Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Arsimi > Eshtë çelur dje në Vlorë universiteti i parë privat, Pavarësia
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Lela_Dr
** dream **

Regjistruar: 25/06/2004
Vendbanimi: Duke ëndërruar
Mesazhe: 9455

Eshtë çelur dje në Vlorë universiteti i parë privat, Pavarësia

Bashkangjitje: Kliko për të hapur këtë file në një dritare të re universiteti.jpg
Ky file është shkarkuar 13 herë.

Eshtë çelur dje në Vlorë universiteti i parë privat, jo vetëm në qytetin bregdetar, por në gjithë jugun e Shqipërisë. Universiteti Pavarësia ka ngritur ambientet e tij në një hapësirë moderne, në zonën e rrugës kryesore Vlorë-Skelë. Me një infrastrukturë moderne të mësimdhënies dhe ambienteve universitare, ai synon të arrijë prezantimin e duhur dhe një vend nderi në arsimin e lartë në jug të vendit. Në dy fakultetet e para të këtij universiteti, studiohen në këtë vit të parë në 5 degë, konkretisht ekonomi, drejtësi, shkenca politike, arkitekturë dhe inxhinieri informatike. Në këtë fillimviti akademik - dhe të parin e këtij universiteti privat - janë regjistruar rreth 350 studentë që do të ulen në auditorët e tij, si dhe do të japin mësim 25 pedagogë si dhe të jashtëm. Në çeljen zyrtare, ditën e djeshme kanë qenë pjesëmarrës deputetët e Vlorës, Ardian Kollozi, Kreshnik Çipi, Dashamir Tahiri, prefekti i Qarkut, Hasan Halili, konsulli i republikës italiane në Vlorë, Sergio Strozzi, përfaqësues të tjerë të pushtetit vendor, drejtues të arsimit në Qarkun Vlorë, përfaqësues të jetës akademike në jug të vendit, pedagogë, njerëz të artit, etj. Ceremoninë e çeli rektorja e këtij universiteti As. Prof. Dr. Arta Musaraj, e cila në fjalën e vet përshëndeti të pranishmit, ndërsa theksoi faktin se ky universitet i hap rrugën një institucioni akademik që ka si synim krijimin e vlerave intelektuale, kulturore e qytetare, një universiteti, i cili me një staf akademik të përzgjedhur dhe cilësor tanimë është më afër dhe padyshim do të bëhet emëtues i vlerave arsimore në Vlorë. Znj. Musaraj theksoi seriozitetin e punës në këtë universitet, përmendi një sërë binjakëzimesh e marrëdhëniesh partneriteti me universitete evropiane e të rajonit. Në fund të përshëndetjes së vet, ajo falënderoi edhe investitorët e këtij universiteti për nismën fisnike të ndërmarrë për herë të parë në Vlorë.
Në këtë inaugurim përshëndetën edhe prefekti i qarkut të Vlorës Hasan Halili, deputeti Ardian Kollozi, në emër të deputetëve të Vlorës, Konsulli i Italisë në Vlorë Strozzi, ish-deputeti Bujar Leskaj, në emër të profesoratit të fakultetit të ekonomisë në universitetin e Tiranës, si dhe Nedim Vlora, nipi i Ismail Qemalit, i cili kishte ardhur enkas për të marrë pjesë në hapjen e këtij universiteti privat si dhe për të dhënë kontributin e tij si pedagog. “Unë do të jap kontributin tim në këtë universitet, edhe pse jam në një moshë të madhe, edhe pse jam larg. Kontributi im do të jetë maksimal në këtë institucion bashkëkohor të arsimit të lartë”, tha pas ceremonisë për mediat, intelektuali Nedim Vlora.
Kurset e para akademike që ofron Universiteti “Pavarësia”

