robert
Veteran ne forum
Regjistruar: 08/05/2010
Vendbanimi: Gjermani
Mesazhe: 871
|
Nëse unë i krahasoj këto dy teori ajnshtajniane me fantazitë tona fëminore, të cilat i zbrasnim herë pas here mbrëmjeve me yje e hënë në qiell, tek rrinim ashtu të mbledhur para pallateve tona në verë dhe diskutonim se si ishte formuar Kozmosi i pafund, çkish atje lart, etj. tema astronomike dhe kozmollo-gjike, do të thoja se të dyja teoritë e Ajnshtajnit nuk e kalojnë atë të një fëmije 4-5 vjeçar, panvarsisht se ato shoqërohen nga formula e terminollogji të pakuptueshme për një njeri të rritur.
Mendoj se çdo studjues dhe shkencar mund të gabojë. Vetëm nëpërmjet gabimeve ne do të bindemi përherë e më tepër për zbulimet tona në të fshehtat e natyrës. Por gabimi këtu është, se edhe në shkencë është përzier marrëzia naciona-liste dhe ajo fetare. Me këtë është përzier në shkencë edhe injoranca dhe materializmi. Shpesh shohim si përfaqsues të shkencës njerëz materialistë, të cilët i sheh çdo javë në TV, dhe asnjëherë nuk i sheh që këta të përballen me mendimet kundërshtare të tyre. Asnjëherë nuk ka një emision ku të shtrohet revizionimi i një teorie apo dhe një shkence të caktuar. Por vetëm pranohen ato që janë thënë më parë, pa u lëvizur presja, e kështu vazhdohet më tej, duke shpikur lloj-lloj teorish dhe bashkngjitjesh artificiale. Kjo quhet ekletizëm dhe asgjë më tepër. Ekletizmi është për mua metafizikë bajate.
Kështu shumë kundër-argumentues të TSR dhe TPR, apo dhe teorive të tjera fantastike, që i përmbledh mekanika kuantike, nuk marrin hapsirën e duhur për të dhënë mendimin e tyre.
Vetëm në këto dy dekadat e fundit po mundet që shumë kundërargumenta të prezantohen në artikuj interneti, por shumë prej këtyre shfaqen më tepër si anti-ajnshtajnianë, se sa vërtet duan ti ndihmojnë shkencës dhe të vërtetës. Një pjesë e tyre thjesht kapen tek shpejtësia e dritës, që as ka të bëj me Ajnshtajnin fare, e disa të tjerë kapen tek manipulimi i matjeve, të cilat nuk janë kryesoret në vërtetësinë ose jo të TSR dhe TPR.
Ne e treguam më lart, se edhe tërheqja e dritës është një fenomen fizik i zakonshëm, ashtu siç ne shohim përthyerjen e saj në ujë, bie fjala. Kështu ne marrim shpesh një vizion jo-real të një trupi të caktuar apo të vetë dritës. Ky fenomen fizik-natyral i tërheqjes së dritës (sipas Njutonit), ky fenomen fiziko-gjeometrik i përkuljes së dritës (sipas Ajnshtajnit), fare bukur shpjegohet me forcën tërheqëse të trupave, pra me forcën gravitacionale të sejcilit trup në hapsirë, pra fare bukur shpjegohet me këtë forcë tërheqëse njutoniane, dhe nuk ka nevojë për shpjegim tjetër, vetëm nga fakti që Njutoni nuk na paska gjetur ekuacionet e sakta të kësaj tërheqje trupash, të cilat kështu që kështu nuk kanë se si të jenë shabllon për sejcilin trup në hapsirë dhe në sejcilën kohë, kjo nga fakti se e gjithë masa e një sistemi diellor është e lëvizshme, pra e ndryshueshme, në lidhje kjo me sitemet e tjera diellore në afërsi të saj, pra çdo sistem është i hapur, kështu ne nuk mund të kërkojmë të dhëna fikse për lëvizjen e çdo trupi në hapsirë, siç na i jep një ekuacion i caktuar matematike, i cili paraku-pton vetëm sisteme të mbyllura e të pa-ndikuar nga forca të jashtëme. Ndaj dhe ligjet e Keplerit apo llogaritë e Njutonit për lëvizjen e planetëve nuk mund të na japin kurrë saktësi të vendndodhjes së çdo trupi të caktuar në hapsirë.
