Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Besimi Fetar > Feja Islame > Agjerimi dhe vlerat e tij.
Gjithsej 13 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Prishtinasja_
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 03/08/2005
Vendbanimi: London
Mesazhe: 251

Disa gabime te agjerueseve(meshkuj) dhe agjerueseve(femra)

1- Fatëkeqësia ma e madhe e muslimanëve tanë është se agjërojnë, mirëpo namaz nuk falin. Namazi është obligim para agjërimit. Është shtylla kryesore e islamit. Pa namaz në pikëpyetje është vlera e agjërimit. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:

“Marëveshja mes nesh dhe atyreve është namazi, kush e lë namazin, ka bërë kufër”. (hadithi është sahih, transmeton Ahmedi, Tirmidhiu dhe të tjerët).

Ne e dimë se agjërimi është obligim për muslimanin, e nëse një njeri del ose ka mundësi të del nga islami me lënje të namazit, me të vërtetë parashtrohet pyetja se sa ka mundësi ti bëjë dobi ky agjërim. Ne nuk jemi duke thënë që muslimani që nuk falet mos të agjërojë, mirëpo pasiqë është duke agjëruar dhe është duke e repsektuar All-llahun në këtë ibadet, që edhe të falet.

All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

“E pas tyre (të mirëve) erdhën pasardhës të këqij, që e lanë namazin e u dhanë pas kënaqësive (trupore), e më vonë do të hidhen në çdo gjë të keqe (ose në Gaja)”. (Merjem: 59).

2- Shumica e muslimanëve tanë më tepër rëndësi i japin namazit të teravisë sesa namazeve tjera që i ka obligim. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:

“Islami ndërtohet mbi pesë shtylla: dëshmia se s’ka hyjni tjetër përveç All-llahut dhe se Muhammedi është i Dërguar i All-llahut, falja e namazit, dhënja e zekatit, haxhi dhe agjërimi i Ramazanit”. (Buhariu dhe Muslimi).

3- Disa njerëz nga dëshira për ta falur namazin e teravisë me imam të caktuar, u kalon namazi i jacisë me xhemat, ose ndonjë rekat i sajë. Kjo është gabim dhe vepër e cila nuk lejohet. Ky njeri mer mëkat nëse e din se me këtë vepër do t’i kalon namazi i jacisë. Është për tu habitur fakti se disa njerëz i japin rëndësi më të madhe namazit të teravisë, i cili është sunnet, sesa namazit të jacisë, i cili është farz. Kjo është mashtrim i shejtanit, sepse në këtë mënyrë shkakton që muslimani të mbetet larg kësaj vepre të mirë, që është falja e namazit të jacisë me xhemat. Këtyre njerëzve u themi, keni frikë All-llahun dhe mos toleroni që shejtani tu mashtrojë.

4- Disa njerëz duke marur abdest, shumë pak e shpërlajnë hundën, saqë lirisht mund të thuash se aspak nuk e larë hundën. Këtë e bënë nga frika se mos i shkonë ndonjë pikë uji në fyt.

Mirëpo ata duhet të dijnë se shpërlarja e gojës dhe hundës është prej obligimeve të abdestit, ashtuqë nëse ndokush nuk i shpërlanë këto dy vende, mund të mbetet pa abdest. Për këtë agjëruesi që mer abdest, duhet të shpërlajë hundën dhe gojën mirë, mirëpo duke mos e tepruar, ashtu siç ka porositur Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]:

“Mer abdest mirë, lajë vendin mes gishtave, shpërlaje hundën mirë, në përjashtim të rastit kur je agjërueshëm”. (hadithi është sahih, transmeton Tirmidhiu, Ebu Davud dhe të tjerët).

5- Mospërdorja e misvakut duke menduar se kjo e dëmton agjërimin ose ia pakëson shpërblimin.

Përkundrazi, përdorimi i misvakut është sunnet për agjëruesin ashtu siç është sunnet edhe për ate që nuk agjëron, qoftë në fillim të ditës ose pas dite. Argument për këtë janë hadithet që flasin për vlerën e përdorimit të misvakut, duke mos bërë kurnjëfar dallimi mes agjërimit dhe joagjërimit. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:

“Po sikur mos t’i vinte rëndë ummetit tim, do ta urdhëroja të përdorë misvakun në çdo namaz”. (Buhariu dhe Muslimi).

6- Kur të hyjë koha e iftarit, disa njerëz vazhdojnë me lutjet ose bisedat. Kjo gjë nuk është në përputhje me sunnetin e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. Përkundrazi, muslimani duhet të nxitojë me iftar që tu kundërvihet çifutëve dhe të krishterëve. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:

“Njerëzit do të mbesin në të mira, përderisa e nxitojnë iftarin”. (Buhariu dhe Muslimi).

“Do të mbetet feja e fuqishme, përderisa njerëzit e nxitojnë iftarin, sepse çifutët dhe të krishterët e vonojnë”. (hadithi është hasen, transmeton Ebu Davud dhe ibn Hibbani).

E nëse dëshiron të arrishë vlerën e lutjes, atëherë shfrytëzo kohën para iftarit dhe pas iftarit.

7- Ngritja e syve në qiellë gjatë lutjes në kunut. Kjo gjë është në kundërshtim me hadithet e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] që tregojnë se njeriu shikimin e tij duhet pasur në vendin e sexhdes. Nga ana tjetër Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka ndaluar të ngritet shikimi në qiell duke thënë:

“Çkanë ata njerëz që i ngrisin shikimin në qiell gjatë namazit të tyre”. Aq shumë e qortoi këtë vepër saqë tha: “Ose nuk do ta bëni këtë vepër ose All-llahu do tua mer shikimin”. (Buhariu).

“Kur ndokush prej jush falet, mos të ngrisë shikimin në qiell, se mund të verbërohet”. (hadithi është sahih, transmeton Ahmedi dhe Nesaiu).

Ngritja e shikimit gjatë namazit lart në qiell është e ndaluar, bile disa diejtarë kanë thënë se ai namaz nuk vlen.

8- Fërkimi i fytyrës pas përfundimit të lutjes së imamit në kunut. Fërkimi i fytyrës në këtë pozitë kërkon argument të vërtetë dhe të qartë nga Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. Mirëpo në këtë rast nuk ka argument të tillë. Kurse shumica e dijetarëve kanë thënë se kjo gjë nuk ka bazë në fe. E kanë pyetur Imam Malikun [rahimehull-llah]: një njeri e fërkon fytyrën me duar gjatë lutjes? Është përgjegjur: nuk di se ka bazë kjo vepër. Kurse Imam Mubareku [rahimehull-llah] ka thënë: nuk kam gjetur argument për këtë vepër. E Imam Ahmedi [rahimehull-llah] ka thënë: nuk kam dëgjuar argument për këtë vepër.

9- Muslimani gjatë lutjes së kunutit nuk duhet pas secilës fjali të thotë amin. Por duhet të dallojë mes fjalive që janë lavdërim për All-llahun dhe fjalive që janë lutje prej All-llahut. Në rastin e parë duhet të heshtë, kurse në rastin e dytë duhet të thojë: amin.

Muhammed ibn Hesr El-Merveziu tregon se Muadh El-Kari, sahabe i vogël i Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], të cilin Omeri [radijall-llahu anhu] e kishte caktuar si imam për tu falur muslimanin namazin e teravisë. Kur bëri dua, mes tjerash tha: All-llahu ynë, thaje shiun. Ata që ishin pas thanë: amin. Pasi e kreu namazin u tha: unë thashë: All-llahu ynë, thaje shiun, e ju thatë: amin. Vallë nuk dëgjoni se çka jam duke thënë!

10- Prej gabimeve të përhapura me të madhe anë e mbanë botës islame në ramazan është falja e shpejtë e teravisë. Namaz në të cilin nuk plotësohet leximi i Kur'anit, e as rukuja dhe sexhdeja. Disa me qëllim që të lexojnë sa ma tepër Kur'an, e disa që ta kryejnë sa ma tepër. Kjo është në kundërshtim me sunnetin e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. Përkundrazi është obligim që namazi të falet ngadal dhe secilit rekat t’ia jep hakun në lexim, ruku dhe sexhde. Kjo është namazi i cili mund të pranohet te All-llahu përndryshe, ai namaz nuk pranohet te All-llahu.

Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e pa një njeri duke u falur shpejt e tha:

“Po të vdes ky njeri në këtë gjendje, nuk do të vdes sipas mil-letit të Muhammedit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]”. (Hadithi është hasen, transmeton Ebu Jala, Bejhakiu dhe Taberaniu).

Dhe thoshte:

“Vjedhësi ma i keq është ai që vjedh nga namazi i tij. Thanë: o I Dërguar i All-llahut, si ka mundësi njeriu t ëvjedh nga namazi i vet? Tha: Nuk e plotëson rukunë dhe sexhden”. (Hadithi është sahih, transmeton Taberaniu, Hakimi dhe të tjerët).

Dijetarët kanë thënë se është e urrejtur imami të falet shpejtë saqë njerëzit që falen pas tij mos të kanë mundësi t’i plotësojnë edhe sunnetet. Atëherë çka të themi për ata imama që nuk u mundësojnë njerëzve të plotësojnë edhe farzet.

Imami duhet t’i frikohet All-llahut dhe të falet ngadal, sepse nëse ia qëllon ai fiton shpërblim edhe xhemait, e nëse gabon ai mer gabim, kurse xhemati shpërblim.

11- Prej gabimeve është edhe zgjatja e tepërt e lutjeve të kunutit. Kjo gjë është vështirë për muslimanët dhe u shkakton dëme. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka urdhëruar të kihet parasysh gjendja e namazlive duke thënë:

“Kur ndokush prej jush u fal namazin njerëzve le të falet shkurt, sepse pas vehte ka njerëz të dobët, të sëmurë, të vjetër, nevojtar, e kur të falet vet, le ta zgjasë sa të dëshiron”. (Buhariu dhe Muslimi).

12- Ngritja e madhe e zërit gjatë lutjes. Kjo është në kundërshtim me sunnetin e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

“Luteni Zotin tuaj të përulur e në heshtje, pse Ai nuk i do ata që e teprojnë”. (El-A’raf: 55).

Imam Kurtubiu thotë: “teprimi në lutje ndodhë në disa mënyra, njëra prej tyre është bërtitja gjatë lutjes”. Kurse Ibn Kethiri [rahimehull-llah] thotë: Ibn Xhurejxhi ka thënë: është e urrejtur yë ngritet zëri dhe të bërtitet gjatë lutjes, por urdhërohet besimtari të lutet i mposhtur dhe me butësi.

Dhe në fund do t’i përmendim disa vërjetje në mënyrë të shkurtër, e të cilat kanë të bëjnë me agkëruesit dhe agjërieset.

~ Dhënia rëndësi dobive shëndetësore dhe shoqërore të agjërimit dhe të harruarit se agjërimi është lloj i veçantë i adhurimit të Allahut [subhanehu ve teala].

~ Të bërit natën ditë, e ditën natë me pagjumësi gjatë natës dhe fjetje gjatë ditës.

~ Të fjeturit në kohët e namazeve farz, e sidomos në kohën e namazit të drekës dhe atë të ikindisë.

~ Harxhimi i tepruar në ushqime dhe në llojllojshmërinë e tyre.

~ Të humburit e kohës në gjëra të kota dhe të padobishme.

~ Syfyri i hershëm dhe fjetja për namaz të sabahut.

~ Vozitja e shpejtë e mjeteve të udhëtimit pak para kohës së iftarit.

~ Nevrikosja e tepërt gjatë agjërimit, fyerja dhe ofendimi i të tjerëve.

~ Moskryerja e plotë e namazit të teravisë [më pak se tetë rekate] .

~ Mbledhja nëpër çajtore dhe kafene për lojëra dhe fjalë të kota.

~ Dëmtimi i agjërimit me gënjeshtra, përgojim, bartje të fjalëve dhe shaka të ndaluara.

~ Shfrytëzimi i Ramazanit si rast për fjetje, përtaci dhe moslëvizje.

~ Ibadeti në Ramazan dhe mospërfillja e tij para dhe pas Ramazanit.

~ Prezenca në xhamia gjatë Ramazanit dhe lënia e saj pas Ramazanit.

~ Disa njerëz merakosen nëse hanë dhe pinë pa qëllim duke menduar se e kanë prish agjërimin ose nuk e kanë të plotë atë, edhe pse Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e ka bërë të qartë se nuk prish gjë, ngase atë e ka ushqyer dhe ia ka shuar etjen Zoti i tij.

~Disa njerëz merakosen nëse zgjohen nga gjumi xhunubë (të papastër) duke menduar se kjo gjë e dëmton agjërimin e tij, ndërsa Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] shpeshherë e ka zënë agimi duke qenë xhunub, e pastaj është larë dhe ka vazhduar agjërimin e tij.

~ Disa njerëz i bëjnë haram marëdhënie me gratë e veta gjatë netëve të Ramazanit, edhe pse All-llahu i Lartësuar thotë : “Natën e agjërimit u është lejuar afrimi grave tuaja,…”.

~ Disa njerëz i ndalojnë fëmijët e tyre të cilët nuk janë të moshërritur nga agjërimi duke u frikuar për ta se mos po lodhen, edhe pse sahabët, All-llahu qoftë i kënaqur me ta, i kanë urdhëruar fëmijët e tyre me agjërim, edhe pse fëmijët e tyre kanë qenë të vegjël, ashtu që kur kan qarë fëmijët e tyre prej urisë u kanë dhënë lojëra që të mashtrohen dhe që ta harrojnë ushqimin.

VËREJTJE AGJËRUESEVE

~ Të kaluarit shumicen e kohës në kuzhinat e tyre dhe mosshfrytëzimi i këtyre rasteve të mëdhaja që të pajisen me devotshmëri .

~ Disa prej grave i marrin fëmijët e tyre të parehatshëm në xhami me ç’rast u pengojnë atyre që janë duke u falur .

~ Disa prej grave lidhen në namaz pas imamit, edhe pse u kanë kaluar një apo më teper reqate, kur jep imami selam edhe ato japin selam. Ndërsa, ajo që kërkohet prej tyre është plotësimi i reqateve të cilat u kanë mbetur pa falë.

~ Mosdrejtimi i safëve dhe plotësimi i tyre dhe lënia e zbrazëtirave mes safeve të tyre kur janë në xhami.

~ Disa prej grave mundohen që të jenë sa më të devotshme gjatë këtij muaji, por nëse ju paraqiten atyre menstruacionet, i braktisin të gjitha punët e mira, edhe pse disa prej tyre janë të lejuara, siç janë: të bërit dua, dhikër, istigfar, tespih, të dhënurit sadaka, të dërguarit salavat mbi Muhammedin [alejhis-selam], të bërit mirë farefisit dhe njerëzve, të ruajturit e gjuhës prej thashethemeve e tj.

~ Të parfymosurit e disa grave gjatë shkuarjes së tyre në xhami, të cilën gjë e ka ndaluar Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] .

~ Disa prej grave i ngritin zërat e tyre në xhami duke biseduar, duke bërë dua ose duke qarë, gjë që është e ndaluar pasiqë edhe kjo eshtë njëlloj i fitnes prej të cilës ka ndaluar All-llahu [subhanehu ve teala]

~ Shumica e grave angazhohen me gibet, përgojim dhe me thashetheme në muajin e Ramazanit me të cilën gjë e humbin sevapin e agjërimit dhe mbushen me mëkate

~ Disa prej grave muajin e Ramazanit e bëjnë muaj të përtacisë dhe gjumit, ashtu që shumicën e kohës e kalojnë në gjum, ashtu që aspak nuk i ndiejnë kënaqësi muajit të Ramazanit, po madje as që e kuptojnë hikmetin (urtësinë) e tij .

~ Disa prej grave nuk kujdesen aspak për vajzat e tyre të cilat hynë në moshën e pjekurisë, pasiqë siç e dimë nëna e ka për obligim që t’ia mësojë regullat e pastrimit mujor dhe kur e ka të lejuar të agjërojë e kur jo, ashtu që shpeshherë ndodhë që vajza e re të agjëron, edhe pse nuk ka të drejtë ta bëjë këtë, por e bën prej mosdijes së regullave .

~ Të dalurit e grave në treg gjatë muajit të Ramazanit, e sidomos në dhjetë ditët e fundit të tij me arsye se duhet përgatitur për Bajram, gjë që i shkelë normat fetare dhe vjen deri te humbja e kotë e kohës dhe sevapit.

Disa hadithe të dobëta të cilat përmenden shpesh gjatë muajit të Ramazanit, e të cilat nuk i ka thënë Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]

1. Gjumi i agjëruesit është ibadet.

2. Agjëroni nëse dëshironi të jeni të shëndoshë.

3. Kush e ha një ditë të Ramazanit pa arsye, nuk mund ta zëvendëson atë, madje edhe nëse agjëron tërë jetën.

4. Sikur ta dinin njerëzit se ç’është Ramazani, do të kishin dëshiruar që tërë viti të jetë Ramazan .

5. Për çdo gjë ka zekat, e zekati i trupit është agjërimi .


Bekir Halimi,

__________________
“ Duaje per njerezit ate qe don per veten.” – Muhammedi, alejhi selam.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Tetor 2005 02:15
Prishtinasja_ nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Prishtinasja_ Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Prishtinasja_ (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Prishtinasja_ Shto Prishtinasja_ nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Prishtinasja_ nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
tolstoy86
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 10/04/2006
Vendbanimi: tirane
Mesazhe: 362

s.a

Selamun alejkum
Pershendetje te gjithe besimtareve muslimane.
Gezuar muajin e madherueshem te Ramazanit. Kete feste te gjate, dhurate te madhe e Allahut te plotefuqishem me qellim pastrimin tone shpirteror dhe fizik. Ju uroj te gjitheve agjerim te lehte!

