Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Figura tė shquara > Figura te njohura te mesjetes > Gjergj Arianit Komneni
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
volter
shpirt artisti

Regjistruar: 19/11/2003
Vendbanimi: Moscow
Mesazhe: 4646

Gjergj Arianit Komneni

Gjergj Aranit Komneni

Aranitët ishin një familje e madhe dhe e dëgjuar prijësish feudale shqiptarë qysh në shekullin XI. Zotërimet e tyre shkonin nga viset e Dibrës së Sipërme, Çermenikë, Mokër, Bërzeshtë-Polis, Shpat-Verçë dhe përfshinin pjesë të zonës fushore, Dumre-Lushnje e Elbasan. Figurat kryesore të kësaj dere të shquar janë Davidi (strateg në shërbim të Bizantit, ndër të parët përfaqësues të klasës feudale shqiptare në formim), Konstandini (ushtarak në shërbim të Bizantit), Aranit Komneni (i atii i Gjergjit), vet Gjergji dhe Konstandini tjetër (djali i Gjergjit ).

Më i përmëndur i familjes me tradita luftarake në Shqipërinë e jugut, ka qënë Gjergj Araniti,i cili zotëronte Kaninën e Himarën, Shpatin e Çermenikën dhe konsiderohet ndër personazhet historike parësore të shek. XV, një ndër pjesëmarrësit kryesor dhe udhëheqes i shquar i luftës së madhe antiosmane.
Gjergj Aranit Komneni lindi në vitin 1376. Ashtu si Bardhyli i Ilirisë (shek. IV p.e.s.) edhe Gjergj Araniti, ky luftëtar i madh deri në moshën 94 vjeç, kundërshtoi dhe fitoi ndaj ushtrive të Perandorisë Aziatike, duke u barazçmuar nga Evropa si një Skënder i dytë.
Qysh i ri ishte dërguar peng nga i aiti, Aranit Komneni te sulltan Murati, në Edrene.
Zgjedha e padurueshme feudale-ushtarake otomane shkaktoi pakënaqësi të thellë dhe reagim masiv të fshatarësisë. Gjithashtu regjistrimi i tokave, caktimi i timareve dhe vendosja e spahijve me dhunë në zotërimet e tyre, paralajmëruan cungimin e autonomisë së sundimtarëve arbëreshë. Këto reforma i hoqën Gjergj Aranitit një pjesë të zotërimeve, ndërkohë që për pjesën tjetër mbeti vasal sulltanit. Pikërisht, kjo gjëndje e rëndë ekonomike nxiti shpërthimin e kryengritjeve të viteve 30-40 të shek. XV. Në epiqëndër të ngjarjeve ushtarake u vu Gjergj Araniti.
Në pranverë-verën e vitit 1432, ndërsa mbyllej etapa e reformave shfrytëzuese, hapej kundërshtimi shqiptar, që shpërthen një zinxhir kryengritjesh antiosmane. Kryengritja e parë shpërtheu në Shqipërinë qëndrore. Popullsia thërret prijësin e saj, Gj. Aranitin, 36-vjecar.
Gjergji deri në atë kohë ishte përpjekur, por pa ndonjë rezultat, për të ruajtur të drejtat mbi zotërimet që i kishte lënë i ati. Në këto rrethana u largua fshehtas nga Adrionopoja dhe me mjaft luftëtarë të tjerë u kthye në atdhe. Sa mbërriti në Shqipëri, Gjergj Araniti zhduku spahijtë tradhëtarë, timarlij. Ai u vu në krye të kryengritjes, që përfshiu gjithë masat fshatare. Ajo u përkrah në rrethin e Durrësit e të Tiranës nga Andrea Topia, në veri nga Nikoll Dukagjini, etj.
Kryengritjeve, me nismëtar dhe simbol të qëndresës Gjergj Aranitin, Porta e Lartë iu përgjigj me ushtri të freskëta dhe komandantë të sprovuar. Danja e Dukagjinëve ra, zotërimet e Topiasve u kthyen në gjëndjen e mëparshme. Por në përpjekje me fuqitë kryengritëse të Gjergj Aranitit, turqit u thyen nga shqiptart.
