Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Arsimi > Sot jo, nesėr ndoshta !!
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
lule
at this moment in time...

Regjistruar: 27/10/2010
Vendbanimi: Dans tes rźves..
Mesazhe: 8269

Sot jo, nesėr ndoshta !!

Përse i shtyjmë shpesh detyrat e sotme për nesër, për pasnesër…

Çfarë na bën që të anulojmë një impenjim, duke ditur se gjërat pas kësaj do të shkojnë më keq? Cili është objektivi ynë i vërtetë? Po sikur të kemi të drejtë në këto shtyrje? Ja disa nga misteret e “zvarritjeve”

Njerëzit tentojnë, në shumicën e rasteve që t’i shtyjnë punët dhe impenjimet që kanë për në një kohë të mëvonshme, duke u nisur nga fakti se koha pret, por këtë e bëjnë edhe kur e dinë se koha vërtet nuk pret për kryerjen e një pune. Shumë prej nesh kanë lista të gjata të gjërave që nuk i kanë kryer apo i kanë lënë për më vonë, në një kohë të papërcaktuar. Bëhet fjalë për impenjime të mëdha dhe të vogla, që më pas na shtojnë ndjesinë e fajit. Ne jemi shumë seriozë në vendimin për të bërë diçka dhe na ndodh që e shtyjmë atë çdo ditë, duke iu betuar vetes se të nesërmen, patjetër që do ta çojmë në vend detyrimin që kemi. Dhe, një mënyrë e tillë shtyrjeje mund të zgjasë edhe me muaj të tërë. Psikologë të ndryshëm janë marrë kohët e fundit me studimin e fenomeneve të tilla, dhe veçanërisht me fenomenin e sipërpërmendur, që është shumë i përhapur dhe që duhet ta ketë në vetvete një shpjegim. Në fakt, për këtë çështje që është bërë një sektor i rëndësishëm studimi janë të interesuar jo vetëm psikologët, por edhe fi lozofët dhe ekonomistët. Njerëzit që merren me kërkime të tilla, zakonisht e bëjnë këtë gjë për periudha të gjata kohe, në një autonomi të plotë.

Sipas disa sondazheve të fundit, rezulton se pjesa më e madhe e studentëve universitarë tentojnë, ose më mirë e kanë zakon që t’i shtyjnë impenjimet e tyre në jetën private, por edhe në shkollë. Ndërkohë, edhe vetë autorët e shkrimeve dhe studimeve janë të ndërgjegjshëm për shtyrjet që janë vënë re në kryerjen e këtyre impenjimeve shkencore. Pra, bëhet fjalë për një dukuri gjithëpërfshirëse, që është, si të thuash, një linjë paralele me punën dhe ekzistencën tonë, ose më mirë pjesë e pandarë e saj. Interesi për një fenomen të tillë nuk i përket vetëm intelektualëve për të justifi kuar dembelizmin e tyre. Ky fenomen, në fakt, përmban brenda vetes çështje fi lozofi ke dhe psikologjike thelbësore. Herën e fundit që keni lënë mënjanë një detyrë që po kryenit për të parë telenovelën e preferuar, keni menduar se bëhet fjalë për një dembelizëm, por në fakt po bënit diçka që të ndihmon të kuptosh fl uiditetin e identitetit njerëzor si dhe marrëdhënien e komplikuar të qenieve njerëzore me kohën. Në fakt, sipas një ekonomisti i cili është marrë me një gjë të tillë, “të shtysh” është thelbësore nëse forma e kohës do të konsiderohej impulsi ynë kryesor. “Të shtyrët” është një impuls njerëzor, por ankthi që shpesh e shoqëron një veprim të tillë është një produkt i fi llimit të epokës moderne. Vetë termi “të shtysh” ka të bëjë me mangësitë, ato mangësi nga të cilat të gjithë në një mënyrë apo në një tjetër vuajmë. Dhe mbi të gjitha, një ndjesi e tillë na bën që të ndihemi në faj, të qortojmë veten për një verim të cilin e kryejmë vazhdimisht, prej të cilit nisemi shpesh edhe për të kritikuar vetveten. Dhe, problemi në këtë rast duket se shtohet me kalimin e kohës. Sipas një profesori universiteti, nga viti 1978 deri në vitin 2002 përqindja e personave që rrëfejnë se i shtyjnë gjërat dhe e kanë këtë madje, një mënyrë jetese, është katërfi shuar. Sipas të dhënave të dala nga fakte dhe sondazhe të shumta që janë bërë me grupmosha dhe shtresa të ndryshme shoqërore, “të shtyrët“ në këtë rast duket se është problemi kryesor i epokës moderne, dhe mbi të gjitha është një tendencë jashtëzakonisht e kushtueshme. Çdo vit amerikanët çojnë dëm qindra milionë dollarë, sepse e bëjnë me vonesë deklarimin e të ardhurave. Sipas një ekonomisti në Harvard, punëtorët amerikanë kanë humbur shuma të mëdha parash vetëm e vetëm se nuk ia kanë dalë në kohë që të aktivizonin një plan privat pensionesh. 70% e pacientëve që vuajnë nga glaukoma rrezikojnë që të mbeten të verbër, sepse nuk përdorin rregullisht një lloj medikamenti të domosdoshëm. “Zvarritja“ sjell kosto të mëdha edhe për ndërmarrjet dhe kompanitë apo entet publike. Për shembull, kriza e euros u rëndua nga hezitimi i Gjermanisë për të ndihmuar Greqinë në një moment shumë kritik të këtij shteti, kur vendi rrezikonte falimentimin, dhe në këtë rast rrezikonte shumë edhe vetë Eurozona. Rënia e sektorit automobilistik amerikan, duke filluar nga rënia e ‘General Motors’, erdhi për shkak të vonesës në ndërmarrjen e disa vendimeve të rëndësishme nga ana e drejtuesve të lartë të këtyre sektorëve. Ndërsa, filozofët interesohen për këtë fenomen për një tjetër motiv. Ky fenomen është një shembull shumë i mirë i asaj që grekët e quanin “akrasia“, ose e thënë ndryshe, të bërit e diçkaje që është në kundërshtim me sensin tonë të mirë. Ky është fenomeni i të shtyrit të diçkaje, edhe pse ekziston ndërgjegjësimi i plotë i pasojave negative të një veprimi të tillë. Ka shumë nga ata që përdorin këtë lloj logjike: “Më mirë të rrimë sot, se nesër ku i dihet se çfarë ndodh“. Në këtë rast nuk kemi të bëjmë me një “zvarritje“, por me idenë se dita e sotme mund të përdoret më mirë për diçka tjetër. Në rastin e vërtetë të shtyrjes ose të përtacisë, ky fenomen është i tillë vetëm kur nuk e bëjmë diçka, edhe pse e dimë se mosbërja e tij ka pasoja. Kjo bie në kundërshtim me sensin pozitiv të vetes sonë, dhe si pasojë na bën që të vuajmë, pra të kemi pasoja negative. Ky fenomen, edhe kur ndodh për shkak të shmangies së diçkaje, nuk na bën kurrë të lumtur.


