Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Historia > Historia e Shqipėrisė dhe Shqipėtrėve mbas luftės sė dytė botėrore > Kosova dhe Enveri
Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Perendia
Perėndia s'ka fe!

Regjistruar: 12/04/2004
Vendbanimi: ©
Mesazhe: 328

Kosova dhe Enveri

A e shiti Enver Hoxha Kosoven apo jo?! Dhe si e shiti ne periudhen e dashurise se tij me Beogradin?!

Ne krye te tavolines themeluese, krijimi i Partise Komuniste Shqiptare, gjeti Miladinin e Dushanin dhe te dy ata, krijuan partine. Si ne aktin themelues te partise dhe ne asnje dokument te saj gjate luftes, nuk ka asgje per ceshtjen e Kosoves. "Ceshtjes shqiptare te Kosoves iu vu vula qe ne 8 nentorin e '41-it, - shkruan V.Dedejeri, ish biografi e Titos. (V.Dedejer, Kujtime, botim i vitit 1949, Beograd).

Per ta zgjeruar me tej argumentin, Dedejeri ne "Jugoslavensko Albanski odnosi", faqe 11-30, po per themelimin e Partise Komuniste Shqiptare dhe per mos zenien ne goje te ceshtjes se Kosoves, perseri shkruan:
"Ne mbledhjen themeluese te Partise Komuniste Shqiptare, (e cila u be nen tutelen e dy emisareve komuniste jugosllave, Dushan Margoshes e Miladin Popovicit,) ceshtja e Kosoves as qe u permend.

Per kete ceshtje (te Kosoves) pllakosi po ashtu heshtja e plote edhe ne Konferencen Kombetare te Partise ne marsin e vitit 1943 (Dedejer, "Jugoslavesko - Albanski adnosi", fq.11-20). Pra jane vete jugosllavet ata qe akuzojne ish udheheqjen komuniste me Enver Hoxhen ne krye se Kosoven PKSh-ja ja la Jugosllavise.


I vetmi qe e ngre dhe ankohet se PKSh nuk e ka ne axhenden e saj, e as ne program ceshtjen e Kosoves eshte Koco Tashko, i cili ne fund te vitit 1942 i shkruan Moskes:"Per Kosoven, Partia deri me tani ka heshtur vazhdimisht, duke thene se kjo ceshtje eshte e Partise Komuniste te Jugosllavise (Prof. Plasari dhe Dr. Malltezi, "Politika" fq. 183-187).

Me tej ne Konferencen e Pezes, 16 shtator 1942. Me qe ishte pluraliste, atje nga nacionalistet jo vetem u diskutua, por u arrit te sanksionohej edhe ne vendimet e saj qe "ne Kosove e viset e tjera shqiptare, jashte kufijve te kishte te njejten organizim dhe po ate forme pushteti, si Shqiperia". Vendime, qe nuk u zbatuan asnjehere, sepse...

Ne gusht te vitit 1943 u zhvillua mbledhja e Mukjes, ku perfaqesuesi kryesor komunist i Enver Hoxhes, Ymer Dishnica, do te kujtonte:
"Ceshtja e Shqiperise etnike, qe do te perfshinte Kosoven, kishte qene nje nder dy guret e kufirit, qe me formulimin qe beme, e kapercyem.

Me kete vendim, per Miladin Popovicin u mbush kupa, i cili e denoi Proklamaten e Mukjes, duke na thene: Ju shpallni lufte kunder fashizmit dhe jo... pavaresine. (Petrovic, libri "Kosova" f. 343-348).

Me 31 dhjetor 1943 deri 2 janar 1944 ne Bujan te Tropojes u mbajt ajo, qe eshte quajtur Konferenca e Bujanit, e cila vendosi te nisnin e te funksiononin strukturat qe do te conin ne bashkimin e Kosoves me Shqiperine.

Komiteti Qendror i Partise Komuniste te Jugosllavise nuk qe aspak dakord me kete pjese te Rezolutes se Bujanit. Bashkepunetori i ngushte i Titos, Milan Gjilas, ne nje leter qe i dergonte Komitetit Rajonal, e eleminoi ceshtjen, sic e denoi Bujanin edhe Enver Hoxha" (Rajovic, libri "Autonomija" fq. 439 dhe Hibert, libri "Albania Struggle" fq.91).

