Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Historia > Kanuni i Lekė Dukagjinit Vlerėsimi i Temės: 2 votime, mesatarja 5.00.
Gjithsej 5 faqe: « 1 [2] 3 4 5 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
tresh
.

Regjistruar: 16/11/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 2752

pershendetje Gagac
Tema e mesiperme eshte e tille qi te njihena me kanunin si dhe per ata njerez qe nuk kane asnje dijeni per te......po flasin me hamendje ose kane mendim te gabum mbi te.Askush s'pretendon kthim ne Kanun po po flasim per njohuri mbi vlerat qi gjinden ne kanun.
Ideja e Jote per njohurite mbi kushtetuten tone eshte shume e vlevshme...dhe shume e drejte...prandaj po deshe hape nji teme te tille me njohuri dhe diskutime mbi kushtetuten e RSH
flm tresh

__________________
il primitivismo e la non cultura sono forme eterne!! CHI CREO LE DONNE??!!DIO E STATO UN GENIO

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Nëntor 2004 10:16
tresh nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė tresh Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me tresh (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: tresh Shto tresh nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto tresh nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
tresh
.

Regjistruar: 16/11/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 2752

Formimi i shteteve juridike, dalja e ligjeve, kane bërë që kanunet, apo zakonet e vjetra të çdo populli e kombi, të mbesin si rrelike muzeale, në historit e atyre vendeve e kombeve që i kanë patur.

Që prej kohës kur Shqipëria është shpallur shtet i pamvarur dhe qeveritë e një pas njëshme Shqipëtare, kanë krijuar ligje themelore, ku janë njohur doket, zakonet, gjuha, kultura Shqipëtare, ligje të cilat tashmë janë në përsosje çdo ditë, Kanuni është dashur dhe duhet që të vëndoset si një Visar i çmuar i Kombit në histori dhe të sherbeje si një ndër bazat e drejtësise ligjore Shqipëtare. Ti jepet një vlersim, të pakten aq sa ja kanë dhënë e po ja japin studiuesit e huaj dhe figurat e mëdha të politikës botrore... Në vitet e diktaturës ka pasë mangësi të qëllimshme për të denigruar traditën, zakonet, veshjet etj, në masën e gjërë të popullit Shqipëtarë, mirpo sot ato mangësi nuk ekzistojnë më...

Ekziston rreziku i dëmtimit të historisë dhe traditës zakonore Shqipëtare në qoftë se njerëzit, kur vrasin në momentin e çmendurisë së tyre, të krizave psiqike, justifikohen tek Kanuni, edhe pse ata nuk e kanë lexuar as një rrjesht dhe nuk e kuptojnë asnjë fjalë të Kanunit... Ashtu si politikanet në momentet kur nuk janë në gjëndje të qeverisin, apo nuk e zbatojnë dot ligjin, pse kriminelët janë miqt, shokët, korrupsionistët që kanë lillje me ta, justifikojnë të çmëndurit, mafjozët, kriminelët, përdhunuesit për veprat e tyre kriminale. Duke ia ngjeshur Kanunit, pra sikur ata vritkan e villkan e grabitkan gra se e thoka Kanuni, (sipas tyre)... Marrëzi dhe hipokrizi politikanësh për të justifikuar vehtën e tyre në perzierje me kriminelë ordinierë që i bëjnë ato masakra ndaj njerëzve, moralit e kulturës Shqipëtare, vetëm për të grumbulluar para...

Mjerisht që prej vitit 1997, me këto 7-8 qeveri të hypura e të zbrituara, jane vrare qindra policë, dhe disa njerëz të politikës Shqipëtare, gjë që tregon se një dorë e zezë mafjoze vepron kundër ligjit por edhe kunder kulturës njerëzore e tradites Shqipëtare, e aq më fort kundër Kanunit. Them më fort kundër Kanunit, sepse sipas Kanunit, pa i pas borxh, nuk të vret askush e aq më pak tinzisht, e duke u fshehur... Ka pasë shumë raste kur vetë policët e shtetit kanë vrarë me dhunë duke i rrahur njerëzit, deri edhe intelektual. Rrahje e dhune pa asnjë shkak apo arsye, në kundërshtim me çdo ligj njerëzor e aq më fort me Kanunin, në të cilin thuhet se burri nuk rrahet, as nuk dhunohet fizikisht...

Të rrahësh burrin apo çdo njeri është poshtrimi më ç’njerzorë që mund ti bëhet tjetrit e aq më tepër Shqipëtarit. ǒnjerzime të tilla kanë bërë barbaritë sllavo-greke, kundër Shqipëtarve, dhe diktatura komuniste... Mjerisht bëjnë edhe policët e shefat e ushqyer me brumin diktatorial komunist nëper Shqipëri, ata që i sherbejnë qeverisë pro komuniste dhe jo rendit, sigurisë e qetësisë së popullit Shqipëtare. Sikur të respektohej Kanuni, ata, dhe askush nuk do të guxonin të perdornin dhunën fizike ndaj njerëzve e të mbysin njerëz duke i rrahur. Ashtu siç nuk do të guxonin, sikur liritë dhe të drejtat e njeriut të rrespektoheshin, ashtu siç janë të shkruara në ato ligje ndërkombëtare...

Për të frenuar fenomenet e vrasjeve, të cilat nuk kanë asnjë lillje me Kanunin, duhet menjëherë të nderhyjë ligji i shtetit dhe të denojë vrasësit në maksimum, pa pranuar nderhyrje politikanësh, deputetësh, për të zbutur apo lakuar ligjin. Të ndëshkohën dhe të mos u jepet mundësia kriminelëve të lirohen nga burgjet pa kryer denimin... Atëhere do të ndalet fenomeni i vrasjeve në Shqipëri. Fenomen i cili është në të gjitha vëndët e botës por i kufizuar dhe nën ndëshkimin e ligjit. Vrasjet nuk motivohen as Kanunore e as zakonore në vendet perendimore, por kriminale dhe kriminelët e bashkpuntoret e tyre shkojnë në burg për gjithë jetën e tyre... Në Shqipëri duhej të kalonin plot 5 vjet që të dënoheshin me burg kriminelët që vranë politikanin më popullorë, demokratin Azem Hajdari, vrasje e cila u cilsua prej politikanve qeveritarë, si Kanunore, edhe pse kriminelët njiheshin hapur se kush ishin, dhe deri ku shtrihej rrjeta e tyre...

