Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Besimi Fetar > Feja Islame > Dita e Gjykimit.
Gjithsej 5 faqe: « 1 [2] 3 4 5 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
kontinenti
Blujtes

Regjistruar: 14/09/2004
Vendbanimi: mbi kete planet
Mesazhe: 4934

Isra , meshira e TIJ ia kalon hidherimit te TIJ !

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Prill 2005 20:18
kontinenti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kontinenti Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kontinenti (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: kontinenti Shto kontinenti nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kontinenti nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
erzeni_be
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/07/2004
Vendbanimi:
Mesazhe: 1306

Ngjarjet e Dites se Gjykimit.

"Et ç'do te mesoje ty se ç'eshte Dita e Gjykimi? Perseri? ç'do te mesoje ty se ç'eshte Dita e Gjykimit? Eshte dita kur askush, askujt nuk do te mund t'i ndihmoje asgje. Ate Dite e tere çeshtja i takon vetem Allahut" (Kurani, Kaptina Infitar: 17-19)



TOKA

Ate Dite Toka do te dridhet nga termetet/dridhjet.
" Kur te dridhet Toka me dridhjet e saj te fuqishme dhe te nxjerre Toka ate qe ka ne brendesine e saj, dhe njeriu te pyes: ç'ka kjo? (qe ben kete drishje). Ate Dite Ajo i rrefen tregimet e veta, ngase Zoti yt e ka frymezuar Ate" (Kurani, Kaptina Zilzal: 1-5)

Ne Diten e Gjykimit nje zhurme shurdhuese do te pasoje tingullin e Surit dhe nje dridhje e pakrahasueshme do ta lekunde Token. Gjithçka ne Te , do te filloje te lekundet njeheresh, ne te njejten kohe. Njerezit do te panikojne dhe do te mberthehen nga nje frike e tmerrshme. Aspekti qe me s e shumti ngjall frike, eshte fakti se askush, kudo qofte ai nuk do t'i shpetoje lekundjes, sepse ajo dridhje nuk i ngjan te tjerave me te cilat jemi mesuar, as nga natura as nga fuqia , nuk i ngjan nga asgje.
Keto dridhje do te vazhdojne gjersa gjithçka ne Toke te jete rrafshuar, siperfaqesore, ajrore apo e nendheshme qofte ajo.
Allahu i pershkrau keto dridhje si e vijim:

" Diten qe vrullshem behet dridhja pas ce ciles pason tjetra. Ate Dite zemrat jane te tronditura dhe shikimet te trishtuara" (Kurani, Kaptina Nazi'at 6-9)

Te dashur lexues, perpiquni te imagjinoni dhimbjet e njerzve te prekur nga dridhjet (termetet) e kesaj bote... rastin me te afert e kemi ne Azine Juglindore, tsunami...
Ato dridhje zgjaten vetem disa sekonda, por rrezultatet ishin katastrofike. Bilancin njerzor te gjithe e njohim, ate material gjithashtu, me qindra mijera vdiqen, ne dhe nen ndertesat e shkaterruara, kurse te gjallet u jo vetem qe u varferuan (humben gjithçka) por edhe rrezikuan epidemi etj etj.
Nje katastrofe te tille, e tera bota e bashkuar s'mundi as s'mundte t'i beje balle nje situate te tille.
Dridhjet e Dites se Gjykimit, jane shume me superiore, per nga fuqia, shtirja , ashpersia, bilanci etj etj i tsunamit.

Pa marre parasysh ashpersine dhe permasat e dridhjes se Dites se Gjykimi, besimtaret e vertete do te gjejne menyra per te mbijetuar. Mirepo me te degjuat tingullin e Surit edhe ata (besimtaret e vertete) do te kuptojne se nuk eshte nje dridhje e rendomte dhe se nuk mund t'i iket.

Perseri Kurani Famelarte na flet per ato dridhje:
" O ju njerez ruajuni denimit nga Zoti juaj! Sepse dridhja e Ores (Dites se Gjykimit) eshte nje gje e llahtarshme" (Kurani, Kaptina Haxhxh: 1)

Ne ate moment asgje ne Toke nuk do te kete kuprim, pasuria, vilat gradaçelat, urat, hotelet lluksoze, piramidat shekullore , keshtjellat historike, kursimet financiare, kursimet ushqimore, etj etj por edhe nami, prestigji , fuqia etj etj, do te rrenohen dhe asgjesohen ne çast njeheresh si keshtjellat e reres.

Zoti ne Kauran thote " Jo, mosni ashtu! Kur te dridhte Toka njepasnjeshem dhe kur te vjen Zoti yt dhe engjejt qendrojne radhe-radhe, dhe Ate Dite sillet Xhehenemi (ferri), Ate Dite nejriut i bie ne mend. Por si do t'i ndihmoje atij perkujtimi?" (Kurani, Kaptina Fexhr 21-23)
Kur i tere planeti te shkaterrohet, ata qe perdoren çdo lloj arsyetimi per te mohuar Allahun dhe qe nuk u perfshine ne asnje veprim te adhurimit, perkunder faktit se e dinin ç'kerkohej prej tyre, me ne fund do ta kuptojne se vetem tek Allahu ka strehim. Mirepo Ate Dite do te jete teper vone, me as pendimi i tyre s'ju ben dobi.

