Forumi Horizont Forumi Horizont > Nen-forumet e lira > Kuriozitete > Simboli i yllit 5-cepesh!
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

Simboli i yllit 5-cepesh!

Besohet se simbolet janë figuracione dhe skica të caktuara dedikuese, pamja e të cilëve, me aplikimin e ritualit të caktuar, shkaktojnë arritjen e përjetimit të gjendjes konkrete shpirtërore. Tek të gjitha urtësi dhe mësime të lashta mistike, i tërë sistemi operativ mbështetet kryekëput në manipulim me simbole të ndryshme. Nga të gjitha llojet e këtyre simbole që na janë të njohura sot, pa dyshim se, si më e fuqishmja, më e përhapura dhe më e aplikueshmja në këtë drejtim, është simboli i pentagramit, apo ndryshe - simboli i yllit pesëcepësh.


Pesë vija të drejta që tërhiqen me një lëvizje të pashkëputur të dorës, të cilat, duke u gërshetuar në mes veti, formojnë figurën e yllit me pesë cepa, formalisht, në literaturën mistike (ezoterikë) është i njohur me emrin PENTAGRAM.
Pentagrami gjithnjë duhet të skicohet me një vij të pandërprerë. Kjo na përkujton një parimin alkimist se, çdo punë të filluar, duhet përmbaruar deri në fund. Sepse, nëse diçka të filluar, e lëmë në gjysmë, atëherë, përherë do të kemi edhe humbjen e asaj gjysme të arritur.
Ky simbol i fuqishëm dhe tejet i përhapur ndërlidhet me misteret dhe magjinë. Ai, përveç emërtimit si “ylli pesë cepash” dhe “pentagram”, në mësimet e lashta të popujve të ndryshëm, është i njohur me shumë emra. E hasim si: “kryqi i Goblinit”, “pentakël”, “shputa e shtrigës”, “ylli i djallit”, “ylli i Betlehemit”, “ylli i urtësisë”, “vula e Solomonit”, etj. Simbolet mistike, zakonisht janë tejet rezistuese ndaj veprimit të pashmangshëm të kohës dhe mundësisë së pësimit të ndryshimeve të caktuara strukturale dhe përmbajtjesore, por, tek pentagrami është diçka tjetër. Kuptimin dhe qëllimin e vetë autokton dedikues, gjatë kohës, rrënjësisht, dhe me dhunë, e ka ndryshuar kisha katolike. Në kuadrin e një kampanje të egër të Vatikanit në zhdukjen e çdo gjëje pagane, domethënia tejet pozitive e simbolit të pentagramit, konvertohet në një imazh të djallit, demonizmit, dhe burimit të së keqes në përgjithësi.
Sido që të jetë, mund të konstatojmë se, prejardhjes dhe rëndësisë së YLLIT pesëcepësh, i përshkruhen shumë kuptime paradoksale. Nga to, më së shumti pozitive, por, ka edhe aso qëndrime, që pentagramin, edhe sot e kësaj dite, ende e identifikojnë si simbolikë magji-zeze dhe burim i së keqes në përgjithësi.

Historiku i shfaqjes së tij.

