Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Mjekėsia > nje pjese nga mendja ime... Vlerėsimi i Temės: 2 votime, mesatarja 5.00.
Gjithsej 6 faqe: « 1 2 3 4 5 [6]   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
dylan
Veteran ne forum

Regjistruar: 17/05/2009
Vendbanimi: vlore
Mesazhe: 5487

nje pjes nga mendja ime rri gjithmone tek ti ne mjes, ne darke ,ne mesdite ,pasdite ne oren 12,oren 13 oren 14 ne cdo cast te dites nje pjes imja ehste pran teje
e degjon ,ndjen kupton apo jo ket nuk e di as qe dua ta di ,ajo qe di eshte qe nje pjes e qenines time esht gjithmone pran tende s pa mos te then qe ktu kam vetem hijen afer teej qendroj une,ne fact kjo vlente dikur ,dikur mun dta thoja ket thenie pa shikuar pas po sot ka ndryshuar disi ,ndoshta e gjithe qenia ime nuk ehst pran teje ndoshta sot jam me shume se vetm nje hije po mund ta them me plot gojes nje nje pjes emir e imja ehste gjithmone pran teje ,nje pjes e mendjes time qendron gjithmone ne pytje per ty
se te dua shpirt me mungon per asnje arsye tjeetr

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Gusht 2011 01:19
dylan nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė dylan Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me dylan (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: dylan Shto dylan nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto dylan nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

Nje Pune si Cdo Pune Tjeter , Nje Jete si Cdo Jete Tjeter

PJESA 1

Anija Ob , me ne bord ekspediten e gjashte te Antarktikut Sovietik, u nis nga Leningradi me 5 nentor 1960. Pas 36 ditesh ne det, ajo leshoi pjese te ekspedites ne akujt e Brigjeve te Princeshes Astrid. Puna e tyre ishte te ndertonin nje baze polare ne Antarktike ne Oazin e Schirmacher dhe te kalonin dimrin atje. Pas 9 javesh, me 18 shkurt 1961, u hap nje baze e re, e quajtur Novolazarevskaya.

Ata mbaruan ne kohe. Dimri polar sapo kishte filluar, duke sjelle muaj me erresire, stuhi debore dhe te ftohte ekstrem. Deti ngriu. Anija ishte bllokuar dhe nuk do mund te ktheheshin per nje vit. Kontakti me boten e jashtme ishte shkeputur. 12 banoret e Novolazarevskaya ishin te vetmuar tani.



Nje nder anetaret e ekspedites ishte nje 27 vjecar, kirurg nga Leningradi, Leonid Ivanovich Rogorov. Ai kishte ndalur karrieren e tij premtuese shkollore dhe ishte larguar me ekspediten pak para se te mbronte tezen e tij mbi metodat e reja per operimit te kancerit te ezofagut. Ne Antarktite ishte i pari dhe per me teper doktori i grupit, megjithse ai kishte sherbyer edhe si metereolog dhe drejtues i paisjeve te tyre tokesore.
29 Prill 1961
Pas disa javesh, Rogorov u semur. Ai vuri re simptoma si dobesi, nje perkeqesim te pergjithshem, nauzea dhe me pas, dhimbje ne zonen e siperme te abdomenit, qe shperndahej drejt zones se ulet te djathte. Temperatura e tij arriti ne 37.5 grade. Rogorov do te shkruante ne ditarin e tij: “Me sa duket kam apandesit. Po rri urte dhe spo flas per te, per te mos thene qe po buzeqesh. Pse ti frikesoj shoket e mi? Kush do te mund te me ndihmonte? I vetmi takim qe ka nje eksplorues polar me mjekesine eshte karrikja e nje dentisti.”
Si kirurg qe ishte, Rogorov nuk pati veshtiresi per te diagnostikuar nje apandesit akut. Ne kete situate, gjithsesi, ai kishte perpara nje sprove te eger te fatit. Ai e dinte qe per te mbijetuar duhet te kryente nje operacion. Por ai ishte ne ato kushte estreme te Antarktides dhe ne mes te nje dimri polar. Transportimi ishte i pamundur. E kote ideja per te fluturuar si pasoje e stuhive te debores. Dhe kishte edhe nje problem tjeter: ishte i vetmi mjek i bazes.
30 prill
U perdoren te gjitha trajtimet e mundshme (antibiotiket, ftohje locale) por gjendja e pacientit vetem se u perkeqesua; temperature e trupit u rrit, vjellja u be me e shpeshte [1] [2]
“Nuk fjeta fare naten e kaluar. Dhemb si dreqi! Duket si nje stuhi debore ne shpirtin tim, si ulerima e qindra çakenjve. Akoma nuk ka simptoma te dukshme te nje çarje te mundshme, por nje parandjenje mbytese me pushton … E pati edhe kjo … Mendoj se duhet ti shkoj te vetmes rruge te mundshme: te operoj veten … Eshte gati e pamundur … Por nuk mund te kryqezoj duart dhe te mos bej asgje!
“18.30. Nuk jam ndier ndonjehere kaq keq ne jeten time. Ndertesa tundet sikur eshte nje loder e vogel ne stuhi. Djemte e kuptuan. Ata vijne vazhdimisht per te me qetesuar. Jam i merzitur me veten – Ja prisha pushimet cdokujt. Neser eshte dita. Dhe cdokush po merret me pergatitjen e autoclaves. Kami sterilizuar shtratin sepse do ten a duhet te operojme.
“20.30. Po perkeqesohem. I thashe djemve. Tani ata po heqin cdo gje qe nuk duhet ne dhome”.