Pas frikes, ndjenja qe do te perjetohet me se shumti Ate Dite eshte paaftesia.
Njerezimi, qe gjate gjithe kohes (jetes) ndermori masa sigurie dhe shpetimi per te reaguar kunder fatekesive dhe katastrofave naturore apo njerzore, vdekjeprurese e shkaterruese, do te jete i paafte per te vepruar Ate Dite. Asgje dhe askush, pa marre parasysh se si u mashtruan gjersa ishin galle, s'do te jene ne gjendje te udhezohen ne vend te sigurte.


*Ne shkrimin e ardhshem do te vijojme me fragmentin Kuranor " dhe Toka do te nxjerre ate qe ka ne brendesine e saj"

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Prill 2005 19:29
erzeni_be nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė erzeni_be Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me erzeni_be (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: erzeni_be Shto erzeni_be nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto erzeni_be nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
erzeni_be
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/07/2004
Vendbanimi:
Mesazhe: 1306

Ngjarjet e Dites se Gjykimit.

"Et ç'do te mesoje ty se ç'eshte Dita e Gjykimi? Perseri? ç'do te mesoje ty se ç'eshte Dita e Gjykimit? Eshte dita kur askush, askujt nuk do te mund t'i ndihmoje asgje. Ate Dite e tere çeshtja i takon vetem Allahut" (Kurani, Kaptina Infitar: 17-19)



Toka nxjerr ate qe ka ne brendesine e saj

" Dhe te nxjerre Toka ate qe ka ne brendesine e saj, dhe njeriu te pyes: ç'ka kjo? (qe ben kete drishje). Ate Dite Ajo i rrefen tregimet e veta, ngase Zoti yt e ka frymezuar Ate" (Kurani, Kaptina Zilzal: 2-5)

Berthama e Tokes, qe fillon ne nje thellesi prej 5.000-6.000 km nga siperfaqja, perbehet nga magma tejet e ngjeshur temperatura e se ciles vleresohet te jete 5.000°C?!
LLava qe rrjedh prej shperthimeve vullkanike vjen nga zonat afer berthames se Tokes.
Gjate historise te gjithe e dijme (kemi mesuar, konstatuar) llahtarin qe kane shkaktuar keto shpethime. Kane shkaktuar vdekjen e mijera njerzve , shkaterrimin e qyteteve te tera dhe jo rrallehere edhe shdukjen totale te tyre (qyteteve).
LLava del prej çarjeve te kores se Tokes dhe me larte te jete shtypja aq me i larte do te jete shperthimi i saj mbi siperfaqen e Tokes. Faktori kryesor ne kete proçes (shperthim) eshte prania a gazrave te ndryshem qe çlirohen nga substanca e lenget ne udhetimin drejt siperfaqes, sepse ato formojne nje shtrese mbi magmen dhe e rrisin shtypjen. Sa me e larte te jete permasa e ketyre shtresave te gazta aq me madhe eshte fuqia e shperthimeve qe pasojne.
Llava qe çlirohet e shnderron siperfaqen e Tokes pothuajse ne Ferr te vertete.
Shperthime te tilla te kufizuara prekin nje rajon te kufizuar...( i Falenderuar je o Zot)
Hulumtuesit e ketyre fenomeneve te jashtezakonshme, kane arritur t'i parashikojne dhe paravleresojne shperthime te tilla.

Kurani thote se "Toka do te nxjerre ate qe ka ne brendesien e saj" duke sugjeruar se, perveç gjerave te tjera nen Toke, ajo do te nxjerre edhe magmen.
Dridhjet lekundese te cilat do te paraprijne kete "zbrazje" te Tokes, per te cilat folem ne shkrimin e kaluar, do ta plasarisin koren e Tokes ne shkalle globale, pra ato do te jene parapergatiteset e terrenit per e nje katastrofe te tille.

Ne Diten e Gjykimit termete shkaterruese do ta permbysin Token dhe njerezit duke u perpjekur ti ikin ketij shkaterrimi, do te zihen nga llava qe gofon jashte siperfaqes se Tokes.
Serish, ata do te kuptojne se nuk mund t'i iket vdekjes . Katastrofat do te pasohen nga njera-tjetra, dhe detyrimisht njerezit do zihen nga ato.

Ate Dite, Toka i perulet vullnetit te Allahut:
"dhe kur Toka te shtrihet ne gjeresine e saj, dhe te nxjerre ç'ka ka ne brendesine e saj e te çlirohet dhe t'i bindet Zotit te saj ashtu siç i takon" (Kurani, Kaptina Inshikak: 3-5)

Dita e Fundit ka arritur, koha e njerezimit ka mbaruar, dhe gjithçka ka perfunduar.
Absolutisht asnje s'mund t'i ike Asaj Dite dhe kur Ajo te perfundoje me ne fund, s'do te mbetet asgje: as fare as bime as mikroorganizem- madje as edhe Toka vete.

