Cindi
larguar
Regjistruar: 01/09/2005
Vendbanimi: arratisur
Mesazhe: 2664
|
Eshte nje nga pyetjet me te veshtira qe mendohem e mendohem dhe nuk gjej kurre pergjigjen ne vehten time.
T'i japesh prioritet turizmit, do fonde dhe kontroll te forte mbi keto fonde.
T'i japesh prioritet minierave, qe jane baze burimi e forte per ekonomine, do fonde dhe krahe pune.
T'i japesh prioritet bujqesise, do mekanizma, burime ujore dhe fuqi e lire fshatare, qe e gjitha largohet ne qytet dhe emigracion.
Akuzojme qeverine enveriane qe per 50 vjet ndofta na futi ne batak, por ama bashkepunonte me disa qeveri jashte shtetit dhe pavaresisht se vidhte, i mbajti gjalle edhe minierat edhe bujqesine edhe agrumet edhe rruget edhe energjitiken edhe bregdetin.
Tani kane marre fund te gjitha, nuk ka as rruge, as miniera, as taraca, as uje, as drita, vetem pluhur, balte dhe plehra te sheh syri.
Mendoj se puna e pare duhet te nisi nga ndryshimi i mentalitetit te vete njeriut shqiptar ne vend. Vetem me pune te ndershme do te ndryshoje gjithcka. Gure - gure behet kalaja. Nxitimi per tu pasuruar shpejt individi nuk eshte nisme e mire per ate te pergjithshmen.
Bisnesi i vogel do te krijoje te madhin e keshtu me rradhe.
__________________
arratisur syrgjynosur...
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|