Forumi Horizont Forumi Horizont > Sporti > Futboll > Kombetarja Shqiptare > Pershtypje nga ndeshja Danimarke - Shqiperi
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Admirali
ITSD Engineer

Regjistruar: 07/01/2003
Vendbanimi: Durrės
Mesazhe: 2298

Unhappy

Pershtypje nga ndeshja Danimarke - Shqiperi

Si shume shqiptare, dhe une u gezova kur kombetarja do te luante me Danimarken, kjo sepse do kisha mundesine te shihja skuadren e zemres te luante ne nje shtet te huaj, ne shtetin ku une jam me studime.

Atmosfera dje ishte me te vertete elektrizuese, ngjyrat kuq e zi ne stadiumin "Parken" te ngrohnin zemren, daullet te kenaqnin shpirtin, por ne kete atmosfere nuk ka sesi te mos vesh re dhe disa gjera qe jane turp per ne shqiptaret, gjera te bera nga bashkatdhetaret tane.

Si fillim, para ndeshjes ne fushe dolen disa vajza per te kercyer (cheerleaders ose ragazze pon-pon), gjithcka normale, vetem se kur u degjua kenga e grupit Queens - We will Rock You, shume shqiptare ne tribunen qe ishte enkas per ne, fjalen Rock You e kendonin me te madhe duke e zevendesuar me fjalen Fuck You duke e shoqeruar dhe me xhestin e ngritjes se gishtit te mesem lart.

Kur u degjua himni shqiptar, tifozet daneze mbajten qetesi, treguan respekt. Kurse kur sapo u degjua himni danez, disa shqiptare filluan te fishkellenin, vetem kur disa prej nesh iu thane te ndalonin, ata ndaluan se fishkellyeri, turp per ne shqiptaret.

Nje tifoz shqiptar madje kishte ardhur me nje flamur turk!!!!!!!! Se cfare lidhje kishte kjo gje, nuk e mora vesh, por te vish per te pare kombetaren tende dhe te dalesh me flamur turk, kjo eshte turp.

Kur nje tifoz shqiptar donte te hynte ne fushe gjate ndeshjes, dhe sherbimi i sigurimit e terhoqi per ta nxjerre jashte, nuk munguan sharjet, fluturimet e cakmakeve dhe te gotave plastike me birre ndaj personelit i cili vetem sa po bente detyren per te mbajtur rregull. Vlen te theksoj se gjithashtu gjate pjeses se dyte, kur porta shqiptare ishte nga krahu i tifozerise shqiptare, dikush hodhi nje gote plastike ne fushe, gote qe arriti deri tek kembet e portierit Lika.

Shume turp per ne shqiptaret. Nje huliganizem nga ana e tifozerise, nga te 4 tribunat qe ka Parken, vetem nga tribuna e shqiptareve shihje sharje, hedhje sendesh ne fushe dhe gjeste ofenduese. Per te mos folur pastaj per faktin qe gjate himnit kombetar shqiptar, mbi 75% e tifozeve shqiptare nuk i dinin fjalet, vetem sa gerthisnin kot me kot.

Per cfare ja vlen ne kete rast motoja e tifozerise "O sa mire me qene shqiptar" kur ne shajme, nuk tregojme respekt dhe kulture ndaj skuadres dhe tifozerise mike?


Gjithashtu dy pyetje do ja drejtoja kombetares shqiptare: Futbolliste te kombetares sone, qe per ju shume shqiptare vershojne neper stadiume, qe per ju dhe per ngjyrat qe ju perfaqesoni disa dhe kane humbur jeten, A E Dini Himnin Tone Kombetar, dhe nqs PO, perse nuk e kendoni gjate ceremonise para fillimin te cdo ndeshjeje, por i mbani buzet mbyllur?

Ne Danimarke, per cfare erdhet, per te luajtur futboll per eleminatoret e Kupes se Botes 2006, apo per te bredhur kazinove te Kopenhagenit para ndeshjes?



Debat te mbare bashkekombas

Admirali


P.S.
Personalisht me erdhi keq qe dje dhe une isha midis tifozerise shqiptare, duke veshtruar "kulturen" qe po tregonin shumica. Nese dicka me vrau shpirterisht dje, nuk ishte humbja ndaj Danimarkes, por sjellja prej huliganesh e tifozerise shqiptare.

__________________
Quis custodiet ipsos custodes?

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Qershor 2005 19:52
Admirali nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Admirali Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Admirali (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Admirali Shto Admirali nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Admirali nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 03:57 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Sporti > Futboll > Kombetarja Shqiptare > Pershtypje nga ndeshja Danimarke - Shqiperi

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] nuk lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.