Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Psikologjia > Sjelljet gjinore te lindura apo influencim i ambjenti ku rritemi e jetojme?
Gjithsej 9 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Deb*
different

Regjistruar: 08/02/2007
Vendbanimi: diku aty, prane......
Mesazhe: 5515

Po faje meshkujt jane me shume visual- spatial se femrat. Sic e the dhe ti meshkujt jane me te mire ne navigaton. Ata perdorin largesin, directions per tu orientuar ndersa femrat orientohen nga objektet me shume. Kete e kam vene re dhe te vetja dhe burri. Ai eshte shume here me mire se une ne rruge. Une kur dua te mesoj nje rruge te re me shume i kushtoj rendesi objekteve perreth. Burri me thote, " Mos u oriento me objekte se neser mund te mos e gjesh me ate godine."

__________________
Te dua, jo per ate qe je, por per ate qe me ben te ndihem.

Modifikuar nga Deb* datė 17/03/2012 ora 16:15

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Mars 2012 16:03
Deb* nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Deb* Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Deb* (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Deb* Shto Deb* nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Deb* nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ana1
Veteran ne forum

Regjistruar: 15/02/2003
Vendbanimi: usa
Mesazhe: 823

Citim:
Po citoj ato që tha Deb*

Po dhe si Frojdi qe thote se femra ndjehet inferiore ndaj mashkullit se nuk ka penis me duket qesharake. Pse mos ndjehet inferior mashkulli meqe femra ka mundesi te riprodhoje?

Ti mendon se femra lind inferiore apo behet e tille?



Deb*, ne Social Psychology class, profesorja nderpret leksionin, dhe na teston( nje auditor prej 92 nxenes) femrat vecmas, dhe meshkujt vecmas.
Pyetja ishte ne lidhje me "Gender Roles", egzaktesisht e tille: " Cilat jane privilegjet, dhe dizadvantazhet e seciles gjini ne USA?" dhe "how does it feel to have a privilege or disadvantage?"( dhe si ndiheni te keni nje privilegj apo dizadvantazh te tille)

Filluam te shkruajme ne nje leter boshe ( kuptohet).

Qe thua ti, ne fund dolem ne konkluzionin qe "gender is a social- cultural forme"( gjinia eshte nje forme social- kulturore, ne shqip).

73% e meshkujve kishin pohuar ne letrat e tyre ( on their papers) qe " ndienin shpeshhere mungesen e vagines, kjo shprehur si dizadvantazh ne krahasim me femrat, pasi si rrjedhoje femra riprodhon!"
ndersa asnje femer ne klase nuk kishte vene ne dukje mungesen e nje penisi!

Keto rolet e gjinive ndodhin shume heret ne moshe, ndaj dhe ka shume konfuzion.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Mars 2012 16:28
Ana1 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Ana1 Kėrko mesazhe tė tjera nga: Ana1 Shto Ana1 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Ana1 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Dulcis in Fundo
.. alola?

Regjistruar: 15/03/2010
Vendbanimi:
Mesazhe: 4846

Ja ku e paskeni pasur hallin ju.. Po ju merrni shembullin e shqiptareve, c'dhurate nga Zoti kur lind nje femije mashkull. Ndersa kur foshnja eshte femer ideja eshte qe do i behet krah shtepise e ne nje te ardhme do kontribuoje ne zgjerimin farefisnor. Do i mesohet cilimiut me bibilush se duhet te deshiroje e te kerkoje sa me burrerisht, te prese qe te sherbehet nga gjinia femerore e te marre vendime pa dhene shume llogari. Gruas se ardhshme do i mesohet te jete e urte e te duroje ca shtrengime e rregulla pa rrugedalje, te quajtura ndryshe "vyrtyte". Kjo nuk ben tjeter vecse krijon te femra predispoziten per te kerkuar mbeshtetje e per te pranuar kushte sociale te cilat nuk u sigurojne detyrimisht nje mireqenie psikologjike/shpirterore.
C'mashtrim i shpifur! E keshtu vogelushet duhet rriten me idene qe duhet te jene te nevojshme, te papertuara, te sherbejne per dicka, ndersa vellezerit do vazhdojne te lozin deri sa lojerat t'u merziten e te vendosin te merren me dicka tjeter.. ndonje zanat leke-sjelles psh. Puna e femres fillon qe ne vogeli, zanati i saj eshte "ndihmes-shtepiake", por nuk quhet, nuk paguhet. Nje pune pa leke nuk quhet pune.. sa here u thuhet femrave qe nuk bejne asgje sepse jane shtepiake? Shtepiake, nene femijesh, bashkeshorte te kryefamiljarit, por te papuna.
Qe ne vitet e para te jetes ndahen gjerat, po ndahen keq fare.. te pakten keshtu ka qene deri tani..