__________________
dita me e bukur: sot

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Shtator 2006 17:00
tolstoy86 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė tolstoy86 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me tolstoy86 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: tolstoy86 Shto tolstoy86 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto tolstoy86 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

ARDHJA E MUAJIT TË DASHUR 

 
Jemi para një kohe të re të gjithësisë ngase pas disa ditëve do të vjen Ramazani me rregullimin, format dhe atmosferën e vet. Njerëzit ndaj këtij muaji kanë disa qëndrime:   
1. Ka njerëz që nuk shohin në të gjë tjetër pos ndalesës së padobishme, traditës së paarsyeshme fetare. Qytetërimi u zhvillua dhe mendimi njerëzor  përparoi kështu që, sipas mendimit të tyre, këto pranga të rënda fetare janë të panevojshme. Ky grup tallet me agjëruesit dhe shpotit mendjen dhe qëndrimin e tyre.   
2. Ka njerëz që e kuptojnë vetëm si uri të cilës nuk mund t'i përballojë lukthi dhe si etshmëri të cilës nuk mund t'i përballojnë damarët. Ky grup nuk agjëron, paraqitet si agjërues para atij që e njeh kurse si joagjërues para atij që nuk e njeh.   
3. Ky grup mendon se Ramazani është kohë e dëfrimit vjetor që përbëhet prej llojeve të ndryshme të ushqimit si dhe si rast i bukur për dëfrim deri në agimin e mëngjesit dhe për gjumë të thellë tërë ditën deri në mbrëmje.   
Nëse është punëtor i mërzitet puna, nëse punon me palë sillet keq me to, e nëse është funksionar funksioni i duket shumë i rëndë...   
4. Sipas këtij grupi, edhe pse janë pakicë, qëllimi i Ramazanit është diç krejt tjetër sepse ka vlerë të madhe... Ky grup mendon se ky muaj është periudha ushtruese e ripërtërirjes shpirtërore të njerëzve si sjellja fisnike, përshtypja e bukur, durimi i pastër dhe edukata e përsosur hyjnore.   
Për ata të cilët mendojnë se agjërimi nuk përkon me zhvillimin e qytetërimit, propozojmë të bisedojnë me mjekët dhe psikologët që t'i shohin zbulimet e reja shkencore që kanë të bëjnë me dobitë e agjërimit.   
Atyre të cilët dështojnë para urisë, edhe pse e pranojnë obligimin dhe hyjninë e agjërimit, ua rikujtojmë se jetojmë në zemër të luftës definitive në historinë e këtij populli, kurse agjërimi është vetëm durim disaorësh dhe ai që dështon mes agjërimit dhe epshit të vet në durimin që zgjatë gjatë orëve të ditës, atëherë do të dështojë edhe para armiqve të tij në rast të luftës së tmerrshme që zgjatë me ditë, muaj e vite të tëra.   
Të dështuarit në një mejdan të vogël nuk janë të aftë të fitojnë për popullin e tyre në ndonjë konflikt më të madh.   
Ai që dorëzohet në luftën disaorëshe me epshin e vet, e humbë karakteristikën kryesore të moralit të luftëtarëve, gjegjësisht burrërinë, ndërsa ai që jeton në sferën e burrërisë del ngadhënjimtar ose dëshmor.   
Ka një grup që e kuptojnë Ramazanin si uri gjatë ditës dhe kënaqësi materiale gjatë natës...   
Masës së agjëruesve muslimanë ia kushtojmë këtë ngjarje dhe dëshirojmë që Zoti t'u jep dobi nga agjërimi e t'i shpërblejë me të mira.   
Si popujt, ashtu edhe individët, gjatë jetës së tyre të gjatë kanë nevojë për pushim dhe rehati përmirësuese e ripërtërirëse. Koha e pushimit dhe e qetësimit është pjesë e rasteve definitive në historinë e individëve dhe shoqërive dhe nëse dinë si ta shfrytëzojnë, fitojnë çelësin e të mirave të ardhshme, fitoreve në luftëra dhe përhershmërinë historike. Shoqëritë dhe individët gjejnë në Ramazan rastin e reformës së historisë së tyre ngase ai prezenton periudhën shpirtërore.   
Ramazani është epiqendër për përforcimin e fuqive shpirtërore, psikike e morale në jetën e popullit apo të individit... Ky na rikujton të vërtetën e qiejve dhe të tokës, na armatosë me fuqi ngadhënjyese dhe na nxitë ta duam lirinë, prej së cilës varet nderi i njerëzimit. Pra, Ramazani na dhuron "të vërtetën", "fuqinë" dhe "lirinë" gjatë ditëve të urisë dhe etjes... Çdokush që e kupton urtësinë dhe filozofinë e agjërimit, lufton për hir të vërtetës me bindje të plotë, ngadhënjen dhe përfiton qëllimin më fisnik të lirisë, gjegjësisht refuzon nënshtrimin dhe robërinë.   
Muslimani, i cili agjëron me vullnet të lirë e bindje të plotë për hir të Zotit e afrimit ndaj Tij, vuan nga egoizmi, izolimi dhe indiferenca e shoqërisë dhe kështu orvatet t'i zhdukë e t'i eliminojë; ky musliman agjërues mendon se epshi, pasioni, dëmi, armiqësia dhe urrejtja janë dobësi që e shkatërrojnë shpirtin e Ummetit dhe për këtë shkak ndien në vete përgjegjësi e obligim për t'u përballuar. Gjatë lutjeve dhe aplikimit të urdhërave të Zotit, ai ndien liri të plotë dhe pavarësi nga çdo gjë tjetër pos Tij, si ushqimi, pirja, kënaqësia, ambicia dhe gënjeshtra. Ai në këtë rast është përgjithmonë i lirë, jo në kuptimin e transferimit prej një vendi në vend tjetër, por në frenimin e epsheve dhe animeve të tij, fundos çka don dhe liron çka don.   
Ai kështu qëndron shpirtlirë mes mureve, mendjelirë në vend të shkretë dhe dëshirëlirë në pranga të hekurta...   
Pasha jetën time, kjo liri i takon nderit të njeriut, pra si mund të krahasohet me lirinë e trupave!   
Historia jonë e vjetër dhe ajo bashkëkohore kanë shënuar fitore të mëdha në bazë të këtij koncepti preciz të filozofisë së Ramazanit dhe të modelimit të plotë me edukatën e agjërimit, gjegjësisht në këtë mënyrë i kemi dhuruar botës njerëzore heronj dhe kreshnikë të reformave, çlirimeve, urtësive, shkencës etj...   
Shikoni muslimanët, të cilët në betejën e Bedrit që u zhvillua në ditën e shtatëmbëdhjetë të Ramazanit, edhe pse ishin pakicë, korrën fitore të bindshme, të cilën e amshoi Kur'ani Famëlartë...   
A mendoni se do të korrnin sukses sikur të mos i kishte përforcuar agjërimi në shpirtrat e tyre fuqinë, të vërtetën dhe lirinë e plotë shpirtërore.   
Ata sulmonin me fuqinë e Zotit, qëllonin me fuqinë e Zotit, sulmi i tyre kishte për qëllim të vërtetën.   
Pastaj shikoni fitoret tona në betejat e Jermukut, Kadisijes, Xhelules, Hit-tinit etj...! A do të mund të ndodhnin në atë mënyrë mahnitëse, që i habitnin edhe hulumtuesit më të mëdhenj, sikur të mos ishin fituar me karakteristikat e agjëruesve si ndershmëria, krenaria, sakrifikimi, durimi ndaj vështirësive, nënshtrimi para Zotit dhe zhvlerësimi i fuqive destruktive? E gjithë kjo ndodhi me fuqinë e Zotit xh.sh. sepse Ai është ngadhënjyesi më i madh!   
T'i shikojmë betejat tona moderne në malet e Oresit, eventualisht trimëritë dhe mrekullitë e Algjerit...! A i shihni ata të cilët luftonin kundër gjysëm milion njerëzve që ishin të armatosur me armë nga Franca, Amerika dhe shtetet e Paktit Atlantik? Jo vetëm atëherë por ende qëndrojnë në revolucionin e tyre edhe pse kaluan 900 ditë  Ata e sulmonin armikun e armatosur dhe ushtritë e mëdha me kryelartësi...   
A thua vallë do të qëndronin në atë betejë të madhe, qoftë edhe disa ditë sikur të ishin të formuar me shpirtrat e pabesimtarëve që tallen me agjërimin e muslimanëve apo me shpirtrat e të dështuarve që jetojnë nëpër bare e kafene të mbushura me alkool e që s'mund t'i përballojnë urisë dhe etjes disaorëshe?   
Jo vëllezër, sepse Islami i ka mësuar me anë të agjërimit në kohën e paqes si të agjërojnë në ditët e luftës... Në luftë nuk e fiton i dobëti të fortin, pakica shumicën, i paarmatosuri të armatosurin përpos nëse është i kalitur me moralin e agjëruesve...   
Heronjtë e maleve Ores, Konstantinës dhe Vehranit të Algjerit kanë agjëruar më parë dhe janë përgatitur që me agjërim të luftojnë; agjërojnë (të larguar) nga pushimi dhe nuk dinë se ç'është qetësia e as stabiliteti...; agjërojnë (të larguar) nga kënaqësia dhe nuk dinë kënaqësinë e gruas e as të fëmijës, agjërojnë nga luksi dhe nuk përjetojnë kënaqësinë e mëndafshit e as të armaçit; agjërojnë nga gjumi dhe nuk dallojnë ditën prej natës; agjërojnë nga dashuria e kësaj bote sepse gjëja më e kënaqshme për ta është shija e vdekjes dhe e flijimit.   
Francezët thonë se janë lodhur prej trimërisë së algjerianëve: Kush janë ata, a janë xhinë, djaj apo njerëz të krijuar me zemër të hekurt e nuk e njohin frikën, tmerrin, shkatërrimin dhe zjarrin?   
Vaj për kolonialistët që nuk e kuptojnë shkakun e disfatës nga revolucionarët agjërues... Këtu qëndron fshehtësia (e fitores së revolucionarëve), o ju njerëz, sepse francezët, që janë të preokupuar me ushqimin e pijen, nuk mund të korrin fitore ndaj agjëruesve ngadhënjimtarë e që janë të preokupuar me Zotin e Fuqishëm si dhe të udhëzuar me zemër të pastër ndriçuese.   
Pastaj, Ramazani vjen pas disa ditëve... Ata që e trajtojnë si muaj i urisë së ditës, ngopjes së natës dhe leximit formal të Kur'anit dhe fjetjes ditore nëpër xhami, nuk do të kenë kurrfarë dobie prej tij.   
Ata që e konsiderojnë si shkollë për përtërirjen e besimit (imanit, bindjes), dhe edukatës, përforcimin e shpirtit dhe vazhdimin e një jete më të mirë e më të përkryer, do të kenë dobi prej tij... Vetëm këta njerëz gjejnë gjatë ditës së tij (Ramazanit) kënaqësinë e trimave të mbuluar me pluhurin e luftërave, kurse gjatë mbrëmjes, natës, syfyrit dhe mëngjesit ndiejnë kënaqësinë e fundit të betejës, shpejtojnë...   
Këtyre u hapen dyert e parajsës (xhennetit) në Ramazan, u mbyllen dyert e skëterrës, pranojnë prej engjëjve (meleqve) në Natën e Kadrit uratë dhe paqe, u falen mëkatet e të këqijat, u mbushen zemrat me dritën e Zotit dhe e përtërijnë famën me fuqinë e besimit (imanit)...   
Me ta fitohen luftërat, gëzohen shoqëritë... Nevoja jonë për njerëz të tillë është shumë e madhe sepse sot ballafaqohemi me kolonializëm, gjëra destruktive, korrupsion dhe devijim; të jetojmë ose kryeulur ose kryelartë...   
O besimtarë!   
O bijtë e këtij Ummeti!   
Muhammedi a.s. ligjëroi në ditën e fundit të Muajit Sha'ban (apo si në këto ditë) kështu: "O ju njerëz, është afruar muaji famëlartë dhe i begatshëm, në të cilin është nata që vlerësohet më tepër se një mijë muaj, në të cilin obligohen agjërimi dhe lutja (namazi) vullnetare natën (nafile); kush vepron pak fiton shumë dhe ai që kryen një farz në të sikur ka kryer shtatëdhjetë farze në një kohë tjetër; ky është muaji i durimit kurse durimi shpërblehet me xhennet; ky është muaji i barazisë dhe i shtimit të furnizimit (rizkut) të besimtarit; ai që ushqen ndonjë agjërues i falen mëkatet, shpëton nga zjarri dhe nuk i pakësohet shpërblimi fare".   
Njerëzit i thanë: "O i Dërguar i Zotit, nuk mundet çdokush prej nesh të ushqejë ndonjë agjërues", kurse ai (a.s.) u përgjigj: "Zoti e shpërblen kështu atë që ushqen ndonjë agjërues me hurmë, ujë ose qumësht."   
Fillimi i këtij muaji është mëshirë, mesi falje (ndjesë) kurse fundi shpëtim nga zjarri. Atë që jep nga pasuria e vet, Zoti e mëshiron dhe e shpëton nga zjarri.   
Shtoni (në këtë muaj) katër gjëra: me dy fitoni pëlqimin e Zotit kurse me dy të tjerat jeni të obliguar; dy të parat janë: Deklarimi se nuk ka zot tjetër pos All-llahut dhe kërkimi për faljen (e mëkateve), kurse dy të fundit janë: kërkoni prej Zotit parajsën (xhennetin) dhe mbështetuni në mbrojtjen e Tij nga zjarri; kush i jep ujë agjëruesit, Zoti i jep atij prej lumit tim dhe nuk ndien etje derisa të hyjë në parajsë (xhennet). (Ibn Huzejme).   
Në një hadith tjetër thuhet: "U erdhi Ramazani, muaji i begatisë; me të Zoti ju kaplon, ju zbrit mëshirë, i mbulon gabimet, i përgjigjet lutjes, shikon garat tuaja në te; Tregoni Zotit mirësinë tuaj. I mallkuari privohet nga mëshira e Zotit të Madhëruar." (Taberani).   
Këtë e thoshte i Dërguari i Zotit para Ramazanit, i nxiste besimtarët në lutje e adhurim, i mbushte zemrat e tyre me begatitë dhe mëshirat që dërgoheshin ato ditë dhe i frymëzonte shpirtrat me të mirat e agjërimit si fuqia, ndriçimi, hyjnimi etj.   
Përgatituni për Muajin e Ramazanit, edukohuni me edukatën e tij dhe fitoni dobi prej urtësisë dhe fshehtësive të tij.   
Eni o besimtarë, sepse janë hapur dyert e parajsës! O ju që keni bërë lëshime, ejani, sepse Zoti ua ka ofruar mëshirën e Vet!   
   
   

 RAMAZANI, MUAJI I TË VËRTETËS 
 
"E populli yt e konsideroi atë (Kur'anin) të rremë, porse ai (Kur'ani) është i vërtetë. Thuaj: 'Unë nuk jam roje e juaj.'" (El-En'amë: 66)
   
