Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Historia > Erdogan Per Shqiperine E Madhe
Gjithsej 6 faqe: « 1 2 3 4 5 [6]   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Petter
kazmolog

Regjistruar: 20/07/2009
Vendbanimi: New York
Mesazhe: 2058

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil

Dhe eshte e vertete koha do e tregoje dhe shume shpejt nga sa mendohet.

I di ca gjona dhe une,ka cecua bicaqe



Sharku cecos leqe leqe
Ne xhep mban 40 biceqe
Ce kish bo dreqi per vete
Korba o ceco o o o o


Mu kujtua kshu kot nji keng polifonike lol

__________________
A question that sometimes drives me hazy: am I or are the others crazy?

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 23 Maj 2012 07:16
Petter nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Petter Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Petter (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Petter Shto Petter nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Petter nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

Citim:
Po citoj ato që tha Petter


Sharku cecos leqe leqe
Ne xhep mban 40 biceqe
Ce kish bo dreqi per vete
Korba o ceco o o o o


Mu kujtua kshu kot nji keng polifonike lol



dhe une prandaj e thashe qe te ckrihese ti tu qesh

__________________
.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 23 Maj 2012 17:14
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AngelDevil Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AngelDevil  nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
SHKODRA4001
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 18/09/2011
Vendbanimi: BELGJIKE DHE SHKODER
Mesazhe: 599

Citim:
Po citoj ato qļæ½ tha AngelDevil
Bashkimi i Kosoves me Shqiperine eshte shume i afert.



Asnjeher ska shanse...
ne ballkan ka dy republika shqiptaresh,deh dy republika serbesh

REPUBLIKA E KOSOVES PRISHTINA
REPUBLIKA E SHQIPERISE TIRANA


REPUBLIKA SRBSKA BANJALLUKA
REPUBLIKA E SERBISE BEOGRAD

Keshtu bashkimi i dy republikave shqiptare,rizgjon zjarrin e fshehur ne federaten boshnjake,ku ne te ka rebubliken serbska,e cila nuk esht e bashkuar me serbine,keshtu pra e verteta ne lidhje me hapesiren gjoja familja e madhe europiane eshte vetem zgjidhja e vetme,ku konflikti te mos shperthej kete here sic ndolli ne 1990,duke rrezikuar ne nje lufte te shpallur ballkanike.Jemi ne nje prag krize,ku delikatesa e saj sot eshte me shume e holle se sa ka qene ne luftrat e pergjakshme me shekuj ne gadishullin ballkanik,e sot njerezimi ka kuptuar se jeta jetohet vetem nje her dhe sakrifica,behet vetem ne mbijetes e jo pasuri,ku e cila eshte celesi i vatrave te zjarrit ne humanizem.Ndolli provokimi ndaj turqise gjoja nga siria,dhe turqia ate kerkon te shpalli lufte te hapur dhe te fusi pse jo gjitha vendet ne konflikt(NATO).Pervec zhdukje kufinjesh ne gjith kontinentin europian nuk ka me bashkim trojesh,pervec federalizem sic eshte USA.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Qershor 2012 19:49
SHKODRA4001 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė SHKODRA4001 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me SHKODRA4001 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: SHKODRA4001 Shto SHKODRA4001 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto SHKODRA4001 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Piktor ėshtė moderator/e nė kėtė nėn-forum   Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Shteti shqiptar ka te drejte te interesohet per te drejtat e shqiptarve kudo qe gjenden ata. Nacionalistet kane enderrat e tyre dhe deshirat e tyre. Jane keto enderra qe çojne shpesh ne luftra civile dhe me gjere. Jane nacionalistet serbe qe nuk po e lene te ngreje krye serbia e te shohe realitetin me sy dhe te pranoje realitetin.
Ndersa nacionalistet shqiptare jane me shume te fjaleve ne ndryshim nga ata serbe apo greke dhe kjo eshte me te vertete per te ardhur keq.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Qershor 2012 21:59
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Piktor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Piktor Shto Piktor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Piktor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
robert
Veteran ne forum

Regjistruar: 08/05/2010
Vendbanimi: Gjermani
Mesazhe: 871

Me lejoni te hedh ketu nje shkrim te vjetshem, meqe ka te bej me Salen dhe Erdoganin.