Magma nuk eshte barra e vetme qe do te zbrazet Ate Dite. Magma perçon nxehtesine dhe reaksionet kimike ne shtresen e jashtme, mantel dhe ndermjet mantelit dhe kores se saj.
Prandaj , me siguri do te barte nxehtesi te madhe dhe shume substanca te tjera, drejt siperfaqes, duke e ngritur ne kete menyre temperaturen ne nivele te panjohura asnjehere me pare.
Ngjarjet e tilla do te bejne qe Toka te nxjerre jashte, gjithçka ne brendesine e saj- mineralet , qymyret , naften, kufomat rrenojat dhe keshtu me radhe.

Toka do te permbyset sepse:
"dhe kur te zbrazen varret, seicili njeri do ta dije se çka ka punuar dhe ç'ka ka lene prapa" (Kurani, Kaptina Infitar: 4-5)

Uji i nendheshem gjithashtu do te dale prej te çarave te Toke dhe per shkak te natyres se tin nen presion te larte do te shkaktoje deme ne afersi dhe do te vershoje tere planetin.

Shperthimet e tilla do te ndosin atmosferen. Shkenca dhe historia na kane treguar se shperthime te tilla pasohen prej shirave te pluhurit ndotes qe ngrihet gjate shpethimit qe bine ne zonen e prekur qe edhe e "varrosin" ate.
Allahu thote se "malet shkaperderdhen dhete behen cope e therrmi e te shnderrohen ne pluhur te shperndare" (Kurani, Kaptina Vakia: 5-6)
Duke e bazuar ne kete thenie te Allahut provojme pamohueshem te verteten se shperthime te tilla do te "pushtojne' Token ne teresi Diten e Gjykimit.

Njerezit do te ndeshen me nje ndeshkim shkaterruers. Rete e pluhurit dhe tymit do te mbulojne çdo vend si e dhe gazrat do te shperndahen pernjehere , do te mbytin jerezit dhe do te shkaktojne vuajtje te tmerrshme.
Te gjitha keto ndoshi do t'i bejne jobesimtaret te kuptojne shkallen e vuajtjes e i pret ne Ferr ne jeten e Pertejme. Allahu u jep fund jetes se njerzeve me nje pamje aq tronditese dhe per jobesimtaret Ai ka pergatitur nje vuajtje shpirterore dhe fizike qe s'mund te shprehet me fjale.
Perballe ngjarjeve te tilla te paperballueshme, nje frike shkaterruese e vdekjes do te pllakoje planetin dhe asgje tjeter s'do te mbetet perveç frikes dhe pendimit.




* ne shkrimin e ardhshem do te vazhdojme me malet...

Modifikuar nga erzeni_be datė 09/04/2005 ora 14:36

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Prill 2005 14:16
erzeni_be nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė erzeni_be Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me erzeni_be (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: erzeni_be Shto erzeni_be nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto erzeni_be nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
erzeni_be
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/07/2004
Vendbanimi:
Mesazhe: 1306

Ngjarjet e Dites se Gjykimit.

"Et ç'do te mesoje ty se ç'eshte Dita e Gjykimi? Perseri? ç'do te mesoje ty se ç'eshte Dita e Gjykimit? Eshte dita kur askush, askujt nuk do te mund t'i ndihmoje asgje. Ate Dite e tere çeshtja i takon vetem Allahut" (Kurani, Kaptina Infitar: 17-19)


Malet

Malet do te ç'rrenjosen dhe do te behen hi e pluhur

"dhe kur malet te behen hi e pluhur" (Kurani, Kaptina Murselate: 10)

Si eshte thene ne Kuran dhe siç e kemi konstatuar edhe nga shkenca malet funsionijne, sherbejne si amortisues , shtylla ne Toke:

"dhe Ai vuri male te forta ne Toke, ashtu qe ajo te mos lekundet me ju,beri edhe lumenj e rruge qe ju te orietoheni" (Kurani, Kaptina Nahl: 15)

" A nuk e beme ne Token te pershtatshme (per jete) ndersa malet , shtylla?" (Kurani, Kaptina Nebe 6-7)

Te gjithe i dijme pasojat e termeteve ne Toke, si dhe pasojat e termeteve me te fuqishme te saj.
U mjaftojne atyre vetem disa seconda per te shkretetuar zonen perreth epiqendres se tyre.
Dridhjet e Dites e Gjykimit, perveç nese Allahu nuk urdheron ndryshe, do te jene te nje fuqie te papre me pare.
Madje e dhe malet rendomte zvogelojne efektet , do te jene te paafte t'i perballojne ato.
Ndertesat me te forta dhe malet e forta, do te shkulen dhe do te fillojne te rreshqasin s i vijon:
"dhe malet te shkulen nga vendi dhe te ecin" (Kuran, Kaptina Tur: 10)

"dhe malet shkulen e behen pluhur (si vale rrezesh)" (Kurani, Kaptina Nebe: 20)

"(perkujto) diten kur Ne i shkulim kodrat, dhe Token e sheh te sheshte (te zbuluar) dhe ne i tubojme ata dhe nuk mbete asnje prej tyre pa u tubuar" (kurani, Kaptina Kehf: 47)

Pjesa me e madhe (tokesore) eshte e mbuluar me male. Pa asnje dyshim, duke i pare te gjithe ato te shkulen prej vendeve te tyre, te shperndahen neper Toke dhe te ndeshen me njeri-tjetrin, duke e rrafshuar ne kete menyre te tere planetin, do te jete njera prej skenave me tronditese te papara ndonjehere. Ne as qe mund ta paramendojme me saktesi nje skene te tille.

