Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Mediat Shqiptare > Kur lajmet behen prekese
Gjithsej 38 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 15 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Ana
Whatnot

Regjistruar: 17/02/2003
Vendbanimi: Ja ketu
Mesazhe: 405

Syri i nxjerrë, brinjët e thyera, fytyra e mavijosur e fraktura gjithandej. 29-vjeçarja Lirie Ethemi (Dida) dergjet në spitalin e Kukësit, ndërkohë që nuk ka fuqi as të flasë. Ajo nuk ka pësuar ndonjë aksident, por është bërë pre e dhunës barbare të të shoqit. D. Ethemi e ka rrahur nënën e fëmijës vetëm 12-muajsh në mënyrën më mizore, aq sa ajo mund të mbetet invalide përjetë. Mjekët thanë se syri i majtë i 29- vjeçares thuajse është i nxjerrë, ndërsa ajo e ka humbur shikimin në të, Ndërkohë, përveç frakturave të tjera, viktima e dhunës ka edhe thyerje të dy brinjëve.
TELEFONATA
“Nëse nuk vjen shpejt, do më gjesh të vdekur”. Me këtë fjali ka mundur të perifrazojë gjithçka kishte ndodhur në familjen e saj, Lirie Ethemi tek vëllai i saj me telefon. I alarmuar nga telefonata, Gazmend Dida, vëllai i Liries është nisur menjëherë në fshatin Shëmri, ku kishte dhënë dy vjet më parë për nuse të motrën. Ai e ka gjetur 29-vjeçaren thuajse pa ndjenja, në krevatin e saj bashkëshortor, e ndërsa çarçafët ishin mbuluar me gjak. I shoqi, kur ka parë të vëllain tek i afrohej shtëpisë së tij, ka ikur. “Ta kam rrahur motrën”. Me këto fjalë e ka pritur kunatin 44-vjeçari para se të largohej. Por ulërimat e së motrës nuk i kanë dhënë kohë vëllait të merrej me dhëndrin. Është ngjitur në katin e dytë. “U llahtarisa kur e pashë motrën në atë farë feje. Ishte komplet e nxirë, as sa nuk po e njihja. Njëri sy ishte thuajse i dalë. Nuk lëvizte dot nga vendi, e villte gjak. E kishte shembur gjithandej, aq sa gjaku dilte nga goja, nga hunda”, - thotë Gazmendi, vëllai i të dhunuarës, teksa i rri tek koka së motrës, në spitalin e Kukësit. “Policia duhet të ndërhyjë e të kapë autorin, përndryshe këtu veprohet me vetëgjyqësi, - vijojnë familjarët e tjerë të Liries. Ata pohojnë se nuk do ta lejojnë kurrë më vajzën e tyre të shkelë tek ajo derë, ndërsa tashmë kanë hallin e fëmijës 12-muajshe, e cila ka mbetur në fshatin Shëmri.
POLICIA
Sipas mjekëve, 29-vjeçarja është goditur me mjete të forta, duke i shkaktuar hematoma në sy dhe fraktura në kokë e trup. E dhunuara ka humbur shikim nga një sy, ndërsa i janë thyer edhe dy brinjë. Grupi i gatshëm i policisë së Kukësit, i lajmëruar nga familja e 29-vjeçares, të cilët jetojnë në Përbreg, 50 kilometra larg fshatit të saj, e ka çuar në spital. “Villte gjak gjatë gjithë rrugës”, - thotë një polic. Prej dy muaj ajo mbante të fshehur një telefon që ia kishte blerë posaçërisht vëllai, Gazmendi. “Për çdo gjë më merr në telefon”, - i kishte thënë. Liria tregon se ndaj saj është ushtruar dhunë që prej dy vitesh që është martuar, veçanërisht prej një viti, kur janë bërë prindër. “Ia kam larë këmbët me ujë në legen, por ai ka pështyrë në të dhe ma ka dërdhur në krye. I kam thënë se nëse e meritoj aq më gjen keq, më vrit, fishekun ta japin vllaznit e mi sipas kanunit, dhe mos më rreh ose më lësho (divorco)”, - thotë e dhunuara. Ajo thotë me plot gojën se nuk ka për tu kthyer më tek i shoqi, ndërsa ky i fundit është shpallur në kërkim.

