Fajtori
Apo jo?
Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706
|
Arbereshet e Italise jane popull shume kurioz. Te gjithe i konsiderojne si pakica shqiptare ne Itali por ne te vertete nuk kane lidhje me shqiptaret e sotem. Kultura e tyre faktikisht eshte ruajtur si 400 vjet me pare, gjuha qe flasin eshte shqipe e vjeter. Nje shoku im eshte arberesh dhe flet me familjen shqip. Por eshte shqipe e vjeter 400 vjet, me fjale tradicionale ose shqiptim te vecante. Eshte e habitshme si kane arritur pas kaq kohe te ruajne te njejten gjuhe dhe te njejtat tradita. Emigrantet e sotem po humbasin gjuhen nga nje brez tek tjetri, kurse ata kane qindra vjet qe mbartin gjuhen e kohes kur iken. Madje dhe emrin e kane historik. Ky shoku im me thote qe therriten "gjegj" sepse keshtu i therriten kur zbarkuan ne Itali (Gjergjer prej Gjergj Kastriotit).
Nje eksponent i tyre eshte Pino Cacozza. Merret me muzike dhe evente kulturore dhe ka nje faqe interneti: http://www.arbitalia.it
Lule Lule Mace Mace eshte kenge tipike qe i perfaqson, por spjegimi i tekstit nuk eshte i qarte. Ajo vajza tha se Mace i thone italisht mazzo, dmth tufe. Sec kam degjuar ca spjegime te tjera qe nuk perkojne.
Shkurt, arbereshet jane popull interesante nga mund te mesojme. Nje gje qe me ben pershtypje eshte se shpesh kane zgjedhur shpate malesh per te banuar, ndoshta si shume te tjere (edhe vete italianet) qe donin te mbroheshin nga sulmet. Sot mund mos beje sens por 100 vjet para nje mur dhe nje koder te bente diferencen.
__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|