Mjafton t'i themi muslimanit: "Zoti urdhëron të agjërosh" e ai të agjërojë pa i numëruar dobitë dhe sekretet e agjërimit, mirëpo jemi të detyruar të ndërmarrim një hap të tillë për dy shkaqe:   
1. Zoti i Madhëruar na informon në shumë ajete të Kur'anit Famëlartë për dobitë dhe sekretet e sheriatit që të mendojmë e punojmë dhe të bindemi se sheriati hyjnor i përhershëm është shpallur vetëm për të realizuar interesin e njerëzve dhe për t'i mënjanuar dëmet prej tyre. Shiko fjalën e Tij (xh.sh.) mbi etikën e kërkimit leje për hyrjen në shtëpi të huaj kur thotë se një gjest i tillë është më i mirë për ta: "O ju që besuat, mos hyni në shtëpi të huaj pa kërkuar leje dhe pa i përshëndetur njerëzit e saj. Kjo është më mirë për ju në mënyrë që të merrni mësim". (En-Nur:27).   
Gjithashtu edhe kur na urdhëron të agjërojmë i cekë dobitë dhe urtësinë e Tij me një fjalë: "O ju besimtarë, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm." (Bekare:183).   
Urtësia e obligimit të agjërimit, ashtu siç e potencon Zoti, xh.sh. fshehet në devotshmërinë që nënkupton çdo gjë të mirë që e don Zoti e që falënderohet njeriu për të në këtë botë, kurse mbrojtja nënkupton largimin prej çdo vepre të urryer e të dëmshme për shoqërinë dhe individin.   
Shih hadithin e Muhammedit a.s. rreth dobive të agjërimit:   
"Agjërimi është mbrojtje ngase agjëruesi s'përgojon e as që bën mëkate".   
Dobitë nga agjërimi numërohen me qëllim që të ndikojnë më tepër në shpirt e të kenë ndikim më të thellë, kurse muslimani të jetë më tepër i bindur në adhurim e në Sheriat.   
Një gjë e tillë është cekur edhe më parë kur Ibrahimi a.s. kërkoi prej Zotit t'i tregojë se si i ringjallë të vdekurit..! Kur e pyeti Zoti se "a nuk beson?", ai u përgjigj: "Po, por të qetësohet zemra ime". Analizimi i rregullave dhe shpalimi i sekreteve të tyre nuk kundërshtojnë imanin e as që prezentojnë dobësinë e bindjes ngase vetë Muhammedi a.s. i analizonte dhe i arsyetonte.   
2. Disa njerëz mendojnë se kanë qëndrim të lirë ndaj të kuptuarit të feve dhe besimeve dhe duke u mbështetur në këtë parim, dyshojnë në to dhe i kritikojnë sepse e pranojnë vetëm atë që e pranojnë intelektet e tyre dhe logjika. Pasi që Islami nuk e mohon rolin e intelektit, u flet njerëzve për atë që përputhet me mendjen e shëndoshë dhe logjikën e arsyeshme dhe obligon atë që është në favor (të njeriut) nëse urdhërohet ose ndalohet. Atëherë nuk na pengon gjë që të mbështetemi edhe në analizat racionale të fshehtësive dhe dobive të sheriatit. Të gjithë njerëzit, në çdo kohë, i kanë përjetuar dobitë e sheriatit që përputhen me mendjen, logjikën dhe interesin e tyre, pra ky është argument se pas këtij sheriati qëndron fuqia dhe caktimi i Zotit Mëshirues, të Urtë e të Gjithëdijshëm. "(Kjo është) mjeshtri e All-llahut që përsosi çdo send". (En-Neml)   
Me këto analiza u orvatëm t'i qetësojmë zemrat e muslimanëve për obligimin e agjërimit dhe t'ua vërtetojmë refuzuesve dhe mohuesve urtësinë dhe filozofinë e tij. Këtë vlerë të Islamit s'mund ta mohojë askush!   
Të shohim tani se çfarë urtësie ka agjërimi dhe cilat janë dobitë e tij?!   
Ne këtu nuk do të flasim për dobitë shëndetësore sepse shpjegimi i tillë është përgjegjësi e mjekut ngaqë Zoti urdhëron që t'i pyesim dijetarët përkatës, pra, t'ua lëmë aspektin shëndetësor të agjërimit mjekëve që mund të na njoftojnë më tepër rreth zbulimeve të mjekësisë moderne. Këtu do të përqëndrohemi në dobitë psikike, shpirtërore e morale të agjërimit. Kjo temë është shumë e gjerë dhe s'kemi mundësi të hyjmë në detaje të hollësishme që distribuohen nëpër mediumet informative, por do t'i cekim vetëm dobitë që kanë të bëjnë me shoqërinë, individët dhe gjendjen momentale të shoqërisë sonë.   
Një ndër aspektet më të rëndësishme të edukatës shoqërore që ka të bëjë me ndikimin e agjërimit në shpirtrat e agjëruesve, është përforcimi i bindjes në të vërtetën, konfirmimin, thirrjen në të (të vërtetën) dhe në formësimin me të.   
E vërteta në Islam ka vlerë të madhe, bile është edhe një prej emrave të Zotit (El-Hakk): "Këtë (e themi për ta ditur) se All-llahu është Ai i Vërteti", (El-Haxhxh); e vërtetë ëshë ajo që e thotë Zoti i Madhëruar: "Fjala e Tij është e njëmendtë dhe Atij i takon sundimi". (El-En'am:73), apo: "E vërteta është nga Zoti yt", (Bekare:147).   
Për këtë, mesazhet e pejgamberëve përmbanin thirrjen në të vërtetën dhe përhapjen e saj midis njerëzve: "Njerëzit ishin një popull (të fesë së natyrshme islame) e (kur u përçanë) All-llahu dërgoi pejgamberët përgëzues dhe qortues, dhe atyre Ai ua zbriti edhe Librin me fakte të sakta për të gjykuar në atë që u kundërshtuan ndërmjet veti". (El-Bekare:213).   
Mesazhi i Islamit është periudha e fundit e sheriateve, thirrje në së vërtetën dhe konfirmues i synimeve të të vërtetës: "O ju njerëz, juve u erdhi i Dërguari me të vërtetën (fenë e drejtë) nga Zoti juaj". (En-Nisaë:170).   
Pasi që qëllim i Islamit është "e vërteta", atëherë në fillim duhet të ceket adhurimi i Zotit, Krijuesit, Formuesit dhe Furnizuesit tënd me begatitë e shumta. Është kob i madh e i papërshkruar për njeriun nëse e harron adhurimin e Tij dhe fuqinë e Tij mbi të.   
Njerëzit hyjnizohen, dëmbërësit dëmtojnë dhe tiranët keqtrajtojnë atëherë kur e harrojnë adhurimin dhe kur ia mveshin vetes atributet e Zotit, ashtu që lejojnë derdhjen e gjakut, marrjen e shpirtrave, mendjemadhësinë në tokë, dëmtimin, robërimin e popujve dhe shkeljen e nderit të tyre...   
Faraoni ndjehej i madh në tokë dhe i fuqishëm: "O ju pari, unë nuk njoh ndonjë zot tjetër për ju pos meje". (El-Kasas:38). Kështu, i vriste njerëzit, i dhunonte gratë dhe i internonte udhëzuesit dhe prijësit më fisnikë të popullit. Tirania e tij vazhdoi derisa i erdhi vdekja përkujtuese: "Derisa e përfshiu atë përmbysja, e ai tha: 'Besova se nuk ka zot tjetër pos Atij që i besuan beni israilët, edhe unë jam nga muslimanët!'..." (Junus:90).   
Gjatë agjërimit njeriu e ndien veten njeri, apo ndien se është rob që ka nevojë për ushqim e pije, i shmangur nga çdo fuqi dhe barabarësohet me jetën e njerëzve të tjerë, si në ushqim, vendbanim ashtu edhe në veshmbathje...   
Gjatë agjërimit mbretërit, udhëheqësit, prijësit, komandantët, të fuqishmit, të pasurit dhe të autorizuarit me privilegje ndjejnë në vete se i ngjajnë popullit për shkak se kanë nevojë për furnizimin, ushqimin dhe pijen e Zotit; ndjejnë se u ngjajnë të varfërve dhe njerëzve të dobët për shkak të urisë, ushqimit, ujit... gjegjësisht pse e privojnë popullin nga ushqimi dhe pirja? Pse e pengojnë të drejtën e tij, sepse sikur t'i dobësonte Zoti xh.sh. faktorët e fuqisë së tyre, do të ishin të dobët në tokë, të poshtëruar e të degraduar?   
Këtë e rikujton për herë të parë agjëruesi (qoftë mbret apo tiran), sepse një gjë të tillë mund ta harrojë jashtë Ramazanit... Sa e bukur është lutja e besimtarit kur bën iftar e thotë: "O Zot, për ty agjëroj dhe nga furnizimi Yt filloj iftarin". Ai këtu pranon se furnizimi, pasuria dhe dhurimi janë të Tij dhe se e posedon vetëm atë që ia jep Zoti. Kjo është një ndër karakteristikat më të çmueshme të adhurimit dhe të atributeve të Tij.   
Është e vërtetë se njeriu duhet përherë ta rikujtojë lidhjen e vet me Ummetin dhe të jetojë përherë në zemrën, shpirtin dhe jetën e tij; aty të dëfrehet e të pikëllohet; tirani e sundon shoqërinë e tij vetëm kur harrohet kjo e vërtetë ngase paramendon se është gjeni, ka fuqi dhe personalitet; Kështu njerëzit i përkulen, pranojnë paaftësinë e tyre para tij dhe e përcjellin mendimin e tij... Nëse ndonjëri prej tyre thotë, "Jo", tirani përgjigjet me mendjemadhësi: "Vrit, burgos dhe interno!"   
Të pasurit sillen brutalisht ndaj të varfërve, të afërmit i këpusin marrëdhëniet familjare dhe fqiu refuzon të drejtën e fqiut vetëm atëherë kur e harrojnë lidhjen shoqërore dhe kur çdokush jeton për vete e jo për njerëz, jeton me barkun dhe epshin e tij gjinor e jo me nevojat dhe kërkesat e popullit... Gjatë agjërimit njeriu rikujton se i përket shoqërisë, është prej saj, me të, për të dhe në afërsi të saj... Ai jeton në uri me shoqërinë, ushqehet së bashku me të dhe feston me të...   
Vetëm atëherë i rikujton ato, nevojat e tyre,  urinë e të varfërve, ndien mjerimin dhe nevojën e tyre; pra, sikur të mos ishte agjërimi, nuk do t'i rikujtonte... Kështu, shpirti i agjëruesit bëhet më i lartë, më njerëzor dhe më afër zemrave të njerëzve...   
Muslimani i parë, Muhammedi a.s. ishte njeri shumë bujar, mirëpo gjatë Ramazanit i ngjante puhisë që sjell dobi, jetë dhe ringjallje...   
Aisheja r.a., gjatë Ramazanit i ka dhuruar popullit të vet njëqind mijë dirhemë ndërsa për vete i ka ruajtur teshat e rëndomta... Guvernatori për ketë e ka pyetur: "Sikur të bësh diçka për iftarin tonë të sodit!"., kurse ajo është përgjigjur: "Pasi që ma rikujtove, do të lëmë", pastaj  ka vazhduar: "A shihni o ju njerëz, se si lartësohet shpirti i agjëruesit aq sa i harron nevojat dhe kërkesat e vetvetes dhe i rikujton vetëm nevojat e popullit të vet! Këtë e kërkon Zoti prej agjëruesve".   
Është e vërtetë se kryetarët, udhëheqësit, funksionarët dhe politikanët  nuk duhet të punojnë për hir të autoritetit ose pozitës së tyre por për hir të Zotit xh.sh., nëse populli refuzon vlerën e tyre atëherë nuk do t'i përkasin refuzimit, nëse e pranojnë vlerën e tyre nuk do mashtrohen me verbimin nga pasioni, nëse kanë nevojë për të (popullin), nuk do të hasin në mashtrues e lajkatarë; kështu populli fiton lumturinë së bashku me udhëheqësit dhe prijësit e vet kurse Zoti i bekon ata udhëheqës e prijës për veprat dhe përpjekjet e tyre..., e në të kundërtën, vjen mjerimi dhe vuajtja.   
Me agjërim mëvetësohet edukata e përsosur... Agjërimi është adhurim i fshehtë mes njeriut dhe Zotit të tij pa kurrfarë hipokrizie e tradhtimi, nuk kërkon lavdërim e as mirënjohje... Muslimanit agjërues i mjafton dituria e Zotit për urtinë, përuljen dhe vendimin e sinqertë; nga shpërblimi i Zotit xh.sh. i mjaftojnë pastërtia nga hipokrizia e tradhtimi dhe sinqeriteti e besa e gjuhës së tij... Turpërohet prej gënjeshtrës, vjedhjes, gibetit (përgojimit), dëmtimit dhe armiqësisë ndaj njerëzve sepse Muhammedi a.s. thotë:   
"Zoti s'ka nevojë për largimin e ndonjërit nga ushqimi dhe pirja nëse ai nuk e braktisë gënjeshtrën."   
Muhammedi a.s. gjithashtu e ka ndaluar agjëruesin t'i kundërvihet të keqes me të keqe, paturpshmërisë me paturpshmëri;   
"Nëse ndokush e shanë ose sulmon, le të thotë: 'Unë agjëroj', apo unë jam engjëll i tokës sime! Nuk gënjej, as nuk sulmoj e as s'dëmtoj..." Sa me vlerë është morali i tillë, për të cilin kanë nevojë para së gjithash udhëheqësit e politikanët, posaçërisht në Ramazan e në këtë kohë aktuale!   
Është e vërtetë se njeriu nuk ka vetëm natyrë trupore materiale dhe se nuk mund të arsyetojë se qëllimi i tij në jetë është vetëm ushqimi trupor, por në vete ka edhe natyrë të engjëjve, shpirtit dhe zemrës.   
Kur e harron njeriu këtë të vërtetë, bie në një nivel më të ulët se të kafshës. A nuk i sheh njerëzit e Perëndimit, të cilët janë shndërruar në rrezik për njerëzinë në atë çast kur e humbën engjëlloren dhe përkrahën shtazoren?!.   
Gjatë agjërimit barku ndjen uri kurse shpirti ushqehet, pastrohet trupi e zemra forcohet, dobësohet epshi e lartësohet shpirti... Në këtë muaj të bekuar besimtari gjenë kohë për t'iu lutur Zotit, për leximin e Kur'anit Famëlartë që është libër i përhershëm, edukativ, reformist dhe pastrues i shpirtrave.   
Në Ramazan muslimani dëgjon fjalët e Kur'anit të cilat e ftojnë në mirëbërje, adhurim dhe e largojnë nga e keqja dhe mëkati. Në këtë muaj muslimani i dëgjon fjalët e Zotit: "Afrohu o robi Im! Pasi që kjo botë të largoi prej Meje edhe pse jam më i afërt se damari i qafës, pasi që të demoralizoi djalli nga mëshira Ime edhe pse ajo kaplon çdo gjë, pasi që u mashtrove me autoritetin që ta dhurova dhe mendove se s'ke nevojë për Mua, edhe pse nuk mund ta shpëtosh gjënë që ta rrëmben miza dhe pasi që ke ra në një shkallë më të ulët se kafshët, edhe pse të krijova si mëkëmbës Timin në tokë... Eja te Unë, o robi Im, që të të lartësoj në shkallën e engjëjve të Mi e të jetosh me shpirt të lartë, ndriçim shpirtëror dhe dritë të zemrës. Në këtë mënyrë do të jetosh në parajsë para se të hysh në te."   
O vëlla besimtar!   
Këtë të vërtetë që e vërteton agjërimi në unin tënd, e ka vërtetuar edhe në paraardhësit tanë dhe për këtë shkak kanë qenë mrekulli e Islamit. Njerëzimi nuk njeh diçka që mund të krahasohet me shpirtin e tyre të lartë, qëllimin e ndershëm, synimin fisnik, ndriçimin e shpirtit dhe udhëzimin e zemrës.   
A s'ka njerëzimi sot nevojë për një gjeneratë të tillë, a s'ka nevojë shoqëria jonë për njerëz të tillë?   
A nuk sheh dëmin, humbjen, korrupsionin dhe amoralitetin që e kanë kapluar shoqërinë tënde?   
Ku është jehona e së vërtetës në shoqërinë tënde?   
A pranohet që popujt tanë të jetojnë nën presionin e hekurit dhe zjarrit e në shpinat e tyre të fëshkëllojnë kërbaçët e xhelatëve?   
A pranohet që popujt tanë të jetojnë në mjerim e vuajtje ndërsa pasurinë ta shrytëzojë një pakicë e pasur dhe cinike?   
A pranohet që këto parti t'i gënjejnë popujt tanë me fjalë të ëmbla për të arritur pozitë, fitim e autoritet?   
A pranohet që politika të jetë mashtrim, gënjim dhe humbje apo nxitëse e instinkteve dhe devijimit të popullit?   
A pranohet që feja të jetë tregti për disa juristë apo shkenca të jetë idhujtari për disa dijetarë?   
A pranohet që autoriteti i disa injorantëve të poshtër të jetë mjet nënshtrimi dhe shfrytëzimi?   
O vëlla besimtar!   
Pasi që Islami kërkon prej nesh që të jemi në çdo kohë mbrojtës të së vërtetës dhe më të sinqertë ndaj saj, atëherë a hase në Ramazan diçka që ta mundëson predikimin e këtij mesazhi në popujt e botës?   
A gjete në Ramazan atë që të lartëson aq shumë saqë të shndërron në udhëheqës nga e mira dhe paqja?   
A nuk të afron Ramazani me Zotin tënd të Vërtetë edhe atë nëpërmjet të Dërguarit të Tij, Librit të vërtetë dhe udhëzimit të sheriatit të drejtë?...   
Dëgjo atë çka të thotë Zoti xh. sh. me anë të ajeteve të agjërimit:   
"E kur robët e Mi të pyesin ty për Mua, Unë jam afër, i përgjigjem lutjes kur lutësi më lutet, pra për të qenë ata drejt të udhëzuar, le të më përgjigjen Mua dhe le të më besojnë Mua." (Bekare, 186)   
   
   
   

