Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Gjeologji & Gjeografi > Jeta nė “hije” e mineraleve ekzotikė
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
lule
at this moment in time...

Regjistruar: 27/10/2010
Vendbanimi: Dans tes rźves..
Mesazhe: 8269

Jeta nė “hije” e mineraleve ekzotikė

Këto materiale mund të konsiderohen si më të çmuarat, si më të kërkuarat, si metalet për të cilat, sipas disave, ia vlen që të hapësh luftëra e të shkelësh embargo, e megjithatë konsiderohen si jashtëzakonisht të çmuara për disa lloj industrish

Janë metale të cilat gjenden në të gjitha shtëpitë e botës, bëhet fjalë për shtëpitë e shekullit të 21-të dhe përdoren në rang botëror për të krijuar të gjitha llojet e teknologjive të larta, duke filluar nga amët e deri te televizionet me ekran të gjerë dhe telefonat fiks apo celularë.

Dhe për më tepër, Kina është prodhuesja e 975 prej tyre. Ndërkohë, bota po krijon një varësi gjithnjë e më të madhe ndaj këtyre metaleve me një rëndësi jashtëzakonisht të madhe, edhe pse nuk bëhet fjalë për flori apo platin. Sipas një lajmi të fundit, Kina është duke reduktuar eksportin e tyre në Europë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vitin që vjen ky reduktim do të jetë më i madh. Një veprim i tillë me të drejtë që ka shkaktuar shumë shqetësim te politikëbërësit dhe sigurisht te prodhuesit e sendeve të ndryshme. Kina e mohon pretendimin e fundit, por ndërkohë e ka bërë të ditur kohë më parë se planifikon që të ndërmarrë një veprim të tillë për të mbrojtur rezervat dhe parandaluar shfrytëzimin jashtë çdo kriteri të minierave. Ndërkohë, edhe vetë ky vend po përballet me një rritje shumë të madhe të kërkesës vendase.

Aktualisht qeveritë kanë filluar seriozisht për një mundësi të tillë, që do t’i fuste shumë industri në një krizë të vërtetë dhe të madhe. Një veprim i tillë do të kishte edhe një ndikim të drejtpërdrejtë në prodhimet kombëtare bruto të shumë vendeve, duke qenë se një masë e tillë do të ndikonte shumë tek eksportet. Kjo ka bërë që çmimet e këtyre produkteve të zakonshme, por edhe të produkteve më të sofistikuara që prodhohen me metale të zakonshme, të rriten ndjeshëm në disa vende të botës.

Të 17 elementët që njihen si minerale shumë të rralla tokësore, që nisin me numrin 57 dhe përfundojnë te numri 51, si dhe disa elementë të tjerë që ndodhen në tabelën periodike, gjenden në fakt jashtë Kinës, por një numër i madh minierash në vende të ndryshme të botës janë mbyllur për shkaqe nga më të ndryshmet. Deri në mesin e viteve ‘80 Shtetet e Bashkuara dominonin prodhimin, por më pas Kina ua mori Shteteve të Bashkuara në këtë drejtim. Ish-lideri kinez, Den Xiaoping, tha në vitin 1992 se “Arabia ka naftë, ndërsa Kina ka një nëntokë të pasur”.

Kina ka nisur që t’i reduktojë kuotat e eksportit që nga viti 2006, duke ngjallur shumë dyshime dhe mbi të gjitha shqetësim në lidhje me vazhdimësinë e furnizimit nga ana e saj të shumë industrive botërore që i ka në varësi prej vitesh.

Kjo çështje u ringjall sërish në muajin shtator, pas arrestimit në Japoni të një peshkatari kinez në ujëra ndërkombëtare. Ky arrestim shkaktoi një debat shumë të madh. Japonia, e cila ka një varësi të madhe nga lëndët e para që i merr nga Kina, madje në masën 56%, pretendon se pikërisht pas këtij arrestimi Kina i shtrëngoi sërish eksportet e metaleve dhe lëndëve të para. Në një gazetë njujorkeze, një muaj më parë, ekonomisti i famshëm Paul Krugman shkruante: “Nga njëra anë kjo situatë reflekton mefshtësinë e politikëbërësve amerikanë që nuk bënë asgjë ndërsa Kina ishte duke fituar një terren të madh për sa i përket eksportit të lëndëve të para për shumë industri botërore; nga ana tjetër incidenti tregon se qeveria kineze është gjithmonë në një situatë ekspansioni të vazhdueshëm. Për sa i përket Kinës, ajo pretendon se mundësia e tkurrjes së investimeve nuk ka të bëjë aspak me vendime politike, por me zgjedhje individuale të kompanive të ndryshme. Gjithsesi, dhe në çdo rast, thuhet se kjo tkurrje do të jetë e masës 30% dhe e ardhmja e këtyre metaleve e ka çuar çështjen e burimit të tyre në qendër të axhendës politike të shumë vendeve të botës që varen shumë prej tyre. Dhe ajo çka po ndodh është se pas kësaj, shumëkush do të bëjë pyetjen: A duhet besuar më Kina si më parë?

(Shqip)

__________________
"Tmerrohem kur e mendoj boten pa mua!!"--Jean-Paul Sartre

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Nëntor 2010 16:09
lule nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lule Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lule (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: lule Shto lule nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lule nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 07:36 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Gjeologji & Gjeografi > Jeta nė “hije” e mineraleve ekzotikė

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] nuk lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.