Paramendoni de Himalajet, Alpet, dhe bjeshket e Taurusit, te cilat njerezit i konsiderojne si patundeshme/te palekundeshme dhe ku alpinistet profesioniste perpiqen te ngjiten, papritur lekunden dhe fillojne te shemben e te rrafshojne veteveten dhe qytetet perreth.

Ndertimi i rrugeve neper zona malore kerkon mjete mderne dhe teknologji te perparuar, por e dhe ashtu shpeshhere , depertimi ne ato zona eshte i pamundur.
Perdorimi i lendeve shpethyese ka efekt te kufizuar ose nuk ka efekt fare, keshtu qe shume nga ato zona mbteten "pamposhtura"
Ne Diten e Gjykimit , asgje nuk do te jete e pamposhtur, perveç Krijuesut te Boterave, e pamposhtura as qe do te ekzistoje ate Dite.
Tmerrin dhe ngjarjet e asj dite na i pershkruan serish Allahu ne Kuran:
"Ate dite kur Toka e malet te dridhen, dhe malet behen rere rreshqitese" (Kurani, Kaptina Muzemmil 14)

Kurani shpall se ate Dite Toka do te jete pa kodra dhe kratere, sepse shkaterrimi i maleve do te beje qe siprfaqja e planetit te jete e rrafshet, si ne vazhdim:
" Te pyesin edhe per kodrat, Thuaj: Zoti im mund t'i beje ato therrime te shperndara, dhe vendin e tyre ta beje rrafsh, pa fare bime e ndertese. E nuk do te shohesh ne te as ultesire as lartesire" (Krani, Kaptina Ta Ha: 105-107)

Terreni i pasheshuar qe shohim sot, do te jete i rrafshet Ate Dite sepse te gjithe njerezit do te tubohen ne nja rrafshire te pafund:
"(Perkujto) Diten kur Ne i shkulim kodrat dhe Token e sheh te sheshte (te zbuluar) dhe Ne i tubojme ata dhe nuk mbetet asnjeri prej tyre pa u tubuar" (Kurani, Kaptina Kehf: 47)

Malet do te shperbehen si tufa leshi te ngjyrosur.
Ate Dite, malet bashke me te gjitha bimet, lulet, gjelbrimin , mineralet dhe dheun e ngyrosur me ngjyra te ndryshme do te shperbehen se bashku. Malet do te jene bere pluhur e tym e do te shperndahen.
Kjo skeme e ngjyrave pershkruhet ne Kuran ne vargjet e meposhtme:
"(Ate Dite) Malet do te behen si tufa leshi te ngjyrosur" (Kurani, Kaptina Mearixh: 9)

Ate Dite zoterimi i Nenshtruesit do te kete gjthçka nen kontrollin e Tij, te gjalle apo te vdekur. Nje frike e madhe do te dominoje ne çdo vend. Njerezit te cilet panikojne per dridhjen me te vogel, dhe te cilet duke patur frike per jeterat e tyre, nuk mund te kthehen ne shtepite e tyre me ore tre tera me pas, do te jene ne nje situate te padurueshme kur t'i shohin malet te lekunden nag vendet e tyre, Token qe nxjerr jashte gjithçka qe kishte mbajtur te fshehur, varret qe kthehen mbrapsht, katastrofa qe ndjekin njera tjetren dhe te gjithe njerezit q e tubohen ne nje vend. S'do te mbetet askush per t'i besuar dhe asnje strehim i sigurte. Llahtari i ketyre ngjarjeve do te kaloje tejmase kufinjte e durimit te tyre. S'do te mund te bejne me asgje, s'ka me nisje prej fillimt dhe s'do te mbetet asnje vend ku te mund te shkojne. Fillimi i ri eshte ne Jeten e Pertejme, i cili eshte i pafund dhe perplot vuajtje dhe pendim per at qe nuk kerkuan kenaqesine e Allahut gjersa ishin ne Toke. Te gjitha kenaqesite tokesore te tyre, ambiciet dhe jeta kane marre fund.
Llahtari me te cilin do te ndeshen do te pasqyroje Fuqine ne Pafund te Allahut.
Ne te vertete te Derguarit e Allahut dhe besimtaret i kane bere ata me dije per keto fakte, por kjo Dite shkaterruese dukej aq e larget dhe keshtu qe ata u mbeshteten ne pronat/pasurite e tyre dhe veteveten.

Allahu shpall se jobesimtaret kane qene te paralajmeruar si ne vijim: "dhe ti terhiqu verejtjen njerezve per Diten kur atyre do t'ju vije denimi e ata qe ishin mizore do te thone: Zoti yne na jep afat er nje kohe te shkurter t'i pergjigjemi thirrjes tende (per besim) dhe t'i pasojme te Derguarit. (por do t'u thuhet) A nuk u betuat ju me pare, se ju nuk do te perjetonit kurre renien tuaj edhe pse ju u vendoset ne vendbanimet e tyre qe e demtuan veteveten (Ne i shkaterruam) dhe e kishit qe qarte se si vepruam Ne me ta dhe ju sollem shume shembuj edhe juve" (Kurani, Kaptina Ibrahim: 44-45)


