Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Fizikė dhe Astronomi > fokus 360 grade
Gjithsej 2 faqe: « 1 [2]   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

ne fakt jane keto lloj teorish qe bejne qe te kerkohet dicka qe nuk ka ishte gjetur me perpara...ato qe mund te arrish te provosh dicka...(ajo qe eshte me e cuditshmja eshte qe sa me e bukur te jete nje teori aq me shume mundesi ka te jete e sakte )...sic ka qene rasti qe kam hasur tek libri "nga big bangu tek vrimat e zeza" per sa i perket unifikimit i forces se dobet berthamore(qe eshte edhe pergjegjse per radioaktivitetin) dhe asaj elektromagnetike me rezultat gjetjen e disa grimcave te reja sic ishin W+,W- dhe Z.(vitet 1970 nese nuk gabohem)
megjithse ne kete liber,i behet edhe nje arsyetim me i ngaterruar nese do arrijme nje dite te gjejme nje teori te vetme apo jo,anej nga fundi i librit qe nuk e kuptova mire ...ta mendosh qe ainshtajni harxhoi 30 vjetet e fundit te jetes se tij per te kerkuar kete gje ne vend qe te nxirrte teori te tjera si ato qe pati bere deri atehere,tregon se sa rendesi i ka pase dhene ai kesaj gjeje...te arrish te bashkosh 4 forcat themelore(elektromagnetiken,berthamoren e dobet,gravitacionalen dhe forcen e forte berthamore) ne nje te vetme...deri tani disa arritje jane bere...te tjera priten (po kerkohen njekohesisht edhe gravitonet qe teoria e relativitetit i tregon si trasportues te gravitetit.per keto mbaj mend qe u kryen disa matje para 2-3 vjetesh kur jupiteri beri nje eklips por ta them te drejten nuk di gje per rezultatet...ato provizoret tregonin qe graviteti duhet te levizte me nje shpejtesi rreth 1.06c me nje limit gabimi prej 0.2c keshtu qe mund te ishte akoma brenda shpejtesise se drites...nese konfirmohen 1.06c-ja,me modelet qe kishin bere nevojiteshin edhe 3 a 4 dimensione te tjera per ta shpjeguar)...

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Nëntor 2005 23:02
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NS-6 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė NS-6't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: NS-6 Shto NS-6 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NS-6 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

difekti i kolumbias

fusha: kerkime spaciale
ne fillim te vitit 2003 ndodhi nje nga incidentet qe shenuan nje kthese te madhe ne kerkimet spaciale...shkaterrimi i shuttle kolumbias.qe nje neglizhence dhe ne te njejten kohe nje mosdije rreth asaj qe mund te ishte shkaku i fatkeqsise.me pas u hap nje ceshtje dhe rezultatet ishin me te vertete te cuditshme...kolumbia u shkaterrua nga nje cope "buka peshku" qe i themi ne andej...nje cope e tille qe u shkeput me nje shpejtesi rreth 800 km / ore nga mbeshtjellesja e serbatorit te karburantit ne fazen e ngritjes dhe u perplas me krahun e majte te anijes...kete moment e kishte kapur nje kamer por qe u neglizhua nga NASA...pastrimi i filmimit solli ne dukje edhe me mire kete moment...per te provuar kete gje u bene eksperimente duke leshuar nje cope bukapeshku me nje shpejtesi nga nje tub,i cili perdorej edhe per eksperimentet ku shifej cfare efekti mund te kishte perplasja e nje zogu ne xhamin e nje avioni,por eksperimenti pare nuk dha rezultate...kjo per arsyen se paneli i karbonit qe mbulonte krahun e goditur nuk ishte i njejti qe ishte godit ne imazhet e marra...kishte qene paneli numer 8.eksperimenti tjeter hapi nje vrime rreth 25 cm ne panel...dhe rikostruksioni i ngjarjes tregoi qe ne fazen e hyrjes,kur anija ishte ne nje shpejtesi rreth 28.000 km/ore si pasoje e hapjes ne krah,filluan te shkriheshin dhe kur u fut ne atmosfere sinjalizuesit e nxehtesise se krahut filluan te fikeshin njeri pas tjetrit...rreth 11 min para uljes anija doli jashte kontrollit dhe u disintegrua...anija kishte filluar te humbte pjese qe ne fazen e pare te futjes...kete gje e konfirmuan edhe regjistrimet e kutise se zeze qe u gjet gjate rruges ku u shperndane te gjitha pjeset...

te njejtin dem pesoi edhe discovery kete vere,vetem se kesaj rradhe riparimi ne hapesire siguroi nje shmangie katastrofe si ajo e para...demet qe sollen keto probleme ishin nje ulje e nisjeve te pjeseve drejt stacionit spacial dhe nje ngadalsim i projektit qe kishte si qellim te perfundonte stacionin ne 2006...

