Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Mediat Shqiptare > Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia > Kėrkesė per asil Politik
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Morfine
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 08/03/2010
Vendbanimi: ...
Mesazhe: 459

Kėrkesė per asil Politik

DREJTUAR KONSULLATËS SË SHTETIT XXXXXXXXXXXXXXXXXX

I nderuar Konsull,
më lejoni t’ju paraqes kërkesën time, megjithëse një gjë të tillë nuk e kisha menduar kurrë deri më sot.

Unë quhem XXXXXXXXX, kam lindur në qytetin e Durrësit, në vitin 1977, i martuar me XXXXXXXXX, dhe babai i dy fëmijve, XXXXX dhe XXXXXXX, 3 dhe 5 vjeç përkatësisht. Në vitin 2001 jam diplomuar në degën e XXXXXX, kam kryer masterin (2005); më tej jam punësuar si pedagog në Universitetin XXXXXXXXXXXXXXXXXX, si dhe kam kryer doktoratën (2004-2008).
Në aspektin personal, familjar, ekonomik dhe shoqëror jam në një pozitë tepër të kënaqshme, veçanërisht për rrethanat e Shqipërisë.
Atëhere përse më duhet të paraqes një kërkesë të tillë?
Po ja, ka të bëjë me demokracinë e vendit tim. Demokraci, e cila po na lodh së tepërmi gjendjen shpirtërore si shoqëri, veçanërisht shtresat shoqërore që nuk punojnë për të jetuar, por që jetojnë për të punuar.
Kulmi i pakënaqësisë sime arriti para disa ditësh, kur Kryeministri i vendit tim kërcënoi hapur, në ditën me diell liderin e opozitës, dhe jo vetëm atë. Unë e kuptoj që politika shpeshherë përdor retorikë të ashpër, por kurrsesi nuk e pranoj që të arrijë deri në atë pikë sa të vrasi ndjenjën e lirisë dhe protestës së qytetarëve të vet. Kjo nuk është demokraci, kjo është diktaturë, një diktaturë më e keqe se ajo që vepronte me anë të ligjeve jodemokratike gjatë sistemit komunist. Diktatura e sotme, ka një veçori tjetër, që ligjet i shkruan me frymë demokratike, ndërsa zbatimin e tyre e realizon në kah të kundërt.
Sa më sipër është vetëm fundi i historisë, se fillimi është më herët, në vitin 1997, 1998, më vonë me ngjarjen e Gërdecit dhe shumë e shumë ngjarje të tjera që dëshmojnë që drejtësia, liria dhe demokracia janë shumë larg normales në vendin tim, në vendin ku do dëshiroja të jetoja…
Unë kam frikë! Unë dhe bashkëshortja ime kemi frikë, madje edhe disa miq të mitë….jemi vërtet shumë që kemi frikë.
Unë do kisha shumë dëshirë të protestoja, të flisja i lirë, por kam frikë, do doja të protestoja për votën në radhë të parë, si themeli i demokracisë, do doja të protestoja për varfërinë, korrupsionin, për ujë e drita, për gjithçka, por ja që s’e bëj dot, se kam frikë, jam i tmerruar…se AI që më kërcënon nga ekrani i televizorit, apo zëri i radios, nuk është një rrugaç i rëndomtë, AI është Kryeministri im dhe i familjes sime.
Sot është 28 Nëntor, ditëlindja e vendit tim, siç u shpreh edhe Kryeminstri im. Ditëlindjet festohen. Jo! Kësaj here jo, unë nuk festoj, se vërtet vendi im është i pavarur në aspektin gjeopolitik, por është i varur nga një kastë politikanësh, që dhunën verbale e kanë më të voglin mëkat, në këndvështrimin tim për demokracinë.
Ju lutem më kuptoni.
Jeta është shumë e shkurtër, dhe unë kam arritur në një copë të mirë të kësaj rruge. Unë nuk jam hero, unë nuk dua të sakrifikohem, unë nuk mund të vendos, mbi të gjitha, për të gjithë familjarët e mi. Unë dhe familja ime duam të jetojmë në një vend ku të jetojmë të lirë dhe pa frikë.
Ju mund të pyesni përse kam zgjedhur vendin tuaj?!
Unë kam jetuar në Shtetin XXXXXXXXXXXXXXXXXXX, për 1 vit, gjatë një shkëmbimi universitar në vitin 2006. Pretendoj, se zotëroj mirë gjuhën dhe njoh zakonet e vendit tuaj dhe mbi të gjitha jam i mahnitur nga niveli i demokracisë në vendin tuaj.
Megjithëse, jam i ndërgjegjshëm që nuk do të jetë e lehtë, shpreh bindjen se unë dhe familja ime i kemi të gjitha mundësitë për t’u integruar dhe më tej për të kontribuar në shoqërinë e vendit tuaj.
Ne mund të aplikonim edhe thjeshtë në kategorinë e emigracionit ekonomik, por sikundër përmendëm edhe më sipër pozita jonë ekonomike dhe shoqërore në Shqipëri është mëse normale. Kështu, arsyet e vetme për të cilat dëshirojmë të braktisim Shqipërinë kanë të bëjnë vetëm dhe vetëm me nivelin tepër të ulët të demokracisë. Dhe me këtë rast donim të tërhiqnim edhe vëmendjen e shtetit tuaj, që të bëjë maksimumin në këtë drejtim.
Ju lutemi merreni parasysh kërkesën tonë. Megjithatë, do mirëkuptonin edhe një përgjigje negative, mbështetur në rregullat e shtetit tuaj.
Në çdo rast, do luteshim të ruhej konfidencialiteti i kësaj kërkese.


