Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Figura tė shquara > Figura te njohura te mesjetes > Ali Pashe Tepelena - figure e madhe
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
error
Anetar i ri

Regjistruar: 09/03/2004
Vendbanimi: shqiperi
Mesazhe: 1

Ali Pashe Tepelena - figure e madhe

Doja te vija ne dukje dicka mbi figurat e shquara te Shqiperise. Ne vecanti doja te flisja per Ali Pashe Tepelenen. Vertet eshte nje figure disi e lene ne harrese nga historia. Dikush mund te mendoje qe figura e tij lidhet ngushte me figuren e nje kusari i cili u be sundimtar i janines nepermjet gjakut dhe intrigave. Dikush tjeter mund te mendoje qe bemat e tij mund te krasohen me ato te nje psikopati me komplekse nga vegjelia. Por ajo qe dua te theksoj eshte sensi i demokracise qe ky njeri kishte eshte e cuditshme qe ne vitet 1700 ekzistonte nje njeri qe e dinte se c'ishte e mira per fshatarin, per zajtarin e thjeshte, per injorantin, per dembelin, per delinkuentin etj pra nje njeri qe mendonte per te gjtha klasat e shoqerise dhe per secilen prej tyre kishte nje ide pra nje zgjidhje e cila mund te jete edhe primitive por per vendin (Shqiperia) eshte dicka qe duhet theksuar.

__________________
for me and einstein the political ideal is democracy...

Modifikuar nga volter datė 25/03/2005 ora 12:12

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Mars 2004 16:51
error nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė error Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me error (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: error Shto error nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto error nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
ENISS
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 28/12/2002
Vendbanimi: AL
Mesazhe: 251

Post

Materiali eshte pergatitur nga Ben Andoni, nje gazetar i se perditshmes "Korrieri".

Një ditë, në shtëpinë ku u rritën të parët e Ali Pashait

Ka vite e vite që familja e Aliut të madh është larguar nga shtëpitë e fshatit, që vigjëlon përballë Tepelenës. Në Beçisht kanë mbetur tashmë gurët dhe fshatarët e pakët, që në përgjithësi kanë pak kujtime të ruajtur në kokat e tyre nga jeta e Ali Pashait. Qindra vite më vonë e qësëndisin heroin e tyre, krijesën që i bëri të njohur për historianët dhe që u fali një urë. Kjo e fundit, që ua bën rrugën e lidhjes me metropolin e tyre Tepelenën, të shkurtër, do të mjaftonte që kujtesa e tyre të ishte më dashamirëse. Por, ata janë në shekullin e XXI dhe Aliun e shfrytëzojnë sipas mënyrës së tyre duke kaluar nga ura, me dërrasat e kalbura që rrezikon jetë njerëzish dhe duke i marrë gurët e mbetura të shtëpisë në krye të fshatit

