Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Filozofia > Koha e sotme > Marshall McLuhan , Filozofi Komunikimi
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
RIP Gibbs
Victim at Finnegans Wake

Regjistruar: 13/05/2006
Vendbanimi: Bitchfield
Mesazhe: 2637

Marshall McLuhan , Filozofi Komunikimi

BIOGRAFIA e Hebert Marshall McLuhan


Hebert Marshall McLuhan lindi më 21 Korrik 1911 në Edmonton, Alberta të Kanadasë nga dy prindër metodistë Elsie Naomi dhe Herbert Ernest McLuhan. “Marshall” ishte emër i familjes: mbiemër i gjyshes nga ana e së ëmës. Të dy prindërit e tij kishin lindur ne Kanada. E ëma ishte një mësuese shkolle baptiste, e cila më vonë u bë aktore. Babai i tij pati një biznes të suksesshëm në Edmonton. Kur nisi Lufta e Parë Botërore biznesi i tij dështoi dhe babai i McLuhanit u rreshtua në rradhët e ushtrisë kanadeze. Pas një viti shërbim mori një grip dhe qëndroi në Kanada larg frontit. Pas largimit të Herbertit nga ushtria më 1915 familja McLuhan u shpërngul në Winnipeg, Manitoba. Aty Marshall McLuhan u rrit dhe ndoqi shkollën e mesme teknike “Kelvin Technical High School”, më pas në 1928 ai u regjistrua ne Universitetin e Manitobës.
McLuhan mori një BA (diplomë për shkencat shoqërore) më 1933 duke fituar një Medalje të Artë në Arte dhe në Shkenca ( University Gold Medal in Arts and Sciences ), dhe një MA ( master për artet ) në letërsinë angleze nga Universiteti i Manitobës më 1934. Ai dëshironte të ndiqte studimet në Angli dhe pasi dështoi të siguronte një bursë në Oxford, Mcluhan u pranua ne Universitetin e Cambridge-it. Ai hyri në Trinity Hall në Cambridge në vjeshtën e vitit 1934 ku studioi i ndikuar nga Kritika e Re (New Criticsm). McLuhan përfundoi nivelin bachelor dhe filloi punën për diplomën . Më vonë ai u kthye në Kanada për të filluar punë si ndihmës lektor në universitetin Univesity of Winsconsin-Madison . McLuhan qëndroi aty vetëm për vitin akademik 36’-37’, më pas ai e pati të pamundur të gjente një punë të përshtatshme në Kanada.
Ndërsa po studionte “Triviumin” në Cambridge Mcluhan hodhi hapat e para në lidhje me konvertimin e tij përfunimtar si katolik në 1937. Në fund të marsit 1937 ai përfundoi atë që kishte qënë një proçes i ngadaltë por i plotë, transformimi, kur ai u pranua zyrtarisht nga Kisha Katolike Romane. Pas konsultimit me një pastor babai i McLuhan pranoi vendimin e konvertimit, ndërsa nëna e tij mendonte se ky shndërrim mund ti shkatërronte karrierën. McLuhan pati një interesim për numrin 3, triviumin, trinitetin dhe ndonjëherë ai ka thënë se vetë virgjëresha Mari i siguronte atij një udhëheqje intelektuale. Në pjesën e mbetur të karrierës së tij McLuhan dha mësim pranë institucioneve katolike romane. Nga 1937-1944 ai dha mësim anglisht në Saint Louis University (me një ndërprerje nga ‘39-‘40, kur ai u kthye në Cambridge).
