NS-6
Mnemonic
Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634
|
pjese nga shume mendje...
<<...me ju thene te drejten nuk kam cfare tu them me teper. Nese do me duhej tu shpjegoja gje ne kete leksion do te ishte menyra si duhet te silleni ne profesionin e mjekut,perballe pacientit tuaj. Dua tu them ate qe mund tu duket si nje tragjedi por thelle thelle eshte realiteti. Kur te beni rolin e mjekut bejeni me idene qe 80% e pacienteve tuaj nuk sherohen. Nese nuk e pranoni kete gje,atehere gjeni nje fakultet tjeter sepse nuk jeni ne vendin e duhur. Do pyesni atehere cfare shpeton mjeku? Ju keni per detyre te beni cfare keni mundesi qe te sheroni semundjen,jo te semurin , por jo gjithmone do ja arrini. Duhet te pranoni qe shumica e semundjeve ecen si tu doje qejfi,dhe te pakta jane ato qe i pergjigjen ne menyre te plote terapise qe u jepni. Kjo gje ben pjese ne nature e mjeksise se sotme qe nuk eshte nje shkence precize
per te mos thene fare qe mjeksia nuk eshte shkence por bazohet ne fakte shkencore. Nuk dua tu demoralizoj por ky eshte realiteti. Do mesoni shume prej pazienti tuaj dhe ndonjehere do ti mesoni duke i bere keq atij. Do mesoni nga ai gabim e do tentoni te mos e perseritni me! Harrojini librat ne ato momente. Ato jane teper statike! Ka kete simptome,kete simptome, kete simptome dhe oburra kjo eshte diagnoza. Sikur te ishin gjerat kaq te thjeshta atehere ky profesion nuk do konsiderohej i vecante. Rralle here do ju qellojne semundjet aq haptazi sic ju paraqiten ne libra. Pastaj me thoni ju aman, lexoni aty semundje te ralla fare,semundje qe sdo ju qelloje kurre ti shihni ne jeten tuaj. Harrojeni Dr.House se ai eshte idiot. Ju them qe me shume bakterie ka ne rrobat e ne trupin e atij personit se sa ne gjithe spitalin. Beni mjekun,mos enderroni te beheni si ai. Profesioni i mjekut eshte unik per menyren se si te perfshin. Stetoskopin ne vesh e vendosin te gjithe,nuk eshte kjo qe e dallon mjekun. Tregoni respekt kundrejt atij qe keni perpara sepse eshte njeri dhe do ndaje me ju nje pjese te botes se vet! Do degjoni cdo lloj historie,do beheni pjese e cdo lloj sekreti qe nuk do te mund ta ndani me njeri tjeter, do shihni paciente tek vuajne e do ndani me to fjalet e fundit e pse jo mund te jene edhe Faleminderit Doktor, do shihni paciente tek shuhen ne duart e juaja,do jeni nga ato qe do thoni oren e vdekjes,do jeni nder ato qe do i jepni lajmin familjeve te tyre,do jeni nder ato qe do shihni fytyra te qeshura tek dalin nga dera e spitalit dhe do uronit qe te mos ktheheshin me brenda atyre mureve. Do luani letra me nje pacient me maske Venturi tek merr oksigjen per te kompensuar ate veshtiresi qe ka per te marre fryme vetem e vetem qe ta beni qe te harroje sa do pak ato momente dhe te ndihet qe ka dike afer, do merrni nga patatinat e nje pacienti te trapiantuar duke i thene qe heren tjeter ti sjelli me djathe se me qepe nuk ju pelqen :p , do gezoheni e do hidheroheni ne te njejten kohe, do ti dhuroni nje buzeqeshje dikujt,nje buzeqeshje qe do te vleje me teper se e gjithe kjo bote per te
e nderkohe qe beni gjithe keto gjera,duhet te ruani gjithmone ate kufi te cilin emocioni dhe rrembimi nuk duhet te kaloje qe te mos influencoje aftesine tuaj ne vendime! Jo te gjithe ja arrijne!
Por me e bukura eshte qe pas atyre ore pune,tek dilni nga dyert e atij vendi ku punoni,do ktheheni ne shtepi tek familja juaj
do hidhni pas shpine tere ate qe perjetuat disa momente me para dhe do te ndryshoni masken plotesisht per te luajtur nje rol tjeter
mos guxoni te coni ne shtepi punen sepse do kryeni gabimin me te madh
per sa ajo pune mund te jete rrembyese,duhet te jeni te tille qe te mbetet brenda atyre mureve! Ne shtepi nje grua qe ju pret,e mos me thoni qe do ta kaloni jeten tu u ndal rruges per shpi me mor nenjones ose duke u sjell me Benz a me BMW anej nga blloku. Do kuptoni qe vjen nje moment ne jete qe njeriu kerkon qetesi ,te strehohet ne nje vend te qete, afer nje personi qe do,te kete nje familje. Kurre nje karriere e suksesshme nuk do arrije tua jape ate kenaqesi. Do ktheheni pikerisht tek keto njerez, ajo grua e ato femije dhe aty duhet te silleni ne anen tjeter te fytyres,te beni rolin e prinderit. Dmth duhet te jeni te afte te luani te dy rolet ne menyre te perpikte qe mos ngeleni pas sepse mjafton te deshtoni tek njeri dhe jeni te mbaruar edhe tek tjetri
duhet te krijoni nje ekuiliber dhe ta mbani ate. Do keni momente qe do ju duhet ti nderthurni te dy maskat e te tentoni te beni prinderin mjek e ne keto situata do vini re difektet tuaja...
Keto gjera do jeni dhe duhet te jeni ju
ky eshte profesioni i vertete i mjekut,natyra e tij e vertete
>>
__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|