Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Ky rrezik te arnoje corapet, sic bente Enveri
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
arturm
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/12/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1195

Ky rrezik te arnoje corapet, sic bente Enveri

Shpresoj qe, per te kursyer, shefi jone i qeverise te mos marri buken me vete kur vete me sherbim

 

Berisha vetem 191 leke ne banke dhe mbledh dietat e udhetimeve

Ajo që mund të quhet surpriza e këtij viti, ka qenë pikërisht deklarata e pasurisë së Kryeministrit, Sali Berisha. Një formular i mbushur me fare pak para, asnjë pronë dhe pasuri, aq sa la pa gojë edhe shqiptarët më të varfër që duket se janë më të pasur se ai. Duket çudi, por babai i një çupe të artë, e cila koston 1 milion dollarë ka depozitë kursimi në bankë vetëm 1.900 lekë të vjetra dhe jeton me të ardhurat që grumbullon nga dietat me jashtë. Sikundër deklaron në formularin e tij, Berisha nuk prish asnjë qindarkë që i jepet nga buxheti i shtetit për ngrënie apo fjetje gjatë vizitave zyrtare që ai zhvillon në botë. Vetëm gjatë vitit 2006, Kryeministri i qeverisë në dietë ka mbledhur rreth 3.680 euro, që të konvertuara me para shqiptare llogariten në rreth 4.6 milionë lekë të vjetra. Ndërkaq, nga të ardhurat vjetore nga paga, Berisha ka përfituar gjatë ’06-ës rreth 2.5 milionë lekë të depozituara në bankë në emër të bashkëshortes.

Bashkëshortja
Gruaja e shefit të qeverisë, Liri Berisha rezulton më e pasur se bashkëshorti i saj, e kjo referuar depozitave bankare dhe të ardhurave vjetore që ka. Konkretisht tek “Raiffeisen Bank”, ajo ka një depozitë në vlerë 44.774 lekë, si dhe një llogari rrjedhëse po në këtë bankë në vlerë rreth 65 mijë lekë të vjetra. Në një kohë që bashkëshorti i saj, Berisha ka një depozitë kursimi në vlerë 191 lekë dhe një llogari rrjedhëse prej 51 mijë lekësh të vjetra. Po ashtu gruaja e kryeministrit edhe rreth 4 milionë lekë të vjetra nga të ardhurat prej pagës që përfiton si punonjëse e qendrës shëndetësore Nr.4 në kryeqytet. Vlen gjithashtu për t’u nënvizuar se kreu i ekzekutivit së bashku me gruan e tij, Lirinë nuk disponojnë asnjë pronë të paluajtshme dhe nuk kanë asnjë borxh në formë kredie.


Të ardhurat
Për një vit, Kryeministri Berisha së bashku me bashkëshorten e tij, është pasuruar me 1.3 milion lekë. Në total, ata janë pronarë të rreth 4.2 milionë lekëve të reja por që shumica e të cilave figurojnë në emër të bashkëshortes së tij, Liri Berisha në “Raiffeisen Bank”. Këto dy shuma parash, kreu i qeverisë i ka shënuar në formularin vetëm prej tri fletësh format për vitin 2006. Ndërkaq kujtojmë se edhe vitin e kaluar Berisha deklaroi pak a shumë të njëjtën vlerë pasurie me ndryshimin e vetëm që aso kohe deklaroi se i kishte dhënë hua një shumë prej 2.1 milionësh, vajzës së tij, Argita Malltezit.


 
Tani e kuptoj pse eshte kaq kursimtare e bija, ka ngjare nga i jati.
 

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 06 Maj 2007 08:55
arturm nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė arturm Kėrko mesazhe tė tjera nga: arturm Shto arturm nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto arturm nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
varka
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 27/04/2004
Vendbanimi: canada
Mesazhe: 685

Kjo eshte pyetje , pergjigje , pohim apo mohim se skuptoj cfare kerkon nga ne te tjeret te te themi ?

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 06 Maj 2007 17:03
varka nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė varka Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me varka (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: varka Shto varka nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto varka nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
lezhjani-82 ėshtė moderator/e nė kėtė nėn-forum   lezhjani-82
I Pavdekshem

Regjistruar: 02/01/2005
Vendbanimi: Eternity...
Mesazhe: 4813

Bardhyl Mezini

Gjeli i detit kureshtar


Pyet patën një gjeldeti:
- Clfarë pune bën deputeti?
Pata, e befasuar,
I thotë gjelit pëndëshkriftuar:

- Fryhen, ja, kështu si ty,
Bëjnë biznes, pa rënë në sy.
Dhe paret që fitojnë,
Nuk dihet se nga shkojnë.