Për ta kuptuar këtë më mirë, po qëndrojmë tek këto ligje keplero-njutoniane mbi lëvizjen e planetëve, dhe këto ligje po i kalojmë pastaj tek njerëzit dhe shoqëria, -trajtime dhe kalime këto në modë tek shumë studjues gjatë shekullit të 20; edhe ne e kemi si projekt të kapitullit të fundit të këtij punimi këtë lloj trajtimi dhe kalimi të fenomeneve natyrore në ato shoqërore.
Siç e dimë, çdo planet i sistemit tonë diellor nuk bën rrotulli-me rreth diellit krejt të rrombullakta, por eliptike, dikush më pak e dikush më shumë. Vetë ky rrotullim eliptik na tregon neve se sistemi yn diellor është i hapur, pra bashkvepron me forca të tjera jashtë tij, pra edhe vetë këto planetë janë pjesë e këtij bashkveprimi me forca të huaja jasht sistemit ku ndo-dhen, ndonëse shum më pak se dielli i tyre, -një temë kjo mjaft e rëndësishme, që do ta shohim hollësisht më poshtë.
Natyrisht, këto planetë bashkveprimin kryesor e kanë me diellin e tyre, pastaj me njëri-tjetrin, sidomos kur ndodhen pranë njëri-tjetrit, dhe pastaj bashkveprimin e tretë e kanë me forca të tjera jashtë sistemit të tyre diellor. Ndërsa dielli i tyre, panvarsisht bashkveprimit të madh që ka me planetët e tij, ky ka një bashkveprim të madh edhe me forcat (apo forcën) tërheqëse jashtë sistemit (familjes) së tij.
Kur këto planetë ndodhen në afërsi të diellit, siç pamë rastin e Mërkurit në perihelin (pikën më të afërt me diellin) e tij, këto planetë lëvizin më shpejt. Dhe kur i largohen diellit, këto planetë ngadalsojnë shpejtësinë e tyre. Megjithë këtë afrim dhe largim nga dielli i tyre, këto planetë nuk kanë frikë mos humbin rrugën, përkundrazi ata e bëjn këtë rrugë prej miliarda vjetësh. Pikërisht, nëpërmjet këtij ndryshimi në shpejtësinë e tyre këto planetë as që merakosen se çdodh jashtë sistemit të tyre diellor, e biles edhe pak interesohen çndodh me planetët e tjerë. Përse? Sepse forca kryesore ndërvepruese (njutoniane) e tyre është ajo me diellin, pra rrotullimi rreth vetes dhe shpejtësia e lëvizjes në raport me largësinë ndaj diellit. Kur janë afër u duhet të shpejtojnë, e kur janë larg nuk kanë nevojë të shpejtojnë, sepse mund të ndikohen nga forca të tjera, siç janë ato të planetëve të tjerë njëherë, e pastaj ato të jashtëme nga sistemi i tyre diellor, apo sipas Njutonit nga forca e tyre inerciale. Kjo lëvizje eliptike e theksuar dallohet siç e dimë tek Mërkuri; tek planetët e tjerë shumë më pak.
Kështu këto planetë, po si njerëz të urtë, dinë e si sillen. Sikur të jenë qënie me mëndje.
Tani e kalojmë këtë sistem në shoqërinë njerëzore. (Thamë se më në hollësi këto përzierje të fenomeneve natyrorë me ato shoqërorë do ti bëjmë në fund të punimit.) Po marr jetën këtu në Gjermani. Po të doni mund të merrni edhe një vend tjetër çfardo, kjo nuk na prish punë për të treguar sistemet e caktuara dhe forcat vepruese. Por unë po zgjedh Gjermaninë, meqë i kam fenomenet më pranë dhe më të njohura. Kështu kemi këtu një popull që, si thuajse të gjithë popujt e tjerë, jeton prej shekujsh në këtë vend. Nga ky fakt këta ndjehen të lidhur me këtë vend, me këtë sistem. Këta e quajnë veten dojç (gjermanë). Gjatë dekadave të fundit kanë hyrë në këtë vend njerëz nga popuj të tjerë, të cilët gjithashtu kanë në vetëdijën e tyre përkatësinë e kombit ku kanë lindur dhe janë rritur.