Thuajse të gjithë studiuesit që kanë kontribuar në zbërthimin dhe studimin e një fenomeni të tillë thonë se ky veprim i yni lind nga marrëdhënia që ka raca njerëzore me kohën, dhe veçanërisht nga një tendencë të cilën ekonomistët e quajnë “zbritja hiperbolike“. Demonstrimi klasik është një eksperiment në dy faza. Në të parën ofrohet alternativa e 100 dollarëve sot dhe e 110 dollarëve nesër, ndërsa në të dytën zgjedhja mes 100 dollarëve muajin e ardhshëm dhe 110 dollarëve pas një muaji e një dite. Në praktikë, alternativat janë identike. Bëhet falë për të pritur vetëm një ditë, për të marrë më shumë dollarë. E megjithatë, në fazën e parë shumë njerëz zgjedhin marrjen e shumës më të vogël menjëherë, ndërsa në fazën e dytë preferojnë që të presin më shumë një ditë për të marrë shumën më të madhe. Me fjalë të tjera, janë në gjendje që të bëjnë zgjedhjen racionale kur mendojnë për të ardhmen, por nuk e bëjnë një gjë të tillë kur bëhet fjala për të tashmen. Nga ky dhe eksperimente të tjera nuk del se njerëzit janë miopë apo sipërfaqësorë, por që referencat e tyre nuk janë konstante në kohë. Faktori kohë është shumë i rëndësishëm në marrjen e vendimeve tona. Po përse? Një përgjigje është: ”për injorancë“. Sokrati thoshte se, nuk mund të bëjmë kurrë diçka që është kundër sensit tonë të brendshëm dhe nëse ndodh që e bëjmë një gjë të tillë, atëherë kjo ndodh për injorancë ndaj asaj çka është e mirë dhe çka është e keqe.

