robert
Veteran ne forum
Regjistruar: 08/05/2010
Vendbanimi: Gjermani
Mesazhe: 871
|
Ja dhe pjese nga punimi, (f. 79-83), ku në dhjetë pikat e mëposhtëme vinë tezat e Havkingut:
Shkurtimisht do japim mbi teoritë e Steven Havkingut, i cili mbahet sot nga shkenca zyrtare perëndimore si një nga shkencëtarët e mëdhenj të botës.
Më parë më duhet të pohoj, se deri para pak vjetësh, megjithë dashurinë time të madhe për shkencën, unë nuk dija gjë as për entropinë, e as për Steven Havkingun. Ashtu siç edhe më dalin shpesh emra të rinj gjatë leximit të punimeve të ndryshme shkencore. Duket se kjo ka ardhur ngaqë librat e shkollës dhe ato jashtë-shkollorë në gjuhën shqipe kanë qenë përqëndruar më shumë në dijet e stabilizuara shkencore, dhe jo aq në këto teori alla entropike, apo këto të Havkingut, të cilat gjithashtu nuk duken themeltare për shkencën, siç do i shohim.
Gjithashtu më parë unë duhet ta them shkurt, se në studimet e mia autodidakte, pa dëshirën time më përplaset në këto dije faktori çifut (hebre, jude), i cili duket se është faktori dhe fajtori kryesor që shkenca e sotme ka kaluar në përrallëzime dhe shpjegime të komplikuara, të cilat as i merr vesh njeri dhe as japin përgjigje për shumë dukuri natyrore. Ky komunitet u jep një dorë të madhe ndihme të gjithë pjestarve të tij, aq sa mua më duket që kjo ndihmë e ka kaluar cakun e ndihmës, duke u kthyer në një pengesë për dijet e përfaqsuara nga njerëz të komuniteteve të tjera, si dhe për vetë shkencën. Ky komunitet është aq i përzier me atë që quhet botë anglo-saksone, -për shkak konfliktesh dhe aleancash të vjetra mijra-vjeçare, mbi të cilat kemi folur-, sa është sot e gjithë kjo botë anglo-saksone, (më pak ajo romane), e cila dominon botën mediale dhe, nëpërmjet kësaj bote mediale, përpiqet të dominojë dhe botën shkencore. Këtë e ka arritur deri diku, aq sa dhe prezantimet individuale shkencore brenda kësaj bote judeo-perëndimore, e të kundërta me njëra-tjetrën, të prezantohen e të mbeten kështu në këtë botë shkencore, gati si të vetmet prezantime shkencore. Kështu shumë teori të kundërta me njëra-tjetrën reprezantohen nga njerëz të kësaj bote jude-gjermane (anglo-saksone). Sesa nga këto teori janë autentike të tyre, -për këtë unë dyshoj, siç edhe do e shohim tek një reprezentant i kësaj bote judo-anglo-saksone, Havkingu.
Pa llogaritur anën e tij të matematicienit, nëse unë i bëj një krahasim atyre që thotë Steven Havkingu me ato që thotë çdo grup kalamajsh kur mblidhet mbrëmjeve dhe diskuton ndonjëherë për probleme të qiellit, të botës shkencore, ky krahasim nuk më nxjerr ndonjë gjë të re e të veçantë tek këto që thotë shkencari i njohur e i ngritur nga komunieti i tij në qiell, nga sa thonë edhe kalamajtë kudo në botë; biles këto të shkencëtarit të dëgjuar janë sa gjysma e atyre që thonë kalamajtë kudo në botë. Pra, gjëra të ripërsëritura miliona herë nga fëmijët.
Unë e krahasova me fëmijët, jo vetëm se teoritë e Havkingut nuk e kalojnë fantazinë e fëmijës, (që nganjëherë vërtet ua kalon edhe atyre të shkencëtarve), por sepse teoritë e tij kanë ndryshuar në vetvete si gratë e mbretit, -siç thotë një llaf i urtë popullor. Biles edhe besimi i tij në Zot ka ndryshuar, por ky është një problem që nuk luan rol në këtë punim shkencor.
Le ti japim të përmbledhura siç i kemi gjetur nga artikujt dhe revistat në internet ato teza të tij, të cilat nuk na duken se kanë të bëjnë me ligjet e natyrës, por me këndvështrime të ndryshme mbi probleme të ndryshme, e të cilat rreshtohen as e di pse si dije shkencore!
1 Jashtëtokësorët ekzistojnë. Se çka këtu ndonjë gjë të re, apo shkencore, unë nuk e di! Të paktën qysh nga Zhyl Verni e këtej ka patur me qindra autorë që kanë shkruar mbi jasht-tokësorët. Po ashtu mbi 90% e njerëzve të globit e kanë diskutuar të paktën një deri disa herë këtë problem.
2 Takimi i jasht-tokësorve me ne tokësorët mund të përfundojë si takimi i europianve me indianët e Amerikës, pra është në disfavorin tonë. Kjo shprehje e thënë këto vitet e fundit me anë të kompjuterit të tij, me të cilin ai komunikon me njerzit përreth, është thënë me mijra herë nga shkencarë të ndryshëm. Kjo frikë është shfaqur kushedi sa herë nga njeriu, dhe sa e sa filma janë bërë, para se ta thoshte Havkingu këtë!