Kështu kemi njerëz të ardhur nga Italia, të cilët quhen italianë, të tjerë nga Polonia që quhen polakë, e kështu me radhë, turq, grekë, jugosllavë, etj. pa fund. Sejcili njeri prej këtyre emigrantëve të ardhur vjen nga një identitet dhe kulturë e caktuar, -gjë e vetëdijshme kjo për sejcilin njeri dhe grup. Pra, shoqëria gjermane dhe Gjermania janë fillimish sisteme të huaja për të ardhurit. Me kalimin e kohës ky vend i caktuar, (fizikisht: ky sistem i caktuar), nis e bëhet sistem i çdo njeriu dhe grupi të hyrë nga jashtë. Kjo ndodh jo njëlloj dhe jo në të njëjtën kohë. Faktorët mbi këtë janë me mijra, shpesh edhe subjektivë, ndaj nuk po i trajtojmë këtu. Tani na mjafton që ne dimë se këta njerëz (këto trupa) të huaj janë fillimisht të lidhur me vendet (sistemet) nga kanë ardhur. Kështu italianët me Italinë dhe kulturën italiane, grekët me Greqinë dhe kulturën greke, turqit me Turqinë dhe kulturën turke, e kështu me radhë të gjithë të huajt. Në vendet (sistemet) ku këta njerëz (trupa) ishin më parë, silleshin atje më lirshëm (më shpejt). Me largimin nga vendi (sistemi) i tyre, këta lëvizin fillimisht më ngurshëm (më ngadalshëm), pasi ndodhen në të tjera kushte nga ato që kanë qenë mësuar e që kanë pas jetuar.
Tani po marrim sjelljen faktike të këtyre njerëzve emigrantë këtu në Gjermani, dhe po e krahasojmë me atë të trupave në hapsirë. Nga shumë grupime emigrantësh, ai me origjinë turke dukej më aktiv dy dekadat e plota të kaluara, gjë që e tregojnë organizimet e ndryshme fetar-nacional-politike të ngjyrave të ndryshme, -dominues tek ta dallon ngjyrimi i shumanshëm, mysliman-turk-i majtë-, e tregonin edhe aspektet shoqërore, si ato negative të zënieve me fjalë dhe grushta, por dhe ato pozitive të pjesmarrjes në aktivitete të ndryshme social-politike, e duke vazhduar kështu me këtë lëvizje më të gjallë edhe në hiearkinë administrativo-politike, duke u prezantuar edhe këtu më shumë nga çdo grupim tjetër emigrant. Pra, lëvizja e këtij grupimi ka qenë më e gjallë (sot më pak) nga ajo e të tjerve, që në terma fizike përkthehet: më e shpejtë.
Ndaj dhe i futëm në thonjza negativ e pozitiv, pasi këto terma kanë kuptim vetëm në aspektin shoqëror dhe janë mjaft subjektivë; në aspektin fizik të trupave dhe forcave në natyrë nuk kanë aq kuptim. (Dreqi e marrtë, nuk mund të dalim kurrë nga përkufizimet metafizike, pasi nuk do të mundnim të shpjegonim dot diçka vetëm nën këndvështrimin dialektik.)
Kështu, duke e krahasuar këtë lëvizje më të gjallë shoqërore me trupat në sistemn tonë diellor, kemi rastin e lëvizjes së planetëve afër diellit; ky rast i përngjitet rastit kur këto grupime emigrantësh janë në vendet e tyre; aty, po si dhe planetët, këta njerëz lëvizin më shpejt. Por kur, në lëvizjen e tyre eliptike, planetët i largohen diellit, ata ulin shpejtësinë e tyre, kështu edhe qëndrojnë të lidhur mbas diellit të tyre. Të njëjtën gjë bëjnë edhe emigrantët në përgjithësi tek ndodhen larg në vend të huaj. Lëvizja e tyre është fillimisht e ngadaltë. Mirpo trupat nuk mund të lëvizin kurrë në të njëjtin ritëm, ndryshe lëvizja do të marri fund shpejt. Kështu kemi ndryshimin, (për të cilin duhet të flasim më vonë, sepse është një temë e gjërë, si, qysh e pse ndodh), kështu kemi njërin nga njerëzit, apo grupet, apo pjesë të grupeve, që lëvizin më shpejt. Kështu, këtu në Gjermani grupi emigrant më i gjallë e në shumicë ka qenë kryesisht grupi me prejardhje turke. Pra, nëse në këtë rast do të kemi planetë që nuk u qëndrojnë ligjeve të tyre të shpejtësisë së lëvizjes, atij të ngadalsimit të shpejtësisë kur ndodhen larg diellit, por vazhdojnë të lëvizin shpejt, këta planetë prishin sistemin planetar / sistemin diellor, kështu ose do të dalin nga orbitat e tyre, ose do të tërheqin masa të tjera planetësh, ose do të detyrojnë diellin të shtoj energjinë dhe forcën e tij tërheqëse.