Me sinqeritet dhe respekt,


Xxxxxxxxxxxxx xxxxxxxxxxxxxx


Mbas 20 vjet Demokraci...

__________________
Intiligjenca e zemres...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Mars 2010 13:57
Morfine nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Morfine Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Morfine (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Morfine't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Morfine Shto Morfine nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Morfine nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
doctor46
Anetar i ri

Regjistruar: 05/03/2010
Vendbanimi: Moto GP Nr 46.
Mesazhe: 8

Kush ma perpilon mua nje kerkese per azil politik, dua te ma qaje me lot ama se nuk e dua me mavri italine. Nuk duronjet me ore 15 vjet, skafisto, grabites, droge, prostitucione. Problem kam se me pelqen Norvegjia do me pranoje valle keshtu siç jam une qelibar.

__________________
Yamaha.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Mars 2010 15:44
doctor46 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė doctor46 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me doctor46 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė doctor46't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: doctor46 Shto doctor46 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto doctor46 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
dylan
Veteran ne forum

Regjistruar: 17/05/2009
Vendbanimi: vlore
Mesazhe: 5487

Re: Kėrkesė per asil Politik

Citim:
Po citoj ato që tha Morfine
DREJTUAR KONSULLATËS SË SHTETIT XXXXXXXXXXXXXXXXXX

I nderuar Konsull,
më lejoni t’ju paraqes kërkesën time, megjithëse një gjë të tillë nuk e kisha menduar kurrë deri më sot.