Qeveritarët mendojnë se shfajsohen kur i cilsojnë vrasjet në Shqipëri sikur bëhën për gjakmarrje... Jo! Vrasjet në Shqipëri nuk janë për gjakmarrje, por vijnë si rezultat i qeverive të korruptuara që prej viteve 1997 e deri më tani. Vijnë si rezultat sepse në shumë raste qeveritarët i kane ndihmuar kriminelët të marrin pafajsi, apo kanë bashkpunuar me ta... Sot duhet që vetë masat e popullit të kerkojnë me kembngulje, që çdo njeri, që bën vrasje, të dënohet nga ligji dhe të mos lehet i lirë në asnjë çast. Në se vrasësi del i lirë, pse ka një mbeshtetje nga ndërhyrjet e politikanve, populli duhet të kerkoje llogari qeverise, deri me heqjën e votëbesimit për atë qeveri, gjithnjë me mjete demokratike... Ndersa vrasjet qe janë bërë dhe bëhen për gjaqe të vjetra, ato po i pajtojnë vetë nderhyrjet e burrave qe e njohin zakonin e Kanunin dhe po falën në masë të madhe...

Pra sot në kohët moderne në Shqiperi, Kanuni ështe dhe duhet ë jete, vetem një rrelike muzeale, për vetë faktin se: Ligjet për liritë e të drejtat e njeriut, që janë një fuqi botrore, që rrëzojne çdo Kanun apo normë të përdorur në mesjetë, nuk lënë hapsirë boshë ku mund të mungojë diçka për të drejtat e çdo qytetari kudo në botë... Shteti shqipëtar ka sot institucionet Kombëtare, Shtetrore me të gjitha ligjet dhe organet drejtuese, që janë për të organizuar jetën shoqërore, zhvillimin njerëzor në të gjitha fushat. Mirpo ndershmëria dhe përkushtimi, apo aftësia e nevojshme e atyre punonjësve që punojnë në ato organe qeverisëse, duhen kontrolluar me kujdes nëpërmjet votës se lirë, të njerëzve të lire, në zgjedhje të lira e demokratike... Sikur ato institucione, të funksiononin nën drejtimin e një qeverie demokratike të pa korruptuar dhe të pa përzierë me mafjen apo krimin, nuk do të kishte guxim asnjë njeri që të bënte vrasje, as për “fjalë goje” e as pse më “shikove shtrembt, apo pse drejt...”

Mirpo fatkeqësisht në Shqipëri edhe pse ekzistojnë ligjet dhe të gjitha strukturat shtetrore për të zbatuar ligjin, nuk është përkushtimi i nevojshëm i njerëzve që janë vëndosur për ti shërbyer ligjit dhe qytetarve. Pra, për të bërë atë detyrë, per të cilën taksapaguesit Shqipëtarë u japin rrogat që nga presidenti e deri tek polici më i thjeshtë... Populli nuk duhet të vuajë zinë e krimit, vrasjen në njerzit e shtëpisë, grabitjën e femrave dhe shitjen për prostitucion nga kriminelët. Të mos heshtë e të u nënshtrohet atyre grupeve apo individve që e lajne me gjak në emër të Kanunit, në emër të asajë historie të lavdishme Shqipëtare të kohës së Gjergj Kastriotit të madh dhe Lekë Dukagjinit. Me ato përpjekje ata mafjozë, hajdutë, kriminelë përpiqen të shfajsohen, duke u fshehur dhe duke u mbrojtur njëkohësisht, pas Kanunit. Por Kanuni thotë: Hajdutët, kriminelët, dhunuesit, plackitësit te veçohen e të ndeshkohen rrebt... Ata nuk e kanë vëndin as në jetën e lirë të shoqërisë Shqipëtare e jo më nëpër hallkat e institucioneve të shtetit, si politikanë, shefa etj...

Kanuni thot: Fëmijët nuk armatosën, të sëmurët psiqik jo e jo... Sot në Shqipëri janë armatosur edhe fëmijët... Gjithsesi le të shpresojmë se gjërat do të shkojnë në vëndin e vet... Kanuni me vlerat e tije historike e kombëtare të vendosët në muzeumet shqipëtare si një rrelikë e radhë e Kombit Shqipëtare, duke i nderuar në faqet e historisë ato vlera, e jo duke i injoruar. Kanuni duhet të jetë një mbështetje studimore për drejtësinë, por duhet kuptuar saktë dhe jo mbrapsht... Mafjozet e kriminelët bashkë me ata që i përkrahin, të denohen sa më parë nga drejtësia demokratike. Dhe populli të çlirohet për të marrë frymë lirisht në jeten normale pa krime, pa vuajtje dhe frigë, por me një qetësi e normalitet të zhvillojë jetën e lirë si gjithë popujt e vendevë të qytetruara...

Le të besojmë dhe të shpresojmë se krerët e shtetit do ta kuptojnë se nuk është fajtor Kanuni për asnjë veprim kriminal e mafjoz që kryhet në Shqipëri, por fajtor janë të korruptuarit politikanë, të komprementuarit ligjëvënës e ligjëzbatues, miqësitë e dallaveret në të gjitha shkallët e pushtetit... Ashtu siç është fajtor në të njëjtën kohë, një dehje marramëndse, një trullosje prej një euforie të tepruar të masës së atyre njerzve që hiqen sikur e njohin dhe dijnë të rrespektojnë Kanunin apo zakonet e tjera Shqipëtare, ndërsa në anën tjetër perdorin emrin e Kanunit për të bërë krime, apo veprime të tjera ç’njerzore ndaj shoqi-shoqit apo deri në fis e familje... Askush nuk ka të drejtë të bëjë vrasje, pse sipas tijë e thoka Kanuni!