Kushdo nga këto çrregullime sjell lëvizje të padëshiruara të planetëve të tjerë. Kështu ai planet që vazhdon të lëvizë shpejt apo të ruajë afërsisht shpejtësinë e mëparnme, sjell çrregulli-me të paparashikuara tek planetët e tjerë dhe ylli qëndror. Kështu ai planet quhet -me termat njerëzor- shqetësues.
Me terma fizike ky planet është destabilizues, që ruan të njëtën shpejtësi. Kështu, duke kaluar sërish tek njeriu dhe shoqëria, ky grup me prejardhje emigracioni turke, (më sakt: një pjesë e tij), me tentativë ruajtje të shpejtësisë së lëvizjes si më parë, destabilizonte her pas here sistemin shoqëror, aq sa humbi simpatin e vendasve dhe grupimeve të tjera emigrante, ndonse nuk duhet mohuar që një shumicë e tyre u manipuluan boll nga qarqe politike dhe fetare prej Turqisë.
Ashtu siç Natyra/Materia ndryshon përherë lëvizjen e saj, të njëjtën gjë bën edhe shoqëria, e pikërisht për të ruajtur bashk-veprimin. Mirpo tek shoqëria veprojnë shum më shumë forca, të cilat hyjnë tek ato që quhen: faktorë subjektivë. Ndaj dhe njerzit përplasen me njëri-tjetrin më shum se trupat në natyrë. Rastësia ësht tek natyra më pak e mikpritur se sa tek shoqëria. Në këtë përparsi të natyrës nuk duhet të kemi parasysh vetëm masën dhe energjinë e madhe të saj, e cila ndërvepron në një hapsirë të madhe, por kohën e saj të gjatë evoluese. Njeriu sapo ka filluar ta njohë natyrën. Ai ka akoma kohë të bëjë gabime në lëvizjen e vet.
Unë mora këtu si shembull grupimin turk, meqë ai ka dalluar në dy dekadat e fundit të plota në Gjermani. Por ne mund të marrim si shembull dhe si krahasim të shpejtësisë së lëvizjes edhe faktorin shumë më të gjallë të dekadës së fundit, atë arabo-islam, i cili don po ashtu të ruajë atë gjallëri lëvizje dhe normash si në vende myslimane. Apo ne mund të marrim edhe grupimin italian të viteve 60, i cili po ashtu nga gjallëria e tij shihej deri diku si destabilizues i sistemit të rregullt (disiplinor) gjerman të asaj kohe.
Duhet të kemi parasysh se, kur marrim dhe i kalojmë ligjet e natyrës n ato shoqërore, ne nuk bëjmë ndonjë gabim esencial, -siç dhe mësojmë në shkollë. Por, -po sipas këtyre mësimeve- nuk duhet të harrojmë që tek shoqëria veprojnë edhe mijra faktorë të tjerë, shumica e tyre subjektiv, (në dominancë, pasi edhe subjektiviteti është në fund të fundit pjesë e natyrës.)
Duke u shkëputur nga shoqëria e duke shpresuar se lexuesi na kupton në shembujt e sjellur, themi se si natyra ashtu dhe shoqëria i rregullojnë herpashere shpejtimet e tyre, sipas tezës leniniste: dy hapa para e një prapa, e sipas tezës time: një hap para e një hap në vend qëndro, që mund të përkthehet në gjuhën e fizikës: një moment para e një moment pusho, gjë që natyra kuantike e Plankut e bën prej krijimit të saj e deri më sot, pra përjetsisht. Ndaj dhe natyra i korrigjon gabimet e saj shumë më kollaj e më thjesht nga njeriu. Sepse ajo është permanent (përherë) në korrend të çdo ndryshimi që ndodh tek vetja, pra cilido trup e ndjen çdo ndryshim që ndodh në afërsi të tij. Si e bën natyra këtë, si e ndjejnë trupat në hapsirë ndryshimin e ndodhur pak më tej, a e ndjejnë njëlloj dhe a reagojnë njëlloj, apo në propocion me madhësinë e tyre, apo në varësi të përbërjes së tyre, apo çfarë tjetër force dhe faktori, -këto ne do i shohim siç dhe jemi duke i parë; ne nuk kemi mbaruar akoma me punimin tonë.
