Forumi Horizont Forumi Horizont > Sporti > Sporte tė tjera > Peshėngritje > Peshėngritje
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Thumbs up

Peshėngritja

Kampionati kombëtar ka nisur të dielën

Qerimaj “mbretëron” në peshëngritjen e U-17


Në pallatin e sportit "Qazim Dervishi" të qytetit të Shkodrës filloi të dielën në mbrëmjë kampionati kombëtar i peshëngritjes për moshën U-17. Në këtë veprimtari që zhvillohet për të dytin vit radhazi në këtë qytet, marrin pjesë ekipet e Vllaznisë, Partizanit, Tiranës, Dinamos, Flamurtarit, Teutës, Tomorit, Elbasanit, Shkumbinit etj, me 58 sportistë. Në peshën e parë, deri 50 kg, kampion u shpall Kladi Bako i Elbasanit, ndërsa në peshën e dytë, deri në 56 kg, në vendin e parë doli Erkand Qerimaj i Vllaznisë. Në peshën deri në 62 kg, fitues u shpall Klevis Tabaku i Egnatias, ndërsa në peshën deri në 69 kg, fitues doli Taulant Çerepi i Elbasanit. Presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Esat Ademi, tha se ky sport po vjen gjithnjë në rrritje dhe kjo shihet edhe tek përgatitja mjaft e mire e peshëngritësve të rinj. Sipas tij, në këtë veprimtari marrin pjesë peshëngrites që premtojnë shumë për të ardhmen dhe kjo është meritë e trajnerevë të tyre që punojnë me pasion dhe dëshirë që sporti i peshëngritjes të arrijë aty ku ka qënë para viteve '90, ndër me të suksesshmit në vend. Dje janë zhvilluar dhe garat e ditës së dytë dhe të fundit të kampionatit.

__________________
Lo scopo della nostra vita č di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtą le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Tetor 2003 09:42
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė qershor13 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: qershor13 Shto qershor13 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto qershor13 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Smile

Peshengritje

Peshngritja shqiptare vazhdon përgatitjet e fundit për pjesmarrjen në botrorin Vankuver 2003. Palestra e përgatitjes së sportistëve të ekipit përfaqësues këto ditë është tejet e ngarkuar. Bie në sy rikthimi i nën kampionit të botës në fuqi në stilin e shkëputjes Ilirjan Sulit i cili pas një mungese relativisht të shkurtër është rikthyer përsëri për të marrë pjesë në kampionatin botror të Kanadasë. Sipas vetë Sulit mungesa ka qënë e detyruar për arsye objective gjë që do të rikuperohet me përgatitjen intensive në kohën e mbetur deri në botror.

Ndërkohë trajneri i ekipit përfaqësues dhe personal i tij dje Kafaranit Hektor Shaqiri është optimist dhe beson në arritjen e formës maksimale nga të dy peshngritësit e tij Kafarani dhe Suli.

Botrori i Kanadasë starton më datë 12 nëntor dhe ndërkohë pjesmarrja e peshngritësve shqipatrë nga ana e federatës do të ketë mundësi të bëhet në një afat të mëvonshëm gjë që i hap dritënë jeshile edhe mjaft pehmgritësve ntë tjerë.

__________________
Lo scopo della nostra vita č di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtą le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 06 Tetor 2003 08:47
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė qershor13 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: qershor13 Shto qershor13 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto qershor13 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Peshėngritje

Botërori: Livrohet fondi, përcaktohet ekipi

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve akordon një fond prej 3.7 milionë për FSHP-në


