Forumi Horizont Forumi Horizont > Sporti > Futboll > Historia e Arsenal!!!
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
RIP Gibbs
Victim at Finnegans Wake

Regjistruar: 13/05/2006
Vendbanimi: Bitchfield
Mesazhe: 2637

Post

Historia e Arsenal!!!

Klubi filloi jetën si një klub futbolli amator i titulluar Dial Square në vitin 1886 por më vone u rititullua si Royal Arsenal. Më vonë, në vitin 1891, Arsenali do ta ndryshonte emrin përseri, këtë herë u titullua Woolwich Arsenal. Po në të njëjtin vit, klubi u kthye në një klub profesionistë, duke u futur në Ligën e Dytë së Anglise (Football League 2nd Division). Dy vjet më pas, Arsenali do të shijonte triumfin e parë duke fituar Ligën e Dyte, një gjë e përseritur në edhe në 1903. Edhe pse i suksesshëm në ligë, Arsenali vuajti nga tifozëria e dobët, diçka që e dobësoi klubin nga ana financiare. I vetmi shpëtim për klubin në atë kohë, ishte dislokimi në një vend ku tifozëria dhe mbështetja e klubit do të ishte më e madhe. Keshtu që në 1913, Arsenali u zvendos në një stadium të ri, në Holloway, Londër Veriore. Stadiumi u quajt Highbury, falë emrit të zonës ku stadiumi u ndërtua. Kështu filloi era e lavdishme e Hajburit, stadium që do të ishte identiteti i klubit për 93 vjet me rradhë. Zvendosja në Londrën Veriore, e futi menjeherë klubin në rivalitet dhe konkurence me klubin sportiv Totenham Hotspër. (Tottemham Hotspur FC) Në vitin 1925, klubi emëroj manaxherin tepër i aftë, Herbert Çapman si manaxher i klubit. Menjëherë, Çapman filloi me ndryshimet në klub. Nëpërmjet disiplinës, trajnimit dhe dietrave ushqimore të shumta, ai ua rriti kapacitetin fizik të lojtarëve dhe zhvilloi taktika të reja në futboll diçka që i pruri klubit shume suksese duke fituar kampionatin 5 herë dhe kupën e Anglisë (FA Cup) 2 herë midis 1930-1938. Gjithashtu gjatë sundimit të tij tek Arsenali, Çapman ishte infuenca krysore në ndryshimin e emrit të stacionit së metrosë lokale nga Xhilespi Road, në Arsenal. Deri tani, Arsenali është klubi i vetëm që ka një stacion metroje në emër të tij. Sukseset nuk do të zgjasnin shumë dhe vdekja e Çapmanit në 1935, e futi klubin përsëri në krizë. Pas fundit të Luftës së Dytë Botërore, futbolli filloi përsëri në Angli por Arsenali nuk do të shijonte sukses deri në fund të viteve 60. Në sezonin 1969-1970 Arsenali fitoi kupën prestigjoze evropiane Fairs Cup kundër Anderlektit. Ky triumf do të ndiqej nga një triumf akoma më i madh. Gjatë 70-71, për herë të parë në historinë e klubit, Arsenali do të fitonte Kupën e Anglisë dhe gjithashtu Kampionatin e Anglise, atëherë e njohur si League 1. Periudha 1970-1990, do të ishte e suksesshme nga ana e arritjeve duke arritur 4 finale së Kupës së Anglisë (humbur 3, dhe fituar 1), 1 finale evropiane në 1980 - Kupa e Fituesve së Kupës (Cup Winners Cup) - duke e humbur atë me penallti kundër Valencias, 1 finale së Kupës së Ligës (League Cup), në vitin 1987, duke e fituar atë kundër rivalëve të tyre Totenham Hotspër dhe duke fituar Kampionatin e Anglisë një vit më vonë si dhe gjatë sezonit 1988-99 dhe 1990-91. Për herë të dytë në historinë e klubit, gjatë sezonit 1992-93, Arsenali do të shpallej kampion i Anglise si dhe fitues së Kupës së Anglise. Në sezonin e ardhshem, 1993-94, Arsenali arriti finalen evropiane Kupa e Fituesve së Kupës për herë të dytë në historinë e klubit, këtë herë, të suksesshëm në fund duke mundur Parmën me rezultatin 1-0. Fatkeqësisht, falë disa transfertave të parregullta futbollistësh, manaxheri i asaj kohe Xhorxh Graham, u pushua nga puna. Kështu pas një periudhe 1 vjecare, Arsene Venger (Arsene Wenger) iu dha detyra si menaxher i klubit, ky duke qënë menaxheri i parë i huaj në historinë e klubit. Venger nuk ishte i njohur në Angli dhe metotat e tij të trajnimit në fillim u dukën shumë të çuditshme dhe fare të papritura nga lojtarët dhe kolegjët e tij menaxherë. Por shumë shpejt, këto metoda do të jepnin rezultate pozitive, duke fituar për herë të tretë, në sezonin 1997-98, Kupën e Anglisë dhe gjithashtu Kampionatin. Kjo do të përsëritej gjatë 2001-02 duke fituar të dyja kupat. Në vitin 1999, Arsenali bleu sulmuesin francez, Tierri Henri (Thierry Henry) nga Juventusi me një cmim nominal. Henri ishte lojtar i Vengerit kur ai ishte menaxher i Monakos dhe Vengeri pa diçka tepër të veçantë tek i riu francez që menaxherët e tjerë nuk e dalluan dot. Nën tutorimit e Vengerit, Henri u zhnderrua ndër një nga sulmuesit më të aftë në botë. Nga periudha 1996-2004 Arsenali do të mbaronte sezonin ose në vend të parë ose të dytë në Kampionatin Anglez (i rititulluar Premier League). Kjo arritje kulminoi kur gjatë sezonit 2003-04, Arsenali do të fitonte Kampionatin pa humbur asnje loje dhe duke arritur një numër rekord 49 lojra pa humbur. Gjithsej, nën Vengerin, Arsenali do të fitonte Kupën e Anglise 4 herë, Kampionatin 3 herë dhe gjithashtu duke arritur finalen e Kupës UEFA (humbur me penallti kundër Galatasarait) dhe finalen e Kupës së Kampionëve (humbur kundër Barcelonës). Në vitin 2006, një