Në asnjë fjalë të Kanunit nuk është thënë kurrë që ti merret jeta njeriut për asnjë arsye! Në asnjë fjalë të Kanunit nuk është thënë kurrë që të izolohen gratë e fëmijët dhe të vriten apo të tentohet ndaj tyre për ti vrarë për gjak! Kanuni thekson qartë në kuptimin dhe zbërthimin e tijë se: Vrasja është rrezik, fatkeqsi, vrasësi bjen në gjak, por gjaku lahet me ‘falje’ para njeriut, para Zotit e burrave të Dheut Shqipëtarë, e jo para ‘mistrecave’ që nuk njohin faljen, si shprehja më e lartë e pendimit të fatkeqit që ngriti dorën në çastin e çmendurisë së tijë kur vrau njeriun... Gjithsesi theksoj se Kanuni nuk është e as nuk bëhet kurrë shkaku i grindjeve e vrasjeve në Shqipëri, por ka qenë gjithmonë dhe ashtu duhet të mbesë si simbol i besës, i burrërisë, i urtësisë, i rregullit të jetesës, i pajtimit dhe qetësimit të mosmarrveshjeve midis njerzve.

Më peshë ka një fjalë e thjeshtë e një burri të vjetër në malet e Malësisë së Dukagjinit, Vermoshit, Skraparit, Kurvëleshit apo Korabit, se sa dhjetra fjalime të pseudo politikanve që shahen me njëri tjetrin si fëmijët e rrugve... Le të shpresojmë se vetë qytetarët do të kuptojnë më mire, se kush është shkaku i krimeve të fshehta, i grabitjes së fëmijëve, fëmrave, i varfërise, i vjelljeve, i pa sigurisë... Pra do ta kuptojnë njerëzit se kush është shkaku i largimit gjithnjë e më shumë nga Shqipëria i njerëzve të thjeshte por edhe intelektualve...

Ndoshta kur të gjitha të kuptohen qartë nga të gjithë, atëherë nuk do të ja falin më besimin e votës as të korruptuarit, as ish diktatorve, as kriminelve... Por do të dijne të zgjedhin ata që drejtojnë popullin e shtetin drejt sigurisë, qetësisë, zhvillimit, drejt një jete normale pa vrasje, pa tmerre rrembimesh e dhunimesh, apo tregti femrash per prostitucion...

Vetem atëherë nuk do të hidhet baltë mbi Kanunin ashtu siç hidhte perandoria osmane për 500 vjet me radhë, apo shovinizmi sllav dhe diktatura komuniste... Nuk duhet të mbretërojë çmenduria e çastit që vret në emër të Kanunit, vjell e bën aq vepra të liga dhe tenton të fshihet pas atijë ‘Gjeniu’ të historisë dhe Kulturës tonë Shqipëtare. Kam bindjen se edhe kjo përpjekje e fundit e sllavo-komunistve të deshtuar, për të hedhur baltë mbi zakonet e kulturën tonë të lashtë, do të dështojnë. Pasi populli, pjesa më e madhe që i nderon realisht vlerat tona Kombëtare, një ndër të cilat është dhe Kanuni, do të dijë të dalë edhe prej kësajë situatë ngatrresqare që e krijuan qeveritë e pa përgjegjshme...

Asnjë arsye nuk ekziston mbi Dhe, që të u krijohet vuajtje, apo tu shkaktohet vdekja fëmijëve të mitur, si dhe të u nxihet jeta, duke i ndarë nga prindërit për shkaqe vrasje, dhunimi, lufte, etj...
Vetëm barbarët që nuk kanë ndjenja njerzore i lënë fëmijë jetimë, pa prindër, duke ua vrarë babanë, apo duke u rrëmbyer nënën!
Vetëm politikanët hajdut që jetojnë duke u ushqyer me gjakun e djersën e të tjerve, i lënë fëmijët e mitur të vdesin urie, të ftohti, apo prej sëmundjeve! Kujtojmë këtu miera fëmijë të izoluar për shkaqe vrasjesh, prej njerzve psiqikisht të smurë, që nuk njohin as vlera kombëtare, as njerzore e as familiare, e Kanunore aq më pak... Kujtojmë miera fëmijë të cilët bredhin rrugve të Shqipërisë duke bërë punë të zeza për të mbajtur familjet, si dhe rrugve të botës për të lypur punë apo të mashtruar e të shitur nga mafja shtetrore, për prostitucion, apo për tu vjedhë organet e trupave të tyre të njomë, për të ua transplantuar fëmijëve të milionerve, të mafjozve nëpër botë...

Kujtojme shumë të tjerë që vdesin cdo stinë e muaj, urie e të ftohti nëpër fshatrat e Shqipërisë... Po vdesin për një operacion të thjeshtë apendisiti pa pasur aspak kujdesin as ndihmën e qeverisë, e cila e ka për detyrë që shtetasve të vet tu sigurojë jetën dhe mjekimin e nevojshëm, ushqimin dhe çdo gjë tjetër jetike. Pra asnjë prej atyre fatkeqësive që po vuan populli shqiptar sot nuk i vjen prej Kanunit, e aq më pak fëmijëve. Por ato vijnë si shkak i mungesës së kujdesit të qeverisë për të gjithë qytetarët e aq më pak për fëmijët e pafajshëm...

Shkruar nga LLemadeo Dukagjini

__________________
il primitivismo e la non cultura sono forme eterne!! CHI CREO LE DONNE??!!DIO E STATO UN GENIO

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Nëntor 2004 12:18
tresh nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė tresh Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me tresh (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: tresh Shto tresh nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto tresh nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Lacjani_07
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 11/08/2004
Vendbanimi: New York
Mesazhe: 35

Kanuni

Njerezit tane nuk ju trembeshin topit, as gjemes e as lumit, por ju trembeshin vetem kanunit.