Bazuar në të dhënat e gjertanishme historike, ekzistimi i simbolit të pentagramit në ritualet shpirtërore të popujve të ndryshëm, daton 4000 vite para lindje së Krishtit. Mendohet se, 3500 vite më parë, së pari, është përdorur në URI të Mesopotamisë si shprehje e fuqisë mbretërore. Tek çifutët, pesëcepëshi konsiderohet si metaforë e pesë librave nga shkrimi i shenjtë Tora të Mojsiut. Ndërsa, në Greqinë antike, ky simbol është quajtur “pentakël”, i cili gjeometrikisht ndërlidhet me pesë shkronjat e germës së parë A të alfabetit. Andaj, në ritualet mistike, më së shumti e kanë përdorur pitagorijanët.
Për egjiptianët e lashtë, pentagrami ka simbolizuar “mitrën e nëntokës, ndërsa, keltët paganë, këtë simbol, e kanë ndërlidhur me zotin e vdekjes dhe të nëntokës –MORRIGA.
Duka arritur në mesjetë, krishterët e kësaj kohe, pentagramin e kanë njohur me emrin “nyja e pafundme” duke e konsideruar si simbol i së vërtetës dhe mbrojtjes nga demonët.
Po ashtu, në këtë etapë, ylli pesëcepësh konsiderohej edhe si simbolizëm i pesë plagëve të Jezu Krishtit. Kjo edhe nuk ka qenë aq e rastësishme, sepse, imperatori i parë në historinë e përhapjes së krishterimit -Konstantini, yllin pesëcepësh, e ka pasur të gravuar në vulën dhe hajmalinë e tij personale mbretërore. Kur jena në periodën mesjetare, duhet të ballafaqohemi me dy ekstreme. E para është ajo çfarë cekëm më sipër, ndërsa ana tjetër e medaljes qëndron se, kisha, veçanërisht në etapën e kulmimit të inkuizicionit, ndaj këtij simboli, ka pasur një qëndrim tejet anatemues. Si një pjesë e kampanjës së ashpër të Vatikanit, që kishte të bënte me zhdukjen e çdo gjëje nga e kaluara pagane, ylli pesëcepësh, brenda një kohe të shkurtë, shndërrohet në simbol të së keqes dhe djallit. Dy cepat e saj, të kthyera prapësht nga lartë, me cepin tek të kthyer poshtë, merrej si koka e capit (dy birra-lartë, dy vesh-anash dhe mjekra-poshtë) që personifikonte luciferin dhe të keqen në përgjithësi. Në këtë periodë të “gjahut në shtriga” pentagrami i mirëfilltë, e merr emrin e ri si-“shputa e shtrigës”
Në kohën e renesancës dhe ringjalljes së serishme të mësimeve hermetike dhe të misticizmit të lashtë, ylli me pesë rrema, përsëri e merr rrëndësin e vetë që e kishte më parë. Si analogji anatomike të përsosshmërie fizike, krahasohet me trupin e njeriut (me koka lartë, dhe me duart dhe këmbë të hapura). Ky simbolizëm shprehte kontrollin qendror të shpirtit (nga koka) përmes veprimit të katër elementeve të procesit transformues kozmik ( ajri-nxehtësia-uji-toka) .
Pentagramin, përmes formave të ndryshme të paraqitjes së saj, si simbol të vetë e kanë përvetësuar edhe shumë degëzime masonerie në botë, si dhe sekte të ndryshme me karaktere magji-zezë. Këto të fundit, simbolin e pentagramit e kanë të kthyer prapsh, me dy cepa të ngritur lartë.
Pentagramin, në kohën e fundit të historisë sonë, si simbol të vetin e kanë përvetësuar shumë institucione kombëtare dhe ndërkombëtare. Komunizmi, si filozofi dhe rendi shoqëror tejet i përhapur në botë, yllin e kuq, e ka pasur si identifikim parimor të përkatësisë ideologjike. Shumë ushtritë, e veçanërisht ajo amerikane, përveç gradave ushtarake, yllin pesëcepësh, e ka si simbol të luftës. Atë mund ta shohim në të gjitha armët luftarake, e veçanërisht në aeroplanët bombardues.

Kuptimi i domethënies simbolike të pentagramit.

Pentagrami është simbol i besimit religjioz pagan. dhe shpreh lidhjen e ngushtë të njeriut me natyrën. Në të kaluarën e hershme, njerëzit kanë besuar se bota është e ndërtuar nga dy polet antagoniste: mashkullores dhe femërores. Këto dy pole, në rrethana normale, duhet të ishin në harmoni, dhe çfarëdo prishje e baraspeshës së tyre, do të krijonte çrregullime të shumta funksionale. Nisur nga ky parim, ylli pesëcepësh, ishte simbol i polit femër dhe gjysma tjetër e çdo gjëje në natyrë. Në konceptimin e historianëve të regjionit, quhej si “ylli i femërores”, që simbolizonte planetin Venera-hyjneshën e dashurisë dhe bukurisë femërore. Planeti Venera dhe hyjnesha Venera, kishim kuptim të njëjtë. Hyjnesha e kishte vendin e vetë në qiellin e errët të natës dhe atë e quanin me emra të ndryshme:”Venera”, “Ylli polar”, “Is-htar”, “Astrate”, etj,. Të gjitha këto emra kishin lidhje me konceptin e natyrës dhe “Mëmën Tokë”. Tërë këto nuk duhen marre aspak si rastësi, sepse, edhe nga Astronomia dihet se lëvizja e planetit Venera, çdo 8 vite, në hapësirën qiellore, lënë gjurmën e përsosur të yllit pesëcepësh. Ky fenomen natyror, aq i ka magjepsur njerëzit e atëhershëm, saqë, ata, pentagramin e kanë konsiderua si simbol të: nënshtrimit ndaj së përsosurës, harmonisë, bukurisë dhe dashurisë femërore. Grekët e vjetër, të magjepsur me këtë fenomen natyror të përsosshmërie harmonike, sipas etapës ciklike të shfaqjes së saj, çdo 8 vjet, i kanë mbajtur lojërat olimpike.
Koha e mbajtjes së Lojrave të sotme olimpike, është gjysma e adaptuar e periodës burimore tetëvjeçare. Pra, nuk mbahen si më parë, çdo 8 vjecar, por, çdo katër vjecar. Në këtë kontest, është interesante të permendim se, deri në momentin e fundit, para aprovimit të simbolit të sotëm zyrtar (pesë rrethe), si propozim më i pranuar ishte pentagrami -ylli me pese cepa.

