Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Fizikė dhe Astronomi > Si te dobesohesh sipas shenjave te horoskopit?
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
lule
at this moment in time...

Regjistruar: 27/10/2010
Vendbanimi: Dans tes rźves..
Mesazhe: 8269

Si te dobesohesh sipas shenjave te horoskopit?

Si te dobesohesh sipas shenjave te horoskopit? - Dashi

Ju qe keni lindur ne shenjen e Dashit, e keni zakon te futeni me koke ne cfaredolloj sipermarrje.

Ju jeni me vullnet e luftarake dhe keto cilesi do t'ju sherbejne per te humbur disa centimetra ne bel ose vithe. Mos u trembni nese gjilpera e peshores suaj nuk perparon ashtu sic shpresonit.Momente te shkurtra te dekurajimit nuk do te zgjasin shume, sepse ju keni aftesine per te mos u dorezuar lehte. Si shenje zjarri qe jeni, eshte pikerisht djegia e kalorive, pra, fizkultura, rruga me e mire per tu dobesuar. Ju beni pjese tek grate me fat sepse regjimi juaj ushqimor per te rene ne peshe, nuk eshte shume shterngues. Nese ju pelqejne brumerat (makaronat, patatet), mos u privoni prej tyre me pretekstin se duhet te bini ne peshe.

Duhet vetem te tregoni kujdes per sasite dhe evitoni te hani ne te njejtin vakt brumera dhe yndyrna bimore apo shtazore. Nje pjate makaronash pak gjalpe ose vaj ulliri, e shoqeruar me peshk, eshte vakti ideal per te rene ne menyre te ngadalshme, por te vazhdueshme ne peshe. Nese ju pelqen te hani mish te kuq, dijeni se, qe mos te ngarkoheni shume me kalori, duhet ta shoqeroni me perime apo sallate. Ne fund, preferoni frutat sesa embelsirat. Nese beni pjese ne kategorine e llupsave dhe e keni te veshtire t'i rezistoni tundimit kur kaloni perpara dyqanit te embelsirave, atehere eshte e domosdoshme te hani lehte ne darke. Mos harroni se naten, trupi juaj i eleminon ushqimet me ngadale, dhe per kete arsye, eshte mire te mos e ngarkoni shume me ushqime. Nese jeni llupse, per te eliminuar ndjesine e urise, pini shume uje gjate dites.



Sportet qe mund te praktikoni

E lindur ne nje shenje zjarri, vetem duke perdorur nje strategji te lidhur me kete element, ju mund te arrini rezultatet qe deshironi. Nese ju pelqejne aktivitetet sportive, pikerisht nepermjet atyre do te bini ne peshe. Zgjidhni per shembull vrapin, aerobine, pra aktivitete qe ju lejojne te digjni kalori ne maksimum. Jane sporte te forta, prandaj duhet te siguroheni qe trupi juaj mund ta duroje kete stervitje intensive. Mos hezitoni te keshilloheni me mjekun nese keni ndonje dyshim. Nese shendeti juaj nuk jua lejon te merreni me keto lloj aktivitetesh, merruni me fizikulture te bute, me bicikleten e palevizshme ne shtepi. Bejeni edhe ngadale nese nuk mundeni shpejt, por per nje kohe me te gjate; gjysem deri ne cerek ore cdo seance do te ishte ideale. Fizkultura nuk ju terheq? Atehere pse mos te beni shetitje 3-4 here ne jave nga nje ose dy ore me ecje normale? Ne fillim do t'ju duket e veshtire, por pastaj do t'ia merrni doren dhe do te filloje t'ju pelqeje. Kjo do t'ju sherbej jo vetem si stervitje, por do te keni kohe edhe per te medituar.



Si te dobesohesh sipas shenjave te horoskopit? - Demi


Ju pelqen te ftoni ne shtepi per t'u pergatitur gjelle te shijshme, por edhe te kenaqeni e vetme me nje ushqim qe ju kenaq shijen.

Keni vendosur te humbisni disa kilograme per t'u dukur joshese me rroba banjoje?

Duhet te beni shume perpjeke, sepse nuk keni fatin t'i eleminoni shpejt kalorite dhe per kete arsye, duhet te ndiqni nje dite mjaft te te rrepte. Por, para se te nisni kete aventure, siguroheni qe jeni e motivuar sepse duhet te mos prisni rezultate spektakolare, brenda pak kohesh. Shenja e Demit ben pjese ne elementin Toke, qe eshte sinonim i kristalizimit. Trupi juaj ka tendence te grumbulloje, pra, te shendoshet me cdo lloj ushqimi. Eshte e nevojshme te eliminoni nga dieta brumerat (buken, makaronat, patatet...), me perjashtim te mengjesit. Fillojeni dieten me nje mengjes te bollshem: kafe, caj me pak sheqer, leng frutash, buke me recel me pak sheqer, fruta. nje mengjes i mire do t'ju mundesoje ta filloni me mire diten. Gjerat do te fillojne te behen me serioze gjate drekes , sepse nuk duhet ne asnje menyre te kaperceni ndonje vakt. Do te ishte nje gabim i madh, sepse rrezikoni qe ne darke te hani me shume se c'duhet. Mund te hani mish te kuq 3-4 here ne jave, por jo me shume. Idealja do te ishte te bazohet tek peshku.