Dikush tjetër i cilëson këta njerëz si persona që kanë probleme me të tashmen dhe me mënyrën e menaxhimit të saj. Po të përdorim fjalët e një ekonomisti skocez: ”Zvarritja ose shtyrja është perspektiva e një të ardhmeje më të mirë dhe ideja për mosfunksionimin e së tashmes”. Kur e shtyjmë diçka për një ditë më pas dhe e bëjmë këtë të nxitur nga dëshira të brendshme dhe nga ideja se të nesërmen do të jetë e lehtë kryerja e punës, harrojmë praninë e vazhdueshme të forcave që na bëjnë ta shtyjmë punën ditën e sotme. Ato do të vazhdojnë të jenë po aq të pranishme dhe të forta edhe një ditë më pas, edhe ditët që do të vijnë. Por, për të tjerë ka të bëjë edhe me atë që konsiderohet si gabim në planifikim. Në fakt, një mendje shumë e shëndoshë e di se çdo ditë ka mbushjen e saj dhe se një punë e lënë për nesër do të jetë një punë e lënë në kurriz të vetes, përveç punëve ekzistuese. Kjo shpesh injorohet qëllimisht, por edhe për shkak të injorancës për një fakt të tillë. Dhe, kjo harresë apo tolerancë bën që para nesh të çelet një perspektivë kaosi, e cila për t’u zgjidhur do të ketë, përveç të tjerash, edhe kosto shpirtërore, dhe vrasje ndërgjegjeje. Njerëzit që e bëjnë shpesh një gjë të tillë nuk kanë një raport të mirë me kohën, e zhvleftësojnë atë, ndërkohë që ajo është gjithçka, rregullatori i jetës së tyre.

Megjithatë, ata që e kanë zakon t’i shtyjnë gjërat, me kalimin e kohës mund të mësojnë nga pësimet e shumta që i shkakton një gjë e tillë. Ata, së pari njohin shumë mirë magjinë këtij zakoni, dhe në një moment u pëlqen që ta sfi dojnë. E nëse do t’ia dilnin mbanë njëherë të vetme, ndoshta do t’ia dilnin edhe të shkëputeshin, dhe si pasojë të rivendosnin me kohën një marrëdhënie më të mirë dhe më reale se më parë. Nëse identiteti ynë është një tërësi “unesh” të cilët janë në konfl ikt me njëritjetrin, atëherë çfarë përfaqëson çdonjëri nga “unet”? Përgjigjja më e thjeshtë është se, njeri përfaqëson interesat tona afatshkurtra, ndërsa tjetri objektivat afatgjata. Nëse do të ishte kështu, atëherë nuk është e qartë se si mund të çohen deri në fund disa gjëra. “Uni” afatshkurtër, në teori duhet të mbizotërojë gjithmonë. Ideja është se në raste të caktuara, madje shumë shpesh, të gjithë këto komponentë të qenies bashkërendojnë veprimet për të kryer një punë. Në rast të kundërt, predominon ai “un” që është më i fortë.

Por, para se të nxitojmë në gjetjen e një sistemi për të mposhtur tendencën e të shtyrit të gjërave, duhet të mendojmë: a mos vallë ky është një impuls të cilit duhet t’i kushtojmë vëmendje? Filozofi Mark Kingwell e shtron problemin në terma më ekzistencialë: ”Zvarritja vjen shpesh si pasojë e ndjesisë se ka shumë gjëra për të bërë, dhe si pasojë nuk ia vlen të bësh asgjë”. Pas kësaj forme pak të çuditshme arsyetimi, fshihet një pyetje më e rëndësishme: a ka ndonjë gjë që vërtetë ia vlen që të bëhet? Në këtë sens mund të hipotetizohen dy tipa zvarritjesh: ai që është tërësisht irracional, dhe ai që lind nga sensacioni se ajo që duhet të bëjmë është e pakuptimtë.

(Shqip)

__________________
"Tmerrohem kur e mendoj boten pa mua!!"--Jean-Paul Sartre

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 06 Dhjetor 2010 20:05
lule nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lule Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lule (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: lule Shto lule nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lule nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
RIP Gibbs
Victim at Finnegans Wake

Regjistruar: 13/05/2006
Vendbanimi: Bitchfield
Mesazhe: 2637

...

jam shume dakort per pjesen e marredhenies mes njeriut dhe kohes, njeriu gjate gjithe historise se tij moderne eshte munduar te manipuloj kohen , madje ka arritur deri aty sa te vendose vija paralele ne te gjithe globin per fitimin e kohes. Doja te kujtoja vendosjen e oreve lokale dhe zonale, zhyl vern e kish zbuluar i pari fuqine e saj permes fileas fogut dhe sherbetorit te tij francez te cilet nisen udhetimin rreth botes por duke mos e ndryshuar oren por duke mbajtur ate te londres dhe u nisen nga lindja dhe kur arriten serisht ne londer sipas kalendarit te rruges ata kishin bere udhetimin per 80 dite por realja ishte ndryshe se duke kaluar paqesorin ne meridianin e fundit ata fitonin 24 ore...keshtu e bene per 79 dite....nese fileas fogu do te ndrront eoren sipas zonave do t akishte kuptuar kete....njs se dola nga tema me duket...

__________________
Si nuk u bera njehere moderator...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 06 Dhjetor 2010 21:31
RIP Gibbs nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė RIP Gibbs Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me RIP Gibbs (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: RIP Gibbs Shto RIP Gibbs nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto RIP Gibbs nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 15:55 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Arsimi > Sot jo, nesėr ndoshta !!

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.