__________________
Success stands mostly in not giving up, when the others have let go.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Prill 2007 21:20
Ana nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Ana Kėrko mesazhe tė tjera nga: Ana Shto Ana nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Ana nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
misterioz
rrugaē

Regjistruar: 30/12/2004
Vendbanimi: rrugeve
Mesazhe: 892

Kur lajmet behen prekese

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re sans titre.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 168 herė.

Mire kur behen prekese por kur behen qesharake.Pershkrime deri ne detaje qe lexuesit si interesojne, a thua po lexojme liber dhe jo gazete.Jo i tha ashtu jo keshtu, jo po : q*** per mua ...... e budallalliqe te tilla.
Ps. po viktimat pse i jep me emer dhe mbiemer + dhe adresen e plote!!!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 07 Korrik 2007 07:16
misterioz nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė misterioz Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me misterioz (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė misterioz't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: misterioz Shto misterioz nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto misterioz nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ana
Whatnot

Regjistruar: 17/02/2003
Vendbanimi: Ja ketu
Mesazhe: 405

Vogëlushja lozonjare Elona Pasha mbylli sytë për jetë. Një makinë nuk frenoi në kohën e duhur, por e përplasi për vdekje 5-vjeçaren, duke i ndërprerë në mes lojën me bashkëmoshatarët e vet. Aksidenti tragjik ndodhi rreth orës 21:15 mbrëmjen e së enjtes, në derën e shtëpisë së familjes Pasha, në Fushën e Aviacionit në kryeqytet. Sipas familjarëve, makina e vdekjes drejtohej nga një femër, e cila për ta mbetet ende enigmë. Por këtë fakt e hedh poshtë policia, sipas së cilës, Arben Gjoni 40 vjeç, banues në Tiranë, është autor i aksidentit të ndodhur në Fushën e Aviacionit në kryeqytet, ku viktimë mbeti Elona Pasha. Burimet policore pohojnë se Gjoni, i cili në momentin e aksidentit po udhëtonte me një makinë tip "Ford Mondeo", me targa të huaja, u arrestua nën akuzën e "shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, me pasojë vdekjen".
Tragjedia
Familja Pasha është tronditur kur një makinë u ka përplasur në derën e shtëpisë, vajzën e tyre të vetme, Elonën 5 vjeçe. Që prej atij momenti, e ëma e vogëlushes, Lili gjendet në gjendje të rënduar shëndetësore. I ati Shpëtimi sapo ka marrë vesh gjëmën që kishte ndodhur në familjen e tij, ka udhëtuar tërë natën nga Greqia për të mbërritur në varrimin e së bijës, të cilën mesditën e djeshme e përcolli për në banesën e fundit. Dje në familjen Pasha, njerëz të shumtë hynin e dilnin për ngushëllim. Para shtëpisë dykatëshe ende gjendeshin stolat ku kishin qëndruar njerëzit që kishin ardhur për t'i dhënë lamtumirën e fundit vogëlushes. Sipas familjarëve, në timonin e makinës që shtypi Elonën, ndodhej një femër. "Nuk dimë se ç'të themi. Na iku vajza. S'e dimë ende nëse është arrestuar ndonjë njeri. Dimë që në timon ka qenë një femër, po se cila, nuk kemi mësuar asgjë më shumë. Një Zot e di se çfarë po ndodhte në makinë kur kanë përplasur Elonën", - shprehen tërë mllef të afërmit e 5-vjeçares, e cila në momentin kur u përplas për vdekje, ishte duke lozur me disa fëmijë të tjerë. Siç tregojnë bashkëmoshatarët e vogëlushes, ajo vrapoi për të marrë shapkën që i kishte rënë nga këmba, kur makina e përplasi duke e hedhur disa metra tej. Mësohet se 5-vjeçarja ka gjetur vdekjen e menjëhershme si pasojë e plagëve të marra.
Problemi
Makinat e shumta që lëvizin në Fushën e Aviacionit përbëjnë një rrezik të vërtetë për fëmijët e kësaj zone. "Fëmijët tanë i kërcënon çdo ditë vdekja. Këtu kush nuk vjen të mësojë makinën", - shprehen banorët. Sipas tyre, më shqetësues është fakti se në timonët e automjeteve të ndryshme shihen femra. "Vijnë me të dashurit e tyre dhe fillojnë e praktikojnë makinën. E kemi tmerr të dalin një minutë fëmijët jashtë", - tregon një banore e zonës, e cila ka një dyqan shumë pranë shtëpisë së vogëlushes që u përplas për vdekje. Banorët tregojnë se e kanë ngritur shpeshherë zërin, por asgjë nuk është bërë. "Fëmijët tanë jetojnë me vdekjen", - thonë të tmerruar tashmë, duke pritur me ankth që nga momenti në moment mund të ndodhë ndonjë tjetër aksident. “Po ashtu, edhe turpi po na zë, thonë ata, se shpeshherë, çiftet kryejnë marrdhënie në makina, në mes të fushës”.