Në St. Louis McLuhan do të takonte edhe bashkëshorten e tij të ardhshme. Më 4 gusht 1939, Marshall McLuhan martohet me Carinne Lewis (1912-2008) mësuese që aspironte të bëhej edhe aktore. Në vitet 1939 – ’40 ata qëndruan ne Cambridge ku McLuhan përfundoi master diplomën ( të cilën e mori në Janar 1940 ) dhe filloi të punonte për tezën e tij të doktoraturës. Kur lufta filloi McLuhan ishte në Angli , por ai arriti të siguronte lejen nga Universiteti i Shteteve të Bashkuara që tezën e tij ta përfundonte dhe ta paraqiste më pas pa u detyruar të kthehej në Cambridge për mbrojtjen e saj me gojë. McLuhanët u kkthyen në Saint Louis University më 1940 ku ai vazhdoi të jepte mësim. Pas rikthmit në Kanada në vitet 1944 – ’46 McLuhan filloi të punonte në kolegjin Assumption College , në Winsdor të Ontarios. Më pas u shpërngulën në Toronto në 1946 dhe McLuhan iu bashkua fakultetit St.Michel’s College , një kolegj katolik i universitetit të Torontos. Hugh Kenner , një nga studentët e tij dhe ekonomisti e njëkohësisht shkencëtari i komunikimit , kanadezi Harold Innis që ishte edhe kolegu i tij në universitet , patën një ndikim të madh në vet punën e McLuhanit.
Në fillim të viteve “50 , McLuhan filloi seminare lidhur me komunikimin dhe kulturën , seminare të financuara nga Fondacioni Ford , i Universitetit të Torontos. Teksa reputacioni i tij rritej , edhe ofertat nga universitete të tjera rriteshin , kjo bëri që Universiteti të krijonte më 1963 Qendrën e Kulturës dhe Teknologjisë ( Centre for Culture and Technology ) për ta mbajtur atë. Në këtë periudhë ai botoi edhe veprën e tij të parë më të rëndësishme “ The Mechanical Bride “ (1951) , që ishte një studim rreth efektit të reklamave në jetën shoqërore dhe kulturore. Ai gjithashtu nxorri një gazetë të rëndësishme titulluar Exploration së bashku me Edmund Carpenter. McLuhan qendroi në Universitetin e Torontos gjatë vitit 1979 dhe pjesën më të madhe të kohës e kaloi si kryetar i Qendrës për Kulturë dhe Teknologji.
McLuhan u emërua në universitetin Fordham University në Bronx të New Yorkut për një vit ( 1967 – ’68 ). Në këtë kohë ai u diagnostikua me tumor në tru , trajtimi doli me sukses. Më pas ai u kthye në Toronto , ku kaloi pjesën e mbetur të jetës së tij , duke punuar në Universitetin e Torontos . Jetoi në Wychood Park dhe kishte fqinj Anatol Rapoport. Në 1975 Universiteti i Dallasit e ftoi atë për një periudhë një mujore nga Prilli – Maj duke i ofruar dhe McDermott Chair.
Marshall dhe Corinne McLuhan patën gjashtë fëmijë : Eric , binjaket Mary dhe Teresa , Stephannie , Elizabeth dhe Michael. Kostoja e madhe e një familjeje të madhe e detyroi McLuhan që shpeshehrë të reklamonte punën e tij dhe të pranonte konsultime dhe fjalime për korporata të rëndësishme , IBM dhe AT & T midis tyre. Në shtator ’79 ai pësoi një goditje , e cila ndikoi në aftësitë e tij për të folur . Shkolla e Studentëve të Diplomuar të Universitetit të Torontos u përpoqën të mbyllnin qendrën e tij menjëhërë pas kësaj , por ata u ndeshëm me protesta e protestues të shumtë , ku midis tyre u shqua Woody Allen.
Ai kurrë nuk e mori veten plotësisht nga ajo goditje . Vdiq në gjumë ditën e fundit të vitit 1980.