Ndersa Ramiz Alia ne librin "Une Ramiz Alia, deshmoj per historine", shkruan se: "Ne vendimin per prishjen e Mukjes, ka ndikuar edhe ceshtja e Shqiperise etnike, e cila u shtrua ne Mukje". Po perse u anullua, denua Mukja?! Kete na e thone te tjere studiues e politikane te kohes qe do t'i shohim me poshte:

"Anullimi i Marreveshjes se Mukjes u be me nderhyrjen e Tempos dhe shkak i saj ishte ceshtja e Kosoves". (E. Barker, dhe B. Tones, libri "Per Luften Nacional Clirimtare" f. 123).

Ata qe e firmosen ate (Marreveshjen e Mukjes) do te mbajne pergjegjesi (D. Mugosha, libri "Kujtime" 1973, f.50-58).


Le te ecim me tej me dokumentat, jo me me autore e studiues te huaj, por nga vete goja e Enver Hoxhes:
"Ne pragun e clirimit te Jugosllavise dhe te Shqiperise, ne edhe njehere pranuam se nuk eshte koha per te shtruar ceshtjen e bashkimit te Kosoves me Shqiperine". (E. Hoxha, leter sekrete derguar Stalinit, 2 shtator 1949. Kopja e vetme gjendet ne Arkivin Qendror Rus, Moske,Arkiv, RCHIDNI.D.Op.137, D.68. L 64-73)

Ne prill te vitit 1945 u be Masakra e Tivarit, per te cilen jo vetem si veper makabre ndaj shqiptareve te Kosoves e te viseve te tjera shqiptare nen Jugosllavi nuk u ngrit zeri, por ne dhjetor te vitit 1946, Enver Hoxha ne Byrone Politike do te deklaronte e kercenonte:
"Disa anetare partie duan te filozofojne se mos thote populli c'bete me Kosoven...Ne do te ua spjegojme, kush nuk na kupton, ne do ta luftojme" (Proces Verbal i mbledhjes se Byrose Politike, 15 dhjetor 1946,ish Arkivi i KQ te PPSh).

Ne prill te vitit 1945, Dushan Mugosha dhe Mehmet Hoxha moren pjese si perfaqesues te Kosoves ne Kuvendin e Serbise, mbledhje qe u shty dhe u be ne korrik te vitit 1945, ku u miratua Projektrezoluta per aneksimin e Kosoves ne Serbine Federale" (Bajraktari, libri "Serbia's Annexation" f. 118) Jo shume pas kesaj ngjarje, Enver Hoxha do te shkonte ne Konferencen e Paqes ne Paris (gusht 1946) dhe do te deklaronte" "Ne nuk kemi pretendime ndaj aleatit tone Jugosllavi". (Enver Hoxha,Fjalimi orgjinal ne Konferencen e Paqes, Paris,AQSH).

Ne vitin 1946 Enver Hoxha ne nje leter per Titon shkruante:
"Ne rast se do te behet nje hap tjeter ne lidhje me bashkimin, na lajmeroni "(N.Malkolm , libri "Kosova, nje histori e shkurter).

Ne vitin 1946, pas kthimit nga Shqiperia, Velimir Stojnici, ne nje informacion raportonte:
"Tirana zyrtare nuk kishte asnje qendrim te percaktuar, asnje reagim per te ardhmen e Kosoves, aq sa perfaqesuesi anglez ne Tirane thekson:"U cudita pse Qeveria Shqiptare deri me sot nuk ka dhene kurrfare deklarate per qendrimin e saj ndaj Kosoves"" (Raport i V. Stojnicit, Beograd 1946,).

