Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Ekonomia dhe Biznesi > DiĒka Per Energjetiken
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
ksovari
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 17/08/2005
Vendbanimi: kosove
Mesazhe: 610

DiĒka Per Energjetiken

DO DOJA QE TE DISKUTONIM EDHE PER PROBLEMET ENERGJETIKE NE TROJET TONA,SHPRESOJ SE DO KEMI ÇKA TE DISKUTOJME.

__________________
zotriu i ēdo pune ėshtė dije ndėrsa zotriu i dijes ėshtė sinqeriteti, ambicia dhe vendosmėria nė kapjen e saj.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 07 Gusht 2009 14:17
ksovari nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ksovari Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ksovari (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: ksovari Shto ksovari nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ksovari nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
ksovari
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 17/08/2005
Vendbanimi: kosove
Mesazhe: 610

Çfare mendoni? Cila eshte rruga per uljen e çmimit t e energjise elektrike? Çfare duhet bere? A do te ndikonte Sistemi i perfitimit te energjise elektrike ne menyre alternative.

Jepneni secili mendimin tuaj mbase mund te jete ky edhe si lloj studimi.

__________________
zotriu i ēdo pune ėshtė dije ndėrsa zotriu i dijes ėshtė sinqeriteti, ambicia dhe vendosmėria nė kapjen e saj.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Gusht 2009 16:26
ksovari nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ksovari Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ksovari (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: ksovari Shto ksovari nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ksovari nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
agata
idealiste

Regjistruar: 20/02/2004
Vendbanimi: Utopial
Mesazhe: 2981

Shqipėria superfuqi energjetike nė rajon, qeveria "One-Stop-Shop" pėr energjinė

Shqipëria superfuqi energjetike në rajon, qeveria "One-Stop-Shop" për energjinë

Pas ngritjes së Qendrës Kombëtare për Lejet dhe Liçencat, qeveria vendosi dje ngritjen e qendrës kombëtare për liçencat për energjinë. Në kuadër të objektivit për shndërrimin e Shqipërisë në një superfuqi energjetike në rajon, kryeministri Berisha theksoi dje në mbledhjen e radhës së Këshillit të Ministrave se dhënia e liçencave për energjinë do të bëhet veçmas duke ngritur kështu një sportel të vetëm ekskluzivisht për këtë proces. "Janë vendime të rëndësimhe, vendimi për krijimin e qendrës kombëtare të aplikimit për energjinë, pra One Stop Shop për liçencat për energjinë. Është krijuar veçmas, pasi Shqipëria superfuqi energjetike në rajon kërkon një trajtim të veçantë nga liçencat e tjera", u shpreh kryeministri. Më tej, kreu i qeverisë shprehu vlerësimet e tij për punën e bërë nga Ministria e Energjetikës në këtë drejtim, duke vënë në dukje se në projektet e saj të ardhshme qeveria do të shikojë mundësinë për hapjen e një One Stop Shop-i për minierat. Ai vlerësoi se këto masa janë hapa shumë të rëndësishëm për klimën e biznesit në vend. "Dua të përgëzoj ministrin Ruli dhe ekipin e tij për punën e vyer që ka bërë. Është përdorur eksperienca më e mirë, e krijuar nga kjo ministri dhe me krijimin e one stop shop-eve. Tre muaj më parë, ne inaguruam One-Stop-Shop për liçencat dhe lejet e mbetura, por edhe në atë periudhë ishte parashikuar apo projektuar energjia veçmas dhe kjo përbën një moment shumë të rëndësishëm për vendin. Mbetet në projektet e ardhshme ngritja e një One-Stop-Shop-i për minierat, kjo është një detyrim që vjen edhe anëtarësimi i Shqipërisë në grupin e një organizmi që merret me transparencën e ministrive dhe trajnimi në kompleks të sektorit minerar. Është një hap shumë i rëndësishëm për klimën e biznesit në Shqipëri", u shpreh kryeministri.