Sportet qe mund te praktikoni

Demi karakterizohet nga kembengulja, disa here, edhe kokefortesia. Kur keni nje objektiv per te arritur dhe ndjeheni mjaft e motivuar, asgje nuk mund t'ju ktheje nga rruga. Ju keni reputacionin e te qenit e ngadalshme, por kembengulese. Ju mund te zgjidhni nje aktivitet fizik ne pershtatje me natyren tuaj. Eliminoni sportet e forta dhe preferoni ato qe zgjasin, si vrapi i lehte, bicikleta.

Nese keni mundesi beni shetitje te gjata ne ndonje park apo pyll, pasi sportet ne nje salle, pas nje fare kohe do t'ju beheshin te merzitshme. Nje keshille per te pasur rezultate: Me mire beni fizkulture nga pak, por vazhdimisht se sa disa seanca te forta, por te rralla. Ata qe nuk u pelqen te bejne fizkulture, eshte mire te bashkojne te nevojshmen me te kendshmen. Per shembull, bindni nje shoqe te vij me ju ne palester. Keshtu do te motivoni njera-tjetren. Zgjidhni nje aktivitet qe ju pelqen. Ju pelqen mali? Beni shetitje ne te. Jodi ju furnizon me energji? Me mire beni nje not ne det, sesa ne pishine. Jetoni ne qytet? Mund te ndiqni nje kurs vallezimi, nese ju pelqen. Per te pasur rezultate efikase, duhet te shtoni pak nga pak kohezgjatjen e seancave. Para se te ktheheni ne shtepi, bejani qejfin vetes, uluni ne nje bar dhe porosisni nje leng frutash te fresket pas sforcimit.



Si te dobesohesh sipas shenjave te horoskopit? - Binjaket

Eshte e dukshme se nje regjim ushqimor te cilit i mungon origjinaliteti, rrezikon t'ju merzise shpejt. Nese doni te bini ne peshe, eshte thelebesore te vini ne pune imagjinaten tuaj qe te kete shume variatet ne menute tuaja.

Kjo do t'ju detyroje qe te vendosni me pare menune per cdo dite te javes. Cdo te diel de4dikojini nje ore pergatitjes se menuse se javes. Mund te alternoni, per shembull, ne cdo vakt, mish e peshk dhe te beni te njejten gje per perimet shoqeruese. Ju mungon imagjinata sepse doni qe mos te hiqni dore nga imagjinata e tavolines, por edhe te bini ne peshe.

Harrojini ato qe ju kane thene. Per t'u dobesuar, nuk eshte e detyrueshme te hash vetem perime te ziera, peshk dhe mish pa dhjame. Shkoni ne treg dhe do te zbuloni produkte te tjera si brokoli, asparaget dhe angjinaret, por sidomos eshte e rendesishme menyra e gatimit. Ju mund te hani dhe bishtajoret, pau shtuar shume yndyre.

Mishi i kuq nuk eshte i ndaluar, nese eliminoni salcen. Ju pelqejne embelsirat? Mos u privoni prej tyre, aq me teper kur i gatuani vete. Do te gjeni ne supermarket produkte dietike (djathe dhe kremera pa shume yndyre, sheqer artificial, etj). Tani e keni radhen ju, per te gjetur menute qe bejne per ju.



Sportet qe mund te praktikoni

Edhe ne kete drejtim, duhet te synoni diversitetin. Nese doni te kembengulni ne rrugen tuaj per te rene ne peshe, duhet te gjeni sporte qe jane ne perputhje me natyren tuaj te thelle. Palestrat qe tashme jane perhapur kudo jua mundesojne kete. Ne fakt, atje mund t'ju propozojne shume aktivitete qe do t'i pershtatni ne funksion te deshirave te momentit. Ju mund te merreni me gjimnastike tradicionale, strecing, aerobi, step, forcim muskujsh...Keshtu nuk do te merziteni dhe do te keni mundesi te njiheni me persona interesante. Bashkojeni te nevojshmen me te kendshmen kur kjo eshte e mundur.

Provoni edhe bicikleten sepse eshte e shkelqyer per te rene ne peshe, por mundohuni te gjeni ndonje shok ose shoqe qe te mos e beni rrugne vetem. Nese nuk ju pelqen sporti, duhet ta motivoni veten per ta filluar, sepse ai eshte i domosdoshem edhe per te mbajtur trupin ne forme edhe per te evituar semundjet. Nese do te mbani vetem diete, pa bere sport, do t'ju leshohet lekura e muskujt dhe nuk do ta pelqeni shume veten ne pasqyre. Nese keni shoqe te ngushta, flisni me to qe t'ju mbeshtesin dhe mbase te marrin pjese me ju per kete objektiv qe keni marre persiper. Brenda 3 muajve, mund te kaloni nga vrapi tek noti, pastaj palestra, pastaj ne ndonje sport tjeter, por sido qe te jete, kilogramet e tuaj te tepert do te shkrijne si bora ne diell.

__________________
"Tmerrohem kur e mendoj boten pa mua!!"--Jean-Paul Sartre

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 31 Tetor 2010 00:03
lule nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lule Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lule (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: lule Shto lule nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lule nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
lule
at this moment in time...

Regjistruar: 27/10/2010
Vendbanimi: Dans tes rźves..
Mesazhe: 8269

Si te dobesohesh sipas shenjave te horoskopit? - Gaforrja



Megjithate,pas kesaj pamjeje te jatshtme te bute, fshihet nje vullnet i hekurt. Ashtu sic uji i lumit, me kalimin e kohes, ju jeni i afte te gerryeni edhe shkembin me te forte.