Ne nje mbledhje te jashtezakonshme te Plenumit te Komitetit Qendror te Partise, dhjetor 1946, Enver Hoxha do te pyeste ne menyre retorike:
"A eshte ne interesin tone qe ne ta kerkojme Kosoven?!"
Dhe ne vijim, po vete Enver Hoxha,do te pergjigjej:
"Kjo nuk eshte pune progresive per t'u bere,... perkundrazi ne duhet te bejme qe te sigurojme qe kosovaret te vellazerohen me jugosllavet". (Proces-Verbali, Mbledhja e Plenumit te KQ te PKSh, dhjetor 1946, ish Arkivi Qendror i PPSh).

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 29 Dhjetor 2004 18:50
Perendia nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Perendia Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Perendia (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Perendia Shto Perendia nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Perendia nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

E shiti!

Sigurisht qe po por e shiti fare lire me duket mua.

__________________
Duro, duro...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Janar 2005 07:49
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Indrit Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Indrit Shto Indrit nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Indrit nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Perendia
Perėndia s'ka fe!

Regjistruar: 12/04/2004
Vendbanimi: ©
Mesazhe: 328

Mua gjithnjë më është dukur sikur Dardania u shit nga pseudo-shqiptarët (PKSh [sllavët], me Enverin në krye), por kur pashë dokumentat u mbusha me shpërthim (në ato momente), dhe thjesht doja t'u përgjigjesha disa temave të hapura (në këtë forum) mbi çështjen e Kosovës (Dardanisë) dhe pseudo-atdhetarizmin e Enverit.

Një tjetër gjë që më ka bërë përshtypje është:

Pse Enveri dhe PKSh-ja lanë së përmenduri paraardhësit tanë (Leka i Madh, Pirro, etj...), kur që nga Skënderbeu, Ali Pasha, rilindasit, etj... deri tek shkollat fillore në kohën e Zogut, e quanin vehten pasardhës të këtyre heronjve të lashtësisë?

Dhe më duket që shiti jo vetëm Kosovën, por gjithë shqiptarët (kudo që ndodhen), që jetën e vet të fëlliqur ta jetonte si "perëndi".
Dhe pasojat (e asaj jete "hyjnore") i vuajmë gjithë shqiptarët (kush gomar, e kush kërbaç).

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Janar 2005 23:31
Perendia nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Perendia Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Perendia (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Perendia Shto Perendia nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Perendia nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
GENTI_the_KING
MBRET I PERJETSHEM

Regjistruar: 08/09/2004
Vendbanimi: Ne Keshtjellen Time Te Pamposhtur
Mesazhe: 2683

Citim:
Po citoj ato që tha Perendia
Mua gjithnjë më është dukur sikur Dardania u shit nga pseudo-shqiptarët (PKSh [sllavët], me Enverin në krye), por kur pashë dokumentat u mbusha me shpërthim (në ato momente), dhe thjesht doja t'u përgjigjesha disa temave të hapura (në këtë forum) mbi çështjen e Kosovës (Dardanisë) dhe pseudo-atdhetarizmin e Enverit.

Një tjetër gjë që më ka bërë përshtypje është:

Pse Enveri dhe PKSh-ja lanë së përmenduri paraardhësit tanë (Leka i Madh, Pirro, etj...), kur që nga Skënderbeu, Ali Pasha, rilindasit, etj... deri tek shkollat fillore në kohën e Zogut, e quanin vehten pasardhës të këtyre heronjve të lashtësisë?

Dhe më duket që shiti jo vetëm Kosovën, por gjithë shqiptarët (kudo që ndodhen), që jetën e vet të fëlliqur ta jetonte si "perëndi".
Dhe pasojat (e asaj jete "hyjnore") i vuajmë gjithë shqiptarët (kush gomar, e kush kërbaç).



i ke rene pikes . ene un jom shume dakort me ty, se ai jo vetem KOSOVEN por ka shit ene SHQIPTAREt

__________________
Ti SHQIPERI , me jep nder , me jep emrin SHQIPETAR.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Janar 2005 23:35
GENTI_the_KING nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė GENTI_the_KING Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me GENTI_the_KING (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: GENTI_the_KING Shto GENTI_the_KING nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto GENTI_the_KING nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Llafallogu
Anetar i ri

Regjistruar: 24/07/2004
Vendbanimi: gjermani
Mesazhe: 1

Sa sh pallavra qe keni!! Po mire pse sna thoni ju se kush ishte ai burre qe siguroi jo ate territorin e madh por edhe kete te voglin me mire se Hoxha?