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Nëntor 2005 23:14
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NS-6 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė NS-6't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: NS-6 Shto NS-6 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NS-6 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
aint
bye

Regjistruar: 16/03/2007
Vendbanimi: Orders of magnitude
Mesazhe: 151

Le t'i kthehemi edhe nje here nje pyetje te vjeter.

A kishte te drejte Koperniku kur deklaroi qe toka rrotullohet rreth diellit dhe jo anasjelltas?
Besoj se ky dyshim sot do te shkaktonte te qeshura dhe tallje, por mendohuni edhe nje here.

Flasim per rrotullim dhe levizje dhe ne menyre implicite kemi nenkuptuar nje sistem referimi. Keshtu perkufizohet levizja njutoniane ne fund te fundit. Nuk ka levizje pa sistem referemi. Por atehere, pse rrotullohet toka rreth diellit dhe jo dielli rreth tokes?
Duket e natyrshme qe te veme sistemin e referimit ne diell, sepse jo vetem toka por edhe planete te tjere rrotullohen rreth tij sipas vijave te thjeshta gjeometrike te grades se dyte. Keshtu llogaritjet behen te lehta.

A e justifikon kjo absolutizmin qe ka marre fraza "toka rrotullohet rreth diellit"? Une mendoj qe jo. Eshte thjesht nje konvenience dhe asgje me shume. Ne qofte se une do te ndertoja nje model ku te vendosja sistemin e referimit ne toke, atehere dielli do te rrotullohej rreth tokes, pak a shume sipas nje rrethi. Planetet nga ana tjeter do te sorrollateshin rreth tokes sipas vijave teper te nderlikuara. Do te ishte nje model i cuditshem dhe i veshtire, por gjithsesi i vertete.

Me nje fjale, ka nje fare arbitrariteti kur themi qe toka rrotullohet rreth diellit, qe e lekund pak teorine heliocentrike.

Por ka nje klecke qe e rehabiliton Kopernikun. Nen ze pranohet qe fjala "rrotullim" nenkupton levizjen rrethore. Me kete kufizim mund te themi qe planetet rrotullohen rreth diellit. Ky ishte nje kufizimi qe ekzistonte ne kohen e kopernikut, keshtu qe ai (Koperniku) kishte te drejte.

Sot ky eshte nje tolerim qe i behet teorise, sepse ne themi qe edhe kometat rrotullohen rreth diellit, pavaresisht se levizja e tyre s'eshte aspak rrethore. Sot ne shkolla (me te drejte) mesohet sistemi heliocentrik, por asgje s'eshte absolute ne kete bote. As dielli nuk e ka legjitimitetin e pronesisise se sistemit te referemit e as toka e as ndonje trup tjeter. Gjerat jane relative.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Prill 2007 07:33
aint nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė aint Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me aint (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: aint Shto aint nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto aint nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
aint
bye

Regjistruar: 16/03/2007
Vendbanimi: Orders of magnitude
Mesazhe: 151

Meqe jemi tek Koperniku; i pari qe dha idene e sistemit heliocentrik ishte Aristarkus.
Ai, duke verejtur eklipset e trupave qiellore (ose duke studiuar te dhenat mbi to), arriti ne perfundimin qe dielli eshte shume here me i madh se toka.
Po ne qofte se eshte keshtu arsyetoi ai, atehere sikur nuk ka shume kuptim qe nje trup gjigand te rrotullohet rreth nje trupi shume here me i vogel. Aristarkus atehere doli me propozimin qe toka rrotullohet rreth diellit. Arsyetim i thjeshte dhe thelbesisht i drejte. Por, sic e dime te gjithe modeli i Ptolemeut (gjeocentriku) fatkeqsisht mbizoteroi, duke bere qe gjetja e Aristarkus-it te harrohet per nja 15 shekuj.