Federata më e suksesshme e shumësportëshit shqiptar tashmë është dhe federata më "e përkëdhelur" nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për vetë faktin se peshëngritja shihet si i vetmi sport që mund të përfaqësojë Shqipërinë në Lojërat Olimpike "Athina 2004". Përveç kësaj, sukseset më të fundit që ka arritur ky sport gjatë periudhës që në krye të MKRS-së ka qenë ministrja Arta Dade, ka bërë që kjo e fundit të shikojë me përparësi çdo kërkesë që vjen nga Federata Shqiptare e Peshëngritjes. Drejtori i përgjithshëm i sporteve pranë MKRS-së, Artan Shyti, thotë: "Peshëngritja është i vetmi sport që në Lojërat Olimpike "Athina 2004" mund të shkojë me norma kualifikuese dhe jo me ftesa. Ka qenë pikërisht kjo politikë që ka ndjekur dikasteri ministror, kur ka akorduar një fond prej 3.7 milionë lekësh për ekipin tonë kombëtar, që do të përfaqësohet në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes, që zhvillohet në Vankuver të Kanadasë. Ky fond ka ardhur pas kërkesës paraprake që ka bërë Federata Shqiptare e Peshëngritjes. Sipas kërkesës, kjo federatë ka kërkuar një fond prej 35 milionë lekësh për të mbuluar shpenzimet e ekipit tonë në këtë botëror. Sipas preventivit paraprak të dërguar në MKRS, këto shpenzime janë kërkuar për përfaqësimin me ekip të plotë. Sipas drejtorit të përgjitshëm të sporteve pranë MKRS-së, z. Shyti, me vendim të ministres së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Arta Dade, ky fond është livruar pa hasur asnjëlloj problemi. Ndërkohë që shteti tashmë e ka bërë punën e vet, federata, nga ana tjetër, deri para 10 ditëve nuk e kishte përcaktuar ende nëse do të shkohet me ekip të plotë apo me individë të veçantë, edhe pse kërkesën për fonde e ka bërë për ekip të plotë që para një muaji. Ky i fundit pas mbledhjes së radhës së këshillit të trajnerëve dhe më pas të kryesisë ka dalë në një vendim përfundimtar, ndërkohë që përgatitjet për këtë përfaqësim nga ana e vetë peshëngritësve dhe trajnerëve kishin kohë që kishin filluar. Përfaqësimi me ekip të plotë krijon më tepër mundësi kualifikimi për peshëngritjen shqiptare, kështu që është justifikuar edhe kërkesa për fond nga ana e FSHP-së.

Ja ekipi ynë kombëtar

56 kg Erkand Qerimaj-Gerti Trasha
62 kg Rifat Bardhi
77 kg Artan Suli-Theharit Trasha
85 kg Ilir Suli Ilir Kafarani
105 kg Olsi Çota
Trajner: Hektor Shaqiri

__________________
Lo scopo della nostra vita č di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtą le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Tetor 2003 18:01
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė qershor13 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: qershor13 Shto qershor13 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto qershor13 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Ilirjan Suli

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re ilir-suli-1.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 95 herė.

Peshngritsi i talentuar Ilirjan Suli vazhdon seancat stërvitire me ngarkese të plotë nën drejtimin e teknikut Hektor Shaqiri . Sipas Suli gjëndja aktuale është optimale dhe se ngarkesa vazhdon të rritet çdo ditë deri në arritjen e gjëndjes optimale.Objektivi i parë për Sulin është pjesmarrrja në evenimentin e parë të vitit 2004 siç është Kupa e Shqipërisë. Ky aktivitet do të zhvillohet më muajin mars ku për të gjithë peshngritësit konkurimi do të jetë një testim për gjëndjen aktuale. Suli gjithashtu është i motivuar dhe kërkon të ruajë gjëndjen në kupën e shqipërisë që do të jetë në vazhdimësi të kampionatit europian.Mjeshtri shtangës Ilirjan Suli së bashku me teknikun e njohur Hektor Shaqiri kanë si objektiv të tyre të arrijnë në dy garësh në zonën e medaljeve .