 RAMAZANI, MUAJI I FUQISË  
 
"Nuk është i fuqishëm ai që tërbohet por ai që kontrollon veten në çastin e shqetësimeve të mëdha." Hadith   
Kjo jetë prezenton konfliktin në të cilin fitojnë të fuqishmit. Fuqia është dyllojesh: fuqia materiale dhe fuqia shpirtërore (ideologjike). Sipas parimeve islame, fuqia materiale ndonjëherë mund të korrë fitore të përkohshme dhe nuk do të jetë dobiprurëse. Kur'ani na rrëfen për popujt e hershëm për të cilët thuhet se kanë qenë të fuqishëm në aspektin e jetës materiale. Për këtë shkak është përhapur në tokë korrupsioni e devijimi, janë luftuar të dërguarit e Zotit e përgënjeshtruar thirrjet reformiste dhe kanë mbizotëruar dekadenca e shkatërrimi.   
Dëgjo ç'thotë Kur'ani Famëlartë rreth tyre:   
"A nuk e di ti se ç'bëri Zoti yt me Adin? Me banorët e Iremit me ndërtesa të larta? Që si ata (populli Ad) nuk është krijuar askush në tokë! Dhe me Themudin, të cilët shpuan shkëmbinj në luginën (Kura). Dhe me faraonin e fortifikuar me tenda (ushtarake)! Të cilët e tepruan me krime në tokë. Dhe në të shtuan shkatërrimin. E All-llahu kundër tyre lëshoi lloj-lloj dënimesh. Pse Zoti yt është që përcjell (u rri në pritë)." (Fexhër-14)   
Në një ajet tjetër thuhet:   
"A nuk udhëtuan ata nëpër tokë e të shikojnë se si përfunduan ata që ishin më parë, të cilët ishin edhe më të shumtë prej tyre dhe më të fortë për nga forca e ndikimit në tokë, por ajo që fituan, nuk u ndihmoi asgjë. Kur u erdhën atyre të dërguarit me argumente të qarta, ata iu gëzuan dijenisë së vet dhe atëherë i përfshiu ajo që e tallnin." (Gafir:82-83)   
Ky është fundi i popujve të cilët u mbështetën në fuqinë materiale pa atë shpirtërore ideologjike, gjë që rezultoi me mosrespektimin e besimit, moralit dhe jetës shpirtërore.   
Fuqia shpirtërore pa atë materiale, sipas Islamit, nuk do të korrë sukses dhe s'mund ta udhëheqë jetën. Gjatë historisë kemi parë popuj që jetuan të  shkelur, të nënshtruar e të keqtrajtuar, sepse nuk luftonin e as që i përballonin ndokujt në jetë dhe kështu pësuan disfatë nga të fuqishmit.   
Rruga e vërtetë e jetës së lumtur e fisnike është të harmonizohet materia me shpirtin për ta përforcuar njeriun dhe jetën e tij si dhe të mbështetet populli në të dy fuqitë: fuqinë e materies dhe atë të shpirtit; nuk sundon njëra mbi tjetrën. Kështu ngjitet në qiejt e lartë duke mos u frikuar nga tatëpjeta. Kur'ani na mëson ta lusim Zotin kështu:   
"O Zot, na jep të mira në këtë botë dhe në botën tjetër."   
Kur'ani na obligon ta përforcojmë besimin, kontrollojmë epshin dhe lartësojmë shpirtin; ai na urdhëron të përgatitim fuqi maksimale: "E ju përgatituni sa të keni mundësi force, (mjete luftarake) e kuaj të caktuar për betejë kundër atyre (që tradhtojnë) e me të (me përgatitje) ta frikësoni armikun e All-llahut, armikun tuaj dhe të tjerët". (El-Enfalë: 60)   
Ai gjithashtu na urdhëron të falim namazin e të japim zekatin sepse këto dy aspekte paraqesin faktorët kryesorë të fuqisë shpirtërore ideologjike si dhe urdhëron të punojmë: "Dhe me atë që ta ka dhënë All-llahu, kërko (ta fitosh) botën tjetër, e mos le mangu atë që të takon nga kjo botë." (El-Kasas: 77)   
Gjithashtu na urdhëron t'i zbulojmë pasuritë e tokës dhe fshehtësitë e gjithësisë (qiellit) "Thuaj: 'Vështroni me vëmendje çka ka (nga argumentet) në qiej e në tokë.'" (Junus: 101)   
Kur'ani na urdhëron të luftojmë në rrugë të Zotit xh. sh. dhe ta sakrifikojmë jetën për hir të së vërtetës sepse xhihadi është një ndër fenomenet më të mëdha të fuqisë, lëvizjes dhe punës, gjegjësisht në këtë frymë filloi thirrja islame në kohën e Muhammedit a.s. dhe u zhvilluan  luftërat, kurse Muhammedi a.s. nuk ishte i fortifikuar por luftoi së bashku me ta (muslimanët), e udhëhoqi ushtrinë, sulmoi, fitoi, u plagos... Fitorja ishte në anën e thirrjes që i bashkoi të dy fuqitë kundër idhujtarisë që kishte dobësuar mendjen, moralin dhe fuqinë luftarake të arabëve.   
Islami konfirmon se fuqia shpirtërore me pak fuqi materiale ka sukses kundër fuqisë materiale nëse humbet faktori psikik ideologjik: Për këtë, në Kur'an thuhet:   
"'Sa e sa grupe të vogla me dëshirën e All-llahut kanë triumfuar ndaj grupeve të mëdha!' All-llahu është me durimtarët." (Bekare: 249)   
Shembull më i qëlluar për këtë është beteja e Bedrit, ku muslimanët, numri i të cilëve ishte treqind, fituan në Bedër edhe pse ishin arabë si kurejshitët që ishin afër një mijë. Ata ishin të afërmit  e tyre, prej një vendi, një popull dhe me karakteristika identike; kurse armët e njëmijëshit ishin më të shumta se ato të treqindëshit... Por, muslimanët kishin fuqinë e besimit, moralit e shpirtit, gjë që nuk e kishte opozita pabesimtare dhe për këtë dështuan ashtu që disfata e tyre u shënua në Kur'an në një formë ideale që tregon se ç'mund të bëjë fuqia shpirtërore ndaj asaj materiale nëse vlerësohet minimalisht fuqia e armës.   
Në Kur'an ceket shembulli i individit që i bashkon të dy fuqitë dhe fiton e korrë sukses, gjegjësisht Musa a.s. i cili u mbushi ujë dy vajzave dhe eci me to deri te babai i tyre pa i shikuar fare për shkak të turpit, moralit dhe fisnikërisë. Njëra prej tyre i tha babait të saj:   
"O babai im, merre këtë në shërbim me pagë, sepse më i miri i atij që do ta marrësh në shërbim është ai i fuqishmi e besniku!" (Kasas: 26)   
Po ashtu në Kur'an ceket edhe shembulli i popullit që bashkon të dy fuqitë dhe që ngadhënjen:   
"Muhammedi është i dërguar i All-llahut, e ata që janë me të (as'habët), janë të ashpër kundër jobesimtarëve, janë të mëshirshëm ndërmjet vete, ti i sheh ata kah përulen (në ruku) duke rënë me fytyrë në tokë (në sexhde), dhe kërkojnë nga All-llahu që të ketë mëshirë dhe kënaqësinë e Tij ndaj tyre". (El-Fet'h:29)   
Ky është fryti i bashkimit të të dy fuqive dhe elementi kryesor i lumturisë së popullit të sinqertë.   
Agjërimi, të cilin e obligoi All-llahu xh. sh. për muslimanët, përmban në vete bashkimin harmonik të dy fuqive, që jep fryt ideal, sepse në aspektin shëndetësor prezenton fuqinë e trupit kundër shumë sëmundjeve, kurse në aspektin ideologjik muslimanit i dhuron tri fuqi ideologjike që ndikojnë më së shumti në lumturinë e individëve dhe të shoqërive.   
Durimi   
Muslimani gjatë Ramazanit duron në uri e etje, braktis gjërat që zakonisht i praktikon gjatë ditës, si kënaqësitë dhe lëngjet freskuese, pra me vetdëshirë abstenon e duron e jo nga frika e burgut, kërcënimi i trupit dhe i pasurisë.   
Durimi vullnetar në kënaqësitë e epsheve ka më tepër dobi për shpirtin dhe popullin se ai i obliguar nga mospasja, dënimi apo maltretimi.   
Ushtari i cili nuk ka mësuar të agjërojë vullnetarisht në kohën e paqes nuk do të jetë më i durueshëm në betejë gjatë rrethimit eventual nga armiku dhe ndërprerjes së lidhjeve mes tij e eprorësisë.   
Ushtari musliman duron urinë njëmujore në çdo vit dhe atë disaorëshe në ditë derisa shmangia nga gjërat e shndërruara në vese të ditës, si duhani, çaji dhe kafja, të bëhet për të e rëndomtë. Vetë e kam përjetuar gjatë burgosjes sime në Luftën e Dytë Botërore se si të burgosurit e humbnin vetëdijen për shkak të urisë disaditëshe. Vetëdijen e humbnin ata që nuk ishin mësuar të agjërojnë kurse ata që zakonisht kishin agjëruar më parë, urinë e pranuan si të rëndomtë në jetën e tyre, gjë që shkaktoi habi të madhe.   
Durimi në rastet e vështira paraqet armën më të fuqishme për popujt sepse një durim i tillë në mesin e betejës është faktor kryesor për ta mundur armikun.   
Ne e dimë, se një ndër problemet më të mëdha të eprorësisë luftarake bashkëkohore është furnizimi i ushtarëve me ushqim dhe disponimi i tyre nëse gjenden larg vendit dhe familjeve të tyre...   
Shpeshherë shohim se ushtria perëndimore merr me vete një grup laviresh për t'i disponuar ushtarët. Krahaso këtë me ushtrinë islame që zhvillonte luftëra dhjetëvjeçare në Gadishullin e Arabisë pa patur probleme me ushqimin dhe disponimin e ushtarëve. Problemi i ushqimit zgjidhej për shkak se ushtria islame përbëhej prej ushtarëve që nuk i jepnin rëndësi kënaqësisë ushqimore por sakrifikimit për të hyrë në parajsën (xhennetin) e gjerë aq sa qiejt e toka... Ushqimi për ta ishte vetëm materie për lukthin dhe përforcimin e trupit, nëse gjenin mish e qumësht, nuk ngopeshin, e nëse gjenin hurma e ujë ngopeshin dhe nëse nuk ushqeheshin me ditë e netë të tëra veten e konsideronin si agjërues të Ramazanit..!   
Sa i përket disponimit të tyre, ata e gjenin ate në adhurim sepse kishin fuqi shpirtërore, pastërti të besimit dhe moral të lartë. Po, pasha Zotin, disponimin epshor e largonin kurse në anën tjetër e forconin veten për luftë kundër armiqve të tyre, edhe ate me anë të adhurimit gjatë natës deri para agimit të mëngjesit sepse lexonin Kur'an, lutnin (All-llahun) dhe mësonin orë të tëra para se ta kryenin namazin e mëngjesit. Ata vetëm ashtu e gjenin fuqinë në shpirtrat e tyre dhe qetësinë e zemrave të tyre. Kështu vepronin  çdo ditë pas përfundimit të betejës e ju mund t'i paramendoni mundimet e atëhershme të luftëtarëve... Arma e bardhë, shigjetat e përpikta dhe kuajt e shaluar ishin armët e tyre, me të cilat luftonin ballë për ballë armikun, çdo ditë prej mëngjesit deri në mbrëmje, gjegjësisht deri në kryerjen e namazit të jacisë, pastaj pushonin disa orë në tendat e tyre. Pas pushimit çoheshin, i drejtoheshin All-llahut xh. sh. dhe i luteshin me zemra të pastra sepse vetëm lutjet dhe leximi i Kur'anit i dispononin shpirtrat e tyre.   
Ata vepronin kështu... A s'keni dëgjuar si erdhi deri në tubimin e Kur'anit gjatë kohës së Uthmanit r.a.? Hudhejfe ibn El-Jeman, komandant i ushtrisë islame, i cili luftonte në Azerbajxhan, dëgjonte lexime të ndryshme të muxhahidinëve gjatë kontrollimit të tij natën nëpër tendat e tyre para namazit të mëngjesit.   
Ata lexonin aq shumë saqë zëri i tyre i ngjante gumëzhimit të bletëve!!   
Kjo është fshehtësia e fitores se tyre mahnitëse e të mrekulluar, të cilën na e rrëfen historia si të pakrahasueshme. Kjo është fshehtësia e disfatës së ushtrive persiane e romake që kishin moral të shkatërruar, shpirt të pandritshëm, johuman e joideologjik, ashtu siç  është rasti me ushtritë e Perëndimit, të cilat vazhdojnë luftën në qoftë se kanë pranë vetes pije alkoolike dhe lavire. Hyrja e tyre në beteje realizohet vetëm pas sigurimit të ushqimit dhe furnizimit disamujor!   
Respektimi   
Muslimani i cili agjëron në Ramazan, largohet nga ushqimi, pija dhe tradita e përditshme për shkak të respektimit të urdhërit të Zotit xh. sh. dhe nderimit të Muhammedit a.s., dhe për këtë, ai nuk mendon se a do të jetojë në qetësi apo në vështirësi sepse për të mjafton besimi në një Zot dhe pranimi i Muhammedit a.s. si i dërguar e udhëheqës; ai është betuar në Islamin e tij qoftë në rrethana të volitshme apo të pavolitshme, të mira apo të këqija.   
Kështu, ushtari musliman ishte shembull ideal i respektimit që realizohej me vullnet dhe bindje të thellë shpirtërore.   
A do të përfitonte Halidi virtytin më të lartë, i cili u revokua nga posti si komandant i ushtrisë dhe u shndërrua në ushtarë të thjeshtë që luftonte me të njëjtën energji, duke  thënë: "Unë luftoj për hir të Zotit të Umerit e jo për Umerin", sikur të mos e kishte thelluar Islami në shpirtin e tij atë moral të lartë që përbëhej prej agjërimit, namazit dhe parimeve tjera islame?   
A do të realizoheshin shembujt e mrekullueshëm në historinë e Ebu Bekrit, Umerit, Halidit, Sa'dit dhe kolosëve tjerë muslimanë sikur të mos ishte ngulitur agjërimi në karakterin e devotshmërisë së tyre të vetëdijshme gjersa e respektonin njëri-tjetrin dhe vepronin bashkërisht?   
Çka vëreni në ushtrinë e Usames, të cilën e përgatiti Muhammedi a.s. pak para vdekjes ashtu që pleqësia e muhaxhirëve  dhe ensarëve, si Ebu Bekri, Umeri, Uthmani dhe Halidi të jenë nën komandën e të riut Usame ibn Zejd, i cili ende nuk kishte mbushur njëzet vjet?   
Si i shpjegoni fjalët e Ebu Bekrit drejtuar Umerit pas vdekjes së Muhammedit a.s., kur Umeri kërkoi që të caktohet komandant ndonjë që është në moshë dhe më me përvojë: "I Dërguari i Zotit ta caktojë e unë ta largoj?!"   
Si e kuptoni respektimin e çuditshëm të porosive të Muhammedit a.s. para dhe pas vdekjes së tij? A nuk është ky respekt fryt i ndikimit të agjërimit në edukatën e muslimanëve për respektimin e komandantit të dashur?! Po, këtë e dëshmon edhe vetë historia!   
Disiplina dhe organizimi   
Muslimani gjatë Ramazanit ushqehet, fle e zgjohet në mënyrë të disiplinuar e të organizuar. Organizimi i shoqërisë islame gjatë Muajit të Ramazanit realizohet në formë të përkryer sepse uria ditore është e përbashkët, bashkërisht në një kohë hanë iftarin, bashkërisht falin namazin e jacisë, teravisë, mëngjesit... Ky lloj organizimi s'krahasohet me asnjë shoqëri tjetër sepse në të barazohet plaku me të riun, dijetari me të paditurin, sunduesi me të sunduarit, i pasuri me të varfërin; nuk dallohen klasat njerëzore e as individët njëri prej tjetrit.   
Sa i mrekullueshëm është agjërimi në sytë e hulumtuesve, si vegël për edukimin, respektimin dhe organizimin e popujve?!   
Ky është morali kryesor që thellohet në shpirtin e muslimanit nën ndikimin e agjërimit: durimi, respektimi, organizimi, disiplina...   
A mendoni se një popull që i posedon këto fuqi shpirtërore do të shkatërrohet?   
A mendoni se ushtria e kalitur me këto elemente të fuqishme të moralit do të pësojë disfatë?   
A mendoni se në shoqërinë ku mbizotëron morali i tillë i fuqishëm do të përhapet amoraliteti?   
Pasha Dërguesin e Muhammedit a.s. si pejgamber, sikur ta posedonim sot këtë moral në konfliktin tonë me Izraelin, do të ndikonim shumë edhe sikur ta posedonim gjysmën e armëve dhe pajisjeve të tyre!   
Sikur t'i posedonim armët ideologjike e shpirtërore, do ta shndërronim çështjen e kolonializmit të botës arabe e islame në legjendë!   
Sikur të përkryhemi me këtë moral dhe të armatosemi me fuqi materiale do ta zhbinim flamurin e qytetërimit nga duart e perëndimorëve të mëdhenj e të degjeneruar.   
O vëlla musliman!   
Kur të agjërosh Ramazanin, mos harro se Zoti xh. sh. don të të shndërrojë me anë të agjërimit në njeri "të fuqishëm e besnik" dhe ke kujdes që të mos kalojë Ramazani e të ngelish "i dobët e tradhtar"!   
O bijtë e Ummetit!   
Kur agjëroni, mos harroni se Zoti me anë të agjërimit don t'ju shndërrojë  në popull "të ashpër kundër jobesimtarëve e të mëshirshëm ndërmjet vete" (El-Feth, 29) dhe keni kujdes të mos kalojë Ramazani e t'u përngjani njerëzve që i përshkruan Zoti kështu: "E kur t'i shohish ata, trupat e tyre të mahnisin, e kur të flasin, fjalës së tyre i vë veshin. Por ata janë si trungujt e zgavruar e të mbështetur, e çdo zë e mendojnë se është kundër tyre". (El-Munafikun: 4)   
   
   