kapitull i ri filloi, në historinë e klubit, duke u zhvendosur në një stadium të ri me një kapacitet mbi 60 000 vënde.Historiku Klubi filloi jetën si një klub futbolli amator i titulluar Dial Square në vitin 1886 por më vone u rititullua si Royal Arsenal. Më vonë, në vitin 1891, Arsenali do ta ndryshonte emrin përseri, këtë herë u titullua Woolwich Arsenal. Po në të njëjtin vit, klubi u kthye në një klub profesionistë, duke u futur në Ligën e Dytë së Anglise (Football League 2nd Division). Dy vjet më pas, Arsenali do të shijonte triumfin e parë duke fituar Ligën e Dyte, një gjë e përseritur në edhe në 1903. Edhe pse i suksesshëm në ligë, Arsenali vuajti nga tifozëria e dobët, diçka që e dobësoi klubin nga ana financiare. I vetmi shpëtim për klubin në atë kohë, ishte dislokimi në një vend ku tifozëria dhe mbështetja e klubit do të ishte më e madhe. Keshtu që në 1913, Arsenali u zvendos në një stadium të ri, në Holloway, Londër Veriore. Stadiumi u quajt Highbury, falë emrit të zonës ku stadiumi u ndërtua. Kështu filloi era e lavdishme e Hajburit, stadium që do të ishte identiteti i klubit për 93 vjet me rradhë. Zvendosja në Londrën Veriore, e futi menjeherë klubin në rivalitet dhe konkurence me klubin sportiv Totenham Hotspër. (Tottemham Hotspur FC) Në vitin 1925, klubi emëroj manaxherin tepër i aftë, Herbert Çapman si manaxher i klubit. Menjëherë, Çapman filloi me ndryshimet në klub. Nëpërmjet disiplinës, trajnimit dhe dietrave ushqimore të shumta, ai ua rriti kapacitetin fizik të lojtarëve dhe zhvilloi taktika të reja në futboll diçka që i pruri klubit shume suksese duke fituar kampionatin 5 herë dhe kupën e Anglisë (FA Cup) 2 herë midis 1930-1938. Gjithashtu gjatë sundimit të tij tek Arsenali, Çapman ishte infuenca krysore në ndryshimin e emrit të stacionit së metrosë lokale nga Xhilespi Road, në Arsenal. Deri tani, Arsenali është klubi i vetëm që ka një stacion metroje në emër të tij. Sukseset nuk do të zgjasnin shumë dhe vdekja e Çapmanit në 1935, e futi klubin përsëri në krizë. Pas fundit të Luftës së Dytë Botërore, futbolli filloi përsëri në Angli por Arsenali nuk do të shijonte sukses deri në fund të viteve 60. Në sezonin 1969-1970 Arsenali fitoi kupën prestigjoze evropiane Fairs Cup kundër Anderlektit. Ky triumf do të ndiqej nga një triumf akoma më i madh. Gjatë 70-71, për herë të parë në historinë e klubit, Arsenali do të fitonte Kupën e Anglisë dhe gjithashtu Kampionatin e Anglise, atëherë e njohur si League 1. Periudha 1970-1990, do të ishte e suksesshme nga ana e arritjeve duke arritur 4 finale së Kupës së Anglisë (humbur 3, dhe fituar 1), 1 finale evropiane në 1980 - Kupa e Fituesve së Kupës (Cup Winners Cup) - duke e humbur atë me penallti kundër Valencias, 1 finale së Kupës së Ligës (League Cup), në vitin 1987, duke e fituar atë kundër rivalëve të tyre Totenham Hotspër dhe duke fituar Kampionatin e Anglisë një vit më vonë si dhe gjatë sezonit 1988-99 dhe 1990-91. Për herë të dytë në historinë e klubit, gjatë sezonit 1992-93, Arsenali do të shpallej kampion i Anglise si dhe fitues së Kupës së Anglise. Në sezonin e ardhshem, 1993-94, Arsenali arriti finalen evropiane Kupa e Fituesve së Kupës për herë të dytë në historinë e klubit, këtë herë, të suksesshëm në fund duke mundur Parmën me rezultatin 1-0. Fatkeqësisht, falë disa transfertave të parregullta futbollistësh, manaxheri i asaj kohe Xhorxh Graham, u pushua nga puna. Kështu pas një periudhe 1 vjecare, Arsene Venger (Arsene Wenger) iu dha detyra si menaxher i klubit, ky duke qënë menaxheri i parë i huaj në historinë e klubit. Venger nuk ishte i njohur në Angli dhe metotat e tij të trajnimit në fillim u dukën shumë të çuditshme dhe fare të papritura nga lojtarët dhe kolegjët e tij menaxherë. Por shumë shpejt, këto metoda do të jepnin rezultate pozitive, duke fituar për herë të tretë, në sezonin 1997-98, Kupën e Anglisë dhe gjithashtu Kampionatin. Kjo do të përsëritej gjatë 2001-02 duke fituar të dyja kupat. Në vitin 1999, Arsenali bleu sulmuesin francez, Tierri Henri (Thierry Henry) nga Juventusi me një cmim nominal. Henri ishte lojtar i Vengerit kur ai ishte menaxher i Monakos dhe Vengeri pa diçka tepër të veçantë tek i riu francez që menaxherët e tjerë nuk e dalluan dot. Nën tutorimit e Vengerit, Henri u zhnderrua ndër një nga sulmuesit më të aftë në botë. Nga periudha 1996-2004 Arsenali do të mbaronte sezonin ose në vend të parë ose të dytë në Kampionatin Anglez (i rititulluar Premier League). Kjo arritje kulminoi kur gjatë sezonit 2003-04, Arsenali do të fitonte Kampionatin pa humbur asnje loje dhe duke arritur një numër rekord 49 lojra pa humbur. Gjithsej, nën Vengerin, Arsenali do të fitonte Kupën e Anglise 4 herë, Kampionatin 3 herë dhe gjithashtu duke arritur finalen e Kupës UEFA (humbur me penallti kundër Galatasarait) dhe finalen e Kupës së Kampionëve (humbur kundër Barcelonës). Në vitin 2006, një kapitull i ri filloi, në historinë e klubit, duke u zhvendosur në një stadium të ri me një kapacitet mbi 60 000 vënde

