AngelDevil
Shejtone
Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611
|
Platoni Per Artin
Në kuadër të veprimtarisë së tij krijuese, Platoni, filozofi i shquar grek dhe një nga filozofët e mendimtarët më të mëdhenj të të gjitha kohëve,jep mendime dhe vlerësime të çmueshme dhe mjaft interesante edhe për artin (poetik).
Platoni zgjodhi formën e dialogut për të shtruar pyetje të ndryshme e për të shqyrtuar çështje të shumta të të menduarit.
Pra, përmes formës dialogjike të trajtimit të problemeve, Platoni gjeti mënyrën më të përshtatshme dhe më të mirë për ti shprehur pikëpamjet e tij për shumë çështje që kishin të bënin me filozofinë, politikën, kulturën, muzikën, pikturën, poezinë, etikën etj..Me një fjalë, paraqiti kohën në të cilën jetoi dhe veproi, kohën me të gjitha manifestimet dhe dimensionet e mundshme. Është sidomos krahasimi, forma më e shpeshtë që hasim në dialogët e tij, ajo që i mundësoi Platonit të shprehte qartë gjithë atë që mendonte, gjithë atë që bluante në mokrat e atelies së tij. Diskutimet e gjalla e plot temperament të persona-liteteve që hyjnë në dialog, konfrontimi i mendimeve të tyre rreth problemeve që shtronë, stili elegant e poetik janë disa nga karakteristikat që i përshkojnë dhe i cilësojnë dialogët e Platonit, veprën e tij në tërësi.
__________________
.
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|