Tulipani
< ArtHolic >
Regjistruar: 11/01/2007
Vendbanimi: Secret Garden
Mesazhe: 4717
|
Tri gra "shpėtojnė" burrat nga prangat: Kanabisin e mbollėm ne
Tri gra, mes të cilave edhe një 80-vjeçare, janë sakrifikuar, duke menduar se kështu do të lironin duart e burrave të tyre nga prangat. Kështu ka ndodhur dje, pas zbulimit nga policia të 232 rrënjëve bimë narkotike në fshatin Rusan të Delvinës. Ato janë bërë shkak që të merren në përgjegjësi penale për tre burrat kryefamiljarë, Luan Duka, Besnik Jupi e Fatmir Vaja. Por kjo ka zgjatur vetëm për disa orë, pasi marrja në pyetje e familjarëve të tyre ka qenë një rast altruizmi i vërtetë. "Jo burrat tanë, por ne gratë jemi marrë me bimët narkotike që keni gjetur", kanë deklaruar ato, duke menduar se do ti shpëtonin përgjegjësisë penale. Këze Duka, 51 vjeçe, lindur në Delvinë dhe banuese në fshatin Rusan, ka marrë përsipër mbjelljen e pesë rrënjëve kanabis në oborrin e shtëpisë, ku jeton familja Duka. Të njëjtën gjë ka bërë edhe 80-vjeçarja Dylbere Jupi, lindur në Vergo dhe banuese në Rusan për 57 rrënjë të tjera, të gjetura në oborrin e banesës së familjes Jupi. Për këto dy gra është vendosur ndjekja në gjendje të lirë për veprën penale "kultivim i bimëve narkotike". Ndërsa për 40-vjeçaren Merita Vaja, lindur në Lazarat dhe banuese në Rusan, e vetëdeklaruar përgjegjëse për mbjelljen e 50 rrënjëve në oborrin e banesës së familjes, është prerë fletë-arresti dhe është dërguar në dhomat e paraburgimit të Komisariatit të Policisë së Sarandës. Po kështu, në vendin e quajtur Përroi i Borisë, në fshatin Rusan, janë zbuluar gjithashtu 120 rrënjë të tjera kanabis, por policia nuk ka mundur të gjejë autorin e mbjelljes së tyre.
Shqip
Eh te shkretat gra ... vetemohim deri ne fund
__________________
"Sono gli altri le strade, io sono una piazza, non porto in nessun posto, io sono un posto"
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|