Fitorja e parë e hapi zjarrin e kundërshtimit në jug, sidomos në Kurvelesh, duke zgjeruar hapësirën kryengritëse. Murati II vjen vetë drejt Shqipërisë dhe e vendos kampin në Serez (Maqedoni). Që këtej shkëput një forcë të madhe nën komandën e Ali bej Evrezonit. Ushtria e Ali beut, në dimrin e viteve 1432-1433, futet në luginën e ngushtë, në vargjet malore të thepisura të Shkumbinit, i afrohet Buzurshekut (Bërzeshtës), por mbi taboret osmane lëshohen si tigra luftëtarët e Gjergjit. Pritë, befasi dhe përleshje e pamëshirë. Strategu nga begoret vrojton, kujdeset, manovron dhe nxit me fjalë e shpatë, derisa turqit thyhen keqas. Fitorja u dha zemër shqiptarëve dhe Evropa u njoh me një luftëtar shpresëdhënës.
Kronisti bizant, Halkokondili, për këtë shkruan: "Në këtë betejë, Araniti i Komnenit fitoi një lavdi të madhe".
Duke përtëritur taktikën e vjetër ushtarake: "Tërhiqe armikun, përgatite pusinë dhe qëlloje në befasi ", Gjergj Araniti theu edhe ushtrinë e dytë turke të drejtuar nga Ali beu i cili la me qindra kufoma në grykat e thella të Kuçit e deri në Borsh. Dështimi i ekspeditës së dytë turke bëri bujë në gjithë Europën dhe Araniti u bë një personalitet në oborret e saj, e cila ishte mësuar të njihte disfata nga aleatët në lindje. Përgëzime nga Papa Eugjen IV, mbreti Alfons V i Napolit, perandori gjerman Sigizmund, Republika e Raguzës etj. Premtime për ndihma, por ... vetëm premtime. Edhe betejën e tretë, (në vitin 1434) për të pushtuar Vlorën e Kaninën, strategu shqiptar e përballoi suksesshm me forcat, me mjetet dhe me taktikat e veta. Ndaj Gjergj Araniti u shpall si mbrojtës i lirisë nga gjithë mbretëritë e Europës.
Në Vjeshtë 1443 - dimër 1444 ndërsa ushtria e përbashkët hungaro-polake-rumune e Vladislavit (strateg hungarez) zbret në Bullgari, nga Shqipëria forca të rëndësishme shqiptare, të komanduara nga Gjergj Araniti, hyjnë thellë në Maqedoni duke e goditur armikun përtej "kufijve" të zotërimeve, për ta zhvendosur sa më tutje trojeve etnike. Në sinkron me veprimin ushtarak nga brenda të Gjergj Aranitit, Skënderbeu realizon parashikimin strategjik të braktisjes së frontit osman në betejën e Nishit, për t'u bashkuar në atdhe me kapedanët dhe ushtritë e tyre. Kësisoj, ai u lidh ngushtë me luftën e udhëhequr nga Skënderbeu.
Kur kështjella e Krujës, gjëmonte nga topat, luftëtari i moshuar Gjergj Araniti, 67 vjeçar, i dërgoi triumfatorit të birin Konstandinin me përgëzimet dhe besnikërinë e pakufishme. Gjergj Araniti, me 3000 luftëtarë, u bashkua me fushatën çlirimtare antivenedikase. Veprimet e tij luftarake u përqëndruan për marrjen e Durrësit, të Danjës dhe të qyteteve-kështjella të tjera bregdetare nën protektoratin venedikas. Madje,t rupat e tij shkuan në thellësi deri në dyert e Shkodrës, megjithëse interesat e tij nuk ishin cënuar drejtpërdrejtë nga zotërimet venedikase në tokat shqiptare.
Kurdoherë në funksion të strategjisë çlirimtare dhe të besa-besës, pse jo edhe të dëshirës për një dhëndër model si Skënderbeu, Gjergj Araniti i moshuar, në komandë të 4000 luftëtarëve dhe me një sasi të konsiderueshme argjendi, e mbështeti idenë e rimarrjes së kështjellës së Stefigradit. Në dy sulmet e betejës së përgjakshme rrëthuese, vete strategu Araniti, rishfaqi trimërinë e përvojën e gjatë. Gjatë përleshjes iu vra i vëllai. Ngulmimi dhe prova e luftës që dha Araniti, e bindën Skënderbeun se çdo shtytje e martesës me vajzën e tij, Donikën 23-vjeçare, do ta zemëronte bujarin e madh. Araniti me krenarinë ndaj Kastriotëve, arriti në ultimatumin : "O dhëndër,o nuk ka ndihmë!". Dhe ashtu ngjau. Pavarësisht nga reagimet keqdashëse, lidhja me krushqi Kastriot-Aranit i vlejti kryesisht bashkimit kombëtar, vllazërimit të të gjithë shqiptarëve, se sa jetës familjare të strategut.