 RAMAZANI, MUAJI I LIRISË   
"Në liri plotësohet adhurimi, kurse me realizimin e adhurimit plotësohet liria".   
Ahmed ibn Hadravejhi   
Liria nuk është ashtu siç e kuptojnë shumica e njerëzve, gjegjësisht nuk përkufizohet me përfitimin e popujve, të drejtat e tyre në udhëheqje e pavarësi sepse kjo është liri politike, e pas saj vijon liria e idologjisë, e popullit, kulturës dhe doktrinave humane fisnike.   
Liria nuk është ashtu siç e paramendojnë shumica e të rinjve, gjegjësisht njeriu të vrapojë pas epsheve dhe dëfrimeve të tij, të hajë e të pijë si të dojë si dhe të realizojë çdo gjë që dëshiron. Kjo liri prezenton formën e kaosit në një anë dhe robërinë e urrejtur në anën tjetër.   
Kjo liri prezenton formën e kaosit sepse s'ka në botë liri absolute e të pakufizuar me ligj ose sistem, bile çdo gjë në botë zhvillohet sipas ligjit të posaçëm sistematizues.   
Liria e individit mbrohet vetëm nëse përkufizohet me disa rregulla me qëllim që të mbrohen liritë e të tjerëve, dhe nga kjo urtësi dalin ligjet, kushtetutat, sistemimet dhe rregullat. Për shembull, ligji i trafikut në metropolet e mëdha, ku udhëzohesh nëpër rrugë me shenjat udhëzuese të komunikacionit, ligji i qetësisë së përgjithshme, i cili pengon të bërtasish natën në rast të kalimit nëpër lagjet e banuara; ligji i mbrojtjes së pavarësisë, gjegjësisht s'mund të propagosh ide që e rrezikojnë sigurinë e paqes në shtet...   
A mund të kërkosh kontratën paqësore me armikun gjersa populli yt gjendet në kulm të luftës? A mund të zhvillosh tregti me armikun apo t'ia dorëzosh prodhimet e vendit tënd pa kurrfarë dënimi që shpeshherë përfundon me ekzekutim?   
Plotësimi i lirisë ndonjëherë realizohet me ndalim, p.sh. të sëmurit të cilit i ndalohet ushqimi i dëmshëm, i kufizohet përkohësisht liria e ushqimit për shkak të shërimit ndërsa krimineli burgoset përkohësisht për të kuptuar se si ta shfrytëzojë më vonë lirinë e vet, në mënyrë të drejtë dhe pa i dëmtuar njerëzit dhe vetveten.   
Njeriu nuk jeton i vetëm por është pjesë e shoqërisë së bashkuar dhe kështu nëse dëmtohet ai dëmtohet edhe shoqëria. Për këtë, Muhammedi a.s. ka dhënë një shembull të bukur rreth një grup njerëzish që kanë lundruar me anije. Disa prej tyre kanë qenë në pjesën e lartë kurse të tjerët në pjesën e ulët të anijes. Pasi që ata të cilët ishin poshtë e merrnin ujin prej atyre që ishin lartë, thanë: "Pse nuk fundosemi e të marrim ujin drejt nga deti?" Muhammedi a.s. tha: "Sikur t'u lejonin të veprojnë sipas dëshirës së tyre do të fundoseshin të gjithë, e nëse shpëtonin ata, do të shpëtonin të gjithë". Ky është një shembull i mirë nga mësuesi më i madh i njerëzimit, i cili përkufizon lirinë individuale që nuk dëmton askend dhe lirinë që dëmton dhe shkatërron shoqërinë nëse eventualisht aplikohet.   
Sa i përket robërimit, mund të themi se liria plotësohet atëherë kur nuk të robëron ndokush që është njeri sikur ti. Liria individuale, në të cilën mbështeten disa njerëz, prezenton robërimin e urrejtur nga ana e njeriut që është sikur ti dhe kaosin e parimeve jetësore. Nëse mbi njeriun dominojnë kënaqësitë e epsheve dhe jeta e shfrenuar, atëherë ai shndërrohet totalisht në rob të kënaqësisë, sepse jetën e tij vetëm ajo e dirigjon. Në këtë rast ai vepron siç dikton kënaqësia epshore dhe s'mund ta kundërshtojë.   
Çfarë lirie është kjo kur gjërat e pavlefshme e shndërrojnë njeriun në rob?! Sikur të vlerësohej njeriu sipas sasisë së plotësimit të epsheve, atëherë shtaza do të ishte më e vlefshme!   
Shtazët vrapojnë pas kënaqësisë së pakufizuar e të paqëllimtë, kurse njeriu sado që orvatet t'i plotësojë kënaqësitë e veta, përsëri do të gjegjë pengesa në rrugë. Pra si mendoni ju, a mund të paramendojë ndokush se shtaza që nuk hasë në pengesa është më e lirë se njeriu dhe më e lumtur?!   
Kur ndjek ndokush ndonjë vajzë apo këngëtare, a mund të paramendojë se është i lirë nga dominimi i tyre? A nuk e sheh ate si rob të çastit, të zënë peng e të humbur?   
Qëllimet më të larta në jetën e tij varen nga dashuria e larguar apo nga dëshuria e trupit të ndaluar?   
A ka robëri më të keqe se ajo që nuk e lë njeriun të lirë në dashuri ose urrejtje, në vazhdim ose ndalim, në kënaqësi ose hidhërim apo në qetësi ose huti?   
A mund të supozojmë se është i lirë ai që jepet pas pijeve dehëse derisa të dëmtohen nervat, shëndeti, mendja dhe dinjiteti i tij? A ka diçka më  neveritëse se robërimi nga pija vrasëse dhe helmi shkatërrues?   
Kështu mund ta gjykosh atë që dorëzohet krejtësisht para pasurisë e pozitës dhe fanatizmin e udhëheqësit. Çdo njeri i dorëzuar para këtyre gjërave, shndërrohet në rob të mposhtur si dhe çdo epsh që sundon mbi veprat dhe sjelljet e tij, e shndërron në rob të përhershëm. Kjo gjendje përshkruhet shumë bukur në Kur'an: "A e ke parë ti (Muhammed) atë që duke e ditur, dëshirën e vet e respekton si zot të vetin?" (El-Xhathije: 23)   
Dëshirat e njerëzve të tillë kanë karakteristika hyjnore... A nuk është Zot ai i cili adhurohet, i nënshtrohen, i frikohen dhe i luten? A nuk janë ithtarët e epsheve nën dominimin e dëshirave të tyre ngase nuk mund t'i hidhërojnë e as t'i refuzojnë?!   
Robërimi nuk paraqitet vetëm në formë të lidhjes apo të burgut sepse këto janë llojet më të lehta të tij dhe me afat shumë të shkurtë.   
Robërimi i vërtetë formohet nga tradita e përditshme që dirigjon, epshi që sundon dhe kënaqësia që adhurohet... Liria nuk është në transferimin prej një vendi në një vend tjetër por ajo është në dominimin mbi epshet tuaja dhe në dallimin e të mirës ndaj së keqes.   
Liria e vërtetë është që të mos bëhesh rob i shprehisë së përditshme dhe të të mos mposhtë epshi. Në këtë kuptim muslimanët e devotshëm kanë qenë plotësisht të lirë sepse feja i ka liruar shpirtrat e tyre nga ambiciet, epshet dhe dëshirat e dëmshme, i ka lidhur shpirtrat e tyre me All-llahun, xh.sh. Krijuesin e gjithësisë dhe jetës kurse dëshirat e tyre i ka kufizuar vetëm me dëshirën e Tij. Zoti xh.sh. është i Vërtetë, burim i të mirës, dashurisë dhe mëshirës. Njeriu lirohet nga atributet e urrejtura vetëm në rastë se dominojnë mbi te: e vërteta, mirësia dhe mëshira. Nëse njeriu obligohet të robërohet nga ndonjë ide, doktrinë apo krijesë, atëherë për të më mirë do të ishte sikur të bëhej rob i të Vërtetës se sa i të keqes. Ata të cilët i robëron doktrina njerëzore që e përfiton lartësinë e saj nga Zoti, janë më të mirë se ata të cilët i robëron doktrina epshore që rrjedh nga djalli. Ata të cilët i nënshtrohen All-llahut xh.sh. dhe i respektojnë urdhërat e Tij janë më të mirë, më të përkryer dhe më të mençur se ata të cilët i nënshtrohen femrës, gotës, pasurisë ose epshit, gjegjësisht respektojnë urdhërin e njeriut që gabon apo qëllon, lartësohet apo mposhtet, bën mirë ose keq...   
A nuk vëren, së bashku me mua, pas gjithë kësaj, marrinë e disa përparimtarëve që refuzojnë të thirren ashtu siç i kanë thirrur etërit e tyre, si Abdull-llah (Rob i Zotit) ose Abdulxhevad (Rob i Bujarit), kurse në të kundërtën lejojnë të atribuohen me "robëri"?! A nuk i sheh ata të cilët refuzojnë robërinë nga fuqia e të cilit nuk mund të largohen kurse pranojnë robërimin e epshit më të urryer e më të poshtër? A nuk sheh se ata kanë nevojë për keqardhjen tënde më tepër sesa të nxisin në shpirtin tënd marrinë dhe mohimin?   
Me këtë koncept preciz të lirisë dhe robërimit e presim Ramazanin si muaj të "lirisë" kurse agjërimin si shkollë ku diplomojnë të lirët me plotkuptimin shkencor të fjalës.   
Në Ramazan ka uri, etje, kufizim dhe ndalim, por edhe shëndet dhe lirim nga robërimi; në të ka revolucion kundër robërimit të ushqimit e pierjes, shprehisë e jetës monotone...   
Revolucioni kundër robërisë është atributi i parë i të lirëve.   
Në Ramazan ka abstenim vullnetar nga kënaqësia dhe pikërisht kjo gjë paraqet lirinë. Liria e dëshirës është të veprosh sipas mendjes tënde e jo sipas epsheve dhe emocioneve, si dhe ta ndalosh veten nga ajo që mund ta realizosh. Vetëm në këtë rast ke dëshirë të fuqishme, epsh të dobët, i kontrollon dëshirat tuaja dhe nuk dështon mendja yte para fuqisë së epshit tënd. Ai që atribuohet kështu, korrë fitore në çdo betejë.   
Shiko tregimin për mbretin Talut, i cili ndaloi ushtarët e vet të pijnë ujë nga lumi, edhe pse ishin të etur e të rraskapitur, mirëpo vetëm një numër i vogël e respektoi urdhërin e dhënë dhe ky numër ngadhënjeu për shkak se ishin dinjitozë në përcaktimet e tyre:   
"E kur doli (prej qytetit) Taluti me ushtrinë, tha: 'All-llahu do t'ju sprovojë me një lumë, e ai që pi prej tij, ai nuk është me mua, e kush nuk e shijon ate, ai është me mua, përveç atij që me dorën e vet e pi një grusht!' Mirëpo, me përjashtim të një pakice prej tyre, të tjerët pinë nga ai. E kur e kaloi ai (Taluti) atë së bashku me të edhe ata që ishin besimtarë thanë: 'Ne sot nuk kemi fuqi kundër Xhalutit dhe ushtrisë së tij!' Por ata që ishin të bindur se do ta takonin All-llahun xh.sh. thanë: 'Sa e sa grupe të vogla me dëshirën e All-llahut kanë triumfuar ndaj grupeve të mëdha!' All-llahu është me durimtarët. E kur i dolën përballë Xhalutit dhe ushtrisë së tij, thanë: "Zoti ynë! Na dhuro durim, na i përforco këmbët tona dhe na ndihmo kundër pabesimtarëve!" (El-Bekare: 249-250)   
Kështu, triumfuan ndaj tyre pasi që dominuan mbi nevojat e tyre.   
"E ata, të cilët luftuan për hir Tonin, Ne me siguri do t'i orientojmë rrugës për te Ne, e nuk ka dyshim se All-llahu është në krahun e besimtarëve". (El-Ankebut: 69)   
Gjatë Ramazanit, adhurimi ndaj Zotit është i plotë!   
Sa më të lirë të jenë njerëzit, aq më shumë do ta adhurojnë Zotin!   
Këta njerëz nuk robërohen nga këngëtarja, epshi, pasuria, kënaqësia, ambicia dhe shqetësimi, bile as që i kaplon frika apo drithma.   
Adhurimi i Zotit i ka çliruar nga çdo frikë pos frikës nga Ai: "Ta keni të ditur se të dashurit e All-llahut (evliatë) nuk kanë frikë (në botën tjetër) e as kurrfarë brengosje. (Ata janë ata) të cilët besuan dhe ishin të ruajtur. Atyre u jepet myzhde në jetën e dynjasë (në çastin e vdekjes) dhe në jetën tjetër (për shpëtim dhe xhennet). Premtimet e All-llahut nuk mund të pësojnë ndryshim. E, kjo është sukses i madh".  (Junus: 62-64)   
Kështu, ata refuzuan çdo adhurim pos atij të All-llahut xh.sh. dhe u shndërruan në zotërues të epsheve, fituan liri të vërtetë e moral fisnik dhe në zemrat e tyre u pasuruan...   
Pasha jetën time, kjo është liri e madhëruar!   
Me të drejtë ka thënë Muhammedi a.s.:   
"Pasuria nuk është në pronën e gjerë, por në shpirt."   
Sa e mirë është thënia e Ibn Ataull-llahut: "Ti je i lirë nëse largohesh nga diçka, e nëse jo, atëherë bëhesh rob i saj".   
Nga e gjithë kjo që u theksua mund të kuptohet urtësia e madhe e thënies së sufistit të njohur Ahmed ibn Hadravejhit: "Në liri plotësohet adhurimi, kurse me realizimin e adhurimit plotësohet liria".   
Gjatë Ramazanit njeriu largohet nga paedukimi i urrejtur, fjala fyese, sjellja e turpshme...   
Sa e ëmbël është kjo liri!   
Ti je i lirë në sjelljen fisnike dhe nuk dërgohesh nëpër gjyqe, nuk burgosesh dhe nuk e humbë meritën e pozitës!..   
Ti je i lirë në fjalën fisnike, nuk obligohesh të kërkosh falje, nuk qortohesh dhe nuk pendohesh!   
Ti je i lirë në bashkëpunim me të tjerët, nuk kritikohesh, nuk flitet për tradhtinë tënde dhe nuk je i dyshimtë!   
O vëlla besimtar!   
Ky Ramazan na mëson lirinë e plotë me urinë e tij, etjen, kufizimin dhe ndalimin... A s'e dëshiron lirinë e tillë, që buron nga uria dhe ndalesa?   
Eja pra me mua e të fluturojmë në horizontet e lirisë!   
Eja me mua e të largohemi nga bota e robërve!   
Eja me mua e të shohim se si jetojnë robërit në botën e adhurimit!   
A mendon se politikanët e mëdhenj, që i dirigjojnë çështjet e botës janë të lirë? A nuk sheh se janë robër të ambicieve të tyre politike!   
Si të bëhet bota e lumtur kur robërit e udhëheqin?   
A mendon se ata të cilët e udhëheqin popullin pa dëshirën e tij janë të lirë? A nuk i sheh se janë robër të epsheve dhe lakmisë? Si mund të jetë populli i lumtur kur robërit e udhëheqin?   
A mendon se të gjithë popujt që anojnë nga epshet e lira janë të lirë nga çdo adhurim? A nuk sheh se janë viktimë e pavetëdijes dhe shprehisë vrasëse? Si mund të zgjohet një popull që nuk është çliruar nga prangat e robërisë?   
A mendon se "përparimtarët" që nuk agjërojnë janë të lirë në mendime e ide? A nuk sheh se mvaren nga kënaqësia e pafrenueshme dhe se janë robër të epshit të pangopur? Barku dhe epshi i tyre i kanë privuar nga bota e të lirëve dhe nga atributet e luftëtarëve! Si mund ta paramendojnë lirinë kur mendja e tyre është nën dominimin e epshit?   
Ata janë robër me rroba të të lirëve!   
T'i cekim të lirët e botës së të lirëve!   
A nuk të kujtohet dita kur i erdhi Muhammedit a.s. liria, gjegjësisht liria e plotë e sheriatit të Zotit, i çliroi arabët dhe i shndërroi në udhëheqës të botës?   
A nuk të kujtohet liria e tyre në mendime gjersa Umeri i tha (Haxherul-Esvedit) gurit të zi: "Pasha Zotin, e di se je vetëm gurë, nuk dëmton e as që ka dobi prej teje. Sikur të mos e shihja të Dërguarin e Zotit se të puthë, nuk do të puthja asnjëherë".   
A nuk të kujtohet se përhapja e Islamit ishte mëshirë për popujt, çlirim dhe shkatërrim i prangave... Ata u shndërruan në popuj më të mëshirshëm dhe më të sinqertë në bartjen e flamurit të lirisë gjersa një i Perëndimit brohoriti: "Historia nuk ka parë pushtues më të mëshirshëm se arabët"!   
A nuk të kujtohet se u liruan nga robërimi i pasurisë aq shumë saqë të pasurit, gjatë jetës e shpërndanë tërë pasurinë e tyre. Kur e pyeti Muhammedi a.s. njërin prej tyre se çka i ka lënë familjes së tij, ai është përgjigjur: "Zotin dhe të Dërguarin e Tij".   
A nuk të kujtohet lirimi i tyre nga frika e vdekjes dhe dashuria e jetës gjersa komandanti i tyre, Halidi u tha armiqve: "Ju solla njerëz që e duan vdekjen ashtu siç e doni ju jetën!"   
Po, vëllai im, ti e kujton gjithë këtë!   
Pra, të mësojmë prej Ramazanit lirinë që të jetojmë të lirë në këtë botë dhe ta mësojmë botën se si është liria: "Ju jeni popull më i dobishëm, i ardhur për të mirën e njerëzve, të urdhëroni për të mirë, të ndaloni nga veprat e këqija dhe të besoni All-llahun." (Ali Imran: 110)    
    
    
   

__________________
Duro, duro...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Shtator 2006 09:50
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Indrit Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Indrit Shto Indrit nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Indrit nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

FILOZOFIA DHE SEKRETET E AGJËRIMIT

  
"Agjërimi paraqet burrërinë e proklamuar dhe dëshirën e lartë".   
Kjo është mbrëmja e dytë e këtij Muaji fisnik, në të cilin njerëzit zakonisht qëndrojnë deri në mëngjes, përgatisin ushqim gjersa e kalojnë nivelin e rëndomtë dhe përjetojnë gëzim dhe hare. Këto forma mund t'i plotësojnë dëshirat e disa fetarëve, që i konsiderojnë si argument për thellimin e Islamit në zemrat e muslimanëve, por ngelin në këtë kufi sepse e pranojnë realitetin e agjërimit në bazë të urisë ditore, realitetin e fisnikërisë me pagesat e iftarit dhe syfyrit kurse realitetin e devotshmërisë me ndriçimin e minareve dhe mbushjen e xhamive me njerëz.   
Në realitet e vërteta e agjërimit nuk ndikon në mjedisin e disa njerëzve dhe për këtë vendosin të mos agjërojnë, pa ndier kurrfarë faji ose mëkati, bile ndonjëherë hanë gjatë ditës së agjërimit publikisht pa kurrfarë turpi ose shqetësimi.   
Sekretet e agjërimit   
Sikur të ishte agjërimi traditë atëherë sipas edukatës shoqërore, duhej ta respektonim më tepër sesa e respektojmë tash për shkak të nderimit të popullit dhe traditës së tij.   
Pra në ç'mënyrë ta respektojmë pasi që është edukatë shpirtërore e popullit që mëson prej agjërimit ngritjen mbi epshet, depërtimin në horizontet e mirësisë dhe largimin nga materja, gjegjësisht shoqëria fiton lumturinë e saj?!   
Kështu, agjërimi është vegël për edukimin e dëshirës stabile të popullit sepse agjëruesi nuk dominon vetëm mbi kënaqësinë e lejuar por edhe mbi ate të ndaluarën; fiton shprehi të largohet vullnetarisht nga ushqimi e pija që më vonë të mos ndiej vështirësi në rast obligimi.   
Agjërimi është obligim praktik i Islamit të mëshirshëm për të gjithë muslimanët; hanë e pijnë në një kohë, nuk dallohet barku prej barkut e as goja prej gojës; ndien urinë edhe ai që se ka ndier para Ramazanit si dhe përjeton vuajtjet e varfërisë dhe të skamjes edhe ai që s'i ka përjetuar më parë.   
Pasha jetën time, a ka në botë socializëm praktik që i trajton njerëzit në mënyrë të barabartë, si në skamje ashtu edhe në bollëk, ashtu siç është shoqërorizimi i agjërimit gjatë Muajit të Ramazanit?!   
O agjërues besimtarë, Ramazani është largim nga epshi e kënaqësia, lartësim shpirtëror dhe liri shpirtërore. Sa bukur do të ishte sikur i tërë viti të ishte Ramazan, nëse ky është koncepti i agjërimit!   
Ramazani është muaji i burrërisë së proklamuar që dominon mbi instinktet dhe i dëshirës së lartë që funksionon vullnetarisht. Sa mirë do të ishte sikur Muaji i Ramazanit ta bashkonte gjithë popullin e të mos mbetet askush me burrëri të dështuar dhe me dëshirë të parealizuar! Sa mirë do të ishte sikur Ramazani t'i bashkonte njerëzit me agjërimin që përmban në vete burrëri të proklamuar dhe dëshirë të lartë!   
Ramazani është varfëri e obliguar sepse të gjithë njerëzit në të janë të barabartë, ndiejnë vuajtje të njëjta që dalin nga realiteti objektiv e jo nga imagjinata iluzore. Nga vuajtjet lindë mëshira kurse nga mëshira drejtësia! Sa e bukur do të ishte jeta sikur të gjithë të kishin vuajtje dhe ndjenja të njëjta!   
Sa e bukur do të ishte koha edhe sikur të ishte krejt Ramazan, ngase ai (Ramazani) i realizon gjërat më të rëndësishme në shoqëri: barabarësinë dhe rehatinë!   
Nëse Ramazani është përkryerje, burrëri, edukatë e dëshirës dhe socializëm praktik, atëherë a nuk e shpallin publikisht muslimanët që nuk agjërojnë zhytjen e tyre në epshe, largimin nga burrëria, dështimin në mejdanin e dëshirës dhe luftimin kundër socializmit praktik? A e fitojmë të drejtën që joagjëruesit e rritur t'i quajmë "fëmijë të rritur", kurse fëmijët agjërues "të rritur të vegjël?"   
O fëmijët e mi të vegjël dhe o vëllezër të rinj që e përjetoni vuajtjen e urisë, vapën e verës dhe vështirësinë e etjes! Ju agjëroni së bashku me prindërit tuaj dhe e vërtetoni burrërinë dhe dëshirën tuaj!   
Ju lumtë, sepse vatani me ju do të fitojë e jo me ata të cilët dështuan para se të hynë në mejdanin e luftës!   
O vëlla besimtar!   
Nëse Ramazani është ashtu siç u theksua, atëherë e drejta jonë është të pyesim se a agjërojmë me të vërtetë këto ditë apo a i përjetojmë vuajtjet e urisë në ditët e Ramazanit e t'i mënjanojmë nga ato që i përjetojmë gjatë tërë vitit?   
A e ndalojmë ushqimin e trupave tanë që t'i mbrojmë organet tona nga dëmtimi dhe armiqësia?   
A ndjejmë në agjërim lartësinë e shpirtrave tanë ashtu që të mos veprojmë siç kemi vepruar para Ramazanit?   
Muhammedi a.s. përgatitej para çdo Ramazani, jo me ushqim e pije as me zbukurim e veshje, por me adhurim dhe devocion, bujari dhe shpirtgjerësi, kështu që para Zotit xh.sh. shndërrohej në rob respektues, para njerëzve në pejgamber të urtë, kurse para vëllezërve dhe fqinjëve të tij në mirëbërës dhe bujar aq shumë saqë disa shokë të tij thonin se gjatë Ramazanit ishte më bujar se kurdoherë më parë...   
Ashtu vepronin edhe shokët dhe pasardhësit e tij. Ramazani për ta ishte koha kur shijonin erërat e parajsës (xhennetit), fluturonin besimtarët në qiejt e të vërtetës dhe ngriheshin zërat e falësve të namazit kundër tiranëve keqtrajtues.   
Pse nuk e përjetojmë Ramazanin ashtu siç e përjetuan Pejgamberi dhe paraardhësit tanë? Pse nuk e shndërrojmë në muaj të mirësisë ashtu që jeta jonë të lulëzojë vetëm me mirësi, begati dhe lartësi shpirtërore?   
Pse nuk e shndërrojmë Ramazanin në muaj të luftës kundër dobësisë, injorancës, epsheve tona, kaosit tonë dhe kundër çdo mëkatari e tirani në botë?!   
O ju agjërues!   
Ju jeni në luftë me epshet tuaja për shkak të grindjes mes materies dhe shpirtit dhe duhet të keni kujdes që të mos dështoni; keni kujdes që të mos keni uri ditën për t'i mbushur barqet natën; keni kujdes që të mos i ushqeni duart, sytë dhe gjuhën tuaj pas agjërimit me mëkate, gënjeshtra e sharje!.   
Keni kujdes që të mos jeni aktivë në veprat e këqija dhe përtacë në adhurim! Keni kujdes prej të gjitha këtyre gjërave sepse janë vepra të djallit e jo të Rrahmanit (Zoti xh.sh.).   
Shpejtoni në përkushtim!   
Bëni vepra të mira!   
Shijoni erërat e xhennetit!   
Çoni sytë përpjetë kah qielli!   
Ngreni shpirtrat tuaj nga kjo botë!   
Përkujtoni gjithmonë thënien e Muhammedit a.s.: "Shumë agjërues nuk fitojnë prej agjërimit të tyre pos urisë dhe etjes", ose: "Agjërimi është mburojë dhe nëse e nxitë ose e sulmon ndokush agjëruesin le të thotë: 'Unë agjëroj, unë agjëroj'."   
O Zot, na bën prej agjëruesve të pranuar!   
   
