luledele
spring
Regjistruar: 03/03/2006
Vendbanimi: Firenze, It
Mesazhe: 258
|
gjobat per biznesin
Marre nga Revista MONITOR nr. 415 Date 07.02.2010
Nuk deklaron Punonjësit?
Gjobë deri në 100 mijë lekë
Av. Emel Haxhillari, MA
Sipas legjislacionit shqiptar në fuqi, tatimpaguesit punëdhënës dhe të vetëpunësuar janë të detyruar të deklarojnë çdo të punësuar rishtas dhe të larguar nga puna në organet tatimore përkatëse, të paguajnë kontributet për sigurimet shoqërore e shëndetësore që nga dita kur punëmarrësi fillon punë si edhe të dorëzojnë periodikisht në organet tatimore dokumentacionin ku përcaktohet paga dhe kontributi për çdo të punësuar sipas formatit dhe afateve të përcaktuara.
Problemi i përsëritur, i mos zbatimit të parashikimeve të mësipërme ligjore, ka ndikuar që në legjislacionin shqiptar të miratohen shumë ndryshime e së fundmi disa të tilla të cilat kanë pesë fishuar gjobat në rast të mos deklarimit të punonjësve.
Rritja e gjobave për mos deklarimin e punonjësve është miratuar me ligjin nr. 10209, datë 23.12.20009 Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9920 datë 19.05.2008 Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë, botuar në Gazetën Zyrtare nr. 194 datë 20.01. 2010, i cili ndryshoi nenin 119 të ligjit nr. 9920, datë 19.05.2008 Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë që përcaktonte se tatimpaguesi punëdhënës, i cili nuk deklaronte në organin tatimor të punësuarin rishtazi, të paktën 48 orë përpara fillimit të punës, detyrohej të paguante një gjobë 10 000-20 000 lekë për çdo punëmarrës të padeklaruar.
Me ndryshimet e sipërpërmendura të cilat hyn në fuqi në datën 4 shkurt 2010, neni 119 riformulohet në këtë mënyrë nëse gjatë verifikimit dhe kontrollit të biznesit rezulton se tatimpaguesi punëdhënës nuk ka deklaruar në organin tatimor të punësuar rishtazi, të paktën 24 orë përpara fillimit të punës, përveç detyrimit për pagimin e shumës së kontributeve të papaguara, detyrohet të paguajë edhe një gjobë prej 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekësh, kur është subjekt i biznesit të vogël dhe 100 000 (njëqind mijë) lekësh, për biznesin e madh me TVSH, për çdo rast mos deklarimi.
Është e kuptueshme që rritja e gjobave është një mjet i cili përdoret nga administratat tatimore për të ndikuar në formalizmin e ekonomisë, për të disiplinuar e bizneset e për të eliminuar fshehjen e punëmarrësve, mirëpo përcaktimit i lartësisë së gjobave duhet të jetë në raport me dëmin që shkakton mos deklarimi dhe me kohëzgjatjen e këtij mos deklarimi.
A ESHTE KOHA E DUHUR PER KETE GJOBE?
Gjithashtu edhe koha në të cilën miratohen ndryshimet ligjore është një faktor tjerë i rëndësishme i cili ndikon drejtpërdrejtë në zbatimin e tyre. Për këtë arsye është me vend të pyesim se a u miratuar rritja e kësaj gjobe në kohën e duhur kur është fakt se biznesi po preket nga kriza ekonomike?
NRYSHON DHE AFATI MINIMAL PER DEKLARIMON E PUNEMARRESVE DHE TE VETEPUNESUARVE
Ndryshim tjetër i këtij ligji është edhe afati minimal për deklarimin e punëmarrësve dhe të vetëpunësuarve. Ndryshe nga sa parashikonte ligji nr. 9920 datë 19.05.2008 Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë dhe Udhëzimin i Mistrisë së Financave nr. 26, datë 16.04.2009 Për mbledhjen e detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, që punëdhënësit dhe të vetëpunësuarit janë të detyruar të deklarojnë me shkrim në organin tatimor përkatës punëmarrësit e punësuar rishtazi, të paktën 48 orë përpara fillimit të punës, ky afat është reduktuar në 24 orë . Këtë ndryshim do ta komentonim si një ndryshim në favor të punëdhënësve. Por, ndërkohë këshillojmë zbatimin e afatit 24 ore të deklarimit të punonjësve nga ana e administratës tatimore vetëm në bazë të këtij ndryshimi ligjor dhe jo më sipas afatit të përcaktuar në udhëzimin e sipërpërmendur.
Avokate për çështjet e punës Kalo & Associates
__________________
~~~~~~~Buzeqesh sepse eshte gjeja e dyte me e bukur qe mund te besh me buzet e tua~~~~~~~~``
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|