Kreshniku25
Anetar i ri
Regjistruar: 28/04/2011
Vendbanimi: Gjilan
Mesazhe: 1
|
Masakra e Gjilanit
Golgota shqiptare gjatë Luftës së dytë botërore!
RIPUSHTIMI I KOSOVËS, VRASJA DHE MOBILIZIMI I SHQIPTARËVE NGA UNÇJ (1944-1945)
Autor: Sheradin Berisha
Vrasja dhe masakrimi i qindra shqiptarëve të pafajshëm
në Gjilan nga Spasoje Gjakoviqi dhe Fadil Hoxha!
Brutaliteti i ushtrisë partizane-çetnike kundër pjesëtarëve të Lëvizjes së Rrezistencës Shqiptare pas Luftës së Ferizajit të 2 dhjetorit 1944 solli masivizimin e rrezistencës së armatosur dhe disfatën e kësaj ushtrie të shënuar me Luftën e Desivojcës, më 19 dhe 20 dhjetor, të pasuar me Sulmin në Gjilan, më 23 dhjetor 1944. Njësitë ushtarake jugosllave të ndihmuar edhe nga repartet famëkeqe të OZNës, pas marrjes së Gjilanit nga luftëtarët e Lëvizjes së Rezistencës Shqiptare, ndërmorën një operacion shfarosës, ku rrugët e qytetit u mbushën përplotë me kufoma, midis të cilëve kishte gra dhe fëmijë. Kufomat që i mbuluan rrugët ishin kufoma të qytetarëve gjilanas të nxjerrë nga shtëpitë e tyre e të pushkatuar, sipas urdhërit global të Shefit të OZNës së Kosovës Spasoje Gjakoviqit dhe të Komandantit të Shtabit operativ të Kosovës e Metohisë Fadil Hoxhës. Për këtë flet qartë edhe Musa Efendia (vëllau i oficerit Ahmet Efendia nga Gjakova), zëvendës komandant i Batalionit II të Brigadës VII të Kosovës në shënimet për Historinë e LNÇsë në Kosovë, të dhëna për Muzeun e Revolucionit në Prishtinë, më 23 qershor 1981. Sipas ushtarakut Musa Efendia, komandanti Fadil Hoxha e kishte urdhëruar njësinë e Ali Ukshinit, e cila gjendej në Shtime, që të nisej për të hyrë në Gjilan, më së voni deri në orën tre të datës 24 dhjetor 1944, për të çliruar Gjilanin, të cilin e kanë marrë ballistët e Mulla Idrisit, përpos ndërtesës së OZNsë, përkatësisht të burgut. Neve shkuam dhe e rrethuam Gjilanin. Batalionin tim, në të cilin e kisha një top, të cilin dinte për ta përdorur një oficer nga Shqipëria, e vendosa ku aty tash Jugopetroli /ka qenë një stacion i duhanit/, prej nga e gjuajtëm qytetin dhe pastaj u futëm brenda, duke e çliruar këtë qytet
!?! 5/5
__________________
Bashk eshte e mundshme!
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|