Asnje leter deri me sot e asnje fakt nuk ekziston qe Hoxha shiti qofte edhe nje interes minimal te Shqiperise tek Jugosllavet. Hoxha akuzohet per Kosoven qe ne ne fakt kurre nuk na eshte njohur nga bota. Injoranca e atyre qe pretendojne kete qendron ne faktin se nje lufte me ushtrine e Titos mund te bente qe Serbet dhe jo ushtria e Hoxhes te marrshonte ne Tirane si clirimtare.

Nga Hoxha kerkoni qiqra ne hell zoterinj por kur vjen puna per ata qe lavderoni si nacionaliste te vertete as vete nuk dini se cfare kane bere e i kane dhene atij kombi. Le me pastaj ta krahasoni me Hoxhen.

Ja na thoni ju mendjendriturit se cfare duhet te bente Hoxha per tiu kenaqur ju. Me sa shof une edhe sikur Hoxha ta kishte bere shqiperine e madhe ju prape do te shanit ate se "nuk ka brire".
Pastaj pse nuk e mori ai Leka Zogu ky patriot i madh Kosoven dhe ta bashkonte me shqiperine dhe Hoxha do e kishte gati??Po keshtu jeni ju pseudopatriotet qe gjerat qe si beni vete duhet ti bejne te tjeret.
Mjere syte dhe veshet tane se c shohin dhe degjojne!!

__________________
No comment!!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 25 Janar 2005 01:49
Llafallogu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Llafallogu Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Llafallogu (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Llafallogu Shto Llafallogu nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Llafallogu nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Perendia
Perėndia s'ka fe!

Regjistruar: 12/04/2004
Vendbanimi: ©
Mesazhe: 328

Citim:
Po citoj ato që tha Llafallogu
Sa sh pallavra qe keni!! Po mire pse sna thoni ju se kush ishte ai burre qe siguroi jo ate territorin e madh por edhe kete te voglin me mire se Hoxha?
Asnje leter deri me sot e asnje fakt nuk ekziston qe Hoxha shiti qofte edhe nje interes minimal te Shqiperise tek Jugosllavet. Hoxha akuzohet per Kosoven qe ne ne fakt kurre nuk na eshte njohur nga bota. Injoranca e atyre qe pretendojne kete qendron ne faktin se nje lufte me ushtrine e Titos mund te bente qe Serbet dhe jo ushtria e Hoxhes te marrshonte ne Tirane si clirimtare.
Nga Hoxha kerkoni qiqra ne hell zoterinj por kur vjen puna per ata qe lavderoni si nacionaliste te vertete as vete nuk dini se cfare kane bere e i kane dhene atij kombi. Le me pastaj ta krahasoni me Hoxhen.
Ja na thoni ju mendjendriturit se cfare duhet te bente Hoxha per tiu kenaqur ju. Me sa shof une edhe sikur Hoxha ta kishte bere shqiperine e madhe ju prape do te shanit ate se "nuk ka brire".
Pastaj pse nuk e mori ai Leka Zogu ky patriot i madh Kosoven dhe ta bashkonte me shqiperine dhe Hoxha do e kishte gati??Po keshtu jeni ju pseudopatriotet qe gjerat qe si beni vete duhet ti bejne te tjeret.
Mjere syte dhe veshet tane se c shohin dhe degjojne!!