__________________
Lo scopo della nostra vita č di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtą le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Janar 2004 16:51
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė qershor13 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: qershor13 Shto qershor13 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto qershor13 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Kafarani: Dua maksimumin ne Europian

Medalisti i bronzte i Europes dhe Sportisti me i mire i Shqiperise per vitin 2003, sipas anketes se "Sporti Shqiptar", peshengritesi Ilir Kafarani shpreson qe te arrije nkje rezultat te larte ne Europianin e ketij viti ne Ukraine. Duke folur per gazeten "Korrieri", sportisti pohon se sfidat me te medha deri ne muajin prill kur zhvillohet Kampionati, do t'i kete me demtimet. "Traumat me kane munduar shume, - thote ai, - dhe nuk me kane lejuar qe te vazhdoj stervitjen sipas planeve te mia. Por, pas keshillave qe me ka dhene mjeku, jam i qete dhe per nje jave do te jem ne forme te mire". Kafarani ka terheqje muskulare ne rreze te te dyja kofsheve. "Para Boterorit ne Kanada, vjet, kisha traume vetem ne rreze te njeres kofshe, - tregon ai, - por duke dashur te ruaj njeren kembe, demtova edhe tjetren".

Kafarani doli i 8-i ne dygaresh ne Boterorin e zhvilluar ne Kanada vitin e kaluar (i 6-ti ne stilin e shtytjes), duke siguruar praktikisht kualifikimin per ne Olimpiaden e Athines 2004. "Pritet vetem dalja e listes zyrtare me 5 maj, - thote Kafarani, - ne menyre qe une te jem "de jure" ne Olimpiade". Sidoqofte ai ka synimet per nje rezultat sa me te larte, ne kete Europian. "Une jam ne grumbullim ne klubin Dinamo, - thote ai, - aty fle, ndersa bej dy stervitje ne dite". Figura e shquar e peshengritjes, Farruk Kalleshi, thote per Kafaranin: "Nese nuk do te kete trauma, ne Europian do te arrije rezultate shume me te mira sesa ne Boteror".

Rezultatet e Ilirit 1999-2003

Viti Shke. Shtyt. Total Vep. P V.

1999 165 202.5 367.5 K.B 85 8

2000 165 202.5 367.5 K.E 85 6

2001 165 200 365 K.E 85 5

2002 162.5 205 367.5 K.B 85 8

2003 165 205 370 K.E 85 5 (i 3-i ne shtytje)

2003 165 200 365 K.B 85 8 (i 6-i ne shtytje)

__________________
Lo scopo della nostra vita č di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtą le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Shkurt 2004 15:03
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė qershor13 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: qershor13 Shto qershor13 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto qershor13 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Shqiperia ze vendin e dyte ne Evropianin e Peshengritjes.

Qerimaj, Trasha, Karafani dergojne Peshengritjen Shqiptare ne Olimpiade.
Shqiperia do te perfaqesohet ne Olimpiaden e Athines me dy peshengrites.

Kombetarja Shqiptare e peshengritjes eshte perfaqesuar me sukses ne Kampionatin Evropian, qe u zhvillua nga 17-25 Prill ne Kiev te Ukraines. Ndoshta me mungesa mjaft serioze si Ilirian Suli dhe Gerti Trasha Shqiperia tregoi dhe njehere se eshte nder vendet me te sukseshme ne Evrope ne Sportin e Peshengritjes . Erkand Qerimaj (vendi 7) , Theoharis Trasha dhe Ilir Karafani (me vendet e 9-ta) ishte elita e kesaj Kombetare qe me vendin e dyte te marrur me 92 pike (Gjeorgjia zuri vendin e pare me 98 pike ) mundesuan pjesemarrjen e sportit me te suksesshem shqiptar me 2 peshengrites ne Olimpiaden e Athines .

Dita e Pare : E Marte, 20 Prill 2004

Femra: - Pesha 53 kg

Per Shqiperine e hap kampionatin 18 vjecarja e talentuar Fetije Kasaj e "Studentit" te Tiranes . Per te eshte hera e pare qe merr ne gara te nje niveli te tille nderkombetar. Ajo konkurron ne peshen 53 kg dhe kunder saj jane vene dhe 16 peshengritese te tjera evropiane. Ne stilin e Shkeputjes ajo ze vendin e 12-te me 72,5 kg , ne Shtytje 97,5 kg duke zere vendin e 8-te dhe perfundimisht ne Dygaresh ajo ze vendin e 10-te me me 170 kg.