Tani te gjithe ata jane te vetmuar ne mes te rrezikut. ç'dokush frikesohet per jeten e tij dhe askush nuk brengoset per askend tjeter. Askush s'mund te ike sepse Dita e premtuar prej Allahut ka arritur.
Lragimi prej vendbanimeve nuk do te sjelle dobi sepse gjithçka eshte duke u shkaterruar, dhe Toka dhe malet levizin te gjitha pernjehere. Nuk ka strehim nuk ka mbrojtes dhe asnje veprim parandalues.
Kurani pershkruan shkaterrimin e maleve si ne vijim:
"dhe te ngrihet Toka dhe malet e t'i meshojne njera-tjetres me nje te goditur. Ne Ate Dite ndodh e Verteta" (Kurani, Kaptina Hakka: 14-15)








Ne shkrimin e ardhshem do te vazhdojme me oqeanet.

Modifikuar nga erzeni_be datė 10/04/2005 ora 20:41

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Prill 2005 20:23
erzeni_be nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė erzeni_be Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me erzeni_be (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: erzeni_be Shto erzeni_be nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto erzeni_be nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
erzeni_be
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/07/2004
Vendbanimi:
Mesazhe: 1306

Ngjarjet e Dites se Gjykimit.

"Et ç'do te mesoje ty se ç'eshte Dita e Gjykimi? Perseri? ç'do te mesoje ty se ç'eshte Dita e Gjykimit? Eshte dita kur askush, askujt nuk do te mund t'i ndihmoje asgje. Ate Dite e tere çeshtja i takon vetem Allahut" (Kurani, Kaptina Infitar: 17-19)


Oqeanet

Do te duhej t'ia perkujtojme vetevetes nje gje te rendesishme kur behet pershkrimi i ketyre skenave, te cilat bazohen ne vargjet Kuranore: Te gjitha keto ngjarje do te ndodhin sipas vullnetit te Allahut, sepse Ai ka premtuar se ato do te ndodhin. Padyshim Allahu mund te shkaterroje dhe pastaj te rrafshoje gjithçka ne menyre te mahniteshme, sepse:

"Ky eshte premtimi i Allahut.Allahu nuk e thyen premtimin e Tij, por shumica e njerezve kete nuk e dine" (kruani, Kaptina Rum: 6)

Sketerra e Oqeaneve

Eshte pothuajse e pamundeshme te imagjinohen oqeanet, te cilat mbulojne 3/4 e siperfaqes se Tokes, te vlojne egersisht pernjehere. Madje edhe kur njerezit t'i tejkalojne kufijte e mendjes se tyre, mund te kene vetem nje ide te paqarte se sa e llahtarshme do te jete ajo ngjarje.
Gjer me tani, pervoja jone personale me siguri se perbehet , nga ndonje pamje televizive te ndonje shperthimi vullkanik, te djegjes se nje anije çisterne, te ndonje shpethimi eksploziv e te tjera te ngjashme, mirepo pershrimet Kuranore ne lidhje me ngjarjet e asaj dite tejkalojne çdo lloj krahasimi.
Vetem dijenia jone e madheshtise, fuqise dhe pushtetit te pakufishem te Allahut mund te na jape nje perfytyrim ne lidhje me shkallen e ketyre katastrofave qe priten, sepse Ai mund te ndryshoje dhe pembyse rregullin e gjithesise si pjese te nje skeme me te lartesuar te gjerave.

Bashke me gjitheçka qe do te nxirret prej tokes, llava e nxehte , temperatra e se ciles vleresohet te jete 5.000°C, do te gufoje kudo, edhe nen oqeanet.
Oqeanet do te flakerojne dhe nje mur i pashmangshem zjarri do te gllaberoje njerezit. Ate Dite, te gjitha oqeanet do te ndizen flake.

Siç thote Allahu ne Kurann:
"dhe kur detet te vlojne si zjarr i flakeruar" (Kurani, Kaptina Tekvir: 6)

Si rrezultat i kesaj e tere jeta ujore dhe tokesore , ne Toke do te marre fund. Oqeante qe rendomte qetesojne dhe freskojne papritur do te perhapin nje nxehtesi te pabesueshme. Ne vend te valeve gjigande do te kete vale zjarri dhe oksigjeni do te zevndesohet nga tymi.

Pamja e oqeaneve qe digjen egersisht, duke vluar dhe duke nxjerrur jashte ççfare mbajne ne brendi te tyre, do te dominoje nje pjese te madhe te botes dhe do te sjelle shkaterrim te pafund.

Oqeanet do te nxjerrin jashte çfare mbajne ne brendi.
Perveç te gjithe asaj qe permendem me lart, oqeanet do te rriten gjithashtu siçpermendet ne vargun e meposhtem Kuranor:
"dhe kur oqeanet te vershojne dhe permbysin" (Kurani, Kaptina Infitar: 3)

Me vullnetin e Allahut, fatekeqesite do te vijne edhe prej oqeaneve. Siç e dijme termetet vatra e tecileve ndoshte nen oqeanet, shkakton vale te medha shkaterruese, te quajtura ndryshe Tsunami.