Është e vërtetë që askush s'e siguroi "atë territorin e vogël" më mirë se sh.Enver për interesat e sh.Enver (jo për interesat e shqiptarëve), megjithatë disa nga faktet që kërkon i ke më lart dhe këtu:http://www.forumihorizont.com/showt...=&threadid=2249 (lexo gjithë temën). Bile, ke thënie të vet sh.Enver ku pranon ato që do të mohosh ti.
Se c'hyn Zogu në këtë debat nuk e kuptoj, megjithatë, më duket se sh.Enver e gjeti gati Shqipërinë e plotë (ose të madhe, meqë të pëlqen ta quash ashtu). Por më duket se je nga ata tipa, që, në biseda të tjera krenohen me "vëllezërit kinezë" e shajnë "miqtë kosovarë".
Citim:
Po citoj ato që tha Llafallogu
cfare kane bere e i kane dhene atij kombi
Dhe nqs "ai" komb qëndroka kaq larg realitetit tënd, diskuto mbi kombe të tjera me të cilët identifikohesh dhe na li ne shqiptarëve në "budallallëkun" tonë të vazhdojmë me "pseudo-atdhetarizmin tonë të verbër"!

P.S. Nqs nuk do që veshët e sytë e tu, të mprehur nga veprat e sh.Enver, të dëmtohen nga këto "pallavra", mos i lexo (këshilla është e vlefshme nqs nuk je mazokist)!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Janar 2005 16:07
Perendia nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Perendia Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Perendia (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Perendia Shto Perendia nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Perendia nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Hektori
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 06/05/2005
Vendbanimi: Ne Troje
Mesazhe: 215

Me avash o cuna mos flisni ne ere. Qe ta shesesh duhet ta kesh apo jo? A e kishte Enveri Kosoven? Analizojini me me kujdes ngjarjet gjate dhe pas luftes, rrethanat, marredheniet nderkombetare. Jo hajt t'ja hedhim fajin Enverit kot.

__________________
Ndero Zotin, dashuro gruan, mbroje atdheun

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Korrik 2005 15:32
Hektori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Hektori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Hektori (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Hektori Shto Hektori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Hektori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Petrit Kola
Mbushes topi.

Regjistruar: 09/06/2005
Vendbanimi: Ne autobuz
Mesazhe: 996

Drejte...

Drejte qe te shesesh duhet te kesh...
Eshte e ngjashme me te sotmen... Munde te shitet mundesia e realizimit te nje gjeje...
Ne fakt Enveri nuk shiti gje. Ai nuk ishte tregetar por nje sherbetor i jugosllaveve...

__________________
Kolonel Anastas Janullatosi, jashte nga Shqiperia!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Dhjetor 2005 14:38
Petrit Kola nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Petrit Kola Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Petrit Kola (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Petrit Kola't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Petrit Kola Shto Petrit Kola nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Petrit Kola nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Hektori
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 06/05/2005
Vendbanimi: Ne Troje
Mesazhe: 215

O Petrit po edhe ketu je futur more hahaha. Ekspert per ceshtjet nderkombetare je hahaha.

__________________
Ndero Zotin, dashuro gruan, mbroje atdheun

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Shkurt 2006 14:05
Hektori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Hektori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Hektori (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Hektori Shto Hektori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Hektori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
RAIMONDI
Veteran ne forum

Regjistruar: 27/06/2007
Vendbanimi: ...prapa diellit...
Mesazhe: 3492

Citim:
Po citoj ato që tha Perendia

Është e vërtetë që askush s'e siguroi "atë territorin e vogël" më mirë se sh.Enver për interesat e sh.Enver (jo për interesat e shqiptarëve), megjithatë disa nga faktet që kërkon i ke më lart dhe këtu:http://www.forumihorizont.com/showt...p;threadid=2249 (lexo gjithë temën). Bile, ke thënie të vet sh.Enver ku pranon ato që do të mohosh ti.
Se c'hyn Zogu në këtë debat nuk e kuptoj, megjithatë, më duket se sh.Enver e gjeti gati Shqipërinë e plotë (ose të madhe, meqë të pëlqen ta quash ashtu). Por më duket se je nga ata tipa, që, në biseda të tjera krenohen me "vëllezërit kinezë" e shajnë "miqtë kosovarë".Dhe nqs "ai" komb qëndroka kaq larg realitetit tënd, diskuto mbi kombe të tjera me të cilët identifikohesh dhe na li ne shqiptarëve në "budallallëkun" tonë të vazhdojmë me "pseudo-atdhetarizmin tonë të verbër"!