Meshkuj: - Pesha 56 kg

Peshengritesi i pare shqiptar qe hap garat per meshkuj eshte djaloshi 15 vjecar, vlonjati Arjan Breshanaj. Per vlanjatin e vogel mjaft te ri ishte kjo pjesmarrje me teper me karakter modest per tu njohur me Eliten evopiane. Ai konkurroi ne Grupin B te peshes 53 kg duke pasur kunder tij peshengrites mjaft te njohur me nje moshe rreth 10 - 15 vjet me te madhe . Ne gare ai zuri vendet e 16-ta ne Stilin e Shkeputjes (82,5 kg) dhe ne Dygaresh (197,5 kg) si dhe vendin e 17-te ne Shtytje me 115 kg.



Dita e Dyte : E Merkure, 21 Prill 2004

Femra: - Pesha 58 kg

Diten e dyte e celin perseri peshengriteset femra shqiptare. Ne pedan eshte hedhur e reja tjeter e talentuar 18 vjecarja Gerta Suli e klubit te njohur te peshengritjes shqiptare "Dinamo" e Tiranes .Vajza dinamovite vazhdon dhe ajo me sukses traditen e fisit Suli i cili i ka dhuruar kaq shume sportit shqitar peshengrites mjaft te njohur.
Gerta merr pjese ne garen e 58 kg dhe konkurron ne grupin B ne nje peshe ku ka gjithsej 18 pjesemarrese. per Gerten kjo ka qene pjesemarrja e pare ne nivelin e te rriturve dhe ka pasur dhe pasojat e saj. Keshtu ajo ka mundur te marre vendet e 14 ne te tre garat : Shkeputje (75 kg) , Shtytje (87,5 kg) dhe Dygaresh (162,5 kg).

Meshkuj: - Pesha 62 kg

Konkurrimin e ka vazhduar shkodrani i njohur i peshengritjes shqiptare, 15-vjecari Erkand Qerimaj . Ai megjithese konkurroi ne grupin B te kesaj peshe beri paraqitjen me te mire per ekipin shqiptar. Ndonese me moshe mjaft te vogel duke qene nder peshengrtiesit me te rinj te kampionatit ai vinte ne Kampionat si Kampion evropian per moshen e tij gje qe e tregoi dhe ndaj te rriturve. Ai u be supriza me e kendshme duke treguar se peshengrtija shqiptare ka dhe te ardhmen me te mire ne Evrope ne kete sport burreror. Per Qerimaj pesha e 62 kg ishte peshe e re qe konkurronte . Ai vinte ne kete kampionat mbas asaj pjesemarrje ne Boterorin e Kanadase nentorin e kaluar ku ne peshen 56 kg ai kishte ngritur 100 kg ne Shkeputje , 127,5 ne Shkeputje dhe 227,5 kg ne Dygaresh.
Ne stilin e Shkeputjes Qerimaj ka filluar jo mire duke ngritur 112,5 kg dhe duke zene vendin e 11. Por stili i dyte ne te cilin ai dallohet pra ai i Shtytjes ka treguar vlerat e medha te ektij talenti mjaft te madh shqiptar . Ai eshte renditur i pari ne Grupin B dhe i 5-te ne renditjen e pergjithshme me 145 kg . 5 peshengritesit e tjere qe zune vendet para tij ishin te nje moshe 15-20 vjet me te medhenj. Por me gjithate rezultati i tij eshte mjaft i larte dhe e ndane vetem 10 kg nga rezultati i vendit te trete te cilin e fitoi nje peshengtites rreth 17 vjet me i madh se ai . Ne dygaresh ai zuri vendin e 7-te me 257,5 kg duke i dhuruar Shqiperise pikevarazhin me te madh ne kete Kampionat.


