Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Referendumi Per Bashkimin Kosove+shqiperi
Gjithsej 7 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7]   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
robert
Veteran ne forum

Regjistruar: 08/05/2010
Vendbanimi: Gjermani
Mesazhe: 871

(vazhdim, Disa te...) Ka në këtë regjistër edhe mbiemra shqiptarësh katolikësh, si Gjurça, Gjini, Leka, Prekali, Gega e dhjetra të tjerë, të gjithë këta të përzier në fshatra të ndryshëm me emra ortodoksësh, çfarë tregon se proçesi i kalimit nga katolicizmi në ortodoksizëm ka qenë shekullor, fenomen ky i njohur nga popullsia e sotme shqiptare; edhe tek familja e Kastriotëve të Krujës, kemi këtë kalim të ngadalshëm, ku ati i Skëndërbeut, Gjoni martohet me ortodokse, Vojsavën, (patjetër një martesë me qëllime përfitimi), vetë Skëndërbeu martohet po ashtu me ortodokse (Donikën), -edhe kjo martesë, si çdo martesë prijsi, e kryer me qëllime përfitimi-, kështu shohim se si feja ortodokse prezantohej përherë e më tepër në ballkan. Ata që mbetën deri në dukje të osmanve myslimanë, nisën një e nga një të merrnin fenë myslimane.
Dhe para se ta mbyllim, do të jepja këtu edhe një hipotezë mbi shtesën e mbiemrave jugosllavë: „viç“. Shumica e mbiemrave jugosllavë kanë këtë mbaresë. Unë kam pyetur jugosllavë me të cilët kam punuar, pse e kanë këtë prapashtesë në mbiemrat e tyre. Mirpo ata nuk e dinin këtë; kjo ishte si diçka e natyrshme. (Nuk më kujtohet nëse kam folur në libra të përparmë mbi këtë problem, -pasi amnezia bën punën e vet-, por dhe në kemi folur, disa përsëritje nuk prishin punë.)
Mendoj se kjo mbaresë mund t’u jetë vënë të ardhurve nga Lindja 400 vjet para Krishtit deri 500 vjet pas Krishtit nga shqip-folës, (saktë nuk dihet dukja e antarve të kësaj feje, që mendoj se është degë e Molohut, për të cilën kemi folur në librat e kaluar), të cilët me këtë mbaresë cilësonin ata të fesë pas-babilonase, të cilët kishin kudo ku venin simbolin e tyre, një dem/ka, -së fundi me prejardhje asyro-babilonase ky symbol-, i cili hyjnizonte hyun e Kaut për punimin e tokës. Ndoshta paksa për injorim, apo se ky ką u është dukur këtyre jugorvë shqipfolës si viç (vitello; Kalb), këta i kanë regjistruar të ardhurit në kadastrat fetarë të kohës me prapashtesën „viç“, kështu kuptonin fenë e tyre deri diku të veçantë nga ajo e tyre.
Të përbashkëtat dhe të kundërtat e kosovarve shqiptarë dhe serbëve janë përpunuar (brumosur) gjatë shekujve; të dy kombet kanë brenda tyre etni të ndryshme, të emulsuara këto me kalimin e shekujve, të dy kombet kanë etni të dikurshme të njëjtë, të ndarë midis tyre me kalimin e shekujve (ashtu si tek çdo komb sot), të dy kombet janë edhe sot në lëvizje të përhershme, ku më i zhvilluari do vazhdojë të „përpijë“ antarë (frymë) nga më pak i zhvilluari. Në moment duket se serbi është më i zhvilluar nga shqiptari, ndaj dhe ai ka përpirë gjithnjë frymë shqiptarësh. Nga kjo është për të mësuar dhe jo për tu inatosur dhe përplasur kokën në mur. Shqiptarët, (e kam fjalën më tepër për ata të Kosovës, e pastaj ata të Maqedonisë, e më pas për ata të Malit të Zi), duhet të tregojnë kulturë të barabartë me fqinjët, në është e mundur: edhe më të lartë. Vetëm kështu e kanë të fituar davanë, çfarë d.t.th., të mos i manipulojnë siç i kanë manipuluar deri më tani.
Ky shkrim na përpiu pak, duke na futur në histori, ndonëse dhe aty i ramë shumë gjërave shkurt, për shkak se historia është më shumë se sa dy etni apo dy kombe. Nuk duam dhe as deshëm të luajmë rol Jezui e as të Nënë Terezës, por deshëm të sjellim diçka objektive dhe reale, atë realitet në ndryshim të përhershëm, e i cili nuk dallohet, (më së shumti nuk dëshirohet të dallohet), kur bëhet i kaluar.
Ne as predikojmë dashuri midis dy kombeve, -kjo do ishte finalja-, dhe shyqyr që finalja është akoma larg, ndryshe njeriu mund të vdiste, -të paktën sipas asaj filozofie popullore, të cilën ne e kemi kthyer edhe në tregim në një nga librat tonë të kaluar-, e cila shprehet edhe në shprehje të urta popullore si njeriu pa një problem nuk është njeri, apo njeriut nuk i gjindet karari, apo pa të keqen nuk ka kuptim as e mira, etj.-etj. shprehje. Ne duam që nacionalistët e të dy kombeve sot ta dinë se britmat e tyre e kanë burimin në komplekset e tyre individuale t‘ inferioritetit, si njerëz të dështuar këta në shoqërit‘ e tyre.
Jemi të sigurtë se dhe nga pala jonë shqiptare ka zëra që nuk e mbështesin mendimin tonë, por jemi të sigurtë se shumica, sidomos e shqiptarve të arsimuar të Shqipërisë, pra atyre mbi 40 vjeç sot, e gjejnë veten në sa thamë më lart e na përkrahin në këto mendime.
Duket sikur lamë apo harruam të kundërtat e serbëve dhe kosovarve, por jo; në fakt nuk dimë ç’të shkruajmë mbi këto të kundërta, përveç atyre historikeve që ka sejcili komb.
Në këto të kundërta ka dhe një pjesë artificiale, ajo kundërti që nxitet thjesht nga qarqe konservatore qeveritare, kryesisht këto nga fuqi të mëdha apo edhe ajo serbe, të cilat janë të interesuara për ti mbajtur ndezur disa kundërti të tilla kombesh, thjesht për insinuata të ndryshme politike dhe gjeo-politike. Por për këtë kemi bërë fjalë më lart, dhe në hollësi mund të bëjmë fjalë tjetër herë.
Mo÷Mi. 20÷22. 02. 2012

