Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Aktualitete Ndėrkombėtare > Profeti i politikės
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
lule
at this moment in time...

Regjistruar: 27/10/2010
Vendbanimi: Dans tes rźves..
Mesazhe: 8269

Profeti i politikės

Quhet Bruce Bueno de Mesquita dhe falë një modeli matematikor të nxjerrë nga teoria e lojërave, nuk gabon kurrë ndonjë parashikim: nga paqja te lufta
Për të nuk kishte dyshime. Analiza e tij jepte vetëm një përfundim pas sulmit me bomba në metronë e Madridit: nuk do të kishte atentate në Amerikë dhe për Al Zawahirin nuk do të dëgjohej për muaj me radhë dhe se ai do shfaqej menjëherë pas zgjedhjeve presidenciale të nëntorit të vitit 2004, apo para Krishtlindjeve. Dhe kështu ndodhi. “The Predictioneer” ka një emër, një mbiemër dhe një profesion fisnik: Bruce Bueno de Mesquita, 63 vjeç, profesor i shkencave politike në “University of New York”, anëtar i “Hoover Institution” dhe “Stanford University”. Prej më shumë se 30 vjetësh, Bueno de Mesquita punon me parashikimet politike, duke përdorur një model matematikor të marrë nga teoria e lojërave, një formë pak konfidenciale për të parashikuar sjelljet njerëzore, që bazohet në interesin personal të individit për të bërë zgjedhjet që i quan më të mirat për veten. Profesori, që ka lindur në Amerikë nga dy prindër me origjinë belge dhe holandeze, ka marrë kërkesa për parashikime politike nga Departamenti i Shtetit, nga Pentagoni, apo “Central Intelligence Agency”. CIA, në një dokument sekret të kohëve të fundit, ka pranuar se parashikimet e tij, të bëra përmes metodës matematikore, janë të sakta në masën 90 për qind. Profesori e ka publikuar historinë e tij në “The Predictioneer Game”. Ja se çfarë tregon ai...

Profesor, ju e konsideroni veten më shumë një shkencëtar të politikës, apo një matematicien?

Një shkencëtar të politikës.

Përse? Në fund të fundit, ju punoni me numrat dhe pa ata ju nuk mund të bëni ndonjë parashikim...

Unë përdor matematikën, sepse “gjuha” e saj funksionon më mirë kur përpiqem të parashikoj sjelljet njerëzore. Si një shkencë ekzakte, më ndihmon shumë.

Kur dhe përse keni nisur të mendoni se teoria e lojërave mund të jetë një mjet i mirë për të parashikuar sjelljet politike?

Ishte vitit 1967 dhe unë sapo kisha nisur doktoraturën në Universitetin e Miçiganit. Fare rastësisht lexova “The Theory of Political Coalitions”, një nga librat e parë ku analiza politike bazohej në teorinë e lojërave. Po atëherë zbulova se tre rezultate ishin të gabuara nga pikëpamja e logjikës matematikore. Arrita ta vërtetoja dhe që nga ai moment nisa të punoja rreth ndërtimit të një modeli matematikor që mund të jepte rezultate më të sakta. Aplikacioni i parë erdhi me tezën e doktoraturës mbi strategjitë e partive politike opozitare në Indi.


Ju tregoni në libër se një parashikim i saktë mbi politikën indiane rriti vëmendjen për punën tuaj. Si ndodhi?

Ishte vitit 1972 kur mora një telefonatë nga Departamenti i Shtetit. Më kërkuan të formuloja një opinion rreth krizës qeveritare që kishte paralizuar ekzekutivin në Indi. Ata më shpjeguan se m’u drejtuan mua sepse kishin lexuar punën time të doktoraturës. Isha shumë i kënaqur, sepse kjo detyrë më jepte mundësinë të provoja disa modifikime që kisha bërë me programin që përdorja. Futa në model kandidatët e mundshëm, forcat politike që u përkisnin dhe gjithë të dhënat e tjera të nevojshme. Emri që më doli si kandidati më i mundshëm për t’u bërë Kryeministër nuk ishte ai që unë mendoja duke arsyetuar në mënyrë “klasike”. Parashikimi im tregonte se edhe ajo qeveri do të kishte zgjatur pak. Natyrisht, i vura mënjanë parashikimet e mia personale dhe shkrova një relacion me atë çka më ofronte modeli matematikor.

