Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Ekonomia dhe Biznesi > Ekonomia Boterore si ndikohet nga SHBA
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
THe_AnSwEr
unknown

Regjistruar: 08/06/2003
Vendbanimi: California
Mesazhe: 681

Ekonomia Boterore si ndikohet nga SHBA

Pavaresisht se Shtetet e Bashkuara te Amerikes jane shkaktar i nje krize e konsideruar tashme globale, sistemi ne teresi atje eshte ne nje pozicion me te mire se shumica e vendeve te Evropes Perendimore. Shume analiste mendojne se, situata do te jete problematike ne Evropen Perendimore. Ndoshta Britania nuk do te jete dhe aq keq, por Gjermania, Italia, Franca, Spanja, Portugalia dhe i gjithe komuniteti evropian ndodhet tani ne veshtiresi. Dhe ndoshta njerezit nuk po e vene kete re tani. Nese ka ngadalesim ne Shtetet e Bashkuara, ate do ta ndjejne gjithashtu vendet ne zhvillim, vecanerisht partneri me i madh tregtar i Shteteve te Bashkuara, Kina. India nga ana tjeter, do te perfitonte, sipas analisteve amerikane, nese kompanite amerikane eksportojne me teper vende pune, si reagim ndaj ngadalesimit ekonomik ne vend. Funksionaret e BE ne takimin e fundit ne Davos kane deklaruar se kriza aktuale ne SHBA do te pengoje rritjen e ekonomise evropiane, por funksionaret amerikane, duke u perpjekur t’i paraqesin si efektive masat e tyre te fundit, theksojne se kriza aktuale ekonomike ne SHBA eshte kalimtare. Por raportet dhe diskutimet ne Forumin Ekonomik Boteror ne Davos deshmojne qarte se kriza ekonomike ne Amerike ka pasur efekt shkaterrimtar ne ekonomite e vendeve te tjera dhe per kete arsye, drejtori i FMN kerkoi mobilizimin e BN per t’i bere balle nje krize te rende ekonomike me permasa boterore.

Shtetet e Bashkuara te Amerikes jane vendi me ekonomine dhe teknologjine me te madhe dhe me te zhvilluar ne bote me te ardhura per fryme 43500 USD. Ne kete treg ekonomia eshte e orientuar drejt individeve dhe bizneseve. Kompanite amerikane kane bashkepunime te medha me partneret ne Evropen Perendimore dhe Japoni, duke shtrire kapitalet e tyre dhe duke ndikuar ne punesim dhe promovimin e produkteve te reja. Ndaj, dhe cdo luhatje ne ekonomine e SHBA percon efekte ne te gjithe ekonomine globale.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 07 Shkurt 2008 02:36
THe_AnSwEr nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė THe_AnSwEr Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me THe_AnSwEr (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė THe_AnSwEr't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: THe_AnSwEr Shto THe_AnSwEr nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto THe_AnSwEr nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
~Enigme~
Simplexity

Regjistruar: 08/10/2005
Vendbanimi: My soul
Mesazhe: 4073

DISKUTIME RETH KRIZES ne USA

Duke bere disa kerkime per banken Citigroup, u bera kurioze te lexoja nese jemi duke diskutuar ketu ne forum krizen e bankave ne Amerike. 

Mospagimi i letrave me vlere dhe renia e cilesise se portofolit te investimeve sollen falimentimin e bankave duke filluar me Lehman Brothers.  Efektet vazhdojne me lajmin e sotem ku Wachovia, nje nga bankat me te medha, u ble nga grupi rival Citigroup.  330 miliarde dollare jane ofruar per te perballuar krizen financiare per tregjet globale financiare nga rezerva federale amerikane, banka qendore evropiane dhe nga banka te tjera qendrore.

Kush do jete iniciatori te diskutoje rezikun ne ekonomine evropiane? Cila eshte e ardhmja a bankave te investimeve sipas mendimit tuaj?

__________________
Fillimi i nje ngjarje, ku shpaloset ne kohe por lind jashte asaj, eshte njekohesisht perfundimi.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Shtator 2008 03:15
~Enigme~ nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ~Enigme~ Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ~Enigme~ (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė ~Enigme~'t! Kėrko mesazhe tė tjera nga: ~Enigme~ Shto ~Enigme~ nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ~Enigme~ nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Tulipani
< ArtHolic >

Regjistruar: 11/01/2007
Vendbanimi: Secret Garden
Mesazhe: 4717

Enigme ne fakt s'kam diskutuar per kete se ne jeten e perditshme jam deri ne fyt me kesoj gjerash por gjithsesi ne njefare menyre kjo situate pritej ne Usa, viteve te fundit ka pasur shume skandale qe te benin te mendoje se ekonomia e vendit s'eshte shume e shendetshme e mbi te gjitha sektori i kredive dhe ai i New economy.

Gjeja e fundit eshte se plani i qeverise Bush prej 700 mld $ deshtoi e nuk u aprovua ne senatin amerikan pra s'po perseritet ndihma qe iu dha ne te njejten situate ne vitet 30' bankave qe u perfshine ne periudhen e depresionit. E kjo gje e cila nuk pritej ka bere qe te rritet atmosfera e pasigurise dhe si reaksion zinxhir priten banka te tjera te vazhdojne ne rrjedhen e Lehman.

Personalisht besoj se prapa ketyre gjerave ka dicka diabolike sepse s'eshte hera e pare qe ndodhin. Kriza e 29 ndodhi ne nje situate te ngjashme. Puna eshte se ndoshta nuk duket drejtperdrejt por kjo situate i leverdis shume njerezve te fuqishem, i leverdis atyre qe ne epoka te meparshme kane cuar bursen ne coroditje e i kane humbur njerezve miliona vec per te nderruar rendin e monopoleve te kapitalit. Keta njerez sot jane kanceri me i rrezikshem i shoqerise dhe pse nuk dalin ne skene.

__________________
"Sono gli altri le strade, io sono una piazza, non porto in nessun posto, io sono un posto"

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Shtator 2008 11:55
Tulipani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Tulipani Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Tulipani (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Tulipani Shto Tulipani nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Tulipani nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
AndreaPirelli
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/03/2008
Vendbanimi:
Mesazhe: 5672

Normalisht qe ka spekullime te tmerrshme. Jane disa kokrra qe nuk jane prekur nga kriza dhe vetem po blejne tani, me cmime qesharake.
Dje bursa ra 500-700 pike, sot e fillon me ngritje 200?????????? kush i ben keto?? Ku u rrit kjo koenfidence????????

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Shtator 2008 16:00
AndreaPirelli nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AndreaPirelli Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AndreaPirelli (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: AndreaPirelli Shto AndreaPirelli nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AndreaPirelli nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 12:37 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Ekonomia dhe Biznesi > Ekonomia Boterore si ndikohet nga SHBA

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.