Fakulteti i Shkencave të Aplikuara lëvron studime ne deget e Arkitektures dhe Inxhinierisë Informatike. Titujt e diplomave me te cilat pajisen studentet tanë në këto dy degë, paraqesin jo vetem dy profesione që sigurojne punësim të menjehershem, por ne te njejten kohe hedhin bazat ne transformimin e Universitetit Pavaresia, ne nje universitet kerkimi. Logjistika e vene ne dispozicion nga Universiteti yne per zhvillimin e studimit dhe puneve laboratorike ne keto dege, eshte jo vetem avangarde, por teper funksionale ne aftesimin e mirefillte te studentit ne specialitetin e tij. Marreveshjet me universitete partnere dhe organizata te rendesishme, do te sigurojne periudha studimi e internshipe qe do te revolucionarizojne studimin dhe formimin porfesional te studenteve tane ne keto dege. Kursi i Arkitekures, me kohezgjatje pesevjeçare dhe me numer te mbyllur, pregatit arkitektin e ardhshem per te punuar ne fushen e projektimit arkitektonik dhe urban nepermjet ecurise disiplinare sa te larmishme dhe te artikuluar, dhe parashikon nje formim teoriko-praktik nepermjet leksioneve, seminareve dhe laboratoreve, te orientuar ne marrjen e njohurive te “know-how” ne fushen e aktiviteteve specifike te profesionit. Në përfundim të “Diplomës së Nivelit të Dytë të Integruar” studenti merr titullin Arkitekt. Kursi i studimit ne Inxhinieri Informatike synon te zhvilloje bazat e kultures shkencore dhe teknike ne fushat e matematikes, fizikes, informatikes lidhur ngushte me elementet esenciale te disiplinave te ndryshme inxhinierike si elektronika, telekomunikacion, automatike, ekonomi dhe menaxhim biznesi. Pjese specifike e programit te studimit ne kete dege eshte trajtimi i bazave te shkencave te komunikimit te cilat zene nje vend qendror duke filluar nga predispozicioni profesional ne trajtimet e informacionit multimedial, ne analizen dhe redaktimin e dokumentacionit teknik deri ne menaxhimin e projekteve multi-inxhinierike.
Fakulteti i Ekonomise dhe Shkencave Shoqerore lëvron studime në tre degë, Ekonomi, Drejtësi dhe Shkenca Politike. Diplomat e fituara prej studentëve ne keto dege dhe njohurite e aftesite e fituara prej tyre ne fushat e: organizimit dhe drejtimit te biznesit e ekonomise ne pergjithesi; sistemin e drejtesise, rendesine, funksionimin, mbarëvajtjen e tij; ne fushen e politikave rajonale, europiane e kombetare dhe impaktin e tyre ne zhvillimin politik, shoqeror e ekonomik te vendit, premtohen prej drejtuesve të Universitetit si një garant i punësimit dhe zhvillimit te karrieres se studentëve. Kursi i Studimit ne Ekonomi është ndërtuar per formimin e studentit ne fushen e organizimit, administrimit dhe permiresimit te organizatave te biznesit dhe zhvillimin e operacioneve ne organizata ne teresi ne gjithe funksionet baze te saj: finance-kontabilite t, administrim e marketing, thuhet në fletëpalosjen promocionale që shoqëron fushatën fillestare që Universiteti ka ndërmarrë në të gjithë qarkun e Vlorës, por edhe në atë të Fierit, për “rekrutimet” e para. Kursi i studimit në degën Drejtësi ka si objektiv te saj themelor diplomimin e individëve qe kanë njohuri bazë në fushën e së drejtës pas perfundimit te tre viteve te ciklit te pare te studimeve. Studimi ne kete dege realizohet ne dy nivele: nivelin baze dhe ate te specialitetit, te strukturuar sipas parimeve dhe standarteve europiane te arsimit te larte. Te dy ciklet e studimit me karakteristikat e tyre specifike garantojne arsimin baze te karakterit te pergjithshem dhe me pas formimin special. Cikli i dyte i studimit ka per qellim pregatitjen e specialisteve ne fusha te ndryshme, ku me kryesoret do te jene: fusha tregtare (Jurist Ndërmarrjeje) , fusha e te drejtes administrative (Jurist i Administratës Publike), fusha bankare (Jurist i Sistemit Bankar) etj. Kursi i Studimit ne Shkenca Politike artikulohet ne dy nivele: ate bazë dhe atë të specializimit sipas parimeve dhe kerkesave te Marrëveshjes se Bolonjës. Te dy keto nivele ne menyre pak a shume te theksuar dhe me karakteristikat e tyre specifike, garantojne nje formim me karakter polivalent pra ne te njejten kohe juridik, ekonomik, historik dhe social-politologik. Kursi përgatit ne menyre te vecante specialiste te karrieres diplomatike dhe konsullore, te hapesires se gjere te komunikimit, me detyra drejtuesi dhe funksionare te shume organizatave si publike dhe private brenda dhe jashte vendit, duke patur parasysh dhe fenomenet e integrimit evropian dhe globalizimit ekonomik si dhe rolin paresor gjeostrategjik qe ze vendi yne ne rajon.

__________________
L'ottimismo è il profumo della vita!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 21 Tetor 2009 16:15
Lela_Dr nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Lela_Dr Kliko këtu për të kontaktuar me Lela_Dr (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Lela_Dr Shto Lela_Dr në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Lela_Dr në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
RAIMONDI
Veteran ne forum

Regjistruar: 27/06/2007
Vendbanimi: ...prapa diellit...
Mesazhe: 3492

Shume mire qe eshte hapur edhe nje universitet privat ne Vlore

Por ai nipi i Ismail Qemalit do bente mire te shkonte ne fillim dhe te jepte ndihmesen e tij tek Univesriteti shteteror i Vlores qe mban emrin e Gjyshit te tij ,
dhe pastaj te jepte mesim edhe tek ky...

__________________
Cdo gje shqiptare esht e dashur per mua

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 21 Mars 2011 06:34
RAIMONDI nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të RAIMONDI Kliko këtu për të kontaktuar me RAIMONDI (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: RAIMONDI Shto RAIMONDI në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto RAIMONDI në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 04:42 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Arsimi > Eshtë çelur dje në Vlorë universiteti i parë privat, Pavarësia

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.