   
   

 RAMAZANI, MUAJI I MIRËBËRJES  

Para pak çastesh përfunduat iftarin dhe falënderuat Zotin xh.sh. për ushqimin pas urisë dhe etjes. Iftari është njëri prej dy gëzimeve që i ka theksuar Muhammedi a.s.: "Agjëruesi ka dy gëzime: në iftar dhe në takimin me Zotin e tij."   
Gëzimi i përbashkët nga ushqimi dhe freskimi zakonisht realizohet në mbrëmjet e Ramazanit sepse familja vështirë bashkohet në ushqim e haje pos në Ramazan, bile nëse ndokush mungon nga familja, mungesa e tij ndihet më së shumti në ditët e Ramazanit.   
Ju, o agjërues, në çdo mbrëmje të Ramazanit përjetoni lumturi të papërshkruar, i falënderoheni Zotit xh.sh. dhe kërkoni prej Tij që ajo lumturi të vazhdojë; pra si e paramendoni vazhdimin e këtyre begative dhe si i falënderoheni?   
Falënderimi për mirësitë nuk shprehet vetëm me gjuhë por duhet të punosh që edhe vëllezërit tu, të cilët jetojnë një jetë në skamje, të të shoqërojnë në ato mirësi. Sa të varfër ka që janë më të zgjuar e më të mençur se të pasurit mirëpo ashpërsia e shoqërisë dhe mosinteresimi shtetëror ua destinoi botën e mjerimit dhe të problemeve elementare.   
Pasi që mëshira për ta është e obliguar jashtë ditëve të Ramazanit, atëherë gjatë këtij muaji bëhet edhe më e obligueshme.   
Pasi që shoqatat humanitare obligohen t'u ndihmojnë dhe t'ua fshijnë lotët, pikëllimet dhe mjerimet e tyre, atëherë muslimanët janë më të obliguar për t'i bërë të lumtur e t'u ndihmojnë.   
O ju njerëz, a nuk mendoni se numri i njerëzve të tillë është shumë i madh?   
A nuk mendoni se ata në shoqërinë tonë të ashpër e të vrazhdë gjenden në çdo lagje, treg, rrugë, fshat...?   
Mos mendoni se të gjithë ata të cilët trokasin në dyert tuaja dhe të cilët ju bezdisin me insistimet e tyre nëpër rrugë janë të varfër sepse shumica  janë ekspertë në fjalë. Të mjerë dhe të varfër janë ata të cilët nuk mund t'i ushqejnë fëmijët me rrogat e tyre, gratë që s'kanë gjë në vatrat e tyre, jetimat, refugjatët e ikur të cilët për shkak të politikës diskriminuese, tradhtisë apo faktorëve të tjerë e humbën pasurinë, u poshtëruan, u shpërndanë nëpër rruzullin tokësor dhe erdhën te ne që të kërkojnë lëmoshë për jetë.   
Për ta sot duhet të kujtoni. Nuk them që t'u jepni lëmoshë apo të bëheni zemërgjerë sepse këto janë sjellje njerëzore, por them: "fshini mëkatet tuaja dhe të tyre me ndjenjat e vëllazërimit, lidhjet fetare, mëshirën dhe afërsinë fqinjësore".   
Sikur të mos ishte vrazhdësia e shoqërisë, nuk do të jetonin në mjerim të tillë. Nëse ata ndjejnë idhëtinë e jetës një herë jashtë Ramazanit, atëherë e ndjejnë shumë herë gjatë këtij muaji.   
O ju njerëz, ata janë fqinj tuaj sepse në çdo lagje keni një ose më shumë familje të varfëra. Paramendone mjerimin e tyre kur ju shohin se si hyni në shtëpitë tuaja me lloj-lloj pemë, perime e ëmbëlsira, kur e ndjejnë erën e mishit të pjekur dhe të gjellave për çdo mbrëmje dhe kur i shohin fëmijët tuaj që dalin të ngopur në rrugë për të luajtur. I ati i tyre ndien  dhembje në gjoks, nënës i rrjedhin lotët, kurse fëmija qanë e vajton nga uria.   
Kështu ju ushqeheni çdo ditë kurse ata kalojnë natën të uritur...   
Njoh një prind që ishte i pasur kurse fëmijët e tij ishin mësuar me ushqim të mirë dhe veshmbathje luksoze, mirëpo, për fat të keq pas një kohe përjetoi çastet e vështira të mjerimit. U afrua  Ramazani kurse ai s'kishte të jep atë që e jepte më parë dhe kështu, për shkak të turpit nuk dilte të kërkojë prej njerëzve lëmoshë apo sadaka. S'kishte mundësi t'i ofrojë familjes së vet diçka për të ngrënë pos djathit, fasules dhe ullirit.   
Fëmijët e tij duruan ditën e parë dhe të dytë mirëpo në të tretën, fëmija i vogël i tha: "O baba, na e mbytë barkun djathi dhe ulliri, ne agjërojmë dhe kemi nevojë për ushqim të mirë e lëngje freskuese në këtë vapë dhe do ta humbim vetëdijen nga erërat e gjellërave të fqinjve tanë. Pse nuk na ushqen ashtu si i ushqen fqiu ynë fëmijët e tij dhe ashtu si na ushqejshe më parë?" Kështu, fëmijës i pikuan lotët, kurse i ati doli në një vend të errët të shtëpisë dhe filloi të qajë, sepse nuk dëshironte që zemrat e fëmijëve të tij ta përjetojnë mjerimin e skamjes nga vrazhdësia e njerëzve dhe dredhia e shoqërisë.   
O ju agjërues të pasur! Ju keni gjellëra të ndryshme e të këndshme për çdo mbrëmje. Diçka prej tyre mund ta ushqejë të uriturin, t'i gëzojë të mjerët dhe t'i fshijë pikëllimet. Pra, a mendoni për fqinjët dhe të afërmit tuaj? A mendoni që të ndani vetëm një gjellë prej gjellërave tuaja për familjen, mjerimin e së cilës e njeh vetëm All-llahu xh.sh.?   
Pasha Atë që e ka obliguar agjërimin për ta siguruar barabarësinë njerëzore dhe mirëbërjen ndaj të mjerëve e të varfërve, sikur çdo agjërues të ushqejë ndonjë agjërues të varfër dhe sikur çdo familje e pasur të ushqejë ndonjë familje të varfër, nuk do të ekzistonte në shoqërinë tonë asnjë i mjerë, i varfër ose fatkeq. Ramazani do të ishte muaj i begatisë së pafundshme dhe ne do të ishim Ummeti më i mirë në botë!   
O agjërues, ndihmoni fqinjët tuaj, të afërmit dhe vëllezërit refugjatë!   
Keni kujdes që të mos e harroni mirëbërjen ndaj tyre, lumturinë e tyre dhe shfrytëzimin e përbashkët të begative të Zotit xh.sh.   
O ju agjërues, kur të mblidheni me familjet tuaja rreth sofrave tuaja plot me ushqim e pije kujtoni urinë e zorëthatëve dhe vuajtjet e njerëzve si dhe binduni se Zoti xh.sh. nuk do ta pranojë agjërimin e as adhurimin tuaj, po qe se afër jush jetojnë njerëz të uritur që mund t'i ushqeni dhe të mjerë që mund t'i gëzoni!   
Muhammedi a.s. thotë: "Nuk më beson mua ai i cili fle i ngopur dhe e di se fqiu i tij është i uritur."   
O Zot, të lusim që të na dhurosh të mira të llojllojshme dhe të falënderohemi për bagatitë që na i ke dhuruar; na mundëso të bëjmë vepra të mira dhe të hyjmë në parajsë me mëshirën Tënde e të jetojmë me robërit e devotshëm!   
   
   
   
   

NDIKIMI I ADHURIMIT (IBADETIT) NË EDUKATËN E POPULLIT 
 
Popujt që duan të bëhen të famshëm dhe fisnikë ndjejnë nevojën për një edukatë të posaçme për fëmijët e tyre të cilët më vonë do ta mbrojnë ideologjinë dhe mesazhin e tyre.   
Karakteristikat më të rëndësishme të kësaj edukate janë: "fuqia", "dashuria" dhe "modestia".   
Me termin "fuqi" nënkuptojmë fuqinë e shpirtit dhe të mendjes; me termin "dashuri" nënkuptojmë dashurinë ndaj fëmijëve të popullit dhe bashkëpunimin e njohjen e ndërsjellë me fëmijët e njerëzimit; me termin "modesti" nënkuptojnë eliminimin e dallimeve klasore, gjegjësisht të mos ketë i pasuri përparësi ndaj të varfërit për shkak të pasurisë, njeriu i shtetit ndaj atij të rrugës për shkak të pozitës së tij dhe të mos mburren njerëzit me prejardhjen familjare, rrobat apo pasurinë, por me punë të mira.   
Nëse edukata e popullit përqëndrohet në këto tri karakteristika, atëherë do të ketë rini e cila do ta mbrojë nga sulmet e njerëzve qëllimkeqë dhe nga rreziku i dekadencës dhe devijimit të brendshëm shtetërorë.   
Për fat të mirë, sheriati ia ka siguruar popullit tonë këtë lloj edukate për të formuar një rini të tillë, edhe atë në bazë të parimeve fetare islame që i ka caktuar. Namazi, agjërimi, haxhxhi dhe zekati në realitet janë mënyra për edukimin e shëndoshë që është i nevojshëm për jetën e çdo populli nëse synon të jetojë i përkryer e fisnik.   
O vëlla i sinqertë, eja me mua e t'i analizojmë këto tri elemente islame dhe të shohim se a kemi nevojë për to që të formojnë gjeneratë që i përballon kohës me fuqi, lartësi dhe edukatë fisnike? Nëse e analizojmë elementin e fuqisë në besimin islam do të shohim se abdesti është fuqi për trupin dhe energji për shpirtin dhe se qëndrimi i përbashkët i gjithë muslimanëve para Zotit xh.sh. në një drejtim është fuqi që vërteton qëllimin unik, pastaj përgatitja e rrugës së drejtë dhe ngritja e kokës përpjetë, etj.   
A nuk sheh se hyrja në namaz me himnin hyjnor të përhershëm: "All-llahu Ekber (Zoti është më i madh)" paraqet fuqinë e shpirtit, frymës dhe masës së popullit që ndien se Zoti është më i madh prej çdo të madhi, më i madhëruar dhe më i fuqishëm në botë se çdokush tjetër që konsiderohet i fuqishëm dhe i madhëruar? Pastaj a nuk shohim se thënia e besimtarit në namaz: "Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm në Ty mbështetemi" paraqet betimin e fuqisë së besimtarit para Zotit se vetëm Atë e adhuron dhe vetëm në Të mbështetet? Në këtë mënyrë besimtari forcohet me Zotin para dobësisë së vet në jetë dhe provokimit të epshit.   
Pastaj qëndrimi në radhë të drejta pas imamit për të dëgjuar leximin e Kur'anit, ligjëratat ose për t'u falur gjithashtu prezenton fuqinë e bashkimit të popullit, fjalën e përbashkët, zemrat e bashkuara dhe dominimin e respektit dhe disiplinës.   
Çfarë fuqie mund të jetë më e mirë për popullin se kjo e namazit që ndjehet në shpirtin e muslimanit pesë herë në ditë?   
Nëse e analizojmë agjërimin do të vërejmë se agjëruesi vullnetarisht u nënshtrohet vuajtjeve nga uria, etja e lodhja. Kjo fuqi e dëshirës së tij për t'u përballuar vështirësive në jetë nuk mund të krahasohet me asnjë fuqi tjetër si dhe nuk e njeh dështimin apo disfatën.   
Nëse e analizon haxhxhin, do të kuptosh se lundrimi mbi det, hipja në tren e automjete tjera, ecja nëpër shkretëtirë, lakuriqësia e kokës, gjoksit, krahëve dhe këmbëve, qëndrimi nën diell, tavafi rreth Qabes dhe shpejtimi mes Safasë dhe Merves paraqesin fuqinë e shpirtit, fuqinë e trupit dhe fuqinë e dëshirës. A ka ndonjë edukatë shoqërore që është më e mirë dhe më fisnike se kjo që i bashkon të pasurit me të varfërit, të madhin me të voglin dhe që e forcon Ummetin aq shumë saqë e anulon dobësinë, dështimin dhe paaftësinë.   
Edhe zekati përmban fuqi e dëshirë sepse dhënësi ndanë nga pasuria e tij që e ka grumbulluar me lodhje e vuajtje për vëllezërit e vet, dominon mbi koprracinë dhe dëshirën për grumbullimin e pasurisë.   
Ai që jep diçka vullnetarisht nga pasuria e tij e shtrenjtë konsiderohet bujar më i madh.   
Ky është elementi i fuqisë në besimin islam. Tash të shohim elementin e dashurisë.   
A nuk sheh se tubimi i muslimanëve për faljen e namazit është faktor i dashurisë ndërnjerëzore? Ata tubohen në vendin më të pastër dhe me qëllim më fisnik para Zotit të botëve, të Gjithëmëshirshmit e Mëshirëbërësit... Pasi i kaplon mëshira e Zotit, atëherë s'ka vend për vrazhdësi, dëm e tirani.   
Pastaj shih se si e përfundon muslimani namazin e tij me thënien: "Paqja  dhe shpëtimi qofshin mbi ne dhe mbi të devotshmit e Zotit". Ai në këtë rast përkujton botën e mirësisë dhe vëllezërit e tij si në Lindje ashtu edhe në Perëndim. Kur del prej namazit thotë: "Paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi ju". Ai e fillon namazin me madhërimin e Zotit dhe e përfundon me mëshirë e paqe të përhershme.   
Njerëzimi ka shumë nevojë për një fuqi të tillë të mëshirshme që i kaplon edhe popujt e shtypur e të mjeruar në tokë.   
A nuk të nxitë ndjenja për uri dhe etje gjatë agjërimit që ta rikujtosh botën e uritur e të etshme? A nuk është edukatë praktike e dashurisë pas dështimit të rregullave dhe leksioneve teorike në realizimin e saj?   
A nuk është haxhxhi dashuri ndaj Zotit xh.sh., Pejgamberit dhe vendit ku lindi thirrja islame?   
A nuk është dashuri ndaj njerëzve ngase braktiset shtëpia dhe familja për t'u tubuar në një vend? Përsa i përket elementit të modestisë, unë nuk shoh diçka më të bukur se modestia e muslimanit kur përulet para Zotit xh.sh. Kështu përulen të gjithë muslimanët - nuk ka kokë mbi kokë as shpirt mbi shpirt por të gjithë janë një. Gjatë faljes së namazit në xhami, shpirtit njerëzor i kthehet autoriteti sepse aty të mëdhenjtë e ndjejnë shpirtin popullor, sepse aty takohen me popullin krah për krahu e fytyrë për fytyre. Sheriati në namaz ka caktuar barabarësinë mes njerëzve sepse aty vërtetohet jeta e realtë.   
O ju të rinj, a dëshironi fuqi? Ajo përfitohet në bazë të adhurimit të Zotit të Madhëruar dhe përuljes para Tij?   
O ju të moralshëm, a dëshironi dashuri? Kjo realizohet në bazë të namazit, agjërimit, haxhxhit dhe zekatit!   
O ju socialistë, a dëshironi barabarësi? Kjo realizohet në bazë të namazit, agjërimit, haxhxhit dhe zekatit sepse njerëzit barabarë-so-hen, -trupat tubohen dhe duart bashkohen.   
O ju reformistë, a dëshironi fuqi për popullin tuaj, dashuri, barabarësi e modesti? Atëherë thirrni në adhurim, nxitne devotshmërinë në popull dhe bëhuni të devotshëm e adhurues!   
   