__________________
.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Nëntor 2009 20:42
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AngelDevil Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AngelDevil  nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re star01.gif
Ky file ėshtė shkarkuar 23 herė.

Çfarë është një yll? ...... Sipas fjalorit-Leksikes, fjala "Yll" shpjegohet:

> Një "trup qiellor"

> "Diçka që lëshon rrezatim në të gjitha drejtimet"

> "Një njeri i famshëm"

> Një "objekt me maja-kende të rregullt ".

Ylli më sipër është një gjashtëkëndësh i rregullt ne te cilin jane futur gjashtë trekëndëshat barabrinjës.

Mund ta definojme:

Një yll është një Figur që përbëhet nga një poligonin ku ne anet e tyre jane vendosur trekëndëshat. Trekëndëshat janë quajtur spikes.

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Nëntor 2009 21:52
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Vizioner Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Vizioner't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Vizioner Shto Vizioner nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Vizioner nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

Prodhimi-Shumefishimi i yjeve

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re star02.gif
Ky file ėshtė shkarkuar 18 herė.

Ka mundesi te ndryshme per te Prodhuar-Shumefishuar Yjet.


Mundesia Nr. 1

Përcaktohet një poligonin i rregullt dhe mbështetet në faqet e trekëndëshave barabrinjës.


..shiko figurat...

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Nëntor 2009 22:05
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Vizioner Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Vizioner't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Vizioner Shto Vizioner nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Vizioner nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re star03.gif
Ky file ėshtė shkarkuar 16 herė.

Mundesi 2:

Përcakton një poligonin te rregullt dhe pasqyron trekëndëshat bazë të poligoneve në njërën anë.

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Nëntor 2009 22:10
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Vizioner Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Vizioner't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Vizioner Shto Vizioner nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Vizioner nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

Mundesia 3

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re star04.gif
Ky file ėshtė shkarkuar 15 herė.

Përcakton një poligonin te rregullt me kendet n dhe rrotullohet kjo nga 180 / n. Origjinen dhe imazhin së bashku për të formuar një yll.

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Nëntor 2009 22:13
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Vizioner Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Vizioner't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Vizioner Shto Vizioner nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Vizioner nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

Mundesia 4

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re star31.gif
Ky file ėshtė shkarkuar 14 herė.

Përcakton një poligonin dhe tërheq një diagonale. Ata pastaj formojnë një yll. Poligone te njetrajtshem rezultojë në yje me një shumëllojshmëri simetrieke. Shembuj jane Pentagram dhe hexagram ne skeme.

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Nëntor 2009 22:19
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Vizioner Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Vizioner't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Vizioner Shto Vizioner nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Vizioner nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

Mundesia 5

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re star05.gif
Ky file ėshtė shkarkuar 13 herė.

Përcakton një poligonin te rregullt dhe mbështetet mbi palët, trekëndëshat barabrinjës, të cilat kanë një sasi të madhe në krahasim me anën bazë.

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Nëntor 2009 22:24
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Vizioner Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Vizioner't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Vizioner Shto Vizioner nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Vizioner nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

Mundesia 6

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re star07.gif
Ky file ėshtė shkarkuar 12 herė.

Krijon një poligonin qe deshiron dhe e mbështetet në anët trekëndëshat e deshiruar.

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Nëntor 2009 22:28
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Vizioner Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Vizioner't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Vizioner Shto Vizioner nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Vizioner nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

Pentagrami

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re star11.gif
Ky file ėshtė shkarkuar 12 herė.

Pentragrami eshte padyshim, "Ylli" i yjeve!

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Nëntor 2009 22:40
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Vizioner Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Vizioner't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Vizioner Shto Vizioner nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Vizioner nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

Hexagramm

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re star18.gif
Ky file ėshtė shkarkuar 9 herė.

Një yll i dytë që e meriton për t'u theksuar, është hexagram. Ai është quajtur gjithashtu Ylli David dhe Vula e Salomonit

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Nëntor 2009 22:44
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Vizioner Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Vizioner't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Vizioner Shto Vizioner nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Vizioner nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 21:59 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Nen-forumet e lira > Kuriozitete > Simboli i yllit 5-cepesh!

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] nuk lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.