Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Historia > Reparti 326 " Sampistat"
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
lule
at this moment in time...

Regjistruar: 27/10/2010
Vendbanimi: Dans tes rźves..
Mesazhe: 8269

Reparti 326 " Stampistat"

Erdhën sampistët. Vetëm kjo fjali mjaftonte që të gjithë të fortët e qyteteve të mbylleshin në shtëpitë e tyre për të dalë andej vetëm pas përhapjes së lajmit se IFAT e tyre ishin nisur për në Tiranë. Edhe pse tani ata i përkasin brezit të 40 vjeçarëve, çunat e rinj u shikojnë me zili fizikun prej ramboje. "Ata djem kishin forcë robotike. Brenda pak viteve reparti 326 u shndërrua në komandon më të pregatitur. Ata mund të rrinin 1 javë pa fjetur dhe pa bukë. Ishin qitësit më perfekt. Ngjiteshin nëpër pallate dhe pemë me lehtësinë më të madhe. Jeta e tyre ishte vetëm stërvitje dhe pregatitje profesionalo-psikologjike. Edhe reparti i Rena-s që aktualisht kap nivelet e forcave speciale më të afta në botë nuk mund të krahasohet me ata", tregon Nexhmi Zoto, një nga ish komandatët e të tmerrshmve që në vitet 80 të gjithë i njihnin me emrin sampistët. Si u krijuan rambot e Enverit.

Në fillim të vitit 1982 u vendos të krijohej një forcë speciale policore e cila do të përdorej për detyra specifike dhe kundër akteve terroriste. Edhe pse Shqipëria në atë kohë ishte vërtet "oaz qetësie", informacionet e shumta të sigurimit të shtetit për atentate ndaj udhëheqjes së lartë, por sidomos të dhënat për zbarkime të disa grupeve me komando nga vendet fqinjë bënë që të hidhet ideja e krijimit të repartit 326. Vendi ku do të istalohej ky repart u zgjodh prapa burgut 302, pikërisht aty ku gjenden sot forcat speciale RENEA.

Enver Hoxha
Thuhet se ideja për krijimin e supermenëve të policisë shqiptare ka qënë e vetë Enver Hoxhës por ish komandatët thonë të sigurt se ka qënë Kadri Hazbiu dhe Mehmet Shehu ata që urdhëruan krijimin e 326-tës. Brenda pak muajve u ngritën disa godina 3 katëshe dhe një palestër moderne. Kompania e parë u krijua me ushtarë të zgjedhur në gjithë vendin. Komandanti i parë u emërua Nexhmi Zoto. Më pas "u rekurtuan" sportistët më të zgjedhur të klubit Dinamo, shumica nga ekipi i mundjes. Ishte i vetmi repart në Shqipëri ku zgjatja e shërbimit ushtarak zgjaste 3 vjet. Bërthama u krijua me më të mirët të cilëve ju bashkëngjitën sportistë të dalluar. Këta u organizuan në 2 kompani me rreth 200 veta të cilët pagueshin mirë dhe kishin normën më të lartë të ushqimit. Ishin pikërisht këta 18-22 vjeçarë që me stërvitje non stop, improvizime aksionesh të shkallës më të lartë të rezikshmërisë brenda pak kohësh do të shndëroheshin në makina të vërteta lufte. Shërbimet e para të tyre kanë qënë shoqërimet e udhëheqsve të shtetit dhe partisë dhe goditje të elementëve problemetik nëpër qytete të ndryshme. Por muskujt dhe pregatitja e tyre superprofesionale kërkonte një provë të vërtetë. Dhe ajo erdhi shumë shpejt.

Reparti 326 gjatë stërvitjes
Si eleminuan komandon e Xhevdet Mustafës. Mëngjesin e 31 gushtit 1982, një urdhër nga lart bëri që në repartin 326 të jepej alarmi. Të gjithë e kuptuan se u kishte ardhur dita të provonin vehten dhe të justifikonin pregatitjen "e egër" që kishin bërë në pak muaj. U zgjodhën më të mirët rreth 100 veta të cilët i ndanë në 2 grupe. Komandanti dhe një nga kreët e lartë të Ministrisë së Rendit Publik u tha se operacioni ishte shumë i rëndësishëm dhe jashtëzakonisht sekret. Do kapnin ose eleminonin një bandë për të cilën kishte të dhëna se ishte e përbërë nga njerëz të stërvitur mirë për luftë terroriste dhe të armatosur me armët më të sofistikuara në botë. Kaq dhe asgjë më shumë. Po atë ditë sampistët hipin në IFAT e mbuluara të repartit dhe nisen jo pa emocion për të kryer aksionin e tyre të parë. Sipas një plani të detajuar vendosen në bregdetin e Golemit në Durrës. Të ndarë në skuadra të shumta istalohen nëpër bunkerë, në pyllin aty pranë dhe kabinat e plazhistëve. Urdhëri ishte dhënë që pa rënë në sy të banorëve, plazhistëve apo kalimtarëve rastësorë që prisnin në gjendje lufte. Njëri grup të cilin e kishin veshur me rroba civile lëvizte me makinë dhe më këmbë në gjithë vijën e bregdetit aty. Pjesa tjetër ishte istaluar në bregdetin e Divjakës. Ka qënë shërbimi më i gjatë në historinë e policisë shqiptare. Plot 26 ditë pa lëvizur dhe me pak orë gjumë "rambot" prisnin bandën e Xhevdet Mustafës të cilin e vranë më 27 shtator 1982 pas 2 orë luftë.

