F_xhunior
Anėtar Aktiv
Regjistruar: 14/02/2012
Vendbanimi: Skandinavia
Mesazhe: 523
|
Citim: Po citoj ato që tha robert
Persa i perket pyetjeve te tua i Ri, njeriu eshte produkt i evolucionit te pafundem. Pa ndikimin e ndersjellte ne materie, pa ligjin e trete te Njutonit (cdo goditje ka nje kundergoditje), nuk ka vlere as ai predikimi fetar per permisimin e njeriut. nese ia veshim edhe veprat e keqia Zotit, sic ben Bibla e vjeter (Tevrati) dhe Kurani, atehere une nuk e kuptoj perse duhet gjithe ky predikim fetar!? Persa i perket pyetjes: ne cfare besojne ateistet, e para mua nuk me intereson cfare beson njeri dhe tjetri, por me intereson cfare eshte e provueshme dhe cfare jo. E dyta (ndonse une nuk e kategorizoj veten tek kjo kategori metafizike: ateistet), mund te them se ateistet nuk besojne ne kurrgje, ata jane pikerisht kundra cdo besimi, i cili vihet si premise e provimit te dickaje, ne kete rast demiurgut te jetes dhe materies. Persa i perket pyetjes mbi Big-bengun, kjo eshte nje hipoteze, e cila nuk diskuton rolin e Krijuesit apo Rastesine, e cila po vete eshte nje kategori filozofike qe nuk ka kuptim pa te kunderten e saj: domosdoshmerine. Persa i perket pyetjes mbi vrasjen, ketu ti kalon ne nje teme juridike me te cilen do zgjateshim shume, pasi per disa vrasja eshte e diskutueshme e per disa jo. Persa i perket familjes dhe homoseksualizmit, me gjithe keto tema ti hap diskutime shoqerore, mbi te cilat ne te dy mund te kemi te njejtin mendim, por ti sepse ti ka thene Allahu, une sepse pervoja e detyron njeriun te diskutoje per 'to. je i mirpritur ne cdo diskutim te metejshem, ndonse disa gjera p.sh. mbi evolucionin, i ka sqaruar bukur ketu dhe ky Raidi. E shoh i Ri, qe paske lexuar shume pak ne jete. Uroj te lexosh sa me shume.
O robert, nga vjen evolucioni? Mos me shko reth e rrotull, por thuajme zanafillen. Ne rast se paskesh ekzistuar gjithnje, atehere kush fshihet pas tij, kush e beri qe ai te ndodhe? Nga vjen tere ajo fuqi e shkathet te caktoje kush te flase, kush te mos flase, kush te haje mish e kush te haje bar, kush te jetoje nen uje e kush jo etj...thuajme zanafillen, sikurse qarteson Kur'ani, Islami - feja e vertete - se ALlahu eshte mbi te gjitha, as eshte I lindur e as ka lindur ke e as qe do te vdese. Pse ngaterroheni, pse e quani ALlahun evolucion? Jini te drejte me vetveten!
Thjesht thuajme kur do t'i vije fundi ketij evolucioni? Mendoni, sipas jush, se do te kete nje fund te caktuar ndonjehere? Cili eshte qellimi? Islami ka nje qellim, po e evolucioni i juaj?
Raidi nuk ka sqaruar asgje, ndaj sqarome ti! Me ty po shkruaj dhe me ty dua te shkruaj derisa te te bind meqe bredhke ne mendjen tende te kufizuar.
Provo prape, thuajme zanafillen, qellimin dhe mbarimin te evolucionit - sikurse i jep arsyet feja, p.sh. zanafilla; ALlahu NJE, qellimi; te adhurojme dhe te besojme vetem ALlahun, mbarimi; shperblimin ose ndeshkimin si dhe nje jete te pavdekshme.
Mos me ejani prape me komente te ngjashme pa percaktuar zanafillen, qellimin dhe kur do te jete mbarimi i tij....
Evolucioni kaq i persosur dhe te mos jete ne gjendje kush te te na sqaroje nga vjen dhe perse, nuk i ha kto dokrra...
__________________
Dashurohem ndersa tjetra lendohet dhe vuan.
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|