__________________
Success stands mostly in not giving up, when the others have let go.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Korrik 2007 21:28
Ana nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Ana Kėrko mesazhe tė tjera nga: Ana Shto Ana nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Ana nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ari.
I VETPERJASHTUAR

Regjistruar: 15/11/2006
Vendbanimi: skela e pare ne evrope
Mesazhe: 1763

po dhe "shtyllen" kronollogjike, nuk e kisha lexuar ndonjehere,po na i japin tv,dite per dite,na duhet dhe ketu ti nxjerrim zorrte e barkut

__________________
flamuri yne eshte me i drejti ne bote sepse nuk ka pushtuar asnje...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Korrik 2007 09:45
Ari. nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Ari. Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Ari. (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Ari.'t! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Ari. Shto Ari. nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Ari. nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ana
Whatnot

Regjistruar: 17/02/2003
Vendbanimi: Ja ketu
Mesazhe: 405

Nja vrasje per motive te dobeta ka ndodhur sot ne fshatin Cudhi-Zall te Krujes, ku nje 38-vjecar eshte qelluar nga gruaja kunatit, dhe ka mbetur I vdekur ne vend. Autorja e vrasjes, Thelleza Meci 28 vjec, nene e kater femijeve, eshte arrestuar menjehere nga forcat e policise. Sipas burimeve policore mesohet se Meci, pasi ka pranuar fajesine ka shpjeguar se e kishte qelluar burrin e kunates se saj (motres se burrit), Fatmir Muratin, per vetembrojtje pasi ai e kishte ngacmuar seksualisht duke e kercenuar edhe me arme. Ne momentin e pare qe ka mundur, Thelleza I ka rrembyer armen 38-vjecarit dhe duke e qelluar me 15 plumba

__________________
Success stands mostly in not giving up, when the others have let go.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Gusht 2007 04:37
Ana nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Ana Kėrko mesazhe tė tjera nga: Ana Shto Ana nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Ana nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kontinenti
Blujtes

Regjistruar: 14/09/2004
Vendbanimi: mbi kete planet
Mesazhe: 4934

Kurren e kurres nje grua nuk qellon kot me 15 plumba.
I lumte!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Gusht 2007 15:49
kontinenti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kontinenti Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kontinenti (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: kontinenti Shto kontinenti nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kontinenti nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
misterioz
rrugaē

Regjistruar: 30/12/2004
Vendbanimi: rrugeve
Mesazhe: 892

Pse publikohen emrat

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re 22.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 107 herė.

Ja dhe nji lajm i cili e tregon me se miri se ku po shkon familja shqiptare.Dakort ...artikuli flet per nji fenomen qe eshte ne rritje keto vitet e fundit por me ç'te drejte gazeta publikon me emer dhe mbiemer te gjitha çiftet qe jane divorcuar,dhe jo pak por jane plot dy faqe gazete(gazeta shiptare) te mbushura me emrat e 470 çifteve qe jane divorcuar per kete vit.
Dhe kjo gje verehet ne te gjitha gazetat ,gazetaret jane aq te paskrupullt sa edhe kur ndodh ndonji viol mbi një te mitur nuk ngurrojne te japin emer dhe mbiemer (adrese etj etj..) te viktimes.

Ps.Kontinent qelloj kot apo plot ajo duhet te denohet ne baze te ligjit,rrethanat lehtsuese(ne se ka) bejne qe ky denim te jete me i lehte(por gjithmone ne baze te ligjit).

