Piktor
Artist
Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972
|
Re: Sugjerime dhe pėrgjigje
Citim: Po citoj ato që tha Erald Gibbs
Kur flasim për telashet e Maqedonisë me emrin dhe kombin kemi parasysh inferioritetin maqedonas në kuptimin e identitetit. Nëse analizojmë kontekstet historike, politike, sociologjike vërejmë se maqedonasit e sotëm shoqërohen nga moria e komplekseve. A është e vërtetë që maqedonasit shprehin komplekse të quhen sllavë? Përgjigja është po! Duke marrë parasysh të vërtetat historike, sot mungojnë dokumentat e shkruara për vazhdimësinë e ekzistencës së një kombi maqedon me përmbajtje gjuhësore, kulturore, etj. Që mund të kenë të përbashkëta mes maqedonasve antikë dhe të sotëm.
Mendoj se në kushtet dhe rrethanat e sotme shtetarët maqedonas duhet të pranojnë se Maqedonia është një shtet multietnik i përbërë nga shqiptarë, bullgarë, serbë, turq, vllehë dhe trakas. Nëse Maqedonia sot është në krizë përgjegjësia bie mbi shtetarët maqedonas, ndërsa pasojat mbi popujt që jetojnë aty. Kur Kosova shpalli pavarësinë, pranoi se ishte një shtet që përmbante edhe etni të tjera brenda kufijve të saj. Respektimi i tyre vihet re në politikat kosovare deri te simbolet kombëtare të shtetit të ri kosovar.
Elita maqedonase vazhdon të këmbëngulë mbi emrin Maqedoni dhe vazhdon të propagandojë gjithfarë enciklopedish(?) për të krijuar një identitet kombëtar të paqenë. Lidhur më këtë mendoj se është e rrezikshme që formimi i këtij pseudoidentiteti të mos ndalet. Duke iu referuar historisë, injektimi i psikozave nacionaliste ndër territore me popullsi të ndryshme sjell lindjen e vatrave të konflikteve.
Mendoj se konflikti i emrit është i përkohshëm dhe se klasa maqedonas nuk mund të bëj hapa përpara duke mospranuar asnjë lloj zgjidhje dhe tërhequr gjylen e rëndë të popujve të tjerë që e përbëjnë atë, Maqedoninë.
Per hir te se vertetes, dmth te asaj qe tashme e pranon e gjithe bota akademike, territori i Fyrom i perket Maqedonise se dikurshme. Pjese te tjera te Maqedonise se dikurshme (antike) gjenden ne Greqi e Bullgari. Fakti eshte se mund te gjesh lloj lloj popujsh ne ate republike por greke jo? Shqiptaret dihet se jane autoktone. Perse nuk gjenden greke sot ne ate territor eshte teme me vete qe permblidhet ne nje fraze te vetme qe kam ndeshur deri me sot: Greket e moren aq shume seriozisht Bizantin saqe e harruan Greqine, qe justifikon edhe mungesen e historise greke te mesjetes. Ne momentin qe ngrihet perandoria e Bizantit nuk egziston me emri Greqi. me vone shume me vone do te ishin europianet qe do te germonin ne kalendat greke dhe do te formonin e shpallnin shtetin e Greqise plus popullit grek dhe popuj qe i kishte sjelle ne ato toka ererat e shekujve sepse populli grek tashme ishte shperndare jo vetem ne Bizant por ne mbare Europen.
Gjithashtu dhe shkembimet e popujve.
Greqia ka te drejten teorike qe ai shtet te mos quhet Maqedoni, pavaresisht se eshte territor i Maqedonise antike.
Kesaj dileme i pergjigjem ashtu sikurse shelegu paqe, se me historira nuk ecet perpara.
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|