__________________
Kush i ben qejfin vetes, eshte
budall!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 23 Shkurt 2013 18:54
robert nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė robert Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me robert (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: robert Shto robert nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto robert nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
robert
Veteran ne forum

Regjistruar: 08/05/2010
Vendbanimi: Gjermani
Mesazhe: 871

Piktoro, shpresoj te gjesh ne keto artikuj, vecmas ne kete carcafin e madh te fundit, ndonje shprehje urrejtje apo cilesimi tradhetaresh. Nuk ti rekomandoj ti lexosh, por mendoj se nga pikpamja historike do te interesonte ky artikulli i fundit: Disa te perbashketa...
Kritikat jane te mirpritura.

__________________
Kush i ben qejfin vetes, eshte
budall!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 23 Shkurt 2013 18:57
robert nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė robert Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me robert (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: robert Shto robert nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto robert nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Robert une po rreshtoj ca emra qe ke analizuar ti. E. Kocaqi, A Kocaqi, Spahiu, Danaj pastaj u more me Albin Kurtin e Kreshnik Spahiun etj se nuk me kujtohen te gjithe.
Persa i perket kritikave, kritikat kane te bejne me faktin se nuk gjej asnje element ku mund te diskutojme, sepse ke shkruar aq shume e aq gjate saqe ngjan me nje persiatje ku endesh te gjesh ndonje cep a fije e nuk gjendet.

Kjo me kujton nje debat mes Xhuzepe Verdit dhe Perandorit.

Perandori shkon te degjoje muziken e Verdit. Verdi luan nje pjese te tijen. Perandori qe nese nuk me kujtohet kishte muzikantin e vet Bellini, ky i fundit fliste keq per Verdin tek perandori. Perandori degjoi muziken dhe tha se nuk i pelqente. Ne ate kohe nuk ishte njerzore ose normale ti kerkoje pse-ne perandorit, mirpo ky miku yne Verdi qe ne te vertet ishte pak moskokeçares i thote, -pse nuk te pelqeu.
Perandori u ndie ngushte, Bellini e kuptoi dhe i afrohet tek veshi dhe i peshperit, -kishte shume nota. Perandori perseriti ne menyre mekanike frazen.
Ky miku yne u deshperua dhe i thote.
-Ateher me thuaj se cilet nota te heq.