Valet e shkatuara nga nje termet nen oqeanik mund te shkojne me vrull drejt bregut me nje shpejtesi 750 km/h (466 milje/h). Valet qe fillojne me me pak se nje meter (3 fut) lartesi ne det te hapurmund te arrijne 60 metra (200 fut) lartesi kur te arrijne ne breg.
Nje vale batice 25-35 metra (80-100 fut) e larte, e formuar nga nje termet i fuqishem ne Japoni ne vitin 1896, zhduku nga faqja e dheut qytetitn Honshu, duke shkaktuar 25.000 viktima.

Shembullin me te afert e kemi pa dyshim ne Tsunamin e Asise ne dhjetor 2004.

Erupsionet vullkanike jane nje shkaktar tjeter i valeve te medha. Vala e batices e formuar nga erupsioni vullkanik ne Krakatoa ne vitin 1883, beri qe ishulli Krakatoa, qe ndodhej ne Javes dhe Sumatres, te fundosej papritur dhe te shkaktoje nje vale batice qe goditi njerin prej rripave me te populluar te bregdetit te Javes. Vala e cila asgjesoi 165 fshatra dhe shkaktoi 36.000 viktima, ishte me shume se 35metra (110 fut) e larte kur arriti bregun.
Ngjarje te tilla demostrojne se termetet nen ujore dhe erupsionet vullkanike mund te kene ndikim te kufizuar , dhe te shkaktojne shkaterrime dhe viktima shume me larg vendit ku ndoshin.

Ne Diten e Gjykimit çdo vend ne toke, qofte nentokesor apo nenujor do te pesoje dridhje. Dridhjet e fuqishme ne fund te oqeaneve, do te shkaktojne vale te batices dhe vershim ne shkalle globale, diçka qe ne veshtire se mund ta perfytyrojme.

Oqeanet do te lartesohen edhe per shkaqe te tjera. Natyra e tyre e qete varet prej ligjeve te natyres. Mirepo, Ate Dite, keto ligje nuk do te funsionojne me, nuk do te ekzistojne me, mu sikurse te gjitha ligjet e tjera mbi te cilat mbeshteten barazpeshat e brishta te qiejve, Tokes dhe njerzve.
Shtyllate e kesaj barazpeshe te perkryer, te cilat te gjitha u krijuan me vullnetin e Allahut, do te asgjesohen pernjehere, serish me vullnetin e Tij.

Gjithashtu, nxehtesia e nendheshme qe do te dale ne siperfaqe, do te ngrise jashte mase temperaturat ne atmosfere, duke shkrire keshtu akullin ne te dyja polet dhe duke ngritur kehtu nivelin e ujrave.

Ne poashtu e dijme qe rreshqitjet e dheut mund te shkaktojne jashte zakonisht te larta, qofte kjo ne liqen, lagune apo gji detar. Ne Diten e Gjykimit siç edhe e kemi thene me pare (te Malet) as edhe nje mal s'do te mbetet te qendroje ne kembe dhe siperfaqja e tokes do te rrafshohet. Shkembijte qe do te rrokullisen prej maleve do te mbushin shtratet e oqeaneve dhe do te shkaktojne vershime.

Me arritjen e kohes se caktuar nga Allahu, ngjarje te tilla qe ngjallin frike dhe tmerr do te shpalosen njera pas tjetres: nje tingull shurdhues (suri); berja plihur e hi e maleve; llava qe gufon nen kembet e njerzve; pluhuri, gazi dhe re tymi qe ia zene frymen siperfaqes se Tokes; dhe uji i nxehte hungerues qe derdhet mbi njerezit...
nje pendim i papritur qe u ndodhe atyre qe nuk menduan per ekzitencen e Allahut apo Fuqine e Tij gjersa ishin gjalle... nje mundim derrmues qe nenshtron çdokend pa dallim, qe shfaq pafuqine e njerzve, pavlefshmerine e çdo gjeje qe ata e konsideronin te vlefshme gjera ishin gjalle... Frika dhe llahtari i njerzve do te jete i papershkrueshem. Ata do te vrapojne nga nje vend ne tjetrin, duke kerkuar mbrojtje dhe shpetim, duke e ditur se me, nuk ka shpetim.





Ne shkrimin e ardhshem do te vazhdojme me qiejt.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Qershor 2005 18:08
erzeni_be nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė erzeni_be Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me erzeni_be (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: erzeni_be Shto erzeni_be nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto erzeni_be nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
erzeni_be
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/07/2004
Vendbanimi:
Mesazhe: 1306

Ngjarjet e Dites se Gjykimit.

"Et ç'do te mesoje ty se ç'eshte Dita e Gjykimi? Perseri? ç'do te mesoje ty se ç'eshte Dita e Gjykimit? Eshte dita kur askush, askujt nuk do te mund t'i ndihmoje asgje. Ate Dite e tere çeshtja i takon vetem Allahut" (Kurani, Kaptina Infitar: 17-19)


QIEJT

Llahtari dhe shkatërrimi i Ditës së Gjykimit nuk kufizohet vetëm me ngjarjet që ndodhin në Tokë. Atë Ditë, të gjitha qeniet si edhe gjithçka që ne e konsiderojmë si të zakonshme dhe të njohur dhe që e marrim si diçka të sigurt do të shkatërrohet. Ajo është poashtu dita e fundit e gjithësisë, madhështia e së cilës ka sfiduar të kuptuarit njerëzor gjatë historisë, bashkë me yjet tejet të mëdha të cilat ne filluam t’i kuptojmë vetëm në shekullin e kaluar. Qielli, Hëna dhe Dielli, yjet dhe planetet, do të shkatërrohen, sipas asaj që ka shpallur Allahu:

S'ka dyshim se ajo që ju është premtuar do të ndodhë pa tjetër. Kur yjet të shuhen, dhe kur qielli të hapet, (Kurani , Kaptina Murselat: 7-9)

Për ata që mund të ndiejnë se sa e mrekullueshme është çdo gjë dhe kanë dëshirë të kuptojnë ekzistencën absolute të Krijuesit, shumë argumente në formën e objekteve dhe ngjarjeve që Ai ka krijuar që kur filloi koha, i çojnë ata drejt besimit në Të. Allahu krijoi yjet, planetet dhe të gjitha objektet tjera në gjithësinë e pafund me anë të një urdhëri të vetëm dhe i mbanë të gjitha në barazpeshë të përkryer. Ky fillim dhe barazpeshë e ruan fshehtësinë e saj dhe vazhdon të preokupoj mendjet e njerëzve. Në realitet, njerëzit që kërkojnë përgjigjet e gjejnë vetëm një të vërtetë: Ekzistencën e Allahut. Ngjarjet e Ditës së Fundit do të pasqyrojnë madhështinë e Krijuesit, sepse Allahu ka përgatitur një mbarim unik dhe madhështor për qiejt, si edhe për gjithçka që ekziston.

Qielli ka qenë gjithmonë si një tavan për njerëzit, të bindur se do të ekzistojë dhe të vazhdojë të ekzistojë, një tavan madhështor i ngritur dhe i mbajtur pa shtylla prej Allahut: një ekran përrallor në mes të gjithësisë së pafund dhe tyre.

Ky tavan ka mbrojtur botën tonë dhe banorët e saj prej rreziqeve të panumërta (p.sh. nga rrezatimi ultravjollcë, meteoritet dhe temperaturat ngrirëse të hapësirës) pa dështuar me shekuj të tërë dhe mbetet një domosdoshmëri absolute për vazhdimësinë e jetës. Drita që vie përmes errësirës së hapësirës përhapet në Tokë ashtu kësisoji për shkak të cilësive të atmosferës dhe ngroh dhe ndriçon planetin. Dhe, barazpesha e brishtë e përmbajtjes së oksigjenit në atmosferë ju mundëson njerëzimit të marrin frymë dhe jetojnë. Mirëpo, atë Ditë qielli më s’do të kryej funksionet e tij, sepse ka arritur fundin e tij. Kur’ani shfaq këto ngjarje, si në vazhdim:

Ditën kur qielli pëson një tronditje të fortë. (Kurani, Kaptina Tur: 9)

Atë Ditë qielli do të çahet dhe premtimi i Tij do të realizohet. (Kurani, Kaptina Muzemmil: 18)

Dhe Qielli do të çahet, sepse ai atë Ditë do të jetë i rraskapitur. (Kurani, Kaptina Hakka: 16)

Ajri, aq jetik për jetën, do të humbas poashtu funksionin e tij, sepse ligjet që vlejnë atë Ditë do të jenë ndryshe prej ligjeve të zakonshme. Atmosfera, e mbajtur në mënyrë aq të brishtë në një barazpeshë të qëndrueshme me anë të ligjeve të fizikës, thjesht do të tretet dhe të zhduket. Fundi i qiejve përshkruhet, si vijon:

Dita kur qielli bëhet si kallaji i shkrirë. (Kurani, Kaptina Me’arixh: 8)

Atmosfera do të tretet dhe do të ndezet dhe njerëzit do ta shohin qiellin rëndom të kaltër si ngjyrë të kuqe të ndezur, të çarë, të shkrirë dhe sikurse vaj:

E kur të çahet qielli e të bëhet i kuq si vaji i shkrirë. (Kurani, Kaptina Rahman: 37)

Dita e Gjykimit është ditë e pendimit të madh për ata që nuk e njohën madhështinë dhe fuqinë e Allahut dhe që ia kthyen shpinën Atij me dashje. Ky pendim do të jetë i përjetshëm, sepse s’do të ketë më kohë për të menduar, mësuar apo për shpëtim. Çdo njeriu do t’i duhet të kuptojë se Allahu, i Cili posedon pushtet dhe fuqi të pakufishme, është shoku, ndihmësi dhe mbrojtësi i vetëm. Asnjë njeri s’do të jetë në gjendje ta mohojë apo të këmbëngul në mohimin e Allahut dhe të Ditës së Gjykimit në një kohë të tillë, siç e zbulon Kur’ani:

Ata nuk e çmuan Allahun me madhështinë që i takon Atij. Në Ditën e Ringjalljes e tërë Toka është në grushtin e Tij, e qiejt të mbështjellur në dorën e Tij të djathtë. Ai është i pastër nga të metat! Ai është i lartë nga çka ata i shoqërojnë! (Kurani, Kaptina Zumer: 67)