__________________
Ka dy rregulla per te arritur suksesin:
1- Te mos rrefesh kurre gjithcka di.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Mars 2012 17:14
Dulcis in Fundo nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Dulcis in Fundo Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Dulcis in Fundo (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Dulcis in Fundo Shto Dulcis in Fundo nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Dulcis in Fundo nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
lorie
you fascinate me...

Regjistruar: 23/07/2003
Vendbanimi: in you
Mesazhe: 3137

Eshte teme interesante por do bashkohesha me fajen, eshte nature-nurture relationship. Mund te sjellesh argumente sa te duash ne te dyja anet.

Une do sillja kete te 'nature' se me eshte fiksuar nje eksperiment i bere shume kohe me pare kur etika eksperimentale nuk merrej parasysh dhe linte pasoja tek psikologjia e individit ne ekspriment. Viti nuk me kujtohet. Ishte nje 'longitudinal case study' ,dhe jo nje eksperiment me 'controll group' keshtu qe nuk mund te futet ne nje argument i plote per mbeshtetjen e 'nature' megjithate meqe me ka lene shume mbresa po e pershkruaj shkurtazi.
Dy vellezer te nje familjeje, (ishin binjake) per arsye te ndryshme ( me duket familja e kish bere per shperblim financiar) kishin marre pjese qe sapo linden ne nje eksperiment psikologjik. Nje djale ishte trajtuar sipas gjinise se vet qe ne momentet e lindjes ,duke luajtur me lodra dhe duke veshur veshtje te pershtatshme per te dhe qendrimi i prinderve ndaj tij ishte sikur po rrisnin nje djale, duke bere aktivitete qe nje djale mund ti pelqeje. Djali tjeter ishte trajtuar sikur te ishte femer. I kishin dhene lodra vajzash, kukulla etj, dhe e kishin veshur me fustan, e kishin trajtuar ne sjellje sikur te ishte vajze. Hipoteza e ketij eksperimenti ishte qe ky shkencetari ( qe s'ia mbaj mend as emrin) te vertetonte qe gjinia eshte sociale ,eshte dicka e mesuar prej rregullave shoqerore dhe kulturore,si Social learning a Bandures qe eshte permendur me siper.
Te dy femijet do vezhgoheshin dhe monitoroheshin dhe incizohehsin ne kamera gjate viteve dhe kur te arrinin njefare moshe, do u revelohej e verteta ketij djalit qe po i behej eksperimenti se ishte djale dhe jo vajze.
Gjate viteve -djali mbi te cilin po behej eksperimenti pyeste pridnerit pse nuk mund te luante me lodrat qe luante i vellai. Prinderit i thonin qe vajzat nuk luajne me te tilla gjerash etj etj.
Gjate moshes 12-14 vjecare, (fill i pubertetit) ky djali filloi te dyshonte akoma me shume se kishte dicka qe nuk shkonte me te. Dhe tregonte ne video i incizuar sesi ky eksperimentuesi i ksihte bere shantazh dhe detyruar qe te bindej qe ishte vajze dhe ky nuk pranonte. ( Ky rasti,sic thashe nuk eshte aspak nje eksperimet me standarte te mira,sidomos kur nje shkencetar do te provoje medoemos hipotezen e tij qe gjinia eshte vetem sociale)
Dokumetari jepej pas vdekjes se tij. Ai kishte vrare veten me vone nga depresioni duke qelluar veten me pushke dhe vellai kishte 'addiction problems.'
Nuk mbaj mend fare emra se kam shume kohe qe e kam pare. Por edhe mund ta google mbi nje topic te ngjashem semos videot jane te postuara online.

__________________
Philippians 4:8-Finally, brothers, whatever is true, whatever is noble, whatever is right, whatever is pure, whatever is lovely, whatever is admirable--if anything is excellent or praiseworthy--think about such things.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Mars 2012 18:32
lorie nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lorie Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lorie (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė lorie't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: lorie Shto lorie nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lorie nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Deb*
different

Regjistruar: 08/02/2007
Vendbanimi: diku aty, prane......
Mesazhe: 5515

Interesant rezultati ana. Mos e ke bere ne Psychology of Gender ate testin? Une e kam marr dhe Social Psychology. Qe te dyja lendet shume terheqese dhe te nevojshme per cdo student. Lorie thuhet qe binjaket sado larg njeri-tjetrit te rriten do shfaqin shume sjellje te njejta. Ne fakt kam degjuar per dy binjak qe jo vetem nuk ngjajne fare si paraqitje por ndryshojne shume dhe ne tip. Njeri nga keta iku heret ne emigrim, por prape ishte ne nje moshe mbi 18. Interesante qe rrethanat e jetes kane bere qe ata te jene kaq te ndryshem ne cdo gje.