Dita e Trete : E Enjte, 22 Prill 2004

Meshkuj: - Pesha 69 kg

Ne kete peshe konkurrojne ne grupin B , 26 vjecari Emiliano Kosta i "Dinamos" dhe 16-vjecari i talentuar i ekipit privat te Elbasanit "Egnatia" Taulant Cerepi. Ne kete gare ku moren pjese 21 konkurrente paraqitjen me te mire e beri dinamoviti me pervoje Emiliano Kosta i cili zuri vendin e 14-te ne Shtytje (162,5 kg) dhe vendet e 15-ta ne Shkeputje (127,5 kg) dhe Dygaresh (290 kg) . Ndersa Taulant Cerepi u paraqit mjaft mire duke marrur pasysh moshen e tij mjaft te vogel. Ai zuri vendin e 18-te ne Shkeputje (125,0 kg) , vendin e 16-te ne Shtytje (157,5 kg) dhe vendin e 17 ne Dygaresh (282,5 kg)



Dita e Katert : E Premte, 23 Prill 2004

Meshkuj: - Pesha 77 kg

Pesha e 77 kg i solli tjera pike ekipit shqiptar te peshengritjes. Ne kete peshe ne grupin B konkuruan 19-vjecari Theoharis Trasha i "Egnatias" dhe elbasanlliu tjeter 17-vjecari Endri Haxhihyseni i Elbasanit. Supriza me emire ishte paraqitja e Trashes i cili midis 25 peshengritesve me te mire evropian i dhuroi Shqiperise vendin e 6-te ne Shkeputje (155 kg) , vendin e 7-te ne Shtytje (182,5 kg) dhe vendin e 9-te ne Dygaresh (337,5 kg). Keto jane rezultate mjaft te larta dhe premtuese duke marrur parasysh moshen e tij te re. Elbasanlliu tjeter Endri Haxhihyseni nuk mundi dot te arrij ne nivelin e tij me te larte . ndoshta rol ne ket eluajti fakti qe ishte hera e pare per te qe merrte pjese ne kete kategori te 77 kg. Ne stilin e Shkeputjes (140 kg) ai zuri vendin e 19-te me , ne Shtytje(155 kg) vendin e 23 dhe ne Dygaresh(295 kg) vendin e 21-te.

Meshkuj: - Pesha 85 kg

Ne kategorine e 85 kg mori pjese dhe karta me e fuqishme e Peshengritjes shqiptare ne kete Kampionat , 33 vjecari Ilir Karafani i "Dinamos". Kampioni shqiptar vinte ne kete gare si fituesi i medaljes se bronxte ne kampionatin Evropian te vitit te kaluar ne stilin e Shtytjes (205 kg) dhe vendin e 5-te ne Dygaresh (370 kg) . Iliri mori pjese ne grupin B qe i zhvilloi garat e tij nje dite me pare se grupi A i me te mireve. Ne stilin e Shkeputjes Karafani nuk ishte ne formen me te mire duke ngritur 160 kg nje peshe mjaft e ulet per mundesite e tij duke zene vendin e 16-te . Por si gjithmon Iliri tregon fuqine e tij ne stilin e Shtytjes ku ai ishte i papermbajtur duke zene vendin e pare ne grupin B me 202,5 kg dhe vendin e 5-te ne perfundim te gares . Ndersa Dygareshi (362,5kg) i dha atij vendin e 9-te duke i dhuruar Shqiperise mjaft pike per ta renditur ate ne shkallat me larta te renditjes evropiane.


Dita e Peste : E Shtune, 23 Prill 2004

Meshkuj: - Pesha 105 kg

Peshengritesi i fundit shqiptar qe mori pjese ishte 19 vjecari Isa Bala i "Dinamos". Ai ne grupin B te kategorise se 105 kg beri nje prezantim modest duke zere vendin e 19-te ne Shkeputje (152,5 kg) dhe vendet e 22-ta ne Shtytje (170 kg) dhe Dygaresh (322,5 kg)



NE ATHINA 2004 : SULI & KARAFANI apo QERIMAJ & TRASHA


Ne perfundim te Evropianit Shqiperia zuri vendin e Dyte per meshkuj me 92 pike dhe vendin e 19 per femra me 84 pike.