Pra ju keni te gjitha cilesite dhe predispozitat per te filluar nje diete. Gaforrja eshte nje shenje uji, mbani pra gjithmone prane nje shishe uji mineral. Ai do t'ju lehtesoje kalimin e ushqimeve ne zorre dh do t'ju ndihmoje te eleminoni gjithe helmet. Edhe sikur ta keni kohen e zene, ju duhet t' kushtoni kohe pergatitjes se vakteve. Nese doni te humbisni vetem pak kilograme, duhet te ndryshoni pak zakonet tuaja. Per njefare kohe, hiqni dore nga vaktet tradicionale: biftek dhe patate te skuqura, pule e pjekur dh iplaf me gjalpe, makarona me kime, etj.

Blini nje liber me receta dietike qe do t'ju jape idete e duhura, sepse ne fillim do t'ju mungoje imagjinata. Diete nuk do te thote vetem perime dhe peshk i zier. Do te kuptoni se mund te reduktoni ne menyre te dukshme kalorite qe kishit zakon te merrnit, pa u privuar shume.

Preferoni frutat dhe perimet bio, nese keni mundesi. Kjo do t'ju ndihmoje te pakesoni sasite, duke evituar mungesen e vitaminave. Do te ndjeheni shume mire nese i ofroni trupit tuaj gjithcka per te cilen ka nevoje per te funksionuar mire.

Per shembull, mund te kufizoheni duke konsumuar 100 grame mish ne vakte dhe te hani ne fund nje nenprodukt qumeshti (djathe, kos) dhe nje frut. Mos harroni qe edhe mengjesi eshte nje vakt shume i rendesishem i dites. Dritherat, frutat, kosi, djathi i bardhe, caji e kafja do t'ju ndihmojne te mos keni uri para dreke. Nese doni te dobesoheni duhet te hiqni dore nga ngreniet ore e pa ore te ushqimeve qe ju pelqejne, por qe ju shendoshin (cokollata, embelsira, etj)



Sportet qe mund e praktikoni

Ju, ne thelb, nuk jeni shume sportive. Nese e detyroni veten te merreni me nje aktivitet fizik per te rene ne peshe, kjo rrezikon te kthehet shpejt ne nje detyrim te rende per ju. Per kete arsye, duhet ta filloni ngadale. Kur te jeni ne zyre, ose ulur ne kolltukun e shtepise apo edhe ne shtrat, bejeni zakon te kontraktoni per 5 minuta muskujt e barkut. Mbajeni kete pozicion per disa sekonda dhe pastaj,leshojeni. Keshtu do te mesoni trupin pak nga pak me sforcimet fizike. Me pas mund te beni te njejten gje me kofshem dhe me te pasmet. Sigursht, ne fillim nuk do te vini re asnje rezultat spektakolar, por do te jete nje fillim i mire per te filluar me me intensitet.

Gaforret jane te lidhura edhe me shtepine. Nese do te mund te beni fizkulture ne shtepi, do te ishte ideale. Mbase mund te blini nje biciklete ose ndonje vegel tjeter. Edhe nese nuk do t'i perdorni deri ne fund te jetes suaj, mund t'i perdore nje anetare tjeter i familjes. Atyre qe duan te sterviten ne menyre intensive, u keshillojme te bejne ndonje kurs, per shembull, noti apo tenisi. Ia vlen pra te beni perpjekje, pasi rezultatet do t'ju kenaqin.



Si te dobesohesh sipas shenjave te horoskopit? - Luani

Ata jane luftarake e me vullnet dhe dine ta drejtojne jeten e tyre me mjeshteri ne rrugen qe duan. Sfida u jep atyre dinamizem sepse u mundeson testimin e limiteve te tyre.

Edhe ndjekja e nje diete per te humbur kilogramet e tepert eshte nje objektiv si gjithe te tjeret. Ju tregoheni shume energjik per te arritur rezultate te kenaqshme dhe brenda nje kohe te shkurter. Megjithate beni kujdes, mungesa e durimit mund t'ju coje ne rruge te gabuar. Ju keni nje tendece te gabuar per te synuar shume lart, per shembull nuk ju duket e pamundur per te rene 8 kilograme ne nje muaj. Mund te filloni pra nje diete shume te rrepte, qe sigurisht do t'ju jape kenaqesi, por nga ana tjeter, rrezikoni t'i rifitoni shpejt kilogramet e humbur dhe gjithashtu, te ndjeheni e dobet dhe e pafuqishme.

Per kete arsye, duhet te mundoheni t'i humbisni kilogramet dalengadale, por me hap te sigurte. Karburanti juaj eshte ushqimi dhe duhet te perdorni ushqimet energjike per t'u ndjere ne forme te mire fizike. Bejeni zakon te pini mengjes per mengjes nje gote me leng portokallesh te saposhtrydhura, konsumoni drithera qe do ta bejne trupin tuaj te funksionoje mire deri ne oren e drekes. Edhe dreken mos e kaloni me nje frut apo kos sepse pastaj do te hani shume darke. Vakte te rregullta dhe te ekulibruara, kjo eshte rruga qe duhet te ndiqni per te rene ne peshe. Mund te humbisni pa problem 2-3 kilograme nese evitoni ushqimet me yndyre dhe sheqer. Do te vazhdoni te bini rregullisht nese do te mesoheni te konsumoni perime jeshile, peshkun dhe mishin pa dhjame.