Si u prit profecia juaj në Departamentin e Shtetit?

Kur u dhashë rezultatin, më pyetën se si kisha arritur tek ai emër. U shpjegova se kisha përdorur një model të nxjerrë nga teoria e lojërave dhe nga kompjuteri. Nisën të qeshnin dhe më thanë të mos tregoja më gjëra të tilla për të mirën e karrierës sime. Për më tepër, thanë se parashikime të tjera të bëra veçmas ishin krejtësisht të ndryshme. Por, vetëm disa javë më vonë politikani për të cilin kisha folur ishte emëruar Kryeministër dhe pas disa muajsh Indira Gandi rrëzoi qeverinë.

Ju kështu u bëtë profet. Na tregoni parashikimin më të gabuar që keni bërë dhe atë për të cilin jeni krenar?

Le ta nisim me gabimin. Në vitin 1993, në kohën kur ishte President Bill Klinton, bëra një parashikim sipas të cilit reforma shëndetësore do të aprovohej shumë shpejt. U gabova 100 për qind. Nuk ndodhi kështu. Reforma mbeti vetëm një dëshirë e Presidentit.

Cili parashikim ju ka dhënë më shumë kënaqësi?

Ka lidhje me një parashikim të publikuar në vitin 1980, sipas të cilit do të krijohej në Palestinë një autoritet qeverisës gjysmë-autonom. Ky studim doli shumë kohë përpara se kjo të ndodhte, ndërsa të gjithë ishin kundër.

Puna juaj është kritikuar shumë nga eksponentë të komunitetit të shkencës dhe politikës...

Ka dy lloj kritikash në punën time, ato inteligjente dhe ato ideologjike. Të parat vijnë nga ata që nuk kontestojnë përdorimin e teorisë së lojërave në parashikimin e ngjarjeve politike dhe diskutojnë rezultatin apo mënyrën se si arrihet te parashikimet. Të tjerët e kanë si parim të mendojnë se matematika dhe statistika mund të jenë mjete të shkencës politike. Këtyre u përgjigjem me faktin që të shohin punët e mia të publikuara dhe t’i krahasojnë me ato që kanë ndodhur.

Pika e kthesës në punën tuaj ishte parashikimi i saktë për krizën në Indi?

Pa dyshim. U thirra në Pentagon dhe pastaj nisa të merrja kërkesa për parashikime.

Na tregoni më interesantet..

Ka disa që nuk janë botuar, por që unë i kam bërë për llogari të SHBA-së. Në raste të tjera kam parashikuar edhe mundësinë për grushte shteti, që më pas kanë dështuar. Kam dhënë edhe ndihma për arritjen e një marrëveshjeje në vitin 1991 mes Hun Sen, Pol Potit dhe Kombeve të Bashkuara, që i bënë Kmerët e Kuq të ulin armët. Pastaj ka edhe studime të tjera për të cilat nuk mund të flas, janë sekrete.

Sa për qind e punës suaj kërkohet nga CIA, Pentagoni apo Departamenti i Shtetit?

Pak, shumë pak. Puna ime është të jap mësim dhe më pëlqen shumë ta bëj këtë gjë.

Ju punoni akoma për CIA-n?

Në dy vitet e fundit jo, sepse jam në komitetin e “National Academy of Sciences”, që ka si detyrë të përcaktojë në mënyrë sa më rigoroze raportin mes komunitetit shkencor dhe atij të shërbimit inteligjent. Dua të evitoj çdo lloj konflikti interesi derisa kjo punë të ketë përfunduar.

Profesor Mesquita, modeli matematikor që ju përdorni mund të përdoret nga të tjerë?

Patjetër. Unë edhe falë kompjuterit në tavolinën time arrij në përfundime të rëndësishme.

(Shqip)

__________________
"Tmerrohem kur e mendoj boten pa mua!!"--Jean-Paul Sartre

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Nëntor 2010 18:05
lule nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lule Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lule (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: lule Shto lule nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lule nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 00:13 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Aktualitete Ndėrkombėtare > Profeti i politikės

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.