__________________
Si nuk u bera njehere moderator...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 07 Dhjetor 2010 12:04
RIP Gibbs nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė RIP Gibbs Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me RIP Gibbs (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: RIP Gibbs Shto RIP Gibbs nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto RIP Gibbs nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
RIP Gibbs
Victim at Finnegans Wake

Regjistruar: 13/05/2006
Vendbanimi: Bitchfield
Mesazhe: 2637

BIBLIOGRAFIA :

1. 1942 "The Place of Thomas Nashe in the Learning of His Time"
2. 1951 The Mechanical Bride: Folklore of Industrial Man;
3. 1960 "Report on Project in Understanding New Media”
4. 1960 Explorations in Communication edited with Edmund Snow Carpenter; Beacon Press, Boston.
5. 1962 The Gutenberg Galaxy: The Making of Typographic Man;
6. 1964 Understanding Media: The Extensions of Man;
7. 1967 The Medium is the Massage: An Inventory of Effects
8. 1968 War and Peace in the Global Village
9. 1968 Through the Vanishing Point: Space in Poetry and Painting
10. 1969 Counterblast
11. 1970 Culture is Our Business
12. 1970 From Cliché to Archetype
13. 1972 Take Today: the Executive As Dropout
14. 1976 The Violence of the Media
15. 1976 Inside on the outside, or the spaced-out American,
16. 1976 Seminar on Myth and Media, University of Toronto
17. 1976 Misunderstanding the Media's Laws, Technology and Culture
18. 1977 City As Classroom: Understanding Language and Media
19. 1988 Laws of Media: The New Science
20. 1989 The Global Village: Transformations in World Life and Media in the 21st Century
21. 2003 The Medium and the Light: Reflections on Religion,
22. 2004 Understanding Me
23. 2006 The Classical Trivium: The Place of Thomas Nashe in the Learning of His Time

__________________
Si nuk u bera njehere moderator...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 07 Dhjetor 2010 12:05
RIP Gibbs nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė RIP Gibbs Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me RIP Gibbs (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: RIP Gibbs Shto RIP Gibbs nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto RIP Gibbs nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
RIP Gibbs
Victim at Finnegans Wake

Regjistruar: 13/05/2006
Vendbanimi: Bitchfield
Mesazhe: 2637

Instrumentat e Komunikimit

Idetë kryesore

Libri “Instrumentat e komunikimit “ i referohet studimit të teorisë së Mediave . Në këtë libër propozohet se media në vetvete dhe jo nga përmbajtja që ka , duhet të vendoset në qendër të studimit . E thënë ndryshë “mediumi është mesazhi” . Pikëpamja e McLuhan është se ndikimi i medias në shoqëri nuk varet nga përmbajtja që ajo transmeton , por nga karakteristikat e vetë mediumit . McLuhan i referohet llambës si një demonstrim i pastër i këtij koncepti : Një llambë elektike nuk ka përmbajtje siç ka një artikull gazete apo program televiziv , por është karakteri i saj që ka efekt social . Një llambë elektrike i jep mundësi njerëzve të krijojnë hapësira gjatë natës .
McLuhan e përshkruan llambën elektrike si medium , pa asnjë përmbajtje , por që arrin të krijojë një mjedis më prezencën e saj . Ai ka postuluar se përmbajtja e mesazhit ka një efekt të minimizuar në shoqëri . Nuk ka rëndësi nëse televizioni u paraqet fëmijëve programe me dhunë , efektet e televizionit në shoqëri janë identike .
Përfundimi i tij është se të gjitha mediat kanë karakteristika të ndryshme që e mbërthejnë audiencën përpara tyre .



Konceptet kryesore që formulon autori

Në pjesën e parë të librit “ Instrumentat e komunikimit “ , McLuhan ka thënë se media të ndryshme kërkojnë përdorimin e shqisave të ndryshme të njeriut që zgjedh t’i konsumojë ato . Disa media si kinemaja janë “media të nxehta “ të cilat kërkojnë të paktën një shqisë për të përftuar informacionin , që në këtë rast është të parit . Media si televizioni , McLuhan i quan të ftohta , ato këkrojnë dy ose më shumë shqisa nga njeriu për të përftuar informacionin e dhënë . Një film që është një media e nxehtë kërkon një prezencë më të ulët nga marrësi i informacionit . Filmi nuk lë shumë vend për interpretime . Mediat e ftohta në përgjithësi janë

__________________
Si nuk u bera njehere moderator...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 07 Dhjetor 2010 12:06
RIP Gibbs nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė RIP Gibbs Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me RIP Gibbs (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: RIP Gibbs Shto RIP Gibbs nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto RIP Gibbs nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 12:36 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Filozofia > Koha e sotme > Marshall McLuhan , Filozofi Komunikimi

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] nuk lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.