Kësaj radhe Sali Berisha ka të drejtë
në punën e gjakut

Kundërshtimi, apo qoftë edhe urrejtja që mund të tregojmë ndaj një njeriu, nuk duhen të jenë patollogjike, pra të ardhura nga instiktet që trashëgojmë nga bota e kafshëve, por duhet të jenë të bazuara në një farë llogjike. Logosi është fillimi i jetës, na orienton dialektika heraklito-hegeliane. As që e diskutojmë!
Prandaj matuni o njerëz, ju lutem mos u nxitoni ju që shkruani në internet, shikoni dhe dëgjoni më parë edhe ju intelektualë që shkruani në gazeta! E vërtetë, Sali Berisha lëshon broçkulla çdo ditë, kjo është në zanatin e tij të politikanit. Por kësaj radhe në Turqi ai tha një të vërtetë të pamohueshme. Doni t’ua citoj se çfarë tha kryeministri ynë në Azi të Vogël? Lexoheni me kujdes, dhe pastaj flasim po të doni!
" Dua t’ju falenderoj shumë përzemërsisht për pritjen vllazërore. E them vllazërore sepse e theksuat ju që kemi lidhje gjaku. Çfarë më ndodh mua, të dashur miq? Çdo delegacion turk që unë takoj, pasi merr fund pjesa zyrtare, ju shtroj një pyetje. Cili nga ju ka gjak shqiptar në deje? Nuk kam gjetur deri më sot asnjë. Ju zoti kryeministër nuk ja u kam shtruar ndonjëherë këtë pyetje, se jam i sigurtë që nuk bëni përjashtim."
Kaq! Këto fjalë i gjejmë në tre-katër gazeta të sotme (So. 8.4.2012) dhe të djeshme (Sa. 3.4.2012). Dhe kjo apo këto, që ka thënë kryeministri shqiptar, janë më se të vërteta. Ja ti analizojmë me përpikmëri të gjitha fjalitë e tij.
Turqit i paskan thënë Salë-shqiptarit se ekziston një lidhje gjaku midis turqve dhe shqiptarve. Saliu patjetër ka hapur sytë i habitur dhe, për respekt, nuk është përgjigjur aty për aty. Por, pakëz më vonë ua ka kujtuar këtë indirekt, duke ua kthyer jo vetëm me një monedhe dipllomatike si fillim, por edhe i ka ndrequr turqit në broçkullat e tyre. Dhe ja se si.
Sala i ka falenderuar për pritjen vllazërore. Pra, kur dikujt i themi se na ka bërë një pritje vllazërore, kjo tregon konsideratën tonë për pritjen e shkëlqyeshme që na ka bërë vendaliu, pra si të ishim vëlla me ‘të. Kjo konsideratë e shprehur nëpërmjet fjalës vllazërore nuk parakupton aspak që pritësi dhe i prituri janë vëllezër, sepse në këtë rast do të ishte pa kuptim termi pritje vllazërore. Pra deri këtu u kuptuam. Saliu ynë u ka kujtuar turqve, se deklaratat e tyre të mëparshme mbi lidhjet e gjakut janë të tepruara, por ajo pritje e tyre është vërtet vllazërore; në këtë rast mund ta përdorim termin e vllazërimit, u thotë Sala indirekt. Pra, thjesht ata janë miq për Saliun. Deri këtu jemi brenda konsideratave miqësore të shprehura, çfarë janë të nevojshme në këto raste zyrtare, siç e shprehu edhe një gazetar, që Sala kërkon para për të paguar pensionistët. Vazhdojmë më tej.
Saliu, duke e ditur se i përket një race pak më të sqytë, -siç kujton të paktën- u shpjegon më tej turqve, -kësaj radhe më shkoqur- në mënyrë që ata të mos bëjnë më gafa të tilla. Ndaj ai vazhdon duke u treguar ato rastet e tija, tek takon delegacione të ndryshme turqish, të cilët (gjoja, me demek) i pyet se a ka ndonjëri nga ‘ta gjak shqiptari.
Nuk ka rëndësi nëse vërtet Sala ia ka bërë ndonjë delegacioni këtë pyetje ose jo, pasi ka qindra-mijra, për t’mos thënë miliona njerëz në Turqi me origjinë shqiptare, nga të ikurit si gjatë shekujve të fundit por edhe nga vetë këto 100 vjetët e fundit. Pra është normale një pyetje e tillë. Por kësaj radhe ai duhej ta veçonte këtë detaj, pikërisht për të dhënë rezultatin e këtij detaji, pra përgjigjen ndaj pyetjes së tij. E ai ua thotë këtë turqve zyrtarë tani: Nuk kam gjetur deri më sot asnjë. Pra, në pyetjen e shtruar, nëse ka ndonjë nga ju me gjak shqiptari, Sala ka marë si përgjigje nga ‘ta vetëm heshtjen ose mohimin, pra përgjigje negative. Sala nuk paska gjetur deri më sot asnjë turk me gjak shqiptari. E morrët vesh ju turq, u lë Sala të nënkuptojnë turqit e entuziazmuar nga lidhjet e gjakut me shqiptarët, deri më tani s‘ më ka dalë asnjë të më thotë se ka lidhje gjaku me ne shqiptarët! ǒmë dërdëllisni kot për këto lidhje gjaku!