Ne kete menyre, ekipi shqiptar arriti objektivin e caktuar para ketij evropiani, per te siguruar kualifikimin per ne Lojrat Olimpike te Athines 2004, ku Shqiperia do te perfaqesohet me dy peshengrites. Emrat e peshengritesve me te mire qe do te marrin pjese ne Olimpiade do te percaktohen nga komiteti drejtues i Federates Shqiptare te Peshengritjes.

Duke marrur parasysh paraqitjen me te mire te bere nga peshengritesit shqiptar kohet e fundit duhet theksuar se mungesa e formes se mire te Ilirian Sulit i ka hequr mundesine Shqiperise qe te kete shpresa per medalje ne Lojrat Olimpike 2004 te Athines . Fatkeqesisht nuk mund te shpresohet shume tek paraqitja e mire e Ilir Karafanit per arsye se mosha e madhe e tij ka bere qe rezultatet e tij te jene disi me te ulta me kalimin e kohes.

Nese shihet mundesia per nje pjesemarrje me 2 peshengrites shqiptar zgjedhja e vetme per medalje do te ishte Suli nese ai arrin formen e tij me te mire si dhe pjesemarrja e Ilir Karafanit per te cilin kjo ndoshta do te ishte dhe Olimpiada e fundit per te dhe ndoshta dhe per Sulin dhe te dy keto peshengrites i kane dhuruar kaq shume Shqiperise sa qe e meritojne shume kete gje. Por s'duhet harruar e ardhmja e peshengritjes shqiptare te cilet jane dhe me te miret ne Evrope per moshat e tyre. Pra zgjedhja e Erkand Qerimaj dhe Theohari Trashes do te ishte me e mira nese objektiviteti kryesor do te jete jo medaljet ( te cilat realisht jane te paarritshme ) por suksesi i peshngritjes shqiptare per te ardhmen.

__________________
Lo scopo della nostra vita č di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtą le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Prill 2004 15:31
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė qershor13 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: qershor13 Shto qershor13 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto qershor13 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Peshėngritja shqiptare me te rinjtė nė Athina 2004

Ilir Kafarani nuk do të jetë pjesë e delegacionit olimpik në Lojërat Olmpike "Athinë 2004". Me gjithë përpjekjet e tij për të qenë në garat e këtij aktiviteti, kryesia e FSHP-së ka vendosur që ai nuk është në gjendje të përfaqësojë Shqipërinë në këtë aktivitet.

Mospjesëmarrja e peshëngritësit shqiptar justifikohet nga sekretari i FSHP-së për arsye shëndetësore, ndërkohë që i pashpjegueshëm mbetet fakti se përse Kafarani ka kërkuar të ndryshojë mbiemrin në pasaportën e tij pak kohë më parë. Madje deri në momentet e fundit ai ka qenë pjesë e delegacionit olimpik. Gjithsesi, versioni zyrtar paraqet si shkak të mospërfaqësimit të tij dy operacionet e bëra pak kohë më parë në gju. Dhe të mendosh që dy operacionet u bënë me qëllim që ai të përfaqësohej sa më mirë në Lojërat Olimpike 2004. Në vend të peshëngritësit Ilir Kafarani, kryesia e FSHP-së ka vendosur që të jetë peshëngritësi i ri, shkodrani Erkand Qerimaj. Pra, peshëngritja shqiptare në këto lojëra do të përfaqësohet totalisht vetëm me brezin e ri, duke mbyllur kështu kapitullin e dy Ilirëve shokë dhe rivalë.

__________________
Lo scopo della nostra vita č di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtą le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 06 Korrik 2004 13:30
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė qershor13 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: qershor13 Shto qershor13 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto qershor13 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Shtanga: Qerimaj-Trasha, gare per Olimpiaden.

Erkand Qerimaj dhe Gerti Trasha do te zhvillojne nje gare mes tyre per te percaktuar se kush do jete pjesemarresi i dyte nga peshengritja shqiptare ne Olimpiaden Athina 2004. Kete perfundim nxorri mbledhja e djeshme e KOKSH-it (Komitetit Olimpik) dhe Federates te Peshengritjes. Punonjesja e KOKSH-it, Gjoka njofton se "gara do zhvillohet pas 2 javesh ne prani te medias, KOKSH-it etj". Peshengritesi tjeter ne Olimpiade eshte Theoharis Trasha.