Qendra Kombëtare do të lehtësojë procedurat për projektet energjetike

Këshilli i ministrave miratoi dje vendimin për krijimin e Qendrës Kombëtare për Aplikimet Energjetike (në vijim QKAE), si institucion bashkërendues dhe lehtësues, për procedurat e marrjes së lejeve dhe/ose të autorizimeve të nevojshme për ngritjen dhe funksionimin e të gjitha llojeve të projekteve, në fushën e energjisë elektrike. QKAE-ja është institucion publik qendror, buxhetor, me personalitet juridik, në varësi të ministrit, që mbulon fushën e ekonomisë. QKAE-ja e ka selinë në Tiranë dhe financohet nga buxheti i shtetit. Kjo qendër lehtëson procesin e lëshimit të licencave, të lejeve, autorizimeve dhe akteve të tjera administrative, për ndjekjen e të gjitha llojeve të projekteve, në fushën e energjisë elektrike, nga të gjitha burimet e mundshme, nëpërmjet bashkërendimit të procedurave për dhënien e licencave, të autorizimeve apo lejeve nga institucionet a entet publike përkatëse. Ky institucion mbështet me analiza dhe sugjerime nismat e reja të reformës rregullatore, të cilat lidhen me funksionin parësor të kësaj qendre. Jep mendime dhe bën oponencë për nisma, ligjore dhe nënligjore, për institucionet publike, që lidhen me funksionin parësor të kësaj qendre. Informon dhe këshillon subjektet private për kriteret dhe procedurat për licencimin, lejimin apo autorizimin e projekteve në fushën e energjisë elektrike. QKAE-ja funksionon sipas modelit të "Qendrës me një ndalesë të vetme". Veprimtaria e QKAE-së drejtohet nga drejtori i Përgjithshëm, i cili emërohet nga ministri, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Titullari i QKAE-së lirohet nga detyra për shkaqet dhe sipas procedurave të parashikuara në pikën 1, të nenit 21, të ligjit nr.8549, datë 11.11.1999, "Statusi i nëpunësit civil". Vendimi për lirimin e titullarit merret nga ministri përgjegjës për ekonominë. Për përzgjedhjen e nëpunësve të QKAE-së zbatohen procedurat e përcaktuara në ligjin nr.8549, datë 11.11.1999, "Statusi i nëpunësit civil". Marrëdhëniet e punës të punonjësve të tjerë të QKAE-së që kryejnë detyra të karakterit mbështetës, rregullohen sipas Kodit të Punës dhe dispozitave të tjera, ligjore dhe nënligjore, të dala në mbështetje dhe në zbatim të tij. Zhvillimi i procedurave për rekrutimin e nëpunësve të QKAE-së, në fazën fillestare të krijimit, kryhet nga strukturat përkatëse të shërbimeve mbështetëse, të ministrisë përgjegjëse për ekonominë. Struktura dhe organika e QKAE-së miratohen nga Kryeministri. Numri i punonjësve të QKAE-së, me vendim të Këshillit të Ministrave, i shtohet numrit të përgjithshëm të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. Buxheti i QKAE-së miratohet së bashku me buxhetin vjetor të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, si zë i veçantë. Buxheti i QKAE-së, për periudhën në vazhdim, të vitit 2009, të përballohet nga fondet e Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. Deri në rekrutimin e stafit të nevojshëm, shërbimet e financës, të llogarisë dhe prokurimit të QKAE-së të kryhen nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. Qendra Kombëtare e Licencimit (QKL) dhe Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), nën drejtimin e Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës të evidentojnë ndryshimet e nevojshme të akteve, ligjore dhe nënligjore, në fuqi, për të mundësuar funksionimin e QKAE-së në ato fusha veprimtarie, të cilat nuk i janë nënshtruar zbatimit të ligjit nr.10081, datë 23.2.2009, "Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar.

Ushtrimi i profesioneve, qeveria heq liçencat, vendos provimin dixhital

Qeveria vendos heqjen e liçencave për ushtrimin e disa profesioneve, duke vendosur dhënien e provimit të shtetit në mënyrë dixhitale sipas standardeve më të larta. Gjatë mbledhjes së djeshme, Këshilli i Ministrave miratoi projektligjin "Për profesionet e rregulluara në Republikën e Shqipërisë". Duke e cilësuar si tejet të rëndësishme këtë nismë ligjore, kryeministri Berisha tha se me anë të kësaj nisme rregullohet me ligj ushtrimi i profesioneve në raport me publikun. Ai tha se duke adaptuar standardin më liberal dhe duke hequr liçencat për këto profesione, si ai i mjekut, farmacistit, avokatit dhe një seri profesionesh të tjera, interesi publik kërkon që këto profesione, në raport me publikun, të jenë të rregulluara me ligj, të kenë të përcaktuar në ligj përgjegjësitë që rrjedhin, kodin etik dhe profesional që janë të detyruara të zbatohen në marrëdhëniet e tij me qytetarët. Në mënyrë të veçantë kryeministri Berisha vlerësoi rivendosjen e provimit të shtetit për të gjithë ata që mbarojnë studimet pas miratimit të këtij ligji, para se të fitojnë të drejtën e ushtrimit të profesionit. "Ky provim ka ekzistuar dikur në shkollat në Shqipëri dhe ekziston në çdo vend. Vërtet mbaron shkollën, por ke nevojë që, para se të marrësh të drejtën e ushtrimit të profesionit, të bësh një praktikë në një kohë të caktuar. Një praktikë të tillë e bëjnë mjekët, të cilët nuk e ushtrojnë profesionin pa një stazh praktike pranë një klinike apo mjeku me eksperiencë, por tani kjo kodifikohet. Para se të ushtrosh profesionin e të njihesh si profesionist në atë fushë jep edhe një provim", tha kreu i qeverisë. Ai vlerësoi se provimi i shtetit do të jetë dixhital, një model i aplikuar me sukses edhe në vende të tjera dhe i rëndësishëm për të shmangur korrupsionin. "Ne nuk mund të vendosim provime të tjera përveç provimit dixhital, që është plotësisht i mundshëm. Modele të tilla ekzistojnë në Shtetet e Bashkuara dhe në vende të tjera. Ne e kemi këtë jetike për të shmangur korrupsionin. Ndaj, ashtu siç po veprohet me provimet në shkollat e mesme, Ministria e Arsimit dhe ministritë respektive si Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit për profesionet e inxhinierit, arkitektit, urbanistit etj., duhet të fillojë me seriozitetin më të madh përgatitjet për standardet e provimit të shtetit. Në SHBA, provimi nuk quhet provim shteti, por pa këtë provim diploma nuk të konvertohet dhe ai është tërësisht i informatizuar. Në këtë mënyrë, ne realizojmë edhe një standard në interesin më të mirë të publikut, por absolutisht, edhe në interesin e të diplomuarve, të cilët, pasi kanë dhënë me sukses provimin dhe kanë bërë praktikën, janë të çliruar nga çdo lloj paragjykimi qoftë në sektorin publik, qoftë në atë privat", tha kryeministri. Gjithashtu ai vlerësoi se me anë të këtij ligji përmbushet një boshllëk që ekzistonte në legjislacionin shqiptar dhe është bërë kujdes që të mos cënojë arritjet e deritanishme në heqjen e liçencave dhe lejeve të panevojshme.

