Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Ekonomia dhe Biznesi > Si te sillemi me nje shef te keq?
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
lule
at this moment in time...

Regjistruar: 27/10/2010
Vendbanimi: Dans tes rźves..
Mesazhe: 8269

Si te sillemi me nje shef te keq?

Shefi i keq? Ja c'mund te beni
Herët apo vonë të gjithëve na bie rasti që të kemi një shef të keq, të cilin nuk e durojmë dot, që na trajton keq dhe që na prish ëndrrat dhe ambicjet tona.

Përballë këtyre situatave, disa nuk durojnë dot dhe ikin nga puna, disa qëndrojnë në heshtje, e disa të tjerë reagojnë keq dhe bëhen hakmarrës. Në librin Working for you isn't working for me (Të punosh për ty, nuk është të punoj për vete) me autorë Katherine Croëley dhe Kathi Elster, autoret paraqesin një zgjidhje për të përmirësuar situatën kur ju bie për pjesë një shef i keq.

Plani

Hapi i parë është analiza. Të kuptosh se cili është shefi yt dhe ku qëndron problemi. Më pas duhen depersonalizuar situatat në mënyrë që të neutralizohet personaliteti negativ i shefit dhe të gjendet një mënyrë më e mirë për të punuar.

Cili është shefi yt?

Shefi ka më shumë pushtet se sa ty. Kjo do të thotë se personaliteti i tij ka më shumë hapësirë, krahasuar me tënden dhe kështu mund të shfaqë më shumë defekte. Problemi më i madh është myngesa e qartësisë në komunikim, mungesa e mirëkuptimit.

Duhet t'ia mbathim?

Ka vetëm dy raste kur mirë është që të dorëhiqesh. E para: Nëse marrëdhënia me shefin ju shkakton stres fizik, si përshembull dhimbje koke kronike. E dyta: Nëse po punoni për një shef persekutues qe ua bën jetën të padurueshme.

Cfarë duhet të bëni?

Mund të shpërqendroheni duhet vënë në veprim strategji që ju largojnë emotivisht nga shefi juaj. Karikoni bateritë duke bërë aktivitet fizik, bëni punë në ajër të pastër si dhe bëni shëtitje. Bëni dicka që ju cliron energjitë negative dhe ju bën që t'i shihni gjërat më qartë. Ndërkohë mund të depersonalizoni shumë cështje, duke kuptuar se problemi i vetëm është sjellja e keqe e shefit tuaj. Pasi të keni kaluar këtë hap, mund të nisni tratativat. Mund të flisni me shefin tuaj dhe të kërkoni mendimin e tij për një projekt tuajin. Duke u qarë dhe duke përfolur shefin cdo ditë, nuk fitoni asgjë përvecse lodhni veten tuaj. Nisuni në aksion, tregoni veten dhe aftësitë që keni, pasi kështu edhe shefi me zemërgur do të nisë të mendojë më ndryshe.

/infoalbania/

__________________
"Tmerrohem kur e mendoj boten pa mua!!"--Jean-Paul Sartre

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 07 Dhjetor 2010 12:16
lule nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lule Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lule (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: lule Shto lule nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lule nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
lule
at this moment in time...

Regjistruar: 27/10/2010
Vendbanimi: Dans tes rźves..
Mesazhe: 8269

Të paragjykosh, të thurrësh intriga, të përflasësh kolegët e tu të punës, është kthyer në një zakon të shfrenuar në mjediset e përditshme të punës.




Ndonjëherë duket sikur njerëzit nuk kanë asgjë më të mirë për të bërë se sa thashethemet kundrejt njëri tjetrit. Ata bëjnë thashetheme në lidhje me kompaninë, kolegët apo menaxherët e tyre.

Ata shpesh përdorin një të vërtetë të pjesshme duke e kthyer në një të vërtetë spekulative. Shumë herë kolegët përflasin pagat e njëri tjetrit duke mos treguar të vërtetën, por duke u bërë bashkëpunëtorë të pakënaqur e duke përfolur në këtë mënyrë zyrën e burimeve njerëzore. Pra, asgjë nuk ndal pakënaqësinë dhe dëshirën për të përfolur këdo, as kolegët, as klientët e kompanisë dhe as shefat ekzekutivë. Por duhet të kuptoni që thashethemi ndonjëherë mund të jetë shumë i dëmshëm. Ju duhet të veproni nëse thashethemi:

- dëmton ndjenjat e punonjësve,

- dëmton marrëdhëniet ndërpersonale,

- ose dëmton motivimin e punonjësëve dhe moralin e tyre.

Nëse e gjeni veten shpeshherë pjesë të thashethemeve, ju mund të shqyrtoni vendin tuaj të punës për të kuptuar tema të ndryshme të thashethemeve. Arsyeja mund të jetë shumë e thjesht, mund të ndodhë që të punësuarit apo kolegët, të mos ken besim tek ju dhe kanë frikë të pyesin për tema të rëndësishme. Nëse thashethemi ka qenë i pamenaxhueshëm në të kaluarën, ai ka tendecë për tu bërë një aspekt negativ në kulturën e punës. Pra tregohuni shumë të kujdesshëm me thashethemet negative.

Ju mund të menaxhoni thashethemet pikërisht siç mund të menaxhonit një sjellje negative në vendin tuaj të punës. Identifikoni komunikimin më bindës e më të përshtatshëm që mund t’i shërbejë kulturës së kompanisë e që gjithashtu mund t’i ndihmojë punonjësit për të përmirësuar sjelljen. Në qoftë se diskutimi i efekteve negative të thashethemeve tek punëmarrësi nuk ka ndikim në sjelljen e mëvonëshme, ajo që mund të shërbejë si zgjidhje është një paralajmërim me shkrim verbal për personelin në dosjen e punonjësit.

(Duapune)

__________________
"Tmerrohem kur e mendoj boten pa mua!!"--Jean-Paul Sartre

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 07 Dhjetor 2010 12:26
lule nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lule Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lule (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: lule Shto lule nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lule nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 17:38 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Ekonomia dhe Biznesi > Si te sillemi me nje shef te keq?

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.