Gjikėbitasi
Anetar i ri
Regjistruar: 21/05/2011
Vendbanimi: Fier
Mesazhe: 1
|
Mediat e blera armiq ?
Sigurisht që e vlerësoj paralajmërimin e shkruesit që ka plotësisht të drejtë,personalisht mendoj që do të uroja një humbje të Ramës ne Tiranë para së gjithash që të dalin si rruar qethur njerzit si ky Kokëdhima që jo vetëm e kanë blerë plotësisht Ramën por e kanë edhe mediatizuar,i kanë afruar pranë gjithëfarëlloj legenash ish-pinjollë të Bllokut,i kanë ushqyer me marifet delirin e madhështisë që për Ramën eshtë kompensimi total i kompleksit të inferioritetit që Edi ka patur që në vogëli,kompleks inferioriteti ndaj femrave,ndaj pushtetit,ndej forcës dhe ndaj parave....
Por njezit e formuar në një sistem demokratik kanë të tjerë orientues --lexoni ligjet në internet,nga disa burime,pastaj pyesni për këto të afërm tuaj ose shokë të besueshëm që mund të jenë të fushës apo kanë dijeni,pastaj shikoni si është zgjidhur problemi në praktiken e të tjerëve dhe në fund krijoni një bindje tuajën për ligjin apo informacionin dhe ia vlen pastaj një diskutim me miq të besueshem tuajt(hapeni ju vetë bisedën...).Kështu morët informacion dhe u sqaruat saktë për një problem.Pastaj mundohuni të lexoni gazetat,nëse doni ti hasni në media argumentat për këte temë,pavarsisht nëse nuk jeni dakord...Po vepruat kështu mediat i keni në dorë dhe jeni të imunizuar nga manipuluesit qofshin këta Kokëdhima apo Frangaj etj...
__________________
Lumi qė mori Vunonė....
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|