Tulipani
< ArtHolic >
Regjistruar: 11/01/2007
Vendbanimi: Secret Garden
Mesazhe: 4717
|
Neni 4
Caktimi i vlerave kufi dhe pragjeve sinjalizuese për
ajrin e ambientit
1. Për ata ndotës të renditur në Shtojcën I, Komisioni
duhet ti dorëzojë Këshillit propozime për caktimin e
vlerave kufi dhe, sipas nevojës, pragjeve sinjalizuese sipas
afateve kohore të mëposhtme:
Jo më vonë se data 31 dhjetor 1996, për ndotësit nga 1
deri në 5,
Në përputhje me nenin 8 të Direktivës 92/72/EEC,
për ozonin,
Jo më vonë se data 31 dhjetor 1997, për ndotësit 7 dhe
8,
Në kohën më të shpejtë dhe jo më vonë se data 31
dhjetor 1999, për ndotësit nga 9 deri 13.
Në caktimin e vlerave kufi dhe sipas rastit, pragjeve
sinjalizuese, duhet të merren parasysh me anë të shëmbujve,
faktorët e parashtruar në Shtojcën II.
Për sa i përket ozonit, këto propozime do të marrin parasysh
mekanizmat e formimit specifik të këtij ndotësi dhe për këtë
qëllim mund të parashikohen vlera të synuara dhe/ose vlera kufi.
Nëse tejkalohet një vlerë e synuar e caktuar për ozonin,
Shtetet Anëtare informojnë Komisionin në lidhje me masat
e marra, me qëllim që të arrihet ajo vlerë. Mbi bazën e këtij
informacioni, Komisioni vlerëson nëse nevojiten masa
plotësuese në nivel Komuniteti dhe nëse lind nevoja, i
paraqet Këshillit propozimet përkatëse.
Për ndotësit e tjerë, Komisioni i paraqet Këshillit propozime
për caktimin e vlerave kufi dhe sipas nevojës, të pragjeve
sinjalizuese, nëse, mbi bazën e progresit shkencor dhe duke
marrë parasysh kriteret e përcaktuara në Shtojcën III, lind nevoja
për shmangien, parandalimin ose uljen e pasojave të dëmshme
të këtyre ndotësve mbi shëndetin e njeriut dhe/ose mjedisin në
tërësi, brënda Komunitetit.
2. Komisioni është përgjegjës, duke marrë në konsideratë
të dhënat kërkimore shkencore më të fundit në fushat përkatëse
epidemiologjike dhe mjedisore dhe të përparimeve më të fundit
në metrologji, për rishqyrtimin e elementëve mbi të cilët
bazohen vlerat kufi dhe pragjet sinjalizuese të referuara në
paragrafin 1.
3. Në përcaktimin e vlerave kufi dhe pragjeve sinjalizuese,
vendosen kritere dhe teknika për:
(a) matjet që duhen përdorur në zbatimin e
legjislacionit të referuar në paragrafin 1:
vendndodhjen e pikave të përzgjedhjes së mostrave,
Numrin minimal të pikave të përzgjedhjes së mostrave,
Teknikat e referencës së matjeve dhe përzgjedhjes së
mostrave;
(b) përdorimin e teknikave të tjera për vlerësimin e cilësisë së
ajrit të ambientit, veçanërisht duke modeluar:
Rezolucionin hapësinor për modelimin dhe metodat e
vlerësimit objektiv,
Metoda reference modelimi.
Këto kritere dhe teknika përcaktohen në lidhje me çdo
ndotës, sipas madhësisë së grumbullimeve ose niveleve të
ndotësve në zonat e kontrolluara.
4. Për të marrë parasysh nivelet aktuale të një ndotësi
të caktuar kur përcaktohen vlerat kufi dhe koha e nevojshme
për zbatimin e masave për përmirësimin e cilësisë së ajrit
të ambientit, Këshilli gjithashtu mund të caktojë një kufi të
përkohshëm tolerance për vlerën kufi.
Ky kufi ulet sipas procedurave që duhen përcaktuar për çdo
ndotës, me qëllim arritjen e nivelit të vlerës kufi, maksimumi nga
fundi i një periudhe që duhet përcaktuar për çdo ndotës, kur ajo
vlerë është përcaktuar.
5. Në pajtim me Marrëveshjen, Këshilli miraton
legjislacionin e parashikuar në paragrafin 1 dhe dispozitat e
parashtruara në paragrafët 3 dhe 4.
6. Kur një Shtet Anëtar merr masa më të rrepta sesa ato të
përcaktuara në dispozitat e referuara në paragrafin 5, ai informon
Komisionin në lidhje me këtë.
7. Kur një Shtet Anëtar synon të caktojë vlera kufi ose
pragje sinjalizuese për ndotësit të cilët nuk referohen në Shtojcën
I dhe që nuk mbulohen nga parashikimet e Komunitetit në
lidhje me cilësinë e ajrit të ambientit në Komunitet, ai informon
Komisionin në lidhje me këtë brenda një kohe të mjaftueshme.
Komisionit i kërkohet të japë përgjigje në kohën e duhur për
pyetjen në lidhje me nevojën për të vepruar në nivel Komuniteti,
duke ndjekur kriteret e përcaktuara në Shtojcën III.
Neni 5
Vlerësimi paraprak i cilësisë së ajrit të ambientit
Shtetet Anëtare të cilat nuk kanë matje përfaqësuese të
niveleve të ndotësve për të gjitha zonat dhe grumbullimet,
ndërmarrin një sërë matjesh përfaqësuese, vëzhgimesh ose
vlerësimesh, me qëllim që të kenë të dhëna në dispozicion në
kohën e duhur për zbatimin e legjislacionit të referuar në Nenin
4 (1).
__________________
"Sono gli altri le strade, io sono una piazza, non porto in nessun posto, io sono un posto"
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|