__________________
Si nuk u bera njehere moderator...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Mars 2011 15:15
RIP Gibbs nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė RIP Gibbs Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me RIP Gibbs (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: RIP Gibbs Shto RIP Gibbs nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto RIP Gibbs nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
BIONDIA
Ne zemren tende.

Regjistruar: 02/03/2006
Vendbanimi:
Mesazhe: 10184

Gibbs noj foto kerkoj shume ....

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Mars 2011 15:50
BIONDIA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė BIONDIA Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me BIONDIA (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: BIONDIA Shto BIONDIA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto BIONDIA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
RIP Gibbs
Victim at Finnegans Wake

Regjistruar: 13/05/2006
Vendbanimi: Bitchfield
Mesazhe: 2637

Arsenal 2011

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re arsenalsquad21.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 5 herė.

...

__________________
Si nuk u bera njehere moderator...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Mars 2011 15:56
RIP Gibbs nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė RIP Gibbs Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me RIP Gibbs (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: RIP Gibbs Shto RIP Gibbs nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto RIP Gibbs nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
RIP Gibbs
Victim at Finnegans Wake

Regjistruar: 13/05/2006
Vendbanimi: Bitchfield
Mesazhe: 2637

Arsenal 49 ndeshje rradhazi pa asnje humbje, Rekord Historik 2004

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re arsenal fa.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 5 herė.

...

__________________
Si nuk u bera njehere moderator...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Mars 2011 15:57
RIP Gibbs nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė RIP Gibbs Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me RIP Gibbs (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: RIP Gibbs Shto RIP Gibbs nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto RIP Gibbs nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
RIP Gibbs
Victim at Finnegans Wake

Regjistruar: 13/05/2006
Vendbanimi: Bitchfield
Mesazhe: 2637

Fabregas, kapiteni yne

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re 06mar2011_fabregas.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 5 herė.

...

__________________
Si nuk u bera njehere moderator...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Mars 2011 15:59
RIP Gibbs nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė RIP Gibbs Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me RIP Gibbs (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: RIP Gibbs Shto RIP Gibbs nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto RIP Gibbs nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
RIP Gibbs
Victim at Finnegans Wake

Regjistruar: 13/05/2006
Vendbanimi: Bitchfield
Mesazhe: 2637

Arsene Wenger

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re wenger.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 5 herė.

...

__________________
Si nuk u bera njehere moderator...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Mars 2011 16:00
RIP Gibbs nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė RIP Gibbs Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me RIP Gibbs (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: RIP Gibbs Shto RIP Gibbs nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto RIP Gibbs nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 06:17 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Sporti > Futboll > Historia e Arsenal!!!

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.