Me kete dua te them se edhe une nuk di nga t'ia nis!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 23 Shkurt 2013 19:53
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Piktor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Piktor Shto Piktor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Piktor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
robert
Veteran ne forum

Regjistruar: 08/05/2010
Vendbanimi: Gjermani
Mesazhe: 871

Piktor, kjo histori me Operan, -me sa di une- nuk i ka ndodhur Verdit me perandorin (Austriak atehere), por nje kompozitori tjeter me nje perandor (apo mbret apo Kont); e kam harruar me cilin, por do ta kerkoj dhe do ta gjej me ke ka ndodhur kjo histori e gjatesise se pjeses muzikore. (Kam nja dy emra ne koke, por dua te sigurohem mire.)
Persa i perket kritikave, po behesha gati te te falenderoja, sepse kritika -mendoj- me e pakta te besh te mendosh, e pastaj edhe te reflektosh ndoshta. Por ti thua se nuk di nga ta fillosh. S.d.q., carcafi i fundit qe kam hedhur ketu me siper, mendoja se mund te te dukej paksa interesant.
Ah, se harrova, mesa dime te gjithe, Bellini kishte perplasje me Donizetin, -nuk e di a e kujton ate filmin italian qe jepte edhe TV Tirana dikur, me keta dy kompozitore dhe zenien e tyre, zenie nga e cila doli se fundi "Casta Diva" e perkryer e Bellinit. Mire qe ma kujtove, se e kam ne kasete dhe ne CD; neser qe eshte e djele do ta ve ta degjoj pak, se kam kohe pa e degjuar.

__________________
Kush i ben qejfin vetes, eshte
budall!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 23 Shkurt 2013 20:09
robert nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė robert Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me robert (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: robert Shto robert nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto robert nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Citim:
Po citoj ato që tha robert

Shpreha idene e ndoshta kam ngaterruar emrat e personazheve te historise pasi eshte nje fragment nga nje film qe kam pare dikur kur isha femije.
Lidhur me martesen e Gjonit me Vojsaven, çdo gje ka shpjegimin e vet. Ne ate kohe kemi thene ka qene e modes qe princerit te martoheshin me princer. Keto ishin ose shfrytezoheshin si aleanca perballe ndonje armiku te mundshem. Ne ate kohe nuk ishte paresore gjuha siç eshte sot per nje komb por aleanca me me te fortin. Siç e kemi thene problemet e shtetit dhe kombit kane lindur me vone ne kete kontekst na gjeti dy here me te dobet e para ishte sundimi otoman dhe e dyta moria e kombeve ne nje vend kaq te vogel ku nuk mund te percaktosh ku fillon e ku mbaron nje shtet.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 23 Shkurt 2013 20:41
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Piktor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Piktor Shto Piktor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Piktor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Citim:
Po citoj ato që tha robert
(vazhdim, Disa te...)
Dhe para se ta mbyllim, do të jepja këtu edhe një hipotezë mbi shtesën e mbiemrave jugosllavë: „viç“. Shumica e mbiemrave jugosllavë kanë këtë mbaresë. Unë kam pyetur jugosllavë me të cilët kam punuar, pse e kanë këtë prapashtesë në mbiemrat e tyre. Mirpo ata nuk e dinin këtë; kjo ishte si diçka e natyrshme. (Nuk më kujtohet nëse kam folur në libra të përparmë mbi këtë problem, -pasi amnezia bën punën e vet-, por dhe në kemi folur, disa përsëritje nuk prishin punë.)
Mendoj se kjo mbaresë mund t’u jetë vënë të ardhurve nga Lindja 400 vjet para Krishtit deri 500 vjet pas Krishtit nga shqip-folës, (saktë nuk dihet dukja e antarve të kësaj feje, që mendoj se është degë e Molohut, për të cilën kemi folur në librat e kaluar), të cilët me këtë mbaresë cilësonin ata të fesë pas-babilonase, të cilët kishin kudo ku venin simbolin e tyre, një dem/ka, -së fundi me prejardhje asyro-babilonase ky symbol-, i cili hyjnizonte hyun e Kaut për punimin e tokës. Ndoshta paksa për injorim, apo se ky ką u është dukur këtyre jugorvë shqipfolës si viç (vitello; Kalb), këta i kanë regjistruar të ardhurit në kadastrat fetarë të kohës me prapashtesën „viç“, kështu kuptonin fenë e tyre deri diku të veçantë nga ajo e tyre.