__________________
Eyes watchful... the neck of a bull... hands of a killer... the body, a reservoir of energy.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Janar 2005 04:18
Lacjani_07 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Lacjani_07 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Lacjani_07 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Lacjani_07 Shto Lacjani_07 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Lacjani_07 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kontinenti
Blujtes

Regjistruar: 14/09/2004
Vendbanimi: mbi kete planet
Mesazhe: 4934

GAGACI

Gagaci...qe ne fjalet e te para kjo kushtetute eshte gabim.
Aty ku thuhet:
- Ne populli i Shqiperise.
Asnje kushtetute ne shtetet e zhvilluara europiane nuk mund te filloje me keto fjale te ndyra dhe anti kombetare..
Shko e jepja atij gjermanit ti keto fjale ne kushtetute....valle a do te t'i pranoje? ( ne populli i Gjermanise)
Shko e jepja atij francezit ti keto fjale ne kushtetute,valle a do te t'i pranoje? (ne populli i Frances)
Por, kurre nuk mund te themi se keto shtete nuk jane demokratike !
Dil edhe me larg po deshe.
Shko e jepja atij japonezit ti keto fjale anti kombetare,valle a do te t'i pranoje? (ne populli i Japonise)
Gagaci...per sqarimin e kesaj shprehje, une po te le pak kohe me shpresen se mund ta gjeni vete se ku e kane mashtrimin.
Ne qoftese nuk do shoh mesazhin tuaj atehere do ta kuptoj qe nuk keni arritur ta gjeni dhe do te kem detyrimin qe t'ju a sqaroj.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Janar 2005 19:57
kontinenti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kontinenti Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kontinenti (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: kontinenti Shto kontinenti nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kontinenti nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kontinenti
Blujtes

Regjistruar: 14/09/2004
Vendbanimi: mbi kete planet
Mesazhe: 4934

Gagaci

Nuk e di a e ke lexu kete mesazh ktu me siper?
Rrespekte

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Janar 2005 21:01
kontinenti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kontinenti Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kontinenti (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: kontinenti Shto kontinenti nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kontinenti nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
King Gentius
Anetar i ri

Regjistruar: 05/02/2005
Vendbanimi: USA
Mesazhe: 6

Kanuni

Ku jane kapitujt e tjere te kanunit?

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Shkurt 2005 22:02
King Gentius nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė King Gentius Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me King Gentius (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė King Gentius't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: King Gentius Shto King Gentius nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto King Gentius nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kontinenti
Blujtes

Regjistruar: 14/09/2004
Vendbanimi: mbi kete planet
Mesazhe: 4934

Kushtetuta

Me qe kaloi kohe e gjate pa marre pergjigje nga Gagaci,une po i them dy fjale per rrjeshtin e pare te kushtetutes qe ne kemi sot.
Pra....
Ne rrjeshtin e pare,ku thuhet : Ne populli i Shqiperise !
Asnje vend i zhvilluar demokratik,si Gjermania apo Franca nuk mund t'i pranojne keto rrjeshta ne kushtetuten e tyre.
Ne France,nuk mund te thote kushtetuta: Ne populli i Frances !
Ne Gjermani nuk mund te thote kushtetuta :Ne populli i Gjermanise !
Kurse kushtetuta jone e thote kete pa drejtesi apo tradheti !
....Ne populli i Shqiperise....
Kush popull????
Ne Shqiperi ka edhe serb !
Ne Shqiperi ka edhe grek !
Ne Shqiperi ka edhe rumune!
Ne Shqiperi ka edhe te tjere me prejardhje jo shqiptare.

E sakta juridike, e sakta patriotike eshte :


--- NE POPULLI SHQIPTAR---


------------------------------------------------------------------------------------------------

Gagaci, une te prita kaq kohe qe te reagoje .
Nuk e di ne ndokush ka ndonje mendim tjeter.Me kenaqesi do te prisja ate mendim.
Pra , a bindeni se kushtetuta qe ne kemi sot nuk eshte e sakte?
Pikerisht se nuk eshte e sakte,kjo kushtetute nuk do te jetoje shume kohe ashtu sic eshte sot.
Cdo gje ,heret a vone shkon ne vendin e vet.
Edhe me kushtetuten keshtu do te ndodhe.
Rrespekte
Kontinenti

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Shkurt 2005 06:33
kontinenti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kontinenti Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kontinenti (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: kontinenti Shto kontinenti nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kontinenti nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kontinenti
Blujtes

Regjistruar: 14/09/2004
Vendbanimi: mbi kete planet
Mesazhe: 4934

Kanuni

Sa per Kanunin e Leke Dukagjinit,per mua eshte nje mrekulli e asaj kohe.
Vete Leka ka qene nje gjeni ne fushen juridike,(duke marre per baze kohen qe ai jetoi)
Vertet aty ka gjera qe sot nuk shkojne,por,kjo nuk ia ul vleren aspak autorit te atij libri, i cili do te mbetet gjithmone nje gjenial sepse nuk qe me diplome nga Keimbrixhi.Thjeshte ishte njeri me inteligjence te persosur, aq sa i del emri edhe sot.
Te pakten Kanuni i Lekes nuk ishte aspak kundra Atdheut te tij.
Leke Dukagjini nuk therriti ne ndihme ndonje jurist grek, ashtu sic bene pushtetaret e sotem te Shqiperise,qe moren nje grek (emrin ia kam harruar) si keshilltar dhe hartues per kushtetuten.
Pra, pushtetaret e sotem (te zgjuarit me diplome) as qe barazohen me te madhin LEKE DUKAGJINI.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Shkurt 2005 06:44
kontinenti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kontinenti Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kontinenti (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: kontinenti Shto kontinenti nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kontinenti nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
amoxil
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 13/06/2004
Vendbanimi: •
Mesazhe: 3949

Opinione dhe reagime...