Beçisht-Tepelenë

Beçishti është një fshat “indiferent”, që e kundron Tepelenën nga sipër. Më saktë e ka parë, sepse tani vetëm gjeografikisht ka një kuotë pak më të lartë. Po të pyesësh tepelenasit, se do të shkosh në Beçisht do të përgjigjen me pyetje: “Çfarë do atje”? Askush nuk di të thotë më shumë për rrugën, përveç fshatarëve të saj. Falë, Urës, që ka ngritur dikur bashkëfshatari i tyre, Ali Pashai i famshëm, ata vinë për ditë në qytet, për gati 40 minuta. Tepelenasit e sotëm, urën e Aliut e kanë rikonstruktuar sipas mënyrës së tyre. Pak vite, pas dorës që “i është vënë” ajo ka nevojë për tabelën “Very Danger”. Për të qenë të sinqertë, kjo u prish pak punë fshatarëve, që më shumë se të shkojnë në Tepelenë me anë të Urës së Aliut në Vjosë, u bie më mirë të shkojnë në drejtim të Greqisë. Atje ku mbetet burimi i vetëm i jetës së tyre, hë për hë…
Për të shkuar sot në fshatin, që ka mbajtur familjen e famshme të Aliut, që të jesh i sigurtë duhet të ndjekësh një rrugë të tërthortë. Të futesh në rrugën e Përmetit, të kalosh Urën e mrekullueshme të Dragotit dhe pastaj t’i ngjitesh malit. Kështuqë, afërsia me Tepelenën është thjesht vizive, sepse për të shkuar atje, tashmë të duhet rreth një orë, kuptohet “po të kesh një makinë të vlefshme”.
Në ngjitje, rruga bëhet e vështirë dhe e pashpresë. Kjo nga mungesa e njerëzve.”Nuk i kam parë asnjëherë shtëpitë e Aliut, -thotë Tani, një djalë 30 vjeçar, simpatik nga Tepelena, që do të na shoqërojë. E kujt, i hyn në punë më ajo”. Pastaj qeshet dhe tregon qyfyre, që kuptohet se kanë lidhje me zgjuarsinë e banorëve.
Fshati i Aliut
“Na premto, se do të vish vetëm njëherë që të shohim, pa ty do ti japim votat”, -i kanë thënë një kandidati, fshatarët e Aliut, pak kohë më parë. Tani edhe sot kur e kujton qesh. “Kaq, Ju mjafton, që t’ju tregoj indiferencën ndaj tyre”, na thotë. Nuk ka shpjegim më të mirë…dhe akoma më qartë e kuptojmë teksa i afrohemi fshatit.
Nuk ka asgjë, që të kujtojë lavdi në këtë fshat. Shtëpitë ngjiten mbi një rrap tepër të vjetër dhe pak banorët e fshatit, që jetojnë këtu nga kohëra që nuk mbahen mënd, janë të qetë… Duhet të jenë të tillë, sepse nuk ka këmbë robi, as qenër, ca më shumë edhe bagëti…“Nuk do të harroj kurrë ditën kur hym në Tepelenë, në orën pesë të mbrëmjes, ndërsa dielli ishte duke perënduar. Më erdhi në mëndje, me pak ndryshime në veshjen, përshkrimi i Branstone Castle në një nga librat e Ëalter Scott. Veshja ndryshon mbas kombësise së trimave, që janë në shërbim të Vezirit. Shqiptarët kanë petkun ma të mrekullueshëm të botës me fustanellën e bardhë, me jelekun prej kadifeje të qendisur me ar, me xhamadanin prej stofe të zezë dhe me koburen dhe kamën me doreza prej argjendi të punuar” shkruan në ditarin e tij Bajroni, për Shtëpinë e Aliut të madh. Gati dy shekuj më vonë nuk është kështu, këtë herë në sarajet e Aliut. Të duhet që të qëndrosh pak të hasësh ndonjë gjurmë njerëzore. Atë e gjejmë pak minuta më vonë, në imazhin e një gruaje, që na ndjek me sy si një shpend grabitqar, që nga larg. Pak më pas, “kur na mësohen sytë” shikojmë edhe pak gra të tjera të kërrusura nga punët e vështira. Nuk bën përjashtim, kjo copëz si në çdo pjesë tjetër të Shqipërisë. Ato punojnë me gjithshka, ndërsa burrat, që nuk duken duhet të “kuvendojnë” diku. Kur i afrohesh rrapit në mes të fshatit, frika më e madhe është se ke të bësh me një fshat pa banorë. Ngjan si një fatkeqësi e madhe, që u ka pllakosur njerëzve, që nuk duken askund. Të paktën për të ndërruar pak muhabet. Për fat, gruaja e vjetër, që na ndjek, çapitet ngadalë nga larg. Punon me shtiza dhe na afrohet gjoja instiktivisht. “Ç’ju pru rruga, more djem…”I shpjegojmë qëllimin për të parë dhe fotografuar sarajet e familjes së Ali Pashait. “Unë jam nuse, ktu more djem”, thotë plaka, dasma e të cilës, ka të ngjarë të ketë ndodhur rreth 40 vjet më parë.