Sportet qe duhet te praktikoni

Vajzave te lindura ne shenjen e Luanit nuk u pelqen te kalojne pa u vene re. Juve ju pelqen te jeni e para ne skene dhe nje aktivitet sportiv, jua mundeson dicka te Ju beni pjese ne shenjat e Zjarrit, i cili ju sjell energjine dhe tonicitetin. Mjafton te vini ne pune kete element, duke u munduar edhe nga partneri i tij, uji, per te arritur rezultatet e deshiruara. tille. Per te djegur kalorite e teperta, mund te regjistroheni ne nje palester. Pervec aktiviteteve te shumta qe ju propozohen atje, do te kenaqeni edhe duke bere pazar per te blere veshje sportive te bukura.

Beni rregullisht seanca saune, pasi nxehtesia, e kombinuar me lageshtine, do te ndikojne tek pjeset e trupit qe kane me shume nevoje per djegien e dhjamerave. Por kujdes nuk mjafton vetem te shkoni ne sauna, duhet ta kombinoni saunen me dieten dhe aktivitetin sportiv.

Nese nuk ju pelqen sporti, per fat te keq, jeni e detyruar t'i futeni, nese doni te beni progrese. Duhet te ekzistoje nje aktivitet qe ju sjell kenaqesine dhe ndjesine e mireqenies. Luani eshte shenja e peste e zodiakut, pra ne analogji me Shtepine e V, sektori i krijmtarise. Ju nuk jeni e detyruar te zhvilloni nje aktivitet sportiv te zakonshem. Kercimi (modern, i salles, etj) do t'ju lejoje te shpreheni dhe te shfrytezoni krijtarine tuaj, duke tonifikuar muskujt dhe lekuren. Meqe te lindurve ne kete shenje u pelqejne te ndricojne dhe te rrezellisin si Dielli, ylli qe drejton kete shenje, do te ishte mire te zgjidhnit nje aktivitet jo te zakonshem. Do te terhiqnit kureshtjen e njerezve nese do te zgjidhnit skine ujore, kung-fune, jogen dhe aktivitete te tjera. Zgjidhni ate qe ju pelqen dhe nuk do te hiqni me dore prej saj.

Si te dobesohesh sipas shenjave te horoskopit? - Virgjeresha

Ne fakt ju nuk i lini gje rastesise dhe cdo detaj i vogel per ju eshte i rendesishem. Megjithate, te bini ne peshe nuk do te thote te ndiqni nje diete te rrepte.

Ngulitni ne koke mendimin se mund t'i arrini objektivat tuaja pa kaluar ore te tera ne kuzhine duke peshuarperberesit qe do te gatuani. Aplikoni rregulla te thjeshta baze, qe do t'ju japin efekte po aq te mira sa edhe nje regjim drakonian. Virgjeresha ben pjese ne elementin Toke. Ky element perben energjine per te cilen ka nevoje trupi juaj qe te funksionoje mire. Nese keni ndonje bace te vogel me perime dhe fruta, keto produkte do t'ju japin energjine e duhur per t'u ndjere mire. Nese banoni ne qytet, perpiquni te gjeni produkte bio, me te mirat per shendetin.

Shenjat e Tokes, per fat te keq, i humbasin kalorite shume ngadale se te tjerat. Eshte pra thelbesore te hani nje darke shume te lehte, por nderkohe, duhet te hani nje mengjes dhe dreke te mire, per te furnizuar trupin me energjine per te cilen ka nevoje.

Ngrihuni me heret ne mengjes dhe konsumoni nje mengjes te varfer ne kalori, por te pasur ne perberes si qumeshti dhe nenproduktet e tij pa yndyre, dritherat, fruta dhe shume uje. Nese nuk e hani dreken ne shtepi, mundohuni te merrni dicak me vete dhe mos te konsumoni ushqime ne fast foode, te cilat ju shendoshin.



Sportet qe duhet te praktikoni

Eshte thelbesore te eleminoni kaorite duke praktikuar nje sport. Nje dite e ngarkuar me pune nuk eshte e mjaftueshme, edhe sikur te keni ndjesine sikur po vraponi andej-kendej. E keni zakone te beni fizkulture? Mos i ndryshoni zakonet tuaja, sespe edhe sikur pak aktivitet fizik te beni, ai eshte efikas. Nese beni nje pune sedentare dhe doni te bini ne peshe, duhet te filloni patjeter fizkulturen. Mundohuni te gjeni kohe edhe per veten, edhe sikur te keni femije te vegjel dhe partneri mos tju ndihmoje shume ne shtepi.

Nese keni mundesi te planifikoni oret tuaja te punes, beni nje pauze nje ore e gjysem, deri ne dy ore ne dreke e pastaj hani dreke. Vetem kujdes, nuk keshillohet te hash shume pasi ke bere sport. Keshtu do te kuptoni arsyet pse nuk duhet te neglizhoni mengjesin. Nese ju pelqejne sportet ne ajer te paster, ka shume mundesi zgjedhjeje: vrap ne natyre, biciklete, tenis, ecje sportive...

Mbase ne fillim duhet ta merrni shtruar dhe jo te jeni shume strikte, sic e keni zakon. Gjithashtu, ne fillim do t'ju dhemin muskujt. Pas 2 muajsh aktivitet, do te rigjeni ritmin qe ju duhet. Dieta e duhur dhe sporti jane receta qe ju nevojiten per te hequr qafe kilogramet e tepert dhe per te tonifikuar muskujt.