Mosha dixhitale, ngrihet Agjencia e Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit

Kërkimi shkencor tashmë nuk do të jetë vetëm një domain i universiteteve publike, por edhe i sektorit privat. Qeveria miratoi gjatë mbledhjes së djeshme vendimin për ngritjen e Agjencisë së Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit. Në vlerësim të këtij vendimi, kreu i qeverisë theksoi se krijimi i kësaj Agjencie synon të nxisë kërkimin shkencor jo vetëm në universitetet publike, por edhe në sektorin privat. Sipas kryeministrit, kjo agjenci ndër të tjera do të realizojë edhe objektivin e Shqipërisë në moshën dixhitale. "Kjo Agjenci ka si risi të saj inovacionin. Ne duhet të financojmë kërkimet shkencore jo vetëm në universitetet tona, por edhe në sektorin privat. Ne duhet të financojmë inovacionin në të gjitha fushat, me përparësi Hi-Tech-un, softin dhe programimin. Funksionet e saj janë shumë të rëndësishme. Kjo është një përpjekje shtesë për të inkurajuar shkencën dhe kërkimin shkencor, inovacionin për të ecur më shpjet drejt moshës dixhitale. Ky katërvjeçar ka një objektiv po kaq madhor sa ai në fushën e infrastrukturës, rrugëve, ujësjellësve, kanalizimeve, vaditjes dhe shkollave, pra, infrastrukturën që do të sjellë në Shqipëri moshën dixhitale", është shprehur kryeministri. Vendimi për ngritjen e Agjencisë së Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit mbështetet në Strategjinë Kombëtare të Kërkimit Shkencor, të miratuar pak kohë më parë nga qeveria.

mare nga Bota sot
http://www.botasot.info/index.php

__________________
Gjysma e asaj qe shkruaj ndoshta eshte e pa kuptimte per ju, por un e shkruaj qe gjysma tjeter te mund te arrije tek ju. FIRDUSI

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Tetor 2009 16:47
agata nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė agata Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me agata (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė agata't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: agata Shto agata nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto agata nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
ksovari
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 17/08/2005
Vendbanimi: kosove
Mesazhe: 610

o moj agate Zoti te ruajt ty po sa shume me gezove me kete lajme, shume shume ju faleminderit, po qe sa kohe presim ne inxhinieret qe done te specializojne energjine alternative, me ne fund edhe kjo u be...Shpresojme te jete ne fuqi deri ne kijamet, se mjaft me me intriga, dhe falsifikime, kjo rregullore nese mund ta quaj asht e dergon Shetin Shqiptar me hapa tejet tew sigurte o vetem drejt BE-se por ne te gjitha kontinentet, qytetari qe gezon shtetesi shqipetare do e kete vleren shume te larte, edhe njehere shume ju faleminderit...

__________________
zotriu i ēdo pune ėshtė dije ndėrsa zotriu i dijes ėshtė sinqeriteti, ambicia dhe vendosmėria nė kapjen e saj.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Tetor 2009 19:24
ksovari nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ksovari Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ksovari (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: ksovari Shto ksovari nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ksovari nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 16:50 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Ekonomia dhe Biznesi > DiĒka Per Energjetiken

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.