C'ndodh ne kete periudhe dihet nga te gjithe. Koperniku doli me sistemin heliocentrik. Ishte nje sistem i elaboruar, duke folur qe diellin qe eshte ne qender te universit dhe trupat e tjere qiellore qe rrotullohet rreth tij.
Bukuri deri ketu, por kreditet duhet t'i jepen atij qe i takon. Koperniku e huazoi idene heliocentrike nga Aristarkus dhe "vetem" sa e perpunoi. (Po perdor thonjezat per te nenvizuar faktin qe puna e Kopernikut ishte titanike, por fokusi i ketij shkrimi eshte tjeterkund).
Aristarku dhe ideja e tij permenden ne doreshkrimet e Kopernikut, por cuditerisht ne studimin perfundimtar qe ai nxorri, nuk ka asnje permendje te tij. Me dashje apo pa, Aristarkut iu harrua autoresia e nje ideje kaq revolucionare ne historine e shkences, ide qe rendom dhe me pa te drejte i mvishet Kopernikut.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Prill 2007 02:08
aint nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė aint Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me aint (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: aint Shto aint nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto aint nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
aint
bye

Regjistruar: 16/03/2007
Vendbanimi: Orders of magnitude
Mesazhe: 151

Ne vazhden e kesaj ceshtje "kush zbuloi i pari ke" dua te them nja dy fjale per ligjin e pare te Njutonit.

Ky ligj ne formen me te zakonshme thote qe cdo trup, ne mungese te forcave te jashtme, eshte ose ne prehje ose ne levizje drejtvizore me shpejtesi konstante (ne fakt nuk ka ndryshim ne fiziken njutoniane).
Ky percaktim qe eshte kaq intuitiv, eshte debatuar shume midis Njutonit, Dekartit dhe te tjereve. Kjo nisi qysh me publikimin e "De revolutionibus orbium coelestium" te Kopernikut ku ai perpunoi tezen e sistemit heliocentrik. Ishte Dekarti qe nuhati natyren thelbesisht relative te levizjes dhe e transformoi debatin nga "kush rrotullohet dielli rreth tokes apo toka rreth diellit" ne debatin filozofik "c'eshte levizja?".

Fizikantet sot flasin per sisteme referimi, sa here qe flasin per levizje, por kjo nuk shpjegon filozofikisht levizjen. Sistemet e referimit jane thjesht metoda efikase matematike.

Ky ishte pak a shume backgroundi kur Dekarti publikoi ne 1644 "Principet e filozofise". Ne kete liber ai permend ate qe sot queht ligji I i Njutonit. Ai e kishte ndare ne dy ligje. Ne fakt ky liber ishte gati per publikim shume me heret, por Dekarti e vonoi duke pare pergjigjen e ashper te kishes ndaj Galileos.
Pothuajse 40 vjet me vone, ne 1687, Njutoni publikoi "Principia Mathematica" ku ai perpunon 3 ligjet e Njutonit.
Eshte pothuaj e pamundur qe Njutoni te mos kete qene ne dijeni te vepres se Dekartit, duke patur parasysh qe ky ka qene nje debat i gjate midis tyre. Pra mund te themi me bindje qe i pari qe zbuloi dhe formuloi ligjin e pare te Njutonit, ishte gjeniali i po te njejtit kaliber, Dekarti.

__________________
ain't

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 29 Maj 2007 04:52
aint nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė aint Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me aint (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: aint Shto aint nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto aint nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
lost_soul
going nowhere..

Regjistruar: 11/12/2005
Vendbanimi: orders of magnitude
Mesazhe: 2692

Historia e pathene e E=mc2.

Ne vitin 1905, kur Ajshtajni publikoi vepren e tij legjendare tashme mbi teorine speciale te relativiteti, nje gje binte ne sy, por qe rralle here permendet. Ne ndryshim nga stardatet e punimeve shkencore, Ajnshtajni nuk citon asnje autor para tij qe kishin dhene kontribut mbi idete e relativitetit. Ai ishin valle rezultatet e atij studimi 100% te Ajnshtajnit?