   
   
   

 INSTITUCIONI I ZEKATIT  

Ramazani është afër përfundimit dhe ju përgatiteni ta përcjellni me mirësi e mirëbërje. Në kohën e fëmijërisë sime i vëreja njerëzit se si e përcillnin këtë muaj me ndihma e kontribute, gjegjësisht me zekat. Para se të afrohej gjysma e këtij muaji të pasurit i hapnin sënduqet e tyre, e pastronin pasurinë dhe i hapnin dyert e të varfërve me lloje të ndryshme bamirëse si në veshmbathje, ushqim dhe të holla. Sa bujar ishte shpirti  i muslimanëve të atëhershëm përplot me bashkëpunim, ndihma dhe kontribute. Ramazani i kishte kapluar zemrat dhe kishte çrrënjosur urrejtjen, i kishte bashkuar duart dhe eliminuar koprracinë si dhe e kishte kapluar pasurinë, e kishte zhdukur gjendjen e saj statike sepse bartej prej një xhepi në xhep tjetër dhe prej një shtëpie në shtëpi tjetër. Kur vinte festa, fytyrat e njerëzve ishin përplot hare, trupat e tyre të veshur me rroba të bukura dhe duart i zgjateshin njëri-tjetrit me dashuri.   
Kështu e shihja lamtumirën e Ramazanit në kohën e fëmijërisë sime dhe nuk e di se a ekzistojnë ende këto tradita të bukura. Jam i bindur se besimi që i nxiste etërit dhe gjyshërit tanë të japin zekatin dhe të shpërndajnë mirësi në Ramazan ende ekziston në shpirtin tonë dhe na nxitë të veprojmë ashtu siç vepronin ata, eventualisht ta përfundojmë Ramazanin ashtu siç e përfundonin ata.   
Zekati nuk ka muaj të caktuar në Islam mirëpo ne shfrytëzojmë një rast prej rasteve të adhurimit dhe një mënyrë prej mënyrave të eliminimit të varfërisë e mjerimit.   
Zekati në Islam nuk është sadaka (dhënie lëmoshë) e as nafile, por është dhënie e obliguar për të drejtën shoqërore, për lumturinë e shoqërisë  dhe për parimin islam që konfirmon se sado që të ketë dallime mes njerëzve në pasuri, përsëri duhet të mbretërojë parimi i përbashkët i nderit njerëzor që e proklamon Kur'ani: "I kemi fisnikëruar dhe nderuar pasardhësit e Ademit".   
Zekati është e drejta e të varfërit që ka aftësi për punë por s'e gjen dot apo s'mund të punojë për shkak të ndonjë sëmurje ose pengese tjetër. Zekati është e drejtë e klasave të nënshtruara në shoqëri për ta shfrytëzuar frytin e mundimeve të tyre, ashtu siç thotë All-llahu i Madhëruar në Kur'an: "Dhe në pasurinë e tyre kishin përcaktuar të drejtë, për lypësin dhe për të ngratin (që ka nevojë, por nuk lypë)."   
Është për t'u habitur se njerëzit e sotshëm shkojnë kah socializmi me hapa të shpejtë ngase mendojnë se ky është drejtimi ideal për mbrojtjen e nderit të njeriut edhe atë pas luftërave, revolucioneve dhe zhvillimeve që e ndërtojnë historinë. Njerëzit ende nuk kanë vendim të prerë për kufijtë e këtij socializmi apo për ndonjë mënyrë që e zhdukë mjerimin dhe e realizon lumturinë.   
Islami është ai që proklamoi parimin e barabarësisë shoqërore para katërmbëdhjetë shekujsh në mënyrë aq të qartë saqë askush s'mund ta mohojë. Pastaj ai caktoi edhe metodën e tij duke e caktuar zekatin si një prej karakteristikave të realizmit socialist. Zekati shumë herë ka realizuar drejtësinë shoqërore dhe ka luftuar dukuritë e mjerimit dhe vuajtjeve në shoqëri.   
Si shembull, i Dërguari i Zotit e dërgoi Muadhin në Jemen për ta mbledhur zekatin dhe për ta sjellë në Medine që t'ua shpërndajnë të varfërve, dhe e porositë kështu: "Po të dërgoj në Jemen për ta mbledhur zekatin nga të pasurit e Jemenit dhe t'ua shpërndash të varfërve", kurse Muadhi i është përgjigjur: "Pasurinë e tubuar nga zekati ta dërgoj pas plotësimit të nevojave të të varfërve derisa nuk mbetet tek unë asnjë i varfër."   
Edhe për Umer ibn Abdulazizin i cili i udhëzonte njerëzit ta aplikojnë sheriatin, një funksionar i tij rrëfen kështu:   
"I vizitonim njerëzit me sadakatë por askush s'i pranonte".   
Mendoj se asnjë shtet socialist bashkëkohor nuk mund të deklarojë se e ka eliminuar varfërinë dhe se nuk pranon ndihmë monetare.   
Nëse dëshirojmë ta zhdukin gjendjen e palakmueshme të shoqërisë sonë dhe ta realizojmë barabarësinë njerëzore, atëherë më mirë do të ishte t'i kthehemi zekatit e ta përdorim si armë kundër mjerimit në rrethin tonë, nga vrazhdësia dhe koprracia në një anë dhe mjerimi e skamja në anën tjetër.   
A nuk preferohet për ne, pasi që bëjmë përpjekje të shpëtojmë nga kaosi, regresi dhe prapambeturia, që t'i qasemi kësaj metode të siguruar me sheriat e të pamohuar?   
Zekati është pasuri e madhe që grumbullohet nga shteti e populli për përmirësimin e gjendjes së përgjithshme, ngritjen e standardit të familjeve të rrezikuara dhe sigurimin e gjërave elementare për çdo qytetar.   
Të gjithë jemi të bindur se kemi nevojë për të, mirëpo ankohemi se kemi pak pasuri, gjithashtu edhe shteti, shoqatat reformiste dhe apeluesit e drejtësisë shoqërore ankohen...   
Obligimi i zekatit është 2,5 për qind nga pasuria e posaçme, kështu mund të paramendoni se sa është pasuria e Damaskut, sa është zekati vjetor për të, sa mund të ndërtojë spitale, shkolla, fabrika e shtëpi për të varfërit, punëtorët dhe fshatarët dhe sa mund ta ngritë standardin e qindra familjeve për çdo vjet?!   
Pse ta humbim gjithë këtë e të ankohemi?   
Pse nuk e shfrytëzojmë këtë rregull të Islamit pasi që kemi nevojë jashtëzakonisht të madhe për të? Me këtë fjalim u drejtohem dy kategorive të popullit, kategorisë që i takon ta jep zekatin dhe kategorisë së udhëheqësve, prijësve dhe reformatorëve.   
Sa i përket grupit që i takon ta jep zekatin e që e përjeton obligimin e Ramazanit, lus që t'i besojnë Zotit xh.sh., ta përcjellin rrugën e Muhammedit a.s, ta respektojnë Librin e Zotit dhe ta japin zekatin e plotë aty ku e ka caktuar Islami nëse dëshirojnë ta takojnë Zotin xh.sh. me zemër të pastër e punë të mira. Pasuria juaj, kënaqësitë tuaja dhe fëmijët tuaj nuk ju afrojnë me Zotin, nuk ju shënojnë në histori e as që i hapin zemrat e dashurisë dhe respektit të popullit, por ajo që ju ofron me Të është vepra e mirë. Lumturia e popullit dhe përparimi i vendit tuaj ju shënojnë në histori kurse dhënia e pasurisë që ua ka dhuruar Zoti xh.sh. pa e mbyllur dhe pa e fshehur, ua hapë zemrat e popullit.   
Kthejani këtij populli të mjerë të drejtën e tij me pasurinë e zekatit që të shpërbleheni nga All-llahu xh.sh., t'ju përmendë historia e t'ju respektojë populli, sepse në të kundërtën do të ballafaqoheni me revolucion shpirtëror që vlon në brendësi, qoftë edhe nga duart e mëkatarëve! A pritni që pushteti t'ua merr atë që ju refuzoni ta jepni ashtu siç veproi Ebu Bekri?   
Unë gjithashtu i apeloj grupit të udhëheqësve, prijësve dhe reformatorëve që të themelojë institucion popullor të quajtur "Institucioni i Zekatit" të cilin do ta drejtojnë njerëzit më të zgjedhur e do ta mbikëqyrë shteti që të mos bëhet ndonjë shpenzim i kotë, që do ta realizojë drejtësinë shoqërore dhe përparojë standardin e jetës, arsimit, shëndetësisë dhe moralit.   
O ju udhëheqës dhe burra të shtetit, nëse veproni kështu, së shpejti do t'ia siguroni popullit tuaj fuqinë, famën dhe autoritetin! Ju jetoni në botën që e organizon dhe realizon barabarësinë mes njerëzve dhe nuk do të mund t'i mëshironi njerëzit me botën e tyre të organizuar e të drejtë sepse ata ju kanë paraprirë në të kohë më parë, pos nëse shpejtoni dhe e realizoni barabarësinë e Islamit, eventualisht të filloni me organizimin e të ardhurave të zekatit.   
Ky është një rikujtim për atë që e do mirësinë dhe që dëgjon me vëmendje!   
   
   
   
   

 

__________________
Duro, duro...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Shtator 2006 09:53
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Indrit Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Indrit Shto Indrit nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Indrit nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

RAMAZANI FLET  
(Mesazhi i Ramazanit dërguar popullit fisnik   
O bijtë e popullit fisnik!   
Erdha tek ju dhe më pritët ashtu siç e pret populli vizituesin fisnik me mikpritje të mirë dhe dashamirësi të sinqertë, kurse disa të tjerë u tallën me mua dhe më pranuan ashtu siç i pranojnë muajt e tjerë të vitit. Unë erdha vetëm t'ju mësoj si të hyni në jetë me armët e fitores!   
Zoti i falënderoi popullit tuaj për mikpritjen e bukur dhe e shpërbleu. Zoti i faltë ata që u vonuan pak me mirëbërje, që dështuan në provimin e burrërisë dhe që refuzuan shpirtin dhe simbolin e besimit, nëse besojnë në Zot dhe në të Dërguarin e Tij.   
Pasi që vizituesi obligohet ta falënderojë atë që e pret me sinqeritet, atëherë unë ndiej veten të obliguar që t'ju falënderohem me këshilla dhe porosi që do të mjaftojnë për fisnikërinë dhe adhurimin tuaj.   
O popull i sinqertë!   
Erdha tek ju pas përfundimit të luftimeve që u zhvilluan gjatë votimeve. Këto luftime ishin të vërteta sepse shkaktuan plagosje, gjakderdhje, intriga dhe armiqësi! Mjerë për ju!   
Popujt zhvillojnë luftëra me armiqtë e tyre dhe i pranojnë të gjitha vuajtjet luftarake për ta kthyer nderin e tyre, t'i shpëtojnë fëmijët, pra pse ju i zhvilluat këto luftëra?   
Disa që e ngritën flamurin e luftës do të përgjigjen se ndjejnë obligim ndaj popullit dhe ndaj vatanit! Kjo përgjigje do të ishte e bukur sikur të përputhej me realitetin, sepse unë vërejta të vërteta që nuk përputhen me realitetin si p.sh. ndjekja e të pafajshmëve, falsifikimi i dëshirës së popullit, mbështetja në metodat e kolonialistëve që e privojnë popullin nga të drejtat e veta dhe humbja e dinjitetit dhe autoritetit të popullit.   
Pra, e gjithë kjo u realizua nga duart e falsifikuesve! Nëse është parlamentarizmi shprehje e mirësisë, atëherë pse e aplikuan metodën e të keqes? Nëse është për ngadhënjimin e të vërtetës, atëherë pse u mbështetën në fuqitë e të humburve? A nuk është vrasja e njeriut nga të ndershmit trima në mejdan më e mirë dhe më e preferueshme se suksesi dhe fitorja me armën e hajnave dhe horrave?   
A u bëhet shërbim nëse akuzohen me fjalë që e njollosin nderin e vendit? A i shërbejnë popullit nëse e mbulojnë dështimin e tyre me rrena, mashtrime, fjalë triviale edhe pse janë të vetëdijshëm për të kundërtën?   
A është ky moral? A i harruan leksionet e historisë?   
A nuk e kërkoi Aliu hilafetin, mirëpo kur u zgjodh Ebu Bekri u bë një prej më të sinqertëve ndaj tij? A nuk i lartësoi Halidi flamujt e Islamit mbi fortifikatën e Kisraut dhe Kajserit, mirëpo kur e revokoi Umeri, vazhdoi të luftojë me sinqeritet si ushtarë i rëndomtë për hir të All-llahut, Zotit të botëve?   
Nëse refuzoni të bëheni si etërit dhe heronjtë tuaj të pavdekshëm, atëherë pse nuk merrni leksione patriotike të sinqerta prej armiqve tuaj bashkëkohorë? A nuk e udhëhoqi Çerçili popullin e vet deri në fitore, mirëpo kur dështoi partia e tij në votime, ua dorëzoi udhëheqjen shtetërore ngadhënjyesve, nuk i akuzoi kundërshtarët për tradhti, as popullin për mosdëgjim, e as që dërdëllisi para popullit se ai e udhëhoqi deri në fitore dhe  sikur të mos ishte ai do të humbte?!   
Kjo ishte pika e parë o vëllezërit e mi, kurse e dyta ka të bëjë me atë se ju jeni në fillim të pavarësive dhe nuk dini si t'i mbroni, si t'i forconi dhe si t'i dëboni armiqtë tuaj. Ju menduat se pavarësia do të thotë: parlament, ministri, ambasada, civilizim dhe qytetërim! Jo, o bijtë e mi, këto janë vetëm aspektet sipërfaqësore të pavarësisë, kurse parimet e vërteta të saj janë: burrëria, besa, pagjumësia, largimi nga mbështetja në fat dhe në epshe, pra a i plotësoni ju këto?   
Udhëheqësit tuaj ua kanë hapur dyert e mëkateve dhe kanë lejuar realizimin e epsheve të shfrenuara, kurse ju jetoni si të doni pa kurrfarë pengese, duke menduar se e tillë është liria, apo, liria është kryesore në pavarësi! Sipas tyre, kufizimi i epsheve është prapambeturi që kundërshton progresin dhe qytetërimin, por deri kur kështu? Si mund të fisnikërohet një popull nëse "zhvlerësohet" morali i të rinjve, i mbushin kafenetë dhe bredhin nëpër rrugë?   
Pasuria e shtetit është shkatërruar, pastaj shumica është harxhuar në gjëra të nevojshme e të panevojshme dhe janë ndalur shumë projekte të nevojshme pra, ku është besa?   
A është besë që të ardhurat e shtetit të investohen nëpër klube, pronarët e të cilëve vetë deklarojnë se i kanë formuar për ta tubuar klasën sunduese rreth tavolinave me alkool, vallëzim e bixhoz; pastaj nuk ka mjete për ndërtimin e shtëpive për pleq e as për t'i tubuar ata që e turpërojnë kryeqytetin me rrobat e vjetra duke lypur e jetuar në mjerim të madh.   
A është ky besim, o përgjegjës të pasurisë shtetërore?   
Kanë depërtuar idetë destruktive në trurin e fëmijëve tuaj, kanë hyrë duart e të huajve tinëzisht në disa institucione dhe janë thelluar intrigat shkatërruese në zemrat e masës suaj, pra ku është syçeltësia e përgjegjësve? Ku është gatishmëria për t'u përballuar këtyre ligësive të huaja, ku është syçeltësia e përgjegjësve për  zgjedhjen e funksionarëve të shtetit? A nuk i kanë lënë ndihmësit e kancelarëve dhe bishtat e kolonialistëve të kullosin nëpër kolltuqe e administrata dhe të marrin rroga të larta edhe pse prezentonin sytë, gjymtyrët dhe armët e kolonializmit?   
Zyrat janë mbushur me njerëz të njohur e të afërt që janë të paditur, kurse ata të aftit dhe pronarët e diplomave të larta mungojnë për shkak se nderi i tyre nuk u lejon të poshtërohen!   
A s'është kjo largim nga fati i shpirtit? Si mund të përparojë shteti që formohet në bazë të mëkatit apo si fitohet pavarësia që mbështetet në tirani, në afirmimin e të paditurve dhe largimin e besatarëve?   
Kjo ishte pika e dytë, o vëllezërit e mi, kurse e treta ka të bëjë me zjarrin që ju kaploi nga të gjitha anët kurse ju jeni të preokupuar me diç tjetër. Ja ku është Palestina e cila është gati të shkëputet nga duart tuaja dhe e cila ua tërheq vërejtjen për ndezjen e zjarrit dhe shpërthimin e vullkanit? Ky është fillimi i luftës mes arabëve të izoluar dhe hebrenjve të armatosur deri në fyt. Ç'përgatitët për t'u ndihmuar vëllezërve tuaj? Ku janë të rinjtë e stërvitur për luftë dhe ku janë prindërit që i përgatisin fëmijët e tyre për luftë? Ku janë të pasurit tuaj që i hapin kapakët e sënduqeve të tyre. Ku janë udhëheqësit tuaj që ndezin në zemrat e popullit zjarrin e zgjuarjes dhe gatishmërisë?   
Të mjerët ne, ngase unë shoh vetëm thirrje të kota dhe përgatitje sipërfaqësore të disa fëmijëve  e pas kësaj asgjë! Gjumë, tallje dhe shfrenim epshesh kurse armiqtë ua japin zjarrin shtëpive tuaja!   
Ja ku është Egjipti, i cili për shkak të antagonizmit me Këshillin e Sigurimit, mund të poshtërohet nga të pashpirtët e ta humbë të drejtën e vet, pra ju ç'keni përgatitur për t'i ndihmuar në momentin e duhur?   
Vëllezërit tuaj në Maroko, të cilët janë afër tridhjetë milionë, trajtohen si robër, pra ç'është përgatitur për t'ju ndihmuar?   
A janë udhëheqësit tuaj me të vërtetë të interesuar për nënshtrimin e armiqve?   
Kjo ishte pika e tretë, o vëllezërit e mi!   
Pasha Zotin, më vjen keq për ju që ende të numëroj, edhe pse kam shumë shembuj...   
O bijtë e mi!   
Ju tash përjetoni mospajtime të hatashme që do t'ju shkatërrojnë. Unë nuk jam pesimist dhe jam i sigurt se nëse përgatiteni, do të fitoni. Fitoren e kanë vërtetuar etërit tuaj në betejën e Bedrit dhe në kohën e Salahuddinit, i cili e çliroi Jerusalemin dhe i dëboi kryqtarët...   
Besoni, o fëmijët e mi, se armë e fitores së tyre ishte vetëm "imani dhe morali". Imani e kompensoi mungesën në përgatitje e numër kurse morali shkaktoi dështimin e armiqve të tyre.   
O bijtë e mi! Në luftë fiton morali burrëror, gjaku, plumbi, baruti dhe pagjumësia në hendeqe e jo ngjyra e kuqërremtë, lavdërimi i fytyrave dhe dhuratave e as pagjumësia në klube, mëkate e kurvëri.   
O bijtë e mi! Ju jeni më të mirët e popullit, e përcjellni udhëheqësin më të madhëruar, mbani mesazhin më të lartë, trashëgoni qytetërimin më fisnik, mbroni vatanin më të shtrenjtë dhe i përballoni armikut. Për këtë, ose ta pranoni përgjegjësinë e të shpërbleheni me jetë më fisnike dhe me famë të amshueshme ose "s'ka dyshim se All-llahu do të sjellë një popull që ai e do atë (popull) dhe ata e duan atë (Zotin), (një popull) që është modest e i butë ndaj besimtarëve por i ashpër dhe i fortë ndaj mohuesve, që lufton në rrugën e All-llahut dhe që nuk i frikësohet kërcënimit të asnjë tirani."   
Lamtumirë, o bijtë e mi, ju këshillova dhe ua tregova qëllimin tim; do ta mbani në mend atë që ua thash e unë tash i mbështetem Zotit!   
Ramazani thotë:   
Nëse dëshiron të njohësh madhështinë dhe kulturën e ndonjë populli, hulumto  udhëheqësit, rolin e tyre në të dhe shërbimin e tyre dhe atë me një precizitet të madh ashtu që nuk do të mashtrojë zbukurimi sipërfaqësor.   
Nëse dëshiron ta njohësh vlerën e udhëheqësve, bëj një krahasim mes fjalëve dhe veprave të tyre, mes të kaluarës së tyre dhe të tashmes dhe mes lidhjeve të tyre me popullin, e nëse i gjeni më të shpejtë në vepër se në fjalë, të njëjtë si në të kaluarën ashtu edhe në të tashmen, stabilë në parimet e tyre prej fillimit deri në mbarim, respektues të popullit dhe interesit të përgjithshëm, atëherë atyre u takon respekti, nderi, dashuria dhe vlerësimi.   
Nëse dëshiron të hulumtosh moralin e popullit, pastërtinë, nderin, diturinë, ëndrrën, fisnikërinë dhe besën e tij apo të kundërtën, atëherë shih moralin e udhëheqësve të njohur sepse vetëm kështu do të zbulosh çdo gjë.   
Nëse dëshiron ta njohësh sinqeritetin e udhëheqësit, hulumto mendimin e armiqve dhe sjelljen e tyre me të. Nëse e quajnë armik të ndershëm dhe nëse e trajtojnë si armik kokëfortë e të rrezikshëm, atëherë ai është i cili qëndron me sinqeritet para popullit, jep shpirtin dhe sakrifikon trupin.   
Nëse dëshiron të njohësh se cili udhëheqës është më i dobishëm për popullin e vet, shiko ate që e mbron të vërtetën, ofron bashkëpunim, harron egoizmin, shkelë mbi epshet e veta dhe mbi pozitën shtetërore në rastë se e thërret xhihadi për shpëtimin e vendit. Udhëheqësi i tillë e ka arritur kulmin e udhëheqjes, jeta e tij është pasuri për popullin, xhihadi i tij konsiderohet mëshirë për masën kurse humbja e tij që është goditje për vatanin, plotësohet vetëm me ndonjë njeri të ngjashëm me të.   
Kështu vlerësohet madhështia e popullit, moralit dhe udhëheqjes së tij. Ky vlerësim është i saktë dhe i vërtetë sepse qysh para katërmbëdhjetë shekujsh e deri më tash nuk ka qenë i gabuar asnjëherë.   
Thashë: "Ti e ke parë të kaluarën e të tashmen si dhe e ka parë me sytë e tu famën e Islamit dhe dështimin e tij, pra, çfarë rezultati jep vlerësimi yt i popullit tonë dhe i udhëheqësve tanë të sotëm?"   
Mori frymë thellë e tha: "Mjerë për popullin tënd dhe mjerë për udhëheqësit e tij! Do të humbin të dy, udhëheqësi dhe i udhëhequri".   
Më pyet për popullin tënd dhe udhëheqësit e tij, e unë të përgjigjem se populli është ashtu siç duan udhëheqësit të jetë, dhe se gjykimi për të mirë ose për të keq mvaret nga udhëheqësit që veprojnë ashtu siç duan! Udhëtova nëpër botë, në të kaluarën e në të tashmen dhe pashë shumë popuj që u zhvilluan e pastaj u zhdukën, mirëpo nuk pashë gjë më të çuditshme se  udhëheqësit tuaj bashkëkohorë. Udhëheqësit e popujve të botës janë syçelë para fatkeqësive, respektues të betimit, kanë mendje të zhvilluar dhe veprime të matura, i analizojnë çështjet me përpikshmëri dhe e udhëheqin popullin kah e vërteta e qartë; në rast nevoje të gjithë bashkohen dhe nëse ndjejnë rrezikun nga armiku tubohen e i përballojnë bashkërisht, sakrifikojnë shpirtin dhe pasurinë për hir të popullit me dëshirë dhe bindje të plotë; lodhen që populli i tyre të jetojë në lumturi, mundohen që vendi të gëzojë kënaqësi dhe vdesin që populli të jetojë.   
Udhëheqësit e vendeve tuaja u zhvilluan në mesin e një populli të lodhur nga katastrofat e kohës, të përçarë nga turbullitë e fatit dhe të deformuar nga politika e udhëheqësve. Pastaj, ata e panë me sytë e tyre vazhdimësinë e problemeve, armiqësinë kundër të drejtave të popujve dhe lojën e intrigave, gjë që mjafton ta ndezë zjarrin e xhihadit në zemrat tyre, ta ngjallë ndjenjën e përgjegjësisë së madhe dhe t'i nxitë për shpëtim e reformë me sinqeritet e iman derisa ta shpëtojnë popullin nga kthetrat e të huajve, ta nxisin mbrojtjen e nderit dhe famës, të ndërtojnë një shoqëri të re që përqëndrohet në zgjuarje, moral e devotshmëri dhe ta sigurojnë pozitën në hapësirën e nënqiellit. Por si vepruan udhëheqësit tuaj?   
Pasha Zotin, u tmerrova nga veprat e tyre... Nuk dua të t'i theksoj tash veprat e tyre që do t'i gjykojë historia, por, pash Zotin, a nuk i dehën nervat e popullit dhe a nuk e eliminuan gatishmërinë e tij për luftë? A nuk i përçanë intrigat e armiqve dhe dëshirat për pushtet? A nuk e larguan popullin prej rrugës së mirësisë, fesë, jetës dhe fuqisë në rrugën e shtrembët e të dështuar, fillimi i së cilës është epshi, mesi mjerim kurse fundi nënçmim e poshtërim?   
A nuk ndikoi kënaqësia e komoditetit në vështirësitë e xhihadit kështu që filluan ta preferojnë luksin dhe mendjelartësinë e rrejshme mbi jetën askete dhe luftimin në rrugë të Zotit? A nuk u përçanë edhe pse shteti jetonte në mjerim kurse populli në vuajtje?   
Shiko..., ata luftojnë njëri-tjetrin me armiqësi të ndërsjellë dhe e fyejnë nderin e njëri-tjetrit kurse armiku, i cili qëndron ulur mbi gjokset e tyre dhe ka pushtuar vendin është armatosur me armë, qëndron anash dhe qeshë me ironi!   
Mjerë për këtë ndryshim të deformuar dhe për këtë rrugë të keqe!"   
Ramazani tha: "Ndoshta të habitë kjo revoltë e imja kundër udhëheqësve tuaj, dhe mund të thuash se qëndrimi im është i përgjithshëm dhe se më mirë do të ishte  sikur të mbështetesha në specifikim, mirëpo unë dëshiroj që ti ta dishë plotësisht se populli yt ende ndien varfëri në udhëheqësit e vet dhe se ka nevojë vetëm për një udhëheqës që i plotëson të gjitha kushtet e udhëheqjes dhe qeverisjes!"   
Thashë: "Tash, o Ramazan, na trego mendimin tënd në këtë natë të errët!"   
Ramazani tha:   
"Dëgjomë, Zoti të bekoftë! Gjatë shëtitjes sime të mbrëmshme nëpër shoqëritë agjëruese, shënoja në ditarin tim, dhe kur, papritmas, pashë një djalosh trupgjatë, të hollë e fytyrëkuq që ishte ulur në një dhomë prej të cilës dilte një dritë e vogël para vitrinave të librave, kurse afër tij, sipas mendimit tim, ishte ulur shoku i tij. U afrova pranë tyre për ta dëgjuar bisedën e tyre.   
Djaloshi iu drejtua shokut të vet me një zë të fuqishëm e me entuziazëm të plotë dhe i tha: "Ne jemi popull i njohur me etërit tanë dhe me famë të lartë, pra mëkat është t'i nënshtrohemi Perëndimit dhe vrazhdësisë së tij! Populli ynë udhëhoqi botën dhe mëkat është që të na sundojnë sot ata që kërkonin dje ndihmë prej nesh! Në damarët e popullit tonë ende rrjedh gjaku i krenarisë dhe mëkat është të pushojmë! Popullin tonë e lanë pa gjumë ngjarjet e kohës gjersa u zbardhën bebëzat e syve dhe mëkat ështe të mos mundemi ta aplikojmë atë që e mësuam! Popullin tonë e udhëheqin udhëheqës fatkeqë dhe mëkat është të mos ua tërheqim vërejtjen! Populli ynë është ende i gjallë dhe i fuqishëm, pra duhet t'i udhëzojmë udhëheqësit ashtu siç mendojmë ne e jo siç mendojnë ata".   
Ramazani tha: "Duke i dëgjuar ata, m'u rrëqeth trupi dhe u binda se xhungla është ende e mbushur me luaj dhe se populli që ka një djalosh të tillë me iman, besim e entuziazëm, asnjëherë nuk vdes.   
Problemi më i madh është ai i udhëheqësve, pra a mund t'ua përcjellish porosinë dhe thirrjen time?"   
Thash: "Si urdhëron!"   
Thuaju udhëheqësve tuaj: "Pasi që mirësia dhe fuqia ekzistojnë a do të mundeni ta ringjallni me sinqeritet mirësinë dhe ta nxjerrni fuqinë prej thellësirave për ta ngritur famën e popullit?"   
Thuaju udhëheqësve tuaj: "Pasi që populli ju ka besuar dhe ju ka ndihmuar, atëherë kjo përçarje e juaj është prerje e dorës së tij (popullit) dhe thikë në zemër. Si e preni dorën që ju ndihmoi dhe si e shponi zemrën që ju don?"   
Thuaju udhëheqësve tuaj: "Ai që nuk mëson nga përvoja, është i marrë; ai që nuk preket nga ngjarjet, është i dobët; ai që vrapon pas epshit, është vetëvrasës; si mund të prijë apo të udhëheqë ai që është prej tyre?"   
Ramazani tha: "Kjo ishte biseda ime e sotme me ty, ndoshta herën tjetër do të flas diçka tjetër!"