3 Njeriu duhet të emigrojë në Hapsirë, në planete të tjerë. Deri tani përpjekjet e NASA-s paskan qenë për ti shkuar tokës tonë në qendër!?!
4 Ekziston rreziku që maqinat (robotët) të marrin komandën e botës. Sa e sa libra dhe filma janë bërë deri më tani me këtë skenar!? Duhet të prisnim të na i thoshte Havkingu?
5 Njerëzit me gene të manipuluar (mbinjerzit) do ta shpëtojnë njerëzimin. Kjo ka të bëjë me vazhdimin e eksperimenteve në genet trashëguese të njeriut, një temë e rrahur mbarë e prapë qysh nga vitet 60 e deri më sot. Pra, asgjë e re!
6 Pas vdekjes nuk ka jetë. Ky formulim etik, që nuk ka të bëjë me shkencën, është diskutuar prej njeriut qysh nga antikiteti e deri më sot. Çdo me thënë kjo përsëritje prej miliarda herë!?
7 Agresioni është një gabim njerëzor dhe duhet hequr duke shtuar empatinë, (aftësinë për tu futur në ndjenjat e tjetrit). Kjo formul etiko-morale, e përsëritur miliona herë nga njeriu, nuk ka të bëjë dhe aq me shkencën natyrore, apo të paktën nuk është trajtuar nga kjo pikpamje. Thjesht ngelet një moralizim i zakonshëm e i përsëritur miliona herë nga njeriu.
8 Grimca elementare higgs-bosons mund të shkatërrojë Universin tonë, duke krijuar një vakuum katastrofal, i cili mund të bllokojë krejtësisht Hapsirën dhe Kohën. Me këtë frikë këtu, Havkingu i bashkohet atyre zërave që thonë, se eksperimentet në laboratorin nëntokësor të Cernit në Zvicër mund të shkaktojnë një katastrofë për Europën; e disa thonë: për të gjithë atmosferën e tokës tonë, e disa e çojnë më tej këtë skenar, duke folur për rrezik në gjithë sistemin tonë diellor, apo në galaktikën tonë, apo në gjithë Universin. Kjo frikë është shfaqur këtu e dhjetra vite më parë, qysh në të ngjashme eksperimente të kryera në Amerikë, apo në Hamburg tek qendra Dessy. Pra, nuk kemi ndonjë gjë të re, dhe as shpjegim shkencor të paktën.
9 Nga një vrimë e zezë nuk mund të dali asgjë, as dritë, përveç një farë energjie termike, sepse graviteti aty është shumë i lartë. Edhe në këtë përkufizim nuk është thënë ndonjë gjë e re. Biles, mbi vrimat e zeza, mendimi i Havkingut ka ndryshuar kryekëput. Njëherë ai fliste për shkatërrim të gjith-shkaje aty brenda, pra edhe informacionit, e njëherë flet vetëm për komprimim të informacionit aty brenda dhe lëshimin e tij në një formë tjetër jashtë. Në lidhje me vrimat e zeza ai pranonte edhe universet paralele, mirpo nga kjo fantazi është tërhequr mbrapsh. S.d.q., gjithshka kemi nga Havkingu mbi vrimat e zeza, apo (më parë) mbi universet paralele, gjithshka është ripërsëritje nga sa e sa autorë të tjerë. Asgjë e re!
10 Ngaqë ekziston një ligj si ky i Gravitetit, Universi nuk ka nevojë për krijimin e tij nga një Fuqi e mbinatyrshme, si Zoti p.sh, por e ka këtë fuqi në vetvete. Kjo është e vetmja frazë e cila tregon një përpjekje për të shpjeguar diçka shkencërisht, por e ngelur në përpjekje. Përveç kësaj, edhe kjo idč nuk është e re dhe e vetme nga Havkingu, por kjo është diçka e ardhur më parë nga shkenca, e cila nuk e ka zgjidhur akoma këtë problem në lidhje me Gravitetin, qysh nga koha e Njutonit.
Pra, si përfundim mund të themi, nga Stefen Havkingu nuk kemi as edhe një gjë të re në shkencë. E gjithë ngritja e tij duket ka të bëjë me të qënit e tij si një matematicien i zoti në rini të tij, si dhe akoma më shumë, qënia e tij si pjestar i komunitetit hebre, komunitet ky kaq i përzier e i shkrirë në shoqëritë anglo-saksone e i cili i ndihmon mëse mjaftmërisht njerëzit me prejardhje dhe afër këtij komuniteti. Natyrisht nuk mund të kritikohet një komunitet pse ndihmon njerëzit e tij. Por ai komunitet duhet kritikuar kur e kalon masën e ndihmës, aq sa jo vetëm le në heshtje njerëz të shkencës nga popuj të tjerë, apo që shfaqin kritikë ndaj tyre, por padashur dëmton edhe shkencën. (Këtu sqarojmë lexuesin, se punimi ynë është i kontrolluar permanent nga elita e këtij populli dojç-judej, por neve aq na bëjnë disa lojra dhe çmëndurira të njerëzve parellinj, që kujtojnë se kontrollojnë botën!)
E mbyllim këtë kapitull mbi Havkingun duke i uruar atij përmisim në shëndetin e tij dhe jetë të gjatë, pasi mendoj se nuk është faji i tij që elita e komunitetit të tij hebre e ngre atë lart artificialisht, si dhe shumë të tjerë me dije shkollarësh.
__________________
Kush i ben qejfin vetes, eshte
budall!
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|