Bibliografia
[1] Rogozov LI. Self operation. Soviet Antarctic Expedition Information Bulletin. Washington, DC: American Geophysical Union 1964;4:223-4
[2] Rogozov LI. Operacija na sebe. Bjulleten sovietskoj antarkticheskoj ekspeditzii 1962;37:42-4

PJESA 2
Pergatitja per operacionin
Pjesetaret e grupit ndoqen keshillat e Rogorov dhe pergatiten nje hapesire per te kryer operimin. Nxorren çdo gje jasht nga dhoma e Rogorov duke lene vetem shtratin, dy tavolina dhe nje llampe tavoline. Aerologjistet Fedor Kabot dhe Robert Pyzhov e mbushen dhomen me drite ultraviolet dhe sterilizuan shtratin dhe rrobat.


Ashtu si Rogorov, edhe meteorologjisti Alexandr Artemev, mekaniku Zinovy Teplinsky dhe drejtuesi i stacionit Vladislav Gerbovich, u zgjodhen per t’ju nenshtruar nje larje sterilizuese. Rogorov u shpjegoi se si do te kryhej operimi dhe u tregoi punet qe do kryenin: Artemev do ti zgjaste mjetet e punes; Teplinsky do te mbante pasqyren dhe do te rregullonte ndriçimin e llampes; Germovich do te qendronte ne gjendje gadishmerie per te nderhyre nese anetaret e tjere do te kishin nauzea. Nese Rogorov do te humbiste vetedije, u tregoi se si duhet ti injektonin ilaçet duke perdorur shiringat qe ai kishte pergatitur dhe se si duhet te kryenin ventilimin artificial. Pastaj ai i tha Artemev-it dhe Teplinsky-t ti pastronin duart, te disinfektonin duart e tyre dhe u veshi dorashkat.
Kur pergatitjet mbaruan, Rogorov pastroi duart dhe u rregullua ne shtrat. Zgjodhi nje pozicion gjysem te shtrire, me ijen e djathte me te ngritur dhe pjesen e ulet te trupit te ngritur me nje kend 30 grade. Pastaj disinfektoi dhe rregulloi hapesiren e operimit. Ai parashikoi qe do te kishte nevoje per ndjesine e tij per tu drejtuar dhe si pasoje vendosi te punoje pa dorashka.

Operimi
Operimi filloi ne oren 2 te mengjesit. Rogorov ne fillim kreu disa injeksione me 20 ml prokaine 0.5% ne shtresat e murit te barkut. Pas 15 minutash ai kreu nje çarje 10-12 cm. Pamja ne brendesi te plages nuk ishte ideale; ndonjehere duket te ngrinte koken per te pare me mire ose te perdorte pasqyren, por pjesen me te madhe te punes e kreu me prekje. Pas 30-40 min, Rogorov filloi te kryente ndalesa te vogla si pasoje e dobesise se pergjithshme dhe marrjes se mendve. Pastaj filloi te hiqte apandesitin e prekur rende. Ai vendosi antibiotike ne kavitetin peritoneal dhe pastaj mbylli plagen. Operacioni zgjati rreth 1 ore e 45 min [1] [2]




Gjate operimit, Gerbovich therriti Yuri Vereshchagin per te marre foto. Gerbovich do te shkruante ne ditarin e tij [3]:



“Kur Rogorov kreu prerjen, ishte duke operuar brenda vetes dhe hoqi apandesitin, zorret e tij kerrciten, dhe kjo gje ishte mjaft e shpifur per ne; njeri u largua menjehere qe te mos shikonte, une nuk leviza. Artemev dhe Teplinsky mbajten vendin e tyre megjithse me vone kuptuam qe edhe ata po ndiheshin keq dhe kishin qene gati te humbisnin vetedije…Rogorov ishte i qete dhe i perqendruar tek puna e vet, por djerset po i rridhnin ne fytyre dhe shpeshhere i kerkonte Teplinsky-t ti fshinte ballin….Operacioni mbaroi ne oren 4 te mengjesit. Ne fund, Rogorov ishte i zbehte dhe i lodhur, por kishte mbaruar pune”.
Pas operimit
Me pas Rogorov u tregoi asistenteve te tij si te pastronin dhe te hiqnin mjetet e punes dhe materialet e tjera. Nje here qe kishin mbaruar, mori disa tableta gjumi dhe fjeti.
Temperatura diten tjeter ishte 38.1 grade; ai e pershkruajti gjendjen e tij si “te dobet” por ndihej me mire. Vazhdoi te merrte antibiotiket. Pas 4 ditesh, funksioni i aparatit te jashteqitjes u normalizua dhe shenjat e peritonitit lokal u zhduken. Pas 5 ditesh temperatura ishte normale; pas 1 jave hoqi te qepurat. Pas 2 javesh ju kthye puneve normale dhe ditarit te tij…

Bibliografia
[1] Rogozov LI. Self operation. Soviet Antarctic Expedition Information Bulletin. Washington, DC: American Geophysical Union 1964;4:223-4.
[2] Rogozov LI. Operacija na sebe. Bjulleten sovietskoj antarkticheskoj ekspeditzii 1962;37:42-4.
[3] Gerbovich VI. Fragment from diaries in 3 V proshlom u nego moglo byt bolshoe budushchee. Omsk Humanitarian Institute, 2007;63-185.
[Shkeputur nga BMJ: 2009; 1420-1422]

PJESA 3
8 Maj 1961
“Nuk i lejova vetes te mendoja per gje tjeter perveç punes qe kisha ne duar. Ishte e nevojshme te ndihesha i forte dhe te shtrengoja dhembet. Ne momentin qe do humbja ndjenjat, i kisha dhene Sasha Artemev-it nje shiringe dhe i kisha treguar se si te kryente injeksionin. Zgjodha nje pozicion gjysem te shtrire. I tregova Zinovy Teplinsky-t se si te mbante pasqyren. Te shkretet asistente te mi! Ne fund u hodha nje sy: ata po qendronin aty me kemishat e tyre te bardha, me te bardhe se kemishat e tyre. Edhe une isha i trembur. Por, kur mora shiringen me novokaine dhe kreva injeksionin, dhe pastaj fillova te operoja, nga ai moment me pas nuk vura re asgje tjeter.
“Punova pa dorashka. Ishte e veshtire per te pare. Pasqyra ndihmonte, por edhe te behet pengese. Fundja te tregon çdo gje mbrapsh! Punova kryesisht me te prekur. Gjakderdhja ishte e rende por vazhdova ngadale, u mundova te punoja! Kur hapa peritoneumin, demtova edhe pjesen fundore te zorres se holle dhe u detyrova edhe ta qepja. Pastaj me mendje thoja po sikur te kete demtime te tjera dhe nuk i kisha vene re…fillova te ndihesha me i dobet, fillova te me merreshin mend. Cdo 4-5 minuta pushoja 20-25 sekonda. Me ne fund, ja apendiksi i mallkuar! Pashe me tmerr pjesen e zeze te tij. Qe do te thote se nje dite me teper dhe do te kishte shperthyer dhe…

“Ne momentin me te keq tek po hiqja apendiksin, pata nje lekundje: zemra u ngadalsua teper; duart mu duken sikur ishin prej gome. Mendova, do mbaroje keq kjo pune. Dhe kishte mbetur vetem te hiqja apendiksin…

“Atehere kuptova qe, faktikisht, kisha shpetuar pothuajse.”

Largimi nga Antarktika
Pas me teper se 1 viti, skuadra e Novolazarevskaya u largua nga Antarktika, dhe me 29 Maj 1962 anija u ankorua ne portin e Leningradit. Diten tjeter Rogorov u kthye ne pune. Pak kohe me vone mbrojti tezen e tij. Ai punoi dhe dha mesim per Departamentin e Kirurgjise se Pergjithshme ne Institutin e Pare Mjekesor te Leningradit. Nuk u kthye me kurre ne Antarktike dhe vdiq ne Shen Petersburg, emertimi qe i ishte dhene Leningradit, me 21 Shtator 2000.