__________________
"Tmerrohem kur e mendoj boten pa mua!!"--Jean-Paul Sartre

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 31 Tetor 2010 00:06
lule nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lule Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lule (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: lule Shto lule nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lule nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
lule
at this moment in time...

Regjistruar: 27/10/2010
Vendbanimi: Dans tes rźves..
Mesazhe: 8269

Si te dobesohesh sipas shenjave te horoskopit? - Peshorja

Ju kujdeseni per pamjen tuaj te jashtme, edhe sigurisht te mjedist ne te cilin jetoni. Disa kilograme me pak do te ishin te mirepritura per ta bere me elegante silueten tuaj.

Problemi eshte se duhet te beni perpjekje te medha, sepse kembengulja dhe vazhdimesia nuk bejne pjese ne cilesite tuaja kryesore. Ju beni pjese ne kategorine e njerezve qe ndjekin dietat yo-yo.

Beni disa kilograme, pastaj reshtni perpjeket, i rifitoni prape, pastaj i humbisni perseri...Duhet te hiqni dore nga ky zakon, sepse do te demtoni lekuren tuaj, e cila do te plaket shume shpejt. Ju keni nevoje per nje diete te lehte, me te cilin te bini ngadale dhe efektet e se ciles zgjasin. Keshtu do te mund te bini ne peshe pa u privuar nga gjerat e mira qe vleresoni. Per shembull, nese hani peshk me perime ne zgare, mund t'i lejoni vetes ndonje embelsire te vogel, nese ju pelqejne.

Mund te hani edhe mish me salce, por ne kete rast, duhet te hiqni dore nga embelsirat e preferuara. Ju e keni kuptuar se si mund te bini ne peshe: Nuk perzihen ne te njejitn vakt dy ushqime te pasura me kalori. Sigurisht, idealja do te ishte te pakesonit ne menyre domethenese konsumimin e embelsirave. Gjithashtu, mos harroni te konsumoni shume uje. Dy gota te medha uji per cdo vakt, do t'jua presin disi urine.



Sportet qe duhet te praktikoni

Ju jeni shume e ndjeshme ndaj artit dhe bukurise, prandaj duhet te merreni me nje sport, te cilit nuk i mungon hijeshia. Sigurisht, per te hequr dore nga kilogramet e tepert, eshte e nevojshme te merreni me nje aktivitet fizik. Nese nuk keni mundesi, regjitrohuni ne nje palesterose merruni me aerobi. Kurset e propozuara jane te shoqeruara me muzike, gje qe do t'i pelqeje shume natyres suaj venusiane. Perfitoni per te blere edhe veshje sportive, si per shembull, badi te lezetshme.

Vrapi ne tapetet rrotulluese, gjithashtu eshte shume fitimprures per ju. Kujdes, nuk behet fjale te vraponi me shpejtesi, por te gjeni ritmin qe ben per ju dhe te vazhdoni per gjysem ore. Sigurisht, para se te filloni kete lloj aktiviteti, duhet te beni nje kontroll tek mjeku, nese ne te shkuaren nuk jeni marre me aktivitete fizike. Edhe tenisi do te ishte i mire per ju. Edhe ne kete rast nuk behet fjala per te fituar, por per t'i bere muskujt te punojne.

Nese nuk ju pelqen fare sporti, blini nje biciklete shtepie dhe perdoreni cdo dite, te pakten gjysem ore. Mund te ndryshoni kohen ose intensitetin e ushtrimit, nese doni. Peshorja eshte shenja e shtate e zodiakut, ne analogji me shtepine e shtate, ate te komunikimit, ndarjes, perpjekjes dhe kontakteve.

Ju jeni e shoqerueshme, e shkathet dhe krijoni lehte kontakte me te tjeret. Me siguri, keni nje rreth miqesor te rendesishem dhe midis tyre do te keni ndonje qe do t'ju shoqeroje ne palester ose qe do t'ju shoqeroje ne rrugen tuaj per te rene ne peshe. Edhe juve nuk ju mungon fuqia bindese per kete.


Si te dobesohesh sipas shenjave te horoskopit? - Akrepi


Ju keni aftesine per te pranuar lehte ndergjegjesimin dhe ndryshimet.

Keto cilesi do t'ju ndihmojne per te hequr qafe kilogramet e tepert, sepse do t'ju japin mjete per te arritur objektivat tuaja. Nuk do te shqetesoheni shume per ndyshimin e menyres se jetese, nese rezultatet do te jene te kenaqshme.

Shenja juaj e zodiakut ben pjese tek elementi Uje, qe eshte fusha e intuites. Eshte e kote te ndiqni fjale per fjale keshillat qe gjenden neper revista te ndryshme dhe internet. Njafton te ndiqni intuiten tuaj, per te krijuar dieten e perkryer, te pershtatur me natyren tuaj. Sigurisht, jane disa rregulla baze per tu respektuar, por per pjesen tjeter keni fushe te lire.

Nese doni te ndjeheni ne forme, si me planin fizik, ashtu edhe ate moral, duhet t'i ofroni trupit tuaj karburantin per te cilin ka nevoje. Hani vakte te bollshme, por te ekuilibruara, te lehtesuara ne yndyre e sheqerna dhe do te humbisni ngadale kilet e teperta. Evitoni te rrini me barkun bosh, nese nuk doni te ndjeheni e keputur dhe pa fuqi. Bini ne peshe me nje ritem te arsyeshem dhe kjo eksperience nuk do te jete per ju nje kujtim i keq.



