare është "mendja", "inteligjenca" e njeriut, që e lejon të zbulojë të fshehtat e botës dhe të ecë përpara. Me anën e "mendjes", të "inteligjencës", njeriu, shkruante Samiu, "u largua gjithnjë e më tepër nga kafsha dhe u bë përherë e më tepër një levë e fortë që e shpuri lart e më lart qytetërimin".
Idetë më të afërta për Samiun, ato që ndeshen më shpesh në veprën e tij dhe që shprehen më me forcë, janë ato që kanë të bëjnë me kombin, me tiparet e tij, me rrugën e çlirimit kombëtar, me të sotmen dhe të ardhmen e Shqipërisë. "Sendet më të shtrenjtë në botë, - shkruante Samiu, - janë nderi dhe atdheu. Ata që për dobi personale shkelin dashurinë e atdheut, ata shkelin njëkohësisht edhe nderin e tyre". Atdhedashurinë ai e shihte si një ndjenjë të tillë, së cilës "asnjë nuk mund t’i bëjë ballë". "Topi që shemb kështjellat më të fuqishme është atdhedashuria", thoshte Samiu.
Një problem i lidhur ngushtë me kombin është ai i gjuhës. "Shenja e kombësisë është gjuha, - shkruante Samiu, - çdo komb mbahet nga gjuhët". Kur një komb e humb gjuhën, humb dhe veten. Me ç’gëzim të madh shkruanin Samiu e Naimi në një letër dërguar një mikut të tyre për arritjet në shkrimin e në lëvrimin e gjuhës shqipe: "Armiqtë e kombit tonë, - thoshin ata, - donin të na gënjenin ç’prej kohe se gjoja gjuha shqipe është një gjuhë e prishur dhe trashamane, se nuk mund të shkruhet, se s’ka gramatikë, se me të nuk mësohen shkencat e tjera. Por në fund panë se shqipja u bë, u shkrua, u krijua alfabeti i saj, u hartua gramatika, u shtypën librat e shkencës, u përkthyen poezi të bukura prej çdo gjuhe të huaj. Me një fjalë u kuptua se ç’gjuhë e përsosur dhe e rregullt është shqipja".
Në luftën për çlirimin e atdheut nga robëria një rol të madh, sipas mendimit të drejtë të Samiut, do të luante bashkimi i popullit shqiptar. Ai fliste me admirim për forcën e bashkimit dhe për dëmin e grindjes dhe të përçarjes. "Bashkimi, - shkruante ai, - bën të mundura sendet e pamundshme, kurse grindja bën të pamundura sendet e mundshme". Një pengesë e madhe në rrugën e bashkimit politik ishte përçarja fetare, e mbajtur gjallë dhe e nxitur nga pushtuesit osmanë dhe qarqet politike shoviniste të shteteve fqinje. Samiu me gëzim bënte një konstatim që ishte në të njëjtën kohë edhe një dëshirë e tij: "Shqiptari nuk njeh grindjet e fesë dhe luftërat e përgjakshme fetare, që kanë njohur popujt e Lindjes dhe të Perëndimit. Bashkimi i vërtetë dhe i fortë është ai që mbështetet mbi një themel parimor, mbi bindje të përbashkëta". "Bashkimi i ideve dhe i parimeve, - shkruante ai, është më i fortë se bashkimi i shteteve". Një bazë e tillë parimore për Samiun ishte dashuria për Shqipërinë, së cilës duhej t’i nënshtrohej çdo lloj ndjenje e vlere tjetër. "Shqiptari është shqiptar para se të jetë mysliman apo i krishterë", shpallte ai, duke ngritur kështu idenë e kombësisë mbi idenë e fesë.
Samiu ishte një luftëtar i të drejtave njerëzore, një paralajmëtar i një bote tjetër pa despotizëm dhe pa shtypjen e dinjitetit të njeriut. Dëshmi për këtë, ndoshta më kuptimplotja, është qëndrimi i Samiut ndaj gruas. Problemit të gruas, të vendit të saj në shoqëri, të rrugëve të emancipimit të saj, Samiu i kushtoi një libër të tërë. Gruas ai i njihte një rol shoqëror, atë të edukimit të brezit të ri dhe, nëpërmjet tij, të konsolidimit të vetë shoqërisë. "Një shtet i qytetëruar, - shkruante Samiu, - mbështetet në edukatën e gruas". Gjithashtu ai i njihte gruas të drejta të barabarta me burrin në familje. Shkrimet e Samiut, e gjithë vepra e tij në shqip dhe në turqisht është e mbushur me një besim të madh në çlirimin e afërt të Shqipërisë, në një të ardhme më të mirë të saj. Këtë besim ai e mbështeste në një varg faktorësh historiko-politikë e psikologjikë. Të tillë faktorë për Samiun ishin lashtësia e popullit shqiptar, trimëria e tij, talenti dhe zgjuarsia, dashuria për punë e mbi të gjitha atdhedashuria. Samiu priste çdo ditë të dëgjonte lajmin e gëzuar të shembjes së despotizmit anakronik të sulltanit. Ai punoi për ta përgatitur popullin për këtë të ardhme të lirë e të pavarur dhe me idetë e veprat e tij, si edhe me veprimtarinë politiko-shoqërore, i frymëzoi shqiptarët të luftonin për sigurimin e saj gjatë gjith jetës së tij. Vdiq në vitin 1904 duke lën pas një vepër madhështore

__________________
Poets were the first teachers of mankind. Horace

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Mars 2005 12:59
volter nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė volter Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me volter (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: volter Shto volter nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto volter nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 16:51 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Figura tė shquara > Rilindasit > Sami Frashėri

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.