Biles, me këtë pohim të tij, (mbi mohimin e turqve të pyetur për lidhje gjaku me ne), Sala i kritikon njëkohësisht zyrtarët turq edhe për faktin, pse në delegacionet turke nuk gjinden njerëz me prejardhje shqiptare, pra me gjak shqiptari, përderisa është i njohur fakti se në Turqi kanë emigruar gjatë 100 vjetëve të fundit disa dhjetra mijra, (e ndoshta qindra mijra) shqiptarë?! Pra, dashur pa dashur Sala i ka kritikuar zyrtarët turq edhe për faktin e mosprezantimit të pasardhësve shqiptarë në delegacionet zyrtare turke. Bravo i qoftë Salës!
Dhe Sala, duke patur parasysh se mos ai entuziast Erdogani shpall në konferencë shtypi ato deklarata mbi lidhjet e gjakut, i drejtohet aty për aty: Ju zoti kryeministër nuk ju a kam shtruar ndonjëherë këtë pyetje, se jam i sigurtë që nuk bëni përjashtim.
Më qartë nuk ka ku të shkojë. Pasi asnjë turk zyrtar nuk i ka pohuar shqiptarit Sali se ka lidhje gjaku me shqiptarët europianë, Sala jonë nuk ka dyshimin më të vogël se, edhe kryeministri turk nuk bën përjashtim nga ata turqit e tjerë, të cilët i ka pyetur për lidhjet e gjakut. Pra, është i sigurtë se edhe Erdogani nuk ka si të ketë lidhje gjaku me popullin e tij shqiptar. Ndaj Erdogani të mos bënte ndonjë gafë, ku të thosh se kishte lidhje gjaku me shqiptarët. Mëse e qartë. Pra Saliu ka thënë kësaj radhe një të vërtetë të madhe. Turqit dhe shqiptarët janë dy trungje të veçantë popujsh; panvarsisht se disa kolonë turq janë vendosur gjatë shekujve në Arbëri, si dhe dhjetra mijra shqiptarë, (apo qindra mijra), kanë emigruar vetëm gjatë 100 vjetëshit të fundit në Turqi, (fakt ky për të cilin Shqipëria duhet ta falenderojë Turqinë). Kjo është e vërteta, të cilën Saliu ynë e ka thënë troç dhe shkoqur.
Biles, do thoja se Sala ynë e ka tepruar kur ka vazhduar sqarimin edhe në adresë personale të Erdoganit, kur i ka pohuar atij se edhe ai nuk mund të bënte përjashtim nga ata turqit e tjerë, që e kishin mohuar lidhjen e gjakut me ne, kjo për faktin më të thjeshtë, se Erdogani e tregon me fytyrën e tij që është hane dad hane bagdat me ne shqiptarët, e tregon qartë që është një stërnipçe e Atilës apo Xhingis Khanit. (Erdogani mund të dallojë si kryeministër i aftë, por nga fytyra nuk i afrohet as tek thembrat Sal-fshatarit tonë europian.)
Po nejse, Sala kishte frikë ndaj ndonjë përsëritje të deklaratave të tepruara të disa zyrtarve turq mbi lidhjet e gjakut me ne, ndaj ia preu hovin më parë Erdoganit ndaj ndonjë deklarate të tij publike mbi këtë problem. Kështu, me pak fjalë dhe shkoqur, biles edhe me buzëqeshje dhe dipllomaci, kryeministri shqiptar, shoku Salë, tha një të vërtetë historike dhe biollogjike. Pas fjalëve të tij, Erdogani u përmbajt dhe vazhdoi me retorikën e zakonshme të partneritetit. Gjithshka shkoi bukur dhe mirë, pakëz hatri mund tu ketë ngelur turqve entuziastë, por e vërteta nuk mund të injorohet aq hapur sa ç‘do të donin disa entuziastë pa shkollë, ndaj tani priten që marrdhëniet turko-shqiptare të vazhdojnë në intesitetin e tyre në rritje, xhepi i Salës dhe arka e shtetit të Salës shpresojmë të mbushen ndopak, nga këto para mund të përfitojnë edhe gazetat që e kritikojnë Saliun, nëpërmjet reklamave qeveritare që botojnë, kështu jeta ecën në rrjedhat e saja.
E përse e kritikojnë tani Salën xhanëm!? Ju lutem o njerëz të kulturuar e të pakulturuar, lexojini mirë ato që ka thënë Saliu juaj! Kritikojeni kur e meriton, por jo kur nuk e meriton! Kritikojeni për ato që thotë, dhe jo për ato që nuk thotë! Shpresoj të më keni kuptuar, kështu keni kuptuar edhe kryeministrin tuaj!
8. 4. 2012