Sportet qe duhet te praktikoni

Durimi dhe forca juaj nuk kane kufij.. Ne fakt, ju jeni e afte te beni perpjekje te vazhdueshme dhe te panderpera. Te ju ekziston nje vendosmeri e pamase qe ju ndihmon te kaperceni cdo pengese. . Megjithate, deri tani mbase nuk e keni marre ne konsiderate sportin; duhet t'i futeni nese doni te shihni rezultatet qe deshironi. Ju keni tendence te caktoni objektiva te larta. Me siguri, do t'i beni te tjeret per te qeshur, nese do t'u thoni se keni ndermend te merrni pjese ne ndonje maratone, nderkohe qe rralle ne jeten tuaj keni veshur atlete. Me e lezetshmja eshte se ju jeni krejtesisht e afte t'ia dilni mbane kesaj. Sigurisht , do t'ju duhet kohe e mund, por do te ndiheni krenare kur t'ia dilni mbane. Nuk ju pelqejne gjerat shume te thjeshta, sepse tek ju ekziston deshira per te testuar dhe sfiduar veten. Akrepi ka nevoje per emocione te forta.

Nese doni te sfidoni veten dhe te bini ne peshe, mundesite jane te shumta. Mund te regjistroheni ne pishine dhe te beni shume not ose te blini nje biciklete dhe te beni rruge te gjata me te. Nje ngjitje ne mal do t'ju shkrinte dhjamerat si bora ne diell. Por, kujdes, duke dashur t'i futeni me koke sportit harroni te beni nje vizite te domosdoshme te mjeku. Vetem ai eshte i afte te gjykoje nese mund te beni sport intensiv, ndersa ato qe nuk kane shpirtin e aventures, mund te bejne nje sport me te bute. Meqe jeni shenje uji mund te beni gjimnastike ne uje.



Si te dobesohesh sipas shenjave te horoskopit? - Shigjetari

Ju nuk mendoni per asnje moment se mund te deshtoni. Keni vendosur te humbisni disa kilograme?

Megjithate kjo duket e veshtire, ju jeni optimiste dhe me besim ne vetvete. Si i lindur ne shenje zjarri, nuk i lini kurre gjerat pergjysem. Do te beni te pamunderen per t'i shkuar dietes deri ne fund, per te humbur sasine e kilogrameve qe e gjykoni te nevojshme. Ne pergjithesi nuk jeni shume i durueshem, keshtu qe i caktoni vetes nje afat.

Megjithate, kujdes, mos harroni te ndiqni rregullat me elementare. Ne fillim do te keni mundesine te humbisni kilogramet e pare shume shpejt. Keshtu, do te keni tendencen per te reduktuar edhe me shume sasine e ushqimeve qe hani, sepse stomaku juaj do te mesohet me pakushqim. Por, nje sasi shume e ulet kalorish ne dite mund t'ju shkaktoje probleme serioze shendeti (lodhje e vazhdueshme, ulje tensioni, irritim ose nervozitet).

Eshte gjithashtu gabim te ndiqni nje diete te rrepte ose te hiqni nga mendja dritherat, sepse qe te funksionoje sic duhet, trupi juaj ka nevoje per to. Sigurisht, mund t'i reduktoni shume, por nuk duhet t;i hiqni krejtesisht. Gjithashtu nuk duhet te hiqni krjet mishin nga menyja, perndryshe duhet ta zvendesoni me peshkun ne cdo vakt. Mund t'ia lejoni vetes te konsumoni salmonin. Nje peshk me ynyre nuk eshte kurre aq kalorik sa mishi i bardhe. Persa u perket perimeve, vini ne pune imagjinaten qe ushqimet tuaja te jene origjinale.




Sportet qe duhet te praktikoni

Te lindurit e shenjes se Shigjetarit njihen per shpirtin e tyre sportiv. Nese beni pjese ne grupin e tyre qe jane marre gjithmone me aktivitete sportive, mos i ndryshoni zakonet tuaja, sepse te gjitha llojet e sporteve ju sherbejne per te pasur muskuj me tonik dhe per te djegur kalorite.

Megjithate, pa dyshim qe ka mes jush edhe nga ata qe bejne jete sedentare. Nese doni te perfoconi efektet pozitive te dietes suaj, eshte e nevojshme te beni pak perpjekje per te vene trupin ne pune. Mos i caktoni objektivat tuaja shume te larta, duke u marre me nje sport qe i tejkalon mundesite tuaja reale. Nga njera ane, kjo mund te jet e rrezikshme per shendetin tuaj dhe nga ana tjeter, rrezikoni t'i braktisni perfundimisht atletet tuaja ne fund te dollapit. Me mire filloni me gjera te lehta, per te testuar aftesite tuaja fizike. Ne revista dhe internet mund te gjeni programe dhe ushtrime fizkulture qe mund t'i beni ne kushtet e shtepise. Avantazhi i kesaj eshte se mund t'i beni ushtrimet kur te doni dhe ne fuksion te kohes qe keni.

Sigurisht qe duhet te jeni e motivuar per te filluar e vetme nje aktivitet fizik. Disa prej jush mund ta lene pas dore sportin pas nje fare kohe, pasi nuk vene ne rezultate spektakolare dhe te shpejta per forcimin e muskujve dhe mund te vini re me shume rezultate duke mbajtur diete, por vetem dieta nuk dot'ju mjaftoje per te patur trupin qe enderroni, pasi kjo gje mund te favorizoje celulitin. Kremerat dhe masazhi nuk mund te bejne mrekullira. Merrni pra guximin per t'u regjistruar ne nje palester, ku instruktori do t'ju jape programin e duhur per ju. Ju pelqen me shume te beni fizkulture ne ajer te paster? Atehere beni vrap, tenis, biciklete, sporte plazhi...Testoni, eksperimentoni dhe do te gjeni aktivitetet qe i pershtaten me shume natyres suaj.