Reparti 326 gjatë stërvitjes Aksione të tjera dhe dëshmori i parë
Përfundimi spektakolar i aksionit për eleminimin e bandës së Xhevdet Mustafës, bëri që emri i repartit 326 të merrte përmasa mitike. Vetëm pak muaj më pas çunat e specialeve të policisë do të zgjidhnin një tjetër operacion të vështirë. Në fillim të vitit 1983, rrethohet në shtëpinë e tij në qytetin e Shkodrës një nga emrat më të tmerrshëm të qytetit Cuf Susta. Pas një ore luftë kapua i qytetit verior përfundon i vrarë. Aksionet më pas nuk kanë të sosur pavarsisht se niveli repartit i cili tashmë nga njerzit ishte pagëzuar me emrin "Sampistët" kërkonte kriminelë të vërtetë të cilët në atë kohë në Shqipëri numëroheshin me gishta. Arratisja e 3 të burgosurve në vitin 1995 nga burgu i sigurisë së lartë në Burrel.Sipas informacioneve të arrtisurit ishin fshehur në malet e Bulqizës duke tentuar të arratishin nga posta e Viçishtit. Ka qënë operacioni i parë me helikopter. Ismeti që vazhdon të jetë efektiv i repartit RENEA, tregon sesi për 14 ditë rresht kanë kontrolluar pyjet dhe malet. Flinin jashtë dhe ushqimet u mbaruan shumë shpejt. Asnjëri prej të burgosurve të arratisur të cilët u kapën po nga sampistët më pas nuk arriti të kalonte kufirin. Maji i vitit 1987, shënon një tjetër aksion spektakolar të sampistëve. Qindra njerëz në qytetin e Kuçovës pas ndeshjes së futbollit mes ekipit vendas dhe atij të Dinamos, mbajtën peng në dhomat e zhveshjes të gjithë skuadrën tiranase. Policia e cila ndeshej për herë të parë me një revoltë kaq masive ku u përdorën edhe gurët dhe mjetet e tjera të forta duke bërë të plagosen dhjetra efektiv të tyre dhe tifozë, nuk ishte aftë të vinte rendin. Ka qënë mbërritja e trupave të repartit 326 me helikopter që bëri të mundur në mesnatë të tërhiqte futbollistët e Dinamos dhe brenda pak orëve të rikthente me dorë të fortë rendin dhe qetësinë. Në vitin 1991 repartit ju ndryshua emri. Nga bërthama më e mirë e tij u themelua RENEA. Po atë vit gjatë aksionit për të shuar luftën mes njerzve dhe studentëve të Shkollës së Bashkuar Ushtarake bie dëshmori i parë pjestar i vjetër i sampistëve Lulëzim Sulollari. Pak muaj më vonë vritet në Shkodër edhe një tjetër legjendë e repartit 326 Arben Ujka. Tani shumica e tyre janë larguar jashtë vendit. Të tjerë janë bërë komandant te Renea apo drejtues policie në komisariate të ndryshme.

Si shpetuan Ramiz Aline
Mes dhjetra aksioneve te sukseshme te gjithe mbajne mend shmangjen e nje atentati ndaj Ramiz Alise ne hidocendtralin e Fierzes. Pas vdekjes se Enver Hoxhes Ramiz Alia i vendosur ne vendin e nr 1 te partise dhe shtetit, ndermerr nje turne ne te gjithe vendin. Ne fillim te vitit 1986 ne nje takim me puntoret e hidocentralit te Fierzes, nje person me bombe ne xhep i afrohet tribunes ne momentin qe Alia ishte duke mbajtur fjalimin e rastit. Ka qene pikerisht nderhyrja e djemve te repartit 326 qe ka bere neutralizimin dhe carmatosjen e atentatorit. Me pas personi i arrestuar pranoi se me ate granate kishte si qellim te eleminonte kreun e Partise se Punes. Ka qene pikerisht ky rast qe ne muret e muzeut legjendar qe te ketij reparti, i cili tani eshte pasuruar nga djemte e RENEA, te varet edhe nje tjeter medalje akorduar nga Kuvendi Popullor

(shqip)

__________________
"Tmerrohem kur e mendoj boten pa mua!!"--Jean-Paul Sartre

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Nëntor 2010 15:43
lule nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lule Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lule (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: lule Shto lule nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lule nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

Talking

Sampistat kane luajtur nje rol te rendesishem ne historine e Shqiperise!!!

teme koti.

__________________
.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 07 Nëntor 2010 20:11
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AngelDevil Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AngelDevil  nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Piktor ėshtė moderator/e nė kėtė nėn-forum   Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Sampistat ne pergjithesi ishin trupa te zgjedhur "mish pa tru" qe arsyetimi i tyre i vetem ka qene huri. Shteti shpenzonte shume per ta per ti ushqyer ,veshmbathur e stervitur dhe per te bere zap miletin.
Per here te pare "sampistet" ne fakt sambistet i krijuan ruset per te mbajtur nen dare revoltat e manifestimet qe mund te rrezikonin bolsheviket.

Modifikuar nga Piktor datė 08/11/2010 ora 19:55

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Nëntor 2010 19:48
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Piktor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Piktor Shto Piktor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Piktor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 10:05 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Historia > Reparti 326 " Sampistat"

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.