Pasurinë kur deklaruan,
Më të varfërit rezultuan…

__________________
Jeta eshte nje semundje vdekjeprurese seksualisht e transmetueshme.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Korrik 2007 21:51
lezhjani-82 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lezhjani-82 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lezhjani-82 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė lezhjani-82't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: lezhjani-82 Shto lezhjani-82 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lezhjani-82 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
northwest
derri do plumb

Regjistruar: 28/04/2006
Vendbanimi: mbrapa PC tende :)
Mesazhe: 362

Lezhjani ke gje per temen?po spate mos me sill mua vjersha apo ku ta di un ,heren tjeter permbahu temes se do te raportoj tek Sala per poezin qe solle,tema mbyllet,flm per mirkuptimin :p

__________________
If you can make life better for others and you fail to do so,you are wasting your time on earth..

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Korrik 2007 22:00
northwest nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė northwest Kėrko mesazhe tė tjera nga: northwest Shto northwest nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto northwest nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
lezhjani-82 ėshtė moderator/e nė kėtė nėn-forum   lezhjani-82
I Pavdekshem

Regjistruar: 02/01/2005
Vendbanimi: Eternity...
Mesazhe: 4813

Sollaku: Nuk jap dorëheqjen, Berisha fshehu pasurinë

A. Rama "Shekulli"
11-07-2007

TIRANË- Në kulmin e krizës për zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit, kur edhe shkaku kryesor për dështimin e marrëveshjes pozitë-opozitë ishte kushti i maxhorancës për shkarkimin e Prokurorit të Përgjithshëm Theodhori Sollaku, ky i fundit deklaron se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen. Kreu i organit të akuzës tha dje për mediat se është politika ajo që është e paaftë të zgjedhë presidentin konsensual dhe kjo krizë nuk mund t'i faturohet organeve të tjera e në veçanti organit të prokurorisë. Ndërkaq Sollaku nuk i ka kursyer edhe akuzat lidhur me pasurinë e kryeministrit Berisha që nga imuniteti i tij i fituar në vite nuk ka dhënë asnjë të dhënë për gjendjen e tij pasurore.

"Procesi i zgjedhjes së Presidentit duke vendosur kushte institucioneve të tjera, si dhe Prokurorit të Përgjithshëm, do ta komprometonte Presidentin e ri të Republikës dhe njëkohësisht do të sillte një imazh të keq në përpjekjet e politikës për të shtrembëruar standardet e funksionimit ligjor. Karakteri i z. Berisha, imuniteti që ka fituar gjithë këto vite e ka bërë atë që të mos japë asnjë të dhënë në akuzat ndaj tij për pasurinë. Për verifikimin e tyre janë disa rrugë. E para, duhet të bësh padi civile. Ju e dini tashmë që kryeministri nuk ka asnjë të qindarkë, sepse i ka kaluar te familjarët, bile edhe pasurinë e paluajtshme nuk e ka në emër të tij por e ka në emër të gocës. Dhe në këtë aspekt nuk ka se për çfarë gjykata civile të dënojë civilisht z. Berisha. Unë mendoj se ligji do të bëhet një ditë", - tha kryeprokurori Sollaku. Përsa u takon akuzave të fundit të kryeministrit Berisha mbi punën e Prokurorisë, Sollaku i ka konsideruar ato si halucinacione të një politikani të deformuar, që me shpifjet e tij të tilla mundohet të krijojë imazhin se prokuroria është e lidhur me krimin. "Berisha të mos shpif se është bërë si kryeministri i republikës së bananeve. Jam dakord me kufizimin e mandatit te kryeprokurorit nëse kjo do te vendoset me Kushtetutë. Prokurori i Përgjithshëm respekton çdo vendim që është në respektim me Kushtetutën. Është një çështje që do ta zgjidhin të tjerët dhe prokurori do ta zbatojë.