__________________
Lo scopo della nostra vita č di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtą le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Korrik 2004 12:32
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė qershor13 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: qershor13 Shto qershor13 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto qershor13 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Vllaznia merr fitoren nė tavolinė.

Gjyqtarët konstatojnë parregullsira në kampionatin kombëtar vetëm pas ankesës së ekipit Egnatia.


Në Kampionatin Kombëtar për të rritur në peshëngritje kampion i vendit u shpall ekipi i Elbasanit, i cili në fund të garave kishte grumbulluar gjithsej 350 pikë. Ndërkohë që në vend të dytë duke u shpallur dhe nënkampione u rendit Vllaznia me 227 pikë. Por ekipi i Elbasanit tashmë e ka humbur titullin kampion pasi në garat e Kampionatit Kombëtar ai ka konkurruar me peshëngritës "të vjedhur". Kjo ka rezultuar më pas për gjyqtarët e peshëngritjes dhe pikërisht reflektimi i këytre të fundit për parregullsi në dokumentat e sportistëve pjesëmrrës është bërë pas ankesës së ekipit të peshëngritës Egnatia ku ky i fundit akuzoi ekipin e Elbasanit që në Kampionatin Kombëtar të Peshëngritjes ka garuar me sportistë të cilët i përkasin ekipit Egnatia. Vetëm pas kësaj ankesë zyrtare kolegjumi i gjyqtarëve ka vendosur anullimin e pikëve të ekipit Elbasani për parregullsi në dokumentacionin e sportistëve. Peshëngritësit Klevis Tabaku, Thehodhoris Trasha, Gerti Trasha, Taulant Çerepi dhe Endri *****a të cilët edhe pse vazhdojnë të jenë të licensuar si sportistë të ekipit Egnatia në Kampionatin Kombëtar kanë konkurruar për ekipin e Elbasanit duke i dhënë pikë atij. Pikërisht të 350 pikëve të grumbulluara në total nga Elbasani (që e shpallën dhe kampion të vendit) do tu zbriten pikët e këtyre peshëngritësve të cilët përbënin puthuajse pjesën më të madhe të ekipit të Elbasanit. Kështu me renditjen e re titulli kampion i kalon Vllaznisë me 227 pikë ndërkohë që nënkampione e vendit renditet ekipi i Partizanit. Kolegjumi i gjyqtarëve me anullimin e pikëve që këta peshëngritës i kanë dhënë ekipit të Elbasanit shpall automatikisht kampion të vitit 2004 në sportin e peshëngritjes ekipi e Vllaznisë. Nga ana tjetër rezultatet e këtyre peshëngritësve do të nihen vetëm si rezultate individuale. Në fakt rregullorja e brendshme të federatës parashikon si afatin e fundit të licensimeve muajt nëntor-dhjetor të çdo viti. Por nga ana tjetër edhe nëse behët lëvizje sportistësh në muajt e tjerë të vitit sidomos në prag të aktivitetev kombëtare Federata Shqiptare e Peshëngritjes duhet të vihet në dijeni të 15 ditë para startit të aktivitetit. U desh ankesa zyrtare e ekipit të peshëngritjes Egnatia të kolegjumi i gjyqtarëve të vitne re parregullsitë në dokumentacionin pothuajse të një ekipi të tërë.

__________________
Lo scopo della nostra vita č di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtą le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Korrik 2004 10:19
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė qershor13 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: qershor13 Shto qershor13 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto qershor13 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Taulant Ēerepi, rekordmen i Evropės.

Peshëngritësi i peshës 69 kg shpallet kampion Evrope me dy medalje ari dhe një bronzi në Norvegji.