Mo÷Mi. 20÷22. 02. 2012

Tani kjo ''viç'' nuk ka te njetin kuptim si ne shqip. Se ndryshe ata qe kane mbiemrin ''muti'' ne itali i bie qe te jene muter. Tjetra eshte se sllavet ne pergjithesi thuhet se kane ardhur nga veri lindja dhe jo nga lindja apo jug lindja. Mbetet per tu pare se a kishin kete mbrapashtese tek mbiemri i tyre perpara se te kapercenin Danubin. Une supozoj se kjo mund te kete ndodhur ne kohen e Metodit dhe Cirillit. Megjithese dime se keta te dy ishin bullgare dhe ne bullgari perdorin tjeter mbrapashtese.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 23 Shkurt 2013 20:54
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Piktor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Piktor Shto Piktor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Piktor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Citim:
Po citoj ato që tha robert
(vazhdim, Disa te...)
Të përbashkëtat dhe të kundërtat e kosovarve shqiptarë dhe serbëve janë përpunuar (brumosur) gjatë shekujve; të dy kombet kanë brenda tyre etni të ndryshme, të emulsuara këto me kalimin e shekujve, të dy kombet kanë etni të dikurshme të njëjtë, të ndarë midis tyre me kalimin e shekujve (ashtu si tek çdo komb sot), të dy kombet janë edhe sot në lëvizje të përhershme, ku më i zhvilluari do vazhdojë të „përpijë“ antarë (frymë) nga më pak i zhvilluari. Në moment duket se serbi është më i zhvilluar nga shqiptari, ndaj dhe ai ka përpirë gjithnjë frymë shqiptarësh. Nga kjo është për të mësuar dhe jo për tu inatosur dhe përplasur kokën në mur. Shqiptarët, (e kam fjalën më tepër për ata të Kosovës, e pastaj ata të Maqedonisë, e më pas për ata të Malit të Zi), duhet të tregojnë kulturë të barabartë me fqinjët, në është e mundur: edhe më të lartë. Vetëm kështu e kanë të fituar davanë, çfarë d.t.th., të mos i manipulojnë siç i kanë manipuluar deri më tani.

Mo÷Mi. 20÷22. 02. 2012

Sot mund te perdoret termi ''me i zhvilluar'' njehere e nje kohe ishte ndryshe pasi ligjin e bente me i forti.
Lidhur me ata qe jane asimiluar nuk eshte se te gjithe jane asimiluar me force, biles kete e perjashtoj, megjithese eshte pjese perberese e kesaj. Ashtu sikurse nuk mund te thuhet me ''deshire''. Fakti qe sot, jemi dmth ''egsistojme'' e tregon mese miri se te ishte per force sot do te ishim duke folur tjeter gjuhe.
Tani nese bejme nje llogari te thjeshte i bie qe ne paskeshim qene te panumert saqe u kemi dhene fryme gjithe ketyre popujve e jo vetem.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 23 Shkurt 2013 21:09
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Piktor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Piktor Shto Piktor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Piktor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
robert
Veteran ne forum

Regjistruar: 08/05/2010
Vendbanimi: Gjermani
Mesazhe: 871

Nga Piktor: "...Ne ate kohe nuk ishte paresore gjuha siç eshte sot per nje komb por aleanca me me te fortin. Siç e kemi thene problemet e shtetit dhe kombit kane lindur me vone..."
Me behet qejfi Piktor qe tu kujtuan mesimet e shkolles dhe i kupton ca gjera me mire tani.
Persa i perket krahasimit te mbareses se mbiemrave "vic" dhe mbiemrit "muti" te gjetur ne ndonje rast te ralle ne Itali, kjo eshte si te krahasosh bie fjala fenomenin e rrotullimit te planetve rreth diejve te tyre, me fenomenin e perplasjes se rastesishme te dy asteroideve ne hapsiren Mars-Jupiter, apo te krahasosh pregatitjen e ushqimit te perditshem me nje deshire ngrenie te shfaqur nje here ne vit per te provuar nje biskote te vecante. E kupton, mbaresa e pergjithshme "vic" e vendosur ne nje shoqeri te caktuar brenda disa shekujsh (per t'mos thene dekadash) nga faktore te caktuar te kohes, qofte edhe linguistike, nuk mund te krahasohet me nje mbiemer teper te ralle, (pra jo te pergjithshem), i cili duket (ose ndoshta) ka te beje me gjuhet gjermane: mut, muti,= guxim, guximtar, dhe i cili gjindet vetem tek dy-tre familje ne gjithe Italine.
Ndersa persa i perket komentit te fundit tendi, Piktor, me ke cituar gabim ne lidhje me asimilimin. Edhe qe shqip-foles kane furnizuar popujt perreth, kete nuk duhet ta kuptosh keshtu metafizikisht, sepse keta shqip-foles te sotem nuk kane qene po keta ne etapa te dikurshme, pra edhe kane hyre ne keta shqip-foles te sotem nga kulturat e tjera te peraferta, -asaj kohe: kryesisht fetare; sic e the dhe vete, qe gjuha nuk ishte faktori kryesor ndares i shoqerive te ndryshme, por kultura fetare.
E shikon sa mire iu afrove atyre mesimeve qe na kane lene mesim-dhenesit tane, packa se nje pjese e tyre paksa edhe te politizuar ne monizem!

__________________
Kush i ben qejfin vetes, eshte
budall!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Shkurt 2013 13:46
robert nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė robert Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me robert (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: robert Shto robert nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto robert nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 10:45 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 7 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7]   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Referendumi Per Bashkimin Kosove+shqiperi

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 
Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.