__________________
Te dua, jo per ate qe je, por per ate qe me ben te ndihem.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Mars 2012 18:51
Deb* nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Deb* Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Deb* (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Deb* Shto Deb* nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Deb* nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
raid
Veteran ne forum

Regjistruar: 01/02/2012
Vendbanimi:
Mesazhe: 1139

Pra ti lorie thua qe realiteti eshte nature-nurture, por nga ana tjeter, sipas ketij eksperimentit doli nurture 100%. S'te duket qe ka nje kontradikte? E kam te veshtire ta besoj si eksperiment. Meqe ka pasur kamera, duket qe eshte shume recent. Nuk e di se ne cfare vendi eshte lejuar nje dicka e tille (me duket shume unethical), cfare rigoroziteti shkencor eshte ndjekur.

Nature nurture eshte i pranuar si fakt. Problemi qendron qe eshte shume lehte harrohet komponentja nurture ne kete diskutim, dhe shume lehte te nenvizohet dhe vihet ne pune vetem komponentja shoqerore. Per sa me perket mua ne kete diskutim une po nenvizoj vetem komponenten gjenetike pikerisht per kete fakt.

Nje fakt. Agresiviteti dhe komptetiviteti meshkujve vihet re shume heret. Per shembull ata ia marin lodrat njeri tjetrit. Ndersa tek femrat vihet re nje ndjenje bashkepunimi dhe ndjarjes (sharing) se lodrave. E megjithate prinderit (te pakten ne vendet e zhvilluara) asnjehere nuk stimulojne agresivitetin tek meshkujt, perkundrazi, ata shpesh sjellin edhe modelin e femres sesi te sillen.

Femra dhe mashkulli nuk mund te jete kurre te barabarte per mendimin tim, dhe kjo s'ka te beje as me inferioritet e as superioritet. Ata jane komplementare ne jete. Ne Shqiperi une s'kam degjuar ndonjehere qe prinderit t'i thone vajzes qe roli yt ne jete do jete t'i sherbesh burrit (dulcis me ty e kam), perkundrazi, meso shume ne shkolle qe te behesh doktoreshe.

__________________
mir..

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Mars 2012 19:11
raid nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė raid Kėrko mesazhe tė tjera nga: raid Shto raid nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto raid nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Dulcis in Fundo
.. alola?

Regjistruar: 15/03/2010
Vendbanimi:
Mesazhe: 4846

Kur te pathenat terheqin vemendjen me shume se te thenat..nuk mbaj mend te jem shprehur keshtu raid. Nuk do shume mend te kuptosh qe rolet ndahen qe ne femijeri, femra duhet te beje femren.. nuk thashe femren injorante ama.. Nuk po flasim per shembuj specifike, por femres krahas studimit i kerkohet te mesoje te hekurose, te gatuaje, te mbaje paster shtepine, etj. Nuk kam pare time me (ok, po marr nje shembull specifik) t'i tregoje vellait si paloset jaka e kemishes gjate hekurosjes apo kur i hidhet kripa gjelles. Jane edukime te nenkuptuara, per te arritur ne nje qellim. Nuk kane dale nga hici 40 vjecaret qe sot presin t'ua qeroje gruaja mollen e t'ua sjelle te prehri (pa i dale televizorit perpara, kuptohet).
Nejse, ishte sa per sqarim.. se po u prish lezetin dhe diskutimeve psikologjike te shoqeve parafolese

__________________
Ka dy rregulla per te arritur suksesin:
1- Te mos rrefesh kurre gjithcka di.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Mars 2012 19:40
Dulcis in Fundo nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Dulcis in Fundo Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Dulcis in Fundo (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Dulcis in Fundo Shto Dulcis in Fundo nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Dulcis in Fundo nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Deb*
different

Regjistruar: 08/02/2007
Vendbanimi: diku aty, prane......
Mesazhe: 5515

raid ne Shqiperi jane trajtuar ndryshe femra dhe mashkulli, dhe mesa kam degjuar jo vetem ne Shqiperi ndodh kjo. Nga kush pritej te beheshin punet e shtepise, vajza apo djali? Ke mesonin prinderit per te gatuar, qerasur? Cfare pritej nga meshkujt? Cfare detyrash kishte djali ne shtepi? Ke degjuar me te rriturit te thone "Mos e le djalin te qaje se nuk i ben mire, por vajza s'ka gje lere te qaje ?" Une e kam degjuar kur linda cunin dhe pastaj vajzen. Qe ne lindje djemte trajtoheshin ndryshe. Nga ata pritej te ishin te forte, jo qaraman, apo te shfaqi emocione, se eshte shenje dobesie. Sa djem ke pare te luajne me kukulla, apo shtepiash? Ishte normale te shikoje vajza te luanin lojera djemsh, por kurrsesi te shfaqnin shenja agresiviteti. Vajzat duhet te jene te embla, te buta, te bindura. Djemte pse jo inkurajoheshin te shfaqnin agresivitet. Qe te vegjel djemte i mesojne fjale te ndyra. I mesojne si te shajne, apo mbrohen, te mos jene qullacer. Butesia shihen si sjellje jo normale te djemte Kthehu mbrapa ne kohe dhe kujto cik. Ca gjera nuk duhen ti thone qe ti kuptosh. Te edukimi ne fakt prinderit i kane dhene me shume prioritet vajzave me mendimin qe te ishin te zonjat e vetes e mos ti zgjatnin doren burrit dhe per leke per nje akullore.

