AIR-FORCE-ONE
deri ne vdekje politike
Regjistruar: 01/02/2004
Vendbanimi: U.S.WASHINGTON
Mesazhe: 663
|
Lidhja e Prizrenit ....
Citim: Po citoj ato që tha AngelDevil
Themeluesi i rilindasve Naum Veqilharxhi jetoj ne Rumani
De Rada, Kristoforidhi, Vellezerit Frasheri, Jubani, Mitko, Gjika ... kurorezuan Pavarsine e Shqiperise ne 1912ten etj etj
Abdyl Frasheri - Lidhjen e Prizrenit
de Rada Zef Serembre Zef Jubaj jetuan ne Itali mos gabohem
te tjerat plotesoji vete
Bie në sy me të drejtë që anëtarët që morrën pjesë në Lidhje ishin të gjithë
muslimanë. Kjo kuptohet edhe në rastin e delegatëve shkodranë ku asnjë emër katoliku
nuk lexohet.Lidhja zhvilloi takimet e saj në datën 10 qershor 1878 në Xhaminë e Bajraklisë
dhe në medresenë e Mehmet Pashës në Prizren. Në Lidhje (Ittifak) erdhën edhe delegatë
nga Selaniku, Jenipazari dhe Sjenica.25 Në Prizren por edhe mbarë Kosovën, krijimi dhe
organizimi i Lidhjes u njoh me emrin e saj osman, Prizren Ittifaki apo Prizren Ittihadi.
Pas disa ditë bisedimesh më në fund në 18 qershor 1878 Lidhja botoi vendimet e saj
(Karar-Name) të cilat ishin si vijon:
1. Lidhja jonë është forumar me qëllim që të mos njohë asnjë qeveri tjetër përveç
Perandorisë Osmane dhe të mbrojë integritetin tokësor me të gjithë mjetet
2. Qëllimi ynë i lart është të mbrojmë të drejtën e lartmadhërisë së tij sulltanit,
sovranit tonë. Në do quajmë armiq të kombit (osman) dhe atdheut të gjithë ata që
kundërshtojnë dhe prishin qetësinë, ata që dobësojnë qeverinë dhe
bashkëpunëtorët e tyre. Në rast se turbulluesit nuk heqin dorë do i dëbojmë jashtë
shtetit3. Ata delegatë të krahinave të tjera që duan të hynë në Lidhjen tonë do i pranojmë
me gëzim dhe regjistrojmë si miq të qeverisë dhe vendit
4. Në bazë të Sheriatit do të mbrojmë jetën, pasurinë dhe nderin edhe të atyre që nuk
janë muhamedanë, por janë besnikë, tamam si për veten tonë. Ndërsa kryengritësit
do ti dënojmë sipas fajit.5. Të gjitha shpenzimet për luftëtarët që do të mbledhin krahinat do të rregullohen
dhe perballohen në bazë të dispozitave që do japim. Ndihmat që do na vinë nga
jashtë do ti pranojmë me kënaqësi.
6. Duke patur parasysh gjendjen e Ballkanit nuk do pranojmë në asnjë mënyrë fuqitë
e huaja në tokat tona.
Ne nuk do të njohim në asnjë mënyrë Bullgarinë dhe as duam tia dëgjojmë emrin;
edhe Serbia në rast se nuk na i dorëzon tokat me të mirë që na ka marrë, do të
22 Xhafer Belegu (1939), Lidhja e Prizrenit e veprimet e saje, 1878 1881, Tirane, fq. 17-18.
23 Eqrem bej Vlora, Kujtime Vëllimi i parë 1885-1912, Tiranë, 2001, fq. 159
24 Noel Malcolm, Kosovo a short history, Harper Collins, 1999, fq. 222
25 Xhaferr Belegu (1939), op. cit., pp. 15 20
dërgojmë kundër saj një fuqi dhe tia marrim me pushkë. Edhe kundër Malit të Zi do
veprojmë në të njëjtën mënyrë.
7. Bashkatdhetarëve besnikë të qeverisë që kanë hyrë në Lidhjen tonë do ti japim
dorën dhe ndihmojmë sipas mundësisë.
8. Në rast se një krahinë ka probleme për të zbatuar vendimet, krahinat fqinje do ti
shkojnë në ndihmë
9. Kushdo që del nga Lidhja jonë, Zot na ruaj! Kushdo që spiunon, dhe vepron sipas
qejfit dhe dëgjon urdhërat e të parëve do të marrë dënimin që meriton.
10. Asnjë vendas i kujtdo krahine që do me dalë nga Lidhja, i çfarëdo feje qoftë nuk
do lejohet të shkojë as në Serbi e as në Mal të Zi. Në rast se shkon do njihet si
spiun dhe dënohet.
11. Kushdo që ka vënë në dispozicion të Lidhjes diçka dhe i shmanget detyrimit,
sdëgjon urdhërat, sillet brutalisht apo bën ndonjë çnderim do të dënohet sipas
fajit.
12. Dërgimi i fuqive, thirrja dhe përdorimi i tyre do të bëhet sipas udhëzimeve të
përpiluara.
13. Për të zbatuar këto nene do ti jepet rëndësi korespondencës.
14. Është rënë dakort që qeveria nuk do hyjë në punët e Lidhjes dhe as Lidhja në
punët e saj; përndryshe ky do shihet si cënim i të drejtës.