A paraqesin rreziqe sulmet ndaj atyre njerzve qe per mungese funksioni te strukturave shtetrore perpiqen ti zgjidhin problemet e tyre simbas kanunit ?!


Sipas nje shkrimi te publikuar nga : "Drejtor i Qendres Shqiptare te Studimeve per Sigurine Kombetare", del qarte se ne Shqiperi ne menyre masive sidomos ne pejesen veriore dhe qendrore te vendit, qytetaret dhe fshataret e atyre viseve sa here kane probleme kritike me njeri tjetrin preferojne me shume qe ti zgjidhin nepermjet Kanunit te Leke Dukagjinit apo te atij te Skenderbeut, me pare se sa tu drejtohen zyrtarve pushtetare te qeverisjes se vendit...

Autori ne fjale pasi i ben nje analize disi te zgjeruar problemit shume te mprehte ne lidhje me kanunin dhe perdorimin e tij per zgjidhje konfliktesh deri dhe vrasjesh. Ai ngulmon ne nje perpjekje per ti perplasur ato masa njerzish me pushtetin apo deri dhe me forumet nderkombetare, ato masa qe perbejne qytete e krahina te tera ne Shqiperi qe nga Kruja e deri ne maje te Vermoshit dhe deri ne Kukes e Diber...sic i ka permendur dhe ai vete!
Ai ven theksin duke thene se: " Kuvendi i malsise rivalizon parlamentin "!
Eshte fjala per ate kuvend te malsise se madhe qe u realizua muajt e fundit si nje arritje e mencurise se krerve te vendit, ku per here te pare arrihet te behet nje marrveshje per te shuar ngatrresa e vrasje, dhe per te fale gjaqe e varre te bera gjer ne ate dite, gje qe nuk ka mundur asnje pushtet as ai i Zogut te cilin autori e levderobn , pra nuk arrite te realizoje kuvende as pajtime te tilla kombetare as krahinore. Ate krahine apo ato vise krenare shqipetare ai zotri i kercnon duke u krijuar nje duel te hapur me parlamentit, ne nje kohe kur ne ate kuvend moren pjese jo vetem banore nga e gjithe malsia por dhe personalitete te vendit e sidomos te Klerit katolik Shqiptar !

Ne vend qe ai zotri te veje gishtin mbi plage dhe te u beje thirrje qeveritarve qe te heqin dore nga korrupsioni e ti kthehen rrespektimit te ligjit zbatimit te tij per te ndjekur cdo veprim antikushtetues ne vend, qe njerzit ta nderojne dhe rrespektojne ligjin dhe shtetin. Sepse dihet mire se ne cdo vend te botes kur ligji dhe shteti nuk funksionojne me atehere cdo qytetar i botes kthehet ne traditen dhe zakonin e vet sipas vendit krahines shtetit apo kombit.

Natyrisht qe ne vendet e qytetruara nuk ekziston masivisht gjakmarrja pasi nderhyn ligji dhe zbatohet urgjent duke paralizuar vrases, perdhunues femrash apo krime te tjera...edhe pse ne vendet me te zhvilluara ato ndodhin cdo dite vrasje per hakmarrje, vjedhje dhunime seksuale etj...!

Perpjekja e atij drejtori per ti diskriminuar Shqiptaret si njerz te prapambetur dhe duke i vene ne krye te listets ne Europe si njerz te prapambetur qe sipas tije merren me kanune...dhe se kanuni per te qenka dicka heretike...eshte nje servilizem i tij i hapur ndaj qeveritarve te sotem si dhe nje diskriminim qe u bene masivisht popullsise se Shqiperise sidomos pjeses veriore, ku ne te njeten kohe i fryn nje zjarri per ti perplasur ato masa popullore me parlamentin e deri dhe me policine qe ai e kerkoka me bollek, apo mendimi i ti per ti shkaterruar ato komosione pleqesishe etj cfare mendon ai... Gje qe do te thote se tentativa te tilla behen rrezik per ti futur njerzit ne nje vllavrasje masive deri ne permasat e nje lufte civile!

A thua dikush po pregatit ne Shqiperi nje 1997-te te re duke perdorur vuajtjet dhe fatkeqesite qe kane njerzit ne Shqiperine qendrore dhe veriore e verilindore per vete injorimin qe u ka bere ligji e qeveria tash 8 vite me radhe...?!

A thua e di ai drejtor i sigurise kombetare se ku ka qene qeveria per cbllokimin e mijra te izoluarve deri me sot, sidomos keto 8 vitet e fundit per ti nxjerre nga izolimi te pakten 1600 gra e femije qe mbeten pa shkolle e pa jeten normale neper veri e te tjera krahina ne shqiperi?!
Sa pajtime gjaqesh ka bere qeveria deri me sot, apo vetem i ka shtuar ato duke nxitur vlla vrasjen pasi kriminelet qe jane arrestuar i ka liruar perseri brenda javeve?!

Populli shqipetar ka ditur te rrespektoje ligjin gjithmone dhe e ka rrespektuar ne kohen e Zogut dhe te diktatures sepse te dyja ato rregjime nuk kane lejuar te behen kompremise me kriminelin. Por vrasesit i kane dhene plumbin kokes qe te dy regjimet, ashtu dhe perdhunuesit te grave i kane dhene plumbin kokes.

Kurse qeveritaret e nanos 14-te, jo vetem qe kriminelit nuk ja japin denimin maksimal por i ferkojne koken dhe biles ka mundesi qe i japin edhe ndonje tufe para per te bere ndonje vrasje te fshehte sic ka ndodhur keto 8 vite ne Shqiperi qe jane vrare politikane e biznesmene apo njez te thejshte ku vrasesve nuk u dihet gjurma...!