Atë Ditë, të gjitha rregullat e njohura do të zhduken. Qiejt dhe Toka, të cilat iu bindën urdhërit të Allahut “binduni me dëshirë apo pa dëshirë” me “bindemi me dëshirë” në krijimin e tyre, prap do t’i nënshtrohen zotëruesit dhe krijuesit të tyre të vërtetë: Allahut. Kur’ani shpall thirrjen e Allahut qiejve dhe Tokës:

Thuaj: "A ju jeni ata që nuk i besoni Atij që e krijoi Tokën për dy ditë dhe Atij i përshkruani shok? E Ai është Zoti i botëve.” Ai në të vuri male të forta, që ngriten mbi të, ia shtoi të mirat asaj dhe brenda katër ditëve të plota caktoi të gjitha kushtet për të jetuar në të, për ata që pyesin (për kohën e krijimit të saj). Mandej iu kthye Qiellit (krijimit të qiellit) e ai ishte tym dhe atij dhe Tokës i tha: "Binduni urdhërit Tim me dëshirë apo pa dëshirë!" Ato të dyja thanë: "Po i bindemi me dëshirë!" (Kurani, Kaptina Fussilet: 9-11)

Njëra prej pohimeve më me rëndësi të materialistëve është se materia u formua vetvetiu. Veç kësaj, e gjithë bukuria që ata shohin në mjedisin ku jetojnë i përshkruhet natyrës. Hollësitë që mbeten apo mënyra se si ky projektim inteligjent ka mundur të burojë prej një natyre të pajetë, kur madje natyra vet nuk ekzistonte, shpërfillen. Sipas këtij pohimi të paarsyeshëm, natyra krijoi gjithçka. Me fjalë të tjera, mrekullia mahnitëse e harmonisë dhe barazpeshës është e pranishme në dhe, gurë, ajër dhe ujë. Por në Ditën e Gjykimit, njerëzit do të shohin se çfarë do të bëhet me malet, shkëmbinjët dhe dheun dhe më në fund do të kuptojnë se natyra nuk posedon asnjë forcë në vetvete, sepse edhepse mendohet të jetë burimi nga i cili buron çdo gjë e gjallë apo e pajetë, do të jetë e paaftë ta shpëtoj vetveten. Allahu do të demonstrojë se gjithçka ekziston vetëm me vullnetin dhe fuqinë e Tij dhe varet prej mbrojtjes dhe mbështetjes së Tij. Shumicës së njerëzve do t’u kujtohen mu në atë moment, dhe prandaj do të ndiejnë pendim të madh, të vërtetat që ata shpërfillën edhepse vet ndërgjegjet e tyre i pranuan ato. Allahu zbulon ngjarjet e Ditës së Gjykimit, si vijon:

Kur të pëlcet qielli, e t'i bindet urdhërit të Zotit të vet, ashtu si i takon! Dhe kur Toka të shtrihet në gjerësinë e saj dhe të nxjerr çka ka brenda e të çlirohet, dhe t'i bindet Zotit të saj, ashtu i takon! O ti njeri! Vërtet ti përpiqesh me një përpjekje të madhe që çon te Zoti yt, e Atë do ta gjesh. (Kurani, Kaptina Inshikak: 1-6)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 06 Gusht 2005 19:32
erzeni_be nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė erzeni_be Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me erzeni_be (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: erzeni_be Shto erzeni_be nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto erzeni_be nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Iyua
Free Spirit

Regjistruar: 29/06/2005
Vendbanimi: .
Mesazhe: 1903

Exclamation

Sa e frikshme dita e gjykimit. Harojme qe ajo dite do vije.

__________________
“The true servants of God the Most Gracious are those who walk on the earth in humility, and when the ignorant address them, reply with words of peace”
-Quran

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Janar 2011 17:49
Iyua nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Iyua Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Iyua (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Iyua Shto Iyua nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Iyua nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
al74
hamall

Regjistruar: 29/04/2009
Vendbanimi: meran- It
Mesazhe: 6675

Citim:
Po citoj ato që tha Evisa
Sa e frikshme dita e gjykimit. Harojme qe ajo dite do vije.


si mund te jete? ka deshmitare?

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Janar 2011 18:54
al74 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė al74 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me al74 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: al74 Shto al74 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto al74 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
BIONDIA
Ne zemren tende.

Regjistruar: 02/03/2006
Vendbanimi:
Mesazhe: 10184

Citim:
Po citoj ato që tha Evisa
Sa e frikshme dita e gjykimit. Harojme qe ajo dite do vije.


Miresetevije skam frike fare nga kjo dite ...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Janar 2011 18:57
BIONDIA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė BIONDIA Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me BIONDIA (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: BIONDIA Shto BIONDIA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto BIONDIA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
cecilia
Adoleshente

Regjistruar: 14/04/2006
Vendbanimi: Nė bankat e shkollės.
Mesazhe: 8180

Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA


Miresetevije skam frike fare nga kjo dite ...




Normale qe s'ke frike,aq qejf qe ke bo gjate gjithe jetes tate ajo dite do te duket si loder


Une kam frike me thon te drejten

__________________
Sto lavorando duro per preparare il mio prossimo errore.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Janar 2011 21:06
cecilia nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė cecilia Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me cecilia (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: cecilia Shto cecilia nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto cecilia nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 15:35 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 5 faqe: « 1 [2] 3 4 5 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Besimi Fetar > Feja Islame > Dita e Gjykimit.

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.