15. Një kopje i këtij vendimi do i paraqitet çdo krahine dhe qyteti.
16. Në bazë të besës së lidhur nga burrat e patrembur të Shqipërisë së Veriut, Jugut
dhe Bosnjes, të atyre që kur kanë lindur nuk kanë njohur tjetër zanat por pushkën
dhe që për Din, Devlet dhe Vatan japin jetën, kanë zgjedhur Prizrenin si kryeqytet
të Lidhjes. 26
Sikur e themeluam këtë Lidhje edhe në të ardhmen nuk do durojmë tiranë që të
shtypin vendet tona. Bijtë tanë dhe bijtë e tyre do të jenë besnikë të Lidhjes dhe kush
largohet nga ajo do të konsiderohet sikur dikush që braktis Islamin dhe do mallkohet
dhe përbuzet nga ne. Ne obligohemi ti jemi besnik këtij vendimi me firmat tona (47
firma).27
Siç lexohet në pikën 4 por edhe në fund të Karar Namesë, Lidhja ishte një
organizatë që synonte të mobilizojë muslimanët ballkanas për vetëmbrojtje,
implementojë Sheriatin në të gjithë territorin e saj dhe shtrihet nga Bosnja deri në Jug
të Shqipërisë. Edhe pse ishte konceptuar si një Lidhje Pan-Islamike, ajo shquhet nga
toleranca për të krishterët ku në pikën 4 Lidhja zotohet që të mbrojë edhe jomuhamedanët.
Pas disa ditësh, kur me Lidhjen u bashkuan edhe qyteteve të tjera, ku vendosen
mbrojtjen e atdheut ushtarakisht, ajo përpiloi disa vendime të dyta që janë si vijon:
1. Asnjë krahinë nuk do të njohë ndonjë qeveri tjetër përveç asaj të Perandorisë
Osmane.2. Nëse Turqia nuk paraqitet dhe Kongresi i Berlinit nuk do të njohë të drejtat
tona mbi vendet e pushtuara nga Serbia dhe Mali i Zi, atëherë ne do rrokim armët
për ti ri-pushtuar.
3. Në qoftë se fuqitë tona do të mundin të çlirojnë vendet e pushtuara, atëherë do
të zbatohen masat e duhura.
26 kopjen origjinale në osmanisht të Karar-Namesë shihe në fund të shkrimit
27 Ibid. fq. 30 33 teksti është përshtatur në toskërisht nga varianti i përkthyer nga Xhaferr Belegu
4. E gjithë fuqia jonë do të përbëhet prej pesë ushtrishë: atyre të Shkodrës,
Shkupit, Kosovës, Jenipazarit dhe të Herzegovinës.
5. Ajo e Shkodrës do sulmojë Malin e Zi: oficerët dhe bajraktarët do të zgjidhen
nga populli.
6. Në Guci përveç vendësve do të dërgohen edhe 2000 nga Gjakova dhe Berana
dhe 1000 nga Peja.
7. Jenipazari përveç fuqisë që do të mbajë për mbrojtjen e vendit do të dërgojë
edhe 1000 në Kolashin.
8. Në Bjelopolje mjafton fuqia vëndase.
9. Në Prepolje, Kajnica, Tashlixhë dhe Foçë përveç fuqive të tyre, do të
dërgohen edhe 2000 të tjerë.
10. Për të ruajtur vijën Gracko Trebinjë, përveç fuqisë së Herzegovinës, do të
ketë 10000 burra nga Sarajeva dhe këta sëbashku do të formojnë ushtrinë e
Herzegovinës.
11. Fuqia e Shkupit, Kosovës dhe Jenipazarit do të sulmojë Serbinë sipasinstruksioneve tona.
12. Në qoftë se armiku i kërcënohet njërës krahinë, komandanti i krahinës në
rrezik do të lajmëroj komandantët e tjerë që të marrin dijeni të gjithë dhe sulmohet
armiku.
13. Në rast se në luftën tonë kundër Malit të Zi, Serbia qëndron asnjanëse atëherë
fuqitë që janë caktuar për atë, kalojnë kundër Malit të Zi.
14. Në qoftë se si Mali i Zi ashtu edhe Serbia do të luftojnë kundër nesh atëherë
këto fuqi detyrohen të luftojnë burrërisht dhe me ngulm sipas besës që kemi
dhënë.
Këto dy vendime u nënshkruan nga përfaqësuesit e Prizrenit, Gjakovës, Pejës,
Gucisë, Jenipazarit, Sjenicës, Tashlixhës, Mitrovicës, Vuçiternit, Prishtinës, Gjilanit,
Shkupit, Tetovës, Kërçovës, Gostivarit, Dibrës së Madhe dhe Dibrës së Vogël.28
Siç shihet nga vendimet e Lidhjes, kuptohet që synimi i organizatorëve të saj ishte
mbrojtja e viseve të populluara nga muslimanët në Ballkan. Qofshin ata boshnjakë ose
shqiptarë.
__________________
"Njė burrė mund t?i japė dinjitet rangut tė tij, por asnjė
rang s?mund t?ia shtojė dinjitetin njė burri ? "
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|