Për tek rrënojat
Pas pak përpjekjesh në fshat gjejmë dhe fshatarin e parë. Eshtë 70 vjeçari Nasip Halilaj. Është tepër i mirëditur për situatën dhe sipas fjalëve të tij, ka bërë gjithmonë punë të nderuar. Ka qenë i organizuar në Parti me sa duket. Kjo të bën të besosh, se do të marrësh vesh shumë gjëra për Aliun e Madh. Nasipi, jo vetëm që i di ku janë shtëpitë e tij, por merr përsipër që të na shoqërojë vetë, në rrënojat. Ato janë të vendosura në krye të fshatit. Ashtu si pritet, pak metra nga tëpjeta dhe plaku ka filluar të dihasë rëndë. Shpëtimin e gjen duke u tallur me kujtimin e Aliut. I duket një zbavitje e këndshme dhe rruga më e lehtë teksa tallet për kujtimin e sarajeve të Aliut. Rrugës premton të na tregojë dhe një shtëpi tjetër, ku ka qenë Aliu Nuk di të tregojë asgjë për ndonjë kujtim, të tij, që fshatarët mund ta kenë trashëguar nga të parët. Ai vetë, po ashtu. Po të besosh, fjalët e tij, askush nuk njeh ndonjë trashëgimi nga Aliu. Vazhdimisht përsërit:” Eh..Ali..Ali..”, ndërtove të gjithë vendin dhe të gjithë Botën, ndërsa neve … të dhjefsha…”. Rrugës plakut i ngjiten dhe dy të rinj, tepër të ndrojtur. Ku për fat njëri prej tyre, murin e vetëm të ruajtur të Ali Pashait, e ka të vendosur në rrethimin e shtëpisë së tij.
Shtëpia e Ali Pashait
Ajo që shikon pasi kemi 40 minuta që kemi lënë rrapin e vjetër nga mesi i fshatit janë rrënoja, ku e ke të vështirë që të orientohesh. Eshtë një grumbull gurësh pa ndonjë formë të veçantë mbresëlënëse. E vetmja gjë, që të lë përshtypje është vendi, i cili duket pak si i shenjtë. Ku janë kujtimet? Ato duken se kanë ikur bashkë me gurët në muret e shtëpive të fshatarëve të Pashait. Kjo sepse, pasardhësit e Beçishtit kanë menduar sipas mënyrës së tyre për shtëpinë e parë të tyre. E rrënuar nga vitet, për më tepër nga ikja e kujtimit të hijes së frikshme të pashait, shumëkush ka marrë diçka nga gurët për qëllimet e tij. Kjo e ka bërë vendin, ku dikur kanë qenë sarajet, që të jetë krejtësisht i mbuluar me gurët e shtëpisë së tij. Pirgjet e vogla, tregojnë se shumë shpejt nga ky kujtim, nuk do të mbesë më asgjë. Pranë këtij pirgu gurësh, ngrihet krenare një shtëpi, ndërsa një nga dy djemtë e rinj, na ka treguar rrethimin e shtëpisë së tij. Në një kënd është për fat i ruajtur vetëm një trakt muri, ku shquhet edhe një kamare. Ky është i vetmi trashëgim i shtëpisë së familjes së Tepelenave, që për shumë vite, do ta përdonin për verim. “Këtu vinte Ali Pashai. He Ali..Ti e kishe në terezi”, i drejtohet burri i vjetër, sikur ta ketë përballë.
Nga Beçishti
Është pak të thuhet se nga andej, Tepelena ka një pamje që të tërheq dhe të imponohet. Begatinë këtij vendi ia shton edhe uji dhe pastërtia. Duket se pak gratë e reja, që hasim janë nikoqire të mira dhe shumë të dhëna pas shtëpive të tyre. Mbeten, pak të ashpra nga mjedisi malor, ndërsa të vëshura shumë qytetarçe, tregojnë lidhjen e sotme me qytetërimin. Për fat nga Tepelena, fshati është shumë afër. Për jo më shumë se 40 minuta, po të kalosh Urën e famshme të Aliut, je atje. Kjo është dhurata më e madhe e Aliut për