Nuk do të jap dorëheqjen. Prokuroret e Tiranës janë të fyer e ofenduar nga deklaratat e Kryeministrit të bëra në mënyrë të papërgjegjshme dhe ky i fundit duhet të kërkojë ndjesë publike ndaj tyre. Nuk ka asnjë rast që prokurorët e Tiranës të kenë hedhur poshtë punën e policisë", - tha Sollaku

__________________
Jeta eshte nje semundje vdekjeprurese seksualisht e transmetueshme.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Korrik 2007 18:02
lezhjani-82 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lezhjani-82 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lezhjani-82 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė lezhjani-82't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: lezhjani-82 Shto lezhjani-82 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lezhjani-82 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
varka
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 27/04/2004
Vendbanimi: canada
Mesazhe: 685

lezhjan kryeprokurori te kishte pak cipe kishte dhene doreheqje me kohe duke i hapur rrugen edhe presidentit dhe luftes ndaj korrupsioni por nuk mundet se ai eshte i kapur dhe ashtu sic ja qerruan shoferin e qerojne dhe ate.
Sollaku eshte i vetmi zyrtar ne bote qe ka mandat te pakufizuar dhe i vetmi zyrtar ne bote qe nuk mund te hetohet a seshte kjo nje paradoks?
E degjova dhe une konferencen e shtypit te tij dhe mendoj qe eshte nje turp per te sepse ai amund te behet pale me asnje dhe nuk duhet te hedhe akuza lart e poshte sepse jo per gje por si kryeprokuror qe eshte le ti faktoje ato akuzat qesharake.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Korrik 2007 03:51
varka nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė varka Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me varka (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: varka Shto varka nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto varka nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
arturm
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/12/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1195

Citim:
Po citoj ato që tha varka
Sollaku eshte i vetmi zyrtar ne bote qe ka mandat te pakufizuar dhe i vetmi zyrtar ne bote qe nuk mund te hetohet a seshte kjo nje paradoks?



Deri vitin qe shkoi, Guvernatori i Bankes se Italise kishte mandat te pakufizuar (dmth qe Sollaku nuk eshte i vetmi, po nejse). Ai u perfshi ne nje skandal "favoritizmash" dhe nuk donte te jepte doreheqjen. Parlamenti Italian (i gjithi) aprovoi nje ligj ne te cilin kufizohet ne 7 vjet mandati i Guvernatorit dhe si pasoje zgjodhen nje Guvernator te ri.

Por kete ligj nuk e beri i vetem Berluskoni (qe kishte pushtetin ne ate kohe) por se bashku pozite-opozite.

Pse nuk e beri nje gje te tille dhe Sala por zgjodhi rrugen me idiote qe mund te zgjidhte duke i rene murit (opozites) me koke, ashtu sic po ben per Presidentin?

Ishin ulur ne nje tavoline, lesho ti e lesho une, mund te arrihej nje marreveshje per te bere ate ndryshim kushtetues.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Korrik 2007 11:51
arturm nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė arturm Kėrko mesazhe tė tjera nga: arturm Shto arturm nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto arturm nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

arti kujto cfare shkruante Konica i merzitur nga kokegdhenjte,po ashtu edhe nje tjeter burre e madh e patriot Fishta.Pra ku ka rrjedhur do pikoje dhe tek ne asgje nuk do te ndryshoje.Politika jone ka qene dhe vazhdone te jete agresive dhe perjashtuese.

Ne do ta kalonim kohe duke diskutuar per alternativa me te mira ne drejtim te zhvillimit tone ekonomik e jo te grindeshim ,fyenim e shanim njeri tjetrin nqse politikanet do te bashkpunonin per te miren e vendit.Nje gazetare e huaj tha ne vitin 1991:''Ketu tek ju njihet o e bardha ose e zeza,grija jo''.Pra ne vazhdojme me menmtalitetin enverist ku pyetja qe te behej ishte:''O me ne o kondra nesh.Rruge te mesme nuk ka''.Po ja qe ne demokraci ka edhe rruge te mesme qe nuk i kenaq te gjithe,por i bene qe te merren vesh duke gjetur nje rezultante dhe te shikojne perpara.Sa po e presim ate dite mor djale,por po nuk u qeruan nga politika ish komunistet e dy kraheve eshte veshtire.

 

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Korrik 2007 12:17
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 09:03 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Ky rrezik te arnoje corapet, sic bente Enveri

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.