Populli shqiptar duhet te jete i qete dhe i vemendshem perballe drejtorve te tille te pushetetarve te nanosit, qe te ruaje qetesine dhe durimin ndaj provokimeve te tilla dhe te mos biere viktime e fjalve te zyrtareve.
As kuvendi i Malsise dhe as komisionet krahinore te pajtimit te gjaqeve duhet te mos bjene viktima te pushtetarve per ti frenuar ne veprimtarine e tyre humane !
Kush te mundet le te pajtoje gjaqe e varre ne te mire te paqes e urtesise se njerzise duke mos u fryre atyre per ti zgjeruar si grindje masive...!
Ajo te behet cdo dite derisa te vije ne pushtet qeveria qe din te drejtoje vendin dhe te drejtoje njerzit qe te zbatojne ligjin...!

Ndersa zotit derjtor i themi se Shqiperia nuk ka me nevoje per 1997 edhe pse ju mundoheni ti hidhni benzine ne prag zgjedhje duke e ngatrruar prap problemin me veriun, me ate pjese qe pushetti i 8 viteve te fundit e la pa asnje investim!

Franc Traboini


Shkrimi i drejtorit ne fjale:

Kanuni, realiteti dhe strategjia kunder tij
Nga Xhavit SHALA
Kuvendi i Hotit u mblodh per t'ju pergjigjur shqetesimeve te drejta te komunitetit te Malesise se Madhe per ngujimet, armet ne duart e popullsise e menaxhimin joligjor te konflikteve. Si pasoje e mosbashkepunimit te organizatoreve te tij me shtetin, shoqerine civile, dhe e heshtjes se pushtetit vendor per hallet e atij komuniteti, ky Kuvend perfundoi ne nje referendum rajonal per reforminin dhe ligjerimin e Kanunit, duke treguar tashme se ai eshte nje realitet ne mjedisin shqiptar. Gjithsesi, per te dhene nje konkluzion me te sakte rreth Kanunit dhe gjakmarrjes, eshte e nevojshme te analizojme si kane evoluar ato historikisht, cilet jane faktoret qe i rigjalleruan, tendencat per te ardhmen, pasojat per komunitetin dhe sigurine, duke percaktuar rruget, format dhe metodat qe duhen perdorur fillimisht per t'i stopuar, parandaluar e me pas minimizuar e shuar ato.
Kanuni dhe gjakmarrja- bashkeudhetare te shqiptareve
Kanunet dhe gjakmarrja si fenomene te njohura e te harruara nga shume popuj te Europes, jane mbeshtetur ne te drejten zakonore. Shqiptaret, kane bashkejetuar me gjate me keto fenomene dhe kane kaluar me vone ne te drejten shteterore. Qeverisja kanunore gjate pushtimit shekullor osman, vonesa ne krijimin e shtetit te pavaruar shqiptar dhe ne kalimin ne gjykatat shteterore, dobesite ne kontrollin e territorit pothuajse deri ne shpalljen e mbreterise, niveli i ulet arsimor, prapambetja ekonomike e jeta e izoluar ne zonat e thella, etj., jane faktoret qe e bene me jetegjate Kanunin dhe gjakmarrjen per shqiptaret. Deri ne shpalljen e mbreterise, e drejta kanunore vepronte normalisht ne Shqiperi, megjithe perpjekjet per kalimin ne nje te drejte shteterore.
Mbreti Zog dhe braktisja e Kanunit
Kodi Penal i mbreterise ndalonte gjakmarrjen dhe vrasjen e denonte ligjerisht. U bene perpjekje serioze ne vendosjen e rendit ne shkalle vendi. Ligjet e miratuara ngushtuan hapesiren e veprimit te Kanunit. Kjo ndikoi ne uljen e numrit te vrasjeve. Rreth 46% e 1652 vrasjeve te ndodhura ne shkalle vendi ne vitet 1930- 1938, jane kryer per gjakmarrje. Ndonese, numri i vrasjeve ne pergjithesi dhe atyre per gjakmarrje ne vitin 1938, krahasuar me 1930 ka shenuar perkatesisht nje renie ne masen 2,1 dhe 2,5 here, perseri vrasjet per gjakmarrje ne prag te pushtimit italian zinin 41% te totalit te vrasjeve. Ne kete kohe Kanuni dhe gjakmarrja ne Prefekturen e Shkodres e ndjenin veten ne "shtepine e tyre" pasi 33% e vrasjeve per gjakmarrje, te kryera ne vitet 1930-1938 ne shkalle vendi, i perkasin kesaj prefekture.