vendin e të parëve të tij. I cili mund të quhet ose jo një i tillë, pasi vetë Aliu ka lindur në Tepelenë. Përballë fshatit janë Hormova dhe vendet e tjera, me të cilat Aliu ka thurrur shumë nga historitë e tij mitike për banorët. Fshati vazhdon të përgjumet në ditët e tij. Meshkujt e shumtë kanë shkuar në emigrim dhe ai është edhe burimi kryesor i fshatit. Në emigrim i ka të tre djemtë edhe gruaja që na u afrua në fillim. Ndoshta, frika nga ndonjë lajm e bënte gruan, që të na afrohej ngadalë. “Rrinë dhe shkojnë në kurbet, çfarë të bëjnë tjetër”, na thotë Tani, që na ka shoqëruar nga Tepelena. Kjo shpjegon pakësimin e frikshëm të meshkujve dhe praninë “kudo” të femrave.
Fshatarët
Fiset më të njohura në fshat që na i reviston Nasipi janë Halilaj, Çaçaj, Çataj, Hoxhaj, Muçaj, Dodaj, Alikaj,, Shehaj dhe Hysaj…Këtë të fundit na e thotë pas pak. Nuk i bën përshtypje se edhe të parët e Aliut vinë nga ky fis. Kjo sepse me sa duket Hysajt e sotëm janë si gjithë të tjerët dhe nuk kanë se ç’të tregojnë më për paraardhësit e tyre. Të gjithë të mbeturit në fshat i dedikohen blegtorisë dhe përveç historisë se këtu kanë qenë të parët e Ali Pashait, asgjë nuk ua ka trazuar më kureshtjen. Për kureshtarët, që janë gjithmonë e më të rrallë, u ka mjaftuar prezenca e gurëve, që janë të vendosur në lartësitë e fshatit dhe me kaq çështja u është dukur e mbyllur. Më të rinjtë janë akoma më tepër indiferentë për ujtimet e Pashait të famshëm. Tek të paktit, që flasim flitet vetëm për kurbetin. Olsi, gardhi i shtëpisë së të cilit e ka të rrethuar murin e mbetur të Ali Pashait, është më i qartë. “Më duhet që të bëj pashaportën dhe të marr një vizë dhe do të shkoj në Greqi”. Nuk e ka impresionuar asnjëherë fakti, që ka murin e shtëpive të familjes së Ali Pashait në shtëpitë e tij ose historitë për të. E ka mendjen thjesht tek prona e tij, ku bashkë me njerëzit e tij kujdeset për tre mullarë, që i duhen për bagëtinë dhe që vigjëlojnë dhe murin. Këto janë dekori i murit, për të cilin Olsi 19 vjeçar i familjes së Halilajve nuk di të thotë më shumë. Nuk i duhet edhe pse fshatarët, që kanë prishur muret e tjera dhe i kanë rrënuar, kanë vepruar pak centimetra jashtë gardhit të tij…”Po u duhen për shtëpi,- më thotë. Kush pyet për Aliun. Ai ishte kur ishte”. Pragmatisti fshatar është i urtë dhe tepër finok. Në fund nuk ka hezituar të na dërgojë deri në fund të fshatit, sipas zakonit tradicional të shqiptarëve. Me këtë gjest na nderon sepse njerëzit e pakët që vinë fshat, vinë vetëm për tu marrë votat, ose si vizitorë. Kjo shikohet nga interesi i munguar dhe mënyra sesi na ndjekë ca më shumë ngërdheshja e fëmijëve, kur kuptojnë interesin tonë.
Kthim në histori
Ali Pashai mendohet të ketë lindur në mes të viteve 1740-1750. Ai ishte një figurë tepër interesante dhe ishte pinjoll i Veliut dhe i Hankos, bijë e Beut të Konicës. Edhe Veliu duhet të jetë larguar herët prej këtij fshati. Shtëpitë më vonë këtu janë përdorur për verim dhe interesi i Ali Pashait është ruajtur nga ura e madhe që ka ndërtuar. I jati vdiq herët, disi i mallkuar dhe Aliut iu desh tu dalë shpesh për zot fshatarëve nga bandat e kusarëve. Porta e Lartë u impresionua herët prej tij dhe falë aftësive, por edhe thjesht se në gjithë zonën mbizotëronte qetësia, atij iu ngrit shumë tregu i aftësive. Me një trupë permanente Aliu vendosi rregull që nga Janina e deri në Thermofilat. Duke pasur këtë post, sëbashku me postin e mutesarifit të sanxhakut të Tërhallës, të cilin Aliu e kishte marrë në 1786, Aliu marshoi drejt Janinës më 1788, në një vend ku zotëronte plotësisht anarkia. Ky ishte shkaku, që ai mori titullin e Vezirit të Janinës.