__________________
"Tmerrohem kur e mendoj boten pa mua!!"--Jean-Paul Sartre

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 31 Tetor 2010 00:10
lule nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lule Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lule (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: lule Shto lule nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lule nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
lule
at this moment in time...

Regjistruar: 27/10/2010
Vendbanimi: Dans tes rźves..
Mesazhe: 8269

Si te dobesohesh sipas shenjave te horoskopit? - Bricjapi

Ju duket se keni rrumballakesi te teperta aty-ketu? Mos u shqetesoni, vendosmeria juaj do t'ju sherbeje si trampoline per t;u hedhur pa frike ne kete sfide te re. Duhet te lodheni, sepse nuk eshte e lehte qe te bini ne peshe, por rezultati qe do te merrni, do t'ia vleje!

Kalorite nuk do t'i digjni shume lehte, sepse beni pjese ne shenjat e Tokes. Per kete arsye eshte e rendesishme te vendosni nje diete mjaft drastike. Nuk keni te drejte te beni asnje leshim, nese nuk doni ta nisni cda here nga fillimi! Brumerat duhet t'i pakesoni ne maksimum, vetem 2-3 her ne jave. Nese ju pelqen te hani nje pjate makarona me salce, ato duhet t'i shoqeroni me peshk ne zgare. Eliminoni edhe djathin, edhe ate qe nuk ka shume yndyre, preferoni qumeshtin dhe kosin e skremuar. Persa i perket bukes, hani vetem nje fet ne vakt. Ai qe ju shoqeron ne tavoline duhet te ndjeke te njejten diete, pasi ju mund te tundoheni lehte. Per t'i rezistuar dietes, bejini qejfin vetem me gjera te tjera, sic jane kinemaja, teatri, nje pasdite pazar (ku te blini aksesore te ndryshem apo kepuce, sepse rrobat do t'i blini pasi te dobesoheni), etj.



Sportet qe duhet te praktikoni

Nuk keni bere kurre fizkulture, pervecse ne shkolle? Atehere duhet shume pune qe t'i futeni tani, sepse trupi juaj mund ta kete te veshtire ne fillim. Por, nese doni te holloni silueten tuaj, duhet te kombinoni dieten me fizkulturen. Saturni qe udheheq shenjen tuaj, ju shtyn qe ta filloni shtruar. Nese nuk keni praktikuar asnjehere ndonje sport, muskujt ne fillim do t'ju dhembin, edhe sikur te beni ushtrime te lehta. Por, cili do te dale me i forte, vullneti apo trupi juaj? Gjithcka do te varet prej jush. Ju i keni te gjitha aftesite dhe vendosmerine qe te mos shkurajoheni.

Qe ta mesoni trupin me fizkulture, fillojeni ngadale. Muajin e pare beni ecje energjike 2 here ne jave. Nuk do t'ju duket sikur po beni fizkulture, por do te filloni te mesoni muskujt. Muajin e dyte mund te beni 10 minuta vrap ne cdo seance dhe ta shtoni progresivisht. Me pas mund te zgjidhni nje sport qe t'ju pelqeje: tenis, not, palester, etj. Sekreti per te hequr qafe kilet e teperta nuk eshte te besh sporte te fuqishem, por ta beni trupin te punoje ne vazhdimesi. Nese nuk doni t'ju dale fizkultura nga zemra pergjithmone, mos u merrni me aktivitete shume te dhunshme, si per shembull me aerobi, pasi keshtu sporti do te kthehej ne torture. Vini ne pune logjiken, masen dhe mos u mundoni te kaloni kufijte tuaj.

Si te dobesohesh sipas shenjave te horoskopit? - Ujori

Eshte e veshtire t'ju fusesh ne "hulli", pasi ju i keni tmerr detyrimet dhe shterngimet, por per fat te keq, nje diete kerkon nje minimum detyrimi.

Nese doni te humbisni kilogramet e tepert, duhet te beni nje perpjekje per te ndjekur nje linje sjelljeje. E keni zakon te hani ne ore e pa ore, kur ndjeni uri? Kjo praktike duhet hequr, sepse rregulli baze per te rene ne peshe eshte t'i japesh trupit karburantin per te cilin ka nevoje me nje ritem te rregullt. Persa i perket menuse suaj, nuk ju mungon imagjinata per ta bere joshese. Mund te blini nje liber me receta kuzhine te huaja, se bashku me erezat dhe mjetet perkatese. Perimet e ziera dhe ne zgare mund t'ju merzisin nese i hani shpesh dhe do t'ju detyrojne te hiqni dore nga dieta. Nese doni te vazhdoni ju duhet larmia. Atehere mos ndiqni rrugen qe ndjekin te tjeret, por pershtatjani dieten deshirave tuaja.

Zbavituni duke perzier te kripurat me te emblat, testoni edhe receta qe i keni shpikur vete nese keni deshire, me qellim qe cdo vakt te jete ndryshe nga tjetri. Ju mund te bini ne peshe duke kaluar momente te kendshme duke provuar gjellet tuaja.