Thjesht edhe me sy ne dallojmë tek trupat qiellorë, se bashkveprimi i forcave ndodh papushim. Kështu natyra ruan gjatë ekuilibrin e saj. Duket sikur natyra sillet miliona herë më përgjegjëse se njeriu dhe kafshët. Dhe thjesht, me vështrimin tonë empirik, na duket se kjo përgjegjshmëri është në raport të drejtë me madhësinë e trupave. Sa më të mëdhenj trupat aq më të përgjegjshëm për të ruajtur ekuilibrin në natyrë. Edhe kur kemi historira mitollogjike, si ajo e Faetonit që morri kuajt e të atit, Heliosit (Diellit) dhe desh i vuri zjarrin qiellit me rrëzimin e karrocës, ku po fluturonte si i çmendur, (pra përplasje asterodësh, planetësh, satelitësh natyralë, apo rënie meterorësh, apo shuarje diejsh, ose shpërthime dhe lindje yjesh të rinj, etj. fenomene Natyre/ Universi të panjohura mirë nga ne), në të gjitha rastet Natyra/ Universi ruan stabilitetin e saj, ruan ekzistencën e saj, ruan bashkveprimin e mëtejshëm të forcave të saj, pra atë midis trupave të saj.
Kështu Natyra ruan sistemin e saj, duke shkaktuar tek sistemi i caktuar sa më pak çrregullsi, në mënyrë që dhe bashkveprimi i forcave të këtij sistemi diellor me sistemet e tjera të afërta diellore të mos ketë ndikim të madh, por një ndikim sa më të vogël, kështu në të gjithë galaktikën ky ndikim është edhe më i vogël pastaj.
Pra, i gjithë shembulli krahasues që sollëm më lart, midis fenomeneve natyrore dhe shoqërore, ka të bëjë me atë që ne nuk mund tu kërkojmë ekuacioneve algjebrike të na shpjegojn lëvizjen e trupave në hapsirë, pasi ekuacionet algjebrikë parakuptojnë sisteme të mbyllura, ndërsa natyra/ hapsira (po si dhe shoqëria) janë sisteme të hapura. Kështu ne nuk mund ti kërkojmë as Brahes, as Keplerit, as Njutonit, parashikimin 100% të lëvizjes së planetëve. Sepse në forcat e një sistemi të caktuar, veprojnë edhe forca të jashtëme. Kështu veprojnë tek forcat e brendëshme të tokës, ato jashtë tokës, kështu tek dielli ynë nuk veprojnë vetëm forcat rrotulluese dhe tërheqëse të planetëve dhe trupave të tjerë brenda tij, por ndikojnë edhe forca të sistemeve të tjerë diellorë më të afërt, si dhe ato në qëndër të Galaktikës tonë; biles vetë dielli ynë me gjithë neve bashkë, nuk bën vetëm lëvizjen rreth qëndrës së galaktikës tonë, por bën edhe një lëvizje tjetër rrotulluese me yjësitë e tjera afër saj. Pra, forcat vepruese tek dielli dhe planetët nuk janë vetëm këto të tyre, këto të brendëshme, siç edhe i përshkruajnë ligjet kepleriane dhe ekuacionet njutoniane, përfshi këtu edhe ato të panevojshme ajnshtajniane, por janë edhe forca të jashtëme, të cilat nuk merren parasysh nga këto ligje dhe ekuacione.
Por, do thotë ndonjëri, ne mund ti marrim parasysh edhe këto forca të jashtëme në ligjet që do përshkruajmë dhe në ekuacionet që do krijojmë! Kështu të llogarisim edhe bashkveprimin e forcës së diellit tonë me forca të tjera, që vijnë nga jashtë sistemit tonë!
Vërtet, ne mund të tentojmë ta bëjmë këtë, si në rastin e derivateve në ekuacinet algjebrike, por ne do të përdorim si masë pastaj për këtë forcë (apo këto forca) të jashtëme një masë statike të llogaritur në masën e trupit (apo sistemit) të jashtëm, që po ashtu nuk është e vërtetë, sepse është relative, pra që ka lidhje vetëm me atë trup (apo sistem) në vetvete, në një kohë që edhe ai trup (apo sistem) ka po ashtu lidhje pra bashkvepron me forca të tjera të trupave jashtë sistemit të tij. Kështu ndryshimet e njërit influencojnë sado pak lëvizjen e tjetrit, panvarsisht se në kohë të mëvonshme, dhe ky ndryshim lëvizje i tjetrit ndikon tek tjetri e tjetri, me radhë. Kategoria filozofike shkak-pasoj vepron në të gjithë Universin. Me një fjalë, ekuacionet statike të matematikës nuk mund të na japin kurrë saktësinë e lëvizjes së trupave në natyrë, sepse natyra është sistem në lëvizje të përhershme dhe në ndryshim të përhershëm.
