cLaSic
Anetar i ri
Regjistruar: 05/11/2008
Vendbanimi: europ
Mesazhe: 1
|
Presidenti Barak Obama
Me fitoren e tij, Barak Obama hyn në histori.
Demokrati Obama do të jetë presidenti i parë afrikano-amerikan i Shteteve të Bashkuara, disa dekada pas përpjekjeve për të drejta të barabarta të afrikano-amerikanëve në jugun e ndarë të vendit.
47 vjeçari ishte gjithashtu i pari kandidat presidencial afrikano-amerikan i një partie të madhe politike në Shtetet e Bashkuara. Kandidatura e tij historike vjen 50 vjet pas fillimit të Lëvizjes për të Drejtat Civile, që u dha fund ligjeve të ndarjes racore në pjesën jugore të Shteteve të Bashkuara që i trajtonin afrikano-amerikanët si qytetarë të dorës së dytë.
Afrikano-amerikanët nuk mund të ushtronin lirisht të drejtën për të votuar në jug të vendit deri në vitin 1965, kur Kongresi miratoi Aktin e së Drejtës për të Votuar nën presionin e aktivistëve të të drejtave civile.
Më parë, frikësimi dhe dhuna dhe ligjet që donin ti kufizonin të drejtat e afrikano-amerikanëve, nuk i lejonin afrikano-amerikanët të votonin, megjithëse atyre u ishte dhënë e drejta e votës që në vitin 1870 me amendamentin e 15-të të kushtetutës. Akti për të Drejtën e Votës u dha fund këtyre taktikave diskriminuese.
Obama, i ati i të cilit ishte nga Kenia dhe nëna një amerikane e bardhë, ka realizuar arritje historike edhe më parë.
Në vitin 1990, ai ishte i pari president afrikano-amerikan i revistës prestigjioze Harvard Law Review, që konsiderohej posti më i lartë në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Harvardit.
Zoti Obama është senatori i pestë afrikano-amerikan në historinë amerikane dhe i vetmi afrikano-amerikan që shërben aktualisht në Senat.
__________________
Ai qe te tjerve u trembet veten urren
Modifikuar nga Piktor datė 09/11/2008 ora 20:17
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|