Gjate periudhes se Luftes 1939- 1944, si pasoje e heqjes dore nga vellavrasja dhe bashkimi i popullit shqiptar ne luften kunder pushtuesve, ka nje renie te vrasjeve per gjakmarrje. Gjithsesi 33% e 872 vrasje te evidentuara ne keto vite kane si motiv gjakmarrjen.
Diktatura komuniste dhe "burgosja" e Kanunit
Miratimi i kushtetutes, kodeve dhe nje sere ligjesh pas clirimit, vendosja e rendit publik ne te gjithe territorin, rritja e ritmeve te zhvillimit ekonomik, arsimor dhe kulturor, cilesimi i veprimtarise kanunore gati si veprimtari armiqesore dhe propoganda e mirorganizuar kunder tij, aplikimi pergjithesisht i denimit me vdekje per autoret e vrasjeve, do te ndikonte ne ngushtimin me shpejtesi te hapesires se veprimit te Kanunit dhe ne uljen e vrasjeve per gjakmarrje..Keshtu ndersa ne vitet 1946-1950 keto vrasje zinin 17% te totalit te vrasjeve, kjo shifer ulet ne 13,5% ne vitet 1951-1955 dhe pothuajse, zero nga viti 1956 deri 1982.
Liri per te gjithe dhe per... Kanunin !
Ndryshimet social ekonomike, politike e demografike pas vitit 1992, rritja e rolit te fisit dhe kalimi ne shoqeri te mbyllura sidomos ne zonat malore, shfaqja e krimit te organizuar, corganizimi ne radhet e punonjesve te agjensive ligjzbatuese, heqja e denimit me vdekje, etj. krijuan kushtet per rigjallerimin e kanunit dhe perhapjen e gjakmarrjes. Ne vitet 1992- 1996 vrasjet per gjakmarrje zinin 9,5% te totalit te vrasjeve. Kriza politike e vitit 1997, pervec 1542 te vrareve, krijoi mjaft konflikte te reja. Me pas, me perpjekjet per vendosjen e rendit, nga viti ne vit kemi ulje te numrit te vrasjeve, nga 573 ne vitin 1998 ne 119 ne vitin 2004, nderkohe qe vrasjet per gjakmarrje bien respektivisht nga 45 ne 10. Nga 1994 vrasje te ndodhura ne vitet 1998-2004, 8,5% e tyre jane kryer per gjakmarrje. Ne vitin 2001, vrasjet per gjakmarrje ne Qarkun e Shkodres zinin 57,8% te gjakmarrjes ne shkalle vendi. Gjate viteve te demokracise, ndonese gjakmarrja ka ardhur duke u ulur, nuk ka patur nje strategji per te parandaluar perhapjen e Kanunit.
Kanuni- realitet i prekshem
Fatkeqesisht na duhet te pranojme se kanuni sot nuk eshte me nje nostalgji, por nje realitet i prekshem. Ai po rivalizon shtetin me strukturat e tij te vendimarjes si gjyqet e pleqve, kuvendin e burrave, etj.
Gjykatat kanunore- pushtet paralel gjyqsor
Gjyqet e pleqve si struktura kanunore sot veprojne thuajse legalisht ne disa krahina te vendit. Pergjithesisht shtrirja e tyre eshte sipas bajraqeve te vjetra. Ato veprojne si gjykata te "shkalles se pare", neper fshatra, "apeli" me te drejten per te kerkuar trup tjeter gjykues, nderkohe qe gjykimi "ne kasacion" behet sipas rastit nga mbledhja e bajrakut te pleqesise e te gjyqit kanunor ne krye te se cilit eshte ndonje pinjoll i familjes se bajraktarit te dikurshem te zones. "Kasacioni", gjithashtu, jep udhezime per gjyqet ne nivelet poshte tij. Pergjithesisht ne gjykata zgjidhen si pleq- gjyqtare burra me reputacion, "aristokracia e vogel" e zones apo dhe ish- zyrtare te vegjel te regjimit te kaluar. Gjykata te tilla kane arkiva te sakta, te cilat i ruajne me fanatizem qe te mos bien ne duar te policise. Objekti i gjykimit te tyre eshte shume i gjere, qe nga konflikte te thjeshta te pronesise dhe deri tek vrasjet, per ngjarje qe nga koha e Zogut e deri ne ditet e sotme.

Eshte interesante dhe procedura e dhenies se vendimeve te pleqesise. Ajo ka evoluar dukshem dhe i eshte pershtatur kohes. Edhe formalisht, ne te shkruar perpiqen te kopjojne gjykatat shteterore. Terma te tilla si "akt- padi kanunore", "akt- marreveshje kanunore", "vendim pleqesie", referuar nenit aq e kaq, sipas rasteve te Kanunit te Leke Dukagjinit apo dhe te Skenderbeut etj, perdoren gjeresisht ne dokumentacionin e gjykatave kanunore. "Gjykatat" bejne hetim dhe shqyrtim gjyqesor, degjojne palet dhe japin vendimin.

Qe te mos duket si fantazi, po ju permend nje vendim te nje gjyqi pleqesie zhvilluar jo shume larg kryeqytetit, ne Kruje me date 13 Janar 1997. Ne kerkese- padine e saj, pala akuzuese i ka kerkuar pales tjeter disa borxhe qe ja kishte qe ne kohe te mbreterise se Zogut.Gjykata e pleqsise, me 11 pleq gjyqtare ka dhene vendimin duke ja njohur borxhin pales paditese dhe, ndermjet te tjerave, i eshte referuar edhe neneve 1508 e 2602 te Kanunit te Skenderbeut. Ky vendim, megjithese fillimisht ishte pranuar nga palet, me pas eshte ankimuar nga pala e paditur direkt ne "kasacion". Mbledhja e bajrakut te pleqesise e te gjyqit kanunor apo "kasacioni", eshte mbledhur me 26 Janar 2002 ne Lac dhe ka lene ne fuqi vendim e "shkalles pare". Gjyqtaret e shkalles se pare mbrojten vendimin e tyre duke thene se ankesa e pales se paditur bie ndesh me nenin 2400 te Kanunit te Skenderbeut i cili percakton se "s'ka gjyqe mbi gjyqe", qe do te thote se "nuk mundet kush me kerkue gjyq tjeter per nje ceshtje te zgjidhun, te perfunduar e te pranuar ne baze te Kanunit".
Kuvendi i Malesise rivalizon Parlamentin
Kuvendi i burrave i mbajtur me 10 Prill ne Kushe te Hotit, nuk eshte gje tjeter vecse nje strukture vendimarrese kanunore. Disa vendime te tij si "Kur pleqesija dhe misionaret e paqes vertetojne me prova se dikush eshte vrare duke grabitur, duke perdhunuar femra apo duke dhunuar banesen e tjetrit, ai shkon gjakhumbur... pleqesia e fshatrave nderhyn ne menyre urgjente ne zgjidhjen e konflikteve te vogla. Askush nuk ka te drejte te beje vetgjyqesi kur ceshtja eshte ne dore te pleqesise... ndalohet vetgjobitja. Ne cdo konflikt si ne rast aksidentesh apo demtime te tjera, vlera e demit caktohet nga vete pleqsia" apo dhe sanksionet kolektive si "kush shkel vendimet e ketij Kuvendi, do te cilesohet nga opinioni njeri i padeshirueshem dhe do te braktiset nga shoqeria, duke mos i shkuar per raste si dreka, fejesa, dasma apo duke mos lidhur krushqi me te", legalizojne gjykatat kanunore dhe ligjerojne dypushtetin gjyqesor, te pakten ne zonen e Malsise se Madhe.
Tendenca perhapjes dhe pasojat per sigurine
Kuvendi percaktoi Malesine e Madhe si territorin ku kane fuqi vendimet e tij, por shpalli se "do te ndihmoje te gjithe ato rrethe qe do te pranojne vendimin tone". Synimi per te shtrire hapsiren e veprimit te se drejtes zakonore eshte shprehur qarte. Nese shteti dhe shoqeria do te heshtin, nuk eshte cudi te kete solidarizime nga krahina te tjera. Kanuni dhe gjakmarrja cenojne lirine, te drejtat e qytetareve, dhe veprimtarine e institucioneve kushtetuese, jane tregues prapambetje dhe primitiviteti dhe krijojne nje imazh te keq per vendin tone, nxjerrin pengesa per integrimin euroatllantik dhe cenojne sigurine kombetare.
Me kanunin apo me ligjin
Numri i vrasjeve per gjakmarrje ka ardhur vazhdimisht duke u ulur. Ne vitin 2004, jane evidentuar zyrtarisht vetam 10 te tilla, ndonese ka nje rritje progresive e kerkesave te komunitetit ne drejtim te parametrave te rendit dhe te sigurise. Ndjeshmerija e njerezve ndaj ketyre problemeve nuk duhet lejuar te manipulohet nga njerez qe perpiqen te konsolidojne strukturat kanunore dhe te dobesojne besimin e njerezve ndaj shtetit dhe ligjit. Ligji dhe kanuni nuk mund te jene dy anet e nje peshoreje te ekulibruar. Dobesimi i ligjit eshte fuqizim i kanunit dhe anasjelltas. Deklarimi i institucioneve zyrtare se ne njohim e pranojme vetem ligjin dhe te drejten shteterore, nuk ka ndikuar ne frenimin e perhapjes se Kanunit. Kjo realizohet vetem me nje pune intensive te strukturave shteterore ne bashkepunim me komunitetin e shoqerine civile. Perpjekjet e Presidentit te Republikes Moisiu per ngritjen e nje Keshilli Konsultativ me synim kordinimin e punes se institucioneve ne luften kunder gjakmarrjes dhe miratimi i kesaj strukture nga Kuvendi jane nje hap i rendesishem perpara.