Kjo është e ditur, do vazhdojë dikushi të na thotë, kjo mësohet qysh në fillore! Vërtet, i përgjigjemi ne, pikërisht sepse kjo është e vërtetë ne nuk mund të përdorim ekuacione algjebrike që na flasin për sisteme të mbyllur në përshkrimin e lëvizjeve së trupave në natyrë. Natyra nuk ka nevojë për ekuacione dhe as për përshkrime ligjesh. Këto ligje dhe këto ekuacione kanë nevojë për natyrën, si të tilla duhet ti përshtaten orë e çast lëvizjeve në natyrë. Ajo që thotë Pitagora, e që e përsërit me kënaqsi edhe Ajnshtajni, se natyra është radha e numrave, kjo vlen vetëm për një njësi të caktuar kohe, pra të shkurtër, për një moment të caktuar. (Ironia tek Pitagora është, se ai vetë bënte pjesë tek njerëzit që e kuptonin principin e relativitetit.) Natyra shoqërohet nga aspekti kohë, të cilin numrat nuk mund ta shprehin. Po kështu edhe notat muzikore, nuk shprehin të gjitha cilësitë e pjesës muzikore. Një dirigjend na jep tjetër pjesë, tjetër shije, të tjera ndjenja për të njëjtat nota, nga një tjetër dirigjend. E gjithë kjo nga një prekje më e lehtë apo më e fortë e instrumentave muzikorë, etj. faktorë.
Në gjithë këtë shpjegim ne nuk duam të themi se Natyra luan sipas qejfit, por duam të theksojmë tezën njutoniane që thotë, sa më shumë ne ti përsosim matjet tona, aq më shum i afrohe-mi lëvizjes absolute. Kjo lëvizje absolute e përsërisim ka kuptim nëse ne do të ishim krejt të palëvizshëm në Univers, kështu të shihnim si zhvillohet në të vërtetë lëvizja e çdo trupi material dhe shumë fenomene të Kozmosit, -kështu dhe mund të llogaritnim largësinë tonë nga trupi/ fenomeni i caktuar nëpërmjet zbritjes së shpejtësis së trupit/ fenomenit të caktuar nga shpejtësia e dritës. Por këtë palëvizshmëri ne nuk e kemi! Kështu koha dhe hapsira mbeten relative, çfarë d.t.th. se ato janë të ndryshme për sisteme të ndryshme referuese. Nëse trupi A lëshon një sinjal drite, kjo dritë do të ketë të tjera parametra për trupin e ngadalshëm B dhe të tjera për trupin C me shpejtësi të madhe, (hipotetikisht) afër asaj të dritës. B-ja e shikon dritën afërsisht siç ajo ishte. Ndërsa C-ja e shikon të stërgjatur, sepse e shoqëron sinjalin dritor për një farë rruge dhe kohe. Kaq, asgjë më shumë! As rinohet kush, as vjetërsohet dikush! Të gjitha shpjegimet e tjera janë vetëm ekletizma dhe sofizma bajate sharlatanësh, të cilat gjoja provojnë ndry-shimin real/ absolut të orës, pra të kohës dhe hapsirës!
E duke dashur ti bashkojnë teoritë ajnshtajniane me vrojtimet në botën mikroskopike të grimcave, me të cilën merret ajo që quhet mekanika kuantike, nxjerrin teori akoma më fantastike, si ato të strinxheve, etj., apo shpjegime të pakuptueshme, si ajo e singularitetit, me të cilat, ja, pa dashur, po hyjmë edhe ne në këtë pjesë (të pakuptueshme) të fizikës.
Duhet ta sqaroj lexuesin, se si koncepti fizikal i singularitetit, ashtu dhe shumë koncepte ...
(FUND; me tej vjen singulariteti, pjesen e shkurter te te cilit e kam dhene tek singulariteti, e me pas mekanika kuantike.) Kush ka patur qejfin dhe durimin ta lexoje deri ketu, mund te bej cdo kritike te mundshme mbi temen ne fjale. Kritikat te tipit: me ke do matesh ti, etj., jane pa kuptim per mua. Sorry!)
__________________
Kush i ben qejfin vetes, eshte
budall!
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|