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 23 Gusht 2007 09:48
misterioz nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė misterioz Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me misterioz (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė misterioz't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: misterioz Shto misterioz nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto misterioz nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kontinenti
Blujtes

Regjistruar: 14/09/2004
Vendbanimi: mbi kete planet
Mesazhe: 4934

Re: Pse publikohen emrat

Citim:
Po citoj ato që tha misterioz

Ps.Kontinent qelloj kot apo plot ajo duhet te denohet ne baze te ligjit,rrethanat lehtsuese(ne se ka) bejne qe ky denim te jete me i lehte(por gjithmone ne baze te ligjit).


Misterioz....sipas meje, perdhunimi duhet te denohet me; djegie ne turren e druve.
Kurse ajo grua i dha nje vdekje te lehte atij.
Kur nje grua merr persiper te te qelloje, do te thote se asaj i ka ardhur ne maje te hundes, pra me mire ka pranuar denimin se sa poshterimin.
Perseri i them; I lumte asaj shqiponje.
Ajo denohet sepse ne nuk kemi gjykatesa qe gjykojne, por kemi disa njerez qe shikojne kodin penal dhe thone; kjo sjellje denohet me kaq vjet, kjo sjellja tjeter denohet me aq vjet etj.
Pra, ne nuk kemi interpretues te ligjit.
Se pari nje gjykates duhet te kaloje shkallet e psikologjise dhe me pas te kaloje neper shkallet e ligjit.
Nderhyrja fizikisht me ane te forces tek nje njeri tjeter duhet te denohet me djegie ne turren e druve.
Kete gje as qeni nuk ta lejon, por te nxjer dhembet.
Asnje krijese e planetit nuk e lejon.

Tek materiali me lart, kemi direkt shkelje e te drejtave te njeriut.
Kush ka te drejte te nxjerre emrin e te divorcuarve keshtu?
A ka ligje ne ate shtet apo jo?
Nuk eshte fjala se ku po shkon familja shqiptare, sepse familjen shqiptare nuk e ka mbajtur kurre shteti, por e ka mbajtur morali i trasheguar qe prej mijera vjetesh. Fjala eshte se edhe me kete material, une shikoj se kane qellim ta shkaterrojne familjen shqiptare.
Kush ka te drejte te nxjerre emrin e nje vajze te vogel te cilen e kane perdhunuar?
Vetem felliqesirat e bejne kete gje, kurvat gazetareske e bejne kete gje, se te tille jane vete ata.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 23 Gusht 2007 19:00
kontinenti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kontinenti Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kontinenti (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: kontinenti Shto kontinenti nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kontinenti nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
misterioz
rrugaē

Regjistruar: 30/12/2004
Vendbanimi: rrugeve
Mesazhe: 892

Kesaj i thone te kesh dy b*ythe nji ta............

Ky po eshte lajm prekes ,gjynah depuetet dhe politikanet tane,jane mbytur ne borxhe te shkretet ,dhe ne ( populli dmth) i akuzojme si te korruptuar .Kur ka marre dhe Tosi kredi mos ngelte njeri pa marre, gjynah kot i biem ne qafe ne atij dhe te tjereve si puna tij,psh Ed Rames,Lulezim Bashes,Genc Rulit etj......, i kemi te varfer dhe te mbytur ne borxhe.

Marre nga gazeta Shqip.

Deputetët, miliona borxhe bankave
Nëntë ministra të kabinetit "Berisha", kredi të mëdha me interesa të ulëta
Vendimi i fundit i Këshillit të Ministrave për trajtimin me strehim të funksionarëve politikë dhe nëpunësve civilë të administratës shtetërore duket i panevojshëm. Konstatim që vjen si pasojë e faktit se një pjesë e mirë e tyre, ndonëse pa këtë vendim kanë marrë prej kohësh kredi me interesa krejt të ulëta. Masa prej 4% në vit e vendosur në këtë projekt të qeverisë në disa raste është më e lartë se ajo për të cilën kanë detyrim aktual ministrat apo ish-ministrat e qeverisjeve të majta e të djathta.