Ndërsa Evropa ishte në luftë me Napoleonin e madh, ai kishte vënë në kontroll të plotë Shqipërinë Jugore dhe të Mesme me bijtë e tij. Vlen për tu theksuar se me francezët ka pasur kontaktin e parë në vitin 1797. Aliu i përgëzoi që francezët morën në Adriatik kolonitë veneciane. Kjo i bëri përshtypje francezëve, që i dhanë leje për të mposhtur Himarën. Për këtë qëllim, Porta e Lartë e shpërbleu Aliun me titullin Asllan – Luan…
Aliu si mund të ishte
“E kam peng, që nuk kam bërë një muze për të”, na ka thënë, orë më parë.. kryetari i Bashkisë së Tepelenës Ruçi. Këto kanë pak rëndësi, kur dihet se figura e Aliut nuk është ngritur shumë. Dihej se askush nuk mund t’ia kalonte famën. Përveç, Enver Hoxhës, që vetë nuk e trajtoi me ndonjë kujdes shumë të madh, për të mos thënë e la pas. Por figura e tij, ishte aq e madhe, sa i kaloi barrierat e ndryshme të kohës dhe tregoi realisht se “dy varret që ka, nuk mund t’ia zinin dot lavdinë”. Këtë duket se e kuptojnë dhe djemtë e rinj, në Beçisht, që u duhet që të kalojnë në Tepelenë për ditë, në një urë me dërrasa të kalbur. “E shikoni me thotë një vendas. Aliu ka punuar më shumë, sesa kanë punuar pasardhësit e tij”. Ka një të vërtetë në mes. Pasarela gjigande e ndërtuar në kohën e Aliut është elementi më i afërt që lidh Tepelenën me origjinën e Aliut. Këmbët e urës, që do tia kishin zili edhe ndërtuesit më të zotë, kanë treguar dashurinë e Aliut për ndërtimet dhe seriozitetin e ndërtimit të tij. Vite më pas, në vitet ’90, një firmë, do të strukturonte urën, dhe do të shtronte tek pasarela dërrasa të pastaxhionuara, që tashmë pas pak viteve ekzistencën gati janë kalbur. …
Plaku Nasip na përcjell edhe ai deri në fund dhe tashmë e ka seriozisht, që të flasim për fshatin, “sepse Aliu ka vdekur që kur dhe jetoi si deshte”. Ndërsa, dy të rinjtë që e shoqërojnë nuk flasin. Për ata, Aliu ka mbetur një konvencion i plotë. Në kokat e tyre, është vetëm një mendim: “Si të largohemi nga Shqipëria”. Në fakt, dhe paraardhësi i tyre, Ali Pashai, lavdinë e tij e shtriu matanë maleve, atje ku sot fluturon mëndja e fëmijëve. Shpejt do të fillojë mugëtira dhe djemve u duhet që të kthehen, bashkë me plakun në shtëpi. Zbritja nga Beçishti e obligon më shumë Tanin, që na qesëndis herë pas here:”Ky ishte Aliu, që erdhët deri në Beçisht”. Ky ishte në të vërtetë Aliu…me dy varre…me shumë gra, me shumë shtëpi dhe i harruar krejtësisht në origjinën e tij.

__________________
I believe in the sun even when it is not shining.
I believe in love even when not feeling it.
I believe in God even when He is silent.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Maj 2004 19:16
ENISS nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ENISS Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ENISS (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė ENISS't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: ENISS Shto ENISS nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ENISS nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 19:40 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Figura tė shquara > Figura te njohura te mesjetes > Ali Pashe Tepelena - figure e madhe

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] nuk lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.