Unë quhem XXXXXXXXX, kam lindur në qytetin e Durrësit, në vitin 1977, i martuar me XXXXXXXXX, dhe babai i dy fëmijve, XXXXX dhe XXXXXXX, 3 dhe 5 vjeç përkatësisht. Në vitin 2001 jam diplomuar në degën e XXXXXX, kam kryer masterin (2005); më tej jam punësuar si pedagog në Universitetin XXXXXXXXXXXXXXXXXX, si dhe kam kryer doktoratën (2004-2008).
Në aspektin personal, familjar, ekonomik dhe shoqëror jam në një pozitë tepër të kënaqshme, veçanërisht për rrethanat e Shqipërisë.
Atëhere përse më duhet të paraqes një kërkesë të tillë?
Po ja, ka të bëjë me demokracinë e vendit tim. Demokraci, e cila po na lodh së tepërmi gjendjen shpirtërore si shoqëri, veçanërisht shtresat shoqërore që nuk punojnë për të jetuar, por që jetojnë për të punuar.
Kulmi i pakënaqësisë sime arriti para disa ditësh, kur Kryeministri i vendit tim kërcënoi hapur, në ditën me diell liderin e opozitës, dhe jo vetëm atë. Unë e kuptoj që politika shpeshherë përdor retorikë të ashpër, por kurrsesi nuk e pranoj që të arrijë deri në atë pikë sa të vrasi ndjenjën e lirisë dhe protestës së qytetarëve të vet. Kjo nuk është demokraci, kjo është diktaturë, një diktaturë më e keqe se ajo që vepronte me anë të ligjeve jodemokratike gjatë sistemit komunist. Diktatura e sotme, ka një veçori tjetër, që ligjet i shkruan me frymë demokratike, ndërsa zbatimin e tyre e realizon në kah të kundërt.
Sa më sipër është vetëm fundi i historisë, se fillimi është më herët, në vitin 1997, 1998, më vonë me ngjarjen e Gërdecit dhe shumë e shumë ngjarje të tjera që dëshmojnë që drejtësia, liria dhe demokracia janë shumë larg normales në vendin tim, në vendin ku do dëshiroja të jetoja…
Unë kam frikë! Unë dhe bashkëshortja ime kemi frikë, madje edhe disa miq të mitë….jemi vërtet shumë që kemi frikë.
Unë do kisha shumë dëshirë të protestoja, të flisja i lirë, por kam frikë, do doja të protestoja për votën në radhë të parë, si themeli i demokracisë, do doja të protestoja për varfërinë, korrupsionin, për ujë e drita, për gjithçka, por ja që s’e bëj dot, se kam frikë, jam i tmerruar…se AI që më kërcënon nga ekrani i televizorit, apo zëri i radios, nuk është një rrugaç i rëndomtë, AI është Kryeministri im dhe i familjes sime.
Sot është 28 Nëntor, ditëlindja e vendit tim, siç u shpreh edhe Kryeminstri im. Ditëlindjet festohen. Jo! Kësaj here jo, unë nuk festoj, se vërtet vendi im është i pavarur në aspektin gjeopolitik, por është i varur nga një kastë politikanësh, që dhunën verbale e kanë më të voglin mëkat, në këndvështrimin tim për demokracinë.
Ju lutem më kuptoni.
Jeta është shumë e shkurtër, dhe unë kam arritur në një copë të mirë të kësaj rruge. Unë nuk jam hero, unë nuk dua të sakrifikohem, unë nuk mund të vendos, mbi të gjitha, për të gjithë familjarët e mi. Unë dhe familja ime duam të jetojmë në një vend ku të jetojmë të lirë dhe pa frikë.
Ju mund të pyesni përse kam zgjedhur vendin tuaj?!
Unë kam jetuar në Shtetin XXXXXXXXXXXXXXXXXXX, për 1 vit, gjatë një shkëmbimi universitar në vitin 2006. Pretendoj, se zotëroj mirë gjuhën dhe njoh zakonet e vendit tuaj dhe mbi të gjitha jam i mahnitur nga niveli i demokracisë në vendin tuaj.
Megjithëse, jam i ndërgjegjshëm që nuk do të jetë e lehtë, shpreh bindjen se unë dhe familja ime i kemi të gjitha mundësitë për t’u integruar dhe më tej për të kontribuar në shoqërinë e vendit tuaj.
Ne mund të aplikonim edhe thjeshtë në kategorinë e emigracionit ekonomik, por sikundër përmendëm edhe më sipër pozita jonë ekonomike dhe shoqërore në Shqipëri është mëse normale. Kështu, arsyet e vetme për të cilat dëshirojmë të braktisim Shqipërinë kanë të bëjnë vetëm dhe vetëm me nivelin tepër të ulët të demokracisë. Dhe me këtë rast donim të tërhiqnim edhe vëmendjen e shtetit tuaj, që të bëjë maksimumin në këtë drejtim.
Ju lutemi merreni parasysh kërkesën tonë. Megjithatë, do mirëkuptonin edhe një përgjigje negative, mbështetur në rregullat e shtetit tuaj.
Në çdo rast, do luteshim të ruhej konfidencialiteti i kësaj kërkese.


Me sinqeritet dhe respekt,


Xxxxxxxxxxxxx xxxxxxxxxxxxxx


Mbas 20 vjet Demokraci...




ky nje her ta harroj sbesoj se do fitoje azilin me cfare shkruan ky ska shtet ta pranoje

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Mars 2010 17:20
dylan nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė dylan Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me dylan (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: dylan Shto dylan nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto dylan nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 14:27 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Mediat Shqiptare > Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia > Kėrkesė per asil Politik

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.