Ministrat

Nëntë prej ministrave aktualë të kabinetit qeveritar "Berisha" janë borxhlinj në banka. Ministri i Financave, Ridvan Bode, në deklaratën e fundit të pasurisë rezulton të ketë deklaruar një kredi për apartament nga enti kombëtar i banesave. Interesi është në masën 0 për shkak se është cilësuar si i pastrehë. Në dhjetor të vitit 2006 kishte detyrim për të shlyer në masën 2.150.000 lekë. Ministri i Drejtësisë, Ilir Rusmajli, ka detyrim për shlyerjen e një kredie të marrë për blerje apartamenti, por nuk ka të dhëna për shumën e marrë dhe normën e interesit. Ministri i Jashtëm, Lulzim Basha, ka një rentë për hipotekën e shtëpisë në Holandë në masën 200.482 euro. Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, është borxhli në bankë dhe në dhjetor 2006 kishte detyrim shlyerje 770.200 lekë nga kredia e marrë në shumën 1.000.000 lekë. Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, ka detyrim shlyerje kredie në bankë për shumën 5.000.000 lekë, marrë me qëllim blerjen e një apartamenti. Ministri i Bujqësisë, Jemin Gjana, rezulton të ketë marrë kredi 5 milionë që bashkë me interesat shkon në masën 7.2 milionë lekë. Detyrimi i paraqitur në dhjetor 2006 ndaj bankës ishte në masën 6.2 milionë lekë. Zëvendëskryeministri Gazmend Oketa në deklarimin e tij të pasurisë citonte një kredi 10.000 euro, ndërsa detyrimi ndaj bankës në dhjetor 2006 ishte në masën 9570 euro. Ministri i Energjetikës, Genc Ruli, është borxhli në bankë, pasi ka marrë një kredi për 3 vjet, në masën 20 mijë euro. Interesi vjetor është në normën 4.8% dhe detyrimi i mbetur në dhjetor 2006 ishte 13.658 euro. Ministri i Arsimit, Genc Pollo, ka detyrim në bankë për një kredi të marrë për shtëpi në Golem në masën 19.000 euro. Kredia për 10 vite me interes bazë 3.16% kishte mbetur pa shlyer në dhjetor 2006 në masën 16.982 euro. Kryeprokurori Theodhori Sollaku ka marrë kredi në vitin 2002 në shumën 2.500.000 lekë dhe kishte detyrim në dhjetor 2006 në shumën 1.600.000 lekë.

