Fajtori
Apo jo?
Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706
|
Shqiperia nuk behet jo per ceshtje politike por sepse njerezit kane sisteme vlerash te ndryshme. Sepse ne fillim ju qe konsideroheni rinia keni deshire te shprehni konfliktet e baballareve. Ketu askush nuk del te thote babi im e kishte gabim. Ketu gjithe babate jane fantastike, lum qe i kemi. Pa fshire konfliktualitetin qe na kane transmetuar baballaret nuk kemi si te gjejme gjuhen.
Por nuk eshte vetem ceshtje kulture, eshte dhe ceshtje fizike, pronash. Jemi ne 2011 dhe njerezit vriten per prona, dhe bashkia premton hipotekimin e pallateve (sikur po ben nder).
Puna eshte se ketu nuk diskutohet per vleren, psh si abuzohet me pushtetin, si fitoi tenderin djali i ketij apo atij. Ketu diskutohet ne pergjithesi, pse ti je djali i ketij dhe une jam djali i atij. Ky nuk eshte sistem vlerash por lufte ish-klasash.
Nuk ka sesi te nderroje politika nga sistemi familjar kur te gjithe mbrojne familjet e veta, ose me keq akoma luftojne familjet. Ju vete jepni gjykim familjar e pastaj doni qe ne qeveri mos kete familjare. Secili ka familje te mire. Nuk merret vesh kush paska qene i keqi, kush manipuloi llogarite, kush futi ne burg, kush korruptoi dhe kush u korruptua. Ne mbartim konflikte brezash sepse brezat nuk duan te ndryshojne, duan te mbrojne familjen e dikurshme. Prandaj dhe politika nuk ndjen nevojen per njerez te rinj dhe ka akoma dinosaure te kohes se komunizmit.
Ne mund te ecim kur te mesojme te shofim me syte tone. Por dhe ne ate rast do ishte veshtire, sepse nuk dime akoma te kuptojme kur nje kryeminsiter pritet mire dhe kur behet propagande mediash, kur shkruan nje ngushellim per familjen Vangjeli dhe kur ia shkruajne te tjeret. Ne nuk arrijme te luftojme sistemin sepse jemi pjese e tij. Fjala vjen nje si puna Raimondit qe dje i tregonte Sales si te sillej, sot i shkruan letrat e ngushellimit. Ndersa ai qe krijoi paktin detar me Greqine sot eshte ambasadori i Shqiperise ne OKB, aty ku Salen e priten mire...
Kur nuk shikojme gjera kaq te thjeshta sot, si mund te flasim per konflikte klasash para 40 vitesh? Ah po, ato na i ka treguar babi.
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|