__________________
Kush i ben qejfin vetes, eshte
budall!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Qershor 2013 12:17
robert nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė robert Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me robert (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: robert Shto robert nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto robert nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
robert
Veteran ne forum

Regjistruar: 08/05/2010
Vendbanimi: Gjermani
Mesazhe: 871

Para pa hesap nga Turqia e Erdoganit per nje xhami te madhe ne Tirane. Vendimi per tu ngrejtur u muar shpejt, po shpejt u prezantua dhe projekti dhe po shpejt u pranua ky projekt te ndertohet. Me 13 maj fillon ndertimi. As u diskutua nese ky projekt mesjetar osman shkon me arkitekturen e sotme. Asgje! Nje shkrim kam nisur une sot ne shume gazeta shqiptare, por jam i sigurte se asnjera nuk do e botoje. Ndaj po e hedh ketu, (ka ndryshim vetem ne nja dy fjali te shtuara), dhe kush te doje le ta shperndaje edhe ne forume te tjera po te doje. Eshte skandal se si nuk u diskutua, nese ky stil xhamie mesjetare shkon per Shqiperine europiane te sotme!

Intervistë (imagjinare) me Erdoganin

-Zoti Erdogan, ju do të vini në Shqipëri më 13 maj për të vënë sëbashku me politikanë shqiptarë gurin e parë për xhaminë më të madhe në Ballkan!
-Po!
-E dini ju që ky popull ku do të shkoni ka vetëm 2-3 përqind praktikantë të fesë myslimane, si dhe jo më shumë se 10 përqind e popullsisë identifikohen me këtë fe!? Po ashtu, me njërën apo tjetrën fe identifikohen jo më shumë se 20-30 % e të gjithë shqiptarve, panvarsisht se janë apo nuk janë besimtarë në Zot!?
-Këtë nuk e di, por di se qindra praktikantë të fesë islame falen rrugës gjatë namazeve të ndryshme, për shkak se xhamia e vjetër në qendër të Tiranës nuk mund ti nxerri të gjithë.
-E vërtetë! Ju jetoni me problemet tona. Një xhami e madhe do tu krijojë kushte besimtarve të mos falen rrugve, por të kenë një qendër kulti siç edhe besimtarët e feve të tjera!
-Tamam!
-Por përse duhet të jetë një xhami e tipit mesjetar-osman, dhe jo një xhami me arkitekturë moderne, që ti përshtatet edhe zhvillimit të sotëm urbanistik, arsimor, kulturor, të shqiptarve?
-Ky projekt është ofruar nga ne dhe është aprovuar nga ju shqiptarët. Pra ju e keni pëlqyer.
-Ju nuk mendoni se, me këto ndërtesa të tipit osman-mesjetar, vëndi dhe populli ynë -kryesisht laik- duken si një avangardë, apo koloni, e perandorisë së dikurshme osmane, perandori kjo në kujtimin e së cilës përkëdheleni sot shpesh ju politikanët turq, duke tentuar edhe të ndërhyni në tekstet tona shkollore për ta prezantuar atë kohë mesjetare si një administrim dhe jo si një pushtim dhe sundim!?
-Jo, unë mendoj ndryshe. Perandoritë, sido të kenë qenë, administrim, apo sundim, ato janë të përkohshme dhe të kaluara. Besimi është i përjetshëm dhe aktual. Për këtë ngrehet kjo xhami dhe jo për kujtim të kohës osmane.
-Atëhere, përse besimtarët myslimanë në vende të ndryshme të Europës marrin edhe godina të zakonshme për ti përdorur si xhami, apo ngrenë ndërtesa të arkitekturës moderne, si ajo në Këln të Gjermanisë, vitin që shkoi, në USA, etj!?