__________________
Te dua, jo per ate qe je, por per ate qe me ben te ndihem.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Mars 2012 19:44
Deb* nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Deb* Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Deb* (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Deb* Shto Deb* nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Deb* nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
raid
Veteran ne forum

Regjistruar: 01/02/2012
Vendbanimi:
Mesazhe: 1139

S'ka gje pjese e diskutimit eshte. Te gjithe s'jemi psikologe de..

Ok, ja te marim punen e pastertise. Ti mendon qe eshte vetem ceshtje kulture?
Ne boten perendimore, vajzat dhe djemte e lene shtepine rreth moshes 18, 20 vjec. Koha kur ato shkojne neper universitete etj. Deri atehere, te gjitha punet ne shtepi behen nga prinderit. Pra nuk ka diferencim.

E megjithate, po te krahasosh shtepite e meshkujve qe jetojne vetem, me shtepite e femrave qe jetojne vetem, jane si dita me naten kur vjen puna per rregull, pasterti. Ka komponente natyrore dulcis, nuk eshte vetem edukimi, dua qe te bindesh

Rolet i ka ndare natyra shume kohe me para se njeriu te ishte njeri. Mashkulli meret me mbrojen e territorit, femra do rrise femijet ne shtepi. Me perparimin shkecor njeri dhe e ka kapercyer shume natyren e tij, dhe nuk kemi nevoje te sillemi sic e ka thene natyra. Por kjo s'do te thote qe tani duhet ta mohojme ate plotesisht.

__________________
mir..

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Mars 2012 19:53
raid nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė raid Kėrko mesazhe tė tjera nga: raid Shto raid nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto raid nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
raid
Veteran ne forum

Regjistruar: 01/02/2012
Vendbanimi:
Mesazhe: 1139

Citim:
Po citoj ato që tha Deb*
raid ne Shqiperi jane trajtuar ndryshe femra dhe mashkulli, dhe mesa kam degjuar jo vetem ne Shqiperi ndodh kjo. Nga kush pritej te beheshin punet e shtepise, vajza apo djali? Ke mesonin prinderit per te gatuar, qerasur? Cfare pritej nga meshkujt? Cfare detyrash kishte djali ne shtepi? Ke degjuar me te rriturit te thone "Mos e le djalin te qaje se nuk i ben mire, por vajza s'ka gje lere te qaje ?" Une e kam degjuar kur linda cunin dhe pastaj vajzen. Qe ne lindje djemte trajtoheshin ndryshe. Nga ata pritej te ishin te forte, jo qaraman, apo te shfaqi emocione, se eshte shenje dobesie. Sa djem ke pare te luajne me kukulla, apo shtepiash? Ishte normale te shikoje vajza te luanin lojera djemsh, por kurrsesi te shfaqnin shenja agresiviteti. Vajzat duhet te jene te embla, te buta, te bindura. Djemte pse jo inkurajoheshin te shfaqnin agresivitet. Qe te vegjel djemte i mesojne fjale te ndyra. I mesojne si te shajne, apo mbrohen, te mos jene qullacer. Butesia shihen si sjellje jo normale te djemte Kthehu mbrapa ne kohe dhe kujto cik. Ca gjera nuk duhen ti thone qe ti kuptosh. Te edukimi ne fakt prinderit i kane dhene me shume prioritet vajzave me mendimin qe te ishin te zonjat e vetes e mos ti zgjatnin doren burrit dhe per leke per nje akullore.

deb, nuk po them qe keto nuk ndodhin. Thjesht po them qe kjo nuk eshte e gjithe historia.
Thjesht po mundohem t'ju ve ne dukje ate kompoente qe ju e injoroni.
Per ate punen e te qarit te mashkullit e kam degjuar edhe une, por me duket se ka nje arsye mjeksore (por mund te jem gabim).

__________________
mir..

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Mars 2012 19:59
raid nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė raid Kėrko mesazhe tė tjera nga: raid Shto raid nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto raid nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 12:30 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 9 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Psikologjia > Sjelljet gjinore te lindura apo influencim i ambjenti ku rritemi e jetojme?

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.