Nuk mund të mbyllej më mirë se kaq gara e peshëngritësve tanë në Kampionatin e 15-të Evropian, që po zhvillohet në Stavanger të Norvegjisë. Taulant Çerepi i ka marrë këtij evropiani dy medalje ari dhe një argjendi. Por nuk është mjaftuar me kaq, sepse është shpallur edhe rekordmen i Evropës në stilin e shkëputjes. Pas suksesit të peshës 62 kg të Trashës dhe Qerimajt, dje ka konkurruar edhe peshëngritësi i fundit në garë për Shqipërinë, Taulant Çerepi i peshës 69 kg. Gara ka filluar në orën 12.00 me stilin e parë, atë të shkëputjes. Çerepi e ka filluar shkëputjen me 127.5 kg në provën e parë dhe e ka realizuar me sukses. Në provën e dytë ka realizuar 132.5 kg, duke thyer kështu rekordin e parë evropian. Në provën e tretë edhe një tjetër rekord për Çerepin, i cili ka realizuar 135 kg. Konkurrenti i tij më i fortë në këtë garë ka qenë greku Vladimir Lazaridhis. Edhe ky ka tentuar të thyejë rekordin evropian në këtë stil, të cilin e ka filluar me 130 kg, që e ka realizuar në provën e parë, duke dështuar më pas në dy provat e tjera për thyerjen e rekordit evropian, që shumë lehtë u bë "pronë" e 17-vjeçarit shqiptar Taulant Çerepi. Gara e Çerepit në stilin e dytë, atë të shtytjes, ka qenë më e qetë. Peshëngritësi ka reflektuar një siguri në vetvete gjatë garës. E ka filluar këtë stil me 157.5 kg në provën e parë, të cilën e ka realizuar me sukses. Kundërshtari i tij, greku Lazaridhis, e ka filluar këtë stil me 160 kg (0.5 kg më shumë se Çerepi) dhe e ka realizuar me sukses. Një tjetër kundërshtar tepër i fortë në këtë stil ka qenë dhe rumuni Aleksandër Rosu, i cili e ka ka nisur këtë stil me 150 kg në provën e parë, ndërsa në provën e dytë ka realizuar 160 kg, ndërkohë që në të tretën ka realizuar 162.5 kg. Pikërisht pas garës së rumunit, në provën e dytë Çerepi ka tentuar edhe ai 162.5 kg, por nuk e ka realizuar dot. Këtë peshë ai e ka realizuar në provën e tretë. Ndërkohë, greku Lazaridhis në provën e dytë ka ngritur 165 kg, duke merituar jo vetëm medaljen e artë, por edhe duke u shpallur rekordmen evropian në stilin e shtytjes, me 165 kg. Ai ka tentuar në provën e tretë 170 kg për të marrë medaljen edhe në dygarësh, por nuk e ka realizuar dot. Në këtë mënyrë, medalja e artë në dygarësh shkon për Taulant Çerepin, i cili shpallet kampion i Evropës me 297.5 kg. Me garën e peshës 69 kg, Shqipëria i thotë mirupafshim Kampionatit të 15-të Evropian të Peshëngritjes. Bilanci i medaljeve tona pas dy garave, atë të peshës 62 kg dhe së fundit të 69 kg për Shqipërinë është: 3 medalje ari, 3 argjendi dhe 3 bronzi. Medalistët e peshës 69 kg Shkëp. Shtyt. Dygarësh 1. Taulant Çerepi Shqipëri 135kg (rec.Ev) 162.5kg 297.5kg 2. Vladimir Lazaridhis Greqi 130kg 165kg (rec.Ev) 295kg 3. Aleksandër Rosu Rumani 122.5kg 162.5kg 285kg Medaljet e peshëngritësve tanë në Evropianin U-17 ar. argj. bronz Taulant Çerepi 2 (shkëp+dygar) 1(shtyt) Gerti Trasha 1 (shtyt.) 2 (shkëp+dygar) Erkand Qerimaj - - 3 (shkëp+shty+dygar)

__________________
Lo scopo della nostra vita č di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtą le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Gusht 2004 11:28
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė qershor13 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: qershor13 Shto qershor13 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto qershor13 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 16:45 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Sporti > Sporte tė tjera > Peshėngritje > Peshėngritje

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] nuk lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.