lule
at this moment in time...
Regjistruar: 27/10/2010
Vendbanimi: Dans tes rźves..
Mesazhe: 8269
|
Kėpucėt-obsesioni mė i madh i grave?
Shumë libra janë shkruar për fascinimin e grave më këpucë, por fshehtësia asnjëherë nuk u zbulua në tërësi. Në listën e mistereve në raportin grua-burrë, këpucët zënë vend të lartë.
Burrat kurrë sdo ta kuptojnë lidhjen që ekziston mes secilës palë të këpucëve dhe pronares së tyre, por as pohimet se gruaja kurrë smund të ketë tepër shumë këpucë. Këpucët janë një prej zbulimeve më të hershme të njeriut, ndonëse në fillim ishin vetëm konstrukte të këqija nga bari, lëkura apo gëzofi, të dedikuara për mbrojtjen e thembrave nga gurët e mprehtë apo të ftohtit.
Këpucët shpesh përmenden edhe në Bibël, ndërsa vizatimet e këpucëve janë zbuluar edhe në muret e tempujve egjiptiane dhe piramidat. Megjithatë, vetëm diku rreth vitit 1850 fillon që të dallohet këpuca e djathtë dhe e majtë, sepse deri atëherë shumica e këpucëtarëve bënin këpucë të njëjta për të dyja këmbët.
Shpikja e këpucës së parë me take i përshkruhet Leonardo da Vinci. Këpucët me take ishin hit mes burrave të aristokracisë evropiane, gjë që ka shpjegim shumë të thjeshtë. Në atëkohë kalërimi ishte pjesë e jetës së përditshme, e takja pak më e lartë mundësonte stabilitetin e këmbëve në yzengji. Macho-tipave të atëhershëm taket iu shërbenin që të mbesin mbi shalë. Meqë me kalërim kryesisht merreshin të pasurit, sepse varfanjakët gjatë asaj kohe është dashur të punonin, taket shpejtë u bënë simbol i statusit, andaj këpucët për kalërim shpejtë u rikthyen në ato të përditshme. Burrat që atëkohë kujdeseshin për vete, shëtisnin me take.
Martesa e Katerina Medicci dhe Dukës nga orleani në vitin 1533 futi taket edhe në modën e grave. Çështë e vërteta, nusja për martesë porositi këpucë me take nga mjeshtërit e njohur nga Firence të cilët në atëkohë ishin ligj. Kur nusja mbretërore shëtiti ne këpucët e saj, ato u bënë hit mej grave të aristokracisë evropiane. Dhe kështu filloi mania pas këpucëve me take...në 20 vjetët e ardhshme përafërsisht sa më i lartë që ishte statusi në shoqëri, aq më të larta ishin taket.
Pastaj, Revolucioni francez, me shumë ngjarje tjera po aq të rëndësishme ndryshuan edh raportin ndaj këpucëve me take. Përnjëherë u bë e pahijshme të tregohet çfarëdo gjesti fisnikërie: lartësia e takeve u zvogëlua, e gratë përsëri u afruan me tokën.
Kah fundi i shekullit XIX, taket filluan të rikthehen në modë, dhe që nga ajo kohë vazhdimisht janë prezente. Ndër vite, këpucët sidomos ato për gra merrnin gjithmonë e më shumë primatin në kuptimin e modës, kulturës dhe fenomenit, e sot në shekullin XXI, kanë edhe titullin e fetishit më të madh të grave. Sikur që shumica e grave kurrë nuk ka çfarë të vesh apo kurrë nuk është mjaft e dobët, ashtu kurrë nuk ka mjaft këpucë.
Italianët të parët kuptuan nevojën e madhe për posedim të këpucëve të mira, andaj këpucët italiane edhe sot konsiderohen më kualitativet në botë. Shumica e grave do të jepte edhe paret e fundit për një palë këpucë që i lënë pa frymë. Këpucët për gra kanë fuqi magjike, sikur ajo e qelqtë e cila i ndihmoi të Përhiturës që ta kthen princin e vetë. Pikë e dobët janë këpucët me take të larta. Këtu nuk ndryshon asgjë as fakti se madje 43 për qind e grave shkaku i takeve së paku në herë në jetë ka marrë lëndime të lehta ndërsa 8 për qind e tyre thyerje serioze. Është interesant edhe e dhëna nga një studim amerikan se një grua mesatare ¼ e këpucëve të saj i mbath vetëm një herë në jetë, si dhe që 13 për qind e grave i fshehin këpucët e reja nga partneri i tyre. Për tiu ikur ligjëratave.
Andaj shërbehen me arsyetime të ndryshme: i sjellin në shtëpi këpucët pa kuti dhe akuzojnë burrat se kurrë asgjë nuk vërejnë andaj nuk e di se në fakt këto janë këpucë të vjetra.
Duke u përpjekur të kuptojnë këtë fascinim të grave disa përkujtojnë se blerja e rrobave të reja si të jetë e pakëndshme nëse konstatohet se gruaja është trashë dhe numri i sak i konfeksionit se zë.
Megjithatë këpucët, nuk pyesin për kilogramë as moshë dhe gjithmonë duken mirë .
__________________
"Tmerrohem kur e mendoj boten pa mua!!"--Jean-Paul Sartre
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|