Ne vitin 1895, Hendrik Lorentz, nje nga fizikantet me ne ze te kohes, gjate studimeve te tij per te zbuluar eterin, postulon idene qe objektet qe levizin me shpejtesi te medha tkurren. (Ky eshte edhe nje nga rrjedhimet e teorise se relativitetit).
Pak vite me vone, me 1902, matematikani i famshem francez, Henri Poincare, publikon ne librin e tij "Shkenca dhe hipotezat" ide revulocionare qe qendrojne ne thelbin e teorise se relativitetit. Ne ate liber postulohen ide si: Nuk ka hapesire absolute; nuk ka kohe absolute dhe shprehja "kohe te barabarta" nuk ka kuptim; nuk ka kuptim te flasesh per njekohshmeri per dy ngjarje qe ndodhin ne vende te ndryshme. Ne vitin 1904, Lorentz-i publikon llogaritjet rreth tkurrjes se trupave me shpejtesi te medha. Po ne kete periudhe Poincare veren se radiacioni matet me ane te formules E=mc2. Llogaritjet e Lorentz-it kane hyre ne histori si "trasformimet e Lorentz-it", term i futur nga Poincare per nder te fizikantit te madh hollandez.

1905. Ajnshtajni publikon studimin e tij mbi teorine e relativitetit. Eshte nje studim revolucionar qe i ve pikat mbi i te gjitha studimeve ekzistuese te kohes. Pak kohe pas publikimit, duke vene re publikimet e Ajnshtajnit dhe Poincare e te tjere, fizikantet e akuzojne Ajnshtajnin per pliagjarizem. Ai mbrohet duke thene qe nuk kishte dijeni per studimet e Poincarese. Nuk eshte hera e pare ne fakt qe rezulatete te njejta te arrihet nga fizikante te ndryshem ne menyre te pavarur.

Ne vitin 1955, Ajnshtajni (ndoshta me ndergjegje te renduar) perseri mbron veten duke thene qe koha ishte pjekur qe teoria e relativitet te formulohej, por qe ai nuk ishte ne dijeni te punes te Poicare. Kjo eshte vertetuar qe eshte nje genjeshter. Ne e dime nga shoku i Ajnshtajnit, Maurice Solovine, qe te dy ishin mrekulluar nga libri i Poincarese i 1904, dhe qe i kishte lene pa fryme per shume kohe.

Nuk ishte e rastit qe Ajnshtajni nuk ka marre cmim Nobel per teorine e relativitetit, megjithese u propozua. Akademia gjykoi qe do te ishte e padrejte ndaj Poincare-se meqe ishte ai qe futi idete e relativitetit dhe jo Ajnshtajni. Poincare nderkohe kishte vdekur.

A eshte Ajnshtani nje nga fizikantet me te medhenj qe njihet. Po. A eshte ai deri ne ate pike sa te permendet rendom si nje simbol i zgjuarsise dhe kreativitetit njerezor? E dyshueshme.

__________________
Walking the drunkard's walk...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Prill 2008 21:45
lost_soul nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lost_soul Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lost_soul (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: lost_soul Shto lost_soul nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lost_soul nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
lost_soul
going nowhere..

Regjistruar: 11/12/2005
Vendbanimi: orders of magnitude
Mesazhe: 2692

Diku lart ne hierarkine drejtuese te eksperimentit LIGO, dikush vendos te leshoje nje sinjal fals. (Eksperimenti LIGO eshte ne kerkim te valeve gravitacionale). Kete fakt, nuk e dine fizikantet qe jane ne gjurmim te ketyre sinjaleve.
Shkencetari, si cdo njeri tjeter, nuk eshte imun ndaj deshires per te pare gjera aty ku nuk ka asgje. Detyra e tyre eshte te analizojne me diligjence dhe perpikmeri cdo te dhene. Vetem ne fund fare, pasi rezulatatet jane arritur dhe pasi ngazellimi i gjetjes se shumepritur ka arritur kulmin, atyre u thuhet e verteta. Sinjalet qe ata kapen jane simulime.
Kjo eshte te berit shkence. Atehere kur analiza e ftohte domosdoshmerisht mund deshiren.

__________________
Walking the drunkard's walk...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Mars 2011 20:50
lost_soul nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lost_soul Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lost_soul (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: lost_soul Shto lost_soul nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lost_soul nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 17:28 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 2 faqe: « 1 [2]   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Fizikė dhe Astronomi > fokus 360 grade

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.