P.S. Nqs nuk do që veshët e sytë e tu, të mprehur nga veprat e sh.Enver, të dëmtohen nga këto "pallavra", mos i lexo (këshilla është e vlefshme nqs nuk je mazokist)!

   ore mik po pse ENVERI ato shkolla,spitale ndertimin e institucioneve shtetrore ,hzhdukjen esemundjeve infektive ,elektrifikimn,sjelljen eujti ne fshatra dhe cdo shtepi ,izolimin eatyre qe equanin veten grek ,hapjen ekonsultoreve per nenat me femije,shkollimin edetyruar tetvjecar,hapjen etokave te reja ,si ne Jonufer e mbushi me portokalle dhe limona ,ndertoi hidrocentrale e tj etj i bente per veten e tij ,po keta te sotmit mor aman ,qe i mbyllen shkollat ,dhe po hapin shkolla greke,qe na lane pa uje ,pa drita ,qe s'vete dot ne spital se s'ta fershellen njeri ,qe i mbyllen me kopshte me cerdhe per femijet e vegjel.qe per nenat me femije skane asnje kujdes,qe i hodhen njerzit ne ruge nga reforma ,dhe su kecet fare per ne .as per keto gjera elementare ,qe me levizin me helikopter lart e posht e bejne se na duan .A?qenka cudi kjo lloj dashurie per popullin qe paskan keta .Dhe keta po i ndihmon gjithe bota se vetem evropa ju ka dhene 2 miliard dollare deri tani dhe ne keto 15 vetem ekane rrenuar Shqiperine s'kane bere azgje .Dhe sa per thenjete Enverit ato s'i mohon njeri por prandaj dhe e quajme diktator se beri krime .po ama Shqiperin e donte nuk lejonte greket te hynin dhe ti canin menderen se jua thyeu njehre turinjte ,megjithese ishte i vetmuar ,por ishte burreror  me karakter nuk ishte pule,dhe populli e donte atehere dhe edhe tani edo.Atij akoma i kendojn kenge ndersa keta nacionalistet skane nje kenge ,nje kenge s'ka per ta ,ma thuaj ku ka nje kenge per ta,asnje,duket qe populli shqiptar nuk i do dhe kjo duket edhe ne votime partite nacionaliste s'marrinas 0.2 %.Kjo tregon qe jane te padeshirushem nga populli shqiptar ,qe jane pakice e vogel fare.  Dhe dicka jo tani por edhe ne kohe te dulles rinia se cante shume koken te lexonte veprat e tij,por njerezit bejne dallimin midis kesaj kohe dhe asaj,qe ishte diktature,dhe duket sot eshte me keq ,,s'ka drita turp .ska uje ,si mund te quhet shtet, enveri i vetem dhe mundohej te gjente aleanca te sillte dritat keta sot sdine te punojn fare ,si mund te ecesh perpara pa drita dhe uje ,e paimagjinushme dhe ku?ne mes te evropes,dhe kane goje te flasin kunder enverit.Keta jane qesharake ne cdo aspekt,servile pa dinjitet fare ,pa ide .s'dine te drejtojne jane gagace nga goja ..Keta sot nuk e cojne dot nje fjali deri ne fund ne menyre koherente,Edhe nga nje sondazh ne shqiperi enverin edonin me shume ,pse?se punonte me shume se keta te sotmit,ishte me i pergjegjshem,keta sot se rruajne faredine vetem te bredhin neper evrope dhe populli le mos kete drita te rroje reforma e sali k.... dhe e cetes se budallenjve qe mban pas edhe greket qe i lejon te futen thelle e me thelle ne shqiperi,dhe keta sot na qenkan patriot,hajde merre vesh kete patriotizmin eketyre te stmeve.

__________________
Cdo gje shqiptare esht e dashur per mua

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Korrik 2007 07:22
RAIMONDI nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė RAIMONDI Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me RAIMONDI (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: RAIMONDI Shto RAIMONDI nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto RAIMONDI nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 10:06 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Historia > Historia e Shqipėrisė dhe Shqipėtrėve mbas luftės sė dytė botėrore > Kosova dhe Enveri

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.