Opozitarët

Kreu i LSI-së, Ilir Meta, rezulton të ketë marrë kredi për 7 vite, me interes 5%. Ka mbetur pa shlyer sipas deklarimeve të dhjetorit 2006 në shumën 27 mijë dollarë. Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka deklaruar një detyrim shlyerje kredie sipas të dhënave të muajit dhjetor 2006 në masën 1.539.275.73 lekë. Në të njëjtën mënyrë, kreu i PDS-së, Paskal Milo, dhe kreu i PAD-së, Neritan Ceka, figurojnë borxhlinj ndaj bankave, pasi kanë marrë kredi për banesa. Ish-kryeministri Fatos Nano ka detyrim ndaj bankës, pasi ka marrë një kredi në masën 60 mijë euro për blerje automjeti për 60 muaj. Viti i parë me interes 4.88 % dhe ka pa shlyer deri në dhjetor 2006 shumën prej 50.989 euro. Namik Dokle ka marrë kredi për blerje shtëpie në shumën 2.500.000 lekë, me normë interesi 3% për një kohë prej 15 vitesh. Ka deklaruar të pashlyera në dhjetor 2006 shumën prej 1.574.619 lekë. Blendi Klosi ka dy kredi; njëra për automjet në shumën 1.300.000 lekë me afat shlyerje 5 vjet dhe tjetra në vlerën 5.000.000 lekë me afat shlyerje 25 vjet. Pandeli Majko ka një kredi në shumën 5.000.000 lekë e marrë në vitin 2003 dhe ka deklaruar të pashlyer në dhjetor 2006 shumën prej 4.441.734.07 lekë. Fatmir Xhafaj ka një kredi 100.000 euro në afat 15-vjeçar, me këst 1.666 euro në tre muaj. Detyrimi i deklaruar ndaj bankës ka qenë në dhjetor 2006 në vlerën 98.333 euro. Ëngjëll Bejtaj ka marrë kredi për shtëpi 2.500.00 lekë dhe ka pasur detyrim të deklaruar në fundvitin 2006 në vlerën 1.769.773 lekë.
Basha
Ka deklaruar një rente për hipotekën e shtëpisë në Holandë në masën e 200.482 euro pa specifikime të mëtejshme
Bode
Kredi për apartament nga Enti Kombëtar i Banesave me interes 0 si i pastrehë. Fillimi i kredisë viti 2000, detyrim ende 2.150.000 lekë
Gjana
Kredi 5 milionë, bashkë me interesat shkon 7.2 milionë lekë. Detyrimi në dhjetor 2006 ishte në masën 6.2 milionë lekë
Ruli
Kredi në cash kolateral për 3 vjet. Kësti mujor 600 euro, vlera e marrë 20 mijë euro. Interesi vjetor 4.8%. Detyrimi ishte 13.658 euro
Pollo
Kredi për shtëpi në masën 19.000 euro. Kredia për 10 vjet me interes bazë 3.16%. Detyrimi në dhjetor 2006 ishte 16982 euro
Olldashi
Rezulton të ketë marrë kredi në vlerën 1.000.000 lekë. Ka deklaruar në dhjetor 2006 se ka detyrim 770.200 lekë
Nishani
Ka marrë një kredi bankare për blerje apartamenti banimi në bankë në vlerën 5.000.000 lekë. Nuk ka specifikime për normanë e interesit
Oketa
Zëvendëskryeministri ka marrë kredi bankare në shumën 10.000 euro. Në deklarimin e dhjetorit 2006 kishte detyrim 9570 euro
Rusmali
Ka të deklaruar në formularin e pasurisë se ka marrë një kredi për blerje apartamenti, por plotësimi i fundit nuk ka më shumë detaje
Meta
Kredi në bankë për 7 vjet, me interes 5%. Ka mbetur pa shlyer rreth 27 mijë dollarë. Ndërsa kësti ishte në masën 820$
Rama
Kryetari i socialistëve ka të deklaruar në formularin e pasurisë një detyrim për shlyerje kredie në masën 1.539.275.73 lekë
Milo
Ka të deklaruar në formularin e pasurisë për vitin 2006 se ka marrë një kredi për banesë në bankë, ndërsa s‘ka më shumë të dhëna
Ceka
Ka të deklaruar në formularin e pasurisë për vitin 2006 se ka marrë një kredi për banesë në bankë, ndërsa s‘ka më shumë të dhëna
Sollaku
Kredi e marrë në vitin 2002 në shumën 2.500.000 lekë. Kishte detyrim ndaj bankës në dhjetor 2006 shumën 1.600.000 lekë
Nano
Kredi 60 mijë euro për blerje automjeti për 60 muaj. Viti i parë interes 4.88%, Pa shlyer deri në dhjetor 2006, 50.989 euro
Dokle
Kredi bankare për blerje shtëpie. Interesi 3%, shuma 2.500.000 lekë. Afati 15 vjet, ka pa shlyer deri në dhjetor 2006 1.574.619 lekë
Klosi
Kredi nga banka për automjet në vlerën 1.300.000 lekë. Shlyerja për 5 vjet. Kredi për apartament 5.000.000 lekë, shlyerja për 25 vjet
Majko
Kredi në shumën 5.000.000 lekë. Kredia është disbursuar në vitin 2003, ndërsa detyrimi në dhjetor 2006 4.441.734.07 lekë
Xhafa
Kredi për apartament 100.000 euro. Afati 15 vjet dhe këst 1.666 euro në 3 muaj. Fillon në 2006 mbaron në 2021. Ka detyrim 98.333 euro
Bejtaj
Kredi për zgjerim banimi në vlerën 2.500.000 lekë. Detyrimi i mbetur sipas deklaratës së dhjetorit 2006 ishte 1.769.773 lekë

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Tetor 2007 08:32
misterioz nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė misterioz Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me misterioz (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė misterioz't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: misterioz Shto misterioz nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto misterioz nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
DARDAN
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 11/01/2005
Vendbanimi: SH.B.A
Mesazhe: 51

Dukesh qe je i afte sepse nuk tellallon gazetat....

__________________
Heshtja eshte funerali se drejtes

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Janar 2008 17:53
DARDAN nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė DARDAN Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me DARDAN (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė DARDAN't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: DARDAN Shto DARDAN nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto DARDAN nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 17:52 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 38 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 15 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Mediat Shqiptare > Kur lajmet behen prekese

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.