Morfine
Anėtar Aktiv
Regjistruar: 08/03/2010
Vendbanimi: ...
Mesazhe: 459
|
Perdorimi i disa Medikamenteve
Gjithçka që duhet të dimë për Aspirinën Përdorimet, efektet anësore dhe indikacionet
Aspirina*, është emri xhenerik i acidit acetilsalicilik, ilaçi më i përdorshëm për trajtimin e ethes, dhimbjes dhe inflamacionit. Është një komponim sintetik që frenon prodhimin e prostaglandinave. Shpesh i quajtur medikament çudibërës, aspirina, nga studimet e bëra, rezulton të ketë efekte parandaluese kundër sëmundjeve kardiake, infarkteve, formave të ndryshme të kancerit dhe patologjive të tjera
Aspirina është një medikament josteroid antiinflamator që derivon nga acidi salicilik, komponim që gjendet në lëvoren e pemës së shelgut por edhe në bimë të tjera. Efektet e këtyre bimëve ishin të njohura në shumë kultura që në kohët antike, duke nisur nga egjiptianët dhe greket antikë e deri tek kinezët dhe nativët amerikanë. Madje, në shekullin e IV p.K., Hipokrati, babai i mjekësisë, jepte ekstrakte të këtyre bimëve për ethe dhe dhimbje.
Acidi salicilik u përdor si medikament mjekësor në shekullin e XIX. Megjithatë, ai është i hidhur dhe mund të acarojë mukozën e stomakut. Përpjekje për të përftuar një substancë pa këto efekte anësore ishin të pa- suksesshme. Në 1897 kimisti gjerman Felix Hoffman, sintetizoi derivatin acetil të acidit salicilik, si kurë urgjente për të atin, i cili kishte marrë acid salicilik për reumatizmën. Ky komponim u tregtua nën emrin patentë Aspirinë nga kompania
kimike gjermane Bayer, duke patur kështu një sukses mbarëbotëror si lehtësues dhimbjesh.
__________________
Intiligjenca e zemres...
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|