Gjergj Araniti ishte i vetmi prijës shqiptar me dy kryeqendra: një në bregdet (Kanina) e një tjetër në malësitë lindore, në Sopot. Zotërimet e tij,nga pikëpamja strategjike, përbënin ballin e parë të ndeshjes me ekspeditat turke dhe aksin qëndror të penetrimit osman në brëndësi të vendit (Ohër - Strugë - Librazhd - Elbasan - Tiranë - Krujë). Bashkimi dhe qëndrimi antiturk i dy Gjergjëve nuk kishte të bënte aq me lidhjet martesore që ekzistonin ndërmjet dy familjeve, se sa me faktin që zotërimet e Aranitasve ishin më të ekspozuara ndaj pushtuesve osmane. I mirëpritur dhe i pasuar nga shpatarakët, mokranët, çermenikasit, lebërit e larguar etj, në rreth dy vite (1460-1462), ai organizoi dhe komandoi rezistencën e fundit, kryesisht me forcat e veta e i ndihmuar nga fuqitë dhe udhëheqësit e krahinës së Mokrës, të Angjelinit. Perballë nje fronti të hapur, të zënë me grupe luftëtarësh aranitas, sulltan Mehmeti II, e rrethoi Gj.Aranitin nga Qafë Furka (Polis) deri në Teferiç të Shushicës (Byshek). U zhvilluan luftime të ashpra, po Sopoti nuk u pushtua. Populli e krahasoi Gjergjin e tij me Skënderbeun. Që të kremtonte fitorën e shkëlqyer,i bindur se armiku qe larguar prej humbjes, shkoi me ushtrinë ne Galigat (8 ore larg Sopotit). Mirëpo, ushtria osmane, e informuar nga renegatë, u kthye përsëri gjatë natës. Kështjella e Sopotit, me forcat që la Gjergji, nuk merrej. Vetëm arma e dredhisë dhe e tradhëtisë, i gjeti shtigjet e hyrjes së fshehtë për në kala. Komandanti turk, duke përfituar nga qënia larg e Gj.Aranitit (që popullsia vendase e quante edhe Gjergj Golemi, për nder të mbiemrit të gjyshit) me ushtrinë kryesore, i hodhi në sulm gjithë ushtarët. Luftë e rrallë e burrave dhe e grave, që hidheshin nga shkëmbinjtë për të mos u përdhunuar. Rënia e kështjellës u shoqërua me masakra saqë gropa, ku u mblodh gjaku i viktimave, u quajt "Liqeni i kuq". Betimi i sulltanit se do ta çonte gjakun deri në shalë të kalit po të merrte Sopotin, ishte shndërruar në një hakmarrje të vërtetë e makabre, që historia nuk e harron.
Gjergj Aranit Komneni vdiq në vitin 1470 në moshën 94 vjeçare.

__________________
Poets were the first teachers of mankind. Horace

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Mars 2005 09:22
volter nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė volter Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me volter (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: volter Shto volter nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto volter nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 01:50 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Figura tė shquara > Figura te njohura te mesjetes > Gjergj Arianit Komneni

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] nuk lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.