Sportet qe duhet te praktikoni

Nuk keni bere pothuajse gjimnastike? Tani eshte rasti ideal per ta filluar, sepse nuk mjafton vetem dieta per te rene ne peshe. Problemi eshte se ju nuk keni shume deshire te regjistroheni ne nje palester, as te shkoni ne nje pishine, ku instruktori t'ju thote sa here duhet t'i bini asaj per se gjati. Me nje fjale, juve nuk ju pelqejne rregullat dhe kjo e kufizon shume fushen e veprimit. Mundesia e vetme qe ju ofrohet eshte gjimnastika ne shtepi ose vrapi. Aty, nuk u nenshtroheni detyrimeve dhe orareve. Nese ju pelqen vrapi, eshte thelbesore te ndryshoni vazhdimisht vendin e vrapimit sepse sapo dicka te behet zakon, ju keni nevoje te kaloni ne dicka tjeter. Nese doni respektoni tre seancat e gjimnastikes ne jave dhe kjo te mos behet monotone sa ta lini fare, eksploroni vende te reja. Mund te zbuloni edhe vende shume piktoreske.

Kujdes, mos e teproni edhe me sport. Planeti juaj udheheqes eshte Urani, qe ju shtyn ne disa raste te tregoheni nervoze dhe impulsive. Sfida juaj nuk eshte fizkultura, por renia ne peshe. Nuk do te ishte mire te demtoheshit, te ndjenit dhimbje dhe te bllokoheshit ne shtepi, mos zgjidhni ushtrime kot me kot sepse mund te demtoni trupin ose beni nje sakrifice dhe regjistrohuni ne palester per nje muaj qe te dini si te veproni, ose gjeni informacione interesante ne botimet e specializuara ose ne internet.


Si te dobesohesh sipas shenjave te horoskopit? - Peshqit


Nuk jeni pergatit per lufte, prandaj rralle i perballoni veshtiresite balle per balle; ose u largoheni me vrap, ose bini ne depresion.

Nje problem peshe nuk eshte kaq madhor, megjithate kjo mund t'ju rendoje mjaftueshem sa te mos ndjeheni mire. Nese e kanalizoni vemendjen te ndonje defekt qe keni, e pamundur per te menduar gje tjeter. Kjo mund te kthehet ne nje fiksim, por mos harroni se cdo problem e ka nje zgjidhje.

Mjafton te filloni ne menyre te re te te ushqyerit qe trupi juaj t'i pershtatet imazhit ideal, por per kete duhet te beni me shume sforcime se gjithe te lindurit ne shenjat e tjera, sepse te qenurik luftarake dhe e vendosur nuk te hyn ne cilesite e tua kryesore. Pra, do te ishte mire te nduhmoheshit nga nje dietologe. Takimet e rregullta me te do te jene nje motivim i mire per te mos e braktisur punen ne mes. Specialistja do t'ju keshilloje edhe menute qe do te konsumoni, qe t'u pershtaten natyres dhe nevojave tuaja.

Peshqit bejne pjese ne shenjat e Ujit, prandaj eshte mire t'ju kujtojme te konsumoni shume uje mineral. Nga njera ane, ai eshte thelbesor per funksionimin e mire te trupit tuaj dhe nga ana tjeter, do t'ju ndihmoje te eleminoni kalorite. Persa u perket vakteve, merreni shtruar, si per mengjesin ashtu edhe per dreken dhe darken. Ne fakt, keshtu ushqimet do te treten me mire dhe kjo rregullsi do t'ju ndihmoje te eleminoni yndyrnat dhe kalorite.




Sportet qe duhet te praktikoni

Shenja e Peshqeve njihet per boten e brendshme te pasur. Ju jeni nga ata qe veproni me shpirt. Ju pelqen te kaloni momente ne vetmi per t'u furnizuar me energji, per te reflektuar dhe medituar. Keni marre vendimin per te ndjekur nje diete dobesimi? Eshte nje vendim i shkelqyer, por tani duhet te veproni edhe jashte, pra, me muskujt dhe lekuren. Per kete nuk ekziston nje mrekulli tjeter pervec fizkultures, megjithese nuk eshte nje aktivitet i vleresuar prej jush. Nese keni nje shoqe qe mund t'ju shoqeroje ne kete sfide, mund te motivoheshit me mire qe te shkonit ne palester.

Nese doni te forconi muskujt dhe te keni lekure tonike, ideja e mire do te ishte te ndiqeshit nga nje instruktor/e dhe do te jeni e detyruar te mos mungoni ne asnje seance, qofte kjo ne nje palester, pishine apo aerobi. Keshtu do te ndiqnit ritmin e imponuar prej tij. Mund t'i kerkoni instruktorit qe t'ju pergatise nje program special per ju. Ai do te ndjeke nga afer perparimet tuaja. Atehere, beni hapin e pare ne kete sfide te re dhe shume shpejt do te vini ne rezultatet pozitive.

__________________
"Tmerrohem kur e mendoj boten pa mua!!"--Jean-Paul Sartre

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 31 Tetor 2010 00:11
lule nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lule Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lule (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: lule Shto lule nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lule nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
dylan
Veteran ne forum

Regjistruar: 17/05/2009
Vendbanimi: vlore
Mesazhe: 5487

u pa puna dhe dieten e kapem kush beson ne shenjat e horoskopit xhanem ?

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 31 Tetor 2010 00:35
dylan nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė dylan Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me dylan (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: dylan Shto dylan nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto dylan nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 15:08 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Fizikė dhe Astronomi > Si te dobesohesh sipas shenjave te horoskopit?

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.