Kufiri i se Mundshmes
Ka disa raporte per autoapendesektomi ne bibliografine mjekesore. Me e hershmja me shume mundesi eshte kryer nga Dr. Kane ne 1921 (megjithse operimi u perfundua nga asistentet e tij) [1] [2].
Dime qe Rogorov nuk kishte degjuar per te perpara se te kryente opprimi. Operimi qe i beri vetes Rogorov, ndoshta ishte i pari operim i kryer me sukses ne nje ambient te eger, jasht kushteve spitalore, pa asnje mundesi per te kerkuar ndihme perreth, dhe pa profesioniste te tjere perreth. Mbetet nje shembull i vendosjes qe ka njeriu per te jetuar. Ne vitet ne vazhdim, Rogorov vete e hodhi poshte lavdine qe po i jepej. Kur i permendej, ai zakonisht pergjigjej me nje buzeqeshje dhe fjalet “Nje pune si çdo pune tjeter, nje jete si çdo jete tjeter” [3]

BIBLIOGRAFIA
[1] Rennie D. Do it to yourself section: the Kane surgery. JAMA 1987;257:825-6.
[2] Frost JG, Guy CC. Self-performed operations: with report of a unique case. JAMA 1936;106:1708-10.
[3] Rogozov V. Operace vlastniho appendixu v Antarktide. Vesmir 2004;1(83):25-8.

Shkrimi origjinal i shkruajtur nga Vladislav Rogorov, djali i Leonid Rogorov, Konsulent Anestezist ne Departamentin e Anestezise, Sheffield Teaching Hospital.
[Shkeputur nga BMJ: 2009; 1420-1422]

Artikulli i Perkthyer ne Faqen MjekesiaSot

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Korrik 2012 21:52
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NS-6 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė NS-6't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: NS-6 Shto NS-6 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NS-6 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
dylan
Veteran ne forum

Regjistruar: 17/05/2009
Vendbanimi: vlore
Mesazhe: 5487

nje pjes nga mendja ime ka fjetur me kohe ,vetem nje pjes me punon dhe ajo sdi per sa kohe ka fillu me shpenzu shum kto koheet e fundit

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Korrik 2012 22:28
dylan nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė dylan Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me dylan (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: dylan Shto dylan nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto dylan nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Faleminderit per shkrimin teper interesant.

Dua te tregoj nje rast qe ka ndodhur ne Shqiperi, diku nga fshatrat e librazhdit.
Operacioni eshte kryer nga nje mjek i pergjithshem qe kishte vetem dy vjet qe punonte ne ato zona te thella dhe te izoluara.

Rasti ka ndodhur rreth viteve 1978. Mjeku ka kryer operacionin e heqjes se apendiksit tek nje djale 14 vjecar duke perdorur nje thike te zakonshme nga ato qe mbajne fshataret me vete, nen anestezi me ether. Mbasi mbaroi heqjen e apendiksit mjeku e pudrosi plagen me penicilline (ne literature kjo quhet gabim teknik.)??? Mjeku nuk kishte asnje specializim te vecante per kirurgji dhe u ndodh ne kushte te tilla qe po ta linte rastin pa operuar, sigurisht qe pasojat do te ishin fatale.
Pas dy ditesh erdhi helikopteri i ndhmes se shpejte dhe djali u transportua ne Tirane, sigurisht bashke me mjekun qe e shoqeronte. Analizen e rastit e ka bere Prof. Petro Cani. Mbasi e pyeti me kujdes ish studentin e tij, ai vendosi qe ta mbante te operuarin per opservim ne spitat per disa kohe. Nuk e di se c'behet sot me te operuarin por barku nuk u rihap dhe per sa kohe ishte ne Tirane femija ishte ne gjendje te mire shendetsore.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Korrik 2012 01:57
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė shelgu Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: shelgu Shto shelgu nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto shelgu nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Dulcis in Fundo
.. alola?

Regjistruar: 15/03/2010
Vendbanimi:
Mesazhe: 4846

Brr..

__________________
Ka dy rregulla per te arritur suksesin:
1- Te mos rrefesh kurre gjithcka di.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Korrik 2012 20:10
Dulcis in Fundo nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Dulcis in Fundo Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Dulcis in Fundo (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Dulcis in Fundo Shto Dulcis in Fundo nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Dulcis in Fundo nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Citim:
Po citoj ato që tha Dulcis in Fundo
Brr..


Po mendoja NS, cfare do bente ne ato kushte?

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Korrik 2012 01:38
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė shelgu Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: shelgu Shto shelgu nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto shelgu nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 20:12 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 6 faqe: « 1 2 3 4 5 [6]   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Mjekėsia > nje pjese nga mendja ime...

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.