 

Artikujt e mesiperm i shkeputa nga libri "Agjerimi dhe folizofia e tij" i dr. Muhamed sibag,shpresoj tju jape force ne realizimin me kujdes te agjerimit te ketij muaji te bekuar.

Gezuar edhe nga une!

    
   

__________________
Duro, duro...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Shtator 2006 09:57
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Indrit Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Indrit Shto Indrit nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Indrit nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Katilesha
.

Regjistruar: 01/09/2006
Vendbanimi: .
Mesazhe: 12531

I uroj te gjithe besimtareve Muslimaneve Argjerim te Mbare.........

__________________
.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Shtator 2006 10:01
Katilesha nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Katilesha Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Katilesha (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Katilesha Shto Katilesha nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Katilesha nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
transparenti
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 11/11/2004
Vendbanimi: europ
Mesazhe: 29

Urime te gjitheve

Urime gjithe muslimaneve kete muaj te shenjte RAMAZANIN, nderkaq
Indrit te lumt per punen vertet te madhe, respekte.

__________________
"Te jesh i mire ėshtė lehtė, vėshtirė ėshtė tė jesh i drejtė"

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Shtator 2006 17:07
transparenti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė transparenti Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me transparenti (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: transparenti Shto transparenti nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto transparenti nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Isra
.............

Regjistruar: 03/12/2004
Vendbanimi: veēse nė dorėn e Zotit!
Mesazhe: 2053

A e dini qe dikush, nuk me kujtohet mire se cili ka qene, por behet fjale nga ata te kohes se profetit a.s, qe muajin e ramazanit e ka quajtur muajin e miliardereve???

Dmth qe te gjithe ata qe kane duhet te japin sa me shume sadaka, zekat, ne menyre qe tu pastrohet pasuria ne kete muaj dhe te marrin shperblimin e shumefishuar te Zoti..
Ndaj o njerez, kush ka mundesi le te dhuroje sa me shume ne kete muaj sepse do te shperblehet per ate qe ka dhene..

Agjerim te lehte!

__________________
Vdes vetem ajo dashuri, per te cilen nuk enderrohet mė (Pedro Salinas)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 25 Shtator 2006 07:43
Isra nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Isra Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Isra (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Isra Shto Isra nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Isra nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Art
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 05/01/2006
Vendbanimi: Ne qiell
Mesazhe: 104

Perse agjerojne Muslimanet?!

Te agjeruarit gjate ketij muaji ka shume avantazhe dhe karakteristika, shoqerore e te jashtme, qe jane diskutuar shpesh dhe rendesia e te cilave ne te vertet eshte ekzagjeruar ne kontekste te caktuara.






Disa te verteta jane evidente per nga natyra, dhe lypsen diskutuar medoemos.Per nje cast dhe epoke ku te vertetat me evidente vihen ne diskutim dhe mbulohen nga rete e dyshimit, duhen diskutuar edhe me te qartat prej tyre.Njera nga keto te verteta eshte domesdoshmeria e nje elementi asketizmi ne jeten njerezore.Pa nje element sakrifice dhe asketizmi asnje fe, e kesisoj asnje kulture njerezore, nuk eshte e mundur.Duhet terehqur vazhdimisht nga jeta e ngarkuar e shqisave, edhe per te mundesuar shijimin e plote te ndijimeve shqisore.Vetem nje shkalle e caktuar te permbajturi nga objektet materiale te ndijesave ben qe edhe jeta shqisore te baraspeshohet, pa permendur qe ajo i lejon shpirtit njerezor te hapet drejte jetes shpirterore.
Nje nga keto praktika kufizuese eshte agjerimi, qe Islami e urdheron si detyrim per muajin e Ramazanit dhe e keshillon per periudha te tjera te vitit.Sic tregon Kurani i Shenjte, ai eshte nje praktike qe ekziston ne fete me te lashta dhe Islami s'beri tjeter vecse e ripertriu dhe e institucionalizoi ne formen e agjerimit, ne muajin e Ramazanit.Te agjeruarit gjate ketije muaji ka shume avantazhe dhe karakteristika, shoqerore e te jashtme, qe jane diskutuar shpesh dhe rendesia e te cilave ne te vertet eshte ekzagjeruar ne kontekste te caktuara, sipas te cileve virtyti paresori agjerimit reduktohet ne bamiresi per te varferit.
Sigurisht, ky element bamiresie ekziston,por si cdo bamiresi, merr kuptimin shpirteror vetem kur i drejtohet Zotit.Dhe, tek agjerimi eshte bindja ndaj vullnetit Hyjnor per te patur si frut bamiresin ndaj te varferve e nevojetareve dhe nje pjesemarrje reale ne urine dhe etjen e tyre.Por aspekti me i veshtire i agjerimit eshte tehu i shpates se vetepermbajtjes se drejteperdrejte kunder egos epshore, el-nefs ul - ammareh te permendur ne Kuranin Famelarte.Nepermjet agjerimit, prirjet rebele te egos epshore qetesohen dhe paqtohen dalngadale, nga nje nenshtrim sistematik i ketyre prirjeve ndaj vullnetit Hyjnor, duke qene se ne cdo cast urie shpirti i muslimanit kujton qe, nese u mosbindet kujton qe, nese u mosbindet pasioneve te egos epshore, kjo eshte per t'iu bindur Urdherit Hyjnor.Ja perse agjerimi nuk perfshine vetem te permbajturit nga ushqimi, por edhe nga cdo forme e luksi dhe pasioni epshor.Si rezultat i ketije kufizimi sistematik, shpirti njerezor e kupton se eshte pavarur nga mjedisi i afert natyror dhe ndergjegjesohet qe ndodhet ne kete bote, por nuk i perket asaj.Nje agjerues fiton shume shpejt vetedijen se ne kete bote eshte vizitore se eshte krijuar si qenie e destinuar te nje synim qe ndodhet pertej kesaj ekzistence materiale.
Bota qe e rrethon e humbe ne njefare menyre matrealitetin e saj dhe merre nje pamje zbrastesie dhe tejdukshmerie qe, ne rastin e muslimanit sodites, shpie drejtepersedrejti ne nje soditje te Zotit ne krijimin e Tij.Natyra e privuar dhe e zbrazur nga gjerat kompensohet, nga ana tjeter, me shfaqjen e po ketyre si dhurata hyjnore.Gjate periudhes se agjerimit, ushqimi dhe pijet, qe merren per te mireqena gjate tere vitit, shfaqen si dhunti qiellore(ni'met) dhe fitojne domethenie shpirterore te nje natyre te shenjte.Po ashtu, agjerimi eshte veshje me mburojen e pastertise kunder pasioneve te dynjas.Ai do te thote qe trupi te perfshihet edhe "fizikisht" ne pastertin e vdekjes, e cila natyrisht shoqerohet me lindjen shpirterore.Gjate agjerimit, njeriu kujton faktin se ka zgjedhur ti afrohet Zotit e ti largohet botes se pasioneve.Ndaj dhe Profeti i Shenjte (s) e donte agjerimin.Ai ishte nje elemente themelor i asaj "varferie te pershpirtshme" (fekr), per te cilen ai thoshte: el-fekru fakhri(varferia e pershpirtshme eshte krenaria ime)".
Kjo vdekje nga pasionet e kullon shpirtin njerezor nga uji i ndotur i mbetjeve te tija negative psikike,Individi, dhe permes tij e tere bashkesia islame, rinovohet nga ky rit, qe i kujton detyrat dhe objektivat morale e shpirtetore.Prandaj, ardhja e muajit te Ramazanit pritet me hare.
Gjate tij dyert e qiellit jane te hapura kapak per besimtaret dhe Meshira Hyjnore zbret mbi ata qe e kerkojne.Plotesimi i agjerimit te Ramazanit nenkupton kryerjen e rigjallerimit dhe rinovimit qe e pergadite muslimanin per te perballuar nje tjeter vit me vendosmerin e te jetuarit dhe te vepruarit sipas Vullnetit Hyjnor.Agjerimi gjithashtu i dhuron shpirtit njerezor nje kundermim, aroma e te cilit mund te ndijohet edhe per nje kohe te gjate pas mbarimit te apstenimit.
Ai i ofron shpirtit nje burim energjie nga e cila ai ushqehet gjate tere vitit.Fale kesaj,muaji i shenjte eshte quajtur"i bekuar"(mubarek), ai ne te cilin begatia ose berekeh e Zotit vershon mbi bashkesine islame dhe ripertrine burimet e saja me te thella te jetes dhe veprimit.



Urime per te gjithe besimetaret Muajin e Bekuar te Ramazanit

__________________
Cdo gje vjen me kohen,eshte e caktuar

Modifikuar nga Art datė 27/09/2006 ora 14:55

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Shtator 2006 14:47
Art nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Art Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Art (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Art Shto Art nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Art nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Prishtinasja_
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 03/08/2005
Vendbanimi: London
Mesazhe: 251

Me Fat festa e shenjte, e meshires, e pastrimit te mekateve, e paqes dhe te te gjitha harmonive. Allahu ua lehtesofte agjerimin. Amin.

__________________
“ Duaje per njerezit ate qe don per veten.” – Muhammedi, alejhi selam.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Tetor 2006 00:19
Prishtinasja_ nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Prishtinasja_ Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Prishtinasja_ (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Prishtinasja_ Shto Prishtinasja_ nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Prishtinasja_ nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 12:28 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 13 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Besimi Fetar > Feja Islame > Agjerimi dhe vlerat e tij.

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.