-Sepse nuk janë gjetur fonde që të ngrenë xhamia kaq të mëdhaja, si dhe për xhaminë e Këlnit e të tjera janë paraqitur këto projekte të arkitekturës moderne.
-Në mos gaboj, ky projekt u paraqit pas demostratave të një pjese të popullsisë së Këlnit, po ashtu pas votimit në Zvicër të mosngrejtjes së xhamiave me minare të stilit osmano-arab, pra pas një kundërshtimi ndaj këtyre simbleve mesjetare!? Do të thotë se kundërshtimi ndaj simboleve mesjetare mund të sjellë edhe projekte moderne, të cilat përmbushin kushtet e faljes për besimtarët myslimanë!?
-Nuk e di! Por deri tani ne nuk kemi patur kundërshtim nga pala shqiptare!
-Mendoni ju, se në këtë gjëndje katastrofale financiare ku ndodhet kjo qeveri dhe ky shtet, me këto probleme papunsie dhe mos-investimesh nga perëndimi, kjo qeveri mund ti kundërvihet Turqisë dhe kapitalit turk, i cili jo vetëm ka hyrë më shumë se çdo vend tjetër në Shqipëri, por edhe mban me bukë mijra shqiptarë!?
-Natyrisht ky vend ka të drejtën kushtetuese dhe ndërkombëtare ti kundërvihet çdo projekti turk; kjo është e drejta e çdo shteti!
-Por, a nuk ka mundësi në këtë rast që ju ti paksoni investimet, po ashtu –siç flitet– edhe paratë nën dorë që marrin politikanët shqiptarë, të cilët janë të njohur për kozmopolitizëm pa as edhe një lloj ngjyre!?
-Jo, investimet tona nuk ndikohen nga ky apo ai projekt!
-Do të thotë se edhe një projekt me arkitekturë moderne nuk ndikon në këto marrdhënie të tjera!?
-Tamam!
-A nuk do të mendojnë shqiptarët, se Turqia e Erdoganit eksporton modele mesjetare në Shqipëri, për tu dukur vetë moderne në EU!?
-Vetë autoritetet shqiptare e pranuan këtë model tradicional.
-Atëhere përse nuk i lihet kohë këtij populli, besimtarve myslimanë, qeverisë, shtetit, njerëzve të arkitekturës dhe urbanistikës, që të rishikojnë projektin e kësaj xhamie!? Por me tu marrë vendimi për ngritjen e xhamisë, prezantohet kjo arkitekturë kaq e huaj për ne shqiptarët, dhe brenda një afati shumë të shkurtër prej disa ditësh nga ky vendim dhe projekt, vendoset të vihet tulla e parë e saj!
-Ky nuk është problemi ynë! Ky është problem i Shqipërisë!
-Ju faleminderit për këtë intervistë (imagjinare) z. Erdogan!

Përse mafiozët që drejtojnë këtë vend, me emrin Albanistan, nuk e diskutojnë projektin në fjalë me njerzit, me zyrat e urbanistikës, me arkitektë shqiptarë, me njerëz të artit dhe kulturës, me diasporën, -kjo është një pyetje që nuk merr kurrë përgjigje, sikundër mafia albanistanse nuk u jep kurrë përgjigje pyetjeve të ngritura. Turp për këtë vend!

__________________
Kush i ben qejfin vetes, eshte
budall!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Maj 2015 17:38
robert nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė robert Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me robert (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: robert Shto robert nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto robert nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 21:07 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 6 faqe: « 1 2 3 4 5 [6]   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Historia > Erdogan Per Shqiperine E Madhe

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.