Sot Shqiperia ka nje baze te plote ligjore per neutralizimin e fenomenit te gjakmarrjes duke filluar qe nga klasifikimi i gjakmarrjes si vrasje e cilesuar dhe denimi maksimal per te, denimin e personave qe i detyrojne te tjeret te ngujohen dhe deri tek ndermjetesimi ligjor per zgjidhjen me pajtim te mosmarreveshjeve. Edhe sikur te zbatohej plotesisht kjo baze ligjore, perseri duhet nje strategji me masa komplekse per te frenuar, minimizuar e, me pas, shuar ndikimin e kanunit dhe gjakmarrjen ne vendin tone.
Strategjia antikanun
Strategjia antikanun duhet te parashikoje masat per parandalimin e ketij fenomeni si forcimin e autoritetit te shtetit dhe rritja e ndjenjes se sigurise se shtetasve, zhvillimin e diferencuar ekonomik te zonave nen ndikim te Kanunit, edukimin ligjor dhe ndergjegjesimin e opininionit per te besuar vetem tek shteti, rritja e bashkepunimit midis strukturave te pushtetit vendor, policise, OJF, per evidentimin, ndermjetesimin dhe zgjidhjen ne kohe te konflikteve, pajtimin dhe nxjerrjen nga ngujimi te njerezve te pafajshem; te parashikoje masa per reabilitimin e viktimave te fenomenit te gjakmarrjes duke filluar nga ndihma ekonomike dhe trajtimi me programe te vecanta reabilituese te femijeve te ngujuar; te parashikoje masa per goditjen ligjore te gjakmarrjes duke rritur reagimin ne bllok te policise, prokurorise dhe gjykatave ndaj saj, intensifikimi i punes policore per zbulimin, dokumentimin ligjor dhe arrestimin e autoreve te vrasjeve, te atyre qe detyrojne personat te ngujohen dhe te personave te tjere ne kerkim per ngjarje burim per gjakmarrje; informimin e drejte te opinionit per fenomenin e gjakmarrjes dhe ruajtjen e imazhit nderkombetar te vendit tone.
Perfundimi
Kanuni sot nuk eshte me imagjinate, por nje realitet. Ngritja e strukturave te tij duhet te cilesohet veprimtari antikushtetuese dhe te ndalohet me ligj. Hartimi dhe zbatimi i strategjise antikanun do ta fuste kete problem ne rrugen e zgjidhjes.
* Drejtor i Qendres Shqiptare te Studimeve per Sigurine Kombetare

__________________
Nė faktin se jemi askushi dhe nuk kemi me tė vėrtetė kurrgja. Sa mė pak kemi, aq ma tepėr mundemi me dhan. Duket diēka e pabesushme, por kjo ashtė llogjika e dashunis.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Gusht 2005 04:04
amoxil nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė amoxil Vizito faqen personale tė amoxil't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: amoxil Shto amoxil nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto amoxil nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
miki_kiti
Anetar i ri

Regjistruar: 09/06/2007
Vendbanimi: bologna
Mesazhe: 1

Thumbs up

me falni une duhet te shkruaj temen e diplomimit mbi kanunin e lekes.me ndihmon dot ndonje se ku mund te perqendrohem dmth nese dini ndonje studim qe eshte botuar mbi kanunin e lekes o site interneti o cfaredo materiali qe te kete.po dini te me thoni ndonje gje jua di shume per nder.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Qershor 2007 11:29
miki_kiti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė miki_kiti Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me miki_kiti (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: miki_kiti Shto miki_kiti nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto miki_kiti nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 00:17 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 5 faqe: « 1 [2] 3 4 5 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Historia > Kanuni i Lekė Dukagjinit

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.